Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e arianit_real
    Anëtarësuar
    07-08-2006
    Postime
    134

    Red face Çfarë do të thotë fjala psikologji?

    A mund te me tregoj ndokush domethanjen e fjales Psikologji dhe pse perdoren shume perkufizime per psikologji , dhe a ka mundsi sonte se i kam ca pyetje dhe duhet ti bej sonte . Flm respekt

  2. #2
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Psychology nga Greqishtja (ψυχή, psukhē)qe dmth: Psiko "spirit" Shpirt dhe (λόγος, logos) logos- Dituri


    Psikologjia- Tërësia e proceseve psikike që lidhen me një
    veprimtari të caktuar e me kushte të caktuara të
    jetesës së një njeriu a të një grupi njerëzish;
    tërësia e veçorive të botës shpirtërore të njeriut a
    të një grupi njerëzish, formimi shpirtëror.

    Psikologjia-Shkenca që merret me studimin e dukurive
    psikike të njeriut dhe me zbulimin e me përcaktimin
    e ligjeve të veprimtarisë psikike.

    • The rest is silence.


  3. #3
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    no no,

    psiko eshte shkurtim i fjales PSIKOPAT, ndersa llogji eshte nje tjeter fjale per LLOGJE. Medemek, Psikologji, po ta perkthejme (dmth ta kthejme nga ana tjeter) do te thote LLOGJE PSIKOPATI. It's that simple. C'na coni nga greqizmat tani?!
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    psukhê =shpirt ...logos .=..shkence ,shkenca per studimin e shpirtave te njerzve mendimit reagimit veprave ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    RRofsh moj Dorontina se na hape syte Informacion me te detajuar se ky i joti rreth temes, s'besoja se do mundja te gjeja diku tjeter
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e TOKIO HOTEL
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    154
    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    RRofsh moj Dorontina se na hape syte Informacion me te detajuar se ky i joti rreth temes, s'besoja se do mundja te gjeja diku tjeter
    HAhahahahahahahahahahaha
    Quando ti metti a saltare di gioia bada che qualcuno non ti tolga la terra sotto i piedi.

  7. #7
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Cka do te thote fjala psikologji
    .... psiko-shpirt dhe logos /ia - fjale . Pra, - fjalet e shpirtit.
    ...gjithashtu shkenca e cila merret me studimin e ketyre fjaleve mban te njejtin emer.Nje profesionist i kesaj shkence/profesioni quhet psikolog,ndersa nje pacient i semure (klienti i nje psikologu) pagezohet me psikopathis (psikopat) ose sic themi ndryshe (i ikur per lesh).
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  8. #8
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Mendja Shpirti Dituria-PSIKOLLOGJIA.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-10-2007
    Postime
    7

    Perkufizimi zyrtar

    Citim Postuar më parë nga arianit_real Lexo Postimin
    A mund te me tregoj ndokush domethanjen e fjales Psikologji dhe pse perdoren shume perkufizime per psikologji , dhe a ka mundsi sonte se i kam ca pyetje dhe duhet ti bej sonte . Flm respekt
    Psikologjia eshte nje fjale greke qe vjen nga 2 fjalet rrenje Psiho ose Shpirt, dhe logia qe do te thote Shkence. Po te duam te japim nje perkufizim zyrtar te Piskologjise ose Ψυχολογίας sic e thone greket do te themi se
    Psikologjia eshte shkenca qe merret me studjimin e shpirtit te njeriut. Eshte ajo shkence qe studjon 3 botet nga te cilat perbehet njeriu: Boten Mendore, Sentimentale, dhe vepruese. Pra me pak gjale Psikologjia merret me menyren e sjellejes se njeriut , domethene me mendimet, ndjenjat dhe veprime t e tij

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783

    Smile

    psikologjia.psixi do te thote shpirt,por ne kete rast,perdoret si idiome per mendjen e njeriut dhe veprimet e saj.logos do te thote fjale,ose ne rast tjeter gjuhe,por ne kete rast arsyeja,gjithmone nje prej idiomave.pra arsyetimi i mendjes dhe veprimeve te saj.pra shpjegimi i funksionimeve te mendjes,te trurit.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783

    Smile

    e verteta eshte se fjala logos nuk ka te beje me fjalen shkence drejtperdrejt!epistimi eshte perkthimi i sakte i fjales shkence.

  12. #12

    Perktheva disa shëniem të një kursi psikologjie kalimthi... Shpresoj të ndihmojnë!

    Citim Postuar më parë nga arianit_real Lexo Postimin
    A mund te me tregoj ndokush domethanjen e fjales Psikologji dhe pse perdoren shume perkufizime per psikologji , dhe a ka mundsi sonte se i kam ca pyetje dhe duhet ti bej sonte . Flm respekt


    Définition Etymologique ( racine des mots)

    Psyché du grec = âme, souffle
    Logos : science


    Perkufizimi etimologjik ( rrenja e fjalëve)

    Psyché nga Greqishtja = Shpirt
    Logos = Shkencë

    Psikologjia është shkenca e sjelljes dhe e proçeseve mendore.

    Sjellja eshte gjithcka qe ne bejme. Ajo eshte e vezhgueshme.

    Proçeset mendore= të menduarit , të ëndërruarit, kujtesa zgjidhja e problemeve. Këto proçese zakonisht nuk janë të vëzhguesshme direkt… Duhet mbikqyrje ( observim) për ti kaptuar.

    Bashkangjitur me studimin e te sjellurit e te menduarit studiohen edhe proçeset biologjike ose filozofike që shpesh shoqërojnë sjelljen apo dhe proçeset e te menduarit.

    Si shkencë psikologjia ka qëllime dhe metoda të përbashkëta me shkenca të tjera si : Biologjinë, kiminë, sociologjinë dhe antropologjinë.

    Psiqizmi= koncept teorik. Kurrë nuk e kemi parë ; nuk preket… por ama nuk do te totë që nuk ekziston. Psiqizmi na dergon efekte.

    Si zanafillë çështja e pikologjisë ishte çështje filozofike.Histoiria e psikologjisë është shumë lidhur me historinë e filozofisë. Gjurmët e ideve filozofike të psikologjisë gjehen që në kohën e greqisë së lashtë p.sh Aristoteli dhe Platoni debatonin nëse idetë njerëzore ishin të lindura apo të fituara.

    Rivijmë në shekulline VXII me John Locke i cile e përshkruan mendjen njerëzore si një pllake shkrimi në të cilën mund të shkruhen të gjitha përvojat jetësore.

    Më pas janë ndikimet prej biologjisë . Në teorinë e evolucionit të Darwin ( naturalist) përshkruhet që njerëzit dhe kafshët shfaqin sjellje që i përshtaten mjedisit.

    1879 Zyrtarizohet psiklogjia = Wundt formon laboratorine parë të psikologjisë. Psikologjia Shkencore shndërrohet në psikologji eksperimentale.

    Emri psikologjise vjen nga Wolf, filozof i shekullit XVIII.

    Revolucioni industrial i shekullit të XVIII kërkonte efikasitet, pra mori rol te fuqishëm materializmi. Si pasojë :
     Revolucion industriel= lindja e psikologjisë shkencore ( studime të efikasitetit)
     Evouluimi i shkencave fqinje ( .sh fizika)

    Pra njeriu që deri në fund të shekullit të XVIII ishte qënie njerëzore me mendimet e tija u shndërrua në qënie prodhuese.

    Më pas, si pasojë e luftës së dytë boterore shume njerëz mbetën me trauma. Psikiatritë nuk përballonin dot fluksin e madh të kërkesës për ndihme. Pikërisht këtu psikologjia u nda si degë më vetë dhe u krijuan fakultete vetëm për psikologe.

    Shpreoj që kaq të jep një ndihmë… Për më shume bëj shok librat… Ka plot të përkthyer edhe në shqip sot.

    P.s bëj kujdes me psikologjinë dhe psikologjizmin.

    Psikologjizmi = zhvillim personal ( gjithe librat apo materialet që rrëfejne mendt p.sh meshkujt vijnë nga marsi, femart nga Aferdita= Psikologjizëm)
    Psikologjia është studim rast për rast… Nuk ka zgjidhje magike si psikologjizmi.

    Kjo s’do të thotë mos lexohet psikologjizëm, por nëse të duhet për shkollim duhet të dish të bësh diferencimin.

    Mbrëmje të mirë.

    Elna
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 23-10-2007 më 18:24

  13. #13
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Disa shpjegime...

    PSIKOLOGJI

    1. Shkenca që merret me studimin e dukurive psikike të njeriut dhe me zbulimin e me përcaktimin e ligjeve të veprimtarisë psikike.

    2. Lënda që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë

    3. Tërësia e proceseve psikike që lidhen me një veprimtari të caktuar e me kushte të caktuara të jetesës së një njeriu a të një grupi njerëzish; tërësia e veçorive të botës shpirtërore të njeriut a të një grupi njerëzish, formimi shpirtëror.


    PSIKOLOGJIK

    1. Që ka të bëjë me psikologjinë si shkencë, që i përket psikologjisë, i psikologjisë.

    2. Që ka të bëjë me veçoritë psikike të një njeriu a të një grupi njerëzish; që ka të bëjë me psikikën e një njeriu, psikik.


    PSIKOLOGJIS

    Arrij t'i kuptoj gjendjen shpirtërore dikujt ose atë që ai mendon


    PSIKOLOGJIZËM

    Një nga drejtimet e idealizmit subjektiv, që e quan botën objektive si një tërësi ndijimesh dhe i shpjegon dukuritë shoqërore e historike me psikologjinë e njeriut.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 23-10-2007 më 18:43
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  14. #14
    Volter.... Maska e Goldanitus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    328
    Elna durresi e ka dhene deri me tani perkufizimin me te definuar te Psikologjise. Une kam njohuri per Psiokologjine dhe per objekt-shqyrtimet e saj. Psiokologjia eshte shkence e cila merret me studimin e proeceseve mentale, pervojave personale dhe sjellje.
    Proceset mentale jane ato procese p.sh. kur ne shiqojme nje film, kur shiqojme nj pikture, kur mendojme per diqka, kur na kujtohet diqka etj.
    Pervojat personale jane ato procese p.sh. kur urrejm, xhelozojme, nervozohemi, jemi te gezuar etj.
    Sjelljet jane ato qe mund te verehen me sy pra ato qe mund te shihen, p.sh. kur vrapojme, kur kendojme, kur ecim, kur duartrokasim etj.

    Mendimet e para rreth psikologjise dhe fenomeneve psikike i gjemje se pari ne letersine gojore, ne religjionet e lashta dhe pikepamjet e lashta filozofike.

    Psikologjia si shkence eshte pranuar ne vitin 1879 kur ne Lajpcing te Gjermanise hapet laboratori i pare psikologjik nga psikologu gjerman Woundt.
    Imagjinata eshte me e rendesishme se dija sepse dija ka limit ndersa imagjinata perfshin tere boten

Tema të Ngjashme

  1. "grupi" Trajtruar Ne Psikologji
    Nga tereza_11 në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 19:16
  2. Seksi dhe ana pozitive e tij ne psikologji
    Nga Alket123 në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-09-2006, 12:13
  3. Shpreheni mendimet e juaja...Psikologji...Pedagogji.
    Nga xixe xixellonja në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2006, 08:29
  4. Psikologji vs. Filozofi
    Nga citizen insane në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 13-03-2004, 17:19
  5. Po telepatia...a mund te trajtohet ne psikologji nese jo, ku...
    Nga macia_blu në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-11-2002, 14:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •