Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 195
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Linku nga Forumi
    Pėrkrenarja ilire

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=99334

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vjedhjet mė tė mėdha tė monumenteve tė kulturės nė historinė e shqipėrisė

    image Vjedhjet mė tė mėdha tė monumenteve tė kulturės nė historinė e shqipėrisė

    Pėr tė ditur ekzistencėn e njė populli apo edhe lashtėsinė e tij duhet shohėsh edhe objektet e tij kulturore. Por pėr tė gjetur vlerat kulturore tė popullit tonė duhet tė shkosh nė shtete tė tjera, pasi monumentet e kulturės janė vjedhur dhe janė dėrguar nė muzetė e huaja. Daton nė vitin 1418 vjedhja e parė e monumenteve tona tė kulturės. E duket se arkeologu Kiriaku i Ankonės e ka pasur dorė "tė mbarė", pasi vjedhjet e kulturės sonė tė lashtė kanė vazhduar edhe vite mė pas, duke pasuar njėra-tjetrėn qoftė edhe nė vlera monetare. Por duket se tashmė kėto monumente tė vjedhura do tė rikthehen nė vendin e origjinės. Madje pėr kėtė ministri aktual i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, ka bėrė njė sėrė kėrkesash nė vendet ku janė gjetur monumentet tona tė kulturės, qė ato tė rikthehen nė Shqipėri. Ky proces i nisur do tė vazhdojė mė tej pėr tė rikthyer nė vendin tonė objektet kulturore shqiptare.
    Vjedhjet
    Kanė kaluar afro 600 vjet kur Kiriaku i Ankonės kreu ekspeditėn e parė arkeologjike nė Shqipėri. Qė nga viti i largėt 1418, nėntoka shqiptare ka shėrbyer si njė truall i mirė pėr studiues, shkencėtarė e trafikantė, jo vetėm pėr tė gjetur thesaret e kohės sė vjetėr, por edhe pėr t'u pasuruar me tregtinė e tyre. Shqipėria nė kėtė drejtim, mund tė quhet pa frikė si e vjedhura e madhe e Evropės. Sipas drejtorit tė Qendrės Kombėtare tė Inventarizimit, janė rreth 1700 objekte kulturore tė vjedhura, ku disa prej tyre priten tė kthehen nė Shqipėri.
    Qendra e Inventarizimit
    Qendra Kombėtare e Inventarizimit tė Pasurive Kulturore ėshtė ngritur nė vitin 1995, me detyrė krijimin e katalogut informativ tė trashėgimisė kulturore. Mė pas, nė vitin 2003 del ligji pėr trashėgimin kulturore, i cili vė detyra tė rėndėsishme jo vetėm nė fushėn e Regjistrit tė Trashėgimisė Kulturore tė vendit, por edhe nė mbrojtjen dhe menaxhimin e saj nė mėnyrė bashkėkohore. Nė Qendrėn Kombėtarė ėshtė krijuar katalogu "Onufri", i cili pėrmban trashėgiminė kulturore, tė dhėna nga institucionet gjatė periudhės. Katalogu tjetėr pėrmban tė regjistruara tė gjitha pasuritė kulturore qė nuk e kanė marrė statusin si tė tillė, por do ta marrin me kalimin e kohės. Ėshtė njė katalog qė ka njė rėndėsi shumė tė madhe pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore qė ėshtė krijuar para 15 vjetėsh e vazhdon tė krijohet ende. Regjistrimi nė kėtė katalog i veprave tė artit apo objekteve tė tjera qė krijohen sot, tė cilat qarkullojnė lirshėm brenda dhe jashtė vendit, por duke qenė tė pajisura me kartelė nga ky institucion, mbrohen kryesisht nga tė gjithė fenomenet negative. Ndėrsa katalogu i tretė ėshtė i objekteve tė humbura. Nė kėtė katalog janė tė gjithė vjedhjet e objekteve qė kanė ndodhur nga 1991 e deri ne 1997 nga denoncimet qė janė bėrė nė polici. Por tani nė kėtė katalog do tė jenė tė gjitha objektet e humbura edhe nė vitet nė vazhdim. Ky katalog ėshtė krijuar nga Qendra nė bashkėpunim edhe me Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.

    Objektet qė pritet tė kthehen nė atdhe

    Shtatorja e Artemisit tė Nikesė, e grabitur nė Finiq, ėshtė objekt i shek III p.k. e lartė 125 cm, e punuar nė mermer. Ėshtė gjetur nė Finiq, Sarandė. Ėshtė grabitur nė mars 1997 nė Butrint. Statujės i mungojnė dy krahė, koka dhe ka shumė dėmtime nė sipėrfaqe. Perėndesha e Nikesė ka veshur njė mantel tė gjatė tė palosur, ku nėn gjoks krijon njė apoptygma. Paraqitet nė lėvizje. I pėrket periudhės helenike. Shtatore djali (Apolloni), grabitur nė Butrint, shek. II e.re. Ėshtė e lartė 138 cm, e punuar nė mermer. Perėndia Apollon paraqitet i zhveshur, me trupin e mbėshtetur mbi kėmbėn e djathtė; e majta ėshtė e avancuar pėrpara. Aktualisht statuja ėshtė acefale, por koka ėshtė punuar mė vete dhe tani ruhet nė Muzeun Arkeologjik tė Tiranės.

    Monumentet e vjedhura


    1418
    Nė Shqipėri kryhet eksplorimi i parė arkeologjik nga Kiriaku i Ankonės. Gjatė gėrmimeve tė kryera u gjetėn njė sėrė objektesh kulturore qė i pėrkisnin vendin tonė. Por kėto objekte nuk u shėnuan nė listėn e monumenteve kulturore, duke sjellė kėshtu edhe marrjen e tyre nga vet arkeologu.


    1435
    Nė Shqipėri kryhet eksplorimi i dytė po nga Kiriaku i Ankonės. I cilėsuar si njė nga udhėtarėt mė tė mėdhenj tė asaj kohe. Kiriaku i Ankonės raporton nga udhėtimet e tij nė detin Mesdhe tė dhėna tė shumta, vizatime dhe kopje tė teksteve tė vjetra. Madje disa prej tyre janė marrė nga vet ai gjatė gėrmimeve nė Shqipėri.


    1798
    Njė nga vjedhjet qė ėshtė kryer te ato tė cilėsuara monumente kulture janė edhe gurėt e njė amfiteatri antik nė vendin tonė, atė tė Apolonisė. Kėshtu qė nga gėrmadhat e Apolonisė, Ibrahim Pasha i Beratit nė vitin 1798 merr 70 qerre me gurin e amfiteatrit pėr tė ndėrtuar sarajet e veta.


    1859
    Njė nga arkeologėt francezė merr nga vendi ynė monumente kulture pėr t’i dėrguar mė pas nė vendin e tij. Kėshtu nė vitin 1859 merret nė Apoloni dhe dėrgohet nė Muzeun e Luvrit njė satiri. Arkeologu Goltier de Klabri kishte bėrė tė njėjtėn gjė edhe me njė statujė tė Votories nė muret e Manastirit tė Pojanit.

    1861
    Arkeolog tė shumtė kanė mbėrritur nė vendin tonė duke gėrmuar vende tė ndryshme antike dhe duke nxjerrė prej tyre monumente nga mė tė ndryshme dhe mė me vlerė. Nė vitin 1861 dėrgohen nė Muzeun e Luvrit mbishkrime e skulptura nga Apolonia dhe Durrėsi. Arkeologu francez Leon Hėzej ndėrmori njė ekspeditė nė Shqipėri me kėtė qėllim.

    1872
    Janė nxjerrė nga dheu apo janė vlerėsuar nga arkeologė tė huaj. Por edhe pse janė pjesė e vendit tonė, skulptura tė ndryshme apo edhe mbishkrime tė vjetra qė i pėrkasin kohės sė antikitetit janė dėrguar nė muze tė vendeve tė huaja. Kėshtu nė Luvėr dėrgohet njė figurinė bronzi e gjetur nė Gur tė Zi nė Shkodėr e quajtur “Njė damė antike shqiptare”.

    1880
    Dihen qė janė monedha shqiptare, por edhe pse kanė mbishkrimin e shqiponjės dy krenare nuk kanė qėndruar nė kėtė vend. Pasi nė vitin 1880 Artur Evans grabiti njė thesar monedhash. Por jo vetėm kaq, sė bashku me to edhe njė shpatė bronzi dhe objekte tė tjera, tė marrė nė Selcė tė Shkodrės.


    1894
    Nė vitin 1894 zbulohen nė qytetin e Durrėsit 50 copė drahme. Kėto lloj monedhash nga studimet e shumė historianėve janė pėrdorur nga viti 400 i erės sonė e deri nė mesin e vitit 300 para erės sonė. Por kėto drahme pasi zbulohen nuk shkojnė nė Muzeun tonė Kombėtar, por dėrgohen nė Muzeun e Vjenės.


    1899
    Njė arkeolog francez me emrin Dėgran zbulon disa objekte nė Kalanė e Dalmacės dhe i dėrgon nė Muzeun Sen-Zhėrmen nė Paris. Por jo vetėm ky, pasi po nė kėtė vit njė arkeolog gjerman i quajtur Treger zbulon pas disa gėrmimesh nė Kalanė e Dalmacės shumė objekte tė cilat i dėrgon mė pas nė Muzeun e Berlinit.


    1902
    Nėse janė objekte me vlerė, kėtė fare mirė e dinė arkeologėt e huaj, tė cilėt kanė shėtitur shpeshherė vendin tonė dhe kanė marrė prej tij jo pak objekte apo monumente kulture me vlerė. Nė zonėn e Peqinit zbulohet njė thesar. Ėshtė interesant fakti se pjesėt e tij dėrgohen nė muzeumet e Stambollit, Parisit dhe Nju Jorkut.

    1909
    Ka emrin e vjetėr tė qytetit ku ėshtė zbuluar. Por nuk ka qėndruar nė vendin e origjinės sė tij, por ėshtė marrė dhe dėrguar nė muzeun e vendit fqinj, atė tė Turqisė. Nė vitin 1909 zbulohet nė Durrės Sarkofagu i famshėm i Dyrrahut dhe dėrgohet menjėherė nė Muzeumin Arkeologjik tė Stambollit.

    1912
    Pėrveē se kanė luftuar duke qenė edhe nė ruajtje, ata i kanė shėrbyer atdheut edhe me objekte kulturore dhe antike, duke i marrė nga Shqipėria dhe i dėrguar nė Serbi. Kėshtu nė vitin 1912 disa ushtarė serbė qė luftuan pėr disa muaj nė Durrės, grumbulluan objekte, mbishkrime dhe relieve, dhe i dėrguan nė Muzeumin Nacional tė Beogradit.

    1913
    Vetėm disa kilometra janė larg njėri-tjetrit, e ka qenė edhe kjo afėrsi qė i ka favorizuar pėr tė marrė nga monumentet tona tė kulturės objekte me vlerė. Kėshtu nė vitin 1913 malazezėt grabisin Muzeumin e Bushatllinjve nė kalanė e Rozafės. Armėt dhe dhjetėra objekte bronzi dhe balte janė dėrguar nė Muzeumin e Sarajevės.

    1916
    Akademia e Shkencės nė Vjenė organizon njė ekspeditė nė Shqipėri pėr zbulimin e objekteve arkeologjike. Arkeologėt Prashniker dhe Shober grumbulluan shumė objekte nė Apoloni, Lushnjė dhe Durrės. Por edhe pse u lanė tė kryenin kėto ekspedita, objektet me vlerė qė u zbuluan prej tyre, mė pas i dėrguan nė Austri.


    1919
    Janė fqinjėt tanė, por kanė marrė prej nesh edhe objekte dhe monumente kulture qė i pėrkitnin popullit tonė. Kėshtu, nė vitin 1919 italianėt grabisin njė pjesė tė mirė tė drahmeve prej argjendi. Kėto monedha u zbuluan nė Durrės dhe Apoloni. Por mė pas i dėrgojnė nė muzeumet e tyre dhe jo nė atė shqiptar.


    1924
    Nė Shqipėri nisi gėrmimet nė Butrint dhe Foinike arkeologu i njohur italian, Luixhi Ugolini. Zbulimet e tij kanė qenė me tė vėrtetė me vlera, ku mes tė cilave ėshtė edhe Dea e famshme e Butrintit, krijuar nga Proksiteli. Ai e dėrgoi kokėn e statujės nė Itali dhe vetėm nė vitin 1981, shteti italian e kthehu pėrsėri nė Shqipėri.

    1939
    Kanė mbėrritur nė vendin tonė si fitimtarė dhe e kanė pushtuar atė. Por veē kėtij pushimi ata kanė marrė me vete edhe objekte kulturore me vlerė. Kėshtu nė ditėt e para tė pushtimit fashist, italianėt vjedhin Muzeun Arkeologjik tė Vlorės, ku shumė objekte dėrgohen matanė detit.

    1941
    Nėse do tė gėrmosh nė muzeumet e shtetit fqinj, Itali, do tė zbulosh qė nė to do tė ketė objekte apo edhe monumente kulture qė i pėrkasin vendin tonė. Kjo pasi italianėt kanė marrė nga muzeumet apo edhe vendet tona arkeologjike objekte me vlerė. Nė vitin 1941 zbulohet nė Durrės njė thesar monedhash, i cili mė pas dėrgohet nė Itali.

    1990
    Ndėrrimi i sistemeve bėri qė trafikantėt e veprave tė artit tė shfrytėzonin kaosin nė vend. Janė tė shumta objektet e vjedhura nė Apoloni dhe Durrės, dhe qė mė pas janė shitur nė Evropė. Disa prej tyre janė kthyer, por pritet qė objekte tė tjera me vlerė kulturore tė rikthehen nė Shqipėri.

    1997
    Pėrsėri, kaosi i vitit 1997 ėshtė shfrytėzuar nga trafikantėt, tė cilėt bėnė tė njėjtėn gjė si nė fillim tė dekadės. Shumė objekte arkeologjike janė shitur nė Itali, Angli e Gjermani. Nė muajt e fundit tė kėtij viti, Gjermania arrestoi njė shqiptar me njė ikonė me shumė vlera.


    2005
    Vidhet ikonostasi i ēmuar i kishės sė Shėn Thanasit nė Voskopojė. Rezulton tė jenė vjedhur rreth 7 ikona, nga paneli i ikonostasit tė kishės. Ikonat ishin tė lyera me ar dhe kanė vlera historike dhe artistike. Datojnė tė punuara nga autorė anonimė rreth vitit 1700 dhe dallohen nga stili i tyre kreto-venecian. Ikonat ishin me gdhendjet e tyre tė rrafshėt. Kėto ikona pėrbėnin pjesėn kryesore tė ikonostasit tė kishės sė Shėn Thanasit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Greqia kthen objektet e vjedhura

    Portreti i Herkulianės dhe ai i fėmijės janė gjetur nė Muzeun Nacional Arkeologjik tė Athinės, ndėrsa ai i Agribės nė Muzeun Arkeologjik tė Janinės. Rikthimi i tre objekteve tė para tė muzeut arkeologjik tė Butrintit nė vendin e origjinės u bė nė kohėn kur ish- ministrja esė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Arta Dade, finalizoi pėrpjekjet qė kish nisur nė vitin 1997, kur ajo bėri vizitėn e parė zyrtare nė Greqi.

    Mė 31 janar 2008 nė Athinė, nė Akropol, ministrit shqiptar tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango i dorėzohen, ka mundėsi nga homologu i tij Michael Liapis, dy shtate mermeri qė kanė qenė deri dje nė Muzeun e Pireut nė Greqi. Janė shtati i Artemisit dhe i Apollonit.

    Drejtoresha e Drejtorisė sė Turizimit dhe e Kulturės Kombėtare nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, prof. assoc. Iris Pojani, dha me kėtė rast intervistėn e mėposhtme ku lėshon SOS pėr Durrėsin arkeologjik.

    Mė 31 janar ministrit tė Kulturės i dorėzohen nė Athinė, dy vepra, dy shtate mermeri, tė grabitura nė vitin 1997. Cila ėshtė historia e tyre.

    Le ta fillojmė me origjinėn e vjedhjeve. Janė bėrė dy vjedhje shumė tė mėdha nė historinė e muzeumeve shqiptare. Njėra ėshtė e vitit 1991 dhe tjetra mė 1997. Kėto janė rastet flagrante tė hapjes sė dyerve tė dy muzeve kyesorė tė vendit, njėri nė Butrint dhe tjetri nė Apolloni, dhe kyesisht kėto janė tė lidhura me ngjarjet historike dhe me momentet e vėshtira qė kalonte Shqipėria dikur.

    Pėr tė gjitha kėto objekte qė nė vitin 91 dhe nė vitin 97 janė mbushur dokumentacionet pėrkatėse dhe i janė ēuar Interpolit. Nė momentin qė vidhet njė muze, rreziku i parė qė kanoset ėshtė kalimi i objekteve jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Dhe nėse arrihet tė bllokohet kjo gjė dhe tė njihet pasaporta e kėtij objekti atėherė e gjurmon atė.

    Nė kohėn kur Neritan Ceka ishte drejtor i Muzeut Arkeologjik nė Tiranė, mė 1991, tė gjitha objektet e lėvizshme edhe tė Butrintit edhe tė Apollonisė, erdhėn nė fondet themeltare tė muzeut arkeologjik nė Tiranė. Kėshtu qė kjo ishte njė masė. Njė masė tjetėr ishte hartimi i tė gjitha skedave tip me bibliografinė, por edhe identifikimi me imazh i objekteve qė ishin vjedhur nga kėto dy muze kryesorė, dhe nga ai i Durrėsit po ashtu. Gjithmonė prapa kthimit tė njė objekti ka edhe njė histori tė vogėl. Rasti i gjetjes sė kokės sė Livias (gruaja e perandorit August) nė Nju Jork ėshtė identifikuar nga njė studiuese, Elisabeth Burtman e cila studionte njė tipologji tė kokės sė perandoreshės dhe e sheh atė nė njė nga ato katalogėt e shitjes, nė njė vitrinė nė Nju Jork. Profesori me tė cilin ajo mbronte tezėn e doktoraturės njofton njė arkeolog nė Shqipėri. E kėshtu vihet nė lėvizje njė rrjet. E njėjta gjė ndodhi me objektet e Butrintit. Kapen dy vjedhės, objektet botohen nė gazetė, i identifikon njė specialiste greke e cila asokohe punonte nė Butrint.

    Atėherė kjo ėshtė pjesa tjetėr e objekteve qė u kthyen nė atdhe nė korrik 2005, nė kohėn e ministres sė Kulturės Arta Dade?

    Po, objektet kanė qenė nė Muzeun e Butrintit, bashkė me tre portrete mermeri. Njė pjesė e tyre vinin nga Finiqi, por mbaheshin nė Butrint. Pra janė dy trupa dhe tre portrete. Katėr kokat janė kthyer nga muzetė e Athinės dhe tė Pireut, megjithėse u gjetėn nė duart e trafikantėve. Tani po kthehen njė shtat i Artemisit i zbuluar nė Finiq, (nė fakt ėshtė njė Demetėr), njė torso femėror i veshur me njė hiton, me njė veshje tipike tė periudhės klasike, nė ecje, e cila ka qenė e ekspozuar nė muze; dhe njė tjetėr ėshtė edhe trupi i Apollonit i gjetur nė Nymfeun e shek. II tė erės sonė nė Butrint, i cili ėshtė i punuar veēmas kokės. Kokėn e kemi, ndėrsa trupin e zhveshur tė perėndisė Apollon qė ndodhet nė Greqi po e presim.

    Dy shtate na kthehen mė 31 janar nė njė ceremoni nė Akropol dhe njė tjetėr nė Butrint. Do tė jetė i pranishėm ministri Pango. Veprat do tė vendosen nė vendin e nderit, aty ku iu takon tė jenė.

    Mėsuam se jeni nė pėrpjekje pėr tė kthyer edhe kokėn e Asklepit nga Italia.

    Koka e Asklepit, hyut tė Mjekėsisė po ashtu ka ikur nga vjedhjet e vitit 1991. U gjet nė Itali nga karabinierėt italianė tė cilėt ndėrsa sekuestronin shtėpinė e njė gruaje, gjetėnkokėn e Asklepit qė aktualisht ndodhet nė dorėn e Prokurorisė Italiane.

    Megjithėse qeveria jonė ka bėrė kėrkesė pėr ta kthyer, nė bazė tė procedurave do tė duhet edhe pak kohė pasi prokuroria e mban si provė kėtė vepėr dhe qė ta japė provėn duhet tė kalojė pak kohė. Megjithatė nėpėrmjet rrugėve diplomatike ne po mundohemi ta kthejmė.

    Pėr objektet e gjetura nė Greqi, pse u vonua shteti shqiptar t'i riatdhesojė?

    Gjithnjė na kanė thėnė ejani t'i merri. Por duke qenė se Muzeu i Butrintit ėshtė hapur sė fundmi dhe qėllimi ishte qė tė ktheheshin nė vendin e duhur.

    Gjithė zotėsia e kėsaj pune ėshtė qė objektet janė tė kataloguara nė Qendrėn Kombėtare tė Inventarizimit, nė ēdo moment ku ti i kėrkon si tė vjedhura, edhe nė njė shtet tjetėr, ti nė fakt i merr ato. Njė nga punėt e para qė unė kam bėrė kur isha nė Institut nė vitin 1991, ishte hartimi i skedave pėr Interpolin.

    Tė gjitha objektet e vjedhura unė i kam tė listuara portrete, skulptura, dhe objekte tė vogla, objekte metalike tė cilat ėshtė edhe mė e vėshtirė tė gjurmohen. Trashėgimia kulturore shqiptare ėshtė e ndarė edhe nė muze tė tjerė nė botė si nė Paris, nė Londėr ku kemi njė pjesė tė objekteve tė cilat janė marrė qė para Luftės sė Parė Botėrore nga studiues, udhėtarė, koleksionistė dhe janė ēuar nė kėto muze. Pra trashėgimia kulturore shqiptare me tė drejtė ose pa tė drejtė ndodhet atje. Nė muzeun e Luvrit kemi 10-12 objekte, ndėr tė cilat janė rreth katėr relieve nga Durrėsi, relieve funerare, tė cilat janė ēuar aty nga arkeologu Leon Hezey i ka shkruar dhe njė monografi tė udhėtimit tė tij nė Ballkan. Hezey i ka marrė kėto objekte nga Apollonia dhe Durrėsi pėr t'i shpėtuar nė atė kohė, siē thotė ai nga dėmtimi apo shkatėrrimi.

    Meqė jeni marrė gjatė me punėn e trafikimit tė objekteve kulturore, a ėshtė Shqipėria njė vend problematik nė hartėn ndėrkombėtare tė trafikimit tė kėtyre vlerave?

    Shqipėria nuk ėshtė njė nga njollat e zeza tė hartės sė vjedhjeve. Trafikime dhe gėrmime klandestine ka kudo. Muzetė e Zvicrės kanė pritur njė pjesė tė madhe tė vjedhjeve evropiane tė cilat kryesisht vijnė nga Italia e jugut. Ky vend ka ligjin qė nėse veprat publikohen dhe nėse pėr dy vjet iu nuk del i zoti ose njė muze qė thotė se u pėrkasin, atėherė menjėherė sekuestrohen dhe shiten nė ankand. Kam pėrshtypjen se ky ligj ėshtė ndryshuar ose pritet tė ndryshohet kohėt e fundit. Do tė thoshja qė mė shumė se vjedhja, nė Shqipėri shqetėsimi kryesor ėshtė shkatėrrimi, siē ėshtė rasti i Durrėsit prej tė cilit kemi pasur dėmet mė tė mėdha nė pasurinė kulturore. Nga ndėrtimet dhe zhvillimet e padisiplinuara nė Durrės pėr hapjen e gropave pėr ndėrtime, janė shkatėrruar mrrekullira. Durrėsi mund tė radhitet vėrtet ndėr plagėt e kulturės sonė kombėtare.

    E theksoj se Shqipėria nuk ėshtė vendi i njollės sė zezė nė hartėn e trafikimit tė objekteve arkeologjike. Problemi kryesor mbeten, vjedhjet e reja, ruajtja, ēka i pėrket komunave. Ne po bėjmė njė studim qė ato qė janė trashėgimi kulturore e pambrojtur dhe shumė e rėndėsishme, unikale, tė mundemi qė tė gjejmė njė mekanizėm, me fondet qė kemi, pėr tė caktuar disa kujdestarė, megjithėse sot e kėsaj dite pėrgjegjėsia do duhej t'u jepej rojeve tė vėrtetė qė janė nė tė njėjtėn kohė specialistė tė fushės. Megjithatė duhet menduar mė thellė sepse ėshtė njė gjė qė humbet dhe qė nuk rikuperohet dot kurrė mė. Dua tė ripėrsėris se ne vuajmė shkatėrrimin e atyre qė zbulohen nga planifikimet territoriale, nė ndėrtimin e rrugėve, sidomos nė Durrės, ne humbim nė sasi tė paimagjinueshme objekte kulturore, duke humbur njėherėsh dhe gjurmė tė historisė. Pėr mua krimi duhet ndaluar aty ku ėshtė, nė Durrės, sidomos.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 26-09-2010 mė 06:38

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    ARKEOLOGU I PARĖ SHQIPTAR YZEIR ISMALI I VRARĖ NGA NAZISTĖT
    Portret » ARKEOLOGU I PARĖ SHQIPTAR YZEIR ISMALI I VRARĖ NGA NAZISTĖT
    ARKEOLOGU I PARĖ SHQIPTAR YZEIR ISMALI I VRARĖ NGA NAZISTĖT
    Doktor i shkencave arkeologjike diplomuar nė Itali


    Nga GĖZIM LLOJDIA - Drejtor i parkut Arkeologjik Amantia


    Cili ka qėnė arkeologu i parė shqiptar.Ai qė ka gėrmuar apo ai qė ka studjuar pėr arkeologji?Nė tė vėretėt kėtė dilemė le ta zgjidhin historianėt dhe studjuesit e kėtij lėmi.

    Ftohtėsia e akullt e breshėrive tw nazistėve, rrėfen studjuesi Fahri Shaska,rrėmbeu nėn trajektorien e zjarrit tre zemra shqiptarėsh,qė rrėzoheshin befasishtė nėn dheun e tokės sė tyre.Edhe fshati ēuditėrishtė quhej Bubullimė,ishte nė Myzeqe tė Lushnjės.Dhe ishte vetėm 10 gushti i vitit tė luftės 1944. Emrat e personave tė rrėzuar, tė mbuluar nga gjaku ishin:Avokati Skėnder Muēo,arkeologu i parė shqiptar Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini.Dhe koha e priti kohėn nė heshtje.Emrat e tre personave ,qė i rrėmbeu plumbi i nazistėve mbetėn pėrveē kujtesė sė sė atė afwrmeve nėn shigjetimin armiq,por se tė kujt kjo ‘slypjes shumė mend pėr tė kėrkuar.

    E kam pritur me tėrė interes rrėfimin dhe tė dhėnat, qė ruante arkivi i studjuesit Fahri Shaska pėr veprimtarin e njė arkeologu shqiptar.Diplomuar si i kėtill nė njė nga universitetet e botės sė perėndimit.Atje ku era e shkences kishte vite qė frynte nė drejtim tė mbarė.Mirėpo kush ishte arkeologu i parė shqiptarė, qė mbante njjė titull Doktor i arkelologjisė ,emri i tw cilit,u fsheh turpėrisht, deri sa kaq shumė pritje tė mjerė erdhi,dritėsimi i kwsaj faqeje tė medias pėr ti sjellur ndriēimin.Fahri Shaska shėnon.Yzeir Ismaili ka lindur nė fshatin e Vlorės,me emrin Tragjas.Vitlindja reghjistrohet diku aty nga vitri 1903.Por cili ishte shkollimi nė vitet e eparė tė arsimimit tė kėsaj figure tė panjohur deri mė sot nga arkeologjia.Atė qė njihet p[ra si shkollim fillor e ka pėrfunduar nė fshatin e tij Tragjas.Ndėrkaq shprehet Shaska arsimimin e mesėm e ka kryer nė gjimnazin klasik tė Napolit,dega shkencore.Ndėrkohė duke kėrkuar rrugėtimin drejt shkencės Yzeiri ka udhėtuar mė tej drejt Bolonjės qytetit pėr tė vijuar studimet dhe pėr ti pėrfunduar ato.

    Cila janė disa tėv dhėna tė tij tė CV.

    Yzeir Ismaili(Alimerko) kohėlindja 1903

    Fshati Tragjas.

    Arsimi fillor nė fshatin Tragjas.

    E mesmėn nė Napoli-gjimnazi klasik

    Arsimi Nė Bolonja ,dega histori-arkeologji

    Titulli i shkencor-Doktor i shkencave arkeologjike 1934.

    KTHIMI NĖ SHQIPĖRI

    E priti mėma tė birin,kur rrugėn mori nė mėrgim pėr dije.Yzeiri kthehet nė vendlindjen etij.Vapori mbrinte nė qytetin e tij,kur dallgėt e godisnin afėr elarg.Ishte njeriu i arsimuar nė njė nga fushat mė pak tė njohura nė kėtė vend.Mbante me vetet njė titull shkencoroktor i shkencave arkeologjike.Disa tė dhėna tė tjera tė lakmueshme pėr kohėn,kur Yzeiri vinte kėmbėn nė skelėn e qytetit tė tijshte i pari shqiptar, qė mbrinte nė vendin etij me profesionin e arkelogut.Ishte i pari shqiptar,qė mbrinte nė vendlindjen e tij me titullin Doktor nė arkeologji.

    Ishte i pari ballkanas ,qė mbrojti doktoraturėn nė arkeologji.Ishte njė student i shkėlqyer.

    PUNĖSIMI

    Me optimizėm, qė kishte nga koha e studentllėkut gjeti nė vendin e tij njė temė pak tė njohur.Shaska rrėfen:Aty rreth vitit 1934 u emarua profesor i lėndės sė historisė,nė shkollėn Tregtare,njė shkollė e njohur kjo nė qytetin e Vlorės.Dy vite mė pas ,djali ėndėrrimtar bėhet nėn drejtor i kėsaj shkolle.

    Kohėpritja pėr tu gjendur nė profesionin e tij tė fushės ku rinte ende nė hije diploma e arkelologut mbrinė vetėm nė vitin 1937.Aty buzė detit,ku lllapashitet deti dhe valėt bėjnė njė ujdi,ėshtė njė godinė,sot quhet muze kombėtar i pavarėsisė.Nė atė godinė ku ishin gjetjet e Reit,Yzeir Ismaili bėhet drejtor i tė parit muze arkeologjik.Ndėrsa godina kishte shėrbyer si seli e qeverisė sė Vlorės.Sa kohė punoi Dr i arkeologjisė nė ta parinw institucion, qė kishte objektet arkeologjike mė tepėr ato tė gjetura nė kodrinėn e qytetit antik tė Apollonisė si dhe tė qėndrave te tjera ilire.Ėshtė njė periudhė e zbardhur tashmė.

    Nga viti 1937nė vitin 1939 Yzeiri ishte drejtues i kėtij muzeu arkeologjik.Rrėfehet nga zoti Shaska ky detaj i rėndėsishėm.Nė minierėn e Selenicės ėshtė gjetur njė statuj prej floriri,maket deleje.Kishte pėrmasa tė vogla.Italianėt e marrin dhe e nisin menjwhere drejt shtetit te tyre pėrtej kanalit tė Otrantos.Drejtori i muzeut bėri njė protestė tė fuqishme.I kėrkoi qeverisė, qė tė ndėrhynte nė mėnyrė urgjente pėr tė kthyer figurėn e grabitur.Ndėrsa konsullatės italiane i tha se kjo statutjė duhej tė rikthehej nė qytetin e tij nė muzen e arkeologjisė.Ndonėse ai kishte studjuar nė shtetin fqinjė nuk ju dorėzua kthetrave tė vetmisė,Yzeiri nuk reshte tė kėrkonte pranė autoriteteve statujėn e grabitur,qė ishte dėrguar pėrtej kėtij vendi ndonėse ishte zbuluar nė nėntokėn e tij.Me mbledhjen e objektevev arkeologjike e ka ndihmuar edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora.Objektet arkeologjike u grabitėn dhe u prishėn.Gjatė kohės, qė ka qėnė drejtor i kėtij muzeu ėshtė marrė me grumbullimin e objekteve arkeologjike ,qė ndodheshin nėpėpr institucione apo nė banesat e qytetarėve.

    ARRESTIMET

    Ajo,ē’ka shėnohet nė defterin e kohėhs quhet rezistencė .Aty nga viti 1939,kryesisht nė muajin prill,kohė nė tė cilėn fashistėt e pėrtej kėtij deti pushtuan vendin,ai organizoio njė rezistencė sa do tė vogėl.Kėshtu arrestohet dhe lirohet vetėm pas 3 muajsh.Pas ndėrhyrjes fashiste nė vendin tonė,Yzeirin e degdisėn larg.E njihnin aftėsit dhe tė dhėnat dokumentare qė ruante profesioni i tij duke e dwrguar nė Korcė me emėrmin drejtor i liceut tė Korcės,ndėrsa nga tė dhėnat qė kemi ndėrtesa e muezut nė qytetin e detit bastiset dhe vidhet.

    Aty nga viti 1942 merr pjesė nė demostratėn antifashiste nė qytetin e Vlorės,por e njohėn qė pikėrishtė ky personalitet ishte drejtues i njė gjimanzi nė qytetin juglindor tė Korcės,dhe duke mbritur shtatori i vitit 1943 arrestohet dhe dėrgohet pėrtej ujrave tona kufitare nw Portopalermo.Angazhohet pas kthimit nga internimi me forcat e BK.

    PUSHKATIMI NGA NAZISTĖT

    Nė zhegun e verės tė vitit ’44,arestohen nė Bubulimė tė Lushnjės nga nazistėt.Duhet tė ketė qėnė datat 10 gusht.Ishin avokat Skėnder Muēua,Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini si dhe Jaup Xhezo.N.Aliu dhe dy pjestarė tė familjes Yzeiri.E bija e Yzeirit quhej Serrie, ndėrsa e ema Salibeja.Pėrse mbritėn nė Lushnje, ndėrsa breshėrit e ftohta tė nazistėve i shtrinė pėrdhe?Ata gjėndeshin kohė mė parė nė zonėn e Karaburinit.Kėshtu shqyrtohet pikėrisht nė rrėfimin e tyre.Njė nėndetėse e vogėl mbrinte nė atė zonė pothuajse cdo tė martw.Atė fillim gushti nėndetsja kishte sjellur njė mesazh tė gjeneralit tė Mesdheut i cili kishte shkruar pėr disa kushte pėr zbarkimin e aleatėve nė atė zonė jugore tė vendit.Skėnder Muēua ishte pėrfaqėsuesi i BK pranė aleatėve.Nėndetėsja e vogėl do tė merrte dhe njė persona me mbiemrin Frashėri pėr tė zbritur nėe Kajro ku do tė fliste pėr luftėn.Ata vendosėn tė udhėtonin drejt kryeqėndrės sė vendit pėr tu konsultuar me Mithat Frashėrin.

    Nazistėt i pushktuan tė tre nacionalistėt nė fshatin Bubullimė pikėrishtė nė datėn 10 gushtė mes zhegut tė verės tė vititi 44.Ndėrkaq zbardhet edhe fati i tė bijės sė arkelogut dhe tė emės sė tij, pra Serries dhe Salibes.Ato i internuan larg vendit diku nė shtetin austriak ndoshta nė Vjenė .Arkeologu Ismaili dhe dy tė tjerėt mes tyre avokati Muēo ndonėse u pushktuan nga nazistėt nuk u njohėn asnjwher si dėshmorė meqė nuk ishin nė rradhėt e forcave partizane.

    DISA TĖ DHĖNA TĖ TJERA

    Yzeiri ka pasur ndėrhyrjen e njė mėsuesi italin Ricco, qė ishte nė shkollėn e fshatit Tragjas pėr tė ndjekur studimet e larta nė shtetin fqinjė duke parė zellin e tij nė tė mėsuarit.Ku ka punuar nėn drejtor nė shkollėn tregtare tė Vlorės,drejtor i saj ishte Naun Stėrralli,mėsues i matematikės Imer Sharra,mėsues i fiskulturės Alush Leshanaku.Me dekretin Nr 52 tė datės 28 shkurt 1936.ėshtė emwruar zvdrejtor i kėsaj shkolle tė njohur.

    Nė 28 dhjetor 1939 dėrgohet drejtor i liceut nė Korcė duke u larguar nga pozicionimi i drejtorit tė muzeut nė qytetin e tij.Kur ishte drejtues i muezut ka pasur rrogėn 3 napolona,ndėrkaq qė rrogat e zyrtave tė kohės shkonin deri nė 2 napolona.Ky ishte njeriu qė erdhi nga Perėndimi me shkollimin e mirfilltė tė profesionit tė arkeologjisė dhe me titullin shkencor oktor i arkeologjisė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #46
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Busti i Apollonise …ndoshta i Aleksandrit tė Madh

    Busti i Apollonise …ndoshta i Aleksandrit tė Madh

    NGA: ILIR MATI


    Atė mbasdite tė datės 13 gusht 2010, nė orėn 17:15, ndala makinėn nėn hijen e ullirit tė madh dhe me miqte e mi francezė Mari-Kristine, Farida, Didier dhe Frederik u afruam te vila romane, aty pranė ullirit, nė anėn perendimore tė tij.
    “Mė vjen mirė Ilir qė ndodhesh kėtė ditė dhe kėtė moment nė Apolloni”– dėgjoj tė mė pėrshėndesė drejtori i qendrės arkeologjike tė Apolonisė, zoti Haxhimihali, njė nga arkeologėt sot nė zė tė Shqipėrisė.
    “Jemi duke punuar pėr nxjerrjen e njė statuje”- vazhdoi ai. “Jemi nė ēastin e fundit, atė tė ngritjes me kujdes dhe transportimit. Eshtė bust i mrekullueshėm, i pa dėmtuar, njė nga gjetjet mė tė rėndėsishme tė pesėdhjetė vjetėve tė fundit. Nė pėrbėrje tė ekspeditės franko-shqiptare qė kryen kėtu punime prej vitesh, fati i takoi spatulės sė studentit kosovar Aranit Buqinēa tė ndeshė mbi kokėn e bukur tė kėtij busti.”
    Emocionet prej njė lajmi tė tillė na mbajtėn aty gozhduar, derisa e pamė bustin. I tėrė i bardhė, bukur i pastruar nga arkeologėt.
    Aty tek kaloi pranė nesh statuja me sytė dhe qėndrimin burrėror u duk sikur tha : “Pas dymijė e treqind vjetėsh mė nė fund mė gjetėt, kėtu nė rrėnojat e qytetit tim tė dashur tė Apollonisė tė Ilirisė”.
    “Alek… ?”- fola me zė pa pasur guxim tė pėrfundoj fjalėn.
    “Vazhdo - tha Frederiku -ėshtė lajm i madh dhe i bukur pėr tė gjithė ne.”
    “Mė pėrngjasoj ai bust me portretet e Aleksandrit tė Madh nė Luvėr, Muzeun Britanik dhe mozaikun e Pompeut.”
    “Edhe mua –tha Frederiku – pamja e atij busti mė ngjallėn Aleksandrin e Madh, ashtu si e kam tė ngulitur nė kujtesė, prej dėshmive nė muzetė e botės”.
    Bisedėn tonė e ndėrpreu zėri i njė arkeologu, i cili tek jepte aty pranė njė intervistė televizive tha se busti ishte ai i njė atleti tė kohės romake. Pastaj biseda vazhdoi me pyetje mes nesh pėr tė arritur nė pėrfundimin se : “Vetėm gjoksi nudo dhe burrėror i bustit, nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr cilėsimin e tij busti si busti i njė atleti.”
    Ju kthyem fakteve tė grumbulluara aty nė vend.
    Busti u gjet nė cep tė njė grope me gjerėsi mė tė vogėl se njė metėr dhe me gjatėsi pak mė shumė se njė metėr (matje tona me sy) tė rrethuar me mur tė fortė tulle, mbėshtetur vertikalisht mbi tokė tė rrafshtė. Busti ėshtė nė gjėndje tė plotė dhe pa thyerje. Ai jep portretin e njė burri tė ri me mjekėr tė lehtė, me kokė me flokė tė dredhura, tė kthyer pak djathtas. Nė bazėn rrethore tė bustit, ka njė reljef me njė nimfė me krahė dhe dy kuaj. Busti nuk ka gjė tė shkruar nė bazė.
    Nga kėto fakte tė mbledhura nxorrėm se burri i ri ėshtė mbi tė tridhjetat. Ai duhet tė ishte person i njohur nė mjedisin ku u gjet, pėrderisa nė bazė nuk ka tė shkruar emrin. Reljefi, ndoshta, na jep mundėsinė tė nxjerrim emrin e njeriut tė bustit. Vendgjetja e bustit, me vendosje mes muresh tė fortė, nė pozicion qėndrimi normal dhe jo i rrėzuar, jep idenė se busti aty ėshtė fshehur me qėllim dhe nuk ėshtė pozicion rastėsor i sjellė nga koha.
    Cili ėshtė ai burr i ri, mbi tė tridhjetat, me pamje serioze, me trup tė bukur, i njohur nga tė gjithė pa pasur nevojė t’i shkruhet emri, i paraqitur nė antikitet me flokė tė dredhur, i dhėnė pas kuajve, i ndihmuar nga njė nimfė me krahė, i ruajtur me kujdes pranė njė vile romake?
    Pėrgjigjia: “ndoshta ėshtė Aleksandri III i Maqedonisė, i quajtur i Madh, djali i Filipit II, adhurues i kuajve (dy kuajt nė reljef) dhe i Olimpisė, vajzės sė Neoptolemit tė Epirit, e cila sipas Plutarkut dhe Aristotelit ka dhėnė vetė ajo disa varjante nė lidhje me lindjen hyjnore tė tė birit, njė prej tė cilave ėshtė legjenda se i biri ka lindur nga njė ėndėr. Madje sipas Plutarkut, vetė Aleksandrit, kur hipi nė fronin e Emadhes i pėlqente varjanti i prejardhjes sė vet nga Zeusi, ashtu si e gjejmė nė njė monedhė tė kohės, ku nga njėra anė kemi profilin e tij dhe nga ana tjetėr Zeusin me shqiponjėn nė dorėn e djathtė.”
    Pėrgjigja ndoshta ėshtė me vend si hipotezė, qoftė edhe pėr tė nxitur punėn e specialistėve pėr shpjegimin e altoreljefit qė ndodhet ne bazė tė bustit. Hipoteza ka bazė, sepse Aleksandrin e Madh e gjejmė nė truallin e Ilirisė qė nga luftrat e tija tė para me ilirėt e deri nė preambulėn e statutit tė shekullit XIV tė qytetit tė Shkodrės, pėrfshirė edhe emrine qytetit tė Lezhės.
    Sa pėr emrin e pėrgjithshėm “aristokrat romak” qė i kanė dhėnė mė pas bustit, ai duket i ēuditshėm, po tė kemi parasysh se aristokratėt romakė nuk mbanin mjekėr ashtu si atė e ka busti i burrit tė ri tė Apolonisė.
    Duhet parė me kujdes, nė se busti i gruas sė gjetur nė vilėn romake, pranė bustit tė burrit tė ri, ėshtė ai i Olimpias nėnės sė Lekės. Fillin e studimit, ndoshta duhet tė niset nga mėnyra e krehjes sė flokėve tė atij bustit femėror.

    Marre nga MILOSAO
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Analizat, banorėt e Apollonisė jetėshkurtėr e tė stresuar

    Ndėrsa thuhet se stresi ėshtė njė nga sėmundjet qė godet mė sė shumti njeriun modern, ca tė dhėna tė fundit tregojnė se pikėrisht stresi ishte njė nga patologjitė qė prekte edhe paraardhėsit tanė nė shek. 7 para Krishtit.

    Qendra Ndėrkombėtare e Arkeologjisė Shqiptare prezantoi dje nė Akademinė e Shkencave monografinė “Kompleksi i Tumave 9, 10 & 11 nė nekropolin e Apollonisė” me autore Maria Grazia Amore. Monografia sillte pėrfundimet e njė pune 2-vjeēare gėrmimi dhe studimi nė nekropolin e Apolonisė.

    Studiuesit kanė arritur nė pėrfundime demografike, tė cilat hedhin dritė mbi popullsinė qė jetonte nė kėtė zonė para dhe pas shek. VII para Krishtit. Tepėr interesante paraqiten rezultatet e analizave tė bėra mbi materialet kockore tė varreve, tė cilat tregojnė, jo vetėm tė dhėna mbi kohėn kur ato janė pėrdorur, por edhe jetėgjatėsinė dhe shkaqet e vdekjeve tė paraardhėsve tanė. Sipas Maria Grazia Amores, ėshtė hera e parė qė bėhet njė studim i tillė dhe dalin tė dhėna tė sakta pėr historinė e Apolonisė, pėr periudhėn para dhe pas vendosjes sė kolonėve grekė nė tė.
    Kėshtu, sipas kėtyre rezultateve, jetėgjatėsia mesatare e banorėve tė Apollonisė sė periudhės sė bronzit e tė hekurit, ishte 45 vjeē. Prej materialeve skeletike kanė dalė edhe sėmundjet, prej tė cilave prekeshin mė shumė banorėt e hershėm tė Apolonisė. Dhe bėhet fjalė pikėrisht pėr sėmundjet dentare dhe stresi, shkaktuar kryesisht pėr shkak tė kushteve tė kėqija tė jetesės.

    Sipas tė dhėnave tė ADN-sė sė analizuar, rezulton se zona e Apollonisė ėshtė banuar nga popullsi vendėse, pėrpara se nė tė, tė vendoseshin kolonėt helenė nė shek. VII para Krishtit. Monografia e prezantuar dje, vjen nė gjuhėn angleze, me qėllim qė t’i shėrbejė njė lexuesi sa mė tė gjerė, jashtė vendit.

    Materialet skeletore
    Gjatė gėrmimeve arkeologjike nė nekropolin e Apollonisė, nė tumėn nr 9 dolėn nė dritė 66 varre. Midis 79 individėve tė gjetur nė varr, 39 ishin fėmijė, 2 ishin tė rinj dhe 37 ishin tė rritur. Raporti midis meshkujve dhe femrave dhe ai midis tė rriturve dhe fėmijėve ėshtė i ekuilibruar. Nė tumėn nr. 10, ndėrmjet 56 individėve nė total tė periudhės Prehistorike, vetėm 10 ishin fėmijė; ndėrmjet 24 individėve nė total tė periudhės Klasike, 7 ishin fėmijė. Nė tumėn 11 nė total u gjetėn vetėm 17 varre dhe ndėrmjet tyre vetėm 5 nuk ishin dėmtuar. Gjithsesi materiali i gjetur ėshtė shumė i pasur dhe mund tė datohet nė periudhėn Arkaike. Veē varreve, u regjistruan 14 mbetje skeletore.

    Ritet e varrimit
    Zbulimet nė nekropolin e Apolonisė na ofrojnė tė dhėna mbi ritet dhe mbi mėnyrėn e varrimeve. Nga sa shihet nė tė tria tumat (9, 10, 11), prej shek. VII para Krishtit pėrdorej varrimi me vendosje trupi, ose me djegie, por ky i fundit haset mė rrallė. Kėshtu nė tumėn 9, e cila rezulton tė jetė pėrdorur pėr tre shekuj, nga fillimi i shek. 6-tė deri nė fund tė shek. 4-tė p.k. 71 raste ishin me vendosje trupi dhe vetėm 8 me djegie. Duket se kėto mėnyra nuk lidheshin me ndarje kronologjike apo sociale. Gjatė gėrmimeve ėshtė parė se nė njė varr sarkofag ku ishin dy skelete, njėri ishte me vendosje trupi dhe tjetri me djegie. Mė sė shumti varret ishin individuale, por janė hasur edhe varre kolektive, me 2 apo 3 individė. Nė pjesėn mė tė madhe tė varrimit me vendosje trupi, trupi ishte vendosur me pozicion nė shpinė, me kėmbė dhe krahė tė shtrira. Ndėrsa nė tumėn nr 10, ndėrtuar gjatė Epokės sė Bronzit dhe Hekurit, nė varret Prehistorike tė tė rriturve, trupi ėshtė vendosur nė pozicion embrional/fjetje, ndėrsa nė varret Klasike, mė shumė, trupi ka qenė vendosur i shtrirė nė shpinė, me krahė dhe kėmbė tė shtrira. Tuma nr 11 ka qenė pėrdorur pėr tre shekuj, nga fillimi i shek. tė 6-tė deri nė fund tė shek. tė 4-tė p.e.s.

    Jeta pėrtej varrit
    Duket se banorėt e hershėm tė Apollonisė besonin pėr jetėn e pėrtejme. Veē materialeve skeletore njerėzore, nė varre, tė cilat mund tė ishin gropa tė thjeshta, me tjegulla “alla cappuēina”, me tulla qerpiēi, apo sarkofagė, janė gjetur edhe shumė objekte qeramike, apo metale, por edhe skelete kafshėsh, delesh, apo dhish. Mė sė shumti objektet, apo iventaret hasen tek varret e tė rriturve e mė pak te fėmijėt. Zakonisht objektet janė pajisje pėr rrobat, tė pasuara nga enė qeramike dhe mė pas nga armė dhe vegla, qė me shumė gjasė do t’i “shėrbenin” tė varrosurit nė jetėn pėrtej varrit. Enėt e qeramikės tė datuara nė periudhėn prehistorike janė kanat tipike ose tė ashtuquajturat “kantharoi” me brum tė kuq ose tė zi, tė datuara nė Epokėn e Bronzit tė Vonė dhe Hekurit tė Hershėm. Nė periudhėn Klasike, enėt e qeramikės janė ato tė zakonshme si kupa tė vogla, amfora tavoline tė zakonshme etj. Nė tumėn 9, pjesa mė e madhe e objekteve metalike janė stoli, byzylykė spiralike bronzi me skaje nė formė koke kafshe, tė datuara nė periudhėn Klasike, etj. Nuk mungojnė edhe blatimet me figurina terrakote, mė sė shumti tė bėra me dorė dhe nė trajtė kafshėsh, sidomos pėllumba. Ato mendohet tė jenė sakrifica tė dhuruara nė pėrvjetorin e vdekjes nga familjarėt e tė vdekurit, por tė vendosura larg nga varret.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Sarkofagu me anije

    Shkruan : Moikom Zeqo

    Sarkofagu i gjetur nė Durrės ėshtė prej guri gėlqeror dhe ėshtė punuar nga njė punishte artistike vendase e Durrėsit nė gjysmėn e dytė tė shek II-tė. Ky sarkofag sot gjendet nė Muzeun Arkeologjik tė Beogradit. Prej tij ruhen tri fragmente. Nė njė prej tyre ėshtė njė “Tabelae Ansuata” ku ka njė mbishkrim jashtėzakonisht interesant me shkronja greke, ku pėrdoren numrat romakė. Mbishkrimi ėshtė si mė poshtė: “Unė, Flav Longini, sa isha gjallė, ndėrtova pėr veten time sarkofagun, por dhe njė tjetėr sarkofag pėr gruan time, me tė cilėn jetova 28 vjet, 4 muaj dhe 5 ditė. Mbas lundrimesh tė shumta kryq e tėrthor, dhe mbasi pata mjaft poste tė larta, pushoj tani kėtu si jetova vjet 4...”.
    Numri i fundit tregon se ky person ka vdekur 40 e ca vjeē. Duke llogaritur se ka qenė i martuar 28 vjet dhe nėse mendojmė se mund tė jetė martuar 18 ose 20 vjeē, atėherė na del se Flav Longini duhet tė ketė vdekur 48 ose 49 vjeē. Nė tė djathtė tė mbishkrimit, mbi sarkofag ėshtė skalitur njė anije mallrash, njė “Navis Oneraria”. Nė sarkofagė pėrfytyrimet e anijeve janė tepėr tė rralla. Ky sarkofag i Durrėsit u porosit, kur ishte ende gjallė mesa duket, nga njė pronar anijesh. Nga mbishkrimi del se ai ka patur dhe poste tė larta nė administratėn romake. Sarkofagu ėshtė vepėr e skulptorėve vendas.
    Nė rrafshin linguistik duket qartė se ende pėrdoret shkrimi grek pėr arsye se nė kėtė kohė kishte njė ringjallje tė stilit neo-atikas.
    Perandorė tė tillė romakė si Adriani e admironin kulturėn greke dhe kėrkonin njė rikonceptualizim tė saj nė shtratin konceptual romak.
    Mbishkrimi i sarkofagut bėhet kėshtu pjesė e kronikės historike tė qytetit. Emri i personit ėshtė i botės romake. Flav, Flavius do tė thotė I Kuq, kurse Longin, Longinus ėshtė tipik latin dhe do tė thotė I Gjatė. Pra ky personazh nuk pėrdor emra grekė.
    Ne nuk dimė asgjė pėr kėtė Flav Longini. Dimė qė ky ka qenė shumė i rėndėsishėm mbas viteve 150 deri nė vitet 200 tė erės sonė nė qytetin e Durrėsit. Kjo do tė thotė se Durrėsi ka qenė njė port kryesor i ndėrlidhur me tėrė Mesdheun dhe se njė pronar anijesh nga Durrėsi kishte njė peshė tė veēantė nė kuadrin perandorak.
    Figura e anijes, Navis Oneraria, tregon pjesėn e ruajtur tė kiēit, ku duket qartė dhe lopata e madhe e timonit. Ka qenė anije me vela. Velat kanė qenė prej pėlhure tė pėrforcuar nė formėn e njė fushe me katrorė, me fije tė qepura, qė tė kujtojnė fushėn e tabelės sė shahut. Kjo tregon mjeshtėrinė e qepjes sė velave, pėr forcimin e tyre pėr tė mos u shqyer nga erėrat.
    Mbishkrimi e ka njė motiv familjar. Atij (Flav Longinit) i ka vdekur gruaja me tė cilėn ka jetuar mbi 28 vjet. Nuk dimė asgjė pėr familjen e tij, ēfarė fėmijėsh ka pasur, por dimė tanimė se e ka dashur gruan dhe pėr tė ka porositur gjithashtu njė sarkofag, qė nuk ėshtė gjetur dhe e ka gėlltitur harresa e shekujve.
    Nė imagjinatėn tonė, sarkofagu me anije ėshtė gjithashtu njė lloj mjeti lundrues nė ujėrat e errėta dhe fatale tė Hadit. Ky ėshtė njė udhėtim i pashmangshėm pėr tė gjithė vdekėtarėt. Flav Longini mbeti i paharruar vetėm pėr shkak tė mbishkrimit tė tij rrėfyes dhe epigramatik.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mbreti ilir Monuni dhe kulti i Meleagrit
    Shkruan : Moikom Zeqo

    Shkenca e numizmatikės ėshtė porta e tė papriturave. Informacioni i monedhave na jep tė dhėna , qė mungojnė nė kronikat e autorėve antikė. Monedhat e Mbretit ilir Monuni na tregojnė ekzistencėn e kėsaj figure historike, qė ishte mbret i taulantėve nė krahinėn e Durrėsit. Kėto monedha janė studiuar nga dekani i arkeologjisė shqiptare Hasan Ceka. Sipas tij, nė mesin e shek. IV-rt para Krishtit ilirėt taulantė krijuan njė shtet tė fuqishėm. Ky shtet u fuqizua rreth qendrės sė Dyrrahut. Jo mė vonė se nė vitin 350 para Krishtit qyteti ra nė varėsinė politike dhe ekonomike tė ilirėve. Mbreti i tyre, Monuni, filloi tė presė nė punishten monetare tė Dyrrahut njė variant tė ri tridrahmeje me lopė e viē, qė mban legjendėn Basiloeos Monunion dhe qė farkėton kėshtu sundimin taulant, pėr tė cilin heshtin burimet e shkruara. Dyrrahu bėhet kėshtu qendra mė e spikatur e ilirėve. Sundimi i Monunit mbi Dyrrahun nuk qe njė episod i shkurtėr, por zgjati pėr shumė vite, mesa duket deri nė vdekjen e tij. Monedhat e Monunit tregojnė fuqinė e tij. Dhe nė pikėpamje simbolike, Monuni nuk e pėrfill legjendėn Dyr tė qytetit, por e zėvendėson me njė majė heshte, arma kryesore e sulmit tė luftėtarėve ilirė. Monuni ėshtė i pari mbret ilir qė emeton njė veprimtari monetare autonome. Sidomos gjatė viteve 330-325 para Krishtit. Monedha e parė e Monunit i pėrket viteve 350-330 para Krishtit. Nė faqen e monedhės prej argjendi ėshtė figura e lopės me kokėn e kthyer nga viēi qė pi gjinjtė e saj. Mbi lopėn ėshtė figura e njė nofulle derri tė egėr. Nė shpinėn e monedhės ėshtė njė fushė katrore e ndarė nė dy katėrkėndėsha tė mbushur simetrikisht me zbukurime nė trajtė kokrizash e bishtash, e gjitha e rrethuar zakonisht nga njė kornizė. Mbi dy nga brinjėt e kornizės ėshtė emri i mbretit nė rasėn gjinore. Nė monedha tė tjera ka dhe simbole tė ndryshme p.sh. figurėn e majės sė heshtės, tė mėzdrakut, figurėn bucranium,tė kokės sė demit, zogun Kurillė. Nė tė tjera ėshtė koka e Herakliut me lėkurė luani, figura e Zeusit gjysmėlakuriq, i ulur mbi njė fron, qė ka nė dorėn e djathtė njė shqiponjė, nė tė majtėn njė skeptėr, si dhe njė rreth rruazash etj. Tė gjithė dijetarėt thonė se nofulla e derrit tė egėr ėshtė simboli i iliricitetit tė mbretit Monun. Por askush deri mė sot nuk e ka shpjeguar se ē’kuptim ka nofulla e derrit tė egėr. Kėtė ēėshtje nuk e ka zhbiruar as Hasan Ceka. Por ē’pėrfaqėson nofulla e derrit tė egėr? Pėr mendimin tim nofulla e derrit tė egėr lidhet me kultin e heroit mitik Meleagrit. Meleagri qe biri i mbretit tė Kalidonit nė Etoli. Sipas legjendės, i ati kishet harruar t’i bėnte flijim Artemisės, prandaj hyjnesha shumė e zemėruar dėrgoi menjėherė njė derr pėrbindėsh qė tė shkretonte Kalidonin. Meleagri mori pėrsipėr ta vriste kėtė kafshė tė papėrmbajtur. Kafsha u vra, por Artemisa nxiti njė zėnkė midis pjesėtarėve tė gjahut pėr lėkurėn e derrit, zėnkė e cila u shndėrrua nė pėrleshje. Nė kėtė pėrleshje Meleagri vrau padashur vėllezėrit e sė ėmės. Atėherė e ėma e mallkoi. Sipas njė tradite tjetėr, kur lindi Meleagri nėnėn e tij e vizituan Moirat ,qė e paralajmėruan se biri i saj do tė jetonte aq kohė sa do tė zgjaste ura qė digjej nė zjarrin e e vatrės. E ėma e hoqi mėnjanė urėn dhe e fshehu me kujdes nė njė arkė. Kur u rrit, Meleagri mori pjesė nė gjuetinė e derrit tė Kalidonit. Nė kėtė gjueti mori pjesė dhe njė gjahtare e bukur arkadase, Atalanta, pas sė cilės Meleagri u dashurua. Mbas vrasjes sė derrit, Meleagri ia dha lėkurėn e tij Atalantės, por daja i Meleagrit, Pleksipi, nuk e pranoi kėtė gjė dhe ia mori me forcė lėkurėn. I zemėruar, Meleagri e vrau Pleksipin. Kur e mori vesh kėtė e ėma e Meleagrit, e dėshpėruar e nxorri nga arka urėn, e ndezi dhe kur ajo u dogj Meleagri vdiq. Pas kėsaj, e ėma vari veten. Motrat e Meleagrit u shtrinė mbi varrin e tė vėllait dhe qanė aq shumė, saqė Artemisa e prekur, u dha fund dhimbjeve tė kėtyre vajzave tė reja, duke i shndėrruar ato nė zogj qė quhen Meleagridė, nė pendėt e tė cilėve njollat e bardha dukeshin si lotė. Duhet thėnė se kulti i Meleagrit ka qenė shumė i fuqishėm nė Durrės. Pikėrisht nė njė sarkofag mermeri tė shekullit II kanė qenė skalitur skenat e variantit tė dytė tė legjendės sė Meleagrit. Ky sarkofag madhėshtor nuk ka qenė i rastėsishėm . Sarkofagu ėshtė nga mė tė bukurit tė periudhės sė hershme tė Antoninėve, tė viteve 140-150 tė erės sonė. Sot ky sarkofag ndoshet nė Muzeun Arkeologjik tė Stambollit. Stili i reliefeve tė sarkofagut ėshtė njė rrėfim skulpturor i mitit. Aty janė tė gjitha skenat tė bėra nė dy nivele nė sipėrfaqet vertikale tė jashtme tė sarkofagut. Tė du anėt e sarkofagut mbyllen me fytyra skulpturore tė vėllezėrve Diskurė, Kastorit dhe Poluksit. Kjo tregon se kulti i Meleagrit nė Dyrrah sinkronizohet me kultin e Dioskurėve. Ky sarkofag ka qenė pėr njė person historik shumė tė rėndėsishėm pėr qytetin. Kemi pėrballė njė ēėshtje shkencore. Kulti i Meleagrit i njehsuar me fitoren ushtarake tė mbretit Monun (derri i Kalidonit paraqitet si njė qenie e konsumuar, vetėm me anė tė nofullės) qė nė shek IV para Krishtit, vijon pėr gati 6 shekuj, deri kur sarkofagu qė pėrmenda mė sipėr paraqitet si njė kryevepėr skulpturore e mitit. Kjo do tė thotė qė asgjė nuk ėshtė harruar. Kjo do tė thotė qė nė epokėn romake ringjallen dhe funksionojnė metaforikisht mitet e epokės helenistike. Mbreti Monun ėshtė njė figurė historike pėr tė cilin mėsojmė se ka ekzistuar vetėm prej monedhave tė tij. Ky mbret i madh dhe i ditur na ka lėnė dhe njė dėshmi arkeologjike tė pazakontė. Ėshtė gjetur pėrkrenarja e tij e tipit maqedon qė ka gjithashtu mbishkrimin identifikues “Bazileos Monunio”. As kjo nuk ėshtė e rastėsishme. Duhen parė rrethanat historike kur Monuni i taulantėve e fuqizoi pushtetin e tij. Ėshtė shumė interesante qė tė pėrcaktojmė lidhjet mbretėrore tė Monunit me dy mbretėr tė tjerė ilirė, Glaukian dhe Klitin. Ky ėshtė subjekti i njė studimi tė mėvehtėshėm. Mbreti Monun e shpreh historinė e tij ndėrmjet simboleve tė mitit tė Meleagrit, por nė kontekstin e njė interpretimi metaforik dhe logjik tė botės ilire. Po pse vallė Monuni e pėrdori mitin e Meleagrit? Arsyet janė tė shumta. Sė pari, Monuni e ka shtėnė nė dorė qytetin e Dyrrahut forcėrisht, pra duhet tė ketė zhvilluar njė betejė, ka qenė mė superior ushtarakisht sesa mbrojtėsit e qytetit. Kėtė akt beteje e ka shprehur alegorikisht me gjuetinė e derrit tė egėr tė Kalidonit. Nė kėtė rast nofulla e derrit tė egėr pėrfaqėson fitoren e Monunit. Sė dyti, nė kėtė formė mitike Monuni ka dashur tė shprehė si personazh historik ilir edhe mėnyrėn e kultizimit tė vetvetes, tė krahasueshėm me heroin Meleagėr. Kjo mėnyrė ka funksionuar shumė nė epokėn helenistike. Kėshtu Aleksandri i Madh u identifikua me hyun Zeusin Amon. Ėshtė krejt e natyrshme qė Monuni tė njehsohej me Meleagrin, ndoshta dhe pėr faktin qė tė dy emrat fillonin me tė njėjtėn germė “M”. Sė treti, mund tė them se nofulla e derrit tė egėr mund tė shikohet dhe nė njė simbolikė tjetėr. Nėse kolonėt helenė tė Dyrrahut e kanė kundėrshtuar mbretin ilir duke e konsideruar si njė qenie barbare, mentalitet ky shumė i pėrhapur nė atė kohė, qė kėrcėnonte pozitėn ekonomike dhe kulturore tė Dyrahut njėsoj si derri i egėr i dėrguar nga hyjnesha Artemisa pėr tė shkatėrruar fushat e Kalidonit, atėherė njė gjė e tillė i pėrshtatej vetė kuptimit dhe mbiquajtjes politike sė mbretit Monun. Mundet qė ta kenė quajtur rrezikshmėrinė e Monunit si atė tė derrit tė Kalidonit. Pra, kur Monuni e pushtoi Dyrrahun, ai vendosi si heraldikė triumfuese pikėrisht nofullėn e derrit tė egėr mbi simbolin e mėparshėm tė monedhės me lopė dhe viē. Njė alternativė e tillė shpjegimi ėshtė plotėsisht e mundshme. Kjo do tė pėrbėnte njė invers tė vetė mitit tė Meleagrit. Kėto janė dy shpjegimet e hapura pėr diskutim. Por jemi gjithmonė nė fushėn e mitologjisė. Nė faqen e mbrapme tė monedhave bėhet fjalė pėr simbole ende tė pazbėrthyera. Disa dijetarė thonė qė zbukurimet gjeometrike brenda kornizės pėrfaqėsojnė Kopshtin e Alkinoit, kurse disa tė tjerė dy yje, qė lidhen me heronjtė binjakė Dioskurė. Kėtyre miteve u duhet shtuar edhe miti i kryehershėm i themelimit legjendar tė Dyrrahut prej heroit Herkul. Skalitja e armėve tė Herkulit flet pėr kėtė. Kurse figura e zogut Kurillė mbetet ende e pashpjegueshme. Nė monedhat e Monunit gjejmė historinė e tij tė pashkruar, triumfin e tij shtetėror, novacionin qė pėr herė tė parė njė mbret ilir pret monedha autonome si dhe njė gjuhė figurative tė pasur dhe plot imagjinatė tė strukturave tė disa miteve tė mėdha antike.

    SipėrEmail Printo
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ē’u zbulua nga tėrmeti i ‘200-s
    Madhesia e germave: Artur Ajazi 03/10/2010
    Nė 2 tetor 2010 pėrfundoi “Fushata e shtatė” e gėrmimeve arkeologjike italo-shqiptare tė realizuara nėn drejtimin e prof. Afrim Hotit dhe prof. Sara Santoros. Nė gėrmimet e fundit qė janė realizuar nga njė grup i pėrbashkėt studiuesish dhe arkeologėsh tė ISHA si dhe nga Universiteti “Gabriele d’Annunzio” nė Chieti-Pescara (i cili qė nga ky vit ka zėvendėsuar Universitetin e Bolonjės) janė synuar sondazhet qė pėrcaktojnė raportet kronologjike dhe funksionale tė palatium-it tė ndėrtuar mes rrėnojave tė amfiteatrit nė shek. XII-XIII dhe tė shkatėrruar gjatė tėrmetit tė madh tė vitit 1273


    Nė 2 tetor 2010 pėrfundoi “Fushata e shtatė” e gėrmimeve arkeologjike italo-shqiptare tė realizuara nėn drejtimin e prof. Afrim Hotit dhe prof. Sara Santoros. Pas pesė fushatave 6-javore (2004-2008), ekspedita 2010 njėlloj si vitin e kaluar ka zgjatur vetėm tri javė, pėr shkak tė financimit tė kufizuar nga ana e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Italisė, ndėrsa kėtė vit ka pasur njė mbėshtetje financiare nga ana e Institutit Shqiptar tė Arkeologjisė (ISHA). Nė gėrmimet e fundit qė janė realizuar nga njė grup i pėrbashkėt studiuesish dhe arkeologėsh tė ISHA si dhe nga Universiteti “Gabriele d’Annunzio” nė Chieti-Pescara (i cili qė nga ky vit ka zėvendėsuar Universitetin e Bolonjės) janė synuar sondazhet qė pėrcaktojnė raportet kronologjike dhe funksionale tė palatium-it tė ndėrtuar mes rrėnojave tė amfiteatrit nė shek. XII-XIII dhe tė shkatėrruar gjatė tėrmetit tė madh tė vitit 1273. Gjatė dy ekspeditave tė fundit janė nxjerrė nė dritė themelet e njė tjetėr ndėrtimi qė datohet nė shek. IX dhe janė vėzhguar mure tė tjera qė i pėrkasin njė strukture me karakter banimi dhe prodhimi tė ndėrtuara me njė bazament radhėsh prej guri dhe qė i pėrket shek. VII-VIII. Mes kėtyre fazave tė ndėrtimit ėshtė zbuluar njė furrė e prodhimit tė qeramikės. Pėr restaurimin e kėtyre strukturave po punon ekipi i prof. Varagnolit, i cili nė javėn e parė tė gėrmimeve zhvilloi edhe takimet pėrkatėse me specialistėt dhe drejtorin e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, prof. Apollon Baēe.

    Bėhet fjalė pėr njė periudhė tė errėt dhe konfuze tė historisė sė Durrėsit dhe tė gjithė Shqipėrisė dhe tė dhėnat e fundit tė ekspeditės bėhen mjaft tė rėndėsishme, duke vėnė nė dispozicion tė studiuesve njė seri materialesh dhe strukturash ndėrtimore tė mbivendosura nė shekuj qė hedhin dritė nė historinė e jetės qytetare nga periudha romake deri nė ditėt e sotme:

    Durrėsi, si njė qytet qė ėshtė rritur mbi vetveten. Njė ekip arkeologėsh dhe studentėsh nga Universiteti Chieti-Pescara nėn drejtimin e dr. Elvana Metallės nga ISHA punon intensivisht pėr botimin shkencor tė qeramikave tė zbuluara. Analiza arkiometrike dhe restaurime tė tjera tė objekteve metalike po realizohen nė laboratorėt e universitetit italian si dhe nga prof. Frederik Stamati nė laboratorin e ISHA. Rezultatet e gėrmimeve 2006-2008 janė nė proces botimi nė “Vjetarin e Shkollės Arkeologjike italiane tė Athinės 2009” e njėjta gjė edhe pėr vėllimin e dytė tė kolanės “Dyrrachium”, qė u kushtohet gėrmimeve tė shpėtimit tė realizuara gjatė periudhės 2001-2007 nga Departamenti i Arkeologjisė sė Durrėsit (DAD) e ku nė disa prej tyre misioni arkeologjik italian, ka kontribuar me mbėshtetje teknike-shkencore.

    Tri javė gėrmime janė njė kohė e shkurtėr pėr tė nxjerrė pėrfundime tė plota nė njė zbulim kaq kompleks shumė pranė godinave tė banimit, ndėrsa fillimisht na u desh t’i kushtonim mjaft kohė edhe pastrimit tė pjesės sė gėrmuar nga sasia e mbeturinave tė hedhura gjatė vitit. Pėr kėtė motiv nė marrėveshje me Institutin e Monumenteve tė Kulturės, dega Durrės, administratėn e bashkisė dhe shkollėn “Vinēens Prenushi” drejtuesit e ekspeditės kanė ndėrmarrė njė nismė didaktike pėr sensibilizimin e nxėnėsve dhe pėrmes tyre tė tė gjithė qytetarėve me sloganin: “Tė kujdesemi pėr historinė tonė!”. Nxėnėsit e klasave tė larta do tė pastrojnė periodikisht hapėsirėn e gėrmimit pasi tė informohen mbi domethėnien historike tė strukturave tė zbuluara, duke dėshmuar kėshtu respektin dhe kujdesin pėr monumente qė mund tė kthehen nė njė burim tė madh ekonomik turistik pėr Durrėsin.





    Nė muze, pavijon me zbulime tė rralla

    Historian durrsak, prof. Fatos Tartari, ka sjellė pėr kureshtarėt dhe vizitorėt e shumtė tė fushės sė arkeologjisė dhe historisė, sė fundmi pavijonin mė tė ri dhe guidėn “Artemisa nė Dyrrah” nė qarkullim nė gjuhėt shqipe dhe angleze, duke rritur kėshtu interesimin e publikut pėr figurinat prej balte tė ekspozuara nė muzeun arkeologjik tė Durrėsit. Prof. Tartari tha pėr “standard”: “Si bashkėdrejtues i projektit franko-shqiptar pėr studimin dhe restaurimin e figurinave tė zbuluara nė fillim tė viteve 1970, dy botimet e fundit vijnė pas publikimit nė vitin 2009, tė kėsaj guide nė gjuhėn franceze, “Artemisa nė Dyrrah” sjell materiale tė pėrgjithshme mbi historinė e qytetit antik, duke u ndalur veēanėrisht nė gėrmimet e arkeologut Vangjel Toēi nė Kodrat e Dautes ku gjatė ekspeditave tė viteve 1970-1971 u zbuluan mbi 5 tonė objekte tė periudhave klasike, helenistike dhe romake, mes tė cilave mbizotėrojnė figurinat e grave prej balte tė pjekur, enėt dhe monedhat”. Prof. Tartari tha: “Aktualisht, njė pjesė e kėtyre objekteve janė ekspozuar nė muzeun e ri arkeologjik tė Durrėsit dhe qysh nga viti 2003 njė mision i pėrbashkėt franko-shqiptar po punon pėr pėrgatitjen e njė botimi tė plotė tė gjetjeve nė Kodrėn e Dautes, pranė sė cilės sipas tė gjitha gjasave ndodhej sanktuari i hyjnisė sė Artemisės”. Aktualisht, projekti qė po zbatohet nga Instituti i Arkeologjisė nė Tiranė, Shkolla Franceze e Athinės dhe Universiteti i Lilės (Francė) ėshtė vlerėsuar me ēmimin e parė “CLIO 2005”, ēmim i cili mundėsoi edhe botimin e fashikullit tė guidės nė gjuhėn shqipe. Prof. Tartari tha se “nė 28 faqet e guidės sė publikuar tashmė nė tri gjuhė ka informacion tė bollshėm pėr jetėn ekonomike e sociale tė qytetit ilir tė Durrėsit, foto tė objekteve arkeologjike si dhe planimetri tė vendndodhjeve tė monumenteve kryesore tė zbuluara apo qė ndodhen nėn sipėrfaqe nė qytetin 3000-vjeēar”. Guidat arkeologjike janė mundėsuar edhe nga mbėshtetja financiare e Ambasadės sė Francės nė Tiranė, duke sjellė risi edhe nė fushėn e turizmit arkeologjik, ku edhe kėtė vit nuk munguan vizitorėt e shumtė vendas dhe tė huaj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kthehet koka e Zeusit ne Butrint




    Eshte rikthyer ne Butrint nga ku u rrembye koka e Zeusit-Asklepius nje nga zbulimet me te famshme te arkeologjise shqiptare . Objekti arkeologjik u grabit ne muzeun e Butrintit ne vitin 1991, dhe per shume vite me radhe ka qendruar ne rome.
    Ambasada e Shqiperise ne kete vend ka bere te mundur arritjen e marrveshjes me palen italiane per te rikthyer objektin e rralle i cili personifikon nje nga perendite helene ne Butrint. Koka e Zeusit tashme ndodhet ne duart e ministrise se kultures e cila shume shpejt do ta paraqese para mediave dhe
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulimet ne Shqiperi (2004)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  13. #53
    Po ky lajm eshte postuar me kohe ne kete nenforum. Ca kuptimi ka perseritja e lajmeve fegi? I kontrollon temat me pare ti?

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    vqazhdim nga larte
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Po ky lajm eshte postuar me kohe ne kete nenforum. Ca kuptimi ka perseritja e lajmeve fegi? I kontrollon temat me pare ti?
    nfl.une sekome shikuar kerkun.

  16. #56

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    [=Darius;2897213]E ke ne teme me vete. Plus qe eshte lajm i 2004. Mos e ngarkojme forumin me perseritje se nuk ka vlere.[/QUOTE]

    mundeshe me fshi menjiher

    e kjo a eshte.

    ky linku me zmadhime.
    http://img266.imageshack.us/img266/4864/skanna0009.jpg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 17-10-2010 mė 14:11

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Statuje(Magna_Mater) ne Luver e ngjashme me te Durresit

    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Zbulimet ne Shqiperi (2004)
    ------------------------------------------------------------------------

    Nje statuje ne Luvėr qe ngjason me statujen e Durrėsit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Rubrika:: Kulture


    Rrenoja te reja romake ne Vrine

    Shkruan : Kristi Pinderi

    Arkeologėt kanė zbuluar nė fushėn e Vrinės, pėrballė qytetit antik tė Butrintit njė mauzoleum qė pėr nga shtrirja kohore e pėrdorimit mund tė jetė unikal nė territorin e Shqipėrisė.
    Ky zbulim ėshtė bėrė gjatė njė shkolle verore qė po organizon Fondacioni “Butrinti” me “Albanian Heritage”, nėn drejtimin e Prof. Richard Hodges.
    Arkeologia shqiptare Valbona Hysa, tha pėr revistėn MAPO se gjatė gėrmimeve nė nekropolin nė fushėn e Vrinės, u zbuluan 13 varre nė njė strukturė tip mauzoleum, duke e bėrė kėtė nekropol edhe mė tė komplikuar pėr t’u kuptuar se c’ishte menduar nė fillim.
    Varret mė tė hershme datojnė rreth fundit tė shekullit tė dytė dhe fillimit tė shekullit tė tretė, ndėrsa ato mė tė vonat datojnė nė shekullin e 14-tė, tha Hysa, koordinatore e kėtij projekti.
    Pėrvec punės me mazouleumin arkeologėt janė pėrqėndruar edhe nė zbulimin e njė banjoje romake dhe tė njė vile. Ekzistenca e kėsaj vile romake nė pėrbėrje tė sė cilės ėshtė dhe njė bazilikė pompoze, njė bano romake, njė mausoleum, e tė tjera monumente potencialė tė bėn tė mendosh se nė fushėn e Vrinės, e cila pėrdorej gjatė kohės sė komunizmit pėr tė mbjellė patate, kemi tė bėjmė me njė qytet tė tėrė, si pėr t’i bėrė karshillėk madhėshtisė sė Butrintit tė zbuluar nga Ugolini.
    “Ne mendojmė se zona ku kemi pėrqėndruar gėrmimet nuk ka qenė vetėm njė hapėsirė varrimi qė ėshtė pėrdorur pėr njė kohė tė gjatė por atje ka shenja tė qarta tė jetės sė mirėfilltė tė banorėve deri nė mesjetė, banorė tė cilėt nė atė periudhė tė historisė ishin tė lidhur ngushtė me peshkimin”, thotė Hysa.
    Vec mauzoleumit, arkeologėt kanė zbuluar monedha tė shumta, dhe vula tė tregtisė sė peshkut. Kemi tė bėjmė me njė industri tė mirėfilltė peshkimi? “Fjala industri ndoshta nuk do tė ishte mė e duhura”, sqarojnė arkeologėt, “por sigurisht kemi tė bėjmė me banorė tė cilėt peshkimin e pėrdornin jo vetėm pėr tė siguruar ushqimin e tyre vetjak por edhe pėr tė bėrė tregti me superfuqitė e kohės”.
    Duket se peshku i Butrintit nė periudhėn mesjetare tregtohej drejt ishujve grekė, por sidomos drejt Venedikut dhe Triestes. “Tregtinė me Triesten ne ende nuk e kemi dokumentuar nė gjetje konkrete arkeologjike, por kjo vėrtetohet sė paku nė dokumenta historikė tė kohės”, thotė Hysa.
    Studentėt aftėsohen dhe nė ndėrhyrje konservuese
    Kjo shkollė verore qė po zhvillohet nė Butrint e mė konkretisht nė Fushėn e Vrinės ėshtė njė mundėsi e jashtėzakonshme trainimi pėr 32 studentė shqiptarė, por edhe pėr studentė tė huaj qė aktualisht studiojnė nė universitetin e Oksfordit, Cikagos, Barit dhe njė universiteti nė Austri.
    Pėrvec gėrmimeve, kėta studentė po trainohen aktualisht edhe nė lidhje me metodat e reja tė konservimit dhe restaurimit. Albana Hakani e Agjencisė Kombėtare tė Shėrbimit Arkeologjik tregon pėr revistėn MAPO se studentėt po trainohen jo vetėm pėr teknikat e konservimit dhe restaurimit por edhe nė lidhje me legjislacionin nė kėtė fushė apo nė lidhje me teoritė dhe praktikat mė tė reja.
    “Studentėt po aftėsohen tė kryejnė diagnoza tė qarta tė patologjive qė mund tė ketė njė monument, ndėrkohė qė kemi bėrė dhe ndėrhyrje konkrete nė absidėn e Bazilikės nė fushėn e Vrinės”, thotė Hakani. Ajo sqaron se kanė bėrė konsolidim dhe ngrirje tė procesit tė degradimit tė materialit antic nė njė fragment tė bazilikės, por asnjė ndėrhyrje nuk ka qenė pėrfundimtare.
    Mirditorėt katolikė fallen nė Kishė Ortodokse nė Shėndėlli
    Edvin Lamce, arkeolog dhe anėtar i grupit qė po realizon kėtė shkollė verore tregon pėr revistėn MAPO se njė pjesė e rėndėsishme e aktivitetit pėr studentėt kanė qenė dhe vizitat pranė banorėve qė jetojnė nė rrethinat e Butrintit.
    “Pėr studentėt ka qenė shumė interesante fakti qė rreth 50 familje me origjinė nga Mirdita tė cilėt kanė migruar nė Shėndėlli kėto 15 vjetėt e fundit, nė pamundėsi pėr tė patur njė vend kulti katolik pėrdorin si kishė kishėn ortodokse tė fshatit”. Kisha nė fjalė ėshtė njė kishė mesjetare. Njė element i tillė do tė ishte njė pasuri e vėrtetė studimi pėr kėdo qė ėshtė i interesuar nė antropologjinė sociale.
    Lamce tregon se projekti nė fjalė ndihmon kėtė komunitet pasi gjatė punės pėr gėrmime janė punėsuar tė rinjtė e kėtyre familjeve tė ardhura, ndėrkohė qė shumė prej grave kryejnė edhe punime dore tė cilat shiten si suvenire nė Butrint.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Perendesha Aferdita simbol i Amnatias antike



    VLORE- Ndonėse kanė kaluar dy vjet kur njė ekspeditė e pėrbashkėt shqiptaro-amerikane nė territorin e Parkut Arkeologjik tė Amantias, 40 km larg Vlorės, zbuloi njė terakotė prej balte tė pjekur nė formė kallėpi me figurėn e njė gruaje, qė u pėrcaktua si portreti i perėndeshės sė bukurisė, Afėrditės, sot, ende nuk ėshtė arritur tė zbulohet skulptura e saj.
    Terrakota, ose sikurse e quajnė tashmė, forma "negative" e portretit tė perėndeshės, u gjet nė pozicion tė pėrmbysur, thuajse nė sipėrfaqe nė pjesėn qendrore tė bllokut tė banesave antike tė qytezės Amantia.
    Terrakota ka pėrmasa 15 cm lartėsi dhe 9 cm gjerėsi dhe paraqet njė fytyrė mjaft tė bukur tė njė gruaje me flokė qė i zbresin nė tė dy anėt e fytyrės dhe njė kurorė mbi kokė, me pjesėn e sipėrme tė krahut tė majtė, pjesėn e pėrparme tė trupit dhe gjoksin e mbuluar me njė hiton transparent, qė konsiderohet njė veshje joshėse.
    Kjo figurė ėshtė shumė e ngjashme me tė tjera portrete tė Afėrditės, perėndeshės sė bukurisė dhe nėnė e Erosit, perėndisė sė dashurisė.
    Vendi ku u gjet terakota me figurė ku spikasin elementė tė njė veshje transparente, gjoks tė zhvilluar, linjat e fytyrės, kurora mbi flokė dhe mbi tė gjitha fakti qė nė pjesėn jugperėndimore tė Amantias ndodhet tempulli i Afėrditės, i bindėn arkeologėt se terrakota i pėrkiste kėsaj perėndeshe.
    "Ky pėrfundim u pėrforcua mė tepėr kur u arrit tė prodhohej njė kopje prej balte e portretit nė bashkėpunim me skulptorin gjirokastrit Stefan Papamihali", thotė njė nga pjesėtarėt e ekspeditės sė pėrbashkėt, Gėzim Llojdia.
    Ai sqaron se, disa muaj mė vonė pas studimeve, u arrit nė konkluzionin se, figura nė terakotė ka shumė ngjashmėri me disa portrete tė njohura tė perėndeshės sė bukurisė, Afėrditės, tė zbuluara mė parė nga arkeologė tė ndryshėm nė vend.

    Kulti i Afėrditės, i pėrhapur nė Amantia

    Kulti i Afėrditės rezulton mjaft i pėrhapur nė qytezėn antike tė Amantias. Kjo perėndeshė nė kėtė qytet njihej ndryshe edhe me epitetin Pandamos, ose pėrendeshe e dashurisė se lirė.
    Llojdia sqaron se pėrveē formave tė tilla deri tani nuk ėshtė arritur tė zbulohet ndonjė paraqitje skulpturale e perėndeshės Afėrditė. "Dikur, nė rrėnojat e Amantias ėshtė zbuluar njė pllakė e vogėl guri qė ishte qė ishte njė kushtim pėr perėndeshėn Afėrdita nga ana e Aristos, bijės sė Aleksandrit", thotė Llojdia.

    (d.b/ATA/BalkanWeb)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •