Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 195
  1. #101
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Revista \"Archaeology\", kopertinė pėr nėndetin shqiptar
    Revista \


    Revista prestigjioze amerikane \"Archaeology\" botoi nė kopertinėn e saj njė artikull tė gjatė mbi kėrkimet tona nėnujore me titull \"The Lost Wrecks of Adriatik\". Pėr herė tė parė nė kopertinėn e kėsaj reviste del njė projekt mbi Shqipėrinė i cili koordinohet nga Auron Tare. Shkrimi ėshtė mbi kėrkimet nėnujore nė Shqipėri nga ekipi shqiptaro amerikan dhe nė fakt ėshtė njė vlerėsim shumė i madh pėr kėtė projekt. Revista ka rreth 1.3 milionė lexues dhe botohet nga Instituti i Arkeologjisė Amerikane
    Eshte vertet nje fushe e gjere per t'u eksploruar. Ne link me poshte mund te degjohet intervista e z. Tare dhene VOA.

    Potenciali i eksplorimeve nėnujore nė Shqipėri

    Eksplorimi i arkeologjisė sė nėnujit ėshtė njė punė e vėshtirė dhe e kushtueshme por disa studiues thonė se Shqipėria ka njė potencial tė madh pėr zbulime nė kėtė fushė. Pėr kėtė temė biseduam me zotin Auron Tare, studiues i kėsaj fushe.

    http://www.voanews.com/albanian/news...118189534.html
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Postime
    37
    Lus zotin qe ne keso rrethanash dhe keso kushtesh mos te zbulohet asgje

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Ndaj te njejtin mendim me ju i fshehur. Me pelqen shume arkeologjia dhe mundohem te ndjek lajmin kur flitet per zbulimet arkeologjike ne vendin tone, por me thane te drejten zhgenjehem kur degjoj per zbulime te statujave, kembeve, duarve, monedhave qe jane vetem greke e romake. A thua qe ky popull kaq i lashte per arkeologet tane te kene qene primatet , njerezit me bisht, , te cilet kane ardhur nga hici , e kane jetuar ne hic .
    Po kaq sahanlepires te jemi valle e kaq te pazote qe udhehiqemi nga ekspedita te huaja e mos te dime te mbrojme rrenjet tona ?

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Ah se harrova te them se lajmi i fundit ka qene per zbulimet arkeologjike ne Lushnje ku ishin zbuluar disa objekte qeramike te kohes se neolitit. Vetem per keto poce nuk thuhet se jane greke apo romake. Per poceri sna e ka hang qeni shkopin.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik nė Durrės, 1.4 milion dollarė
    Qeveria shqiptare ka akorduar njė fond prej 1.4 milion dollarė pėr objektin mė tė rėndėsishėm arkeologjik nė Durrės. Bėhet fjalė pėr rikonstruksionin dhe sistemimin e Muzeut Arkeologjik tė kėtij qyteti. Sipas personave pėrgjegjės pėr objektet e antikitetit, punimet nuk do tė pengojnė vizitorėt qė tė frekuentojnė kėtė muze gjatė sezonit veror. Nė Muzeun Arkeologjik ka njė numėr tė madh objektesh, tė cilat janė tė ekspozuara, si dhe njė sasi tjetėr qė bėn pjesė nė fondamentin e tij.
    Nė Muzeun e Durrėsit ėshtė i vizitueshėm vetėm kati i parė i tij, ndėrsa kati i dytė pėr mungesė tė parave ka mbetur i pavizitueshėm. Projekti parashikon vėnien nė eficencė tė tij. Nė muze janė tė ekspozuara rreth 2100 objekte, ndėrkohė qė nė fondament bėjnė pjesė edhe rreth 300 objekte tė tjera. Gjatė zbatimit tė projektit, specialistėt e fushės do tė pėrcaktojnė jo vetėm objektet qė do tė mbushin eksponatet e katit tė dytė, por do tė shikojnė mundėsinė pėr njė sistemim tjetėr tė katit tė parė pėr tė shtuar objektet antike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    24 Mars 2011 -
    Gjirokastėr, zbulohet nė oborrin e njė shtėpie ujėsjellėsi i shek. XVI
    Gjirokastėr, zbulohet nė oborrin e njė shtėpie ujėsjellėsi i shek. XVIGJIROKASTĖR- Gjatė punės pėr sistemimin e oborrit tė shtepisė sė tij, Haxhi Mele nga fshati Kolonjė i Kurveleshit nė rrethin e Gjirokastrės ka zbuluar rastėsisht njė fragment tė njė ujėsjellėsi tė vjetėr qė pėrbėn njė objekt me vlera historike

    Familjarėt Mele kanė njoftuar menjėherė pedagogėt e historisė dhe arkeologjise nė Gjirokastėr dhe akademikun Prof. dr. Myzafer Korkuti, tė cilėt i rekomanduan pjestarėve te familjes qė tė ruanin dhe mos dėmtonin ujesjellėsin e zbuluar prej tyre.

    "Bėhet fjalė pėr njė fragment tė njė ujesjellėsi tė vjetėr, qė tė paktėn nė vendin e zbuluar ėshtė i shtrirė nė njė thellėsi rreth njė metėr nėn sipėrfaqen e tokės",- ėshtė shprehur arkeologu Dhimitėr Ēondi.

    Sipas tij, teknika e ndėrtimit eshte me tuba qeramike tė ngushtė, me elementė tė lidhet dhe puthitet me njeri-tjetrin.
    "Ndonėse pėr tė dhėnė njė mendim pėrfundimtar duhen studimė mė tė thelluara, paraprakisht, mund tė them se, si teknikė ndėrtimi me elementė qeramike tė njėpasnjėshėm, ky objekt ėshtė i ngjashėm me ujsjellėsat e Periudhės Romake, por teknologjia e pėrgatitjes sė qyngjeve prej qeramike duket mė e vonė dhe paraprakisht mendoj se i pėrket periudhės sė Mesjetės rreth shekullit XVI", - ka theksuar Ēondi.

    Elementėt prej qeramike tė ujėsjellėsit kanė njė gjatėsi standarte prej 26 centimetra secila, me njė diametėr tė brendshėm 8 centimetra nė pjesėn e ngushtė dhe 10 cm nė pjesėn e gjerė, ndėrsa diametri i jashtėm ėshtė 9 cm nė pjesėn e ngushtė tė tubit dhe 12 nė pjesėn e gjerė.

    "Ngjyra e qeramikės sė qyngjeve ėshtė okėr nė rozė e qeramikė, ndėrsa lidhja mes tyre ėshtė realizuar me gėrqele tė pastėr dhe tė njė kualiteti tė mirė nė tė gjithė rrethin e bordurės ku bashkohen pjesa e gjerė me atė tė ngushtė tė qyngjave",- pėrfundon Ēondi. Zbulimi i kėtij objekti tė vjetėr, sipas tij ka rėndėsi pėr tė plotėsuar studimet historike pėr rajonin e Kurveleshit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vlorė, gjenden eshtrat e njė ushtari austro-hungarez




    Zbulohen eshtrat e njė ushtari austro-hungarez nė fshatin Babicė tė Vlorės.

    Zbulimi i rastėsishėm i njė ēobani tė zonės ėshtė konfirmuar edhe nga ekspertėt.

    Kėshtu, pas gjetjes dhe tė sendeve identifikuese tė ushtarit, ka ardhur pėrfundimi se ato i takojnė njė ushtari austro-hungarez.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulime arkeologjike nė Lushnje

    Drejtuesit e muzeut historik tė Lushnjes kanė nisur e gėrmimet nga njė mision arkeologjik nė fshatin Shegas. Gėrmimet kanė filluar pas disa zbulime tė rėndėsishme arkeologjike, tė zbuluara nga fshatarėt gjatė punumeve, ku janė gjetur edhe copa enėsh tė periudhės sė bronxit.

    Gjatė gėrmimeve kanė dalė nė dritė qeramika qė i pėrkasin periudhes Neolotike.

    Zbulimet e tanishme janė bėrė nga banorėt e zonės gjatė punimeve tė tokės dhe nė sipėrfaqen e mbjellė kanė dalė me mijėra copa qeramike tė periudhės Neolitike, ose 3500 vjet pėrpara Krishtit.

    Linku.vidio http://www.google.com/url?sa=t&sourc...b1hB93hPLEBFOg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 03-04-2011 mė 00:46

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Historia 50 vjeēare e njė qyteti…
    Ēdo qytet ka historinė e tij. Disa qytete janė tė vjetėr, mijėravjeēarė, aq sa nuk u dihet as data e themelimit tė tyre, kurse disa qytete janė shumė tė rinj. Qytetet e rinj, ndryshe nga ata tė vjetrit, e kanė privilegjin e tė pasurit tė datės sė lindjes, apo tė themelimit tė tyre. Njė nga qytetet mė tė rinj tė Shqipėrisė, i cili ėshtė themeluar 51 vjet mė parė, ėshtė qyteti i Librazhdit. Mė 18 shkurt tė vitit 1960, me Dekretin Nr. 3060, tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė, Librazhdi u deklarua: "Qyteti i Librazhdit" (Gazeta zyrtare, Tiranė, shkurt 1960).
    Po cila ėshtė historia qė ēoi deri nė krijimin e kėtij qyteti?
    Historia e trevave tė Librazhdit
    Ndonėse historia e qytetit tė Librazhdit ėshtė e re, trevat e tij kanė njė histori tė lashtė. Duke u ndodhur midis dy trevave tė mėdha tė Shqipėrisė, Gegėrisė dhe Toskėrisė, krahas tipareve tė pėrbashkėta me treva tė tjera tė vendit, ato kanė ruajtur edhe dallime nė aspektin gjuhėsor, folklorik dhe etnografik. Gjurmėt mė tė hershme tė banimit nė rrethin e Librazhdit janė gjenden qė nė periudhėn e Gurit tė Vjetėr (Paleoliti). Materialet arkeologjike tė periudhave tė Gurit tė Mesėm (Mexoliti), Gurit tė Ri (Neoliti), Bronzit, Hekurit etj., japin tė dhėna tė rėndėsishme tė jetės ekonomike dhe shoqėrore, si pėr gjuetinė, bujqėsinė, blegtorinė, punimin e enėve prej balte, besimet etj. Sipas autorėve antikė, treva qė shtrihej nė rrjedhėn e sipėrme tė lumit Shkumbin, quhej Kandavia, kurse banorėt quheshin kandavė. Perėndia qė kandavėt besonin mė shumė dhe qė i kishin kushtuar edhe njė tempull ishte Diana e Kandavėve, perėndesha e pyjeve dhe e gjuetisė. Njė fragment i kėtij tempulli ėshtė zbuluar nė vitin 1916 nga arkeologu austriak Prashniker dhe nė tė ishte shkruar pėrkushtimi: "Diana augusta kandavensis", d.m.th., "Diana, mbretėresha e kandavėve". Kandavėt organizonin festa kushtuar perėndeshės sė tyre, Dianės (Zanės). Ēdo pranverė ata festonin ditėn e ripėrtėritjes sė natyrės, e gjallėrimit dhe e vazhdimėsisė sė jetės, duke krijuan kujtin e festės sė Ditės sė Verės, festė e cila ėshtė trashėguar deri nė ditėt e sotme.Nėpėr luginėn e lumit Shkumbin (Scampini) kalonte "Rruga e Kandavisė". Gjatė sundimit romak rruga mori emrin: "Via Egnatia". Ajo lidhte dy pjesėt e perandorisė romake, atė tė Perėndimit me Lindjen. Gjatė shekujve II-IV pas Kr.Nė mesjetė trevat e Librazhdit u quajtėn Aranitia (Aranitid). Ato ishin nėn zotėrimin e aranitėve, njė nga familjet mė tė vjetra fisnike tė Shqipėrisė Qendrore. Aranitėt kishin emblemėn e familjes sė tyre, e cila ishte nė formėn e njė shqyti dhe brėnda saj ishte vizatuar shqiponja me dy krerė me ngjyrė tė artė nė fushė blu. Nė shekujt XIII-XVI aranitėt kishin arritur famė tė madhe nė Shqipėri dhe jashtė saj. Sipas kronistit Gjon Muzaka (despoti i Beratit), pronat nė zotėrim tė djemve tė Komnen Aranitit shtriheshin kryesisht nė territoret e Ēermenikės, Mokrės dhe Shpatit. Kryeqendra e Aranitisė ishte Polis-Vilani (Comnenovili, d.m.th., qyteti i Komnenit), me kėshtjellė nė Kryekorrė (Sopot).Aranitėt mė tė shquar gjatė nė shek. XV ishin Gjergj Araniti me nipat e tij: Moisi Golemi, Muzaka i Angjelinės dhe Gjurik Vladani. Gjergj Araniti organizoi kryengritje tė njėpasnjėshme kundėr turqve, duke arritur fitore tė lavdishme dhe tė bujshme. Kėto fitore i dhanė atij famė nė tė gjithė Europėn. Pas vdekjes sė Gjergj Aranitit dhe krerėve tė tjerė tė Aranitisė, si dhe largimit tė familjes Araniti nė Itali, vendi u pushtua nga Turqia. Populli i kėtyre trevave asnjėherė nuk i reshtėn pėrpjekjet e tyre pėr liri dhe pavarėsi.Nė gjysmėn e parė tė shek. XVII nė fshatin Polisi ishte hartuar njė tekst (dorėshkrim) me njė alfabet origjinal nė gjuhėn shqip. Ai pėrmbante 21 shkronja dhe ėshtė mė i vjetri i njohur pėr gjuhėn shqipe. Po nė Polis ishte krijuar njė sistem numėrimi origjinal, me simbole qė u korrespondonin numrave aritmetikė 1, 5, 10, 50, 100, 500 dhe 1000. Krahina e Ēermenikės kishte formėn e vet tė vetėqeverisjes, atė tė Kanunit tė Ēermenikės. Ligjvėnėsi popullor mė i njohur nė Ēermenikė dhe jashtė saj ka qenė Mus Ballgjini nga fshati Gurakuq, prej tė cilit, e drejta zakonore e Ēermenikės, u quajt "Kanuni i Mus Ballgjinit".Nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX nė Ēermenikė shpėrtheu njė kryengritje e madhe kundėr zbatimit tė reformave tė Tanzimatit. Fshati Bėrzeshtė ka qenė qendra mė e rėndėsishme e lėvizjes patriotike nė anėt e Librazhdit. Rilindasit mė tė dėgjuar ishin prof. Ibrahim Lutfi Pasha (Bėrzeshta) dhe Halit Bej Bėrzeshta. Dr. Ibrahim Lutfi Pasha ishte antar i Shoqėrisė i tė Shtypurit Shkronja Shqipe, qė thmeloi alfabetin e gjuhės shqipe, i cili njihet si Alfabeti i Stambollit. Atdhetarėt librazhdas, si Hajdar Blloshmi, Selman Blloshmi, Abaz Xhurai, Beg (Beqir) Balla etj., ndihmuan pėr ndėrgjegjėsimin kombėtar tė popullsive tė krahinave tė tyre dhe pėr hapjen e shkollave shqipe.Nė vitin 1911 njė fshatar nga Kuturmani, i quajtur Adem Karai, solli fidanin e bimės sė hurmės nė Shqipėri.Librazhdasit morėn pjesė nė ngjarjen mė tė madhe tė kombit shqiptar, atė tė Shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare nė Vlorė mė 28 Nėntor 1912. Delegat nė Kuvendin e Vlorės, si pėrfaqėsues i trevave tė Librazhdit dhe Pogradecit, ishte Hajdar Blloshmi nga Bėrzeshta. Nė Vlorės shkuan edhe dy ēermenikas: Beg Balla dhe Rushit Kenga nga Orenja. Nė vitin 1913 njė batalion vullnetar nga trevat e Librazhdit, me mbi 300 luftėtarė, shkuan nė Shkodėr pėr tė luftuar nė mbrojtje tė qytetit qė ishte pushtuar nga malazezėt. Kurse nė vitet 1913-15 viset e Librazhdit u pėrballėn me mizoritė mė ēnjerėzore tė hordhive pushtuese serbe. Nė kongresin e Lushnjės, si pėrfaqėsues i trevat e Pogradecit dhe Librazhdit, ishte Shaban Blloshmi, i cili shkoi nė Lushnjė i shoqėruar nga ēeta e tij, pėr tė siguruar zhvillimin normal tė punimeve tė Kongresit. Nė vitin 1920 vullnetarė nga trevat e Librazhdit morėn pjesė nė luftėn pėr ēlirimin e Vlorės tė pushtuar nga forcat ushtarake italiane. Mė 7 prill 1939 Shqipėria u pushtua nga Italia fashiste. Pakėnaqėsia e popullit kundėr pushtuesve tė huaj u kthyer nė revoltė. Tė rinj antifashistė, si Kadri Hoxha, Sami Leka, Shahin Zharri etj. dhe nacionalistėt Haki Blloshmi, Nezir Muzhaqi, Hazis Biēaku etj., organizuan nė zonat e Ēermenikės, Bėrzeshtės, Polisit etj. kryengritjen e armatosur kundėr pushtuesve italianė. Partizanėt dhe ballistėt bėnė marrėveshje qė tė bashkėrendonin luftimet e tyre kundėr armikut tė pėrbashkėt, fashistėve italianė, por tė dyja palėt, nė absurditet tė plotė, i kthyen armėt kundėr njėri-tjetrit.
    Nė shtator tė vitit 1943 u strehuan nė Qarrishtė 26 hebrenj (ēifutė). Gjatė operacionit tė dimrit 1943-1944, gjermanėt kėrkonin hebrenjtė e strehuar nė Qarrishtė. Ata e ndėshkuan kėtė fshat dhe dogjėn 20 shtėpi, por 26 hebrenjtė nuk i kapėn. Vetėm pas ēlirimit tė Shqipėrisė, pas gati dy vjetėsh nė fshehtėsi tė plotė, 26 hebrenjtė u larguan nga Qarrishta dhe u kthyen nė atdheun e tyre.
    Mė 10 nėntor 1944 forcat partizane tė Brigadės XX S. ēliruan qendrėn e Librazhdit. Pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga rrethi i Librazhdit dhanė jetėn 79 dėshmorė.Pas mbarimit tė luftės Librazhdi ishte pothuajse i shkatėrruar dhe me 90% e popullsisė analfabete. Nė vitet '40, '50 dhe '60 gjendja ekonomike si nė qytet dhe nė fshat ishte tepėr e rėnduar. Ushqimet kryesore si mishi, buka, vaji, gjalpi etj. jepeshin me racion. Nė kėtė kohė u propagandua kolektivizimi i bujqėsisė. Fshatarė tė veēantė, tė cilėt nuk pranuan tė kolektivizoheshin, u shpallėn kulakė.Nė vitet '60, nė emėr tė "revolucionarizimit" tė jetės sė vendit dhe tė "emancipimit" tė grave, u prishėn xhamitė dhe u dėmtuan rėndė traditat familjare. Nė vazhdėn e goditjes sė kundėrshtarėve politikė, nė vitet '70 u ndėrmor njė fushatė tė egėr spastrimesh nė radhėt e intelektualėve. Nė vitin 1973 arrestuan dhe e dėnuan me burgim Gani Skurėn nga Pishkashi, i cili kėrkonte mbrojtjen nga ana e shtetit shqiptar tė interesave kombėtare, tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare jashtė kufijve shtetėrorė. Nė vitin 1976 u arrestuan dhe, me akuza tė trilluara, u dėnuan me pushkatim mė 17 korrik 1977 mėsuesit-poetė Genc Leka e Vilson Blloshmi nga Bėrzeshta. Gjithēka u pėrgatit nė fshehtėsi inkuzicionale nė komitetin e partisė tė Librazhdit.

    Historia e themelimit tė Librazhdit si qytet
    Historia e themelimit tė Librazhdit si qendėr banimi zė fill qysh nė vitin 1929, atė vit kur u bė ēvendosja e trasesė sė rrugės automobilistike Tiranė-Elbasan-Korēė buzė luginės sė lumit tė Shkumbinit. Traseja e vjetėr pati kaluar nėpėr shpatet e Malit tė Polisit, nė gjurmė tė rrugės sė hershme "Egnatia". Pranė rrugės sė re dhe buzė lumit tė Shkumbinit u ngrit qendra administrative e nėnprefekturės sė Librazhdit. Veē zyrave tė nėnprefekturės dhe tė postė-telegrafės, nė Librazhd u ndėrtuan dyqanet e shitblerjes, kafene dhe hane. Mė e njohur ka qenė "Kafja e Llaz Popės", qė konsiderohet si themelues i Librazhdit.
    Pas Luftės sė Dytė Botėrore Librazhdi u bė qendėr rrethi. Aty u vendosėn zyrat e administratės partiake e shtetėrore dhe institucionet social-kulturore, si spitali, shtėpia e lindjes, shtėpia e kulturės, biblioteka, kinemaja, shėrbimet sociale, punishte ushqimore etj. Pėr banorėt e rinj tė Librazhdit u ndėrtuan pallate banimi dhe e gjithė infrastruktura e nevojshme.Gjatė viteve '60 qyteti i Librazhdit mori njė zhvillim urbanistik tė veēantė, duke bėrė qė tė spikatet nga qytetet e tjerė tė Shqipėrisė. U ndėrruan pallate tė reja shumėkatėshe, u krijua qendra e re e qytetit, u ndėrtuan shėtitorja (bulevardi), trotuaret ndanė tij, u mbollėn pemė dekorative, u krijuan lulishte, parqe etj., duke i dhėnė qytetit njė pamje tė hijshme e tė veēantė.Deri nė vitet '80, tė shekullit tė kaluar nė qytetin e Librazhdit, krahas institucioneve tė ndryshme administrative, industriale, arsimore etj., numėroheshin edhe disa institucione kulturore si Dega e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, Biblioteka e qytetit, Shtėpia e kulturės, Muzeu Historik dhe Etnografik, Galeria e arteve figurative, kinemaja etj. Nė vitin 1986 Librazhdi kishte 3379 banorė (FESh). Pas viteve '90, pėr shkak tė lėvizjes tė lirė tė popullsisė, qyteti i Librazhdit u popullua me banorė tė ardhur nga fshatrat e rrethit. Sot qyteti numėron mbi 15 mijė banorė.Nė vitet '60-'70 nė qytetin e Librazhdit ishin transferuar, apo dhe ishin emėruar me punė nė kėtė qytet, disa nga personalitete tė njohur dhe me emėr tė spikatur nė kulturėn shqiptare, si shkrimtarė, aktorė, regjisorė, muzikantė, piktorė, skulptorė etj. Nė Librazhd bėnė emėr shkrimtarėt Koēi Petriti, Ruzhdi Qatipi, Ēelik Petriti, Astrit Bishqemi, Adelina Balashi etj. Patėn fillimet e tyre nė skenė aktorėt dhe regjisorėt Guliem Radoja, Resul Duro, Gjergji Melo, Ilir Fatkoja. Zhvilloi aktivitetin muzikor kėngėtari i shquar Sherif Merdani dhe muzikantėt e tjerė tė talentuar, si Arben Kurani, Gazmend Mullahi, Luan Bakiu, Lindita Kotorri, Naim Gjoshi etj. Nė Librazhdi i patėn fillimet e tyre nė krijimtari edhe piktorėt dhe skulptorėt Sali Allmuēa, Robert Pėrmeti, Arben Laze, Robert Qafėzezi etj.. Gjithashtu nė Librazhd ishin vendosur me punė edhe disa intelektualė tė fushave tė ndryshme, si arsimtarė, ekonomistė, mjekė, ushtarakė etj., tė cilėt patėn njė ndikim tė madh pėr zhvillimin intelektual, kulturor dhe shoqėror nė qytetin e Librazhdit.
    Gjatė viteve '60, '70 dhe '80, shumė djem dhe vajza nga Librazhdi kishin kryer shkolla tė larta nė vend dhe zhvillonin kontributin e tyre pėr gjallėrimin e jetės ekonomike dhe shoqėrore tė qytetit tė tyre. Arkitekti Zenel Hysa ėshtė autori qė ka projektuar dhe zbatuar planin urbanistik tė qytetit, duke bėrė qė qyteti tė marrė atė pamje qė ka sot. Nga Librazhdi ishte edhe gazetari i mirėnjohur Osman Allkja, njė nga penat mė tė spikatura tė gazetarisė shqiptare te viteve ’60-80. Nė vitet '70 kishte shpėrthyer talenti i jashtėzakonshėm i dy poetėve martirė, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, qė diktatura i preu nė mes, duke i vrarė barbarisht. Artistė vendas, si Sadi Halili (koreograf), Muhamet Muēa (aktor-regjisor), Sabri Cani (regjisor), Ēlirim Ēollaku (piktor), Sami Roēi (piktor), Arif Lushi (piktor), Rajmonda Mato (piktore), Rakipe Karai (kėngėtare lirike-soprano), Hatixhe Lushi (kėngėtare lirike-mexosoprano), Dashamir Leka (muzikant), Julian Muēollari (skulptor), Besnik Haxhillari (piktor), Gėzim Hida (piktor), Bujar Alliu (muzikant) etj., shpalosėn talentin e tyre nė aktivitete lokale dhe kombėtare, si nė festivale muzikore, ēfaqje teatrale, ekspozita figurative etj. Ndonjė artist librazhdas, si aktori Muhamet Muēa luajti me sukses nė disa filma artistikė tė kinostudios "Shqipėria sot", piktori Arif Lushi nė vitin 1984 mori Ēmimin e Parė nė gjininė e portretit, nė Ekspozitėn Kombėtare tė arteve figurative etj.
    Nė Librazhd zhvillojnė aktivitetin e tyre, sot e gjithė ditėn, "mjeshtrat" librazhdas, si Sadi Halili (Artist i Merituar), Hazis Kopaēi, Naim Gjoshi, Arben Kurani, Sami Roēi, Skėnder Karriqi, Gėzim Hida, Isuf Bardhoshi, Xhevahir Karai, Agim Fezollari etj., por edhe shumė djem dhe vajza tė reja, si kėngėtaret Leonora Bahiti, Jeta Faqolli, Nertila Vreto etj., qė debutojnė me sukses edhe nė aktivitete (festivale) kombėtare, por edhe nė skenat jashtė kufijve shtetėrorė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Arkeologia shqiptare nderohet nė Paris pėr projektin mė tė mirė
    Shqiptraja Belisa Muka mori ēmimin Marc de Montalembert–INHA 2011

    Nė auditorin e Galerisė Colbert nė Institutin Kombėtar tė Historisė sė Artit (INHA) nė Paris, nė prani tė shumė personaliteteve tė artit dhe kulturės franceze, arkeologia shqiptare Belisa Muka mori ēmimin Marc de Montalembert – INHA 2011 pėr kėrkimet e saj mbi Figurinat e baltės tė tipit grek nė Ilirinė e Jugut dhe Epir. Ēmimi Marc de Montalembert-INHA ėshtė njė bashkėpunim midis Fondacionit me tė njėjtin emėr dhe Institutit Kombėtar tė Historisė sė Artit me qendėr nė Paris, i cili i jepet ēdo vit njė kėrkuesi me origjinė nga njėri prej shteteve qė lagen nga deti Mesdhe, duke i krijuar mundėsinė tė plotėsojė kėrkimet e tij nė fushėn e historisė sė arteve tė Mesdheut. Projekti i paraqitur nga arkeologia shqiptare Dr.Belisa Muka, qė u pėrzgjodh si mė i miri pėr vitin 2011, reflekton kėrkimet e saj nė fushėn e koroplastikės, njė disiplinė tėrėsisht e re nė kėrkimet arkeologjike shqiptare. Deri nė fund tė viteve 80’ vėmendja kryesore nė kėto kėrkime pėrqendrohej nė njohjen dhe gjurmimin arkeologjik tė qendrave tė mėdha dhe studimin, kryesisht, tė arkitekturės, fortifikimeve, onomastikės etj. Edhe atėherė kur studimi i kategorive tė caktuara tė kulturės materiale filloi tė bėhet gjithnjė e mė shumė objekt i studimeve tė mirėfillta shkencore, figurinave prej balte tė pjekur nuk u ėshtė kushtuar vėmendje e veēantė. Sasia e informacionit nė pjesėn mė tė madhe nuk tejkalon njė paragraf, duke lėnė jashtė vėmendjes aspektet teknike tė cilat mundėsojnė sot karakterizimin e prodhimeve. Ndėrsa, pėr sa i takon interpretimit lidhur me funksionin dhe domethėnien e kėtyre objekteve, studimet tona dhe jo vetėm, edhe studime tė shumta jashtė territorit tonė, kanė rėnė pre e vorbullės sė njė interpretimi tradicional qė ėshtė nė fillesėn e gabimeve apo konstatimeve tė pa argumentuara sa duhet. Siē e tha edhe vetė laureantja nė fjalėn e saj gjatė ceremonisė sė ēmimit: “Ka ardhur tashmė koha, qė nė dritėn e zhvillimit tė sotėm tė kėrkimeve nė kėtė fushė, kjo kategori objektesh tė marrė vendin qė meriton nė gjirin e bashkėsisė mesdhetare tė cilės i pėrket”. Fillimi i viteve 90’ shėnoi hapjen e arkeologjisė shqiptare dhe intensifikimin e bashkėpunimeve me ekipe tė huaja dhe me specialistė nė kėtė fushė tė kulturės materiale antike, gjė qė ka identifikuar interesin pėr tė ndėrmarrė, nė mėnyrė tė plotė dhe me metodat e tanishme, studimin e tėrėsisė sė gjetjeve qė lidhen me koroplastikėn. Objektit i projektit fitues tė arkeologes tonė Belisa Muka, qė bazohet nė studimin e saj tė doktoraturės (mbrojtur nė Universitetin Charles-De-Gaulle Lille 3 nė fund tė vitit 2009), dhe qė synon botimin, pėrbėhet nga tėrėsia e figurinave tė baltės tė cilat i pėrkasin harkut kohor nga periudha arkaike deri nė shekullin e parė tė erės sonė. Ky studim ėshtė nė formėn e dy korpuseve. Korpusi i parė trajton qendrat dhe kontekstet ku janė gjetur figurina prej balte tė pjekur apo gjetje qė lidhen me koroplastikėn. Duke u bazuar nė tė dhėnat e mbledhura nga gėrmimet, autorja karakterizon dhe dokumenton secilin kontekst, nė njėrėn anė nė kėndvėshtrimin funksional dhe hapėsinor – varrezė, tempull, banesė apo punishte – nė anėn tjetėr nė atė kulturor. Korpusi i dytė trajton gjithė gjetjet e lėvizshme nga territori i Shqipėrisė, si vetė figurinat, ashtu edhe gjetjet qė lidhen me prodhimin e tyre, si kallėpet. Korpusi u pėrgjigjet metodave mė bashkėkohore nė fushėn e koroplastikės, dhe objektet trajtohen nė tre drejtime njėherazi : teknik (pėrcaktimin e serive, karakterizimi i metodave tė prodhimit nė masė tė kėsaj industrie arti), stilistik (veēimi i importeve nga prodhimet lokale, e pėr kėto tė fundit pėrcaktimi i origjinės dhe i ndikimeve stilistikore) dhe ikonografik (analiza e repertorit). Pėrfundimet qė mblidhen nga eksplorimi i tė dy korpuseve trajtohen nė pjesėn e tretė e cila pėrbėhet nga shumė ēėshtje, njėra mė interesante se tjetra. Por do tė doja ta pėrqendroja vėmendjen nė njė aspekt tė veēantė, qė lidhet me problematikėn e interpretimit tė figurinave prej balte tė pjekur dhe tė tipeve ikonografikė qė ato ilustrojnė, nė kuadrin e devocionit popullor. Kjo problematikė, komplekse dhe delikate njėherazi, tregon se pėrshtatja e madhe e pėrdorimit tė kėtyre objekteve hedh idenė e mundėsisė sė dy linjave kryesore qė lidhen me interpretimin e kėsaj kategorie objektesh : ose figurinat prej balte tė pjekur ishin tė zhveshura nga ēdo kuptim i paracaktuar nė zanafillėn e tyre dhe se kuptimet tė ndryshme u visheshin nė funksion tė konteksteve tė ndryshme dhe tė dhuruesve, ose kėto objekte kishin njė kuptim tė gjerė, tė njohur dhe tė pranuar nga tė gjithė, i cili, fatkeqėsisht, neve qė jetojmė nė ditėt e sotme na shmanget ende. Pėrfundimet qė Belisa Muka arrin nė studimin e saj tentojnė tė shohin tek kėto objekte, larg interpretimit tradicional si pėrfytyrime perėndish, kryesisht paraqitjen e femrės nė faza tė caktuara tė jetės sė saj: si vajzė, nė momentin e martesės, si nėnė. Pėrtej pyetjeve qė ngre studimi i artizanatit dhe historisė sė artit, projekti i arkeologes shqiptare Belisa Muka prek gjerazi arkeologjinė e besimit – praktikat votive dhe funerare – tė njė territori qė nuk njihet ende sa duhet, ai i Ilirisė sė jugut dhe Epirit.

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Anemikėt e Butrintit
    Fotot qė ju shikoni janė skeletet e mbetura tė banorėve tė Butrintit! Nė Butrint njerėzit
    nuk e kalonin moshėn 50 vjeēare, rezulton sė fundmi nga studimet e arkeologėve. Kėta
    arkeologė, tė cilėt punojnė atje prej vitesh, u nisėn tė zbulonin njė vilė romake dhe
    gjetėn njė mazoleum tė mbushur me varre njerėzish anemikė, apo tė prekur nga infeksione si turbekulozi. Skeletet qė ju shikoni nė foto i pėrkasin pikėrisht kėtij mazoleumi.


    Njėra nga fotot tregon skeletin e njė vajze merren me kėtė problem nė Butrint kanė
    mundur tė dokumentojnė mungesė tė vitaminės C nė trupin e kėsaj tė reje tė varrosur
    nė Butrint. Pėrveē kėsaj rezulton qė e reja tė ketė vuajtur edhe nga kequshqyerja.


    Njė foto tjetėr i pėrket njė djaloshi adoleshent jo mė shumė se 12-14 vjeē. Sistemi
    imunitar i djalit fatkeq rezulton tė ketė qenė mjaft i dobėt nė momentin e vdekjes. Ai
    vuante nga turbekulozi.


    Studiuesit nė Butrint e kanė tė vėshtirė tė pėrcaktojnė nėse trupi i tij ka qenė i ekspozuar ndaj sėmundjeve infektive pėr shkat tė mungesės sė dietės sė pasur ushqimore, apo pėr shkak tė infeksionit. Gjatė periushės romake ėshtė fakt i njohur qė turbekulozi gjendej nė produktet e qumėshtit, sidomos tė qumėshtit tė lopės.


    Fotoja e tretė paraqet varrin e tre personave tė rritur, dy burra tė moshės pėrkatėsisht 25-30 vjeē dhe 40 vjeē, si dhe njė femėr 25 vjeē. Edhe gruaja kėtu tregon tė dhėna tė qarta tė mungesės sė dietės sė pasur ushqimore dhe anemisė, gjė qė mund tė ketė shkaktuar vdekjen e saj.


    Varret studiohen nga profesori qė u morr me viktimat e 11 shtatorit nė SHBA
    Tė gjitha kėto tė dhėna vijnė nga lagja romake e Butrintit, nė Fushėn e Vrinės, ku vitet e fundit njė grup arkeologėsh nga Fondacioni Trashėgimia Shqiptare nė bashkėpunim me Parkun Arkeologjik tė Butrint dhe Institutin e Arkeologjisė kanė gėrmuar dhe vazhdojnė tė gėrmojnė ēdo vit, pikėrisht nė zonėn e ashtuquajtur dikur nga arkeologėt shqiptarė Nekropoli Romak.


    Gėrmimi i strukturės funerare e quajtur mauzoleum, paraqitur mė poshtė nė formėn
    e njė rikonstruksioni tredimensional, nxori nė dritė 13 varre me 24 individė, disa tė ruajtur nė gjėndje shumė tė mirė, ndėrsa disa tė tjerė tėrėsisht tė shkatėrruar pėr shkak se kjo zonė gjatė viteve 60 ka qenė pluguar pėr pėrdorim bujqėsor.


    Sot, kjo lagje e Butrintit romak, ndodhet brenda Parkut tė Butrintit dhe interesi pėr studime sidomos vitet e fundit ėshtė rritur mjaft. Pėrveē strukturave arkeologjike dhe urbanistrikės sė zonės, pėrdorimit tė tokės e shumė pyetjeve tė tjera qė arkeologėt
    kanė ngritur, njė vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar tė dhėnave pėr popullsinė.


    Kush ka banuar atje? Kanė qenė romakė ata njerėz, apo vendas? Kanė qenė skllevėr apo pjesėtarė tė kastės sė lartė tė aristrokracisė romake? "Materiali arkeologjik shpesh nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr pyetjet e mėsipėrme, prandaj arkeologėt u drejtohen antropologėve", thotė pėr gazetėn drejtuesja e gėrmimeve nė Fushėn e Vrinės, arkeologia Valbona Hysa.


    Falė Prof. Thomas Crist nga "Utica College" nė Nju Jork, i cili sė bashku me studentėt
    e kėtij universiteti vijnė ēdo vit nė Butrint, ėshtė bėrė bėrė i mundur studimi i kėtij materiali kockor. Tė dhėna si mosha, seksi, shkaku i vdekjes, sėmundje, deformime e tė
    tjerė janė pėrcaktuar nga studiuesi.


    Deri tani, asnjė prej skeleteve nuk i pėrket njė tė moshuari qė mund tė konsiderohet
    si i tillė nė ditėt e sotme. Skeleti me moshė mė tė madhe ėshtė gjetur deri nė 50 vjeē. Njė tjetėr fakt interesant qė ka dalė nė dritė ėshtė sėmundja e anemisė dhe sėmundjeve infektive nė njė pjesė tė mirė tė kėtyre skeleteve (edhe pse ka dhjetėra lloje anemish) qė nga periudha romake.


    Hysa ka arritur tė mbledhė tė dhėna se kjo sėmundje, nė fakt, ka qenė e pėrhapur
    nė masė deri vonė nė kėtė zonė tė Shqipėrisė. Mos kemi tė bėjmė me tė njėjtėn
    popullsi qė ka trashėguar edhe kėtė karakteristikė? Kolegu i saj Prof. Thomas Crist
    mendon se pėr ti dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetje dhe pyetjeve tė mėsipėrme, nėse janė
    popullsi vendase apo e ardhur, nėse janė e njėjta popullsi qė ka vazhuar edhe sot
    apo janė tė ardhur duhet t'i drejtohemi njė laboratori pėr Analizat e ADN.


    Kjo analizė nė fakt jep pėrgjigje pėr shumė pyetje. Fatkeqėsisht, nė Shqipėri ende nuk ekziston njė laborator i tillė pėr ekzaminimin e ADN sė skeleteve antike. "Pėr kėtė duhet tė drejtohemi laboratorėve jashtė Shqipėrisė qė janė jo pak tė kushtueshėm. Kėshtu qė pyetja jonė ngelet ende pa pėrgjigje", thotė Hysa.


    Eksperti i Kullave tė 11 Shtatorit, nė Butrint
    Dr. Thomas A. Crist, njė antropolog amerikan, profesor nė Kolegjin e Utikės, u dėrgua dy herė nė Neė York pėr tė identifikuar viktimat e sulmeve tė 11 shtatorit nė Kullat Binjake. Ai ėshtė njė ndėr antropologėt mė nė zė sot nė SHBA, autor i kėrkimeve
    laboratorike tė eshtrave tė njė varri mbi 400 vjeēar, tė zbuluar nė njė qytezė amerikane pak vjet mė parė, eshtra qė rezultuan se kanė qenė tė njė prej mė tė parėve europianė qė shkeli nė Amerikė.


    I njėjti profesor po studion edhe eshtrat nė Butrint. "Puna ime e parė filloi nė 11 tetor
    2001, ekzaktėsisht njė muaj mbas saj dite fatale", kujton profesori i njohur. Ai ishte caktuar tė punonte nė turnin e natės nė vendin e grumbullimit tė mbetjeve "Flesh Kills" nė Ishullin Stalen.


    "Detyra ime kryesore ishte tė bėja dallimin midis mbetjeve humane nga ato tė materialeve jo-humane nė grumbullimet inerte tė cilat ishin sjellė nga Manhattan nė vendin e grumbullimit", tregon Crist. Ai punoi nė "Fresh Kills" pėr tre vjet, ndėrsa bashkėshortja e tij, Dr. Molly H. Crist e zėvendėsoi nė fakultet, nė kursin e anatomisė.

    "Unė u ktheva nė New York nė Janarin e 2007-ės dhe u pozicionova nė Zyrėn e
    Egzaminimit Mjeksor nė Manhattan ku detyra ime kryesore ishte tė konfirmoja
    nėse materialet e derguara aty nga pika e grumbullimit "Fresh kils" ishin mbetje
    humane ose jo", thotė ai.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 21-04-2011 mė 02:57

  12. #112
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Tė rejat e Rikut pėr Fyellin!?
    Madhesia e germave: Violeta Murati
    Ekspedita e pėrbashkėt shqiptaro-gjermane, e cila po kryente gėrmime arkeologjike nė zonėn historike tė Lezhės, zbuloi ndėr tė tjera disa elementė kockorė, enigmatikė, cilindrikė



    Pėr tė shkuar nė laboratorin e vetėm qė kemi pėr restaurimin e objekteve arkeologjike duhet tė marrėsh nė telefon shefin e tij, pasi njė derė e madhe prej druri, qė ėshtė gati nė tė rėnė, ku janė varur dy dryna me zinxhirė tė hollė, tė rinj ėshtė mbyllur... Rruga e vjetėr me kalldrėm - zona mė e fundit e shpallur historike, nuk shkelet mė as nga makinat por dhe janė ditėt e fundit dhe pėr vetė laboratorin. “Policia na ktheu dje kėtu, sėrish, por vetėm pėr pak kohė”, - thotė shefi i Laboratorit tė Arkeometrisė dhe Konservimit, Frederik Stamati. Pak kohė me parė nga tė zotėt e shtėpisė ishte nxjerrė me forcė qė andej dhe tani ishte kthyer derisa tė gjejnė njė strehė tė re pėr laboratorin.

    Aty ka mjaft qetėsi, ka hapėsirė tė madhe kur deri para pak kohėsh shėrbente pėr parking. Pamja pėrballė ėshtė e mjerueshme, e zymtė gati nė tė shembur njė nga shtėpitė mė karakteristike tė Tiranės ku ndodhemi, tek Laboratori i Konservimit dhe Arkeometrisė. Aty shkojnė objektet mė tė ēmuara tė arkeologjisė, ato tė sapogjetura dhe mė tė vjetra qė janė nė grahmė tė fundit. Por, shefi i kėtij laboratori sa heq zinxhirėt e derės tė mbyllur thotė: “Do ikim shumė shpejt, dje na solli policia”.

    ***

    Copėza tė vogla kockore nė ngjyrė bardhė e zi, cilindrike, janė shpėrndarė mbi njė tavolinė tė gjatė, disa tė futura nė qeska tė vogla... shpjegimi i tyre deri tani nga arkeologėt ėshtė krejt enigmatik: ėshtė instrument muzikor etnografik, ndoshta njė fyell?! Ndėrsa shtojmė pyetje tė tjera: Janė zbulimi i ndonjė tradite, kulturė dhe artizanat? Ēfarė ėshtė pėrcaktuar deri tani nga arkeologėt ėshtė se kanė tė bėjnė me njė gjetje qė i takon shekullit I para Krishtit ose shekullit I mbas Krishtit.

    Ekspedita e pėrbashkėt shqiptaro-gjermane, e cila po kryente gėrmime arkeologjike nė zonėn historike tė Lezhės, zbuloi ndėr tė tjera disa elementė kockorė, enigmatikė, cilindrikė dhe me njė ose dy brima. Nė fakt, edhe njė vit mė parė ishin zbuluar disa fragmente pranė tė njėjtės zonė. Shefi i Laboratorit tė Konservimit, Frederik Stamati, dje i ka dhėnė fund restaurimit tė tyre, por ende pa nxjerrė ndonjė gjė me shpresė, duke i lėnė pjesėt e lidhura, qė ngjajnė me fyellin nėn rrahje hipotezash.

    Stamati tregon se qysh nė momentin e zbulimit u ngrit njė pikėpyetje pėr domethėnien e tyre. Mendimi paraprak ka qenė se kėto fragmente kockash i pėrkisnin njė instrumenti muzikor, ndoshta njė fyelli. Stamatit, kjo punė mbi pesėmujore, i ringre edhe njė herė problemin e restaurimit tė objekteve muzeale. Nėse duhet kaq shumė kohė pėr njė objekt, atėherė ēfarė do tė bėhet me objektet e tjera arkeologjike dhe etnografike, qė presin radhėn dhe janė nė procesin e dekompozimit? Laboratori aktualisht ka nė organikėn e tij vetėm dy punonjės dhe edhe njė herė lind kėrkesa urgjente pėr forcimin e laboratorit me kuadro tė tjerė tė diplomuar nė kimi dhe qė janė tė aftė pėr tė pėrballuar kėtė punė.

    Nga ana tjetėr, ēfarė nuk ėshtė thėnė ndonjėherė ėshtė dhe rruga qė ndjekin objekte tė tilla pasi marrin formėn e plotė dhe identifikohen qartė. Stamati nė intervistėn ekskluzive pėr “standard” na flet pėr raste tė rralla ekspozuese tė objekteve mė tė famshme tė gjendura kėto vitet e fundit nė Shqipėri.



    Ka disa muaj qė nė Laboratorin e Arkeometrisė dhe Konservimit njė qeskė me elementė kockorė u bė njė kėrshėri mediatike se ēfarė mund tė ishin kėto sende tė zbuluara nė Lezhė. Tani qė ka mbaruar restaurimi, ēfarė mund tė thuhet?



    Ekspedita e pėrbashkėt shqiptaro-gjermane, e cila po kryente gėrmime arkeologjike nė zonėn historike tė Lezhės, zbuloi ndėr tė tjera disa elementė kockorė, enigmatikė, pranė tė njėjtės zonė. Qė nė momentin e zbulimit u ngrit njė pikėpyetje pėr domethėnien e tyre. Mendimi paraprak ka qenė se kėto fragmente kockash i pėrkisnin njė instrumenti muzikor, ndoshta njė fyelli.

    Nė tetor tė vitit tė kaluar tė gjitha fragmentet u sollėn nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė tė Institutit tė Antropologjisė Kulturore dhe Studimit tė Artit, pranė QSA-sė.

    Deri tani ėshtė harxhuar pėr restaurimin nė fjalė njė kohė prej mė se shtatė muaj. Tė gjitha fragmentet kockore ishin tė mbuluar nga balta. Arkeologėt nuk kishin guxuar tė bėnin pastrimin e tyre, sepse fragmentet e kockave ishin dėmtuar shumė nė tokė, nga ujėrat etj. ose nga ndonjė djegie dhe ishte vetėm balta ajo qė i mbante pėr tė mos u shpartalluar plotėsisht. Gjatė punės restauruese dolėn shumė tė dhėna, pėr shembull, ishte pėrdorur fyelli i kockės, pjesa e jashtme e fragmenteve ishte rrumbullakosur me torno, zbukurimi ishte shpuar me punto; nganjėherė puntoja ishte futur aq thellė, saqė kishte prekur edhe murin e pasmė. Tashmė duken mirė shenjat e lėna nga instrumentet e pėrdorura. Nė disa raste vihet re njė ulluk i sheshtė, qė lidh brimat, por qė akoma nuk e kemi pėrcaktuar funksionin. Nė disa raste shohim se kocka ėshtė sharruar nė dy pjesė nė drejtimin gjatėsor. Interesante ėshtė se cilindrat nga brenda nuk janė tė tornuar, por kanė mbetur me gunga. Ky fakt lind pikėpyetjen e parė: A ka qenė fyell?

    Pra, hipotezėn e parė e kishit pėr fyell, a doli kjo e vėrtetė?

    Ajo ēfarė patė para njė viti, ka pėrfunduar duke na dhėnė njė ide mė tė qartė. Janė restauruar rreth 2 mijė fragmente kockore qė ishin mbasi u pastruan, u trajtuan janė montuar aq sa ka qenė e mundur. Ēdo gjė tani ėshtė nė vendin e vet dhe nuk ka asnjė gjė qė tė jetė vėnė kuturu. Ato fragmente qė i shikoni tė lėnė mėnjanė, nuk lidheshin, janė pjesė tė dekompozuar, ndoshta mund tė jenė dhe pjesė tė humbura. Dhe ne na kanė dalė kėto pjesė tė instrumentit qė nuk e kemi pėrcaktuar pėrfundimisht, por mund tė jetė njė fyell a ndonjė instrument muzikor, tė cilat mund t’i kategorizojmė; janė pjesėt e gjata me dy vrima dhe pjesėt e shkurtra me njė vrimė.

    Tė gjitha pjesėt kanė dekoracion me rrathė koncentrikė tė bėrė me dorė. Pjesėt e gjata i kanė zbukurimet, ndėrsa tė shkurtrat jo. Ndonjė prej tyre ka njė si lug, ndoshta kjo ishte pėr tė lėvizur gishtat. Po nga brenda kėto pjesė tė fyellit nuk janė tė rrumbullakėta. Puna vazhdon akoma, jo vetėm pėr restaurimin maksimal, por dhe pėr tė pėrcaktuar llojin e kockės, moshėn ekzakte dhe pėr tė kuptuar domethėnien e kėsaj gjetjeje.

    Pra, pas gjithė kėtij pėrshkrimi dhe pritjes - konkluzioni?

    Pėrfundimi ėshtė ky: nė kėtė rast u restauruan dhe qoftė ne, si laborator, qoftė dhe arkeologėt nuk japin akoma dot njė formė pėrfundimtare se si ka qenė ky instrument muzikor. Por, mendojnė qė tė ketė dy variante; e para mendohet se nė Lezhė tė ketė qenė njė punishte pėr prodhimin e veglave muzikore dhe kėto qė mbajmė nė duar mund tė jenė skarcitete qė i kanė hedhur, sepse shikojmė qė nga brenda nuk janė tė tornuara, se si mund tė lidheshin pjesėt me njėra-tjetrėn. Varianti tjetėr ėshtė se kjo mund tė ketė qenė njė dyqan, qė shiste instrumente muzikore dhe mund tė ketė rėnė zjarri dhe kėto mund tė jetė ēfarė ka mbetur nga shkrumbimi.

    Me njė nga arkeologėt qė biseduam dje, ishte i kėtij mendimi qė akoma e kemi tė papėrcaktuar se ēfarė ėshtė, por duhet tė thirren specialistėt e degėve muzikore, historianė tė veglave muzikore qė tė dimė se ēfarė instrumenti ėshtė ky. Ka njė lloj shansi tjetėr, qė tė gėrmohet mė shumė rreth e qark vendit ku janė zbuluar kėta elementė se mos gjendet edhe ndonjė pjesė tjetėr qė lidhet me kėto, sepse janė dashur dy vjet pėr t’i gjetur. Deri kėtu ku kemi arritur ne u deshėm shtatė muaj punė.

    Mendimet se ky fyell lidhet me hipotezat se mund tė ketė pasur nė Lezhė njė punishte prodhimi tė veglave muzikore apo dhe ajo e njė dyqani tė tillė, a mendoni se ka njė bazė pse dilni nė kėtė pėrfundim, a ka ide tė zhvilluar pėr ndonjė traditė artizanati nė kėtė zonė?

    Kėtė nuk e themi dot. Kėto pjesė tė fyellit dimė qė i takojnė periudhės romake qė i takon shekullit I para Krishtit ose shekullit I mbas Krishtit. Por pėr ndonjė traditė tė asaj natyre nuk flasim dot, vetėm mund tė mendoj se nė kėtė periudhė mund tė ketė pasur shumė barinj qė e kanė pėrdorur fyellin pėr kullota. Kujtoj se harpa dhe fyelli kanė qenė instrumentet muzikore qė pėrdoreshin nga etnokultura e asaj kohe.

    Ju mendoni se do tė jenė muzikologėt qė do ta thonė fjalėn e fundit pėr kėtė instrument?

    Po, patjetėr do tė jenė ata qė do ta pėrcaktojnė. Akoma nuk kemi kontaktuar me ndonjė muzikolog, sepse tani sapo ka pėrfunduar restaurimi dhe prisnim njė pamje mė tė qartė nga lidhja e pjesėve. Janė arkeologėt pastaj qė do tė lidhen me kėtė punė, sepse muzikologėt do t’u bashkėngjiten mendimeve tė tyre pėrfundimisht se me ēfarė gjetje kemi tė bėjmė. Sigurisht qė objekti do tė marrė kontekstin arkeologjik.

    Tani qė detyra juaj restauruese ka mbaruar, ku do tė jetė destinacioni i fyellit?

    Kėto pjesė tė lidhura qė ne e kemi menduar se i pėrket njė fyelli tė epokės ilire, do t’i dorėzohen Qendrės sė Studimeve Albanologjike. Atje, mbasi tė mbarojė studimi, mund tė ekspozohet. Por ėshtė interesante, qė njė specialist i arkeologjisė, Ilir Zaloshnja, po mė tregonte se nė vitin 1975, rastėsisht nė Apoloni kanė gjetur nė njė buzė tenxhereje prej bronzi dhe kishte brenda disa copa qė ngjanin me kėto tė fyellit, qė ishin tė prera. Ajo ishte zbuluar rastėsisht e shkelur nga njė makinė. Nuk e di nėse pėr kėtė rast janė bėrė studime. Kėto pėrbėjnė dy raste nė Shqipėri qė janė tė ngjashme, nuk mund tė themi se janė tė njėjta.

    Gjithė kėto restaurime tė objekteve arkeologjike, ēfarė rruge marrin pasi dalin prej kėtej tė identifikuara?

    Normalisht, pasi pėrfundon puna nė laborator, objektet i marrin arkeologėt dhe ata bėjnė studimin mė pas. Ata mbi kėtė konfiguracion aq tė plotė, qoftė qeramikėn, monedhėn, metalin bėjnė studimin dhe botohen. Por ėshtė edhe faza e ekspozimit, por jo tė gjitha. Kjo varet ēfarė vlen pėr t’u prezantuar nė publik.

    A mund tė na thoni se sa nga objektet, flas kėtu kryesoret, qė ju keni restauruar janė ekspozuar?

    Mund tė flas pėr monedhat qė janė zbuluar dhe restauruar nė laborator, pothuaj tė gjitha janė studiuar dhe janė botuar nė organet shkencore tė arkeologjisė. Po ju them vetėm rastin e monedhave. Ato kanė qenė shumė tė rėndėsishme, sepse monedha daton.

    A i ndiqni nė vazhdimėsi objektet arkeologjike qė dalin nga laboratori se ēfarė jete bėjnė?

    Disa mund tė them po. Ju jap njė shembull tė njė albumi qė kanė bėrė gjermanėt, qė edhe u ekspozua nė Mynih, gjysma e objekteve kanė qenė trajtuar nga laboratori. Disa nga kėto kanė pasur fatin tė jenė nėpėr ekspozita. Marrim pėr shembull njė tjetėr rast, varrin e Belshit, qė u zbulua rastėsisht nga disa ushtarė dhe zboristė. Por fshatarėt e zonės ku e kanė parė, e kanė thyer, sepse mendonin mos ka florinj a ndonjė gjė tė ēmuar. Mė pas ka shkuar Neritan Ceka, i cili kur i ka parė tė restauruara, nuk e kishte imagjinuar se do t’i shihte nė atė formė. Nė fakt, varri ka pasur objekte argjendarie, qeramike, karfica, varėse etj. Ky ėshtė varri mė i pasur qė ėshtė zbuluar nė Shqipėri. Kėto tė gjitha janė ekspozuar kėtu dhe nuk ka mbetur ekspozitė jashtė vendit qė tė mos shkonin objektet e kėtij varri.

    Rastet e rralla

    2000 amfora mė tė vjetrat nė botė

    Rreth 2000 amfora tė shek. 4 p.e.s. i janė nėnshtruar procesit tė restaurimit nė Laboratorin e Konservimit. "Amforat e zbuluara pak kohė mė parė nė Apoloni, janė tė tipit greko-romak", - tha shefi i kėtij laboratori, Frederik Stamati.
    Gjetja e tyre nė njė mur tė ndėrtuar nga tre rreshta me pėrmasa 23 metėr gjatėsi dhe 5.6 metėr gjerėsi shėnon rastin e gjashtė nė botė tė zbulimit tė njė muri tė tillė.
    Amforat, tė cilat mendohet se janė ndėr mė tė vjetrat nė botė, u zbuluan nė pozicion pėrmbys me funde tė thyera, ndėrsa mendohet se janė dėmtuar nga punimet qė janė bėrė nė periudhėn romake ose nga dukuritė natyrore si tėrmetet, rrėshqitjet e dherave.
    Amforat janė tė vulosura me bojė tė kuqe, si rezultat i kalimit nė pikat kufitare. Gjatė gėrmimeve arkeologjike pati hipoteza tė ndryshme pėr funksionin qė kanė kryer kėto amfora, tė cilat mendohej se kishin shėrbyer si lapidarė.
    Tjetėr hipotezė ėshtė se ato i ishin dhėnė si shpėrblim njė sportisti, qė kishte fituar ēmim tė parė nė Lojėrat Olimpike, ka treguar Stamati. Por, amforat mund tė jenė pėrdorur pėr rregullimin e ujėrave, qė vinin nga kodra pėr tė mbrojtur qendrėn e qytetit, ose tė kenė shėrbyer si filtrues tė ujit, ose si tarraca. Pas restaurimit, amforat do tė vendosen nė Apoloni, vendi ku janė gjetur. Njė mur i tillė me amfora ėshtė zbuluar nė Romė (Itali) nga fundi i shekullit XIX, nė Athinė (Greqi) dhe Vjenė (Austri).

    Mbi 40 bizhuteri tė Mesjetės

    Vathė, unaza, zinxhirė gjithēka me tė cilat zbukuroheshin vajzat shqiptare nga Mesjeta janė zbuluar nė varrezat pranė pallatit “Rinia”, nė Durrės. Ato janė objekte metalike, qė i pėrkasin periudhės mesjetare. Janė 40 palė vathė, unaza, zinxhirė me pėrbėrje bronzi dhe argjendi, tė cilat i janė nėnshtruar restaurimit nga Stamati. Sipas tij, bizhuteritė kanė shumė tė dėmtuara dhe paraqesin shumė vėshtirėsi pėr t'u restauruar. Midis tyre ka edhe kryqe, qė i pėrdornin si varėse nė qafė, gjatė kėsaj periudhe. Objektet janė zbuluar gjatė gėrmimeve qė janė bėrė nė vitin 1980 nė Durrės. Pas restaurimit, kėto bizhuteri janė vendosur nė Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit.

    Mburoja, restaurimi mė i vėshtirė

    Mburoja, gjendur e copėtuar nė 8153 fragmente ėshtė zbuluar nė vitin 1984 nga arkeologu Vangjel Dimo, e cila ėshtė restauruar nga Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė dy vite mė parė. Diametri i mburojės ėshtė 72 cm dhe ėshtė njė nga 3 objektet mė tė mėdhenj metalike, tė zbuluar nė Shqipėri.

    "Restaurimi i kėsaj mburoje mund tė konsiderohet si objekti mė i vėshtirė qė kemi pasur ne nė laborator, gjatė tė gjitha kohėrave”, - ka thėnė Stamati. Mburoja ishte e copėtuar nga koha nė 8153 fragmente. Gjatė nxjerrjes pranė fshatit Kryegjatė, ku ėshtė gjetur ėshtė shembur pjesėrisht duke u dėmtuar me tej. Qė prej 25 vjetėsh ajo qėndronte nė laborator duke u restauruar vazhdimisht.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #113
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Gjatė vitit 2011 bėhen 25 ekspeditat arkeologjike
    Viti 2010 pёr arkeologjinė shqiptare ka rezultuar i sukseshёm pasi dolёn nё dritё vepra shumё tё rёndёsishme siē ishte ai i bustit tė njё burri, njё gruaje etj. Gjatė 2010 nga Instituti i Arkeologjisė u pėrcaktuan 20 ekspedita tė cilat rezultuan tė suksesshme nė zbulimin e shumė veprave nga antikiteti. Ndėrsa pėrgjatė vitit 2011 priten tё ndёrmerren 25 ekspedita arkeologjike tё cilat do tё shtrihen nga veriu nё jug tё vendit. Arkeologёt shqiptarё kёtё vit do tė bashkėpunojnė edhe me kolegė tė e tyre kosovarė. Zbulimet e sukseshme tё 2010 nxitėn qё nё 2011 arkeologėt tё jenė mё tё motivuar. Gёrmimet do tё jenё tё pёrqёndruara nё parqet kryesore siē janё ato tё Apolonisё, Butrinti, Finiqit, Bylysit, por do tё hapen edhe projekte tё reja gёrmimi nё Vlorё, nё luginёn e Valbonёs si dhe nё Dibёr. Pritet qё para hapjes sё sezonit turistik tё bёhet inagurimi i muzeut tё Apollonisё ēka do tё mundёsonte ardhjen e mё shumё vizitorёve nё kёtё qёndёr.

  14. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336
    Ku mund te lexoj te reja rreth kangjellave antike per te cilat flet artikulli ?

    Gazeta Shqiptare Online URL: http://balkanweb.com/index.php?id=70303
    ------------------------------- citoj nga artikulli --------------------------------------
    (Dėrguar mė: 10/12/09)

    Nė vitin 2000, gjatė gėrmimeve arkeologjike tė bėra nė Durrės,
    dolėn nė dritė edhe disa fragmente kangjellash . . .
    me njė lartėsi prej gati 1 metėr e 50 cm e me njė gjerėsi prej 50 cm,
    ato janė kangjellat mė tė bukura nė Shqipėri . . .
    ----------------------------------------------------------------------------------------------

  15. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Kangjellat Antike vijon

    . . . vijon

    Pyetja ne postimin me lart me lindi pasi pashe nje nga diptiket e Perandorit
    Anastas. Aty ka nje pamje cirku rrethor me kangjella. Ndoshta kane lidhje ?
    Bashkengjitur jane pamjet e diptikut.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  16. #116
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nė trojet shqiptare ka ende shumė punė pėr arkeologėt
    Gjurmėt mė tė hershme tė banimit tė territorit tė Shqipėrisė janė zbuluar nė Xarė (Sarandė) dhe nė Gajtan (Shkodėr) tė cilat i takojnė epokės sė paleolitit (rreth 100.000 vjet mė parė).
    Interesi pėr vlerat arkeologjike tė Shqipėrisė nis qysh nė shek. XIX kur studiues tė gjeografisė historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit tė tė dhėnavenga burimet antike.Kėshtu ėshtė i pari qė viziton Shqipėrinė francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grčce, comprenant la description ancienne et moderne de l'Epire, de l'Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake, nga shėtitja qė bėri nė Shqipėrinė e Jugut deri nė Apoloni, botoi njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė rėnojave tė objekteve arkeologjike qė i ranė nė sy (W.M. Leake, Travels in northern Greece, London 1835, v. 4). Mė vonė arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqipėrinė dhe nė studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durrėsin e Apoloninė (L.Heuzey. H. Daument, Le mission archéologique de Macčdoine, Paris 1876). Nė fillim tė shek. XX vizitoi Apoloninė dhe rrethinat e Vlorės balkanologu C. Patsch. Ai ėshtė i pari qė zbuloi qytetin e Amantias dhe mė pas botoi njė studim tė hollėsishėm mbi antikitetet qė pa nė Bylis, Klos, Berat etj. (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904). Gjatė Luftės sė parė botėrore erdhėn nė Shqipėri arkeologėt austriakė C. Praschniker e A. Schober tė cilėt filluan kėrkimet nga veriu i Shqipėrisė nė drejtim tė jugut dhe i kushtuan vėmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920).Mė 1924 njė mision arkeologjik francez, nėn drejtimin e Leon Rey, fillon gėrmimet sistematike nė Apoloni, tė cilat vazhduan deri mė 1938 dhe rezultatet u botuan nė revistėn Albania (L.Rey, Albanie, Revue d'archéologie, Paris 1925-1939, nė 6 vėllime). Njė mision tjetėr arkeologjik italian mė 1926 filloi gėrmimet nė qytetin antik tė Foinikes dhe mė vonė nė Butrint. Nė fillim misioni u drejtua nga L. Ugolini e mė pas nga Markoni e Mustili (L. Ugolini, Albania antica, Roma 1927-1942, 3 vėll.); D. Mustili, La civilta preistorica dell'Albania, Roma 1940).Pas Luftės sė dytė botėrore deri mė 1990 kėrkimet e studimet arkeologjike u bėnė nga arkeologė shqiptarė. Mė 1948 u krijua nė Tiranė Muzeu Arkeologjik-Etnografik, mė pas u krijua Sektori shkencor i kėrkimeve arkeologjike, nga i cili mė 1976 u formua Qendra e Studimeve Arkeologjike dhe mė 1991 Instituti i Arkeologjisė. Gjatė kėtyre viteve veē muzeut qendror arkeologjik dhe pavionit arkeologjik nė Muzeun Historik Kombėtar, u ngritėn edhe muze tė profilit arkeologjik nė Durrės, Apoloni, Butrint dhe Korēė, tė cilėt ruajnė objekte me vlera unikale.Vitet 1991-1999 pėrbėjnė njė etapė tė re pėr arkeologjinė shqiptare, atė tė bashkėpunimit me arkeologė tė huaj. Janė realizuar ose vazhdojnė veprimtarinė projekti shqiptaro-grek nė Butrint, projekti shqiptaro-amerikan nė Shpellėn e Konispolit (Sarandė) dhe nė zonėn Apoloni-Bylis, projekti shqiptaro-francez nė Apoloni dhe nė vendbanimin prehistorik tė Sovjanit (Korēė) dhe projekti shqiptaro-anglez nė Butrint. Gjatė vitit 2000 janė duke u hartuar edhe projekte tė tjera pėr kėrkime nė Durrės, Bylis e qendra tė tjera arkeologjike.Rezultatet e kėrkimeve, gėrmimeve e studimeve arkeologjike, mėse njėqindvjeēare, tė bėra nė Shqipėri, mund t'i pėrmblidhnim nė tė gjitha periudhat, si parahistorike dhe historike. Gjurmėt mė tė hershme tė banimit tė territorit tė Shqipėrisė janė zbuluar nė Xarė (Sarandė) dhe nė Gajtan (Shkodėr) tė cilat i takojnė epokės sė paleolitit (rreth 100.000 vjet mė parė). Periudhės sė paleolitit tė vonė (30.000-10.000) vjet, i takojnė njė numėr mė i madh vendbanimesh (Xarė, Konispol, Shėn Marinė, Kryegjatė, Rrėzė Dajti, Gajtan etj) tė cilat mbulojnė gjithė territorin e Shqipėrisė sė sotme. Gjatė epokės sė neolitit (7000-3000 p.e.s) territori i Shqipėrisė ka qenė shumė mė i banuar, gjė qė e dėshmojnė me dhjetra vendbanime tė zbuluara, tė cilat kanė qenė ngritur nė fusha pjellore, nė taraca lumore dhe nė shpella. Banesat e tyre ishin kasolle tė thjeshta tė lyera dhe tė shtruara me baltė. Nė Dunavec e Maliq janė zbuluar banesa tė ngritura mbi hunj (palafite) tė cilat kėrkonin njė teknikė tė lartė tė ndėrtimit tė banesave. Por nė jetėn e banorėve neolitikė vend qendror zinte bujqėsia dhe blegtoria si edhe pėrgatitja e prodhimi i enėve prej balte.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #117
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nė Dumre, nė “Kopshtin e Edenit”, ku njerėzit flenė mbi thesare

    Njė ditė tė bukur maji bashkė me disa shokė, Fetah Elezin, pedagog nė Universitetin Bujqėsor tė Kamzės; Shyqo Peshtanakun, biznesmen, dhe Dhimitėr Shtėmbarin, gazetar, u nisėm drejt Dumresė. Thonė se qejfi ha kumbullatė tharta e jo mė mjalt qė nė pikė tė mėngjesit. Sa kalojmė Urėn e Peshkatarit nė Mullet dhe ecim goxhį, nuk e mbajmė mend emrin e vendit, por ishte afėr grykės sė tuneleve qė do tė hapen nė autostradėn Tiranė-Elbasan dhe Shyqoja, njė biznesmen i shkathėt, qė e njeh shoqėrinė dhe qė bėn shumė gjėra nga ato qė nuk i bėjnė dot kolegėt e tij, na ktheu nė parkun e bletėve, qė e ka ngritur thjesht dhe vetėm pėr pasionin e tij prej fshatari. Jo si shumė tė tjerė, qė e kanė pėr turp origjinėn dhe nuk e zėnė kurrė nė gojė vendlindjen e tyre, Shyqoja ėshtė ndryshe. Nė park sa kanė rėnė rrezet e para dhe bujitja sinfonike karakteristike e bletėve ėshtė nė kulmin e saj, ndėrsa ne nė tonėn, me oreshka mjalti pėrpara, por edhe me njė ndjesi ngazėlluese qė tė jep njė mėngjes i tillė, larg zhurmės sė qytetit, me kėtė ajėr tė pastėr dhe gjelbėrim tė pamatė. Ėshtė maj dhe, siē shkruan nė njė poezi poeti Koēi Petriti: ”...nė maj as pleqtė nuk kėrrusen”!... Nė Qafė-Krrabė u themi miqve tė ndalonim nė njė vend, ku Tomorri duket pėr herė tė parė kur shkon nga Tirana, ose tė fundit kur vjen nga Elbasani. Miqtė e tanė u habitėn me kėtė farė rebusi, por u qetėsuan dhe na erdhėn nė ndihmė menjėherė kur u thamė se donim tė gjenim pikėn nga ku piktori i madh anglez, Eduard Lir, ka pikturuar Tomorrin dhe, mė pas, ka shkruar nė ditarin e tij se “ishte e vėshtirė t’i ktheje shpinėn kėsaj pamje malore tė mrekullueshme, kėtyre skutave e qosheve tė kėsaj bote tė bukur, kėtyre pamjeve prej tė cilave asnjė shpirt piktori nuk lodhet kurrė”. Pasi kėrkuam, mė nė fund e gjetėm. Ishte nė njė qafė mbi fshatin Gracen. Njė shesh i bukur nė anė tė njė shkėmbi, ku ai ka pikturuar disa luftėtarė shqiptarė, ndoshta shoqėruesit e tij, ėshtė edhe sot me po atė formė, pavarėsisht se aty ėshtė hapur rruga automobilistike. Nė sfond, nė njė hirnosje mėngjezore tė hapėsirave tė Darsisė, Dumresė, Sulovės, Nahijes sė Beratit, nė mes mezi shquhet ravijėzimi i Tomorrit legjendar, qė nė kėtė rast, deri sa e kėrkojmė, na duket si njė personazh i gjallė. Pas njė kafe nė Elbasan, vetėm e vetėm pėr tė na tregur vendet dhe sektorėt ku kishte punuar si specialist e drejtor ferme, Fetahu na ēon nėpėrmjet rrugės sė Paprit nė Cerrik. Nė Cerrik ndenjėm shumė pak, sa pėr njė cigare. Ishte njė javė para zgjedhjeve dhe miqtė tanė qė kishin njerėzit e tyre aty nuk donin tė ngatėrroheshin. Do t’i paragjykonin sikur kishin ardhur pėr fushatė, ndaj ikėm shpejt qė kėtej drejt Dumresė. Fusha e Cerrikut, pjesė e ēiflikut tė Biēakēinjve tė Elbasanit, ėshtė e vendosur midis dy lumenjve Shkumbin dhe Devoll. Ajo ka njė veēanėsi strukturore aluvinare qė e bėn shumė tė lehtė nė kullim dhe vaditje, por edhe nė pjellori. Jo mė kot italianėt nė kohėn e Zogut ia vunė sytė kėsaj fushe pėr tė ndėrtuar njė fermė tė madhe kuajsh, mė e madhja nė Ballkan qė do tė furnizonte ushtrinė italiane, por edhe do tė mbushte tregun botėror me kuaj rrace tė tė gjitha llojeve. Italianėt nuk arritėn ta realizonin dot projektin e tyre. Ata lanė aty vetėm disa godina qė janė edhe sot. Mė parė, nė periudhėn e socializmit, ka qenė e mirėnjohura si ferma e Cerrikut. Sa mbaron fusha e Cerikut, merr paksa mė tė djathtė dhe tė del Shalėsi, njė fshat goxha i madh, fshati i parė i Dumresė, si tė thuash porta pėr tė hyrė nė tė.

    Qė para gati 30 vjetėsh, kur mė ra rasti tė kaloja njė herė kėtej kam shkruar se ėshtė njė gjė tepėr e rrallė, hatėr i natyrės, qė nė njė sipėrfaqe prej 21 500 hektarėsh, tė ketė 85 liqene me sipėrfaqe 770 hektarėsh, qė mbajnė rreth 30 milionė m3 ujė. I qėndroj edhe sot asaj qė kam thėnė duke shtuar se si nuk paska sy njeriu, kuptohet nga ata lartė, qė ta shikojė kėtė mrekulli shqiptare e tė bėjė diēka pėr tė. Njė vend tjetėr i botės do tė krenohej me kėtė kopsht tė Edenit dhe do tė rivinte nė vend atė qė ėshtė prishur dhe shkatėrruar aq barbarisht. Se Dumreja, simotra mė e madhe e Lurės, ka qenė po aq e bukur sa dhe Lura, madje, mė e bukur. Pyjet e saj tė lartė prej dushku, frashri e shkoze, kanė qenė njė xhungėl e vėrtetė, sa nuk i dilte dot njeri matanė. Shtoji kėtij peizazhi edhe kaltėrsinė e format e ēuditshme tė liqeneve dhe mundohu tė pėrfytyrosh ēfarė mrekullie tė del pėrpara. Njė pėrrallė! Se si ka qenė Dumreja mė parė, vetėm tė vjetrit e dinė dhe vetėm atyre u dhemb. Mjafton tė shikosh lisat e shekullorė tė mbetur aty-kėtu majė ndonjė kodrine, si fjala vjen, nė varrezat e fshatit Hardhi, qė tė pėrfytyrosh mrekullinė e dikurshme. Pėrgjatė rrugės janė ngritur disa lokale tė bukur. Kthehemi nė njėrin prej tyre. Zabit Zekthi na lutet tė rrimė. Nuk ju vonoj, thotė, peshkun e kam gati. Tani sa mė erdhi. Por ne ngutemi. Pak mė tej, kur nė njė qafė ku duket qyteza e vogėl e Belshit po bėnim disa foto me sfond liqenin, zbret nga makina njė njeri jo vetėm trupmadh, por edhe zhurmėmadh, shakaxhi i thekur, se filloi me njėherė nga ato tė tijat. Jakup Uruēi e quanin. E njihnin tė gjithė pėr qyfyret dhe shakatė qė kishte bėrė, kur ishte shofer i kryetarit tė kooperativės, por edhe pėr ato tė tanishmet, si biznesmen i suksesshėm. Belshi ėshtė njė vend i bukur. Jo mė kot Sami Frashėri donte ta shihte kryeqytet tė Shqipėrisė. Tani ai ėshtė lėnė krejt pasdore. Jo qė kryeqytet s’u bė, por as qytet pėr tė qenė nėk ėshtė bėrė. Mu duk tamam si 30 vjet mė parė, veēse me njė ndryshim; me njė masakėr urbane, qė po ia zė frymėn dhe po e helmon liqenin me derdhjet nė tė. Tash sė fundmi ky qytet ka filluar tė vizitohet nga turistėt vendas e tė huaj, tė cilėt, nė mė tė shumtėn e herės, ngelen tė zhgėnjyer. Tė kesh njė perlė tė tillė e tė mos e vlerėsosh pėr shumė pak gjė, nė radhė tė parė pėr rregull e pastėrti, pastaj pėr ndėrtime me kriter e infrastrukturė bashkėkohore, kjo nuk ėshtė normale. Kushedi si do tė ishte Belshi tė ishe nė njė vend tjetėr tė botės! Po e gjithė Dumreja me gjithė ata liqene ku njėri ėshtė mė i bukur se tjetri me ato kodra tė rrumbullakosura me lartėsi tė njėjtė qė ndahen nga njėra-tjetra nga lugina tė vogla, qafa e gropa qė i japin pllajės pamje tė mahnitėse!? Edhe nga pikpamja administrative, bashkė me Sulovėn dhe Darsinė fqinje, krahina me tė njėjtat kushte gjeografike, ekonomike, sociale e kulturore, Dumreja mund tė organizohej ndryshe, duke formuar njė rreth mė vete, qė do t’i jepte mundėsi menaxhimit mė tė mirė punėve si nė drejtim tė turizmit, por edhe tė zhvillimit ekonomik. Kjo ėshtė njė zonė qė dikur ka kultivuar duhanin dhe lulediellin, ndarsa tani janė krijuar plantacione tė tėra me ullinj dhe vreshta, tė cilat janė shoqėruar edhe me ngritjen e fabrikave tė vajit dhe tė pėrpunimit tė rrushit dhe frutave. Njė drejtim tjetėr zhvillimi kėtu ėshtė peshkimi. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e liqeneve, kėtu shkon nė 770 hektarė(!). Vėllimin mė tė madh tė ujit nė kėto liqene e ka ai Merhojes me 11.3 milionė metra kub. Po kėshtu, tė mėdhenj konsiderohen edhe liqeni i Ēestinjės me 97 hektarė; Seferani 87.5 hektarė; i Degės 37.5 hektarė, ndėrsa mė i vogli ėshtė liqeni i Ēartallozit, me 0.5 hektarė. Ndėrsa mė tė thellė janė: Merhoja 61 metra; Ēėrraga 29 metra; Seferani 20.8 metra etj. Thellėsia mė e vogėl zbret nė 10 metra. Karakteristikė e liqeneve karstike tė Dumresė, ėshtė se ata janė liqene me regjim shiu dhe mbushja me ujė e gropave tė tyre pėrgjithėsisht bėhet nga rrjedhja e pėrkohshme sipėrfaqėsore. Gjatė stinės sė verės ndodh qė afro 20 liqene tė thahen pėrkohėsisht. Kėta liqene kanė tejdukshmėri tė vogėl dhe nė thellėsinė 15 metra, nė disa prej tyre vihen re shenja tė acidit sulfhidrik. Nė liqenet e Dumresė gjendet me shumicė krapi, ballėgjeri, por edhe peshqė tė tjerė kėnetorė. Ndėrkohė qė tė gjithė kėta liqene janė shumė tė pėrshtatshėm pėr zhvillimin e florės dhe faunės ujore e bregliqenore. Nė Dumre ėshtė zhvilluar njė tip i veēantė i karstit me hinka e gropa tė shumta karstike. Ato pėrbėjnė tiparin dhe veēorinė e relievit dhe peizazhin e Dumresė, kanė njė diametėr nga 15-20 m dhe thellėsi 3-3 m. Njė nga kėto nė fshatin Hardhi ėshtė mbushur me mbetje inerte, njė tjetėr midis Kosovės dhe Fierzės, me njė diametėr 1.5 km dhe thellėsi 100 m, me njė bimėsi tė dendur, thonė se ėshtė kėrkuar nga njė italian pėr turizėm, por nuk ėshtė konkretizuar marrėveshja. Toka e Dumresė rrit njė florė tė pasur me shumėllojshmėri bimėsh tė egra, por edhe tė kultivuara. Bujqit meraklinj kanė ngritur plantacione tė tėra me vreshta, tė cilat tė ekspozuara nga dielli, japin shumė prodhim, por edhe njė prodhim cilėsor. Qė e pranon rrushin toka e Dumresė, e dėshmon edhe njė fakt i thjeshtė, qė njė fshat kėtu quhet Hardhi. Ndėrsa ndėr bimėt e egra, kėtu rritet njė lule e veēantė, qė quhet Lekoi i Bardhė, qė ėshtė njė nga lulet mė tė bukura qė rritet nė ujėrat e liqeneve tė Dumresė. Kjo lloj bime kryesisht rritet nė gjolin e Turbullt tė Rrafmanit dhe nė atė tė Seferanit. Po kėshtu nė kėto liqene rritet edhe Lekoi i Verdhė. Tė huajt marrosen pas tyre dhe liqeneve, dhe gjithnjė e mė shumė po sulen drejt tyre pėr tė shijuar kėto mrekulli tė natyrės. Banorėt e zonės tani janė tė motivuar pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės dhe nuk po tentojnė tė largohen mė nga zona, e cila dikur thahej pėr njė pikė ujė.

    Nė gjendjen e tanishme, Dumreja ka vetėm njė rrugėzgjidhje tė shpejtė e tė pėrkohshme. Atė e shpėtojnė vetėm investimet. Nga tepčja e Gradishtės, i vetmi “mal” qė mburret me 180 e ca metrat lartėsi, Dumrea duket si nė pėllėmbė tė dorės. Gradishta ka njė vlerė monumentale jo vetėm natyrore, por edhe arkeologjike. Ajo ėshtė akropoli i Dumresė, Tomorri i Dumresė, siē e ka quajtur poeti ynė i mirėnjohur, Xhevahir Spahiu. Jo mė kot tė parėt e kanė zgjedhur kėtė vend dominant, kėtė belvedere, si qendėr banimi dhe administrative. Gėrmimet arkeologjike mė 1969, 1973-74 nė Gradishtė dėshmojnė si vendbanim ilir tė periudhės sė mesme tė bronzit, qė u zhvillua pa ndėrprerje nė fazat e hershme tė epokės sė hekurit. Nė shek. VI p.es. ishte qendėr protourbane, ndėrsa nė shek IV-I p.e.s. u kthye nė qytezė tė fortifikuar tė krahinės sė fisit ilir tė parthinėve. Nė perėndim tė qytezės, nė liqenin e Seferanit, ishte faltorja e Afėrditės dhe kulti i saj ushtrohej duke hedhur nė ujė enė e terrakota si dhurata pėr perėndeshėn. Ėshtė kjo arsyeja qė herė pas here edhe sot zhytėsit gjejnė nė fundin e liqeneve relikte tė rralla. Belshi vazhdoi si qendėr banimi dhe gjatė shekullit tė I-IV tė e.r. duke qenė pranė degės nga Apollonia tė rrugės Egnatia. Nė shek IV-VI u fortifikua me mure gur. Ndonėse tė rralla, njė vend tė veēantė zėnė edhe punimet nė bronz, ku nė shumicėn e rasteve ka tė skalitur drerė, mamuthė qė janė zbuluar nė afėrsi tė qendrės sė Belshit. Ndėrkohė qė nė vende tė tjera janė shfaqur edhe punime me vlera si pjata me zbukurime, tė cilat janė shumė tė hershme. Ecim nė rrugėn e re qė pėrshkon Dumrenė nga lindja nė perėndim, dmth, nga Belshi, zemra e Dumresė, deri nė Kosovė tė Vogėl, ku i thonė Myzeqe. Kjo rrugė bashkėkohore e ktheu Dumrenė nė njė zonė tashmė edhe me zhvillim tregtar. Nė Hardhi, nė njė drekė tė mirė, me verė shtėpie e peshk tįze, Bedri Qypi, kryetari i komunės sė Fiėrzės, njė djalė i ri, i mirė, pėr ta pirė nė kupė, siē thotė populli, na tregon historinė e kandidimit tė tij pėr herė tė dytė. Mė kishin ngelur ca punė tė mira pėr tė bėrė, ndaj dhe nė fushatė u thashė zgjedhėsve, do t’i bėjmė apo do t’i lėmė nė mes ato gjėra qė kemi nisur? Andej nga Tirana mund tė jenė politike zgjedhjet, kėtej nga ne janė praktike, nga zgjedhje bėhen zgjidhje pėr njerėzit. Dhe shkel syrin pa tė keq. I urojmė fitore dhe ndahemi me tė. Mė vonė mėsuam se ai kishte fituar. Hallall, kur thonė turqit! Kjo krahinė me njė natyrė kaq tė butė, tė bukur, qė prodhon vetėm mirėsi, edhe njerėzit i ka tė tillė, tė mirė, punėtorė tė zotė, por edhe luftėtarė trima kur e ka dashur puna. Mahmut Hidri, xhaxhai i Sul Hidrit, njė figure komplekse e tė njohur nė Dumre, oficer i lartė i ushtrisė turke, ka qenė ai qė ka mbrojtur Kongresin e Lushnjes dhe e ka shoqėruar qeverinė e ngritur aty pėr nė Tiranė. Po kaq e njohur ėshtė edhe figura e Nebi Balit, zėvendėsit tė Haxhi Qamilit, tė torturuar nga Esat Pasha nė Peqin. Nė luftė Dumreja ka qenė njė nga vatrat mė tė zjarrta me formacionet e saj partizane, batalionin e saj tė famshėm qė bashkėpunonte ngusht me Grupin e Parė partizan tė Myzeqesė. Megjithėse Dumreja me 40 fshatrat dhe me 40 mijė banorėt e saj fle mbi thesare, askush nuk e di, madje sa vetė ata qė ngrysen e gdhihen aty, le tė tjerėt. Por do tė vijė njė ditė qė ajo do tė bėhet siē e pėrfytyronte gjenerali i mendimit tė Rilindjes sonė Kombėtare, mendjendrituri Sami Frashėri. Qofshim gjallė deri atėhere!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 25-05-2011 mė 15:53

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Vend me te vertet i bukur sidomos me ato liqene te vegjel, me vjen keq qe nuk kam ca foto nga ai vend....
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  19. #119
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kultura e Komanit
    Fahri Xharra | 28-05-2011
    Tė shpjegosh rrėnjėt autoktone dhe prejardhjen ilire-shqiptare nė tė njėjtėn kohė e bėn mė tė lehtė kuptimin e orientimit tonė pro perėndimor. Ne kemi mbirė mbi kėto troje pellazge-ilire, shumė shekuj mė herėt sesa tė vinin nė Gadishullin Ballkanik grekėt, romakėt, hunėt e gotėt, sllavėt e sė fundi nė shekullin e XV-tė edhe osmanėt.

    Nė Gajtan tė Shkodrės janė gjetur vendbanime tė vjetra 6000 vjet p.e.s, ndėrsa nė Xarė tė Sarandės 10 000 vjet p.e.s. Gjuha e jonė ėshtė pjesė e trungut tė gjuhėve indoevropiane nė cilėsinė e degės shqipe, pra shumė e hershme e qė na ka afruar mė herėt se popujt tjerė tė perėndimit. Albert Dymo thotė se ”nuk ka racė mė tė vjetėr se shqiptarėt nė Evropė”. Ilirėt gjendeshin nė qendrėn e saj para se tė lindte nocioni i Evropės.

    Milan Shuflay, George Hahn, Ēabej, Mayeri, Jokli e tė tjerė e vėrtetojnė duke e krahasuar me njė lis vigan me rrathėt e tij vjetorė si rritjen e kėsaj bote tė lashtė ballkanike,

    Kultura e Komanit ėshtė njė kulturė e hershme e Arbėrisė, qė e vazhdon kulturėn ilire, qė do tė thotė se bartėsit e saj arbėrit janė shqiptarė tė hershėm, pasardhės tė ilirėve. Zbulimet e bėra nė Delmace tė Komanit i hapėn rrugė njė rindėrtimi arkeologjik dhe historik duke u bėrė njė pikė reference pėr mėnyrėn e zhvillimit tė Ballkanit Perėndimor nė shekujt VI-XIII pas Krishtit.

    Gėrmimet arkeologjike nė Koman janė bėrė fillimisht nė vitin 1898 nga Konsulli i Francės nė Shkodėr, Degrand. Nga ato gėrmime u gjetėn varrezat e mesjetės sė hershme, mbi tė cilin u bė ndėrtim shkencor i njohur si Kultura e Komanit, qė e bėnte lidhjen e shqiptarėve si pasardhės tė arbėrve dhe ilirėve. Pėr mė se njė shekull,varrezat e Delmacės kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes sė arkeologėve tė huaj dhe atyre shqiptarė.

    Nė Evropėn Perėndimore gjetjet nė kėto varreza u bėnė tė njohura me emrin “Kultura e Komanit”, pėrderisa sllavėt dhe osmanėt e kishin rrėnuar dhe humbur atė kulturė shumė herėt. Delmace ėshtė njė fshat i Komanit nė njė lartėsi mbidetare 568 metra. Kėshtjella e Delmacės dhe Kisha e Shėn Kollit shikuar kalimthi dhe si zbulim i rėndėsishėm pėr historinė tonė janė lėnė pėrgjysmė pėr 50 vjetėt e kaluara. Delmace me rrethinė ėshtė shumė mahnitėse me fshehtėsinė e vet ende jo krejt tė zbuluar.

    Emrin Delmace e gjejmė kryesisht nė shkrime ku i njohuri pėr ne studiuesi Hahn e krahason me shqipen dele, delmer, bari delesh. Emri Delmace bashkė me gjetjet arkeologjike nė varreza e dėshmojnė vazhdimėsinė ilire-arbėrore nė malet e Dukagjinit, si Pukė- Iballė-Spas. A. Dhima e sheh vazhdimėsinė edhe nė tiparet antropologjike tė arbėrve tė shek. VI-VIII, nė banorėt e Pukės nė masėn mbi 70 pėr qind.

    Hulumtuesit kanė studiuar nė fushėn e toponimeve tė Delmacės e sipas Xhemal Meqit, dallohen: Varrezat e Delmacės, mbi njė rrafshinė nė jug tė kėshtjellės, Qafa e Delmacės nė mes tė Kodėr Varrezė te Majės sė Cungut tė shkėmbit tė kalasė, Kėshtjella e Delmaces 4 km nė lindje tė Komanit, Kroni i Delmacės i humbur mes gurėsh, ana perėndimore e Kodėr Varrezės e njohur si Masdelmace, Gryka e Delmaces nė veriperėndim tė Masdelmaces.

    Delmace, duke qenė njė vend malor, kur rrethanat ishin tė favorshme historike tė shek. VI-VIII u bė njė qendėr me pėrmasat e njė “kulture qytetare” (H. Spahiu “Gjetja e Delmaces” 1971)

    Sipas arkeologes Etleva Nalbani, kėrkimet shkencore pėr jetėn e Mesjetės sė hershme nė Kalanė e Delmaces shtrihen nė njė sipėrfaqe prej 2 500 metrash katrorė. Aty janė tė vendosura nė forma tarracash mbi 35 banesa prej guri. Zbulime tė rėndėsishme e me vlerė janė edhe ato tė 300 varreve e qė japin shenja edhe pėr njėmijė varre tjera tė pa hapura nė atė lartėsi mbidetare. Zbulimet e tilla e klasifikojnė Komanin edhe si qendėr tė

    referencės sė mėsimit nė tė gjithė Ballkanin.

    Komani si i tillė i banuar nga popullata ilire ka qenė njė nga metropolet e Ballkanit Perėndimor. Nė kalanė e Delmaces gjenden toponimet e katėr kishave si ajo e Shėn Kollit, Shėn Gjergjit, Sėn Mėhillit si dhe Kisha e Zonjės sė Mirė. E gjithė kjo tregon se sa e madhe ishte shtrirja e kėtij qytetėrimi tė hershėm por edhe mė rėndėsi kishtare e kulturore tė Krahinės sė Pultit tė Sipėrm. Zona e epėrme e Pultit sė bashku me kalanė e Delmacės nė bazė tė shėnimeve dhe fakteve, toponimeve tė mbledhura kanė qenė qendrat mė tė mėdha tė krishterimit nė kėtė rajon.

    Pėr Kishėn e Shėn Kollit kemi tė dhėna shumė me vlerė nga Gjergj Bardhi,1634, arqipeshkėv i Tivarit dhe ipeshkvi i Sapės, Frang Bardhi mė 1637. Sipas tyre, famullia e Shėn Kollit ishte pėr tre fshatrat nė Koman, Bytyē (Mtyēi Buzhalės), Qerreti i vogėl dhe Delmace. Gjergj Bardhi shkruan me 1634 se “ nė Shėn Koll janė shenjat se pėrpara kishte qenė vend i dalluem...,ndėrsa Frang Bardhi vazhdon ”me sa kuptohet, kėto shenja janė gjurmė tė njė zhvillimi tė hershėm qė dalloheshin ndėr vendet tjera tė Maleve tė Pukės, Iballes dhe Spasit. Me gjithė ekspeditat ndėshkues osmane nė kėto male, nė Shėnkoll kishte ende begati tė dukshme...”

    Tė shkelėsh pėr herė tė parė nė kėtė vend ėshtė vėshtirė tė bėsh lidhjen nė mes tė pamjes mahnitėse ku pėrpara ke Shurdhanė, Danjen dhe Rozafėn dhe shkel mbi qytetėrimin e Mesjetės sė hershme qė ka shumė pėr tė na rrėfyer.

    Dikur flitej pėr varrezat misterioze tė veriut, por mė 6 janar 1898 konsulli Degrand e dha njoftimin i pari pėr Kulturėn e Komanit por edhe vjedhjen e 130 objekteve arkeologjike qė i dėrgoi nė muzetė e Parisit. Historiani gjerman Treger, nė vitin 1900 i hapi 10 varre dhe gjetjet i ēoi nė Berlin.

    Me 1924, arkeologu Italian Ugolini i hapi disa varre tjera dhe “i mori do materiale pėr studime tė mėtutjeshme“. Studiuesja me e madhe shqiptare ka qenė Hana Spahiu me punėn e sė cilės u formua teza e Komanit si kulturė mė vete. Fakti i njė vendbanimi i provuar nė mėnyrė shkencore nga arkeologėt tanė se populli qė dikur rronte nė kala, rrėnjėt e tij i ka tė thella qė arrijnė deri tek ilirėt e hershem. Fakti qė vendbanimi ishte prej guri, faktet qė pėrdorej metali, ndėrtimi i shumė kishave, varrimet e tė vdekurve qė bėheshin me rrobe e stoli flasin qartė pėr zhvillimin ekonomik tejet tė lulėzuar nė kohėn e tė parėve tanė.

    Sipas Aleksandėr Stipēeviqit, “kultura e Komanit ėshtė kultura e njė populli qė nė shek. VI-VIII ishte njė kapėrcyell i tė dy epokave, nga ajo e vonė antike, nė periudhėn e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armėve, i veglave tė punės dhe i stolive, me praninė e shumtė tė simbolikės ilire, e lidhin “Kulturėn e Komanit” me tė kaluarėn ilire tė kėtyre trojeve dhe me banorėt e lashtė tė tyre, ilirėt”.

    Duhet tė mburremi jo vetėm me zbulimin e varrezave por tė mburremi edhe me krenarinė pėr njė qytetėrim tė hershėm qė tė tjerėt na e kanė zili. Kultura e Komanit pasqyron shumė bukur mbijetesėn pagane dhe atė tė krishterė tė tė parėve tanė.

  20. #120
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mitologjia e Jonės mėshtjerrė me viēin, hyun-dem Epafi dhe e Nymfeut tė Epirit, nė numizmatikėn iliro-epirote

    Fama dhe lavdia mesdhetare e gjedhėve tė “Kopeve tė Gerionit, kopeve tė Herakliut, kopeve Pirrike, kopeve tė Kaonit tė Malit Pergam, kopeve tė Mėzisė” etj
    Duke iu referuar burimeve tė shkruara antike, qysh nga Hesiodi, Homeri, Aristoteli etj, e deri te S. Bizantini, mundemi tė krijojmė njė pėrfytyrim e sintezė pėr rritjen dhe shfrytėzimin e gjėsė sė gjallė nga paraardhėsit tanė nė trojet ilire e epirote, kryesisht pėr ato kafshė tė cilat hyjnė nė grupin e atyre qė gjuha jonė e lashtė popullore i kishte klasifikuar si “bagėti, gjā e gjallė e trashė, gjeri, gjedhė”.

    Ne mundemi tė vėrejmė se kemi disa ish-pronarė tė lashtė barbarė kopesh, emrat e tė cilėve lidhen edhe si bazileusa mitologjikė edhe si emėrtime toponimie, oronimie, hidronimie etj, me trashėgimtarė me pemė gjenealogjikė, me shndėrrime/metamorfoza, me ndėrhyrje tė perėndive politeiste etj. Tė gjitha kėto pasqyrohen edhe nė objektet e pikturuara qeramike, nė basorelievet e skulpturat, siē edhe nė monedhat. Me kėtė rast mitologjia qė reflektohet nė monedhat, sigurisht shkon shumė mė lashtė se vetė kronologjia e monedhave.
    Hesiodi, i cili kishte shkruar edhe veprėn ‘Teogonia’ (Mbi prejardhjen e Perėndive) shkruante pėr gjallorėt frymorė tė vdekshėm tokėsorė tė Epirit:
    “Ėshtė njė fushė, Hellopia, shumė pjellore dhe me luadhe tė mira,
    e pasur nė dele dhe nė qe kėmbėharkuar;
    kėtu banojnė burra me shumė kope gjedhėsh
    dhe njė sasi e panumėr fise mortarėsh;
    kėtu, nė pjesėn e fundit ėshtė ndėrtuar Dodona;
    kėtė Zeusi e deshi qė tė jetė njė faltore
    e vyer pėr njerėzit…
    [“Carmina”, Fragment 134 (156); “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, 1965, f 14]
    S. Bizantini, shek VI, citonte Hekateun (shek VI-V p.e.r.) dhe shėnonte: “ABROI, fis pranė Adrias sė Taulantėve, fqinj tė Helidonėve sipas Hekateut”; po aty ai shėnonte: “ADRIA, qytet dhe pranė tij gjiri Adrias, si dhe lum, sipas Hekateut. Krahina ėshtė e pasur me kullota, prodhon dy herė nė vit, lindin binjakė, shpesh tre dhe katėr keca nė vit, gjithashtu nė disa raste edhe pesė e mė tepėr; edhe pulat pjellin dy herė nė ditė dhe nga madhėsia janė mė tė vogla se tė gjitha pulat e tjera. Qytetari dhe banori; adrianos, sipas Asianit. U thonė edhe adriates dhe detit – Adriatik. …BERENTION, fshat pranė Adrias. Theopompi, XLII, emri etnik Baretinos. …TEGESTRA/Tergestron… nga Tergestre e deri te gjiri i Adrias janė 5029 stade… (S. Bizantini, “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, 1965, f 416, f 421


    Konstatohet se origjina e emėrtimit tė detit Adria/Adriatik dhe origjina e emėrtimit tė lumit, tė gjirit, tė krahinės, tė malit dhe fisit Adrian, lidhen etimologjikisht me gjuhėn ilirishte dhe me banorėt ilirė tė anėdetit tonė. Identifikimi i kėsaj qyteze e krahine si, Adria nė anėdetin tonė tė Ilirisė ishte vėrtetuar katėrcipėrisht nga Aristoteli (shek IV-III p.e.r.), i cili bazohej nė tė njėjtėn temė dhe material tė cituar nga Hekateu dhe Theopompi tė shek VI-V p.e.r.. (De Mirabilibus Auscultationibus, 842 b, 128) Gjerėsisht ne e kemi trajtuar gjetiu.
    Aristoteli, bazuar nė autorė mė tė vjetėr kishte dhėnė mjaft pėrshkrime, sidomos pėr “kopetė pirrike” me lopė, me dhen, pėr metodat e rritjes dhe ushqimit etj. Kjo traditė e lashtė dhe ky emėrtim zanafillonte, sipas mitologjisė, qysh nga koha e mbretit tė lashtė epirot Pirro, i biri i Neoptolemit, nga fisi i Akilit. Kėtu lidheshin edhe fijet me kaonėt, trojanė e kaonėt pellazgjikė epirotė me pirridėt epirotė dhe me kopetė pirrike. Nuk i kishte shpėtuar vėmendjes as Bonasi, njė lloj bizoni nė rritje tė lirė i mbuluar me lesh, i cili gjuhej vazhdimisht pėr mishin e shijshėm, dhe pėr kėtė arsye u shfaros. (Aristoteli, “De Animalium Historia”, “Ilirėt…”, cit., f 40-41)
    Nė lidhje me “pronarin Gerionin ose vėllezėrit trinjakė TreGerionėt e Epirit”, me tė cilėt ishte ndeshur me njė duel edhe Herakliu, na rezulton se nė antikitet kishte ekzistuar njė debat midis disa shkrimtarėve antikė. Arriani (shek I-II), duke cituar Hekateun e shek VI-V p.e.r. kishte nėnvizuar: “Logografi Hekateu thotė se Herakliu, prej Argosi, i dėrguar nga Erystheu pėr tė grabitur dhe pėr t’i dėrguar lopėt e Geryonit nė Mykenė, nuk zbriti as te Iberėt (kėtu, Spanja afėr Gjibraltarit. A.L), dhe as mbi njė ishull tė quajtur Erythi, tė vendosur nė oqean (oqeani Atlantik. A.L); Hekateu thotė se, Geryoni ishte njė mbret i kontinentit qė jetonte midis Ambrakisė e Amfilohisė dhe se ishte pikėrisht ky vend ku Herakliu i grabiti gjedhėt, duke i dhėnė fund ndėrmarrjes sė tij tė vėshtirė. Unė di dhe qė kjo krahinė, Epiri ėshtė e pasur nė kullota dhe ushqen lopė shumė tė bukura. Lavdia e lopėve tė Epirit rrjedh ndoshta nga njė kohė shumė mė e vjetėr se Erystheu dhe nuk ėshtė aspak e paarsyeshme tė besohet se mbreti i Epirit quhej Geryon”. (Alexandri Anabasis”, Lib. II, 5, 16)


    Nė po kėtė temė mitologjike, edhe Skylaksi i shek V p.e.r. kishte shkruar: “…nė viset e brendshme janė atintantėt, sipėr Orikisė dhe Kaonisė, deri nė Dodonė. Nė krahinėn e Kastidias (nė Iliroi) thuhet se ndodhet njė fushė qė quhet Erytheia. Kėtu thuhet se kishte ardhur Gerioni dhe kishte kullotur qetė. Nė kėto vise janė malet Keraune, nė Epir dhe aty afėr ėshtė edhe njė ishull qė quhet Sason”. (Scylakis, “Periplus, Illyroi”, 26)
    Bazuar mbi kėto debatime e burime antike, del se realisht paskemi pasur mitologji tė lashta autoktone pellazge epirote e ilire, me grabitje kopesh etj. Herakliu i famshėm, eksploratori tokėsor, detar e qiellor, i njohur edhe si murerrethues e ndėrtues qytetesh, si seleksionues e mbarėshtues kopesh, siē e shohim, ia paska grabitur ato kopetė me lopė, viēa e dema, me buaj, buaca e kotorrė, TreGerionėve nė territorin e Epirit, ndėrsa grekėt e degdisėn atė “nė fundin e botės”.
    Kėshtu, mendoj se nė kėtė temė duhet diskutuar pak edhe autoriteti i sotėm europian i interpretimeve mitologjike, P. Grimal, i cili duke i dhėnė prioritetin kryesor variantit tė “Bėmave tė Herakliut”, shkruan: “Njė variant traditė tjetėr e sjell fushėn Eritheia nė Epir, nė krahinėn e Ambrakisė”. (P. Grimal, “Enciclopedia dei Miti”, 1988, f 303, zėri Gerione)
    Grimal, me sa duket nuk e vuri re se, “Gerioni atlantik, nė Perėndimin e Diellit nė Fundin e Botės”; Gerioni si rojtar i faraonit egjiptian Busiridi etj, ishte njė deformim-variant i ndėrtuar mbi njė bazament mė tė lashtė epirot.
    Mitorregulluesit e pėrvetėsuesit helenė e paraqitėn Gerionin/Gerionin e Trefishte epirot me tendencė fyese, si njė simbol i njė barbarie primitive, pak a shumė si ajo legjenda e fisit/popullit tė Ilirit, vėlla me Keltin e Galin, si tre bijtė e Ciklopit Polifem. Kėtė tendencė poshtėruese, pėrveē edhe njė diference nė fazėn e zhvillimit, e kishte theksuar e interpretuar autoriteti dr. prof. M. Korkuti. Si “barbarė”, tė aristokratizuarit e fisnikėt helenė quanin jo vetėm Euromedontin e legjendės sė Feakisė edhe Epidamnin e Ilirisė, por deri vonė edhe Filipin e Maqedonisė etj. Ndoshta i influencuar nga ky ndikim helen, Dante Aligheri e pėrzgjodhi dhe e dėnoi Gerionin si njė rojtar-guardian besnik nė rrethin e tetė tė ‘Ferrit’! Por, a e meritonte kėtė TreGerioni?! (D. Aligheri, ‘Ferri’, 1960, K. XVII-XVIII, bisha Gerion f. 195. Ish-vigan mitologjik me tri koka e tre trupa nė ishullin Erife etj.)
    Ndėrkaq, shumė shekuj mė pėrpara, shkrimtari antik i shek II, Lukiani nga Samosta e kishte interpretuar Gerionin e Trefishtė ashtu siē kishte qenė realisht, si simboli i miqėsisė vėllazėrore dhe humane, tė cilin e kishte parė edhe me sytė e tij nė pikturat e ndryshme tė qeramikės etj. (“Vep. tė Zgj.”, bot. 1979, f 413)

    Duke e trajtuar mbi kėtė lloj pikėpamjeje realiste, bėhet e kuptueshme pėrse nė “rrjetėn e merimangės mitologjike” pėrzihen edhe albanėt e gadishullit tonė me Malin Alban, me kullota tė pasura; pėrse na del bazileusi mitologjik ilir Adria; pėrse do tė kemi, pėrveē disa emėrtimeve tė njėjta, madje edhe emėrtime si Japigjia, andej e kėndej detit Jon; pėrse kemi dy Jonė mitologjikė ilirė, njė Jon italik e njė Jon hy kokėdem/Ios, me fytyrė demi/kau nė gadishullin Gaza; pėrse Hellopi na del si biri i Jonit: pėrse mėshtjerra Jona e Bardhė hidhet nė detin Jon dhe pėrshkon Ilirinė; pėrse me flijimin e kaut e me Kaonin themelohet Buthrotos (demi/kau i flijuar), ku kemi edhe kopetė dhe barinjtė e Malit Pergam si kopje homologėve trojanė; pėrse na del EpriDemi/Epidamnos, nimfa Melisa dhe kulti i Jonės mėshtjerrė me viēin gjipirės, kulti i Demetrės, kulti i Izidės egjiptiane; pėrse na del Herakliu edhe nė legjendėn e Epidamnit e Dyrrahut; pėrse na del Kadmi fenikas duke ndjekur njė lopė qė mban midis brirėve njė sferė, nė kėrkim tė motrės sė humbur Evropa/Europa e metamorfizuar si mėshtjerrė dhe e mbarsur nga demi/mzati Zeus etj.


    Monedha e famshme prej argjendi e “lopės me viēin duke pirė qumėsht” nė Epir dhe nė Iliri
    Nė Shkodėr ka njė shprehje tė urtė popullore: “Na ka tretė lopa me gjith viē”, dhe po kėshtu edhe njė tjetėr: “Na ka tretė bulli me gjith bullicėn”. Kishte pasur ndonjė lidhje ose jo kjo shprehje relikte me njė mitologji tė lashtė ose me disa variante tė saj, gjithsesi ne e pėrdorėm, sepse i shkon mjaft mirė temės.
    Duke shkruar mė 1939 pėr kėtė monedhė argjendi, e emėrtuar thjeshtė shqip: “lopa/mėshtjerra me viēin gjipirės”, shumė e njohur dhe e pėrhapur nė tėrė pellgun Adriatik dhe nė tė dy gadishujt, medievisti e numizmati G. Valentini e mendonte futjen e saj fillimisht nga modelet e punishteve nga Korinti, e sidomos nga Korkyra. Pak mė vonė kjo monedhė argjendi do tė qarkullonte masivisht nga prerjet e Durrėsit dhe Apollonisė. Simbolika nė faqen e “lopės me viēin” nuk interpretohej, ndėrsa ana e pasme komentohej si “Kopshtet e Alkinout nė Korkyrė”.
    Qysh herėt, nė njė katalog e manual monedhash, “Monete Greche”, specifikisht pėr kėtė prerje/stampim ishte hedhur hipoteza se, stampat lidheshin me ndonjė lloj mitologjie e besimi politeist, ndėrsa nė monedhat e kolonive autonome kishte pasur edhe disa shtesa e pėrshtatje nė lidhje edhe me kulte lokale.
    Mbi legjendėn mitologjike tė Epidamnit e Dyrrahut, ndėr autorėt tanė shkroi i pari M. Barleti, pastaj studiuesi autoritet Marin Sirdani dhe duke vazhduar nga ku e la ai, shkruan mė pas edhe H. Ceka, S. Anamali, N. Ceka etj.
    Historia e Shqipėrisė (bot. 1959 e 1967), pa komente, paraqiti disa interpretime dhe gjetje arkeologjike, ku veēoheshin dy drahme tė Dyrrahut dhe njė e Lidhjes Epirote.
    Me njė paraqitje mė tė zgjeruar e prezantuan kėtė monedhė njeri mbas tjetrit, dy arkeologėt akademikė, Hasan dhe Neritan Ceka. Dr. prof. N. Ceka e thekson se prerja e kėtyre monedhave autonome tė Dyrrahut e Apollonisė, statere me vlerė katėr drahmesh, duhet tė ketė filluar aty nga gjysma e dytė e shek V p.e.r., edhe si njė lloj imitimi e imponimi nga korkyrasit etj. N. Ceka mendon se, “katrori me ornamente” paraqet “kopshtet e lulėzuara” tė bazileusit tė Korkyrės, Alkinou, sipas pėrshkrimit tė Homerit. Ai botoi edhe disa monedha tė bazileusit Monun, rreth 280 p.e.r., ku interpretonte edhe njė “nofull derri”, si njė flije e preferuar e Poseidonit, por nuk ishte shprehur pėr interpretimin e mitologjisė sė ‘lopės me viēin gjipirės’.
    Studiuesi H. Ulqini, duke shkruar mė 1980 pėr objektet e grabitura arkeologjike, paraqet edhe kokėn e njė demi/kau tė lauruar nė Dyrrah, flet pėr objekte me kultin e Demetrės, “Nėnės sė Madhe” etj.
    Pėr paraqitjen e relievit tė Durrėsit si njė kokė, rrashtė demi dhe lidhjen e etimologjisė si Epidamnos/Mbi, Epir, EpirDemi, pra me njė etimon me Dem, unė, sipas edhe kumtimit tė njė skede nga albanologu Kol Luka, kam shkruar qysh mė 1968 e 1972. Kėtė shkrim e kishte miratuar edhe prof. V. Toēi. (Pėr etimologjinė me bazė “dem”, shih E. Ēabej, “St. Etim. Nė fushė tė shqipes”, III, 1987, f 190)
    Interpretime dhe diskutime tė reja

    Herodoti e kishte shprehur idenė se mitologjitė e lashta autoktone pellazge ishin futur nė bashkėpunime, me marrje-dhėnie, me krahasime, identifikime e integrime tė mitologjive pellazge me mitologjitė mesdhetare, mė veēanėrisht me ato fenikase e egjiptiane. Kėshtu, Herodoti sillte shembullin se si tempulli i Amonit nė Teba tė Egjiptit dhe ai i Zeusit nė Dodona, profetizonin njėlloj, se si helenėt i huazuan dhe i sofistikuan perėnditė pellazge etj.
    Kohėt e fundit nga arkeologjia italiane janė raportuar disa gjetje tė monedhės sė Durrėsit dhe Apollonisė, “Vacca/giovenca con vitello”, shoqėruar edhe me interpretime tė reja. Ne do t’i krahasojmė kėto edhe me disa monedha, gjetje nė vendin tonė, dhe do tė zhvillojmė ndonjė diskutim.
    Sipas vlerėsimit tė specialistėve italianė, kjo monedhė e Durrėsit (fig. 9), paraqet kokėn e Isidės “me mistere tė shumta”, nga miti egjiptian i Isidės, e lidhur me kultin e Osiris, e hyut kokėdem Apis. Ky kult direkt kishte hyrė edhe nė Itali. Kulti i Isidės lidhej me ngjizjen, pjellorinė etj.
    Kandili i ndezur lidhet me festimet pėr “Isidėn Ndriēuese”, nė fillim tė korrikut, porsa perėndonte dielli. Disa autorė kanė parė lidhje imitime mė vonė edhe nga kulti i Maries me birin Jezus/Isa. Nėn kandil ka edhe njė objekt tė paidentifikueshėm. Monedha ka edhe emrat e dy magjistratėve, KTHTOΣ dhe ΦANIΣKOY. Ana tjetėr, edhe sipas komentatorit italian, paraqet njė katėrkėndėsh tė ndarė nė dy pjesė me ornamente.

    Pėr interpretimin direkt tė Isidės egjiptiane, unė kam njė mendim diskutues disi mė ndryshe. Mbas ndonjė hyrje si “Kult i Isidės dhe Apisit” fillimisht, mendoj se gradualisht duket se kemi tė bėjmė me mitologjinė e Ios/Jonės e Epafit. Herodoti e krahasonte dhe e identifikonte Isidėn si tė ngjashme me Demetrėn. Autorė tė tjerė kanė parė ngjasime edhe me Nėnėn e Madhe, me Gjean etj. Ndėrkaq, shumica e autorėve kanė parė identifikime, madje edhe njė pėrzierje dhe njė zėvendėsim me mitologjinė e Ios/Hios/Jonės/Hyjneshės. (Shih, Io e Epafo.mht Wikipedia)
    Jonėn, bijėn e Inakut, njė priftėreshė e virgjėr e njė tempulli tė Herės, e ka pikasur dhe e ka vėnė nė shėnjestėr Kryezoti e kryeepshori tekanjoz Zeusi. KryeZoti Zeus e gjen rastin dhe me pėrdhunė e lė shtatzėnė Jonėn. “Sekreti” zbulohet, dhe kjo zgjon xhelozinė e tmerrshme dhe hakmarrėse tė Herės. Pėr ta ruajtur, Zeusi e metamorfizon Jonėn si njė mėshtjerrė tė bardhė. Por Hera e tėrbuar i dėrgon mėshtjerrės njė zekth, qė dihet se pickon e thith gjak nė organet gjenitale. Duke mos i duruar dot dhembjet, Io/Jona hidhet nė det.


    Nė variantin helen tė Herodotit, Io hidhet nga porti Argos, nga Jonia e Egjeut. (Historia II, 153) Edhe vetė Herodoti e identifikonte Epafin me Apisin Por, sipas variantit tė Apollodorit [Bibliotheca, Lib. II, 7, (1, 3, 5)] e ndonjė autori tjetėr, Jona ishte hedhur nga deti Jon, duke pėrshkuar bregdetin e Ilirisė dhe ngushticėn midis dy qyteteve Japigjia, njėri nė Itali dhe tjetri nė Iliri. Deti Jon njė farė kohe kishte pėrfshirė njė pjesė tė madhe tė Adriatikut. Jona, nga Jon-Adriatiku, kishte kaluar tėrė Egjeun, kishte kaluar edhe Ngushticėn e Bosforit/ Bόσπορος = Kalimi i Lopės, kishte pėrshkuar Detin e Zi dhe kishte shkuar pėr konsultime nė Kaukaz, te Prometeu. E kėshilluar nga Prometeu, ajo kthehet mbrapsht dhe shkon nė Gaza tė Egjiptit, pėr tė lindur hyun kokėdem Epafin, tė cilin e krahasojnė dhe identifikojnė me Apisin. Epafi bėhet edhe mbret i Egjiptit etj. Sipas Lukianit, kjo mitologji e Ios dhe Epafit, ishte e parathėnė se, mėshtjerra do tė lindte nė Egjipt njė hyjni dem, se Io/Jona do tė shndėrrohej pėrsėri si femėr e bukur, se e ėma dhe i biri do tė bėheshin hyjni/perėndi qiellore, se Epafi do tė bėhej mbreti i Egjiptit etj. (shih Lukiani, “Vep. tė Zgj.”, Noti dhe Zefiri, f 203-204 etj)
    Sot ėshtė mjaft e vėshtirė tė interpretohen shtresat mė tė thella, se si mundej tė kishte qenė kjo mitologji nė kohėn e Kronit, pa kaluar nė fantazi, por duhet tė vėrejmė se gjuha jonė ende ruan disa relikte tė magazinuara nga lashtėsia. Vetė mitologjia antike e territoreve tona kishte edhe nja dy Ilirė tė ndriēuar, njeri i biri i Kadmit e tjetri i biri i Herakliut, tė njohur edhe si qyteteformues me emrin e tyre. Ndėrsa emėrtimi i madh, Illiria/Illyria, sipas S. Bizantinit, jepte edhe njė rrjedhim si folja illyrizon. (Cit. f 419, ILLYRIA) Por, kush mundet tė illyrizojė-shndrisė, pėrveēse Ylli/Illi/Hylli?! Kėndej ne mundemi ndoshta tė dalim edhe te etimologjia, ku Io/Hiona/Jona ėshtė hyjnesha mėshtjerra/gjiovenka e lashtė pellazge, siē ėshtė edhe hyji si Io i afrueshėm me Apisin e Epafin si Japigjia etj.
    S. Bizantini, bazuar nė autorė tė hershėm, jep kėtė sintezė shumė interesante: “JONION, det pranė Italisė. Eskili nė ‘Prometeu i lidhur’. Disa thonė se rrjedh prej ilirit tė quajtur Jon, tė tjerė prej italikut Jon. Edhe Adriatiku quhet gjiri i Jonit. Jone quhej edhe qė nga Gaza deri nė Egjipt, prej Iu-t, qė kishte fytyrėn si tė demit/kaut”. (Cit. f 419; po aty zėri Japygia)


    Ishte koha kur dora–dorės kishte dominuar hegjemonia e akejve dhe helenėve, e cila mė pas do kompletohej me pushtimet e Aleksandrit tė Madh, me nėnshtrimin e Egjiptit etj. Krahas disa imitimeve, identifikimeve e pėrzierjeve si procese nga poshtė, aso kohe ndodhėn edhe njė seri manipulimesh nga lart, siē ishin reflektuar edhe nė Bibla etj.
    Sipas interpretimit tonė, ky “katrori me ornamente” nuk ka lidhje me “Kopshtet e Alkinout”, por paraqet ndoshta “Portėn/Pragun e Bronztė tė Feakisė/Korfuzit”, nė lidhje me pozitėn-ēelės si bazė detare e shkėlqyer. Nė rastin tonė pėrsėritet kjo simbolikė me “Portėn e Epidamnit/Dyrrahit, si Porta/Taverna e Adriatikut”, me dy porte, siē kishim dy porte edhe nė Feaki, siē kishim edhe Treportin tonė etj.
    Nga krahasimi i legjendave tė Feakisė dhe tė Durrėsit tonė, vėrehet se dalja nga barbaria e Euromedontit dhe Epidamnit kryhet nga vija femėrore e bijave tė bukura Perribe e Melisa, pėrmes fisnikėrimit “me farė/spermė e gjak” nga Hyu i Detit Poseidoni, ku Dyrrahu dhe Nausiti, pėrveē si ndėrtues portesh e orakulltoresh tė Poseidonit, na paraqiten edhe si reformatorė agrarė qė ndajnė toka. Pra, “katrori me ornamente” duket se paraqet njė lloj porte si njė simbolikė, ku nė njė monedhė tė Apollonisė pėrdoret edhe si njė heraldikė me zjarrin e Nymfeut tė Epirit. Nė disa monedha tė Korintit unė e gjej edhe si vel tė njė anijeje karava etj.
    Nymfeu i Epirit mendohej si dy kroje tė nėndheshėm, ku ka pasur edhe ndonjė pėrpjekje pėr ta identifikuar diku aty te Mbrakulla ose te Zharrėza etj. Disa interpretime tė paraqitjes sė “Nymfateumit tė Epirit” si njė ndezje natyrore nafte, gazi apo sere, nė monedhat e Apollonisė edhe tė Durrėsit, na bėn tė reflektojmė edhe pėr mendimin e shprehur nga M. Barleti: “Durrėsi, i cili mė parė quhej Epidamn… ėshtė kryeqyteti detar i Epirit, kryeqyteti i taulantėvet, pyrejve e parthinėve… i rindėrtuar nga korkyrasit dhe po t’u besojmė shkrimtarėve shumė tė vjetėr dhe legjendės, ai numėrohet ndėrmjet qyteteve tė tjerė mė tė vjetėr”. (M. Barleti, H.S., pėrkth. shqip S. Prifti, bot. i parė 1964, f 482; bot. i dytė 1967, L. XIII, f 486) Kjo duhet tė jetė njė arsye shpjeguese pse kėtė “zjarr” e kanė edhe monedhat e Dyrrahut. Mbase, mbase, Kryedemi i lashtė ishte vetė Kroni, siē na paraqiten edhe perėnditė e lashta asiro-babilone me brirė.
    Vėrejmė se edhe nė Shkodėr ka njė sasi tė madhe nga ky tip. Shkodra ka pasur njė faltore tė Apolonit, “ΑΠΟΛΟΝ ΣΚΟΔΡΙΗ”, e madje ky kult me sa duket ka kaluar edhe nė paleokristianizėm e deri vonė nė Mesjetė, me kishėn e Shėn Apollon

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •