Ketu ne kete teme do perpiqemi tė vendosim pjese nga tregimet popullore te drenices te mbledhura nga Anton Qetta.
Proza popullore e Drenicės
nga: Anton Qetta
Kishin qenė njėherė katėr vllėzėr. Prindėrit i kishin pasur ende gjallė! Babai i tyre kishte kursye pakė ari tėrė jetėn pėrė djemt, qe tiu lere trashigim pakė pasuri.
Njė ditė plaku vendosi qė tua ndaj djemve pasurin sa ishte gjallė...
E thirri mė te madhin dhe i tha:
- Biro , une po vdes, jam plakur! Fol, a i do njėqind dukat tė korrupcionit apo njė tė fituar mė njersė?
- Po i due qato njėqindė tė korruptueme, - ia kthen i biri.
Plaku ja dha njiqind dukatė tė fituar nga korrupcioni.
E thirri pastaj djalin e dytė e i tha edhe atij: a po i don qeto njėqind dukat tė korupcionit apo njė dukat tė fituar mė ndjersė, biro?
- Po i dua njėqind dukat tė korrupcionit, i tha edhe i dyti...
Ja dha edhe atij njėqind lira tė korrrupcionit.
- Kur i erdhi radha mė tė voglit plaku e pyeti edhe ate se a po i don 100 dukatė tė korrupcionit apo njė tė fituar me njersė...
- Une po e dua njė tė fituar mė ndjers,- i tha mė i vogli.
Plaku ia zgjati vetėm njė dukatė e i tha:
- Shiqo biro se ē'ka po tė thėm: kur t'jeshė mė s'ngushti , shko tek aj dollapi pas derės sė oborrit dhe do gjėjsh aty diqka.
Nuke vonoj shumė e plaku ju vdiē e vorrosėn.
Ditė pas ditėsh u pėrhap lajmi se nė njė qytet aty afėr kishte arritur njė bukuroshe e rrallė!
Vetėm Zoti kishte ditur ta fali ashtu...
Kishte dal shpallja se kush don me ia parė vetėm gishtin e dores hymja kushton 100dukat!
Pėrė tė parė tėrė trupin e saj s'kishte kush pasuni tė madhe...
Nga tė katėr anėt u quen populli t'ia shofin vetėm gishtin e dorės asaj bukuroshės.
Edhe ata dy vllėzrit qė i kishin marrur trashėgim nga i ati nga njėqind dukatė, shkuan e i dhan vetėm qė t'ia shofin gishtin e dorės asaj bukuroshes.
E kryen kėte deshirė dhe u kthyen nė shtėpi. Ndėrsa vllau i tyre i vogli pra, vervitej nė oborr tė shtėpis, i merzitur shumė se aj s'kishte mundėsi kurrė, vetėm mė njė monedh ari s'lejonin tė futesh as nė qytetė.
"Hajt -thot me veti - t'ia hedhi njė sy, mbas qasaj dere nė dollapė -si i kishte thėn plaku.
Kur shkoi, e gjeti aty n'at dollapė njė helmetė(kaskė) tė vjetėr. E vuri mbi kokė e shkoj...
Shkon e i thotė nėnės:
- Nėnė, kam uri, ma jepė pakė bukė!
- Mirė more biri nėnės, po unė s'po tė shof fare, ku je mshefur ti?
- Qe nėn ku jam para teje, mos je qorrua?
- S'po tė shof biro, ku je?
Kur e hoqi helmeten, qeshi e ėma.
Keshtu qė djali e kuptoj qė mė kėtė helmetė njeriu s'dukej fare!- e kėrceu nga gėzimi e tha : - Sa jam i lumtur n'kete ditė! Ngrėni pakė ushqimė nė shtėpi dhe shkoj drejt e nė qytet, si vllėzėrit e tijė.
Para hyrjes sė dhomės se bukuroshės ishte tollovi e madhe! Ky djaloshi kishte vue helmeten dhe ngjitet perpjet shkallve duke i shtyer njerzit me gjoks e me brryla dhe u fut mbrenda, nė dhomėn e saj derisa ajo nga dritarja ua tregonte shikuesve vetėm gishtin e dorės... Kur mbaroj koha pėrė publikun, njerzit filluan tė shpėrndahėn dhe bukuroshja u largua nga dritarja dhe u ulė tė pushojė nė karikė.
Pėrė njė ēastė, pa e vrejtur bukuroshja, djaloshi e hoēi helmetėn nga koka ...
Kur e pa bukuroshja e dheut u habitė!
- Po ti ka hyre?
- Hyra pėr dere...
- N'kėtė dhom s'ka mundur te hyje ende as pasanikėt mė tė mėdhenjė, as tregtarė se s'kan pasur para tė mjaftueshme, po ti?
- Une kam shumė dukat!
- Ku e ke?
- Qe, e kam kėte helmetė!- dhe e qiti n'krye e s'po doket mė! Pastaj e hoēi prap dhe po dukej.
- Ma jep njėhere ta shofė?
-Jo, vetėm nese ma jep besėn qė do martohesh mė mua.
Bukuroshja u kujtua njė qast dhe ia ktheu djaloshit:
- Besa tė qoftė!- i tha bukuroshja dhe ky ia dha helmeten.
Ajo e mori helmeten dhe e vuri n'krye helmeten. Djaloshi tani se shifte fare se ku gjindej bukuroshja. Kur e ndegjoj pasė pake kohe zėri n e saj:
- Roje! Kapne kėtė njeri qė ėshtė futur nė dhomen time pa leje!
Kur hyni roja e panė, e rrafėn pak dhe e hudhen pėrjashta. Keshtu e hupi djaloshi helmeten dhe u kthye nė shtėpi i brengosur shumė mė kokė t'ulur...
Ishte merzitur shumė por s'kishte q'tė bėnte tjetėr...
I ra ndėrmendė se nė dollapė kishte pasur edhe diēka tjetėr. Shkoj e gjeti nė dollapė njė vazė tė mbyllur mė dyllė! Kur e hapi nga vaza dilnin plot monedha dukati!!!
Prap e mbylli. Sa herė e ēelte vazėn u bėnte grumbulli mė dukat para kėmbėve tė tijė!
"- Sa i lumtur qė jam sotė! Pa e provue edhe njėhere me hy tek bukuroshja se la!"
Grumbulloj monedha ari sa mujti ti barti dhe shkoj drejt nė qytet tek bukuroshja...
- Sa para kushton pėrė tė parė hyrin nė dhomen esajė?- i pyti rojen.
- Hajt, more djalė, se ska pasanikė as tregtar ne keto anė qe mund tė paguaj njė sasi ari perė tė hyr deri tek ajo!
- Sa dukat kushton, - nguli kėmbė djaloshi.
Mbasi ashtu po don ta shofish duhet tė paguash kaqė dukatė dhe djaloshi ua jep sa i kan kerkuar dhe hyn nė dhom tė bukuroshes per s'dyti herė.
Mirėpo bukuroshja po e njef mėnjėherė! I thot:
- Si qyne ti prapė ketu?
- Une kam mjaftė dukatė, tė mbuloj si duash!
- Ku e ke dukatin?
- E kam njė gjėsendė me veti qė mė furnizon me dukat sipas nevojes. Po desha e mbushi ketė dhomė plotė dukatė!
- Dua me pa me syt e mi, se s'po tė besoj!
- Djaloshi e nxori nga gjoksi vazėn dhe ia ēeli grykėn, e mėnjėherė u ba tuba mė dukat.
Kur e pa vajza e bukur dhomen e mbushur mė dukatė i tha:
- Mbylle se po martohėm mėnjėhere me ty!
- Kurrsesi - ia kthen djaloshi.
Mirėpo dalėngadalė duke folur, vajza e merrė mė tė mirė djaloshin dhe e bind mė nė fun e ky ia jep vazenė magjike.
Kur ja mori vazėn ajo shkoj tek dollapi dhe e vuri helmeten nė kokė, e djaloshi mė se shifte. Ajo lėshoj njė klithje dhe mėnjėherė erdhi roja e rrafėn prapė dhe e hudhen pėrjashta.
Iku djali e u kthye prap nė shtėpi ashtu i merzitur shumė veē sa se lan mendėt.
Vėndosi qė pėrė herė tė fundit tė shofi se mos ka diēka nė dollap.
Dy herė i shkoj mundi kot.
Kur shkon e hap dollapin dhe mbrėnda e gjėn njė shpatė tė shkurtė. E kapi dhe e nxori shpatėn mė shpejtėsi...
Mbrenda nga melli i shpatės doli njė zė.
Nga frika njėher e mbylli por e nxori prapė shpatėn dhe u ndegjua i njėjti zė...
- Fol, ē'ka deshiron, ē'ka deshiron?
- Po dua tė mė lshoni nė dhomen e bukuroshės, n'kėt qastė nė kėtė qytet!
Pa pritmas njė fuqi e padukshme e lėshoj djaloshin nė mes tė dhomźs sė bukuroshės.
Kur e pa prapė djaloshin nė dhomė i tha:
- Po si hyne prap ti ketu?
- Pėr Zotin, me s'tė tregoj kurrė - ia kthei djaloshi.
- Tregom se nesėr do martohėmi, besen po ta japi!
Mė nė fund djaloshi bindet dhe ia tregon shpaten.
Ai e nxjerri shpaten nga melli dhe u degjua njė zė.Bukuroshja u largua nga frika.
Ky e mbylli prapė shpaten dhe i tha asaj: e shef, une bėj ēka dua mė kėtė shpatė.
- Ma jep njėhere ta shofi i tha vajaza se neser ti do jesh i imi- dhe keshtu ajo prapė ja morri mendėt djaloshit.
Ia dha shpaten bukuroshes. Kur e mori, ajo e ēeli dhe u ndegjue zėri:
"...fol, ē'kerkoni nga une" ......
Bukuroshja pergjigjet: dua qė tė kapni kėtė njeri dhe lshone diku ne njė ishull tė largėt qė mos ta shofi kurrė me sy!
Njė fuqi e madhe e padukshėme e mbėshtjelli djaloshin dhe e lshoj nė mes tė njė ishulli, largė tokės.
Kur i fshini syet djali pa se ishte mjedis deti nė njė ishull tė vetmuar. Nga merzia veq q'ka se lan mendėt e kresė. Dikur u untue fortė, s'kishte ngrėn ca ditė. Duke shetitur bregut tė detit i shef se aty kishte fiqa. Ia nis e po ha fiqa derisa u ngie. Kur pushoj pakė vrejti se po i dalin brinat nga koka! Lėshoj klithje tė tmerrėshme por s'kishte njeri aty fare qe ti dali nė ndihmė.
- I mjeri une se ē'mė gjeti, tani u bėra edhe me brina...si t'ia bėj hallit? Si tė kthehėm nė shtėpi keshtu? Tėrė bota do qeshi mė mė mua!
Duke ecur kėshtu, arriti nė skajin tjetėr tė ishullit dhe mengjesi e zgjoj aty djaloshin duke u rrezitur.
U untue prapė. S'kishte tjetėr tė ngreje aty pos fiqa. I'a nisi dhe po ngrėn prapė fiqa.
Kur vrejti pas ni kohe se po i bien brinat. U gėzue shumė pa masė qė u shkarkue nga njė dertė i madh. E mbushi njė gjep plotė fiqa (qė i bin brinat ) pastaj kthehet edhe nė jug e mbushi njė gjep me (fiqa qė dalin brinat) U afrua buz detit duke thirrur ndihmė.
Dikur kah mbramja peshkatarėt e hetojn dhe e qesin nė tokė nė tjetren anė.
Keshtu i lodhur e plotė mllėf hecte ashtu pa da, tėrė ditėn, derisa mbėrrin mė nė fund nė qytetin e bukuroshės.
Aty nė at qytet fiqat ishin tepėr tė rrallė. Mori djaloshi njė shportė tė vogėl dhe shkon kah dera e bukuroshes e po thrret: qe ketu fiqa tė ėmbėl si mjalti, fiqa tė ėmbėl!
Bukuroshja i thote sherbtorės sėvetė: shko merrmi nja gjashtė fiqa, dhe ajo shpejt zbret shkallėve dhe e ja sjelli fiqat vajzės sė bukur.
Mė vonė pas do ditesh, kishte dal lajmi se bukuroshja po kerkonte doktorr pėrė tu sheruar nga njė smundje e pasherueshme. Thonin se ajo dergjej nė shtrat dhe askushi se dinte qe asaj i kishin dalur brinat. Keshtu qe mė shpres se doktoret do t'ia heqin brinat ajo kishte shpenzuar tėrė pasurin qe e kishte fitua, nga populli i mjerė.
Djaloshi kishte mėsuar qė mė si kishte ngelur bukuroshės as njė dukat ēohet e kalon prap para deres sė bukuroshes duke thirrur: shėrojmė ē'do smundje, sherojmė ē'do smundje!
Bukuroshja i thotė sherbėtores sė vetė: shpejt me ma sjell qat doktorr ketu.
Pas pakė hyn djaloshi i veshun si doktorr nė dhomė tė bukuroshes dhe e pa ashtu si mė keqė, se fiqat kishin kryer punėn si e priste. Ajo se njihte fare djaloshin kishte hallin tek brinat qė i rėndonin kokėn dhe i thot:
- Doktor, a mundesh tė mi hjekish brinat? - e pyeti vajza.
- Po, por duhet tė pres ketu nė dhomėn tėnde pa dal fare, sė paku tridhjet ditė, se duhet me lyer brinar disa here nė ditė. Ajo pranon dhe keshtu djali merr guxim e i thot:
- Vetėm me njė kushtė, pra. Nese mė pranon perė burrin tuaj!
Mbasi ajo kishte tepėr nevoj i thot:
- Po ta dha besen se si tė mė bien brinat nė tokė ne kemi me u martua, keshtu e lidhen kushtin.
- Bukuroshe, a po mė njef se kush jam une?- ia bėri djali.
-Jo!- ia ktheu ajo.
- Po met thėn se une jam qaj djali qe ti ma ke marrur helmeten, ma ke marrur vazen dhe shpaten magjike ē'ka thue ti?
- Pa tė marr per burrė se la, i thot vajza.
Mbasi kishin jetuar njė muaj sė bashku tė mbyllur nė njėdhomė, bukuroshja u mėsua dhe mė s'donte ta largonte djalin nga veti. Kur e pa djali se ajo tani ishte dashuruar nė tė ia dha fiqat qė i hjekin brinat.
Posa i ngreni fiqat, bukuroshja e shkundi kokėn dhe brinat i ran nė tokė!
Tė nesėrmen dy tė rinjėt u martuan dhe kaluan njė jetė tė lumtur sė bashku sa ishin gjallė.
Pershtatur nga: Kreksi
Krijoni Kontakt