Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Postime
    1

    Të themelohet çmimi nderkombetar "Nëna Terezë"

    Letër publike


    Të themelohet çmimi ndërkombëtar "Nëna Tereze"

    Shkruan: Ndue Ukaj

    e merkure, 5 Shtator 2007 13:04:30

    Ne si komb, në saje të Nënë Terezës mund të jemi shembulli më emblematik për kulturën e dashurisë, për kulturën e paqes, për kulturën e humanizmit. Prandaj, qët'i manifestojmë këto vlera të përjetshme dhe ta ngrehim në piedestalet më të larta Nënën Tonë Tereze, është e udhës që në vendin e saj, të përjetësohet vepra e saj, edhe me formimin e një çmimi me përmasa ndërkombëtare. Arsyet për këtë mund të jenë të shumëfishta, por gjithnjë qëllimmire, që vepra e saj e trasuar të freskohet çdo erë, pra në çdo përvjetor të vdekjes së saj.

    Nëse suedezet mund të mburren me të drejtë në gjithë globin me çmimin Nobel, të emërtuar sipas testamentit të shkencëtarit Alfred Nobel, është koha që edhe në
    Gadishullin më të vjetër të Evropës, të përjetësohet madhështia e Nënë Terezës me një çmim ndërkombëtar për humanizëm, për paqe, "Nëna Tereze". Nëse bota ka pasur dhe ka nevojë për zbulimet revolucionare të Alfred Nobelit, më shumë sot bota ka nevojë për dashuri, për paqe, për humanizëm. Këto vlera dhe virtyte universale i ka përjetësuar në rrafshin global, për dekada të tëra vepra e Nënës Terezës.

    Duke u nisur nga fakti se Nëna Tereze përfaqëson vlerat më sublime të qenies sonë kombëtare dhe këndejpari edhe vlerat universale të njerëzimit, mendojmë se Institucionet e Shqipërisë, në bashkëpunim me ato të Kosovës, të shqiptarëve të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Kosovës Lindore e diasporës, gjithnjë në bashkëpunim edhe me institucionet religjioze, me shoqatën "Nëna Terezë" në Prishtinë, të themelojnë çmimin kombëtar për paqe, tolerancë dhe dashuri mes njerëzve "Nëna Tereze". Arsyet për ketë janë të panumërta, andaj pikërisht në këtë dhjetëvjetor të ndarjes së Nënës Terezë nga kjo botë, të rikthejmë misionin e saj me një akt kaq sublim.

    Nëna Terezë u përket vlerave më universale që ka bota. Prandaj mendoj se shoqëria shqiptare duhet ta themeloj këtë çminim si simbol të qytetarisë dhe vlerave tona të
    shumëfishta dhe si përjetësim i veprës së madhe të Nënë Terezës në dheun e saj.

    Shqiptarët kanë dëshmuar se janë faktor paqe në Ballkanin e trazuar. Kjo duhet të jetë edhe një shtytëse më shumë që simboli i humanizmit, dashurisë dhe paqes Nënë Terezë, të ngrihet në një çmimin kombëtar, i cili do të mbështetej qeveritë shqiptare, donatorët e ndryshëm dashamirës, të cilët mendoj se do jenë të mjaftë. Ky çmim jo vetëm se do ta lartësonte emrin e saj, por edhe do nderonte kombin tonë.

    (Kjo letër iu drejtohet Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, Kryetarë së Kuvendit Jozefina Topallit, Arqipeshkvit të Tiranës Imozt Rrok Mirditës, kryetarit të opozitës Edi Rama, Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut, Kryeministrit Agim Cekut, Kryetarit të Kuvendit Kolë Berisha, kryetarit të partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Hashim Thaçit, Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, Kryetarit të Shoqatës Humanitare Bamirëse "Nëna Tereze" Dr. Don Lush Gjergjit, Shkrimtarit Ismail Kadare).

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Të themelohet çmimi nderkombetar "Nëna Terezë"

    Kokebashkiakui Botes Edushka Rama,eshte I Interesuar Per Enverin Dhe

    Enverizmin,ma Para Se Per Nanen E Dashunis Njerzore!
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 09-09-2007 më 00:08

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2005
    Postime
    30
    Eshte shqipetari dhe te mos harojme se ajo do te shenjterohet se shpejti.

Tema të Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Themelohet organizata e parë e Softuerit të Lirë në Kosovë
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 12:19
  3. Themelohet Shoqata “Korridori i Shqiptarëve”
    Nga Vicianum në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 14:16
  4. "Nëna i Shkruan Djalit të Saj në Mërgim"
    Nga Fatrii në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-09-2008, 08:01
  5. "Nena e Keshillit te Mire ne Genazzano"
    Nga student romak në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •