Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 195
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Pishinat e peshkut ne tempujt antike, vijon posti_#77 (dt. 10-12-2010)

    Tempuj antike me pishina per peshk
    ( vijon postimi #77 / dt. 10-12-2010 )

    . . . nga i njejti liber, desha te shtoj fotot (nga autori)
    te nje pishine peshku ne nje tempull te lashte Egjyptian.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zhdukja e objekteve, pas viteve ‘90
    Edhe pas dy dekadash institucionet e kulturės qė merren me trashėgiminė ende nuk kanė ngritur njė sistem tė fuqishėm funksional parandalues. Rastet e grabitjeve tė shumta tė objekteve kulturore me qėllim trafikimin, veēanėrisht nė vitet e trazirave tė pas viteve ’90 lanė shumė pasoja nė trashėgiminė kulturore shqiptare. Nga statistikat muzetė arkeologjikė tė Butrintit, Durrėsit, Apolonisė, Lezhės kanė shumė pak objekte tė kataloguara, ku kėtu bėn pėrjashtim Muzeu Arkeologjik i Korēės, ku ėshtė inventarizuar dhe kataloguar njė pasuri prej mė shumė se 1200 objektesh, qė pėrfshijnė njė periudhė tė gjerė qė nga prehistoria deri nė Mesjetėn e vonė. Nga ana tjetėr ekzistenca ēertifikimit tė shumė objekteve tė trashėgimisė kulturore do ta bėnte mė tė vėshtirė kalimin e kėtyre objekteve nė mėnyrė tė jashtėligjshme nė kufi dhe do tė ndihmonte nė procesin e kėrkimit nė rastet kur kanė kaluar nė tregun ndėrkombėtar. Nė bazė tė statistikave pas viteve ‘90 rezultojnė mbi 2 mijė objekte tė trashėgimisė kulturore tė humbura dhe nga kėto 280 janė objekte arkeologjike.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Pishinat per peshq ne arkeologji - vijon postimi nr # 76

    Permendet edhe nje tip tjeter pishine-peshku antike, qe eshte
    " pishina me kulle vrojtimi ".
    Pishina te ketij lloji jane gjetur ne Epir, etj . . .

    Kjo lexohet ne fleten nr. 37(ngjitur) te librit qe permendet
    tek post #76, shkruar nga Dr. James A. Higginbotham.
    Adresa web:
    http://books.google.ca/books?id=cPyD...Epirus&f=false
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Historia e thesarit avar ne Vrapit .

    linku. http://www.metmuseum.org/TOAH/ho/06/....1673-1712.htm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vazhdim........
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Gjirokastėr, zbulohet njė varrezė masive e epokės sė bronzit
    03-01-2011
    Njė zbulim i rėndėsishėm arkeologjik u shtohet zbulimeve tė bėra vitet e fundit nė luginėn e Drinos nė Gjirokastėr. Fjala ėshtė pėr njė varr masiv, qė ėshtė zbuluar ditėt e fundit nė afėrsi tė pikės turistike tė Viroit, nė periferi tė qytetit tė Gjirokastrės dhe qė mendohet se i pėrket epokės sė bronzit.

    Arkeologu Vladimir Qirjaqi tha pėr ATSH-nė se kjo varrezė masive mbart njė vlerė tė madhe kulturore dhe arkeologjike, por edhe turistike dhe pasuron mė shumė objektet arkeologjike tė luginės sė Drinos.

    Qirjaqi tha se ėshtė ende herėt pėr tė folur me detaje pėr kėtė zbulim tė rėndėsishėm, pasi hollėsitė do tė jepen vetėm kur tė kryhen gėrmimet e nėndheshme. “Sipas tė gjitha gjasave, kjo varrezė masive mund tė jetė e epokės sė bronzit dhe se lugina e Drinos ėshtė e pasur me varreza tė tilla masive qė po dalin gjithnjė e mė shumė nė dritė”, tha Qirjaqi.

    Prej 5 vitesh njė mision arkeologjik italo-shqiptar po kryen kėrkime nė luginėn e Drinos, duke nxjerr nė dritė monumente arkeologjike te panjohura deri tani. Evidente ėshtė puna e kėtij misioni nė zbulimin e qytetit tė Hadrinopulit, njė qytet i lashtė dhe me vlera tė mėdha.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Arkeologjia dhe vlerėsimi i impaktit nė mjedis

    Anėtarėt e QNASh janė pėrfshirė nė njė projekt tė rėndėsishėm nė vlerėsimin e impaktit mjedisor, duke bashkėpunuar ngushtė me ERM (Menaxhimi i Burimeve Mjedisore) dhe TAP (Gazsjellėsi Trans Adriatik). Qėllimi i kėtij projekti ėshtė vlerėsimi i ndikimit qė gazsjellėsi mund tė ketė nė arkeologjinė dhe trashėgiminė kulturore, pėrgjatė korridorit tė madh qė do tė kalojė nė pjesėn Jugore dhe Qendrore tė Shqipėrisė, pėrkatėsisht nga Devolli deri nė bregdetin e Adriatikut. Mė shumė detaje...

    Linku.. me gjersisht

    http://www.google.com/url?sa=t&sourc...q5FtQQa1PiHenA
    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 07-01-2011 mė 16:58

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vizitė nė shenjat 12 000-vjeēare pranė Tiranės
    20/01/2011 19:45

    Vizitė nė shenjat 12 000-vjeēare pranė Tiranės
    Zbulimi i rrallė arkeologjik pranė Tiranės, i disa veprave murale tė vjetra 10-12 mijė vjet, u pasqyrua nė emisionin e pasdites nė Top Channel.

    Fshati i Bovillės, i njohur pėr ujėmbledhėsin qė furnizon ujėsjellėsin e Tiranės, mbart brenda vetes edhe vlera tė tjera tė jashtėzakonshme.

    ”Mbas njė rrugėtimi jo shumė tė gjatė, por as tė shkurtėr, ndodhemi tashmė nė pikturėn shkėmbore tė Bovillės. Jemi atje ku kanioni i Bovillės ngushtohet mė shumė”, thotė Ilir Zaloshnja, specialist i Institutit tė Arkeologjisė.

    Ndonėse se pikturat kanė qenė kėtu prej mijėra vitesh, ato u vunė re nga njė bari qė njoftoi specialistėt vetėm pak kohė mė parė.

    “Informacionet e para i morrėm pėrpara katėr vitesh. Menjėherė ngritėm njė grup pune tė kryesuar nga profesor Myzafer Korkuti. Erdhėm me njė staf prej katėr vetash, pasi morrėm njoftimin dhe punuam nė kushte tė vėshtira. Kushtet atmosferike ishin tė kėqija, por identifikuam rreth 18 shenja”, vazhdon Zaloshnja.

    Pėr dikė qė ėshtė mėsuar tė kalojė jetėn duke gjurmuar qytetėrimet e lashta, “pamja qė tė shfaqet ėshtė mbresėlėnėse. Kemi tė bėjmė me njė momunemt natyror shkėmbor sugjestionues”.

    Ajo qė e bėn veēanėrisht tė rrallė zbulimin ėshtė koha kur datojnė kėto shenja. “Kėtu flitet pėr minumumi 10-12 mijė vjet mė parė”, thotė Zaloshnja.

    ”Kėto janė shifrat qė na kanė dhėnė edhe specialistė tė huaj tė veprave murale nė pellgun e Mesdheut. Kjo i pėrket periudhės sė eneolitit. Zbulimi ka njė vlerė tė madhe, ėshtė njė dėshmi pėr popullimin e zonės dhe riteve pagane. Besojmė se shenja qė duket qartė, ajo e kryqit tė rrethuar nga njė rreth, personofikon diellin”, pėrfundoi eksperti.
    Vendos ne Facebook16
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Te pergezoj Fegi per punen e madhe qe po ben me kto fotot e te lutem mos u lodh se jane vertet interesante.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Revista \"Archaeology\", kopertinė pėr nėndetin shqiptar
    Revista \


    Revista prestigjioze amerikane \"Archaeology\" botoi nė kopertinėn e saj njė artikull tė gjatė mbi kėrkimet tona nėnujore me titull \"The Lost Wrecks of Adriatik\". Pėr herė tė parė nė kopertinėn e kėsaj reviste del njė projekt mbi Shqipėrinė i cili koordinohet nga Auron Tare. Shkrimi ėshtė mbi kėrkimet nėnujore nė Shqipėri nga ekipi shqiptaro amerikan dhe nė fakt ėshtė njė vlerėsim shumė i madh pėr kėtė projekt. Revista ka rreth 1.3 milionė lexues dhe botohet nga Instituti i Arkeologjisė Amerikane
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Bylis, gjendet njė shtatore e shekullit IV-V para Krishti-2011-03-05

    Gjatė gėrmimeve shpresohet tė gjendet edhe koka e “luftėtarit”

    Njė shtatore e rrallė e pėrmasave tė mėdha u zbulua dje nė qytetin antik tė Bylisit. Kanė qenė punonjėsit e njė firme e cila po punon pėr rikonstruksionin e rrugės hyrėse qė tė ēon nė Parkun Arkeologjik Bylis, ata qė kanė nxjerrė nė dritė kėtė zbulim tė rrallė. Punimet janė ndėrprerė menjėherė, ndėrsa specialistė tė kėtij parku, tė njoftuar nga punonjėsit kanė shkuar nė vendin ku doli nė dritė kjo shtatore. Shtatorja ėshtė nė gjendje shumė tė mirė, e ndėrtuar me pėrbėrje guri gėlqeror. Ajo paraqet njė trup pa kokė, me njė veshje luftėtari. Drejtori i Parkut Arkeologjik Bylis, Bashkim Vreka, pohoi se pėr kėtė zbulim do tė kryhen studimet pėrkatėse pėr tė pėrcaktuar saktė periudhėn sė cilės ajo i pėrket, si dhe elementė tė tjerė pėrbėrės. “Ky zbulim ka ndodhur gjatė punimeve pėr rikonstruksionin e rrugės qė tė ēon nė Bylis, ku rastėsisht ka dalė nė dritė njė skulpturė. Ėshtė njė shtat me madhėsi natyrale prej guri. Ėshtė njė punim shumė i mirė, mjaft interesant. Ėshtė njė skulpturė e periudhės helenistike, qė i pėrket shekullit katėr ose tre para Krishtit”, - tha Vreka. Sipas tij, kjo shtatore ėshtė e njė luftėtari, sepse janė dy simbole tė rėndėsishme nė shtatore; njė mburojė dhe njė sėpatė. Nga kjo skulpturė nuk ėshtė gjetur koka, qė duket qė ėshtė njė shkėputje e hershme nė Antikitet. “Ndoshta gjatė gėrmimit qė do tė bėhet pėrreth mund tė jetė edhe shansi i mirė qė mund tė gjendet edhe koka. Kemi tė bėjmė me njė skulpturė interesante, tė rrallė nė llojin e vet jo vetėm pėr Bylisin, por edhe me gjerė, pasi ėshtė njė skulpturė e plotė, e llogaritur pėr t’u parė nga tė gjitha anėt, pasi ėshtė punuar nė tė gjitha anėt e saj. Pra, ėshtė njė luftėtar ose njė perėndi nė pozicionin ulur dhe tė jep mundėsi tė mendosh qė ke tė bėsh me njė perėndi, nga pozicioni. Studimet qė do tė vijojnė do ta zbardhin mė tej atė, pasi kėto janė pėrshtypjet e para, ku skulptura ende nuk ėshtė pastruar nga dherat qė e mbulonin”, - sqaroi prof.as Bashkim Vreka.

    Nė Bylis ka buste, por kemi pak trupa. Ky ėshtė trupi i dytė qė gjendet, dhe ajo qė ėshtė me rėndėsi lidhet me faktin se kemi tė bėjmė me njė skulpturė tė punuar me gurė gėlqerorė qė ėshtė dhe material i zonės. “Kemi tė bėjmė me njė punė tė mjeshtėrve tė Bylisit, dhe kjo ia shton mė shumė vlerat dhe njėkohėsisht pasuron gjetjet arkeologjike qė vijnė nga Bylisi. Nė kėtė drejtim, edhe pse ajo ėshtė gjetur nė rrugėn e Bylisit, ne kemi lėnė porosi se gjatė punimeve mund tė gjenden edhe vepra tė tjera arti, ashtu si u gjet edhe sot kjo shtatore”, - theksoi Vreka.

    Ndėrkohė, ai shtoi se ky zbulim i rėndėsisė sė veēantė tregon se nė tė njėjtin vend mund tė ketė edhe statuja tė kėtij lloji, duke pėrfshirė edhe kokėn e shtatores sė zbuluar.

    Rreth dy vjet mė parė, njė ekspeditė arkeologjike zbuloi gjatė gėrmimeve tė saj njė shtatore tė pėrmasave tė mėdha nė brendėsi tė qytetit antik tė Bylisit, nė njė vilė romake.

    Prof.as Bashkim Vreka sqaroi se edhe ajo pėrbėn njė zbulim tė rrallė arkeologjik dhe vlerė pėr historinė e kėtij vendi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Projekti arkeologjik “rizgjon” antikėn e Shkodrės
    Projekti mė i ri “Shkodra” pritet tė jetė ngjarje pėr arkeologjinė, me zbulimin e arkitekturės sė qytetit, ku bėhet fjalė pėr njė program menaxhimi si Park Arkeologjik
    Ministria e Kulturės e Republikės sė Shqipėrisė ditė mė parė ka miratuar projektet shkencore tė gėrmimit pėr t’u realizuar nga Instituti Arkeologjik pėr vitin 2011. Sipas njoftimit pėr shtyp tė dėrguar nga zyra e shtypit tė MTKRS-sė thuhet se njė pjesė e mirė e projekteve do tė zbatohen nė njė bashkėpunim dypalėsh ndėrmjet Institutit Arkeologjik, Institutit tė Monumenteve tė Kulturės dhe instituteve, shkollave dhe universiteteve tė huaja, franceze, italiane, gjermane, polake, greke, amerikane dhe italiane. Lajmi i parė qė bėhet i ditur ka tė bėjė me projektin e ri “Shkodra”, qė do tė realizohet nga bashkėpunimi ndėrmjet Institutit tė Arkeologjisė (i pėrfaqėsuar nga Dr. Saimir Shpuza) dhe Qendra e Studimeve Antike pėr Evropėn Juglindore - Universiteti i Varshavės (i pėrfaqėsuar nga Prof. Piotr Dyczek).
    Si njė nga vendbanim i lashtė me trashėgiminė kulturore dhe historike mė tė rėndėsishme nė Shqipėri dhe nė Ballkan, Shkodra, sipas specialistėve ka pasur praktikisht shumė pak kujdes nga studimet bashkėkohore. Ėshtė nė mendimin e autorėve tė kėtij projekti qė njė rimarrje e gėrmimeve arkeologjike nė Shkodėr do tė japė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr njė njohje sa mė tė mirė tė saj dhe gjithashtu do tė pėrbėjė njė bazė tė domosdoshme pėr themelimin e njė programi menaxhimi pėr Parkun Arkeologjik tė qytetit.
    Pėr Shkodrėn do tė ndėrmerren pesė fushata arkeologjike, me qėllimin e njė informacioni tė rėndėsishėm sa i takon shtrirjes dhe arkitekturės sė qytetit.
    “Pėrveē rėndėsisė qė ka nė pėrcaktimin ndėrmjet tė tjerave pėr herė tė parė tė topografisė antike tė njė prej qyteteve tona mė tė rėndėsishme, ai shėnon edhe njė bashkėpunim shumė tė gjerė ndėrinstitucional, Ministria e Arsimit dhe e Shkencės e Republikės sė Shqipėrisė, Ministria Polake e Shkencės, Bashkia Shkodėr, Instituti i Monumenteve tė Kulturės -MTKRS, Universiteti Luigj Gurakuqi - Shkodėr dhe Parku Arkeologjik”, janė shprehur specialistėt.
    Nga Instituti Arkeologjik, ekspeditat qė pėrcillen nga viti 2010 nė 2011 janė nė: Kallamas (Korēė) duke bashkėpunuar me Universitetin Paris 1 – Francė (Prof. Gille Touchet), 1-30 gusht. Mėsojmė se gėrmimet nė Kallamas kanė si qėllim klasifikimin, studimin dhe regjistrimin e materialeve arkeologjike tė pėrfituara kryesisht nga gėrmimet dhe ato sipėrfaqėsore nga vendbanimi i Kallamasit si dhe nė organizimin e njė survejimi nė pjesėn veri-perėndimore tė fushės sė Korēės; gėrmimet nė Maligrad qė do tė kryhen nga Instituti i Arkeologjisė dhe Instituti i Marrėdhėnieve Kulturore Ndėrballkanike i Athinės – Greqi, (Dr. Stavro Ekonomidhi) 1- 30 korrik, tė cilat thuhet se kanė qėllim tė sqarojnė karakterin e rrėnojave qė ruhen nė kuotėn mė tė lartė tė tij, “pėr pėrftimin e tė dhėnave lidhur me situatėn krono-stratigrafike, pėr pėrcaktimin e kohės sė varrezės qė ndodhet nė anėn perėndimore tė suprinės”;
    ekspedita nė Vashtėmi, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Cincinatit (Prof Ass. S. Allen, Departamenti i Antropologjisė), 1-30 korrik. Me kėtė mbyllet prehistoria nė kėto zona, duke i hapur rrugė gėrmimeve nė periudhėn e antikitetit duke filluar me Lezhėn, nė njė bashkėpim tė Instituti i Arkeologjisė (Prof. Dr. Gėzim Hoxha) dhe Institutit Arkeologjik Gjerman tė Berlinit (Prof. Andreas Oettel) 10 Gusht – 30 shtator; Apolonia, ku Instituti i Arkeologjisė (Prof. Dr. Faik Drini) dhe Universiteti Lyon II – Lumičre – Francė (Prof. Jean-Luc Lamboley), 1gusht- 10 shtator, do tė kryejnė gėrmime nė banesat romake dhe nė agoranė e qytetit antik tė Apolonisė. Kėto gėrmime kanė si qėllim studimin e kėtij mjedisi tė madh dhe tė rėndėsishėm pėr qytetin nė drejtim tė unitetit urbanistik qė agoraja krijon me lagjet qė ndodhen pėrreth.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nje francez zbulon mitet


    Ekspeditat e arkeologut te shquar Leon Heuzey ne Shqiperine e 1860-es. Perendite e antikitetit ne Orikum e Apolloni, dedikimet per Dioskuret ne gjirin e Gramates. Legjenda dhe rrefime nga thellesia e koherave

    Luan Rama

    Nje nga mitet me te vjetra te kultures evropiane, te kenduar nga bardet antike (cka e ben dhe prekursorin e epikes legjendare ballkanike e evropiane), eshte ai i Dioskureve, qe ne greqishten e vjeter do te thote “bij te Zeusit”, bijte binjake te Zeusit me Leda-n, te cilet quheshin nga romaket Kastor dhe Pollux dhe qe ishin mbrojtesit e marinareve dhe shpetimtaret e njerezve ne situata te deshperuara. Eshte interesant fakti qe tempulli i Dioskureve nuk ndodhet vetem ne Olimp dhe as vetem ne Rome, meqe romaket e huazuan kete mit ashtu si shume mite te tjera greke. Ai gjendet edhe ne Gramata te Shqiperise, ne nje nga gjiret e vegjel midis Karaburunit dhe Himares, i cili ne kohen antike, e me pas bizantine e mesjetare, ishte kthyer ne nje vend pelegrinazhi. Ne vitin 1861, Léon Heuzey, nje arkeolog i shquar francez, bashke me bashkepunetorin e tij, arkitektin Honoré Daumet, ishin nisur me mision nga perandori Napoleon III, qe te zbulonin vendet ku ishte ndeshur Cezari me Pompeun. Ata kishin hulumtuar ne Farsale dhe Filipopolis te Maqedonise dhe pastaj kishin zbarkuar ne Shqiperi, duke zbuluar Durresin apo Dyrrachium-in antik si dhe Apollonine, te cilat ishin kthyer ne fushebeteja te pergjakshme midis legjionareve romake te te dyja kampeve. Por vec kesaj, ata iu drejtuan dhe nje prej vendeve mjaft te njohura te asaj epoke, Orikumit, ku kishte zbarkuar fillimthi Cezari bashke me “cahortat” e tij per te luftuar kunder Pompeut. Ne shenimet e tij rreth ketij udhetimi, Léon Heuzey ka shkruar: “Para udhetimit tone ne kete vend, hartat e Greqise se vjeter, nuk e shenonin sakte pozicionin e qytetit te vogel te Orikumit ne brigjet e gjirit te Vlores, ne Epir, pra nje nga stacionet bregdetare me te famshme dhe me te fortifikuarat e Antikitetit. Ne ate harte, ajo vendosej shume teper ne lindje, nderkohe qe ajo gjendej ne jug-lindje, ne pjesen me te terhequr te gjirit, midis maleve Akrokeraune dhe lumit Kélyoinos, apo Lumit te Bardhe, sic e quajne sot. Gjiri i futur, ne raden e mbyllur te Vlores, eshte vendi i vetem qe mund te ofroje qendrimin e mbrojtur te anijeve kunder gjithe ererave. Ky vend quhet nga banoret “Porti i Dukatit” dhe ne pjesen me te thelle te tij, quhet “Pasha-Liman”, ne kujtim te kapiten-pashes, meqe aty strehoheshin zakonisht flotilet turke, ashtu sic ne Oricum-in e vjeter qendronin anijet romake, apo ne Mesjete, Jeriko, ku strehoheshin anijet bizantine apo normande. Pikerisht atje, ne zbuluam ne vitin 1861, gjurmet e qytetit antik dhe shenuam te dhenat e ndryshme topografike, cka shpjegojne emrin e tij te famshem, gjithashtu dhe si nje kantier detar… Atje, shtepite formonin nje vazhdimesi shkallesh koncentrike, secila me rruge ne cdo rreth te tyre dhe me shkallare te shumta qe ngjiteshin ne te gjitha anet deri ne lartesite e akropolit. Ai vete eshte i perbere nga nje mur rrethues, i ndare me dy pjese permes nje muri te brendshem. Ne maje ishte nje kapele e rrenuar, ku dhe vete shenjti ishte harruar, cka shenonte dhe sheshin qendror te tempullit te qytetit. Ky pozicion i krijuar nga natyra si nje lloj vizatimi, i pergjigjet katerperciperisht, asaj c’kemi mesuar mbi Orikumin dhe pikerisht pershkrimi shume i sakte, dhene nga Julius Cesar mbi kete strehim bregdetar ne brigjet e Epirit… Por nga koha e Perandorise Romake shihen ende gjurmet madheshtore te “rhéteur”-it Herode Atticus, i cili e ringriti kete qytet me shpenzimet e tij… “

    Por nje nga zbulimet mjaft interesante ishte dhe ai i vendit te shenjte te Dioskureve, per te cilin nuk dihej asgje dhe qe vetem nje udhetar italian, para dy shekujsh e kishte pikasur dhe kishte shenuar disa nga mbishkrimet rreth tyre. Heuzey e kishte gjetur kete shenim dhe kureshtar per te zbuluar te verteten rreth ketij vendi, qe ne Paris e kishte percaktuar se do te shkonte dhe ne Gramata. Dhe keshtu do te ndodhte, pasi Dioskuret ishin nje nga mitet me terheqes, per te cilin autoret antike kishin shkruar shume, duke filluar me Homerin i cili i permend ata ne vepren e tij Iliada. Dihej gjithashtu se se keta dy luftetare te jashtezakonshem, kishin vdekur para Luftes se Trojes, por megjithate, epika e kenduar thoshte se edhe pse ne boten tjeter, ata ishin te gjalle dhe Zeusi i mbulonte me ndere e lavde.

    Meqe nga ana e tokes, vendi ishte mjaft i veshtire per te zbarkuar dhe duhej shkuar me nje barke nga ana e detit, Heuzey vendosi te dergonte bashkepunetorin e tij me te ri, Daumet. «Pjesa me e eger e maleve Akrokeraune, - vazhdon ne shenimet e tij Heuzey, - na beri te mundur te shohim mbishkrime te shumta. I kisha kerkuar zotit Daumet te shkonte ne anen e pasme te maleve qe binin mbi det, ne gjirin e vogel te Grammata-s, atje ku Ciriako i Ankones kishte kopjuar tashme ne greqisht dhe latinisht disa dedikime per nder te Dioskureve. Me ndihmen e nje varke, z. Daumet preku gjirin e vogel ne nje te futur ku kishte rere, rrethuar aty nga shkembenj, vend i cili, nga ana malore iu duk pa dalje. Por ajo carje shkembore ofronte nje vend te mrekullueshem shpetimi ne rast stuhie kunder shkembenjve qe binin thike mbi det. Atje, ne dy vende te faqeve shkembore, kishte mbi njemije mbishkrime qe ne greqisht justifikonin emrin “εις Γραμματα”, dhe qe na kujtojne emrat e vizitoreve te shumte qe rastesia e udhetimit ne det i kishte sjelle ne kete vend te shkretuar. Atje ata jane zbavitur dhe kane shkruar mbi shkemb, duke deshmuar ndjenjat e tyre fetare, ne kete strehe te krijuar si mrekullisht kunder rreziqeve me te medha… Por mjerisht, koha i kishte fshire mbishkrimet mbi shkemb, duke e bere leximin e tyre pothuaj te pamundur. Ato mbishkrime te rralla qe kopjoi, Daumet mendoi se vetem ato mund te shenonte lehtesisht dhe qe i perkisnin periudhave te ndryshme. Mbishkrimet e Ciriakos (Cyriaque), jane “proscynčmes”, pra per nder te Dioskureve, zoterve-shpetues, mbrojtesve te anijeve dhe te marinareve. Por udhetaret, ne evokimet e tyre ne keto mbishkrime, nuk mendonin vetem per veten: shpesh, perpara hyjnive, ata luteshin ne emer te nje apo disa familjareve te tyre, apo njerezve qe i kishin ngarkuar te benin per ta ate akt perkushtimi fetar, duke shkruar e gervishtur mbi gur emrin e tyre… Duket se vendi i Dioskureve te maleve Akrokeraune, “Dioscoureion”, nuk kishte vetem vizitat e rastesishme te marinareve ne fatkeqesi, por ai ishte kthyer ne nje vend te vertete pelegrinazhi. Zoti Daumet ka pare nje faqe shkembore dhe nje gurore ku nxirreshin gure, te ngjashem me ato te gjetura ne shume nga antikitetet e Dyrrachium dhe te Apollonise. Veshtiresia e transportimit nga toka, permes maleve te Epirit, beri qe banoret t’i gjenin e merrnin me mire guret ne faqet shkembore anes detit. Me pas, une pikasa ate cka kisha vene re ne guret e Filipopolit ne Maqedoni. Perkushtimi kristian i kishte zevendesuar keto formula e simbole si dhe perkushtimet e paganeve. Nje numur i madh mbishkrimesh mbanin tashme kryqe dhe pikerisht ne te njejten faqe shkembore, ku ishin bere mbishkrimet per Dioskuret. Ata luteshin per ndihmen e Zotit. Nje mbishkrim i dates 1367, tregonte ne greqisht emrin e perandorit Jan Paleologut I, i cili mbreteroi nga viti 1356 deri ne vitin 1391. Viti 1367 eshte pikerisht viti kur ai ndermorri udhetimin detar drejt Venedikut e Italise me shpresen e kote qe edhe pse pranonte nga halli te konvertohej ne katolik, ta bente Papen Urban V qe ta ndihmonte ne mbrojtjen e perandorise se tij qe po pushtohej tashme nga turqit. Sigurisht, ai mund te kete kaluar kendej dhe ndalur ne gjirin e vogel te Grammata-s. Gjithashtu, nje tekst ne gjuhen vulgare (popullore) flet per zakonin shqiptar te te berit “vllam”. Mbishkrimet vazhdojne gjer ne kohra te aferta me ne, ku me te fundit jane ato te nje viti me pare se udhetimi yne, pra te vitit 1860. Sic e dime tashme, atje ka nje ansambel monumentesh, ku udhetari qe do te kishte kohe t’i studionte shkembenjte e Grammata-s, do te bente te njohura gjera shume interesante.

    Mjerisht, mbishkrimi i shkruar ne gjuhen vulgare apo popullore, sic shkruan Heuzey, eshte fshire, cka eshte interesante jo vetem etnografike, por se pari nga ana linguistike. I kujt shekulli ishte ky mbishkrim? Nje enigme si shume te tjera qe kane mbetur per historine shqiptare…

    Murgjit e Apollonise dhe Nymfeu qe heshti…

    Kur kishte shkuar ne Apolloni, murgjit e atjeshem i kishin treguar Heuzey-it dhe dhe per ekzistencen e nje Nymfeu, (Nymphaeum), i cili lidhej me legjenda qe vinin qe larg nga bota antike. Ne fakt, kishte qene Herodoti, ai qe tregonte pikerisht per Nymfeu-n e Apollonise, ku toka nxirrte parreshtur shtervane zjarri e avujsh nga nentoka qe nuk shuheshin. Madje i folen dhe per historine e bariut Evenios, e cila ishte percjellur nga njeri brez ne tjetrin: “Ne Apolloni kishte bageti qe i ishin kushtuar diellit. Cdo vit, nje nga banoret e zgjedhur, naten ruante bagetite. Por nje nate, kur ishte roje Evenios, ujqit kishin ardhur ne vathe dhe kishin coptuar 60 prej tyre. Atehere, prijesit e Apollonise, bariut Evenios i krryen syte. Mirepo bagetia filloi te shkretohej dhe tokat te mos prodhojne me. Njerezit shkuan te orakujt e Dodones dhe te Delfit dhe u ankuan per kete. Orakujt u thane se kjo kishte ndodhur, pasi ata i kishin kerryer syte Evenios. Pra ata duhej te kenaqnin deshirat e tij ne menyre qe ai vend te behej serish i shenjte. Njeri nga prijesit e atij vendi u ul nje dite prane Evenios se verbuar dhe e pyeti si rastesisht se cfare do te donte ne kete jete. Evenios i foli atij per toka dhe shtepine me te bukur te qytetit. Atehere ata ia dhane dhe qe atehere, vendi u be perseri i shenjte.”

    Lidhur me vezhgimet e asaj dite, Honoré Daumet, pati kohe vecse sa te skiconte disa nga bazorelievet dhe kokat e mrekullueshme te gjetura aty. Heuzey u mahnit nga shtylla e vetme qe kishte mbetur nga Tempulli i Dianes. «Eshte e vetmja shtylle greke qe gjendet ne vend dhe ne gjithe zonen e madhe mbi veri te Athines… Persa i perket akropolit, vendosja e tij eshte e konturuar nga muret mbajtese dhe nga disa tarraca ne nje pllaje te kultivuar, e cila me ekstremitetin lokal te kodrines krijon nje pike dominuese nga ku kemi nje pamje te gjere mbi te gjithe pllajen midis dy lumenjve si dhe mbi detin me larg. Pak me ulet eshte nje platforme ku eshte vendosur manastiri i Pojanit, qe ruan ende emrin disi te ndryshuar te Apollonise se vjeter te Ilirise». Krahas Daumet, edhe Heuzey vizatonte me laps ate qe me vone do te jete nje lloj gravure e nje vendbanimi te hershem antik. Ne hyrje te raportit te misionit te tij, dorezuar Napoleonit te III, Heuzey kishte shkruar: « Sir… Duke zbritur ne rrafshinat e Turqise qendrore, permes Via Egnatia-s ne gjetem me pas ne bregun e Adriatikut, dy qytete antike te dores se pare. Ne saje te nje pozicioni te shkelqyer, perballe Perandorise, dhe ne kryqezimin e rrugeve ushtarake qe lidhte kryeqytetin e Perandorise ne komunikimin me Orientin, Apollonia e Dyrrachium kane gezuar nje fat me zgjerimin e pushtimit romak. Sot, megjithe gjendjen e shperndare te rrenojave, secila nga keto qytete ruan ende nje karakter te vecante, qe i pergjigjet roleve te ndryshme qe ato kane luajtur gjate historise… »

    Heuzey ishte nje shkencetar me pervoje dhe nuhatje te thelle profesionale, dhe shqiptaret i kishte njohur qe ne udhetimin e tij te pare ne Ballkan, ne Thesali, ne vitin 1858, atehere kur shqiptaret e shoqeronin si roje, (ne fillim 12 shqiptare e pastaj nje i vetem), gjate udhetimit te tij per ne Larisa e ne Meteore, sic kujtonte ai ne shenimet e udhetimit qe i botoi ne Paris nen titullin Excursion dans la Thessalie turque en 1858, (Eskursion ne Thesaline turke me 1858). Madje i semure nga ethet, ai kishte qendruar diku ne nje fshat arvanitasish, ku i beri pershtypje, qe ndryshe nga turqit, shqiptaret me kostumet e tyre karakteristike, i mbanin grate prane tyre dhe nuk i largonin kur vinin te huajt. Ishte gruaja dhe dy vajzat e shqiptarit qe u perkujdesen per te. Dhe tani, perseri shqiptaret ishin ata qe po e prisnin me aq bujari. Por Heuzey ate dite nxitonte. Ai duhej te vezhgonte sa me shume, edhe pse deshira ia kishte qe te ndalonte gjate dhe te hidhte kazmen e pare te arkeologut, cka beri dhe ne Maqedonine antike, ne Philippe e Farsale.

    «Rrenojat e Apollonise, - do te shenonte ai nga ky qendrim i shkurter, - paraqesin imazhin e nje qyteze qe gjate gjithe antikitetit i ka ruajtur traditat e jetes helenike, madje edhe gjate pushtimit romak. Kur vezhgojme objektet qe jane grupuar ne vendin e dikurshem te akropolit dhe qe formojne ne manastirin e Pojanit nje muze te vertete, ndjejme nje gezim te vecante te gjendemi ketu si ne Greqi. Megjithate, keto fragmente te grumbulluara pothuaj nga njezet ndertime te ndryshme, kane gjurmet e nje stili me pak te ashper sesa monumentet e shekullit te Perikliut: nje «antefix» ne mermer qe paraqiste dy valltare te perqafuara nga perdredhja e nje palme, ishte ndoshta shembulli me i shkelqyer i artit grek «te zbukuruar», qe nuk habitemi ta gjejme gjithashtu ne nje koloni te Korintit. Ne shume fragmente dorike dhe vecanerisht ne koken e nje luani qe ka rene nga korniza e nje tempulli, duken gjethet dhe ornamentet korintase qe pleksen me ornamentet gjeometrike. Nje «atlant» prej guri, (trupi i nje gjigandi qe mban nje tempull, L.R.), mjerisht shume i demtuar, i cili ka mbajtur arkitraun e ndonje portiku, eshte nje deshmi tjeter e pasurise se nje popullsie te zhvilluar, vecanerisht ne ndertimet publike. Ne gjetem gjithashtu dhe koken e nje gruaje me shami, por vetem bukuria e kesaj koke mjafton per te treguar se asnje nga artet e Greqise antike nuk degjeneroi ne duart e koloneve te Korintit ne keto brigje te largeta te Ilirise. Apollonia dhe porti afer tij, Oricum, gjurmet e te cilit une i gjeta, ishte per ne fundi i ketij udhetimi…»

    Demetra

    Busti i nje gruaje me vello mbi koke terhoqi vemendjen e vecante te Heuzey-it. Ajo ishte ndryshe nga te tjerat dhe me nje dhimbje te madhe ne shprehine e saj. Ne fakt kete skulpture e kishte ndeshur me pare kapiteni anglez Martin Leake, i cili kishte vizituar Apollonine dhe manastirin e Shen Maria-s ne shtator te vitit 1805. Ne shenimet e tij ai shkruante per nje «Bust i nje gruaje me vellon e hedhur mbi floke e qe pastaj i kalon ne gjoks. Ky bust, thone murgjit, ishte i persosur, derisa disa ushtare te Beratit, menduan se ishte i pershtatshem per t’u argetuar, duke e goditur me mushqetat e tyre, gje qe i shkaterroi hunden e mjekren…» Pikerisht kjo skulpture e Demetres, hyjnise se te korrave, tokes dhe pjellorise, nenes se Persefonit, virgjereshes se Pranveres (te rrembyer me pas nga Hades ne boten ferrike), kishte mbijetuar gjer diten qe kishte ardhur Heuzey. Ja cfare do te shkruante nder te tjera me vone Heuzey rreth kesaj skulpture qe gjeti ne Apolloni ne studimin e tij te njohur «Kerkime mbi tipin e Demetre-s se mbuluar me vello ne artin grek», skulpture te cilen ai e mori me vete dhe e solli ne muzeun e Luvrit. «Monumenti qe na sherben si pikenisje ne kete studim eshte gruaja me vello, ne mermer, nje fragment i nje statuje greke te gjetur ne Apollonine e Epirit dhe qe une e solla ne Luver. Se pari, ajo qe e ben kete koke te Apollonise te denje per t’i kushtuar nje vemendje te vecante, eshte qendrimi i saj i rende, por njeheresh, i trishte e i embel, cka e dallon nga disa lidhje me idealin pagan… Dhe kjo eshte vecse hyjnia Demetre, ku kulti dhe legjenda, si dicka thelbesore, qendrojne ne imazhin tragjik te nje hyjnie ne zi. Ne himnin homerik, vello mbi koke, ishte mbi te gjitha shenje e dhimbjes dhe e trishtit te zymte qe ajo donte ta fshihte nga veshtrimet e te gjalleve. Ne shohim se ne legjenden dhe misteret e saj, skulptura kerkonte te krijonte nje keqardhje per fatkeqesite e hyjnise, e dermuar nga lodhja dhe e dobesuar nga e pangrena e dhimbja. Dhe kjo duket si ne vizatimin e vazos antike te Poniatovski-t, ku hyjnesha shfaqet ne krah te karros se Triptolemeut, sic e shohim dhe ne nje statuje te Demetres me vello ne muzeun e Londres apo ne Muzeun e Luvrit, ku busti paraqet pikerisht nje hyjni me vello ne koke, e njellojte per nga zymtesia fetare me koken e gjetur ne Apolloni… »

  14. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Teologjia e Ptolemeut dhe dyzimi ne mitologji

    [QUOTE=fegi;3037180]Nje francez zbulon mitet


    Ekspeditat e arkeologut te shquar Leon Heuzey ne Shqiperine e 1860-es. Perendite e antikitetit ne Orikum e Apolloni, dedikimet per Dioskuret ne gjirin e Gramates.

    Nje nga mitet me te vjetra te kultures evropiane, te kenduar nga bardet antike (cka e ben dhe prekursorin e epikes legjendare ballkanike e evropiane), eshte ai i Dioskureve, qe ne greqishten e vjeter do te thote “bij te Zeusit”, bijte binjake te
    ==============================

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Teologjia e Ptolemeut

    . . . vijon postimi


    Paragrafet qe vijojne jane nga libri:
    ---------------------------------------------------------------------------
    Title The image of the ordered world in ancient Nubian art:
    Author Lįszló Török
    Publisher BRILL, 2002 .
    --------------------------------------------------------------------------

    vijon . . .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  16. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Teologjia e Ptolemeut _ Pyetje ?

    vijon . . .

    Paragrafi i fundit eshte nga komedia " Vellezerit Menechmi " e Plautus, T. M.
    Personazhi, nje qytetar i Epidamnit Ilir, permend faktin qe ne qytet ka orakuj
    (pra edhe tempuj). Vellezerit binjake Menechmi jane ne qender te komedise.

    Nga dy librat e cituara ne dy postimet e fundit vihen re faktet qe vijojne:

    1. Teologjia e Ptolemeut me influence ne Egjiptin e lashte
    2. Kulti Teban i 'Amun'
    3. Aftesia e 'Amun' per profeci
    4. Natyra duale e 'Amun'
    5. Lidhja ( vazhdimesia) " Amun - Apedemak "
    6. Orakujt dhe tempujt e Epidamnit te periudhes se Ptolemejve
    7. Dioskuret e famshem te Epidamnit
    . . .

    ------------------------------

    Pyetja:
    A kane lidhje faktet e mesiperme me mitologjine tone ?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Teologjia e Ptolemeut

    . . . vijon
    shenim:
    Foto e tempullit te ' Apedem.ak' zbuluar nga arkeologet ne luginen e Nilit ne vitet
    1999 -2000 ( ? )
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ilirjan Gjika : Ēiriaku i Ankonės, agjent apo arkeolog!?
    Nė historinė e arkeologjisė shqiptare njihet si eksploratori i parė i antikitetit njė figurė e ēuditshme dhe enigmatike, siē ėshtė ajo e Ēiriakut tė Ankonės. Tė dhėnat e para pėr veprimtarinė e tij nė Shqipėri i botoi pėr herė tė parė studiuesi Hasan Ulqini nė librin e tij “Grabitės tė monumenteve”, botuar nė vitin 1980. Mė vonė emri i Ēiriakut do tė pėrmendet nė botime tė ndryshme qė kishin tė bėnin me arkeologjinė, deri disa vite mė parė, kur do tė botohej nė gjuhėn shqipe vepra e historianit Franc Babinger, “Mehmet Pushtuesi”mage



    Nė historinė e arkeologjisė shqiptare njihet si eksploratori i parė i antikitetit njė figurė e ēuditshme dhe enigmatike, siē ėshtė ajo e Ēiriakut tė Ankonės. Tė dhėnat e para pėr veprimtarinė e tij nė Shqipėri i botoi pėr herė tė parė studiuesi Hasan Ulqini nė librin e tij “Grabitės tė monumenteve”, botuar nė vitin 1980. Mė vonė emri i Ēiriakut do tė pėrmendet nė botime tė ndryshme qė kishin tė bėnin me arkeologjinė, deri disa vite mė parė, kur do tė botohet nė gjuhėn shqipe vepra e historianit Franc Babinger, “Mehmet Pushtuesi”. Pikėrisht kėtu ky autor hedh dyshime tė forta rreth kėtij personazhi tė shekullit tė XV-tė, tė cilin perėndimi e vlerėson si njė nga figurat e Rilindjes Europiane. Ndėrsa nė Shqipėri Ēiriako de Picikoli i quajtur ndryshe edhe Ēiriaku i Ankonės kreu dy udhėtime. Fillimisht “turin” e parė ai e bėri nė vitin 1418, pėr tu rikthyer pėrsėri nė vitin 1435. Nė to ai kreu vizita nė Durrės, Lezhė, Apoloni, Butrint, Artė dhe Karaburun. Pėr gjithēka qė pa dhe vėzhgoi si rrėnoja, mbishkrime apo monumente, Ēiriaku dha pėrshkrime tė hollėsishme, tė cilat i gjejmė tek vepra e tij “Komentarėt”. Midis tyre mund tė pėrmendim tė dhėnat qė ai jep pėr muret dhe portat e kalasė sė Durrėsit, midis tė cilave na dėshmon pėr shumė mbishkrime dhe statujėn e njė kalorėsi prej bronzi. Tė tilla tė dhėna ndeshim edhe pėr Lezhėn dhe Butrintin. Me interes Ēiriakut ju duk edhe Karaburuni, nė tė cilin ai vizitoi edhe gjirin e Gramatės, ku kopjoi dhe botoi disa nga mbishkrimet e famshme tė tij.



    2

    Ēiriako de Picikoli lindi nė vitin 1391 nė Ankona tė Italisė, ku pėr kėtė shkak tė origjinės do tė njihet mė vonė me emrin Ēiriaku i Ankonės apo Ēiriako ankonati. Nė moshėn 28-vjeēare ai nisi udhėtimin e tij tė parė drejt Kostandinopolisit pėr qėllime tregtie. Ashtu si e tregon edhe ai vetė gjatė kėtij udhėtimi atij i lindi pasioni pėr Antikitetin greko-romak, ku pėrveē aktiviteteve tė tjera ju kushtua edhe eksplorimit tė qendrave antike. Kudo qė shkoi Ēiriaku mbajti ditarė dhe pėr ato qė vėzhgoi shkroi letra nė adresė tė miqve tė tij, tė cilat shekuj mė vonė do tė shėrbenin si burime tė mirėfillta historike. Udhėtimet e tij tė shumta do tė pėrfshinin nė itineraret e tyre edhe territoret e Shqipėrisė, Maqedonisė, Greqisė, Thrakės, Azisė sė vogėl, ishujve tė Egjeut dhe Egjiptit, me qėllim qė, ashtu si e shpreh edhe ai vetė nė shkrimet e tij, kishte pėr qėllim:”tė zgjonte tė vdekurit nga varri”(F. Babinger, Mehmet Pushtuesi, f. 52-53). Pasioni I tij mund tė ishte vėrtet arkeologjia, por qėllimi i vėrtetė i tij ishte roli i zbuluesit, i fshehur pas petkut te diplomatit dhe tregtarit. Tė gjitha misionet e tij nė lindje u financuan nga papati, i cili mendonte ti shfrytėzonte informacionet e Ēiriakut pėr tė njohur situatėn politike nė Ballkan dhe Perandorinė Osmane. Nė vijim tė kėsaj veprimtarie ai vendosi lidhje me princat e Greqisė Thoma dhe Dhimitėr Paleologu, vojvodėn e Transilvanisė Janosh Huniadin, pėrfaqsuesit gjenovezė tė kolonisė tregtare tė Kostandinopolisit, si dhe me sulltanin turk Muratin II. Pas njė veprimtarie tė gjatė nė lindje sė fundmi Ēiriaku u kthye nė Itali dhe vdiq nė Kremona nė vitin 1455.



    3

    Njė nga qėllimet e udhėtimeve dhe veprimtarisė sė Ēiriako de Picikolit nė Lindje ishte pėrgatitja e kushteve dhe rrethanave pėr organizimin e njė koalicioni antiturk, sepse Perandoria Osmane konsiderohej njė rrezik eventual pėr perėndimin. Kėtu faktet bėhen kontradiktore sepse nga njė misionar i organizimit nga papati tė njė koalicioni antiosman ai papritur do tė shėrbejė nė rrethin e kėshilltarėve mė tė ngushtė tė sulltan Mehmetit, pushtuesit tė Kostandinopolisit. Burimet historike pohojnė se ai kreu veprimtari agjenturore tė dyfishtė, jo vetėm pėr Papatin dhe shtetet perėndimore, por edhe pėr llogari tė shtetit osman. Ndėr aktivitetet e tij nė lindje mund tė pėrmendim vizitėn qė ai bėri nė vitin 1444 nė Greqi tek dy princat paleologė, Thoma dhe Dhimitėr, vėllezėr tė perandorit bizantin. Gjatė qėndrimit pranė tyre Ēiriaku i nxiti ata qė tė pėrkrahnin vazhdimit e luftės antiosmane. Po nė maj tė atij viti ai shoqėroi ambasadorin e Gjenovės, Francesko Draperion, pranė oborrit tė Sulltanit, ku do tė negocionin rreth marrėveshjeve tė reja dypalėshe, (F. Babinger, f. 56). Ndėrsa dy muaj mė vonė, pikėrisht nė qershor 1444 ai i dėrgoi dy letra sekrete vojvodės sė Transilvanisė Janosh Huniadit. Nė to me cilėsinė e informatorit ai e njoftonte Huniadin pėr punimet fortifikuese qė ndėrmorėn turqit nė Edrene, pėr shkak se i trėmbeshin njė sulmi hungarez, (Babinger f. 57). Nė letrėn e dytė Ēiriaku e sqaron atė se, sulltan Murati II kishte lėnė nė Edrene princin Mehmet dhe vezirin e madh Halil Ēandarliun, ndėrsa vetė me trupa tė shumta ishte hedhur nė Anadoll. Kjo letėr ndikoi drejtpėrdrejt tek politika hungareze, pasi mbreti Vladislav e prishi paqen dhjetė vjeēare qė kishte nėnshkruar me osmanėt dhe i sulmoi ata pėr ti dėbuar nga Ballkani. Kėshtu nisi lufta e re turko-hungareze, e cila pėrfundoi me thyerjen e hungarezėve nė betejėn e Marnės. Ndėrsa Ēiriaku e vijoi edhe mė tej veprimtarinė informuese. Nė 13 mars 1445 ai njoftoi nga qyteti i Magnizės, sundimtarin Italian tė ishullit Hios, Andreolo Xhustinianin, se sulltani nuk e kishte nė planet e tij ushtarake sulmin ndaj ishullit. Ndėrsa nė njė letėr tjetėr qė Ēiriaku i Ankonės e shkruan nga Foēa nė 11 maj 1445, ai e siguron Xhustinianin qė tė qėndrojė i qetė, sepse sulltan Murati II, ishte nisur drejt Edrenesė i thirrur me ngut nga veziri i madh pėr probleme tė rėndėsishme qė kėrcėnonin shtetin osman (Babinger, f. 75). Interesante ėshtė edhe veprimtaria e Ēiriako de Picikolit nė shėrbim tė sulltanėve osmanė. Ajo fillon nė vitin1446, kur nė rrethana tė panjohura ai merr njė letėr nga sulltan Murati II, i cili e siguron qė tė lėvizė nė mėnyrė tė lirė nė tė gjitha territoret e Perandorisė Osmane. Kėtė “Berat” (letėr rekomandimi), Ēiriakoja e mori nga sulltani nė Magniza, qytet nė Azinė e vogėl, ku Murati II kishte vendosur selinė, pas abdikimit tė parė tė tij nė favor tė tė birit, Mehmetit II. Dokumenti ju dorėzua Ēiriakut nė 17 prill 1446, nė prani tė gjenovezit Francesko Draperio, i cili bashkėpunonte me sulltanin nė tregtinė e shapit. Shumė kuptimplotė ėshtė edhe fakti se sulltani e priti privatisht Ēiriakun nė apartamentin e tij dhe jo nė ambientet e pritjes nė saraje. Ndoshta puna informuese pėr llogari tė republikės sė Gjenovės, bėri qė Ciriakut t’i propozohej qė kėtė veprimtari ta kryente edhe pėr shtetin turk, armiqtė mė tė rrezikshėm tė tė cilit nė Ballkan ishin Venediku dhe Hungaria. Pas kėtij takimi ai e shoqėroi sulltan Muratin II, gjatė tre ditėve tė udhėtimit tė tij nga Magniza drejt Edrenesė, kur ai u nis pėr tė rimarre pushtetin. Por nė letrat e tij Ēiriakoja na tregon se ai e kishte vizituar mė parė oborrin e sulltanit qysh nė vitin 1444. Nė to ai pėrshkruan edhe bisedimet e zhvilluara nė Edrene midis sulltan Muratit II dhe mbretit Vladislav tė Hungarisė, ku u nėnshkrua edhe paqja dhjetė vjecare, e cila solli qetėsinė nė Ballkan midis kėtyre dy fuqive tė kohės. Pėr kėtė ngjarje Ēiriaku na tregon edhe protokollin osman tė pritjes, ku sulltani qėndronte i ulur nė qendėr mbi njė qilim tė madh, i rrethuar prej oborrtarėve. Ndėrsa pėrbri tij qėndronte princi Mehmet Celebiu, i cili mė vonė do tė hipte nė fron si sulltan Mehmeti II, (Babinger, f. 54). Ndėrkohė qė me ardhjen nė pushtet tė sulltan Mehmetit II nė vitin 1451, pėr Ēiriakun nis njė etapė tjetėr, e paimagjinueshme mė parė pėr njė perėndimor. Ai do tė bėhet pjesė e rrethit tė kėshilltarėve tė sulltanit. Ishte koha kur Mehmeti po vinte nė jetė qėllimin e tij pėr pushtimin e Kostandinopolisit, kryeqytetit tė Perandorisė Bizantine. Pėr tė realizuar kėtė ėndėrr tė vjetėr tė osmanėve, Mehmetit i nevojitej Ēiriaku, i cili i pėrktheu atij tė gjitha manualet perėndimore tė rrethimeve dhe marrjes sė kėshtjellave. Ai i shpjegoi sulltanit skicat e shumė rrethimeve tė kėshtjellave dhe qyteteve qė jepeshin tė ilustruara nė kronikat evropiane. Sipas historianit Franc Babinger, Ēiriakoja ishte forca kryesore mėsimore e Mehmetit, pushtuesit tė Kostandinopolisit. Kėtu mė mirė se kudo njohuritė e tij tė arkeologjisė u pėrdorėn nė mėnyrėn mė efikase. Ai pėrktheu tė gjitha raportet dhe kronikat ushtarake tė kryqėzatės sė katėrt, e cila e pushtoi me sulm, Kostandinopolisin nė vitin 1204. Tė dy sė bashku ata formuluan skicat e mureve, vendosjen e topave dhe drejtimet e sulmit. Kėshtu pas 54 ditėsh rrethimi, ditėn e martė tė 29 majit 1453 Kostandinopolisi ra dhe bashkė me tė u shemb pėrgjithmonė edhe Perandoria Bizantine. Nė kėtė fitore tė madhe tė osmanėve pati meritėn e tij edhe Ēiriako de Picikoli, pėr tė cilin mund tė themi, se kreu njė punė vėrtet tė shkėlqyer pėr njė arkeolog perėndimor.
    4

    I vlerėsuar si njė nga figurat e shquara tė humanizmit Ēiriaku i Ankonės nuk duhet tė ketė qenė vetėm njeriu i kulturės dhe i letrave. Tė paktėn kėshtu del nga libri historik i Franc Babingerit, “Mehmet Pushtuesi”. Megjithėse ky nuk ėshtė nė dukje njė problem i yni, pasi tek ne nė Shqipėri ai dha tė dhėnat e para mbi objektet arkeologjike. I pari qė publikoi imazhin e Ēiriakut ishte arkeologu Italian Luixhi Ugolini, nė librin e tij “Butrinti”, botuar nė vitin 1937. Kėtu Ugolini i njeh atij meritėn se bėri zbulimin e parė arkeologjik tė Butrintit. Meqenėse Ugolini u etiketua si njė arkeolog”grabitės monumentesh” nga historiografia zyrtare e kohės sė socializmit edhe shkrimet e tij nuk e panė dritėn e botimit. Vetėm nė vitin 1999 Instituti Italian i Kulturės nė Tiranė botoi librin e Ugolinit “Butrinti”ku nė faqen 108 jepet njė reliev me portretin e Ēiriakut nė profil. Tashmė arkeologu i parė i monumenteve tė Shqipėrisė, apo misionari i Papės dhe Gjenovės, si dhe kėshilltari i Mehmet pushtuesit nuk do tė jetė mė i panjohur pėr publikun. Dhe kėtu meritėn e ka pėrsėri Luixhi Ugolini, tė cilit nuk do ti njohim vetėm meritėn e zbulimit tė Butrintit, por edhe “zbulimin” e Ēiriako de Piēikolit tė Ankonės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 12-03-2011 mė 08:50

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Mur antik prane Sarandes

    Fotografia e murit antik ne Hundcove (ngjitur), e postuar para ca
    kohesh ne 'panoramio.com', me duket e ngjashme me foton e statujave
    te ishullit te Pashkeve. Ku mund te lexoj dicka per kete mur ?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Muri antik prane Sarandes, vijon

    vijon . . .

    fotografia me skulpturat nga ishulli i Pashkeve, permendur ne postimin me siper
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •