Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 188
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    Gjetja e shkrimit ne kalane e Rozafes eshte mjaft interesant ,zbulimi i tij u publikua menjehere ne gazeta dhe ne tv,por cudia e madhe ndodh me nje zbulim ne Apolloni ku eshte gjetur nje mbishkrim i vjeter i punuar ne baker te cilin me sa duket nuk do ta shohim te publikuar..........
    linku.
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=138752

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Bilanc arkeologjik pėr Amfiteatrin e Durrėsit
    2011-09-24

    Analiza

    Gėrmimet italo-shqiptare nė Amfiteatrin e Durrėsit kanė evidentuar njė sėrė strukturash ndėrtimore, banimi dhe prodhimi nė faza tė ndryshme tė jetės sė qytetit nga shek. VI-V p.e.s. deri nė periudhėn mesjetare dhe pasmesjetare. Njė tjetėr fushatė e studim-kėrkimit dhe restaurimeve nė Amfiteatėr ėshtė mbyllur kėtė vjeshtė. Pėr herė tė parė, hapėsira e gėrmimit u bė objekt i sistemimit tė sipėrfaqes dhe drenazhimit mbi bazėn e projektit tė aprovuar nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės. Sipas drejtueses sė misionit arkeologjik, Sara Santoro, gėrmimet do tė vijojnė dhe nė pranverėn e vitit tė ardhshėm, ndėrsa kreu i Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Apollon Baēe, thotė se ky monument i kalon pėrmasat e vendit dhe rajonit. “Ėshtė njė pasuri ndėrkombėtare qė duhet mbrojtur, ndėrsa pėr specialistėt tanė njė shkollė e vėrtetė puna me misionin italian, qė ėshtė vlerėsuar me ēmim tė parė nė Japoni pėr dokumentacionin cilėsor dhe serioz tė pėrgatitur gjatė veprimtarisė nė Amfiteatėr. Me largimin e shtėpive qė ndodhen ende mbi njė pjesė tė tij, monumenti do tė dalė plotėsisht nė dritė”, tha Baēe. Misioni Arkeologjik italian punon nė amfiteatrin e Durrėsit qė nga viti 2004, nė bashkėpunim me institucionet shqiptare (Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Monumenteve tė Kulturės, Bashkia Durrės) si dhe me mbėshtetjen e qeverisė italiane (Ministria e Punėve tė Jashtme dhe Ministria e Kėrkimeve Shkencore).

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 27-09-2011 mė 06:15

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Tirana e humbur pėrgjithmonė
    10/10/2011
    Nuk duket e largėt dita, kur Shqipėria nuk do tė ketė mė asnjė gjurmė nga historia e lashtė e saj. Kudo babėzia po rrėnon, masakron e fshin gjithēka pa asnjė mėshirė, duke kthyer monumentet e kulturės e tė natyres diku nėe pallate apo restorante, gurore apo gropa gėlqereje.

    Kjo valė shkatėrrimtare, tematika e reportazhit “Shqipėria Tjetėr”, pas edicionit tė lajmeve ēdo tė hėnė, nuk ka kursyer as rrethinat e Tiranes, qė fshehin nėn petkun e tyre pasuri tė mėdha tė trashėgimise sonė kombėtare.

    Kanė mbajtur shekuj e shekuj mbi shpinė, duke u kthyer nė simbole tė kohėve tė largeta ku fshihen themelet e njė kombi. Kryet ngritur mes ngjarjeve tė mėdha e tė vogla qė pasonin njera-tjetren, stuhitė natyrore e njerėzore, nė kohė paqeje e lufte, ato mbijetuan.

    Mbijetuan pėr tė folur pėrmes trupit tė tyre, pėrmes legjendave tė shkrira ndėr gurėt e gdhendur. Mbijetuan deri sot, pėr t’u pėrballur me harresėn qė po u rrjep nga trupi jo copėza tė pavlera, por pjesė domethėnėse tė historisė, tė identitetit.

    Edhe pse njihet si qytet diku nė shekullin e 17, Tirana i ka fillesat e historisė sė saj shumė mė herėt, qe prej antikitetit. Njė ndėr provat ėshtė kalaja e Dajtit, e cila siē pohojnė arkeologėt ka lindur diku nė shekullin e 6 dhe kategorizohet si vendbanim i lashtė. E shpallur monument kulture i kategorisė sė parė qė prej vitit 1963, kalaja sot ka pak ose aspak pėr tė ofruar.

    Kalaja e Dajtit, tė paktėn nė letėr shtrihet nė njė sipėrfaqe prej rreth 10 hektarėsh, por pėrtej kesaj, ajo shfaqet me njė imazh krejt tjetėr, tė mbytur mes ferrave e pyllit tė dendur, ēka e bėn thuajse tė padukshme, pėr njė sy jo shumė tė vėmendshėm.

    Zhgėnjimi qė tė ofron kalaja e harruar mes bimėsise sė shkalafitur, mpleksur me rrugėn e rrjepur nga asfalti dhe gropat e pafundme e bėjnė tė vėshtirė rikthimin.

    Tė flasėsh pėr turizėm ėshtė mėse e tepėrt. Nga Dajti nė Pėllumbas, atje ku fshihet njė ndėr 6 shpellat karstike mė tė njohura nė Europė.

    10 mijė vjet mė parė, paraardhėsit tanė qėndronin nė kėtė shpellė nė tė cilėn janė gjetur gjurmė tė kohės sė neolitit, eneolitit, deri tek periudha e bronxit e hekurit. Shpella e Pėllumbasit, ndryshe e njohur si « Shpella e zezė », konsiderohet nga studiuesit e shumtė si njė ndėr qendrat arkeologjike me mė shumė vlerė nė vendin tonė. Mes stalaktiteve e stalagmiteve shpella hyn thellė nė brendėsine e malit, ku ndodhen edhe degėzime tė tjera mė tė vogla.

    Ashtu siē ndodh shpesh nė Shqipėri, ėshtė e veshtirė tė gjesh diēka me vlera tė tilla pa u pėrplasur nė tė njėjten kohė edhe me antivleren e saj.

    Nga njėri krah i malit qėndron ky monument i jashtėzakonshem, ndėrsa pas tij ngrihen guroret-grykėsitė moderne, tipike shqiptare. Shpėrthime, gėrmime, e makina tė tonazhit tė rėndė qė ikin e vijnė mbushur me gurė.

    E vėshtirė tė mendosh se dikush ka parashikuar apo projektuar qė goditjet e malit tė mos japin nė nje moment tė caktuar edhe dėmtime nė shpellėn e Pėllumbasit, duke bėrė kėshtu pre e barbarisė, vlerat e saj.

    Njė realitet me dy fytyra, ndoshta simboli tipik i funksionimit tė gjithēkaje nė Shqipėri, mes kaosit, shkatėrrimit, e babėzisė pėr tė fituar shumė dhe nė pak kohė, duke mos u ndalur pėrballė asgjėje, pa llogaritur kosto e dėme qė mund tė mos rikuperohen mė kurrė.

    Lėmė pas Pėllumbasin, kthyer nė njė Kandahar tė vėrtetė pėr tė udhėtuar drejt Brarit, vetėm pak kilometra nga kryeqyteti. Nga shkatėrrimi nė pėrēudnim, nga shpella e rrezikuar tek ura e Brarit, monument kulture qė prej 1948-s, sot i mbuluar nga plehrat e braktisja.

    E ndėrtuar nė mesjetėn e vonė, ura e Brarit ėshtė bėrė pre e tė marrėve qė ende mendojnė se mes kėtyre monumentėve mund tė jenė fshehur qypa tė mbushur me florinj.

    Dhjetėra metra mė tej, njė tjetėr monument kulture i kategorisė sė parė, shtėpia 350-vjeēare e familjes Meta. E rikonstruktuar pėr herė tė fundit nė vitet 80, nė pjesėn mė tė madhe sot ajo ėshtė shembur duke humbur njė pjesė tė vlerave tė saj.

    Strukturat pėrkatėse shtetėrore kanė bėrė veshin e shurdhėt duke e lėnė kėtė monument tė rrenohet, tė shkatėrrohet, e tė shkojė drejt zhdukjes si i tillė.

    Kalaja e Dajtit, shpella e Pėllumbasit, ura e shtėpia e Brarit, por edhe shkallėt e Tujanit, kalaja e Dorzit , shtrati i Erzenit: Monumentet kulturore e natyrore tė Tiranės qė sot ka pak ose aspak se me ēfarė tė mburret, po rrėnohen ēdo ditė pa asnjė mėshirė.

    Gjithēka po rripet, po shkulet, po rrėmbehet, duke i dhėnė fund gjurmėve tė historisė, gjurmėve tė Tiranės sė dikurshme, asaj Tirane qė sot ka humbur mes ndėrtimeve e betonit tė kudondodhur. Tiranės qė nesėr rrezikon tė zgjohet pa patur me asnjė tė shkuar.







  5. #165
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Butrint 2011, gjetje ne forum

    Artikulli :
    October 19, 2011 News
    " Students help Notre Dame archaeologist unearth ancient artifacts in Albania "
    -------------------
    All photos courtesy of David Hernįndez.
    Originally published by Mark Shuman at al.nd.edu on October 12, 2011
    -------------------

    Adresa www: http://provost.nd.edu/news/26985-stu...ts-in-albania/

    =============================================
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    496
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ani PO SHKRUEN ROMAN FORUM,mJER SHQYPNIJA,MIDIS BUTRINTIT ROMAN FORUM ,HA HA HA,

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Perandoret Ilire

    Citim Postuar mė parė nga kutje Lexo Postimin
    Ani PO SHKRUEN ROMAN FORUM,mJER SHQYPNIJA,MIDIS BUTRINTIT ROMAN FORUM ,HA HA HA,
    =================================

    Vargu i perandoreve Ilire vazhdon te pakten deri tek Justiniani.
    Dora e Justinianit eshte e kudogjendur ne Mesdhe.

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Zbulohet “Guri i blojės” 2300-vjeēar


    Gjirokastėr, 15 nėntor - Njė sėrė objektesh unikale janė zbuluar nė Antigonė nė pėrfundim tė ekspeditės sė realizuar sė fundmi nė qytetin antik. Sipas medieve shqiptare, njė ekip arkeologėsh shqiptarė nisi njė fushatė tė re gėrmimesh nė njė zonė tė Parkut Arkeologjik pranė Gjirokastrės, tė paeksploruar mė parė.

    Ajo qė habiti arkeologėt gjatė gėrmimit, ėshtė zbulimi i dy ekzemplarėve tė rrallė me pamje tė plotė i mekanizmit tė bluarjes sė drithėrave. Bashkė me to u gjetėn edhe pjesė tė shkėputura tė disa objekteve tė ngjashme.

    “Ky objekt, tė cilin ne e quajtėm ‘Guri i blojės’, pėrbėhet nga dy pjesė; guri vullkanik, me cilėsi abrazive tė punuara me elegancė nga mjeshtrit e asaj kohe, me forma tė rregullta dhe tė plota gjeometrike, me vendet e vendosjes sė dorezave prej druri qė e vėnė nė lėvizje platformėn e sipėrme, dhe me njė depozitė konike nė gurin e sipėrm pėr vendosjen e sasisė sė drithit qė do tė kalojė pėr bluarje. Nga eksperienca jonė e gėrmimeve tė mėparshme nė qytete tė Epirit dhe Ilirisė nuk kemi pasur raste tė zbulimit tė kėtij objekti”, citohet tė ketė thėnė arkeologu Dhimitėr Ēondi. Tė dy objektet, sipas tij, janė tė padėmtuara dhe nė gjendje tė mirė.

    “Ky ėshtė njė mekanizėm i thjeshtė, por tepėr i domosdoshėm pėr banorėt qė kanė jetuar kėtu qė para 23 shekujsh. Tė tillė gurė vullkanikė ka vetėm nė Itali dhe ka shumė mundėsi qė ky material tė jetė i eksportuar nga Italia. Gurėt janė punuar me shumė mjeshtėri e saktėsi, por ėshtė e vėshtirė tė themi nėse janė punuar nga vendėsit apo janė eksportuar tė punuar nga diku gjetkė”, ka thėnė pjesėtari i ekipit skicografi i Institutit tė Arkeologjisė, Ilir Zaloshnja.

    Ekspertėt e ekipit tė arkeologjisė, tė udhėhequr nga Ēondi, bėnė gėrmime edhe nė disa pika tė lokalitetit arkeologjik ku dyshohet se ndodhet teatri i Antigonesė, por nuk kanė zbuluar gjė pos njė piedestal tempulli nė afėrsi tė murit rrethues tė pjesės perėndimore tė qytetit.Koha.net
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kentaur - Skulpture Antike ne Durres

    Autori ka pare, ndermjet rrenojave antike,
    nje skulpture antike " Kentaur ", gjate
    vizites ne Durres ne 1898(fleta nr. 211).

    ========== Libri ==============
    Autori: Miller, William, 1864-1945.
    Titulli: Travels and politics in the Near East
    Publ : London : T.F. Unwin, 1898.
    ============================
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Teologjia e Ptolemejve

    Citim Postuar mė parė nga EncounterAL Lexo Postimin
    . . . vijon postimi


    Paragrafet qe vijojne jane nga libri:
    ---------------------------------------------------------------------------
    Title The image of the ordered world in ancient Nubian art:
    Author Lįszló Török
    Publisher BRILL, 2002 .
    --------------------------------------------------------------------------

    vijon . . .
    ==============================

    . . . vijon postimi nr. 95 : "Teologjia e Ptolemejve"
    ===============================
    Alexandre BIDA (1813–1895) , piktor Freng,
    i njohur per vizatimet me skena nga teologjia.
    Jane edhe shume vizatime per Shqiptaret nga Bida( vizatimi 2 ne "artnet" ).

    Pamja e pare eshte nga " The A&V Museum - London ":
    “An Albanian and a Nubian; Arnaute Albanais and Nubien baouab.” (c. 1851).
    http://collections.vam.ac.uk/item/O1...-and-a-nubian/.

    ====================================
    Ky punim me sjell nder mend "Tempullin Nubian te Apedemak" per te cilin flitet
    tek libri i postimit nr. 95 "Teologjia e Ptolemejve" ( tek posti i cituar).

    Te kete lidhje ky vizatim me ekzistencen ne Shqiperi te tempujve te adhuruar
    nga Ptolemejte ?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  11. #171
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Nė eshtrat e lashta tė qytetit tė Butrintit gjendet sėmundje moderne
    Transmetuar mė 04.01.2012

    Butrint, 4 janar 2012, NOA- Shkencėtarėt Amerikanė deklaruan se studimi i tyre pėr njė grup eshtrash tė gjetura nė Shqipėri ka zbuluar gjurmė tė njė sėmundje infektive qė prek njerėzit qė konsumojnė produkte tė qumėshtit.

    Gjetjet u botuan nė Fletoren Amerikane tė Antropologjisė Fizike dhe janė tė parat qė sugjerojnė se sėmundje si bruceloza ka ekzistuar nė Shqipėri tė paktėn qė nė kohėn e Mesjetės.

    Kryesisht njė sėmundje e kafshėve, bruceloza ėshtė e zakonshme nė zonat bujqėsore rurale tė rajonit tė Mesdheut dhe siē raporton agjencia e lajmeve NOA.al, mėsohet se ėshtė transmetuar pėrmes ngrėnies sė produkteve tė deleve apo tė dhive si djathi qė janė tė infektuara nga sėmundja pėr shkak tė kafshėve nga e cila prodhohet qė mbartin bakterin e brucelozės.

    Nga studimi rezulton se sėmundja mund tė shkaktojė simptoma tė ngjashme me gripin, duke pėrfshirė ethe, rėnie nė peshė, dobėsim kjo bazuar nė Organizatėn Botėrore tė Shėndetėsisė.

    Ajo gjithashtu shkakton dėmtime tė kockave qė nė kėtė rast studiuesit dyshuan fillimisht pėr tuberkuloz.

    Kockat erdhėn nga qyteti i lashtė i Butrinitit, kur njė koloni e madhe romake, pjesė e Perandorisė Bizantine ngeli nė zonė nė kohėn e Mesjetės, pėr shkak tė pėrmbytjeve.

    Dy skelete qė besohet se u pėrkasin dy adoleshentėve meshkuj nga shekuli i 10- tė deri nė atė tė 13-tė, tregojnė dėmtime tė mėdha nė vertebra.

    Humultuesit nė Michigan State University morėn pjesė nė njė ekip ndėrkombėtar arkeologėsh tė cilėt gėrmuan nė vend, me njė vėmendje tė veēantė pėr tė analizuar kockat me metodat mė tė fundit tė ADN-sė.

    Ata i dėrguan mostrat nė universitetin mjeko-ligjor, nė laboratorin pėr ekzaminimin e ADN-sė nė Michigan, por testi pėr tuberkuloz rezultoi negativ.

    Kėshtu ata shpikėn njė test tė ri pėr brucelozėn duke e konsideruar si sėmundje moderne, bazuar nė teorinė qė tė dy sėmundjet shkaktojnė dėmtime tė ngjashme nė kocka, dhe kėtė herė pėrgjigja u kthye pozitive.

    “Nė kėtė rast ishte kombinim i kėmbėnguljes, kureshtjes dhe natyrisht bashkėpunimit”, u shpreh David Foran, drejtor i programit MSU's Forensic Science nė njė deklaratė tė postuar nė websitin e universitetit.

    “Ėshtė e mahnitshme tė gjesh diēka tė re nė diēka qė ėshtė mijėra vjet e lashtė”, vijon mė tej ai, ndėrsa shton se skeletėt nė fjalė u pėrkasin 1 mijė viteve mė parė.

    Shkak pėr kėtė zbulim ishte fakti se njė grup studentėsh nė prag diplomimi ishin duke studiuar bakteret nė kocka dhe po gėrmonin nė rrėnojat e qytetit tė Butrintit.

    a.y/NOA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  12. #172
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ptolemejte ne Epidamn

    Citim Postuar mė parė nga EncounterAL Lexo Postimin
    ==============================

    . . . vijon postimi nr. 95 : "Teologjia e Ptolemejve"
    ===============================
    Alexandre BIDA (1813–1895) , piktor Freng,
    i njohur per vizatimet me skena nga teologjia.
    Jane edhe shume vizatime per Shqiptaret nga Bida( vizatimi 2 ne "artnet" ).

    Pamja e pare eshte nga " The A&V Museum - London ":
    “An Albanian and a Nubian; Arnaute Albanais and Nubien baouab.” (c. 1851).
    Ky punim me sjell nder mend "Tempullin Nubian te Apedemak" per te cilin flitet
    tek libri i postimit nr. 95 "Teologjia e Ptolemejve" ( tek posti i cituar).

    Te kete lidhje ky vizatim me ekzistencen ne Shqiperi te tempujve te adhuruar
    nga Ptolemejte ?


    ======================================
    Ptolemejte dhe banoret e Epidamit
    ======================================
    Nje dedikim ne tempull nga komandanti i garnizonit te Ptolemeut ne Egje
    ne shek.2 para eres sone :

    . . . Filota nga Epidami, komandant i garnizonit
    . . . dhe nje nder miqte e ngushte te Ptolemeut . . .

    ======================================

    Adresa www e shkrimit :

    http://www.csad.ox.ac.uk/CSAD/Aegean.html#Crete
    ose
    http://www.csad.ox.ac.uk/CSAD/Images/100/Image153.html


    ------------------ Skeda e (OGIS 119) --------------------

    (OGIS 119)

    Catalogue Record
    Category: Dedication

    Subject:
    Dedication by Philotas of Epidamnos, garrison commander and among
    the "first friends" (protoi philoi) of Ptolemy (V or VI?), to Zeus Soter and Tyche)

    Date: 1st. half 2nd century BC
    Provenience: Itanos
    Location: Herakleion Museum (Inv. 80)
    ----------------------------------------------------------------------

  13. #173
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    282
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kush di te na thote se si perfundoi shkrimi i gjetur ne nje pllake metalike ne Apolloni?

  14. #174
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Zbulimi i arkeologėve polakė: Kryeqendra Ilire ka qenė Rozafa

    Zbulimet mė tė fundit arkeologjike nė kalanė Rozafa nė Shkodėr dėshmojnė kulturėn e lashtė ilire tė zonės ku ajo ndodhet dhe zhvillimin e veriut tė Shqipėrisė. Ekspedita polako-shqiptare qė po kryen gėrmimet nė parkun arkeologjik tė Shkodrės ka pėrfunduar fazėn e dytė dhe sė shpejti do tė largohet. Prof. Piotr Dyczek, arkeolog drejtues i ekspeditės, drejtor i Qendrės pėr kėrkime nė antikitet pėr Europen Juglindore nė Universitetin e Varshavės nė Poloni, shprehet se tashmė puna ka nisur tė bėhet shumė interesante.”Nga gėrmimet arkeologjike nė Kalanė Rozafa dhe nė qytetin e Shkodrės po dalin ēdo ditė fakte tė reja. Nga puna e bėrė deri tani kemi arsye tė besojmė se Kėshtjella e Rozafės ka qenė njė fortesė ilire, me siguri e periudhės sė Gentit, kjo pėr faktin sepse ne kemi gjetur dy mure helene dhe disa gjurmė parahelenistike, dhe kėshtu ne tashmė e dimė se ka qenė njė qendėr e rėndėsishme nė periudhėn helenistike tė shekullit II dhe III para Krishtit. Pra, ėshtė e dėshmuar tashmė se gėrmimet tona kanė kuptim dhe se bashkėpunimi mes Polonisė dhe Shqipėrisė do ketė njė tė ardhme shumė tė mirė.

    Tė gjitha programet qė ne kemi, sidomos programi me Shqipėrinė ėshtė shumė mirė i organizuar, ka disa nivele, ne nė ēdo vit planifikojmė hapat qė do ndjekim, pėr tė ndjekur gjurmėt, duke marrė informacione pėr kohėrat e lashta dhe periudhat e ndryshme nė tė cilat ka kaluar Rozafa dhe kohėrat e lashta tė Shkodrės. Viti i parė i gėrmimeve, mė 2011, ka qenė thjesht vetėm prodhimi i dokumentacionit dhe ndėrtimi i rrjetit. Kėtė vit ne kemi vendosur disa piketa (gjurmė) me qėllim organizimin e informacionit arkeologjik pėr Kalanė Rozafa dhe tė ashtuquajturin Pjesa e Ulėt e qytetit, ose siē njihet ndryshe Shkodra e vjetėr. Vitin tjetėr ne planifikojmė tė kemi gėrmime mė tė mėdha nė pjesėn e sė ashtuquajturės Shkodra e vjetėr, qė ndodhet rreth kalasė dhe vetėm dy gjurmė nė kala, dhe po ashtu me anė tė gjeo-fizikės dhe fotografive nga ajri”, shprehet profesori polak. Nė ambientet e kalasė Rozafa, ku ėshtė gėrmuar, punimet janė drejt fundit dhe po mbulohen. Arkeologėt polakė dhe dy shqiptarė, si dhe arkeologė tė parkut arkeologjik tė Shkodrės, po pėrgatisin mbylljen e gėrmimeve pėr kėtė vit, ndėrsa testet si dhe vitin e kaluar i nėnshtrohen analizave nė Francė, nė institucionet e specializuara me tė cilat ka bashkėpunim Universitetit i Varshavės. Drejtori i parkut arkeologjik nė Shkodėr, Nikolin Shati, shprehet se “jemi nė ditėt e fundit tė gėrmimeve tė vitit tė dytė dhe vėrejmė me kėnaqėsi se kjo ėshtė njė zonė shumė e pasur me objekte arkeologjike. Qėllimi ėshtė gjetja e vėrtetimi i rrėnjėve ilire tė zonės. Kjo ėshtė e padiskutueshme por pėrpiqemi tė vėrtetojmė se kėtu ka patur jetė, qytetėrim qė nga epoka e bronzit e mė pas. Janė gjetur objekte, gjurmė, rrėnoja ndėrtimesh, muresh etj. Kėtė vit janė bėrė gjashtė teste, tre nė qytetin antik poshtė kalasė dhe katėr brenda nė kėshtjellė nė ambientet e saj. Dy nga gėrmimet nė pjesėn e sipėrme tė kėshtjellės mbesin pa pėrfunduar, por kjo do bėhet vitin tjetėr, pėrveē hapjes sė testeve tė tjera”. Gėrmimet nė kėtė zonė arkeologjike mundėsohen nga njė marrėveshje 5-vjeēare me tė drejtė rinovimi mes Ministrisė sė Turizmit, Institutit tė Arkeologjisė dhe Universitetit tė Varshavės. Ēdo analizė bėhet nė Francė dhe raporti del njė vit mė pas. Sipas Shatit, nė kėtė zonė, nė kalanė e Shkodrės dhe pjesėn rreth saj, qė pėrbėjnė dhe parkun arkeologjik tė Shkodrės, ka 25 vite qė nuk janė bėrė gėrmime. “Ka qenė kėmbėngulja e kryetares sė Parlamentit qė ka lobuar pėr disa vite dhe ka arritur qė nė bashkėpunim me Ambasadėn polake dhe Universitetin e Varshavės tė krijojė mundėsinė e gėrmimeve arkeologjike nė kėtė zone”, shton Shati. Specialistėt polakė kanė qenė dhe nė Mal tė Zi dhe kanė vėrtetuar atė qė kryeqendra e parė ilire nuk ėshtė Kotorri, ashtu siē u ėshtė thėnė atyre, por kėshtjella e Rozafės. Gjetjet arkeologjike tė periudhės sė bronzit janė tė njėjta me ato tė traditės e kulturės ilire, krejt e ndryshme nga ajo sllave, shprehen specialistėt. Profesori Piotr Dyczek shton: “Ne jemi tė sigurt dhe jo vetėm se kemi supozuar se kėtu ėshtė qendra e periudhės Helenistike dhe jo vetėm gjatė sundimit tė Gentit, por edhe me herėt. Unė mendoj se ka qenė qendra mė e rėndėsishme ilire nė rajonin verior tė Shqipėrisė. Ne tani kemi tė dhėna bazuar nga gėrmimet se kėtu kanė qenė me tė vėrtetė ndėrtesa tė mėdha dhe pikėrisht nė kėtė vend ku ne ndodhemi momentalisht dhe se ka qenė njė qytet shumė i pasur. Ėshtė e pamundur tani tė pretendohet mė se kjo Kala ka qenė sllave, sepse tė gjitha materialet qė kemi gjetur tani dhe ato tė mėparshmet na ēojnė deri nė periudhėn e bronzit, por tipike dhe karakteristike pėr Shqipėrinė dhe mandej ne kemi periudhėn ilire, qė ėshtė shumė e vėrtetė. Ilirėt kanė pasur lidhje me civilizimin grek, qė ėshtė mėse e natyrshme dhe ne kėtu kemi vetėm materiale tė civilizimit grek dhe ilir, nga vitet e para dhe mė vonė, siē janė otomane dhe veneciane, por kėto janė periudha tė tjera mė tė vona. Por qė nė fillim ēdo gjė qė kemi gjetur ėshtė e lidhur ngushtė me Shqipėrinė dhe sidomos me kulturėn e kėsaj zone, qė ėshtė zhvilluar nė veri tė Shqipėrisė”.http://www.mapo.al/2012/06/05/arkeol...ane-e-rozafes/

  15. #175
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,956
    Faleminderit
    91
    100 falenderime nė 82 postime
    Trashėgimia/ Zbulohet nė Zvėrnec vendbanimi 6000-vjeēar

    Zbulohet nė zonėn e Triportit nė Zvėrnec tė Vlorės njė zonė e hershme historike, e banuar qysh nė periudhėn e paleolitit. Novruz Bajrami, arkeolog nė Drejtorinė Rajonale tė Monumenteve nė Vlorė, pas njė pune 3-vjeēare ka arritur tė nxjerrė nė sipėrfaqe objekte si vegla stralli, gurė pėr ndezjen e zjarrit, gurė prerės etj., qė sipas tė dhėnave paraprake janė pėrdorur nė periudhėn e paleolitit. Nisur nga tė dhėnat arkeologjike qė janė bėrė publike dje nga Drejtoria e Monumenteve nė Vlorė, largėsia e zonės historike ėshtė vetėm 9 km larg qytetit. “Janė zbuluar 10 mijė objekte, mjete pune tė njerėzve tė asaj periudhe, tė cilat tregojnė se kemi tė bėjmė me njė qendėr tė banuar gjatė tri periudhave: paleolitit, neolitit, dhe bronzit, ēka e vėrtetojnė objektet e gjetura nė sipėrfaqen e gėrmimeve, gurė pėr ndezjen e zjarrit, gurė prerės, kockat e gjetura, qypa tė shkruar me thonj dhe tė shenjuara nga gjurmė tė njerėzve tė asaj periudhe. Janė shume objekte tė tjera pėr tė cilat do tė punojmė nė gėrmimet e thella tė zonės”, –tha arkeologu Bajrami. Zona e gėrmimeve ėshtė ndarė nė: zona A, e njohur si banimi i putanjas, dhe zona B, e njohur si banimi dalani i ri. “Flitet gjithashtu edhe pėr zbulimin e njė atelieje tė vjetėr, e cila ka pasur funksionin e prodhimit tė mjeteve tė punės dhe shpėrndarjen e tyre nė zona tė tjera”,- nėnvizon arkeologu. Ky zbulim ėshtė i treti nė vend pas atij tė Shkodrės dhe Sarandės, ku edhe nė kėto zona janė zbuluar banime tė hershme, ku dhe vijojnė gėrmimet nga ekspeditat e ngritura nė kėto zona. “Nėse nė Shkodėr dhe Sarandė ende nuk kanė dalė nė sipėrfaqe objekte nė zonėn e Zvėrnecit, kemi tė bėjmė me zbulimin e njė banimi tė hershėm qė faktohet nga mė shumė se 10 mijė objekte”, – shpreh bindjen e tij arkeologu Bajrami. Aktualisht, kėto objekte janė ekspozuar nė Drejtorinė e Monumenteve. Njė pjesė e tyre do tė zhvendosen nė Institutin e Monumenteve tė Kulturės, ndėrsa njė pjesė tjetėr nė Muzeun e Qytetit. Shumė prej kėtyre objekteve do t’i nėnshtrohen njė tjetėr studimi, pasi koha e prodhimit tė tyre mund tė jetė shumė mė e hershme.

    Ervin Haruni - MAPO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  16. #176
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,956
    Faleminderit
    91
    100 falenderime nė 82 postime
    Zbulime tė reja nė Butrint

    Misioni i fundit arkeologjik shqiptaro-amerikan ka nxjerrė nė dritė Portikun e Forumit Romak, njė prej ndėrtimeve mė tė rėndėsishme tė periudhės romake

    Nė Qytetin Antik tė Butrintit, nė Jug tė Shqipėrisė po dalin nė dritė zbulime tė reja.

    Misioni i fundit arkeologjik shqiptaro amerikan gjatė gėrmimeve tė kėtyre ditėve ka nxjerrė nė dritė Portikun e Forumit Romak, njė prej ndėrtimeve mė tė rėndėsishme tė periudhės romake. Sipas arkeologėve, godina tė pėrmasave tė mėdha, kolona tė larta, dhe njė dysheme me pllaka guri tė latuar pritet tė pėrfshihen shumė shpejt nė njė itinerar tė ri pėr mijėra vizitorėt.

    Gjatė gėrmimeve, dalja e ujit ka krijuar herė pas herė probleme pėr studiuesit por arkeologėt thonė se brenda kėtij muaji pritet ta pėrmbyllin me sukses misionin. Studentė nga Universiteti i Notredamit nė Shtetet e Bashkuara dhe studentė shqiptarė janė pėrfshirė nė kėto gėrmime pėr tė shkėmbyer vlerat studimore dhe kėrkimore.

    Arkeologėt vlerėsojnė se me gėrmimet e reja hidhet dritė edhe mbi periudha tė tjera nė Butrint pėrmes gjetjeve tė shumta arkeologjike.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  17. #177
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pozzuoli: Macellum, Serapeum

    Ne adresen 'www' qe vijon, eshte nje skice me detaje interesante nga i ashtuquajturi
    ' Macellum-Serapeum ' antik qe ndodhet ne Pozzuoli.
    -------------------------------------------------------------------
    http://www.soane.org.uk/drawings/ind...object_id=116#
    -------------------------------------------------------------------
    Pamja e ketij monumenti me duket e ngjashme me ate te Rotondes se Durresit.

    Me lind pyetja nese ka edhe Rotonda elemente (1 - 15: skica) si ato qe
    pershkruhen tek faqja web e cituar?

  18. #178
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Simbole Parakristjane te perdorura nga Perandori Ilir Justiniani_I

    Ngjitjet jane nga libri :
    ==========================
    Autori: James J. O'Donnell
    Titulli : The ruin of the roman empire
    Publ : HarperCollins 2008
    ==========================

    Autori e sjell kete foto per te treguar se si e paraqisnin
    ' Justinianin komandant-ushtarak ' publicistet perandorake.

    Kam vecuar pjesen me simbole.
    Simbolet parakristjane me duken te hasura ne shume krahina te vendit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  19. #179
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    282
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    A ka njeri te na thote se ku kane pefunduar mbishkrimet e Apollonise dhe te Rozafes?

  20. #180
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Objekte te ngjashme arkeologjike

    Ne foton e pare jane nje fragment mozaiku dhe ca ene qelqi te shek 2-3 te eres sone
    te zbuluara ne Butrint. Fotot jane nga botime te Fondacionit Butrinti.

    Ne foton e dyte jane nje fragment mozaiku dhe ca ene qelqi te shek 2-3 te eres sone
    te zbuluara ne Itali - Brescia. Fotot jane nga faqja www e " Museo_St_Giulia_Brescia".

    Me duken shume te ngjashme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 08:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 18:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •