Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 188
  1. #61
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    667
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    Ancient Greek Jar Found on Albania Coast

    http://ap.google.com/article/ALeqM5j...hlVk6gcdHDUQ1Q


    By LLAZAR SEMINI – 13-09-2007

    SARANDA, Albania (AP) — Encrusted with tiny shells and smelling strongly of the sea, a 2,400-year-old Greek jar lies in a saltwater bath in Durres Museum, on Albania's Adriatic coast.

    Part of a sunken shipment of up to 60 ceramic vessels, the 26-inch storage jar, or amphora, was the top find from what organizers say is the first archaeological survey of this small Balkan nation's seabed, conducted by U.S. and Albanian experts.

    "Touch it, touch it. It's luck," said mission leader George Robb of the Key West, Florida-based RPM Nautical Foundation. "You're touching something that was made before Plato was born."

    Launched in July, the month-long survey was the first step in compiling an underwater cultural heritage map that could eventually plot the position of sunken fleets from ancient and mediaeval times believed to lie along Albania's 220-mile coastline.

    Auron Tare, the project's local coordinator, said Albanian authorities were hoping to sign a deal with RPM, a non-profit foundation, late this year for a five-year survey.

    "That would give a boost to a still nonexistent field of archaeological research in the country," Tare said. "It would be a great promotion for local tourism, especially diving tourism, and could possibly lead to the creation of an underwater archaeology museum."

    Archaeologist Adrian Anastasi said the survey would help protect the country's marine cultural heritage from looters — an increasing problem since the collapse of the country's hardline Communist regime in 1990.

    "(The survey) will help create the necessary legal and structural infrastructure to protect shipwrecks from looting," said Anastasi, Albania's only archaeologist specialized in underwater research.

    Anastasi said the project — using state-of-the-art scanning technology — would likely have cost the Albanian government up to $5.4 million if they did it by themselves. "RPM has all the necessary modern technology, and is doing it with its own funding," he said.

    Linking the western Balkans and the East with western Europe, Albanian waters were busy with shipping during ancient and mediaeval times.

    "In those times ships usually stayed near the shore, to maintain visual contact with land, and all our coastline was a very intensive route for commercial and other traffic," Anastasi said.

    The light-brown clay amphora, probably used to store wine or oil, was found on the last day of the survey off the ancient town of Butrinti near Saranda, some 186 miles from Tirana and opposite the Greek island of Corfu. It dates to the 4th century B.C.

    The find will stay immersed in water at the museum in Durres, 20 miles west of Tirana. Museum workers will gradually reduce the water's salinity over the next year, to remove salt from the amphora ahead of its conservation.

    "Based on what we can see on the surface, there is a high probability that (the amphora) is a sign of a shipwreck located deep there from that period," said Jeffrey G. Royal, archaeological director of RPM, whose Mediterranean operations are based in Valletta, Malta.

    If so, it would be the first 4th century B.C. wreck to be located in Albanian waters, say survey organizers, who are keeping the find's precise location and depth secret for fear of looting. Only a handful of wrecks from that period have been excavated in the Mediterranean.

    Anastasi said 50-60 amphorae were located on the seabed. Once the finds are assessed, an effort will be made to uncover the wreck, which would give information on the ship's destination and ancient naval architecture of the period.

    Albanian officials also plan to ask permission from neighboring Montenegro for the RPM's Hercules research vessel to continue its exploration north of Albania.

    The ship also located 14 other shipwrecks from the 19th and early 20th centuries, in the survey that ended Aug. 13.

    Skedarėt e Bashkėngjitur 92915

    Skedarėt e Bashkėngjitur 92916
    Edhe une gjeta dicka nga SARANDA 2010.Turp;Duam te futemi dhe ne Europe?UUUUpIKA..PIKA.. QE SU BIE.Mos u mburrni me ato qe kemi.Po me ato qe do leme tek brezat e ardhshem.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kontributi Ilir

    Iliret jane kudo,
    . . . nga libri qe vijon :
    ------------------------------------------
    Autore: Ada Gabucci
    Titulli : Ancient Rome : art, architecture & history.
    Publ. : Los Angeles, Calif. : J. Paul Getty Trust, 2002.
    ----------------------------------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Epigrama e kalorėsit Sina nė Korkyrė


    Nė pranverėn e vitit 229 para erės sonė flota e madhe ilire, nėn planin strategjik tė mbretėreshės Teuta ju drejtua Korkyrės. Pranė ishullit Paksas u ndesh me flotėn e akeasve. “Ilirėt u vėrsulėn me anijet e tyre tė lidhura nė katėr dhe u pėrleshėn me armiqtė….Anijet e kundėrshtarėve u ndeshėn aq fort, sa mezi mundėn tė lėviznin, mbasi ishin future nė mes tė basheve tė lidhura bashke. Atėhere ilirėt, duke u hedhur mbi urat e anijeve tė akejve, i pushtuan ato pėr shkak tė epėrsisė sė tyre me njerėz”. Pas pėrshkrimit tė kėsaj strategjie, Polibi (II,10, 5-6) na thotė se ilirėte pushtuan Korkyrėn dhe vendosėn aty njė garnizon nėn komandėn e Demeter Farit, njė filoi (miqtė) e Teutės. Demetri qe me origjinė nga kolonia sarakuziane e ishullit tė Farit.
    Kjo fitore detare e ilirėve i shqetėsoi pa masė romakėt. Konsujt romakė Gnei Fulri dhe Aul Postumi u nisėn nga Italia me 200 anije dhe 20.000 ushtarė drejt Korkurės. Demeter Fari e dorėzoi ne tradhti Korkyrėn flotės romake. Ky ėshtė subjekti historik.
    Nė betejėn e Korkyrės ilirėt vranė edhe njė ushtarak tė njohur tė amfiokėve i quajtur Sina. Ai u vra nė vitin 229 para erės sonė dhe mė pas pėr tė u ngrit njė monument me njė epitaph nė greqisht prej tetė rreshtash, njė poezi pėrkujtimore. Kjo poezi ėshtė botuar nė librat e shumė studiuesve dhe arkeologėve (shih Apostol Zeni, Diar. Ital. C.XXVIII p. 425. The antiquities of Italy p. 304, Muratori Nov. Thes. Iscript. T. III. P. MCDXXXIII. Anthol. Palat. Oppend. No. 201, Corps. Inscr. Greac. No. 1914).
    Epigrama e Sinės ėshtė si mė poshtė:
    CV.
    ΗΜΑΛΑΔΗΠΕΡΙΣΕΙΟΛΥΓΡΟΜΠΟΤΜΟΝΕΚΛΥΕΠΑΤΡΑ
    ΑΛΚΗΑΜΦΙΛΟΧΩΓΓΑΙΑΘΡΑΣΥΠΤΟΛΕΜΩΝ
    ΟΥΝΕΚΕΝΙΛΛΥΡΙΟΙΣΙΝΥΦΙΠΠΟΜΑΧΟΙΣΙΔΑΜΑΣΘΗΣ
    ΟΣΤΕΑΔΕΝΝΑΣΟΙΓΑΙΔΕΤΑΡΟΙΕΚΤΕΡΙΣΑΝ
    5. ΚΑΙΣΟΥΑΠΟΦΥΙΜΕΝΟΥΠΙΣΤΟΙΦΙΛΟΙΟΥΚΕΛΑΘΟΝΤΟ
    ΣΙΝΝΑΦΥΛΟΠΙΔΟΣΔΕΞΕΡΥΣΑΝΣΤΥΓΕΡΑΣ
    ΑΜΦΙΛΟΧΟΙΘΡΑΣΕΩΝΕΥΕΙΔΟΤΕΣΕΡΓΟΝΑΚΟΝΤΩΝ
    ΟΙΣΕΜΕΓΑΑΧΝΥΜΕΝΟΙΣΥΓΓΕΝΗΕΚΤΕΡΙΣΑΝ.

    Η μάλα δή περί σείο λυγρόμ πότομ έκλυε πάτρα,
    Αλκαί Αμφιλόχωγ γαία θρασυπτολέμων,
    Ούνεκεν Ιλλυριοίσιν ύφ ίππομάχοισι δαμάσθης,
    Οστέα δ’έν νάσω τάδ έτεροι κτέρισαν.
    5. Καί σου άποφθιμένου πιστοί φίλοι ούκ έλάθοντο,
    Σίννα, φυλόπιδος δ’έξέρυσαν στυγεράς
    Αμφίλογοι θρασέων εύ είδότες ‘εργον άκόντων,
    Οί σε μέγ’ άχνύμενοι συγγενή έκτέρισαν.

    Po jap pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe pėrkthimin e kėsaj epigrame:
    Fatkeqėsisht, fatin tėnd tė trishtuar e dėgjoi atdheu, -toka e fortė e amfilokėve tė kujdesshėm nė luftė, se ty ilirėt luftėtarė mbi kalė tė qėlluan dhe re, kockat e tua nė kėtė ishull shokėt t’i vendosėn se ty tė vranė miqtė besnikė s’tė harruan, tė tėrhoqėn amfilokėt, mė tė mirėt nga tė gjithė e me dhimbje madhėshtore tė varrosėn ty!
    Kjo epigramė ėshtė e njohur. Ėshtė pėrfshirė edhe nė volumin e parė tė “Antologjia Palatina”. Nuk i dihet autori. Sina qe kalorės. Reparti i amfilokėve qe nė Korkyra. Kur sulmuan ilirėt e qėlluan ndėrsa kalėronte. Vdekja e tij bėri pėrshtypje tė madhe. Epigrama e Sinės ėshtė pėrkthyer edhe nė latinisht, italisht dhe anglisht. Kjo epigramė ruan njė ēast tė kronikės historike, kur ilirėt patėn fitoren e tyre mė tė bujshme, pushtimin e Korkurė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    05
    10.2010
    Zgjerohen zonat arkeologjike, gjoba shkelėsve
    :::ShkoderZemer
    Gazeta Shqip - Zgjerohet zona arkeologjike qė mbrohet me ligj nė qytetet e Shkodrės, Lezhės, Elbasanit dhe Vlorės. Agjencia e Shpėtimit Arkeologjik ka rishikuar kufijtė, bazuar nė gjetjet e fundit arkeologjike. Miratohet rregullorja e administrimit dhe ndėshkimi i shkelėsve tė ligjit


    Zgjerohet zona arkeologjike qė mbrohet me ligj nė qytetet e Shkodrės, Lezhės, Elbasanit dhe Vlorės. Agjencia e Shpėtimit Arkeologjik ka rishikuar kufijtė bazuar nė gjetjet e fundit arkeologjike. Drejtori Roland Olli shprehet se e rėndėsishme ėshtė miratimi prej disa muajsh i rregullores pėr administrimin e kėtyre zonave. Nė parim kjo do tė thotė parandalimin e ndėrtimeve pa leje apo tė ndėrhyrjeve nė zonat qė kanė potencial tė konsiderueshėm arkeologjik. Nė fakt mbrojtja nė terren gjatė kėtyre viteve ka treguar tė kundėrtėn. Janė jo tė pakta rastet e ndėrtimeve apo ndėrhyrjeve tė paligjshme edhe nė zonat A. Vetė Olli thotė se nė Lezhė, njė ndėr qytetet mė problematike, janė rreth 47 ndėrtime pa leje nė Parkun Arkeologjik e po kaq problematik shfaqet Elbasani me ndėrtimet brenda mureve tė kalasė. Sipas Ollit, deri mė tani ka pasur njė boshllėk ligjor qė korrigjohet me rregulloren e administrimit tė zonave arkeologjike dhe me rritjen e nivelit tė gjobave pėr shkelėsit deri nė 500 mijė euro qė parashikon drafti i ri me amendimet “Pėr ligjin e trashėgimisė kulturore”.

    Pak muaj mė parė janė rishqyrtuar zonat arkeologjike tė qyteteve kryesore. Ėshtė shtuar territori arkeologjik qė mbrohet me ligj?

    Pėrgjithėsisht nė rishikimin e zonave arkeologjike jemi bazuar nė rezultatet e gėrmimeve tė fundit arkeologjike dhe gjetjet e reja qė janė bėrė, qoftė si rezultat i gėrmimeve shkencore tė drejtuara nga Instituti i Arkeologjisė, qoftė si gjetje rastėsore si efekt i ndėrtimit apo zhvillimit tė zonave urbane. Zgjerimi i kufijve tė zonave arkeologjike ėshtė bėrė mbi kriterin e gjetjeve arkeologjike. Rastet mė tipike janė qytetet e Shkodrės, Lezhės, Vlorės dhe Elbasanit. Nė Shkodėr ka njė rishikim total tė zonės arkeologjike B dhe marrjen nė mbrojtje tė pjesėve qė ishin lėnė jashtė me zonifikimin e bėrė nė vitin 2004. Nė Vlorė ėshtė bėrė pėrfshirja e rrėnojave arkeologjike tė kalasė sė Skelės, e cila ishte lėnė padrejtėsisht jashtė me zonifikimin e vjetėr. Po nė kėtė qytet ėshtė bėrė rishikimi i kufijve tė vjetėr tė zonės B qė pėrfshin edhe qendrėn historike tė Vlorės. Nė Elbasan, pjesė e zonės arkeologjike ėshtė tashmė edhe bazilika e zbuluar sė fundmi. Por pėrveē rishikimit janė miratuar pėr herė tė parė rregulloret e administrimit tė zonave arkeologjike. Mungesa e deri mė tanishme e tyre ka qenė njė shteg i hapur qė pushtetet lokale apo strukturat qė monitorojnė ndėrtimet nė kėto zona tė kishin boshllėk ligjor. Duke pėrfituar nga kjo, nė shumė raste janė dhėnė leje ndėrtimi ose janė bėrė ndėrhyrje nė zona arkeologjike A nė kundėrshtim me ligjin.

    Ēfarė parashikohet nė rregulloret e administrimit tė zonave arkeologjike? Cilat janė masat parandaluese?

    Pėrcaktojnė rregulla tė qarta e tė prera se ēfarė ndėrhyrje lejohet nė zonat arkeologjike A dhe nė zonat B. Nė njė citim tė pėrmbledhur, nė zonėn A lejohet vetėm rikonstruksioni i banesave ekzistuese dhe rrjetet inxhinierike tė kėtyre zonave: ujėsjellės, kanalizime, infrastrukturė, telefoni dhe energji elektrike. Nė zonat arkeologjike B lejohen ndėrhyrje me karakter ndėrtimor, por vetėm me Miratim tė Kėshillit Kombėtar tė Arkeologjisė. Nė rastet kur gjatė zhvillimit tė punimeve nė zonat B do tė ketė gjetje tė rėndėsishme unike arkeologjike, parashikohet ndėrprerja pėrfundimtare dhe pengimi i ndėrtimeve.

    Ēfarė ndodh pėr rastet kur veprimet e kundėrligjshme janė kryer nė zonat arkeologjike. A kanė fuqi prapavepruese kėto rregullore?

    Deri mė tani ėshtė pėrdorur forca e ligjit “Pėr trashėgiminė kulturore” qė tė minimizohen ndėrhyrjet nė zonat A dhe B. Pėr sa i pėrket fuqisė prapavepruese, nė rregulloren e re nuk ėshtė parashikuar asgjė, sepse veprimi nė raste tė tilla ėshtė detyrė e strukturave tė kontrollit tė territorit, si Inspektorati i Ndėrtimit Urbanistik Kombėtar, Agjencia e Legalizimit tė Ndėrtimeve Informale, e cila pėr ēdo legalizim qė bėn nė zonat arkeologjike, merr miratimin tonė.

    Vetėm njė muaj mė parė, z. Gjergj Bojaxhi, drejtori i Inspektoratit tė Ndėrtimit, foli pėr ndėrtimet e shumta pa leje nė zonėn arkeologjike tė qytetit tė Lezhės. A ėshtė bėrė verifikim edhe pėr qytetet e tjera?

    Nė rastin konkret tė qytetit tė Lezhės ne kemi bėrė identifikimin e tė gjitha ndėrhyrjeve pa leje qė janė bėrė nė zonėn arkeologjike dhe lista i ėshtė dėrguar Inspektoratit Ndėrtimor. Brenda Parkut Arkeologjik tė Lezhės janė konstatuar rreth 47 ndėrtime pa leje dhe ky qytet mbetet njė nga rastet mė tipike. Elbasani po ashtu. Brenda mureve tė kalasė sė kėtij qyteti ka njė sasi tė konsiderueshme ndėrtimesh tė ndara nė dy kategori: ndėrtime qė janė bėrė me leje tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės qė ishte pėrgjegjės nė atė kohė pėr ndėrtimet brenda zonave arkeologjike dhe qendrave historike (edhe nė kėtė rast ka shkelje tė kritereve tė caktuara) dhe ndėrtime pa leje totale. Kėtu ne kemi kundėrshtuar totalisht legalizimin e kėtyre dy kategorive.

    Si Agjenci e Shpėtimit Arkeologjik ju keni tė drejtėn tė denonconi rastet e shkeljeve nė dėm tė trashėgimisė arkeologjike. A janė ndėrmarrė veprime tė tilla?

    Pėr sa i pėrket ndėrtimeve nė zonat arkeologjike pėr tė cilat drejtoria jonė ėshtė pėrgjegjėse, ne kemi bėrė denoncimet pėrkatėse, duke filluar nga ndėrtimet qė u bėnė nė kalanė e Tiranės, nė Durrės dhe disa qytete tė tjera ku janė bėrė kallėzime penale nė prokurori pėr tė gjithė shkelėsit e ligjit. Kėto raste janė ende nė proces, por do tė merren masat pėrkatėse.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Profesor Lambeley: Ka ekzistuar njė shkollė e artit nė Apoloni

    Zbulohet tjetėr objekt, njė kėmbė bronzi e shek. II-III pas Krishtit

    Pas gjetjes sė bustit tė njė atleti romak, ekspedita shqiptaro-frėnge nė Butrint po ndesh tė papritura tė tjera. Dje ka dalė nė dritė njė kėmbė prej bronzi qė mendohet se i pėrket shtatores sė njė legjionari romak.

    Kėmba, siē shihet nga fotot, nė gjendje shumė tė mirė, ėshtė zbuluar nė njė nga kanalet anėsore tė vilave romake tė qytetit antik. Kėmba paraqitet e veshur me sandale, ėshtė e zbukuruar nė pjesėn e pėrparme dhe tė prapme tė saj ku duken qartė edhe lidhėset.
    Arkeologėt janė tė mendimit se ky objekt, ashtu si dhe busti, daton nė shek. II - III pas Krishtit.

    Kjo kėmbė e bukur ėshtė i pari zbulim i kėtij lloji, i "kategorisė sė gjymtyrėve", nga nėntoka arkeologjike e Shqipėrisė. Njė nga dy drejtuesit e ekspeditės, profesori dhe arkeologu frėng Jean-Luc Lambeley e quan "gjetje tė rrallė arkeologjike" qė po t'i shtohet zbulimit tjetėr tė para pak ditėve, vėrtetojnė se nė qytetin antik tė Apolonisė ka ekzistuar njė shkollė pėr skulpturat e llojit tė tillė. "Ajo ėshtė gjetur nė tė njėjtin kanal ku ėshtė zbuluar edhe busti i atletit romak. Ėshtė kėmba e djathtė e njė statujė dhe ėshtė e njė kualiteti tė shkėlqyer", ėshtė shprehur drejtuesi i ekspeditės, prof.

    Lambeley, "kjo falė edhe restauruesit, i cili e ka pastruar profesionalisht. Shpresojmė qė tė gjejmė kėmbėn tjetėr ose fragmente tė tjera tė statujės. Kėmba e bronzit mund t'i pėrkasė njė legjionari romak qė ka patur njė trup normal, tė gjatė 170-180cm."

    Me interes priten rezultatet nė vazhdim tė ekspeditės e cila qė nė ditėn e katėrt tė saj, javėn qė shkoi, zbuloi bustin e antikitetit tė vonė romak. Ky objekt u zhvendos dje nė Tiranė, nė Institutin Arkeologjik pranė Qendrės sė Studimeve Albanologjike, pėr t'iu nėnshtruar restaurimit dhe studimit tė mėtejshėm dhe pėr tė zėnė vend pėrfundimisht nė Muzeun Arkeologjik tė Apolonisė qė do tė hapet nė vjeshtė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Zbulohen banesat 2200-vjeēare tė Dyrrahut

    Gėrmimet e njė firme private, e cila po zbaton njė prej projekteve tė bashkisė, duket se ka nxjerrė nė dritė Durrėsin antik. Sipas arkeologėve, “gjithēka e zbuluar gjatė gėrmimeve pėr ndėrtimin e njė kompleksi shėrbimesh nė qendėr tė qytetit tė Durrėsit ka ngjallur interesime tė mėdha. Ai ngjan me njė qytet, e gjithė zona gjendet e rrethuar nga njė mur i lartė me llamarinė, duke bėrė tė mundur pengimin e pamjes”. Sipas tyre, vendi ku doli nė dritė ky qytet antik mendohet tė gjendet pranė stacionit tė autobusėve urbanė qė nisen nga sheshi “Pranvera” pėr nė Plepa, Plazh, Currila e Porto Romano. Njė sipėrfaqe prej disa 2 mijė metrash katrorė qė dikur ka qenė quajtur lulishte “1 Maji”, bashkia ka nisur tė kryejė rikonstruksionin nė lulishte dhe pranė bustit tė Azem Hajdarit, duke e ndarė kėtė zonė nė tri parcela. Nė dy prej tyre, qė janė nė anė tė rrugės, qė nis nga kryqėzimi i pallatit tė sportit pėr nė rrugėn “Skėnderbej”, janė shfaqur rrėnoja arkeologjike, por si dhe nė rastin e rikonstruksionit tė rrugės nė anė tė saj nė pak kohė ato janė mbuluar me ēakėll. Arkeologėt shprehen: “Ndryshe qėndron puna me pjesėn tjetėr, pasi pas gėrmimit rreth 3 m nė thellėsi tė tokės nė tė gjithė sipėrfaqen kanė dalė nė dritė objekte tė ndryshme, rrugica, punishte dhe parqe, tė cilat duhet tė datojnė shumė shekuj mė parė”. Punimet janė ndėrprerė, ndėrsa rishfaqja e specialistėve tė arkeologjisė nė terren duket se do tė sjellė zhvillime tė reja. Kjo hapėsirė toke gjendet nė lagjen numėr 4 dhe lagjen numėr 11 tė qytetit tė Durrėsit, tokė e cila pas viteve 1990 nuk ka pėrfituar investime. Arkeologu Afrim Hoti ka deklaruar pėr “standard” se “gėrmimet arkeologjike kanė nxjerrė nė dritė njė grup tė madh banesash qė mendohet tė jenė ndėrtuar 2200 vjet mė parė”. Sipas z. Hoti, “blloqet e banimit janė ndarė nga njė rrugicė nė mesin e tyre ndėrtuar me gurė tė mėdhenj, mbėshtetur nė mendimet e specialistėve tė arkeologjisė kjo zonė ka qenė e gjitha e banuar nga njerėz tė thjeshtė, ndėrkohė qė aristokracia e kohės duhet tė ketė pasur vendbanim tjetėr”. Pėrgjithėsisht objektet janė tė njėjta apo edhe tė pėrafėrta, ndėrkohė qė ka edhe tė tjera aty brenda, tė cilat mendohet se duhet tė kenė qenė si lokale shėrbimi. Zbulimi i njė qytetėrimi tė tillė ėshtė paranjoftuar nga studiuesit, pasi ka pasur edhe mė parė disa shenja tė daljes nė sipėrfaqe tė objekteve arkeologjike, por jo tė tė tilla pėrmasave. Punimet kėtu janė ndėrprerė, por vetėm kaq pasi nuk ėshtė thėnė asgjė lidhur me fatin e mėtejshėm. Sipas disa pohimeve qė vijnė nga informacione tė sigurta nė zonėn e rrethuar mėsohet se ėshtė zbuluar edhe njė mozaik, i cili qėndron aty, por ėshtė mbuluar me njė shtresė tė hollė rėre mbi tė. Nga ana tjetėr, flitet edhe pėr ekzistencėn e mundshme tė njė ujėsjellėsi qė duhet tė ketė shėrbyer mė shumė sesa pėr banesat aty pranė. Vende-vende gėrmimet kanė shkuar edhe nė pesė metra nga ku janė identifikuar tubacione, tė cilat justifikojnė mendimin e pranisė sė njė ujėsjellėsi nė kėtė zonė. Durrėsi ka kaluar dy tėrmete shumė tė fuqishme, tė cilat kanė fundosur njė nga qytetėrimet mė tė hershme nė brigjet e Adriatikut. Instituti i monumenteve tė kulturės dhe Departamenti i Arkeologjisė kanė pezulluar gėrmimet e mėtejshme, por vetėm kaq. Hoti tha se “aktualisht banesat qė mendohet se i pėrkasin shekullit tė 2 p.e.s nuk janė nėn ruajtje dhe as nėn vėzhgim duke rrezikuar dėmtimin, njė fakt i tillė ėshtė bėrė objekt edhe herė tė tjera, qė nga koha kur u zbuluan pėr herė tė parė rrėnojat e qytetėrimit tė fundosur, por specialistėt vazhdojnė tė mos deklarohen pėr fatin e mėtejshėm”. Pėr shkak tė rėndėsisė qė ka zbulimi ēmuar mendohet se objekti i do tė bėhet i vizitueshėm shumė shpejt nga vizitorėt vendas dhe turistėt e huaj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 20-11-2010 mė 13:32

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    "Stela e njė atleti"
    SAMI STAROVA | 22/11/2010 |
    Treva e Beratit shkėlqen mbi tė tjerat pėr vetė faktin se nė tė ka pasur njė kulturė autoktone, me jetė nė vazhdimėsi qė vjen nga thellėsitė e shekujve.

    Zbulimi i shpellės sė Katundasit me fillesė jete qė nga neoliti hershėm (6000 vjet p.Kr) si dhe tė 12 vendbanimeve tė fortifikuara (kala), tė cilat janė antiko-mesjetare, flasin qartė pėr njė qendėr tė zhvilluar kulturore.

    Ndėr zbulimet mė me vlerė ėshtė njė stelė varri e zbuluar nė fshatin Lapardha 6 km nė veri tė qytetit tė Beratit.

    Ekzistenca e vendbanimeve tė hapura nė kėtė fshat ėshtė e kuptueshme pėr vetė kushtet natyrore e klimatike tė luginės sė Lapardhasė. Kjo luginė ka formėn e njė govate, dhe me njė dalje tė ngushtė tė lumit Lapardhicė nė veri.

    Toka alivioinale, uji i bollshėm, klima e ngrohtė e kornizuar nga kodrat e bėjnė tė begatė kėtė vendbanim.

    Nė rast tė ndonjė rreziku popullsia ngjitej nė malet e pyllėzuar qė ngriheshin nė veri, ku kishte dhe shumė shpella.

    Nė kėtė fshat u gjet stela e varrit qė pėrbėhej prej materialit guror vendas. Kjo stelė ka gjatėsinė 99 cm, gjerėsi 31 dhe trashėsi 7 cm, ndėrsa figura e djalit nė reliev ėshtė 60 cm e gjatė.

    Stela datohet nė fund tė shek.V p.Kr dhe mund tė pėrkoj rreth viteve 430-420. Nė kėtė shekull kemi njė shkėlqim tė madh tė veprave tė artit nė botėn antike qė kryesisht janė statike.

    Nė rastin konkret kemi tė bėjmė me njė vepėr tėrėsisht autoktone dhe plot lėvizshmėri e punuar nė njė prapatokė siē ėshtė Berati i ndodhur shumė larg kolonive Greke.

    Kjo stelė tė befason me pamjen e saj. Duke e parė atė njeriu mediton deri nė pafundėsi, pėr tė hyrė nė botėn e atij qė e daltoi relievin.

    Ēfarė ka qenė autori? Njė skulptor tepėr i talentuar apo njė mjek, njohės i mirė i anatomisė trupore? Ndoshta njė mjek artist!?

    Pėr tė analizuar portretin e kėtij djaloshi tė punuar nė kėtė reliev duhet tė futemi nė atė qė ka dashur autori tė shpreh.

    Duke u nisur nga ajo qė ne na paraqitet flitet pėr njė djalosh tė ri qė sapo ka dalė nga banja,pėr kėtė fakt flet trupi i tij i zhveshur dhe njė peshqir sapo i hedhur mbi trup. E gjithė figura pėrshkruhet nga njė plasticitet dhe lėvizje tė brendshme.

    Fytyra e djaloshit me pamje fėminore, tepėr e sinqertė shikon nė profil. Flokėt trajtuar si njė kurorė (tenje), flasin se djaloshi ka fituar nė njė garė sportive.

    Duke u nisur nga statuja trupore,forma dhe pozicioni i kėmbėve kemi tė bėjmė me njė atlet dhe saktėsisht me njė vrapues.

    Ndėrsa koka paraqitet nė profil gjithė trupi me shumė gropėzime dhe dalje, tepėr muskulore, mbėshtetet kryesisht nė kėmbėn e djathtė gjė qė paraqitet emocionalisht nė gropėzat dhe daljet nė gjurin e djathtė, nė kofshėn, kėrcirin si dhe nė shputėn e kėsaj kėmbe e vendosur fort mbi baze.

    Ndėrsa kėmba e majtė ėshtė mė e lirshme, pak sa e pėrkulur ku duket vetėm njė thellim anash gjurit tė saj dhe lehtėsisht vendoset shputa nė bazė. Pozicioni i kėsaj kėmbe i jep trupit njė pėrkulje tė lehtė nėpėrmjet sė cilės shprehen lėvizjet e ēdo organi tė dukshėm dhe tė padukshėm.

    Peshqiri i madh i rrudhosur vendoset hijshėm mbi shpatullėn e majtė tė djaloshit,mbėshtjellė krahun e majtė pėr t'u derdhur poshtė kėmbėve. Dora e djathtė tėrė muskulaturė ėshtė e gatshme pėr tė tėrhequr kėtė peshqir i cili do tė fshijė tėrėsinė e trupit tė tij.

    Nga se u tha mė lart kemi tė bėjmė me njė stelė varri, nga e cila del se ky djalosh mund tė kėtė vdekur nė rininė e tij. Kjo figurė atleti e cila merr gojė e flet pėr njė kulturė autoktone ilire na jep mesazhin se tė parėt tanė shkėlqenin nė art e mjekėsi.

    Sami Starova, i burgosur pa akuzė
    Arkeologu Sami Starova vazhdon qė tė jetė i burgosur pėr njė krim qė nuk e ka kryer kurrė. Ai akuzohet nė prokuroria e Beratit pėr "trafikimin" e njė statuje porcelani me vlerė 30 euro por kjo akuzė ėshtė rrėzuar nga Gjykata e Apelit tė Vlorės.

    Edhe pse gjykata ka vendosur qė nuk ka vepėr penale, prokuroria insiston me akuzėn e saj duke mbajtur tė burgosur arkeologun beratas. Pas dy ditėsh mbushet njė vit qė Sami Starova qėndron i burgosur pėr akuzėn qė vetė gjykata e ka rrėzuar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Mallkimet me plumb!
    Madhesia e germave:
    Violeta Murati


    Nė vitin 2009 ėshtė vlerėsuar si njė nga zbulimet mė tė rralla dalja e disa bizhuterive qė i takojnė shekullit tė dytė para erės sė re dhe vjen deri nga shekulli i dytė i erės sė re. Pas njė viti, duke kaluar procesin e restaurimit nė Laboratorin e Arkeometrisė dhe Konservimit, kėto bizhu janė kthyer nė Durrės, nė Muzeun Arkeologjik. I vetmi specialist qė kemi pėr restaurimin e objekteve arkeologjike, Frederik Stamati, thotė se prej bizhuve arkeologėt dhe studiuesit mund tė lexojnė kulturėn e tė jetuarit nė atė kohė dhe, pėr mė tepėr, tė arrihet nė deshifrimin e identikitit dhe tė pėrcaktohet pėrfundimisht se kemi tė bėjmė me Sanktuarin e Artemisės dhe jo tė Afėrditės

    Ēdo mėdyshje pėr ta pėrfytyruar si Sanktuarin e Afėrditės, aty ku ėshtė gjetur sasia mė e madhe e objekteve arkeologjike, bizhu dhe pjatėza prej bronzi, ka rėnė duke u pėrcaktuar nga arkeologjia se kemi tė bėjmė me kultin e Artemisės, perėndeshės sė virgjėr dhe mbrojtėsja e gruas nė Dyrrah. Ky kult, ku femrat besonin pėr intimitetin e tyre, duke shėrbyer dhe pėr momentet mė tė vėshtira jo vetėm qė zbulohet nė bazė tė deshifrimeve tė bėra nga pjatėzat prej bronzi, por dhe bizhuve tė pėrdorura. Ndėrsa tė tjera deshifrime tė panjohura na i tregon shefi i Laboratorit tė Arkeometrisė dhe Konservimit, kur thotė se nė kėto pjatėza derdhej edhe plumb me tė cilin shkruheshin mallkimet. Zbulimet janė bėrė, ashtu si 23 vjet mė parė nė Kodrat e Dautes dhe kush pyet pėr tė sot, aty ku mendohet nga arkeologėt qė ka pasuri tė pamasė nėntokėsore, janė zėnė nga ndėrtimet pa fund. Duhen shembur shtėpitė, ndėrtimet, qė mė pas tė fillosh tė gėrmosh. Por kjo gjė ėshtė e pamundur, duhet vetėm ndonjė zė nga media, se duket qė edhe vullneti politik nuk ka kryer fort punė, qė tė pengohet fenomeni “Bathore” mbi kėtė zonė arkeologjike. Frederik Stamati thotė se edhe arkeologėt janė tė pafuqishėm, nuk i pyet njeri pėr kėto punė. Ashtu si nė Sarandė dhe nė shumė vende tė tjera qė ekskavatorėt ngulen pa pyetur pėr hartėn e pasurisė nėntokėsore, edhe nė Kodrat e Dautes ku mendohet se ndodhet Sanktuari i Artemisės arkeologėt punojnė me milimetra dhe nxjerrin thesare. Nė vitin 2009 ėshtė vlerėsuar si njė nga zbulimet mė tė rralla dalja e disa bizhuterive qė i takojnė shekullit tė dytė para erės sė re dhe vjen deri nga shekulli i dytė i erės sė re. Pas njė viti, duke kaluar procesin e restaurimit nė Laboratorin e Arkeometrisė dhe Konservimit kėto bizhu janė kthyer nė Durrės, nė Muzeun Arkeologjik. I vetmi specialist qė kemi pėr restaurimin e objekteve arkeologjike, Frederik Stamati, thotė se prej bizhuve arkeologėt dhe studiuesit mund tė lexojnė kulturėn e tė jetuarit nė atė kohė dhe pėr mė tepėr tė arrihet nė deshifrimin e identikitit dhe tė pėrcaktohet pėrfundimisht se kemi tė bėjmė me Sanktuarin e Artemisės dhe jo tė Afėrditės, siē mendohej nė fillim kur u gjetėn bizhutė dhe disa pjatėza me dedikim mbi, tė deshifruar tashmė. Ėshtė deshifruar pėrfundimisht ēfarė kishte tė shkruar mbi pjatėzat e zbuluara nga kėrkimet arkeologjike tė vitit tė kaluar nė Kodrat e Dautes; se bėhet fjalė jo pėr faltoren e Afėrditės, siē qe menduar nga zbulimet masive tė vitit ‘70, por pėr Sanktuarin e Artemisės. Njė thesar me bizhuteri tė zbuluara nė vitin 2009, ndėr to: disa unaza prej bronzi, byzylykė, vathė dhe karfica. Kėto vlerėsohen si mė tė ruajtura, qė janė tė botuara nė foto, pasi Stamati tregon se ėshtė gjendur dhe njė byzylyk tjetėr i thyer nė 30 copė, qė ka si figurė njė kokė gjarpri nė tė dy fundet, ka edhe unaza tė ruajtura (pesė copė), tė cilat kanė tė gdhendura disa shpendė, njė tjetėr ka njė amforė, disa karfica qė ndeshen si formė qysh nė lashtėsi, janė edhe vathėt e thjeshtė, prej bronzi. Tė gjitha kėto objekte tė bizhuve bėjnė pjesė nė objekte bronzi. Nuk janė mė fisniket tė zbuluara, por janė pėrdorime tė zakonshme tė zbukurimit tė grave. Pėr kėto Stamati tregon se janė tė restauruara komplet dhe sapo janė kthyer nė Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit. Nė fakt, ky ėshtė njė fond objektesh, qė shkojnė me mijėra qė janė zbuluar nė vitet ‘70 nė Kodrat e Dautes, nė Durrės.

    Gjatė gėrmimeve arkeologjike tė bėra nė vitin 2009 janė pėrzgjedhur disa bizhuteri dhe pjatėza prej bronzi, tė cilat ju janė dorėzuar juve pėr restaurim dhe tani ndodhen nė Muzen e Durrėsit. A mund tė na thoni ēfarė pėrmban ky koleksion zbulimesh?

    Nė Laboratorin e Arkeometrisė kanė ardhur pėr restaurim disa objekte arkeologjike, tė zbuluara nga gėrmimet e bėra nė vitin 2009. Bėhet fjalė njė sasi bizhush qė janė mė tė ruajtura, pasi ėshtė gjendur edhe njė byzylyk tjetėr i thyer nė 30 copė, qė ka si figurė njė kokė gjarpri nė tė dy fundet, ka edhe unaza tė ruajtura (pesė copė), tė cilat kanė tė gdhendura disa shpendė, njė tjetėr ka njė amforė, disa karfica qė ndeshen si formė qysh nė lashtėsi, janė edhe vathėt e thjeshtė, prej bronzi. Tė gjitha kėto objekte tė bizhuve bėjnė pjesė nė objekte bronzi. Nuk janė mė fisniket tė zbuluara, por janė pėrdorime tė zakonshme tė zbukurimit tė grave. Tė gjitha kėto janė tė restauruara komplet dhe sapo janė kthyer nė Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit

    Cilės shtrese popullsie i pėrkisnin kėto? Ka ndonjė pėrcaktim?

    Kėto nuk u pėrkasin nė fakt shtresave mė tė pasura, ėshtė gjetur thesari raguzian, para 23 vjetėve, ky ėshtė i shtresės sė lartė apo thesari i gjetur nė kapelen e amfiteatrit, ku ishin mbi 100 copė monedha, mesjetare tė shek. 10-11, kėto u takonin shtresave tė pasura. Kurse kėsaj pjese qė po flasim, i takon njė shtresė mė e ulėt tė popullsisė.

    Meqė ky grup bizhushė tė restauruara pėrmban zbukurime, mendohet tė jenė punuar nė Durrės? Sa autoktone si punė artizanati?

    Specialistėt pėr kėtė ende nuk kanė thėnė gjė, por nė bazė tė gjetjeve, cilėsisė sė punimit dhe duke iu referuar qytetit, si zhvillim kėto patjetėr janė vendase. Jo vetėm nė Durrės, por dhe nė qytete tė tjera, mė pak tė zhvilluara, ka pasur punishte, atelie tė prodhimit tė metaleve, tė prerjes sė monedhave, tė qelqit etj. Ka qenė njė zejtari komplekse pėr tė gjitha llojet, kėshtu qė edhe kėto janė prodhime tė vetė qytetit tė asaj periudhe.

    Kjo do tė thotė se vlera qė marrin bizhutė janė si histori apo si zhvillim artizanati?

    Nė kontekstin arkeologjik kėto bizhu, tashmė tė restauruara, tregojnė nivelin e jetesės sa ka qenė e zhvilluar zejtaria, cilės kulturė i pėrkasin dhe ēfarė lidhjeje kishin qytetarėt e Durrėsit me kėto kultura qė mund tė jenė tė ngjashme.

    Kanė vlerė ridimensionimi?

    Kėto bizhu sjellin njė peizazh disi karakteristik pėr natyrėn shqiptare se si zbukuroheshin gratė e Durrėsit tė asaj periudhe. Ka dhe tė tjera me gdhendje, qė tregojnė njė nivel tė kėnaqshėm tė zejtarisė dhe zbukurimit tė tyre nė bronz.

    A ka pasur sasi bizhuterish tė zbuluara pėr ta kuptuar si modė, si kulturė jetese atė periudhė?

    Nė pėrgjithėsi gratė e Durrėsit kanė qenė pjesa mė e zhvilluar e popullsisė, sepse po gjatė vitit tė kaluar kemi gjetur dy thesare tė vogla, njė me monedha turke qė ishin nga viti 1808-1831, po ashtu ėshtė gjetur njė thesar i vogėl me monedha tė shekullit tė 10-tė, pra aty herė pas here janė gjetur thesare. Nė Durrės, ka jetuar pjesa mė e pasur e popullsisė dhe kėto natyrisht qė i takojnė njė niveli jo tė ulėt, sepse ishin gjėra qė kushtonin.

    Shkrimet mbi pjatėzat prej bronzi ēfarė kanė zbuluar?

    Nė vitin 1970 nė Kodrat e Dautes u ra pėr herė tė parė nė gjurmėt e njė sanktuari i cili nė atė kohė u mendua se mund tė ishte Sanktuari i Afėrditės. Gjatė tre vjetėve u bėnė gėrmimet dhe u nxorėn njė sasi e madhe prej rreth 14 mijė objektesh prej tė cilave ishin qeramikė dhe pjesa tjetėr objekte prej metali, bronzi dhe prej hekuri. Nė kėto objekte dhe mė tė rėndėsishmit qė janė gjetur atje ka qenė njė gjysmė kali prej ari, i cili ėshtė i ekspozuar nė Muzeun e Durrėsit. Ndėrsa kėto bizhu janė pikėrisht tė asaj periudhe kohore. Sanktuari ėshtė i shekullit tė dytė para erės sė re dhe vjen deri nga shekulli i dytė i erės sė re, qė sot nuk konsiderohet mė i Afėrditės, por i Artemisės. Kėto pėr atė periudhė kohore janė nga gjetjet mė tė rėndėsishme, sepse tė gjitha gjetjet kanė qenė tė shkatėrruara ose tė dobėta. Kurse kėto bizhu janė nga mė tė mirat, sepse u zgjodhėn kėto qė na u dhanė pėr restaurim ndėr objektet qė janė gjetur nė Sanktuarin e Artemisės. Edhe kėto tė tjerat qė janė si pjatėza prej bronzi, ku dy prej tyre kishin shkrime. Njėri tregon pėr Sanktuarin e Artemisės dhe tjetri qė i dedikohet asaj. Nė fillim nuk dukej asgjė, pamja qė ju i publikoni nė foto, janė tė marra nga radiografitė dhe kėto janė pas restaurimit. Kėto mbėrtheheshin me njė gozhdė diku dhe kanė dekoracione tė ndryshme.

    Ēfarė konsiderohet mė e rėndėsishme, e zbuluar pas restaurimit?

    Pėr to e rėndėsishme ėshtė se janė zbuluar rreth gjashtė shkrime me metal. Arkeologjia deri mė sot ka zbuluar gjashtė shkrime nė metal dhe pikėrisht kėto ndodhen nė kėto pjatėza.

    Janė identifikuar shkrimet?

    Kėto janė nė greqisht tė kodifikuara. Nuk shihej asgjė nė fillim. Por pas restaurimit u deshifruan. Kemi shkrim nė plumb, qė ėshtė plumb i palosur dhe zakonisht nė plumb shkruheshin mallkimet. Njėrin e kemi hapur disi, ndėrsa tjetrin jo, sepse punohet nė konditat e mungesės sė punės sė laboratorit qė duan procese tė specifikuara se ndryshe kėputen.

    A ka studime apo njohje pėr kėto bizhuteri?

    Pėr kėto bizhuteri nuk ėshtė shkruar asnjėherė deri mė sot, me restaurimin e tyre dhe kthimin nė Muzeun e Durrėsit priten tė nisin tė parat hulumtime nga studiuesit e fushės.

    Kodrat e Dautes njihen si zonė arkeologjike me dendėsi?

    Po, nė fakt, atje ėshtė njė zonė e pasur me arkeologji, madje dhe janė bėrė zbulime, por sot atje janė bėrė shumė ndėrtime dhe nuk arrihen tė zbulohen tė gjitha. Duhen prishur ndėrtimet dhe tė fillosh gėrmimet pėr t’i zbuluar. Kjo ėshtė e pamundur.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Mosha
    55
    Postime
    1,129
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Profesor Lambeley: Ka ekzistuar njė shkollė e artit nė Apoloni

    Zbulohet tjetėr objekt, njė kėmbė bronzi e shek. II-III pas Krishtit

    Pas gjetjes sė bustit tė njė atleti romak, ekspedita shqiptaro-frėnge nė Butrint po ndesh tė papritura tė tjera. Dje ka dalė nė dritė njė kėmbė prej bronzi qė mendohet se i pėrket shtatores sė njė legjionari romak.

    Kėmba, siē shihet nga fotot, nė gjendje shumė tė mirė, ėshtė zbuluar nė njė nga kanalet anėsore tė vilave romake tė qytetit antik. Kėmba paraqitet e veshur me sandale, ėshtė e zbukuruar nė pjesėn e pėrparme dhe tė prapme tė saj ku duken qartė edhe lidhėset.
    Arkeologėt janė tė mendimit se ky objekt, ashtu si dhe busti, daton nė shek. II - III pas Krishtit.

    Kjo kėmbė e bukur ėshtė i pari zbulim i kėtij lloji, i "kategorisė sė gjymtyrėve", nga nėntoka arkeologjike e Shqipėrisė. Njė nga dy drejtuesit e ekspeditės, profesori dhe arkeologu frėng Jean-Luc Lambeley e quan "gjetje tė rrallė arkeologjike" qė po t'i shtohet zbulimit tjetėr tė para pak ditėve, vėrtetojnė se nė qytetin antik tė Apolonisė ka ekzistuar njė shkollė pėr skulpturat e llojit tė tillė. "Ajo ėshtė gjetur nė tė njėjtin kanal ku ėshtė zbuluar edhe busti i atletit romak. Ėshtė kėmba e djathtė e njė statujė dhe ėshtė e njė kualiteti tė shkėlqyer", ėshtė shprehur drejtuesi i ekspeditės, prof.

    Lambeley, "kjo falė edhe restauruesit, i cili e ka pastruar profesionalisht. Shpresojmė qė tė gjejmė kėmbėn tjetėr ose fragmente tė tjera tė statujės. Kėmba e bronzit mund t'i pėrkasė njė legjionari romak qė ka patur njė trup normal, tė gjatė 170-180cm."

    Me interes priten rezultatet nė vazhdim tė ekspeditės e cila qė nė ditėn e katėrt tė saj, javėn qė shkoi, zbuloi bustin e antikitetit tė vonė romak. Ky objekt u zhvendos dje nė Tiranė, nė Institutin Arkeologjik pranė Qendrės sė Studimeve Albanologjike, pėr t'iu nėnshtruar restaurimit dhe studimit tė mėtejshėm dhe pėr tė zėnė vend pėrfundimisht nė Muzeun Arkeologjik tė Apolonisė qė do tė hapet nė vjeshtė.


    Kemba nuk eshte e legjionarit ,tani nese krahasojm figuren nga kjo monedhe me ate te kembes se zbuluar shofim kjart se figura e kembes nga monedha dhe ajo e zbuluar jan te njejta- identike,si dhe eshte nje argument tjeter i cili kemben e gjetur ne Apolloni e paraqet si kembe te nje vendasi dhe jo te legjionarit sepse monedha daton nja 7-8 shekuj me heret se percaktimi i lashtesis se zbulimit .
    Pra une dyshoj ne saktesin e ketyre arkeologve .

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    496
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga XH.GASHI Lexo Postimin


    Kemba nuk eshte e legjionarit ,tani nese krahasojm figuren nga kjo monedhe me ate te kembes se zbuluar shofim kjart se figura e kembes nga monedha dhe ajo e zbuluar jan te njejta- identike,si dhe eshte nje argument tjeter i cili kemben e gjetur ne Apolloni e paraqet si kembe te nje vendasi dhe jo te legjionarit sepse monedha daton nja 7-8 shekuj me heret se percaktimi i lashtesis se zbulimit .
    Pra une dyshoj ne saktesin e ketyre arkeologve .
    Me kokovana mose paqe pun,Zotni Gashi,krejte ne shqypni tash po bahen Romake,shkolla ku kreu artin e luftes AUGUSTI,e dyta kamba romake,paje shqypnija ashte e verbet,shifet monedha,mirepo edhe kamba e AKILIT,sipas nji Arkeologut Shqipetar,te Kosoves,sigurisht e dine per kend ashte fjala,ke pasur kontakt me te,e treta gashi,po i njejti person,punon shume ne qashtjen e arkeolgjis dhe gjuhes ,ashte anetar i i institutit,te vlerave te gjuhes shqipe.Shume,shume dijetar i madh ,e pa besueshme.Mirepo duhet marun me sinqeritet keto gjana,arkeologjija shqipetare duhet ditur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kutje : 05-12-2010 mė 08:20

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    496
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kqyre mire kamben,ose themren e akilit,1000 vjet ashte konun aktuale.

  12. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    496
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga XH.GASHI Lexo Postimin


    Kemba nuk eshte e legjionarit ,tani nese krahasojm figuren nga kjo monedhe me ate te kembes se zbuluar shofim kjart se figura e kembes nga monedha dhe ajo e zbuluar jan te njejta- identike,si dhe eshte nje argument tjeter i cili kemben e gjetur ne Apolloni e paraqet si kembe te nje vendasi dhe jo te legjionarit sepse monedha daton nja 7-8 shekuj me heret se percaktimi i lashtesis se zbulimit .
    Pra une dyshoj ne saktesin e ketyre arkeologve .
    Ma mer mendja se jane te shekullit te 4 para epokes se re,per afrsisht 360 .keto jane te Damastionit.

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    KOKA E DJALOSHIT NGA DIMALI - DĖSHMI E NJĖ QYTETĖRIMI TĖ LASHTĖ
    Sami Starova

    Nė perėndim tė qytetit tė Beratit ndodhet fshati Krotin. Sipėr tij ngrihet njė kodėr relativisht e ulėt deri nė lartėsinė 450 m mbi nivelin e detit.
    Ekzistencėn e kėtij vendbanimi e dokumentoi arkeologu Austriak Pra Chnike, i cili ka bėrė vėzhgime mbi kėtė kėshtjellė (1).


    Disa vite mė vonė, studiuesi Sestieri shkruante: "Nė kohėn kur studioja Gradishten e Belshit tė Elbasanit dhe kur mendoja pėr ekzistencėn e padyshimtė tė njė sistemi tė pėrbashkėt ndėrlidhjeje dhe ndihme reciproke nė tė kaluarėn Iliriane. Midis kėtyre kalave vėzhgimi, u lajmėrova edhe pėr ekzistencėn e njė kalaje vėzhgimi nė Mbjeshovė dhe njė nė Bistricė nė mbarimin jugor tė malit tė Shpiragut. Kėto pa dyshim kanė pasur funksion paralajmėrues (2).


    Kjo kala krahas emrit tė Krotinės, njihet dhe me emrin e Bistrovicės dhe rrallė herė si Kalaja e Allambrezit. Tre emėrtesat e saj janė funksionale, sepse kodra ku ėshtė vendosur kalaja ėshtė qendrore.


    Nėpėrmjet dokumenteve tė autorėve antikė e kryesisht tė Livit dhe Polibit na del dhe emri i qytetit tė Dimalit. Kjo emėrtesė ėshtė evidente nė ngjarjet e Luftėrave Romake, Maqedonase dhe atyre Punike. Duke u nisur nga fakti i ekzistencės sė njė qyteti me emrin Dimal Dr. Hasan Ceka bėri pėrpjekje pėr tė lokalizuar Parthianėt nė trevėn midis Durrėsit dhe Tiranės, nė kalanė e Dorazit (3).


    U deshėn punimet arkeologjike tė viteve 1963-1964 qė emri i Dimalit tė identifikojė kalanė e Krotinės (4).


    Zbėrthimin e kėtij emri nga ana linguistike e gjejmė te referati i Prof. Eqerem Ēabej i mbajtur nė Kuvendin e Parė tė Studimeve Ilire nė shtator tė vitit 1972. Ēabej nė kėtė referat duke ju referuar studiuesit J.G.Hanit shkruan: " Gjuhėsisht ai (ėshtė fjala pėr Hanin), merr dhe heton pėrpilimet e tė dhėnave qė kemi nga koha e vjetėr me gjendjen e sotme, e sidomos ai me njė mėnyrė gati moderne - hyn nė krahasimin e nomenklaturės gjeografike tė lashtė tė vendit me tė renė, e aty veēanėrisht nė ēėshtjen se cilėt emra gjeografikė tė vjetėr janė ruajtur si alternative nė gjuhėn e sotme, i bindur sikurse ishte me tė drejtė, qė ekzistenca e emrave tė tillė ėshtė njė argument i parrėzueshėm pėr kontinentin. Ndėr kėto emra gjenden tek ai barazime tė tilla si Delmata: delme dele, Dardania: dardhe, Dimallum: di dy edhe mal (5) ".


    Ky qytet antik falė pozicionit tė tij gjeografik dhe nė kushte tė njė klime mesdhetare-kontinentale, pati njė zhvillim tė madh ekonomiko-kulturor. Dimali duke qenė maja e njė trekėndėshi me bazė vijėn bregdetare Apolloni dhe Orikum, ishte njė favor i dyfishtė. Ai nė lidhje me detin ishte pak orė rrugė larg dhe bėhej si porta e dytė, ndėrsa pėr tė kaluar nga trevat lindore pėr nė perėndim ndėrmjet detit, Dimali ishte porta e parė nėpėrmjet tė cilės duhet tė kalohej. Ky pozicion komod midis lindjes dhe perėndimit, tė detit dhe tokės i dha njė zhvillim kėtij qyteti, qyteti i Dimalit u fuqizua edhe nga tregtia ndėrmjetėse e cila kryesisht kryhej nėpėrmjet rrugėve lindje perėndim. Ky qytet i ndėrtuar nė gjysmėn e parė tė shekullit IV p.k merr fizionomi tė plotė nė shek. II p.k. E kėtij shekulli mund tė jetė edhe portiku, nė kėtė shekull kemi edhe vepra arti me shumicė dhe kryesorja me cilėsi. Ndėr ato pa dyshim koka e njė djaloshi meriton tė analizohet.


    1. C. Prashnike: " Muzakhia und Malakastra" Wien 1920 fq. 103
    2. Sestieri P.C: " eksplorazioni archeologiche in Albanien nel 1941-1942 v. Milano fq.157
    3. H.Ceka: Zbulimi i njė qyteti antic Ilir nė rrethine Tiranės. "B.SH.K. Shoq" 1, 1951 fq.86-89
    4. B.Dautaj: Iliria 2 "Zbulimi i qytetit Ilir Dimal" Viti 1972 fq.135-151
    5. E.Ēabei: Problemi i vendit tė formimit nė gjuhėn Shqipe" Kuvendi i parė i studimeve Ilire. Shtator 1972 fq. 7-26


    Ėshtė fjala pėr njė vepėr arti fantastike e punuar nė gur vendas qė i datohet shekullit III p.k. Ky fakt na jep mesazhin parė se autori ka qenė nga ky qytet. Gjithashtu del se autori ka qenė bashkėkohės i kėtij djaloshi i cili, me sa duket ka fituar njė garė olimpike. Kjo vepėr arti me lartėsinė 12cm flet shumė. Sė pari, ajo duhet tė ketė qenė trupore ose sė paku njė bust. Pa dyshim pjesėt e tjera janė tė mbuluara nga dherat brenda mureve tė kalasė, diku poshtė rishesė qendrore. Gjetja e pjesėve tė trupit tė kėtij djaloshi, jo vetėm qė do ta bėnte tė plotė kėtė vepėr arti, por do tė na jepte mundėsinė, sė paku, tė saktėsonim llojin e sportit ku ky djalosh ka triumfuar.


    Koka e djaloshit nga Dimali tė befason qė nė pamjen e parė. Te kjo vepėr arti shprehet njė botė qė tė tundon. Ajo flet pėr njė djalosh 18-20 vjeēar. Portreti i tij djaloshar paraqiste njė pamje tė qetė, tė sigurt si dhe tepėr modeste. Nė tiparet e tij tė rregullta njė buzėqeshje e lehtė flet shumė pėr botėn e brendshme tė njė djaloshi tė kurorėzuar. Kjo kurorė quhet tenjė dhe kalon hijshėm nėpėr flokėt krela-krela. Portreti nė fjalė ėshtė punuar pėrsosmėrish nga dora e njė mjeshtri vendas. Me sa duket, autori e njihte mire jo vetėm artin, por edhe autonominė trupore. Koka, qafa, organet shqisore janė tė vendosura me saktėsi dimensionale dhe tė realizuara nė mėnyrė pėrfekte nga ana artistike. Autori ka ditur qė kėsaj vepre jo vetėm t'i japė jetė, por edhe ta bėjė tė lexueshme nga tė gjitha pozicionet e tė shikuarit tė saj. Ajo flet nga ēdo pozicion qė e vendos dhe tė bėn tė meditosh gjer nė pafundėsi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Gjurmė tė jetės nė Lissos




    Rezultatet e ekspeditės shqiptaro-gjermane nė Lezhė flasin pėr marrėdhėniet tregtare dhe nivelin e zhvillimit tė qytetit ilir. Objektet mė tė veēanta: monedha nga koha e mbretit Gent, komplet enėsh qeramike, njė skifos nga koha e Augustit, shkruan “Shekulli”.


    Arkeologu Gėzim Hoxha tregon pėr rezultatet e gėrmimeve nė ekspeditėn e zhvilluar nė Lezhė nga 14 korriku deri mė 23 gusht. Objektet mė me rėndėsi janė 150 monedhat nga koha e mbretit Gent, fragmente amforash, enėt e qeramikės, enė importi qė vijnė nga Afrika e Veriut, Mesdheu Lindor, zona e Egjeut.


    Kėto janė dėshmi tė marrėdhėnieve ekonomike dhe tė zhvillimit tė qytetit gjatė periudhės helenistike. Nė zbulimet e fundit radhiten edhe objekte tė periudhės romake dhe antikitetit tė vonė.


    Ekspedita zhvillohet nga Instituti i Arkeologjisė nė Tiranė, nė bashkėpunim me Institutin e Arkeologjisė nė Berlin. Vėmendja e tė dyja palėve pėrqendrohet nė projektin "Lissosi, si njė polis helenistik nė pellgun e Mesdheut", qė mendohet tė zhvillohet mė tej.


    Z. Hoxha tregoi se kėtė vit u bėnė gėrmime nga data 14 korrik deri mė 23 gusht. Ėshtė ekspedita e pestė qė zhvillohet nė qytetin antik dhe mesjetar tė Lezhės, nė bashkėpunim me Institutin Arkeologjik tė Berlinit.


    Tradita arkeologjike nė kėtė qytet ėshtė mė e hershme. Deri nė vitet '80-tė, gėrmimet janė zhvilluar nga kolegėt e vjetėr tė Institutit tė Arkeologjisė. Nė vitin 2001 ka pasur njė fushatė vjetore tė pėrhershme nga ana e Institutit tonė Arkeologjik dhe nga 2005 e deri mė sot bashkėpunojmė me gjermanėt.

    Ai tha se tematika e projektit ėshtė "Lissosi, si njė polis helenistik nė pellgun e Mesdheut". Gėrmimet arkeologjike janė tė pėrqendruara rreth kėsaj teme interesante, qė studiohet nė kuadėr mesdhetar. Megjithatė, dalin gjurmė dhe dėshmi arkeologjike nga periudha tė tjera, periudha helenistike, antike e vonė dhe mė pak nga ajo romake.


    Duke pasur si qėllim kryesor ndjekjen e rrjetit urbanistik tė qytetit nė periudhėn helenistike, e kemi pėrqendruar punėn nė shumė sektorė tė shpėrndarė nė sipėrfaqen e qytetit antik. Kėtė vit gėrmimet janė bėrė nė muret rrethuese tė qytetit, te Porta e Lumit Drin, pranė Memorialit tė Skėnderbeut, te porta jug-perėndimore e qytetit dhe nė njė sektor tjetėr, qė ne e quajmė "ekstra-muros", jashtė mureve tė qytetit.


    Ėshtė e rėndėsishme tė dimė sesi ėshtė zhvilluar rrjeti i urbanistikės sė qytetit, nė intervale kohore tė ndryshme, por dhe brenda njė intervali, nė hapėsirėn brenda dhe jashtė mureve tė qytetit.


    Sipas tij, njė nga faktet mė domethėnėse tė gėrmimeve tė sivjetme janė 150 copė monedha tė periudhės helenistike tė vonė, tė periudhės romake dhe tė periudhės antike tė vonė. Ėshtė numri mė i madh i monedhave tė gjetura nga tė gjitha fushatat qė kemi pasur deri mė sot. Ato na ndihmojnė pėr tė datuar njėsitė stratigrafike qė ne kemi gėrmuar gjatė kėtij viti.


    Numri mė i madh i monedhave vjen nga periudha e mbretit Gent, e njohur si njė periudhė me prerje monetare tė shumta, nė kuadėr tė asaj reforme qė ai bėri pėr qarkullimin monetar nė periudhėn helenistike tė vonė, nė parapėrgatitje pėr luftėn kundėr Romės.


    Monedhat janė gjetur nė tė gjithė sektorėt e gėrmimit. Pėr kėtė jemi tė kėnaqur, sepse na jepet mundėsia tė gjykojmė nė mėnyrė precize pėr ēdo sektor gėrmimi.


    Leximi i tyre nuk ėshtė bėrė akoma. Ato datojnė nė kohė tė ndryshme, duke filluar nga periudha e shek III tė II para Krishtit dhe deri nė shek VI pas Krishtit. Ėshtė njė periudhė kohore rreth 9 shekullore.


    Numri mė i madh i tyre i takon dy periudhave, shek II para Krishtit dhe shek IV-VI, pas Krishtit. U pėrqendruam te monedhat, pasi ato ofrojnė mundėsi datimi tė saktė, por mendoj se zbulimet mė tė veēanta tė kėsaj ekspedite janė sasia e madhe e enėve tė transportit, amforave.


    Nė tė gjithė sipėrfaqen e gėrmuar janė gjetur mijėra fragmente amforash, nė mėnyrė tė veēantė nga periudha helenistike e vonė. Ato dėshmojnė qė qyteti i Lezhės ka qenė njė port i rėndėsishėm lumor. Anijet qė vinin deri afėr mureve rrethuese tė qytetit kanė shkarkuar kėto amfora me produkte tė ndryshme, kryesisht vaji i ullirit dhe disa salca speciale tė peshkut, drithėra.


    Ato kanė ardhur nga rajone tė ndryshme, nga zona e Mesdheut, nė mėnyrė tė veēantė nga Italia e Jugut, nga Afrika e Veriut, nga ishujt e Egjeut dhe tregojnė pėr marrėdhėnie tregtare dhe nė mėnyrė tė veēantė edhe pėr njė hov ekonomik.


    Nė amfora ka me qindra mbishkrime, qė japin informacion herė pėr produktin qė ka mbajtur, pėr pronarin e saj, pėr firmėn qė e ka prodhuar.


    Ka objekte metalike tė ndryshme, ka objekte prej kocke, forma tė ndryshme terrakotash,
    fragmente tė rralla arkitektonike, gjurmė tė ndryshme banesash. Nga qeramika helenistike ka njė komplet enėsh qeramike tė shek II-I para Krishtit. Janė enė tė tavolinės me vernik tė kuq dhe tė zi.


    Janė enė luksi, sepse janė tė zbukuruara me figura tė ndryshme, me aplikime nė reliev. Nga kėto shquhet nė mėnyrė tė veēantė njė enė e periudhės Augustiane, njė skifos, me tetė figura nė reliev qė paraqet njė grotesk tė kohės. Ėshtė njė nga enėt mė interesante tė gjetura deri mė tani.


    Nė sektorėt pranė Portit Lumor tė Qytetit dhe nė njė sektor pranė memorialit tė Skėnderbeut ėshtė gjetur njė shtresė me materiale qė i takojnė antikitetit tė vonė, (shek IV-VI) dhe bėhet fjalė kryesisht pėr enė tė prodhimeve tė importit qė vijnė nga Afrika e Veriut, nga Mesdheu Lindor dhe mė pak nga zona e Egjeut. Po nė kėtė shtresė ka mjaft objekte tė tjera tė paidentifikuara, qė mund tė jenė vendase, ose nga rrethinat e afėrta tė botės ilire, nga Shkodra, Durrėsi.


    Nga analizat qė kemi bėrė, rezulton se nė qytetin e Lezhės ka pasur edhe punishte pėr pėrpunimin e produkteve tė ndryshme metalike. Kjo konstatohet nga disa mbeturina skorjesh qė janė gjetur brenda mureve tė qytetit.


    Pėr ta pėrmbledhur, cili ėshtė informacioni kryesor qė jep ky korpus objektesh tė zbuluara?


    Materiali arkeologjik nė tėrėsi ofron tė dhėna nė lidhje me pozicionin e qytetit, marrėdhėniet ekonomike qė ai ka pasur dhe nga kėto ne zbulojmė edhe stadet e zhvillimit tė tij.


    Qėllimi kryesor i projektit tonė ėshtė zbulimi i rrjetit urbanistik, i arkitekturės, i elementeve tė ndryshme ndėrtimore qė ka pasur qyteti, pėr ta integruar edhe nė klimėn mesdhetare tė qyteteve tė tjera bashkėkohėse tė Mesdheut. Lezha ėshtė njė qytet i inkuadruar mjaft mirė nė zhvillimet e kohės nė botėn e Mesdheut. Mund tė krahasohet me qytete tė botės greke-romake dhe influencat mė tė mėdha vijnė nga Italia e Jugut.


    Sigurisht nė periudhėn mė tė vonshme, merr tendenca tė tjera zhvillimi dhe kjo duket qartė nėpėrmjet elementėve ndėrtimorė tė banesave tė gjetura. Bėhet fjalė pėr njė banesė me mozaikė jashtė mureve tė qytetit, e zbuluar nė fushatat paraardhėse.


    Ajo i takon periudhės helenistike tė vonė, romake tė hershme. Nė mozaikun qė kemi gjetur nė dyshemenė e saj ka njė mbishkrim ku pėrcaktohen tre emra tė rėndėsishėm qė flasin pėr pronarin e banesės, pėr ndėrtuesin dhe pėr njeriun qė u pėrkujdes pėr kėtė godinė publike tė qytetit. Kėtė vit mbishkrimet u zbuluan plotėsisht dhe banesa ėshtė pjesė e njė ansambli, i cili integrohet nė pjesėn e jashtme tė qytetit. Ansambli ėshtė nė zbulim e sipėr.


    Sa pėr qind e sipėrfaqes ėshtė gėrmuar nė ekspeditat qė ju keni ndjekur vitet e fundit? Qyteti i Lezhės vetėm brenda mureve rrethuese pėrfshin mbi 20 hektarė, kurse sipėrfaqja qė ne kemi gėrmuar kėto pesė vjet, mund tė jetė vetėm disa qindra metra katrorė. Edhe jashtė mureve rrethuese, po i njėjti raport.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    The bust of Asclepius, the Greek god of medicine, was snatched from Albania’s Butrinti Archaeological museum and recovered by Italian police from a private ho



    http://www.ablogabouthistory.com/200...es-in-albania/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 10-12-2010 mė 14:53

  16. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Vilat antike me pishina per peshk

    Fotot jane nga libri qe vijon:
    =========== Libri ============
    Monograph
    NAME(S):*Higginbotham, James Arnold
    TITLE(S): Piscinae : artificial fishponds in Roman Italy
    PUBLISHER: Chapel Hill : University of North Carolina Press, c1997.
    ISBN: 0807823295 (alk. paper)
    ================================

    Me terhoqen vemendjen pishinat (hauzet e peshkut) te vilave antike
    dhe me nxiten kureshtjen per te ditur nese jane zbuluar te ngjashme edhe tek ne? (vijon ... )
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    vijon . . .

    Pishine per peshk ne tempull:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 15-12-2010 mė 16:43

  19. #79
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Zbulohet statuja romake nė Apoloni

    Zbulohet njė statujė romake e pėrmasave tė mėdha nė Apoloninė e lashtė. Zbulimi i statujės ėshtė bėrė gjatė punimeve qė po kryen ekspedita shqiptaro-franceze, nė sektorin “G” tė parkut kombėtar arkeologjik Apolonia, nė pjesėn veriperėndimore tė qytetit antik. Nė fakt, punimet e kėsaj ekspedite kanė katėr ditė qė kanė filluar nė sektorin e vilave romake me impolvium.. Punimet janė vazhdim i gėrmimeve tė zhvilluara nga e njėjta ekspeditė qysh nė vitin e kaluar, ekspeditė kjo e drejtuar nga profesor Zhan Lyk, pėrfaqėsues i palės franceze si dhe profesor Faik Drini, pėrfaqėsues i palės shqiptare. Sipas profesor Zhan Lyk, statuja dyshohet se ėshtė e hedhur nė kėtė pjesė tė vilave romake. Ai tha se ky ėshtė njė zbulim i rrallė dhe se statuja mendohet tė pėrfaqsojė figurėn e njė atleti, ose sportisti. Dhe kjo, tha ai, mbėshtet edhe nga pamja e statujės sė pashkatėrruar dhe simboli me kalė qė ajo ka nė brezin e saj tė skalitur .

    Ndėrkohė qė profesori Lyk shtoi se statuja ėshtė gjendur gjatė gėrmimeve tė kryera nė pjesėn e jashtme tė vilave, sakaq profesor Drini mbėshteti tezėn se kjo statujė ėshtė e rrallė pėr nga pėrmasat e saj nė zbulim dhe se ajo mund tė jetė hedhur nė kėtė pjesė tė vilave ose ėshtė fshehur pėr t’i shpėtuar valės sė vjedhjeve gjatė luftės sė parė dhe tė dytė botėrore. Ajo i pėrket njė figure sportisti, - shtoi ai dhe ne ende nuk mund tė japim tė dhėna tė tjera pa kryer studimet pėrkatėse tė kėtij monumenti tė rrallė historik. Ndėrsa kreu i zyrės rajonale tė Parkut “Apolonia”, Marin Haxhimihali, u shpreh: “Statuja ėshtė e para e kėtij lloji dhe e kėtyre pėrmasave nė vendin tonė. E fundit e kėtyre dimensioneve ka qenė statuja e zbuluar nga ekspedita ruso-shqiptare, drejtuar nga prof. Selim Islami dhe prof. Bllavatski nė fund tė viteve ‘50.”
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e llamarina
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    28
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Talking

    shume haiduta ,keta ilirianet ,cdogje e mernin te gateshme nga romaket ,greket ,se te themi te dreiten ne qytetet e SARANDES, ORIKUM, APOLONIS ,DURESIT SHKODRES kane qene te banuar vetem romak dhe greqerse ku dreqin ishin keta ILIRJANET nje dreq e mere vesh

    vetem statui ilirjane ajo zben vaki te jet ,,,,,si thua ti fegi??????????

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 08:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 18:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •