Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?

    Me poshte po e sjell nje shkrim te Migjen Kelmendit...



    Revista mikste "MM "\ 1996



    ME QENĖ A MOS ME QENĖ


    I

    E gjitha filloi me njė shaka, mu njashtu si te Kundera, i cili nuk do tė vijė nė Shqipėri. Desha qė t'i animoj e argėtoj familiarėt e mikut tim nė drekėn e mirėseardhjes. Pėrdora gjithė mjeshtrinė time tė shtirjes, u theva e pėrtheva, u drodha e pėrdrodha, u kėnaqa sė qeshuri vet mė vete dhe vetėm nė fund po kuptoja se miqtė e mi nuk qeshnin fare...E kuptoni...amerikani, gjermani dhe shqiptari...ha, ha... Nuk po kuptonin gjė prej gjėje. Unė isha koshient pėr dallimet nė tė folur andaj edhe e kisha rrėfyer, pėr mendimin tim, me njė gjuhė mjaft tė hekurosur. Nuk e besoni se sa i bukur dhe i qėlluar ėshtė ky vic. Vic?! mė shikuan habitshėm. Shaka apo barcoletė, si i thuani ju. Aha... Ylli, miku im i dashur, qeshi sa pėr kurtoazi, e ngriti dollinė dhe deshi t'i japė dalje kėsaj situate. Shumė e bukur, mė pėlqeu. Ja qė, i biri dymbėdhjetėvjeēar i tij, duke dashur qė tė kuptojė me patjetėr, insistonte...Ē'thotė xhaxhi, mė thuaj, ē'thotė? Ylli atėherė mori t'ua pėrkthente shakanė familiarėve tė cilėt, vetėm pasi ua pėrktheu Ylli qeshėn, jo mė me kurtoazi, por me shpirt. Iu kthyem piatave. Cingėrima e escajgut mė bėri tė zhytem nė mendime dhe po mė ikte humori, disponimi. Tė jetė e mundur. Kėta nuk mė kuptojnė fare. Cila gjuhė ėshtė shqipe nė kėtė tavolinė? Ne paskemi nevojė pėr pėrkthyes mes vedi. A ėshtė e mundur se alienimi ynė ka kėso pėrmasa. Ylli, duke e parė ēehren e ngrysur timen, mori dhe na e tregoi atė vicin e njohur pėr gjirokastritin. I tha gjirokastriti gruas t'i ziej dy vezė pėr drekė dhe hipi nė ēati pėr ta rregulluar antenėn...Plasa gazit, aq mė parė se unė pėrmes Yllit nuk e kisha tė huaj pėrgjithėsimin pėr kopracllėkun e gjirokastritėve qė ma kujtonte atė tė gjakovarėve tek ne. Dollia dhe sėrish piatat. E zura veten duke menduar sesi unė e kap humorin e thėnė pėrmes tė folmes sė tyre e s'kam nevojė pėr pėrkthyes. Ē'paska ndodhur kėshtu mes nesh ? Muri! Okej, kėtė e di. E di, gjithashtu, nga njė teptisje krenarie e shikimi prej vizionari tė tim et e tė gjithė gjeneratės sė tij se kėta nė atė mision historik tė vetin sikur i kanė bėrė lak Murit dhe armikut, duke e bėrė tė mundur qė pėrmes njė Kongresi tė krijojnė Gjuhėn e Unisuar. Ata lavdėroheshin se ia kanė dalė qė ta hudhin litarin matanė Murit, matanė Letės (Lumit tė harrimit), duke u lidhur njėherė e pėrgjithmonė sė bashku, "pėr tė mos na zgjidhur mė kurrė". Delegacioni i intelektualėve nga Kosova e kishte edhe maksimėn e vet: "Njė popull, njė gjuhė". Por, pėr kėtė mė vonė.

    Pas dreke, nisa njė konverzim tė zakonshėm me bijėn nėntėmbėdhjetė vjeēe tė Yllit e cila mė tregonte pėr njė shoqe tė saj nga Tetova e cila sa herė e hap gojėn i bėn me gaz atė e shoqėrinė e saj. Ne e duam por e folmja…ha,ha,ha…Duke qenė se unė ua kisha fituar besimin gocės dhe ēunit tė Yllit dhe kisha njė konfidencė me ta falė dokės sime qė atyre u dukej prej italiani, tė kaluarės sime prej rokeri, nga fakti se i njihja idhujt e RAI-it, se nė garderobėn time kishte gjėra edhe nga Benettoni, ne ishim shokė. Unė kalova nė anėn e ēunave dhe gocave nga Shqipėria dhe filluam t’i shohim e komentojmė, t’i shpotisim e pėrēudnojmė - kosovarėt. Stereotipet pėr njė kosovar. Fėmijėt e Yllit artikulonin me njė sinqeritet gjenuin njė opinion qė unė do e has kudo, nė tė gjitha qarqet, por pėr tė cilin sikur ekzistonte njė komplot i heshtjes: askush nuk ta thoshte. Po cili ėshtė ai opinion tė cilin e ka gjithė Shqipėria, por tė cilin sinqerisht e mora vesh vetėm nga fėmijtė e Yllit. Ēfarė mė thanė ata: se janė tė trashė nė kokė e nė tė folur; se gjuha jonė, d.m.th. e atyre nga Kosova (unė u bėra njėri syresh) u duket qesharake, njashtu siē u duket qesharake doka dhe veshja e tyre; se nė tė folur tingėllon germa Ē e pėrdorur pa vend (ēito, ēatje, ēitu, ē’a ka, ēoje, ē’a bone, qysh je…dėgjoje tė lutem: kape ēito ēoje ēatje!); habiten me pėrdorimin e gabuar tė fjalėve si: bjeshkatar pėr alpinist; vozitės (qeshin) pėr shofer; tollovi pėr rrėmujė; banesė pėr apartament; i habiste pėrshėndetja TUNG; fjalėn sajues e pėrdorin (imagjinoje tė lutem!) nė kuptimin krijues\autor e jo nė kuptimin qė nė tė vėrtetė e ka: rrenacak!; kur flasin nė telefon (gjithnjė ata, jo unė) pyesin: a ėshtė kjo banesa e filanit?, nė vend se tė thonė: a ėshtė familja e filanit? Le tė mbetemi te telefoni. Mė e bukura - qeshnim tė gjithė sė toku, edhe unė si njėri prej tyre - kur tė thonė nė telefon: po tė paraqitem nga… pesė minuta qeshje e shqepur. Unė edhe pse qeshja isha i habitur dhe nuk e dija se ē’formė pėrdornin, ndaj shtiresha ..nė vend se tė thonin…dhe prita qė ta thonė…po tė marr nga…etj,etj. Ueeee, mė shpėrtheu njė pasthirrmė kosovare mbyturazi! U desh njė kohė gjersa u mbushėm frymė dhe erdhėm nė vete nga ato karikatura pėr kosovarėt. Mua mė sė shumti mė dhimbnin ato pėr gjuhėn. Pėrgjithėsimet e stereotipet tjera edhe nuk ishin pa ndonjė mbėshtetje. I gjeje nė tė dyja anėt. Por, gjuha…Duke qenė njeri prej tyre, unė fillova me ngadalė, duke mos dashur qė t’i ofendoj ngase i doja shumė, t’ua fus krimbin e dyshimit pėrgjithėsisht pėr gjuhėn. Fillova, me kujdes, t’u flisja atė qė unė dija pėr gjuhėn, pėr gjithė honin qė qėndron mes fjalėve dhe sendeve…fjalėt nuk janė sende…“sido qė ta quajmė trėndafilin ai do tė erėmojė ėmbėl si gjithmonė”[1]…fjalėt pėrgjithėsisht janė shumė dredharake…Ato shpeshherė pėr njerėz tė ndryshėm kanė kuptim tė ndryshėm. Askush nuk mund ta kuptojė fjalėn gjer nė fund. Mirėpo, njeriu nuk mund shkėputet e shikohet veēan fjalėve. Pa to, ai ėshtė i pakapshėm. “Ato janė realiteti jonė i vetėm, ose mė tė paktėn, e vetmja dėshmi e realitetit tonė”. Ne gjindemi nė gjuhė si nė trupin tonė. Ajo ėshtė edhe koracė jona edhe antenė jona. Pėr mė tepėr, njeriu nga fjalėt krijon njė klime verbale, njė mjedis tė tanė semantik, njė semantic environmental. Botė tė veten. Ta zėmė, sado qersharakė qė duken kėta kosovarėt, tok me tė folmen e tyre, ata nė tė vėrtetė komunikojnė dhe merren vesh mes vete, ngase ēdo e folme, ēdo dialekt, qoftė ai edhe i kosovarėve, ėshtė nė tė vėrtetė njė gjuhė. Pastaj, nuk ekziston ndonjė e folme nė botė e cila nuk do tė mund tė kodohej e tė quhet gjuhė. Po kjo gjė ndodh edhe me tė folmen e kėtyre kosovarėve. Ajo nuk ėshtė se nuk mund tė kodohet e tė ngritet nė standard. Fakti qė ju e flisni kėtė gjuhė e jo kėtė timen, desha tė them tė kėtyre kosovarėve qesharakė, ėshtė vetėm nga shkaku qė gjuha juaj ka pasur ushtri e marinė! Gjuha juaj ėshtė dialekti qė fitue e ka luftėn. U thosha me humor se, po tė ishte “xhaxhi” Enver nga Peja e jo nga Gjirokastra ju sot do tė flisnit si unė. Por, mbi tė gjitha, duhet pasur gjithmonė kujdes kur pėrqesh dhe urren tė folmen e dikujt, ngase shumė lehtė urrejtja ndaj tė folmes mund tė shndėrrohet nė urrejtje ndaj folėsit. Sepse, po them, “fjala ėshtė njeriu. Ne jemi tė sajuar nga fjalėt”. Prandaj, t’i lėmė fjalėt qė tė ēojnė dashni, tė duhen mes vete, e jo tė pėrqeshen e tė zihen.

    Pėr t’ju dėshmuar se fjalėt duhen mes vete e ne jemi ata qė i bėjmė tė zihen, u kėrkova Fjalorin. Nė muhabet u fut edhe Ylli. Ma sollėn Fjalorin qė e kishte mbulue pluhuri. Mė vonė e pranoi edhe Ylli se nė shtėpinė e tyre rrallė e kurrė pėrdoret e mbėshtetet Fjalori. Nuk ka nevojė. Gjuha jonė ėshtė e pastėr. Le ta nisim nga kėto fjalė tė rastit qė pėrmendėm, u thashė. Aty dėshmohej se njė nga sinonimet e fjalės rrėmujė ishte fjala tollovi, e kishte Fjalori. E shihni, nė Fjalor kėto fjalė duhen. Les mots font l’amour e citova njė thėnie tė cilėn e pėlqeja dhe e kisha mbajtur mend. Natyrisht, edhe si njė lloj delikatese tė demonstrimit tim. U habitėn qė tė gjithė. Nė bisedė hyri edhe e shoqja e Yllit, mėsuese. Biseda po i kalonte sinorėt e njė qesėndisjeje tė zakonshme. Fjalori po i vėrtetonte qė tė gjitha. Se shpjegimi i parė pėr fjalėn sajim ėshtė ndėrtim\krijim. Vetėm nėn 4 fjala merrte shpjegimin trillim. Se, ėshtė e vėrtetė qė ne, dua tė them ata nė Kosovė, tė gjetur nė njė kontekst antikombėtar, e tė shituar me njė vetėdije kombėtare tė vonuar, janė bā viktima tė njė purizmi gjuhėsor rigid dhe po t’i pyesėsh lingvistėt kosovarė, gjithēka do tė shqipėronin, madje edhe emrat e pėrveēėm. Qė kėtej vozitės pėr shofer, bjeshkatar pėr alpinist, doracak pėr manual, etj.etj. Mirėpo, edhe shoqėritė me njė kulturė tė dėshmuar e tė lashtė, siē ėshtė ajo franceze, kanė nisur njė kampanjė tė kėtillė puriste nė mbrojtje tė gjuhės franceze nga ndikimet e anglishtes, apo jo. Ma jep ta shoh njėherė Fjalorin, mė tha Ylli. Tė gjithė u gjetėm tė pėrkulur mbi Fjalorin qė po na i zbulonte gjithė pėrmasat magmatike tė gjuhės. Honin mes fjalėve dhe sendeve, fjalėve dhe kuptimeve tė vėrteta. Fjalori bėnte qė gjuha nė tė cilėn jo vetėm familja e Yllit, por ēdo familje shqiptare qė e ndjente veten nė shtėpi, e ku cilido kosovar dukej mysafir, tė dėshmonte tė kundėrtėn: se gjuha shqipe qenka gjuhė e tė gjithė shqiptarėve e jo vetėm e njė dore njerėzish tė zgjedhur tė pėrkufizuar me njė vijė kufiri; se ēdo ton e tingėllimė, klithmė e pasthirrmė, ēdo e folme e argo, vernakular, dialekt e sociolekt, standard gjuhėsor e normė janė ato qė pėrcaktojnė Atdheun shpirtėror e tingullor siē do ta quante Kafka - gjuhėn; se ajo nuk pėrkufizohet me kufij administrativė e gjeografikė; se gjuhėn nuk e bėn e as do ta bėjė njė Komisi Letrare, njė Konferencė Gjuhėsore, njė diktator, njė parti; se standardi i pėrcaktuem ėshtė dhe do tė jetė vetėm njė moment nė gjithėkohėsinė e kėsaj gjuhe; se Gjuha e ashtuquajtur Standarde paraqet vetėm njė suva tė papėrfunduar tė njasaj Katedraleje tė Gjuhės Shqipe; se “gjuha ėshtė kusht i ekzistencės njerėzore e jo farė sendi, organizmi apo njė sistem konvencional shenjash tė cilin do ta pranojmė ose do ta hudhim poshtė.”

    E pashė se fjalėt po mė bėhen flamboyante dhe muhabeti po merr tingėllimė serioze nė kėtė ambient tė dashur timin ku mė sė paku do doja qė gjuha dhe keqkuptimet tona rreth saj tė na e prishin atmosferėn. U ktheva tek barcoleta e gjirokastritit…Ylli, pa na thuaj edhe njėherė se ē’i tha gjirokastriti qė po rrėzohej nga kulmi i shtėpisė gruas qė kishte vėnė dy vezė pėr t’u zier:

    - Hiqe grua njėrėn vezė nga xhezvja se unė vate e shkova…!







    KEQKUPTIMET TONA GJUHĖSORE humbnin ēdo gjurmė humori nė konverzimin e zakonshėm tė ditės (ē’thotė mė!!!…nga Kosova ėshtė?), ambientet letrare, nė zyrat e TV-sė, nė Lidhjen e Shkrimtarėve, nė kafenetė e shumta ku me tė njohur tė mi poetė e shkrimtarė e hapnim ēėshtjen e standardit tė gjuhės...Tė thuash janė gadi tė palexueshme tekstet e juaja diskurzive…pastaj, pėrkthimet e juaja tė letėrsisė botėrore sa s’duhen bėrė sėrishmi...E pabesueshme, keni akademik qė flet me aq vėshtirėsi e trash sa…nuk mund tė pėrdoret fjala “shituar”, m’vje keq, sepse kėtė fjalė mund ta kuptojnė vetėm disa katunde tė rrethit tė Tropojės… ēka do tė thotė “Tė shituar Utopie”…sintaksa juaj ėshtė e tėra e pėrēudnuar, sllave…nuk e besoni por pikėrishtė ajo sintaksė e pėrēudnuar nga sllavishtja mė duket se i jep njė tingėllimė interesante shqipes…duhet transliteruar Fishtėn sepse pėr pjesėn mė tė madhe ėshtė i pakuptueshėm…kam frikė se e gjithė letėrsia e shkruar andej do tė mbetet jointeresante dhe pa atraktivitet pėr lexuesin e rėndomtė shkaku i gjuhės…shiko, ndoshta do duhej qė tė flijohen dy-tri gjenerata andej nga ju nė mėnyrė qė njė ditė tė gjithė ta flasim gjuhėn bukur…Rreth gjithēkaje mund tė sillej biseda, biles edhe andej sa tė flijohen disa gjenerata, por kurrsesi dhe nė asnjė moment me tė gjithė ata qė kam bisedue pėr kėtė ēėshtje nuk e vinin nė dyshim Gjuhėn e Unisuar, normėn. Ata ishin pa dilema. Nuk i mundonte e brente asgjė pėr sa i pėrket gjuhės dhe normės. Gjithmonė dhe nė ēdo situatė biseda zhvillohej mes Qendrės (atyre) dhe Periferisė (neve), mes Metropolės dhe Katundit, mes Atyre gjuhėsisht tė civilizuar dhe Neve gjuhėsisht tė prapambetur, mes Normės dhe Devijimit, tė Bukurės dhe tė Shėmtuarės. Vetėm atėherė dhe atje, nė Shqipėri, u bėra koshient pėr gjithė pėrmasat e tabusė sė standardit gjuhėsor. Vetėkėnaqja dhe mungesa totale e dyshimit mė ēonte sėrish tek ai pėrkufizim diagnostik imi: Tė shituar Utopie! (Si nuk e kam kuptue menjėherė?!) Kjo shoqėri shitue Utopie, e bindur se mbėrri ka nė komunizėm dhe po jeton komunizmin, njėlloj ka jetue e aplikue njė komunizėm gjuhėsor. Mungesa totale e dyshimit nė normė m’i zbulonte si shoqėri qė po e jetojnė dhe gėzojnė njė Utopi gjuhėsore. Dhe, arsyetimi kryesor i tyre ishte ky: nėse e paskemi huqur sistemin, tė paktėn na mbetet njė punė kolosale, Unifikimi i gjuhės. Nė e paqim humbur rrugėn pėr nė Komunizėm, tė paktėn Komunizmin gjuhėsor e kemi gjetur. Mund tė na shajnė pėr shumėēka, por njė gjė do tė mbetet - Gjuha e Unifikuar! Ata e kishin mendjen e fjetur. Pikė dileme s’kishin. Kjo tashmė ėshtė njė punė e mbaruar, sot e njėqind vjet. Jo po, sot e njė mijė vjet. Duhet vetėm tė presim qė kosovarėt t’i flijojnė nja dy-tri gjenerata dhe tė gjithė sė toku do e shijojmė kėtė - komunizėm gjuhėsor. Kėtė parajsė gjuhėsore.

    Dhe, pėrsa i gjithė ky problem (qė pėr shumicėn ishte i paqenė, i shpifur) mbetej vetėm nė suaza tė njė konverzimi tė pėrditshėm, nuk e pėrjetoja aq rėndė. Por, kur ky problem (i paqenė, sic!) pėrthehej konkretisht, duke vėnė nė dyshim gjithė ē’ėshtė krijue nė Kosovė, duke zbulue muret e pakalueshme tė gjuhės kuptue si Kėshtjellė, duke shkaktue asi lloj paragjykimesh e pėrgjithėsimesh pėr kosovarėt sa tė vjen turp t’i pėrmendėsh, kėtė problem tashti e pėrjetoja si germ tė njė shqetėsimi tė madh. (Notė: trajtat gege nė kėtė shkrim janė tė qėllimta.)







    SAPO U KTHEVA NĖ SHTĖPI, mora t’i tregoj tim et pėr kėto opinione tė tmerrshme pėr gjuhėn dhe kulturėn e ngjizur nė Kosovė, nė “gjuhėn e kosovarėve”. Pėr asgjė nuk mė kishte folur me aq krenari e pompozitet mėsa pėr Gjuhėn e Unisuar, si njėfarė Napoleoni lingual. Nė tė vėrtetė, e gjithė gjenerata e tij e mbanin dorėn nė atė mėnyrė triumfale tė Napoleonit sa herė binte fjala e Gjuhės sė Unifikuar. “Ne ia dolėm qė ta hudhim litarin matanė Letės, matanė Lumit tė Harrimit, duke u lidhur njėherė e pėrgjithmonė mes vedi, pėr tė mos na zgjidhur mė kurrė.”

    Gjuha e Unisuar qe pėrgjigjja e tyre ndaj pėrpjekjeve tė armiqve qė t’i mbajnė tė ndarė. Ata e kishin edhe maksimėn e vet: Njė komb, njė gjuhė! “Ne ndoshta nuk ia dolėm ta bėjmė tė gjithėn. Por, ja, tė paktėn, po ua lėmė gjuhėn. Juve ju mbetet tashti vetėm tė bashkoheni.”

    E kur unė u nisa “qė tė bashkohem pėr tė mos u ndarė mė kurrė”, gjėja e parė nė tė cilėn mora n’thua qe pikėrisht - gjuha. Unė askund s’e gjeta atė Atdhe tingullor tė Kafkės pėr tė cilin bėnte bé im at e gjenerata e tij. Pėrkundrazi, nė ēdo hap, nė ēdo situatė, nė ēdo bisedė, “ata me tė cilėt isha nisur tė bashkohem pėr tė mos u ndarė mė kurrė”, ma bėnin me dije se unė e kam huqur plotėsisht rrugėn. (Unė gjeta jo Atdhe tingullor, por njė oborr me disa njerėz tė vetėkėnaqur me tė folmen e me oborrin e tyre, qė ma bėnin me dije se ai mision imi “qė tė lidhemi pėr tė mos u ndarė mė kurrė” lėre qė s’e ka momentin e disponimin e pėrgjithshėm por, mbi tė gjitha, mua mė mungonte argumenti kryesor - gjuha! Dokėn disi edhe mund ta pranonin, biles e quanin tė favorshme pėr mua, por gjuhėn, assesi.) Vetėm atėherė unė kuptova se qenkam i pagjuhė, se gjuha nuk mė shkoka me dokėn, se unė s’paskam gjuhė pėr Qabe, dua tė them pėr atė Komunizėm gjuhėsor siē e kishin kuptue ata njė ēast nė gjithėkohėsinė e shqipes, vitin ’72 dhe njė Kongres. Vetėm atėherė u bėra koshient se unė qenkam njėri nga ato dy-tri gjenerata qė u dashkan flijue pėr tė arritur atje, nė Komunizmin gjuhėsor. Vetėm atėherė nisa t’i shquaj doganierėt e policėt e gjuhės, bilez njė ushtri tė tanė me reparte pushkatimi qė ishin tė gatshėm tė tė pushkatonin nė vend po guxove tė dyshoje se diēka ėshtė e kalbur nė kėtė Danimarkė linguale. Vetėm atėherė po bėhesha koshient se ai Atdhe prej Gjuhe tė Unisuar edhe s’qenka mė i madh se njė Danimarkė e vogėl, qė le jashtė njė Evropė shqiptare tė cilėsuar si tė pagjuhė, me tė folmen e tyre tė shenjuar pėr therje.

    SA SHUMĖ I GĖZOHESHIM SHQIPES SĖ UNISUAR. E tėrė Kosova. E kishim pėrqafue pa kurrfarė rezerve e hezitimi. Si gjithēka tjetėr nga Shqipėria, nga ai vend mitik qė kishte kuptimin e Atdheut tė Munguar, tė Itakės. Mbi tė gjithė, im at. Ai ishte i obsesionuar me “letrarēen”. E kishte humbur tė thuash kėnaqėsinė e tė lexuarit, ngase lexonte si lektor, si roje e devotshme e standardit, si njėri nga ata qė ėshtė i gatshėm ta jap edhe jetėn pėr kėtė Itakė gjuhėsore. E mbi tė gjitha, ajo qė ia kishte pirė mendjen, ishte ideja e bashkimit. (“Njė komb, njė gjuhė!”, briste qė ta dėgjonin fqinjtė serbė. Ia lėshonte zėrin gramofonit nė kupė tė qiellit, nga vinte zėri i bukur i Luēie Milotit. Pėr inat.) Ndaj, njashtu siē ushtari mbron kufirin dhe territorin, njashtu edhe im at, si njeri i penės, hynte nė fushėbetejen e gjuhės si njė komandant me ushtri, i armatosur gjer nė dhėmbė me drejtshkrimin dhe normat, me penat e mprefta tė vendosura si bajonete (e ēuditshme, luftonte gjithmonė me pena tė kuqe qė rrjedhnin, pikonin, si gjaku!), duke e spastruar territorin e saj nga ēfarėdo penetrimi tė gjuhėve tjera, sidomos serbishtes; i zbulonte dhe kapte thua ti janė diverzantė e hafije fjalėt dredharake e meskine, kalket sllave qė ishin pėrzier e kamufluar nė radhėn e korpusit shqip; ndukte me dana turcizmat qė si rrėnjė dhėmballash tė panxjerrura i dhimbnin nė nofullėn e shqipes; rrėnonte me topa strukturat sintaksore sllave qė dukeshin ashiqare dhe i zbulonte si CIA rrjetat e spiunazhit sintaksor sllav, duke ua thyer kodet e fshehta tė tyre; vinte para repartit tė pushkatimit tė gjithė tradhtarėt nga rradhėt e veta qė guxonin tė pėrdornin farė dialektalizmi a krahinarizmi, larg qoftė!; e kishte shpallur fletarrestin pėrmes Interpolit pėr armikun No.1 tė shqipes sė unisuar - Arshi Pipėn; gjithmonė nė krye tė detyrės dhe ushtar i pėrbetuar i Atdheut gjuhėsor, i kufirit dhe sovranitetit tė tij. Sepse, mbrojtja e Gjuhės sė Unisuar pėr tim at e gjithė gjeneratėn e tij ishte shumė mė shumė - ishte ideja e njė Shqipėrie tė Unisuar. Ai qė ishte kundėr Gjuhės sė Unisuar ishte kundėr Shqipėrisė sė Unisuar. E shoh njashtu tė harlisur e tė kreshpėruar si njė Odise lingual, se si duke i zėnė veshėt fort me duar u pėrballon zėrave ėmblak e joshės tė Scilave e Haribdave tė gjuhėve tjera; e shoh me atė shikimin e tij tė humbur andej nga i bie Shqipėria, me njė buzėqeshje lumturake nė buzė si kur sheh diēka tė dashur, si nė ēastet e lume tė njė semiofanie; e shoh si farė protagonisti spilbergian qė ka pėrjetue close encounter of lingual and patriotic kind, i nisur fatalisht e pakthyeshėm drejt Itakės gjuhėsore tė tij; e dėgjoj se si kėlthet nė kupė tė qiellit tok me gjeneratėn e tij, pėr inat tė serbėve:

    “Shqipėri tė qofsha falė, tė kam nėnė mė ke djalė!”

    Nuk ishte vetėm Shqipėria e shitueme. Ishim edhe ne, Kosova, tė shituem me Komunizėm. Vetėm sa tashti komunizmi ynė e kishte emrin Shqipėri. Ose thėnė mė butė, Utopia jonė quhej Shqipėri. E keqja ėshtė se ne, pėrkundėr Shqipėrisė, ishim shumė joautentikė. Ndėrkohė qė Enveri me Shqipėrinė e vet komuniste ishte i shituem tė paktėn nga njė donkishotizėm global dhe pėrpiqej tė ishte i veēantė nė komunizmin e tij, ne tė Kosovės mjaftoheshim vetėm me Shqipėrinė e Enverit, me komunizmin e tij. I kėndonim kėngėt e tij (Enver Hoxha o tungatjeta, …); ishim tė mėrzitur kur ai dukej i vrenjtur, bėheshim shend e verė kur ai buzėqeshte; i pėrjetonim betejat e tij me mullinj dhe na bėhej vetja e madhe mu si Enveri nė pikturat soc-realiste kur e vizatonin dy herė mė tė madh se Hrushqovi, si farė Supermeni komunist, i cili pėrkundėr germės S nė kostum mbante germėn K, si Komunizmi, e ne nga Kosova e mendonim atė germė K, si Kosova (e na doli K si k…!); e mbanim qiririn kur ēonte dashni; dilnim si dėshmitarė kur ishte nė ēmendi gjatė proceseve tė montuara; u bėmė bashkėfajtorė kur u desh vra njė idiomė gjuhėsore. Ne ishim shumė joautentikė. Ne ishim vetėm Sanēo Panēa.

    GjithĒka ishim nė gjendje tė bėjmė pėr idenė e bashkimit, madje tė bėhemi edhe Sanēo Panēa. Tė dalim lolo, budallenj, qesharakė, tė bindur se kemi tė drejtė njashtu sic thoshte Sartri (duhet kėmbėngulur nė qėllimin pėr tė cilin mendon se ėshtė i drejtė sikur edhe tė dalėsh qesharak.) Ne tė gjitha i bėmė, biles edhe mė shumė nga ē’pritej - flijuam edhe idiomėn tonė, gjuhėn tonė - dhe ashtu cullak, tė pagjuhė, kur mė nė fund u shemb Komunizmi dhe menduam se erdhi dita e shumėpritur, ne ashtu lakuriq e tė veshur vetėm me idealin e bashkimit e bėmė Shqipėrinė me gaz: njashtu siē qeshet me njeriun cullak. Rast flagrant i personazheve brehtiane qė, sic thoshte Brehti, si tė shituem shkojnė mbrapa daullexhiut duke e dhėnė lėkurėn e vet pėr ta veshur daullen.



    --------------------------------------------------------------------------------

    NJė shtet, njĖ gjuhĖ britnin kėta tė delegacionit tonė nė Kongres. Ishin mė se tė bindur se kanė bėrė njė nga hapat mė konkretė drejt kėsaj ideje. Sot, njėzet e pesė vjet me vonė, duke parė se si neglizhohet e pėrēmohet ēkado ėshtė bėrė nė Kosovė, nė gjuhėn e “kosovarėve”, duke parė stereotipet qė janė krijue pėr kosovarėt nė Shqipėri pikėrisht nė sajė gjuhe qė flasin, mendoj se njė nga muret mė tė larta tė idesė sė bashkimit ėshtė pikėrisht - Gjuha e Unisuar, kėshtu siē ėshtė kodifikue nė vitin 1972. Norma sot ėshtė njė fre i fuqishėm jo vetėm i zhvillimit tė gjuhės por edhe i komunikimit dinjitoz mes nesh, e nė konsekuencė tė fundit, norma paraqitet edhe si pengesė e idesė sė bashkimit. Nuk mund tė bashkohemi brenda kėsaj gjuhe tė unisueme ku njė pjesė e vogėl e ndien veten “nė shtėpi”, e pjesa mė e madhe ėshtė “mysafire”; ku njėra pjesė konsiderohet e qytetėrueme e tjetra e prapambetur, ku njėra pjesė ėshtė normale e tjetra deviante, njėra e bukur e tjetra e shėmtueme. Nuk mund tė jemi tė barabartė brenda kėsaj gjuhe ku njė plakė e pashkollueme nga jugu tingėllon e duket mė afėr normės se sa njė akademik nga Prishtina. Me patjetėr duhet ndryshue normėn, duhet fitue elasticitetin e saj, nė mėnyrė qė standardi tė jetė strehė pėr tė gjithė e jo vetėm pėr “fituesit”. Nuk guxon tė ketė tė humbur e tė fituar nė gjuhė.

    Duhet ndryshue normėn sepse gjuha kurrė nuk arrin nė farė stadi ideal, tė pėrkryer pas tė cilit nuk do tė mund tė pėsonte ndryshime. Diēka e kėtillė ėshtė njė nonsens, sepse siē thotė linguisti i shquar Bugarski, nė njė stad tė tillė nuk arrin as bota ku flitet gjuha. Ta marrėsh atė vit dhe atė Kongres si diēka tė kryeme ėshtė sikur ke thėnė se ke arritur komunizmin gjuhėsor! Parajsėn. Ēdo gjeneratė duhet ta mėsojė gjuhėn sėrishmi, sepse kurrė dy gjenerata nuk e mėsojnė njė gjuhė plotėsisht identike: ajo nė ndėrkohė me patjetėr ka pėsue ndryshime, tė mėdha ose tė vogla. Gjuha e Unisueme, kjo e vitit 1972, jo vetėm favorizoi njė dialekt nė disfavor tė tjetrit duke lėnė njė vrragė tė madhe nė lėkurėn e gjuhės, nė mbamendjen e saj, por kjo kohė e kalueme dėshmon se ajo nuk u familiarizue me pjesėn mė tė madhe tė atyre qė shqipen e quajnė gjuhė amtare. A ka argument mė tė fuqishėm se vet Kosova me “kosovarishten” e saj, siē e quajnė nė mėnyrė tė popullarizueme nė Shqipėri gjuhėn e folur nė Kosovė. Pėr fat tė keq, ndodhi pikėrisht ajo nga ē’u frigua profesor Ēabeji, diglosia: ne kemi njė shqipe pėr vete, e njė pėr Shqipėrinė! Ne sot tė bėhemi si ata “kosovarėt” qė si duket profesori Pipa nga mllefi i pajtimit tė tyre me standardin e imponuem i pėrshkroi aq vrazhdė sa ē’ėshtė e vrazhdė nganjėherė e vėrteta[1]. Mirėpo, kjo nuk ėshtė e gjithė e vėrteta, sepse profesor Pipa e la pa thanė se, ēfarėdo qė tė jetė ajo e folme e kosovarėve ajo mund tė quhet njėkohėsisht edhe njė gjuhė. Duhet sqarue njėherė e pėrgjithmonė njė nga keqkuptimet dhe keqinterpretimet mė tė mėdha sot nė Shqipėri: nuk ka gjuhė tė dorės sė parė e tė dorės sė dytė. Dialekt superior e inferior. Kėto janė vetėm disa stereotipe gjuhėsore qė zakonisht shoqėrohen me paragjykime pėr njerėzit dhe prejardhjen e tyre, pėr krahinat e vendet e caktueme, shoqėrohen pra nga hartat mendore tė njerėzve. Gjuha e unisueme nuk ėshtė nė raport superioriteti me cilindo dialekt. (Ajo nė tė vėrtetė ėshtė vetėm njė dialekt qė iu imponue politikisht popullit. Gjuha ėshtė dialekti qė fitue e ka luftėn - Kalve). Ndoshta kjo ėshtė arritja mė e madhe e linguistikės, ngase luftoi shkencėtarisht kėtė paragjykim tė madh. Nė natyrėn, karakterin e tė folurit pėrgjithėsisht ėshtė i pėrfshirė edhe normativiteti i tij. Ndaj, nuk ka asnjė tė folme sot nė botė e cila nuk do tė mund tė normohet e tė ngritet nė standard. Jo ndonjė dialekt, por edhe njė e folme e getove tė paralagjeve, si thotė Ēomski, ėshtė njė gjuhė e tanė. Normėn e posedojnė jo vetėm idiomet e standardizueme, por edhe tė gjitha idiomat tjera, duke pėrfshirė edhe dialektet e pashkrueme dhe tė folmet, madje edhe format e kreolizueme tė gjuhės (Bugarski).

    Pse duhet ndryshue normėn?

    Ndoshta nga shkaku i vetėm se gjuha pėr nga natyra nuk ėshtė kjo qė e dimė, por ajo qė do duhet tė jetė e ta dimė!



    MĖ PENGONTE IDEJA E KOMPETENCĖS. Sado isha mė se i ndėrgjegjshėm qė shkrimtari ėshtė njėri nga ata qė bėn gjuhėn, thyen normat, ndėrton normėn e vet, pasuron fondin e fjalėve tė saj, shkund pemėn me fjalėt e kalbura e tė stėrpėrdorura, me fjalėt e hangėrme, tė shlyeme e shkyeme si Leku i Shqipėrisė komuniste. Gjuha e letėrsisė ėshtė ajo qė ndikon nė gjuhėn e standardizueme dhe gjithmonė ka qenė dhe ėshtė burim i pashtershėm i konstituimit tė standardit. “Poetėt”, thotė Shelley, “janė legjislatorėt e padukshėm tė botės”. Norma kurrė nuk mund as do duhej qė ta rrok e pėrfshijė duke petrifikue gjithė nduarshmėrinė e kreativitetin e pėrdorimit tė gjuhės. Ndėrkaq, unė kisha ndjenjėn se kjo ėshtė ēėshtje linguistėsh. Ata e kanė bėrė, ata le ta zhbėjnė. Ja qė, literatura, historia e standardizimeve tė gjuhėve botėrore mė thoshte tė kundėrtėn se, gjithmonė ėshtė mė e arsyeshme pėr statusin shoqėror tė njė gjuhė tė kesh mendimin e sociologėve, etnologėve, shkrimtarėve e politikanėve, se sa tė linguistėve. Nuk ėshtė me rėndėsi se ē’na thonė linguistėt pėr gjuhėn, por ēfarė kemi tė themi ne pėr gjuhėn, ē’konsiderojmė e ndjejmė ne si gjuhė tonė.

    Rrethana jashtėlingustike siē janė ato sociokulturore, sociopsikologjike, etnopsikologjike e mbi tė gjitha politike e pushtetmbajtėse kanė pėrcaktue fatin e gjuhės. Tė thuash gjithmonė nė njė shtet ėshtė folur gjuha e atyre qė u valonte flamuri nė kėshtjellėn e qytetit. Kėshtu ka ndodhė me tė gjitha gjuhėt e standardizueme, kėshtu ndodhi edhe me shqipen. Le ta rikonstruktojmė tė paktėn literarisht kontekstin historik, politik e kulturor tė Shqipėrisė sė kohės sė Kongresit.

    Viti 1972. Bota ėshtė e ndarė me perde tė hekurt nė dy tabore tė mėdha: atė kapitalist e komunist. Askund nuk shihej rėnia e komunizmit. Pėrkundrazi. Tė gjithė prisnin qė “Amerika i Engleska bice zemlja proleterska”[2]. Askush s’ishte mė i bindur nė kėtė mėsa Shqipėria - Fanari i komunizmit. Shqipėria tashmė kishte arritur komunizmin, priste vetėm qė edhe restoja e botės ta arrinte atė stad lumturie kur “tė gjithė do tė kenė sa tė donė tė hanė e tė veshėn” (tingėllon sot si njė ideal fukarenjsh). Ajo biles edhe me miqtė e idealit prishte ēdo marrėdhėnie sapo lexonte nė ta farė dyshimi tė ēastit a hezitimi, e sidomos me ata qė tradhtonin si Jugosllavia e revizionistit Tito, Bashkimi Sovjetik i Hrushqovit, Kina Popullore e Dengut. Nė planin e brendshėm tashmė ishin bėrė disa “ēistka” (fjalė ruse, e ashpėr dhe e flliqtė si vetė fenomeni i spastrimeve); pėrgatitej Kongresi i 13-tė ku do tė kritikohej ashpėr, siē dinte “xhaxhi”, Festivali i 11-tė i kėngės; po ngjizte ideja e bunkerizimit tė Shqipėrisė; mizerabiliteti dhe frika kishte pushtue jetėn e popullit; spiunimi, josinqeriteti nė tė folur e nė tė sjellur, homo duplexi e falciteti ishte stad i natyrshėm i njerėzve dhe marrėdhėnieve mes tyre; doktrina soc-realiste bėnte kėrdi nė art; burgjet ishin pėrplot skllevėr qė jetonin nė kushte tė tmerrshme sa do t’i bėjnė qė nė burgun e Spaqit, po atė vit, tė ngriten nė revoltė…janė kėto vetėm disa penelata tė hapėsirshme qė ravijėzojnė nė kohė momentin dhe kontekstet politiko-historike kur “Ata qė kishin dalė fitimtarė nga lufta” vlerėsuan se janė pjekur tė gjitha kushtet qė si njė standard civilizues tė bėhet unifikimi i gjuhės. Exellent! Tė gjitha tjerat tashmė i kishin bėrė, u kishte mbetur vetėm kjo punė. Dhe, njashtu siē ka ndodhur ē’prej se ka lindur ideja e standardizimit tė gjuhės, pėr model u mor gjuha e atij qė ta kishte vėnė alltinė nė kokė (“…mė lejoni tė falėnderoj udhėheqėsit e Partisė e tė Shtetit, me shokun Enver Hoxha nė krye, pėr nderin qė na bėjnė me pjesmarrjen e tyre nė kėtė Kongres…” - fjala hyrėse nė Kongres nga Thoma Deliana) Do tė fitonte dialekti i aradhave partizane qė si fitimtare do tė hyjnė nė Tiranėn e ēlirueme e do tė humbte nė atė pėrplasje dialektesh e folmja e Mbretėrisė dhe “veriorėve” qė si tė deklasuar (ē’termin prej boksierėsh!) kishin humbur gjithēka. Prandaj, u kishte ardhur radha ta humbnin edhe tė folmen. Asgjė e re. Kjo ėshtė historia e standardizimit tė frengjishtes qė kishte fillue qė mė 1539 kur mbreti Fransoa I e shpalli gjuhėn e oborrit tė vetmen gjuhė zyrtare tė Francės duke britur “Njė komb, njė gjuhė” (sikur e kam ndėgjue diku kėtė moto)…tre shekuj me metoda represive u farkua standardi francez…po kėsi absolutizmi tregoi edhe standardizimi i anglishtes, gjermanishtes, spanjishtes, etj…kjo ėshtė historia e tė gjitha standardizimeve tė derisotme. “Gjuha zyrtare kryesisht ėshtė njė e folme regjionale e cila falė pushtetit i ėshtė imponue kombit nė tėrėsi” (Todorov dhe Dikro). Dialekti ėshtė njė gjuhė qė humbė e ka luftėn, e gjuha ėshtė dialekti qė politikisht ka fitue, siē thotė Kalve. Dhe, sėrish, asgjė e re. Mirėpo, ēfarė do ndodh. Kėta nuk do tė kėnaqen me kaq. Kjo biles, e thėnė kėshtu, duket shumė e vrazhdė. I ngjet krimit. Mirėpo, jemi ne kriminelė, hė mė, thuamėni (shihet “xhaxhi” duke rrotullue nė gisht e luejt me njėfarė zinxhiri). Pa le ta lexojmė dokumentin: “Vetėm pas ngadhnjimit tė revolucionit popullor e tė vendosjes sė rendit socialist, kur zhvillimi ekonomik dhe kulturor-arsimor i vendit tonė mori pėrmasa tė papara pėr historinė tonė, u krijuan kushte dhe mundėsi shumė mė tė favorshme pėr krijimin e gjuhės letrare kombėtare tė pėrbashkėt.” (Fjala e hapjes nė Kongres - Th.Deliana) Po pra, jo pse ne duam qė ta imponojmė dialektin tonė pėr bazė tė gjuhės, po sepse ne jemi ata qė si thuhet nė dokumentin e Delianės tonė (e njeh kush kėtė mė?!!): “…qė e nxorėn vendin nga prapambetja shekullore dhe e vunė pėrkrah vendeve mė tė pėrparuara…” (ibidem). Partisė sė Punės me Enver Hoxhėn nė krye nuk i nevojitej vetėm idioma e standardizueme, por edhe arsyetimi shkencor, pėrligjja, backroundi civilizues. Nuk u mor dialekti toskė pėr bazė nga shkaku se ėshtė dialekti i oborrit tė Hoxhės, gjuha e tij, po thjeshtė, ngaqė ėshtė mė i pėrparuari, mė afėr natyrės sė idealizueme tė shqipes, apo jo, hė mė, folni ju shkencėtarė, ē’prisni…Dhe, ata folėn.

    Nga tė gjitha ato dokumente, duke ditur mendimin e profesorit tė nderruar Ēabej nga viti 1939[3] unė sot, pas kaq vjetėsh, i lexova, ose thėnė mė mirė i dekodova si shqetėsime apo ndoshta edhe hezitime tė profesor Ēabejit kėto mendime nga kumtesa e tij nė Kongres: “…Gjuha popullore pėrbėnė rrėnjėn qė ushqen nė mėnyrė tė pareshtur gjuhėn e shkrimit. Kur kjo largohet nga ligjėrimi popullor, largohet njėkohėsisht dhe nga masat popullore, dhe rrezikon tė bėhet njė gjuhė letre, njė gjuhė artificiale. Nė qoftė se gjuha e shkrimit mbyllet nė vetvete dhe largimi i saj nga tė folėt popullor theksohet edhe mė tepėr, me kohė paraqitet mundėsia e njė diglosie, njė dygjuhėsie, gjė qė ka ndodhur nė disa gjuhė tė botės, edhe tė Evropės. Pėr disa arsye sociolinguistike, tė cilat nuk ėshtė vendi tė shtjellohen kėtu, edhe kalimi nga dialektet territoriale nė gjuhėn e shkrimit duhet tė jetė i ngadalshėm e i harmonishėm. Gjuha e shkrimit nuk duhet tė jetė dialektofobe…” Si dhe mendimi pėrmbyllės i kumtesės sė tij: “…hartuesit e tij do tė udhėhiqen nga njė ndjenjė e lartė pėrgjegjėsie. Nė formulim tė ēdo rregulle do tė jetė e pranishme vetėdija qė ėshtė puna pėr njė drejtshkrim tė caktuar jo pėr disa mijė vetė, po pėr katėr milion njerėz qė e kanė shqipen gjuhė amtare.”[4] Sa shumė tingėllojnė kėto fjalė sot, pas kaq vjetėsh, kur tė gjitha shqetėsimet e profesorit pėr fat tė keq dolėn tė mbėshtetura, duke ma zbulue atė si njė Ketman tė madh tė Shqipėrisė komuniste. Cilat janė ato arsye sociolingustike pėr tė cilat nuk ėshtė vendi aty tė shtjellohen? Ē’e bėri profesorin qė tė ndėrrojė mendjen e tė pėrcaktohet pėr kėtė standard tė imponuem e tė panatyrshėm qė pėr bazė mori vetėm njė dialekt. E vetmja arsye, mendoj unė, ėshtė ajo “alltia” e mbėshtetur nė kokė, ajo prezencė e autoritetit “fitimtar” qė ishte prezent edhe nė sallė, survejimi i Enverit revolucionar qė po dėgjonte me vėmendje Kostallarin duke lexuar kumtesėn: “Siē thotė shoku Enver Hoxha - Shqipėria nuk ėshtė mė ajo e para, - as ekonomia e saj, as kultura, as arėsimi, as gjuha, as regjimi, as politika, as ideologjia” (ibidem).

    Kėputja e kontinuitetit, rikurdisja e orės sė historisė, novogovori oruelian, ja ideali i ēdo revolucionari. Nė shtetin e ri me gjuhė tė re!



    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] “Zbatimi i GLN (Gjuhės Letrare tė Njėsuar) nga kosovarėt ka dalė njė dėshtim total. Kosovarėt duhej tė kishin pėrpunuar dialektin e tyre brenda traditės sė pasur tė gegėrishtes letrare. Ata duhej tė ndiqnin shembullin e shkėlqyer tė Pjetėr Bogdanit, krijuesit tė prozės letrare gege, ashtu siē ėshtė Manzoni krijues i prozės tregimtare italiane…Gjėja mė logjike qė duhej tė kishin bėrė kosovarėt, do tė ishte tė ndiqnin gjurmėt e pėrfaqėsuesve tė tyre tė shquar, aq mė tepėr meqė dheu i Shkodrės ka nxjerrė njė letėrsi tė klasit tė parė, me poetėt si Fishta e Mjeda, me tregimtarė si Nikaj e Koliqi dhe madje njė shkrimtar socialist pionier si Migjeni…Vėshtrimi i mėsipėrm historik na tregon me forcė se qendra e gravitetit tė kombit shqiptar, qė nga koha e Skėnderbeut e deri nė shpalljen e pavarėsisė duhet kėrkuar nė Shqipėrinė e Veriut” - citue sipas “BOTA SOT”, nr. 5-6,’91, art. i Xh. LLoshit

    [2] “Amerika dhe Anglia do tė jenė vende proletarėsh” - slogan i njohur komunistėsh rusė e serbė

    [3] “Atje nė Shqipėri tė Mesme, ku gegėrishtja e toskėrishtja duke u pėrpjekur zbutin veēorit’ e tyre dalluėse, ku ka dialekte gjysmė gege e gjysmė toske, atje duhet kėrkuar djepi i gjuhės sė pėrbashkėt qė do vijė.” Tiranė, 1939

    [4] Citue sipas revistės “Studime filologjike”, 1973, Ti ranė - nėnvizimet M.K.




    II



    STEREOTIPI. Muri mė i madh mes nesh. Do tė thoshit stereotipi nuk ėshtė argument. Pėrkundrazi. “Stereotipi shoqėror ėshtė njė argument i tanė shoqėror, njė pjesė e dijes sė pėrgjithshme tė anėtarėve tė rritur tė shoqėrisė; dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė sado qė stereotipi i pėrmendur nuk pėrputhet me ēfarėdo argumentimi objektiv” (Llabov).

    Se ē’tajon e folmja e kosovarėve nė Shqipėri askush mė mirė se fėmijėt e mikut tim Ylli nuk e artikuloi. Por, pokėshtu, pėr gjithēka qė ėshtė pėrkthye e shkrue nė Kosovė mė folėn edhe tė njohur e miq tė mi poetė, shkrimtarė, gazetarė. “Duhet ta pranosh, nuk mund tė merrej pėr bazė dialekti i pjesės mė tė prapambetur tė Shqipėrisė”, mė tha njė mik imi poet (i ri). Seē ka diēka tė rėndė nė atė tė shqiptuar tuajin. Tingėllojnė vrazhdė hundoret tek ju. Pėrkthimet e juaja tė letėrsisė botėrore duhet bėrė sėrishmi. Letėrsia kam frikė se nuk do tė jetė atraktive shkaku i gjuhės tuaj tė kontraktueme as standard as idiomė…bla, bla, bla…Jo po, ua ktheja unė, herė me stereotipe tė mia e herė me stereotipe tė miqve tė mi nė Prishtinė se, dallimi mes shqiptimit tuaj dhe kėtij tanit ėshtė dallimi mes shqiptimit anglez e amerikan.(Natyrisht, amerikanėt jemi ne!) Ajo qė juve ju duket e rėndė ėshtė nė tė vėrtetė njėfarė shqiptimi maskulin, burrnor, tenor ose bas, qė ka diēka teatrale nė vete, qė tingėllon si zėri i spikerit oficiel tė radios Voice of America. E folmja juaj, njashtu nė kėngė, neve na tingėllon si e folme grash. Dhe, kėtė e pranoj, vajzat dhe gratė me shqiptimin tuaj duken mė femine, mė seksi. Pastaj, ndjej nė tė folmen tuaj njė klishetizim tė tmerrshėm, njė vokabular burokratėsh qė e ndot gjuhėn keq. Aq mė parė, kur ke parasysh kohėn e ndalur tek ju pėr njė gjysėm shekulli. Secili nesh qė vijmė nga Kosova konstatojmė njė inflacion fjalėsh, njė Niagarė verbale, diēka qė qysh Orueli e kishte konstatuar si njė fenomen mentaliteti burokratik. (“Armik i pėrbetuem i gjuhės sė qartė ėshtė josinqeriteti….”) E stad i natyrshėm i marrėdhėnieve ndėrnjerėzore qe bėrė siē e dini ju mė mirė se unė, falciteti, josinqeriteti, pėrzemėrsia e rreme. Ndoshta edhe mund tė pajtohem me ju se pėrkthimet e letėrsisė botėrore nuk janė tė ndonjė cilėsie, por ju harroni se me to nėse ne nuk kemi shijue gjuhėn, pėrkthimin, ne tė paktėn kemi pasur informacionin, kemi ditur rrjedhat e letėrsisė, tė kohės. Ndėrkaq juve qė nga avioni u shihet bira nė informacion e shije tė letėrsisė, mu si ajo bira nga heqja e yllit nė flamur (ky stereotip ėshtė imi). Pastaj, mungesa e slengut qė dėshmon sėrish se ju si shoqėri ende nuk ia keni dalė tė liroheni nga autoritetet (babai, pėrgjegjėsi i shkallės, pėrgjegjėsi i lagjes, mėsuesi, norma, Partia, Enveri…); shoqėri qė keni apstenue nga shumė fenomene shoqėrore qė pėrcaktojnė kėtė shekull (rok end rolli, revolucioni seksual, lėvizja feministe, rebelimi djaloshar me rastin e luftės nė Vietnam, flokėt e jeansi, dalja e babyboomers-ave, Clintoni ėshtė njėri syresh, Woodstocku, leximi i stripave, kinemania hollivudiane, aterimi i Apollos nė hėnė ku u pa se nuk ka foto tė “xhaxhit” Enver atje) Andaj aparenca juaj sot pėr cilindo tė ri nė Prishtinė ėshtė e habitshme tė mos them qesharake, me ato zullufe e flokė tė gjatė e paformė, me modele jeansash qė s’i gjenė askund mė, me me ato pėrzierje ngjyrash si tė papagallit, me vonesėn prej pesėdhjetė vjetėsh. Ndėrkaq, mė e bukura, sa herė marr dhe e tregoj fjalėn me tė cilėn ju emėroni emocionin mė tė fuqishėm, momentin mė tė kėndshėm (ekstazėn, kulminimin), e gjithė Prishtina shtrihet pėr toke nga gazi. Jo ore, jo, nuk mund tė emėrohet me fjalėn u p r i s h a njė nga momentet mė “ndreqėse”, emocioni mė i fuqishėm qė ndjen njeriu, kulminacioni, derdhja. Njeriu “ndreqet” nė ato ēaste, nuk prishet!

    Por, tė gjitha kėto janė vetėm stereotipe. Mos i merrni seriozisht.













    FONDACIONI “VELIJA”. ĒMIMI LETRAR “KADARE”. Ja njė nga ēelėsat qė do tė ēndryejė dyert e Evropės. Ja njė come back me stil i Shqipėrisė nė rrjedhat letrare evropiane e botėrore. E di, e di…na get neve…ambicieve e dėshirave tona tė mėdha e mundėsive tona tė vocėrra...E kam parasysh…pėrpjekje e kontraktuar, e shkalafendur, me e shėnue Shqipėrinė nė hartėn e madhe tė Republikės sė Letrave…Po si s’e ditkam ….nuk do mend, Kadare ėshtė shkrimtari jonė mė i afirmuem por, ta them sinqerisht, unė kam mendue se ai do tė reagojė dhe s’do t’i lā ta emrojnė kėtė ēmim nė gjallje tė tij. Unė nuk di njė shembull tė dytė nė mbarė letėrsinė botėrore…

    Dhe, e gjithė kjo trupė teatrore ia doli ta luajė vetėm njė shfaqje, ose thėnė mė mirė, njė dramė tė rigjetjes sė Atdheut me shkrimtarin Sabato, dramė qė nė solemnitetin e ndarjes sė ēmimit do tė shndėrrohet nė njė vodvil degutant patriotik: me gjakun e shprishur letrar tonin, Sabaton e hutuem e tė trandur nga ballafaqimi me Shqipėrinė, realitetin e saj; nga fanfaret e Odės sė Gėzimit qė ia dhanė njė stres tė dytė plakut nėntėdhjetė vjeē qė po hynte nė sallėn e Hotel “Tirana”; me poetin, mikun tim, qė qe nisur drejt tij me njė dorė nė xhep sikur mban njė revole tė fshehur, prej nga do tė nxjerrė njė grusht dhé, njė Atdhe nė pėllėmbė dore, nga Italia e arbėreshėve tanė; me fjalimet larmoayante; dhe kovertėn me $20.000! (Nga e gjithė ajo megalomani e come back-ut nė kulturėn evropiane, nė hartėn e Republikės sė Letrave, do tė mbetet si “evropiane”, “botėrore”, vetėm kjo shumė dollarėsh qė nuk shkonte asfare me Shqipėrinė.)

    E di, e di…kėta jemi ne…unė biles ia pata qėllue se edhe ato pesė mijė qė i kishin ndarė pėr shkrimtarėt qė janė vetėm shqiptarė (ua kishin bėrė analizėn spektrale tė gjakut, tė tillė kishin dalė, “zero”, si ilirėt!), qė janė vetėm nga Shqipėria e jo nga Argentina ja farė vendi tjetėr me emėr tė bukur egzotik, do ta ndajnė nė disa pjesė. Janė shumė tė mėdha pesė mijė dollarė pėr njė shkrimtar qė ėshtė vetėm nga Shqipėria, vetėm njė shqiptar i thjeshtė pa asgjė metafizike, siē ėshtė metafizik ta zėmė njė italian a grek a amerikan sot nė Shqipėri. Ėshtė dozė e madhe “pesėmijėshi”, mund ta pėsojnė keq: t’u bie vilani nga gėzimi!

    Dhe, e gjithė kjo shpurė e gėzueme prej Fondacioni ia doli ta luajė vetėm njė shfaqje. Kur u desh ta luajnė edhe njė tjetėr, gjithēka u shemb. U shndukėn perdet, u plandosėn kulisat prapa tė cilave u pa njė grua simpatike me opt prej fėmije dhe njė biznismen me stil qė numronte para. Milan Kundera, laureati i dytė i kėtij ēmimi, nuk do tė vijė nė Shqipėri. Qe puna se nė analizėn spektrale tė gjakut tė tij ai nuk kishte gjetur asnjė rruzė tė kuqe shqiptari, apo ndoshta ai dinte diēka mė shumė se ne, diēka qė ne nuk shihnim, nuk vonoi dhe u kuptue. Mosardhja e tij jo vetėm shembi ēadrėn e kėtij farė cirku prej ēmimi letrar, por sikur ndjelli e parandjeu diēka shumė mė tė madhe, diēka tė paparė - shembjen e njė shteti.

    Shqipėria ishte kallpe. Mu si ky farė ēmimi letrar! Kėtė si duket kishte pa e parandie Kundera.





    MIRA MEKSI. Ishte njė emėr qė filloi tė na shfaqet nė leximet tona pasionante tė gjithēkaje qė vinte nga Shqipėria. Pėrkthimet e saj ishin tė tilla sa unė dhe im at e vendosnim Mirėn (kėshtu e quanim, dihej pėr kė ėshtė fjala, ngase ajo pėrmes pėrkthimeve qe familiarizue nė shtėpinė tonė ku pėrkthimi ėshtė njė nga zanatet e shtėpisė) tok me Aurel Plasarin nė vazhdėn e pėrkthyesve me nam qė niste me Petro Zhejin. Nė njė nga qėndrimet e mia tė shpeshta nė Tiranė do ta takoj rastėsisht Mirėn dhe, njashtu me gėzimin e atij qė takon dikė punėn e tė cilit pėlqen, pėrpiqesha qė tė jem i pėrmbajtur e i pakėt nė fjalė e komplimente, pėr tė mos u pa entuziazmi. I fola pėr uzinėn e pėrkthimit tė tim et, pėr kryeveprat botėrore qė ka pėrkthye, nė mesin e tyre i bindur se do e animoj pėrmenda edhe veprėn e Sabatos, ndėrkohė qė ajo me shumė kulturė vetėm ma bėnte me dije se nė pėrgjithėsi pėrkthimet tona nė Kosovė s’mbajnė, se gjuha…bla,bla,bla…opinion tashmė i njohur. Dhe, do ti, njė vit mė vonė, pikėrisht kjo grua qė mė mbet nė mbamendje me optin e saj prej fėmije, me fragjilitetin dhe dashamirėsinė e saj, do tė bėhet drejtoreshė e Fondacionit “Velija”, duke marr pėrsipėr e bartur mbi supet e thyeshme tė saj barrėn e come back-ut tė Shqipėrisė nė Republikėn e Letrave Evropiane. Prezenca e saj nė krye tė kėtij Fondacioni dhe fakti se ishte pėrkthyese e Markesit dhe Borhesit do tė ma krijojė njė besim (tė marrė) dhe ngrohtėsi (tė gabueme) qė mė bėnė ta dorėzoj romanin tim (“tė parė”) nė konkurs!!!…E di, e di, por duhet tė mė falni dhe tė gjeni mirėkuptim pėr njė shkrimtar me vepėr tė parė…Pastaj, kijeni parasysh ēadrėn e madhe tė atij cirku dhe llampionėt gjithfarėngjyrash, muzikėn nga altoparlantet qė ndiheshin larg, defin dhe lojėn e arushave letrare…kini mirėbesim pėr njė shkrimtar me vepėr tė parė qė donte me e lėshue sihariqin e shkrimit…dhe, kėshtu, siē jam duke u kallėzue, me fajin tim mora n’thue nė kėtė konkurs duke u bindur pėrfundimisht se pa rishqyrtimin e normės sė shqipes ne do mbetemi fatalisht tė alienuar. Norma e cila sipas tim at e gjeneratės sė tij, do tė na bėnte tė mundur bashkimin ėshtė pikėrisht ajo qė po na mban e do tė na mbajė tė ndarė! Kėtė bindje time vetėm sa e pėrforcoi deklarimi i Mirės nė ceremonialin e ndarjes sė ēmimit Sabatos, duke i thėnė shkrimtarit se nė gjuhėn shqipe nuk e ka asnjė vepėr tė pėrkthyeme!!! Dhe, ajo kishte tė drejtė: Shqipėria vėrtet s’e kishte Sabaton e pėrkthyem. Por, gjuha shqipe, jo ajo e normės, po shqipja e gjithmonshme, magma e saj, e njihte Sabaton. Askush nė atė solemnitet qė e ndiqnim pėrmes televizionit satelitor, nuk do t’i pėrmend tė paktėn nė kontekstin negativ pėrkthimet qė qenė bėrė shumė vjet mė parė nė Prishtinė (“Tuneli” - Jak Mita\ “Mbi heronjtė dhe varrezat” - Ramiz Kelmendi). Uaaaaaaaaa e tim et, e pėrkthyesve tjerė, e redaktorėve, nuk u dėgjua nė Tiranė. Nuk e dėgjoi Sabato. Mua mė bėheshin si britmat e mia e tė shokėve qė kur s’kishim tė holla qė ta shikonim ndeshjen nė stadium, atėherė nga lisat pėrreth stadiumit i britnim referit serbisht: “Uaaaa, sudija nema gace!” Ja qė, referi nuk dėgjonte. Kujtova edhe njėherė tim at, shokėt e tij, gjithė pėrkthyesit e shkrimtarėt nė Kosovė, tė gjithė ata qė bėnin bé nė Gjuhėn e Unisuar. Po aq sa mė dhimbseshin, po aq kjo mosnjohje e injorim i punės sė tyre, i Gjuhės sė tyre, mė dukej njė ndėshkim i merituar pėr lehtėsinė e padurueshme me tė cilėn ishin pajtue me Standardin e imponuem, duke e lėnė veten majė lisash.







    E KISHA SHUMĖ TĖ VĖSHTIRĖ NISJEN E LETRĖS. Mirėpo, ēėshtja po i kalonte sinorėt e raporteve miqėsore, duke na ēue drejt e nė thelbin e keqkuptimeve tona gjuhėsore. Po e sjell, ngase ajo qe hera e parė qė unė kisha nisė me e artikulue shqetėsimin tim qė mė nuk mbante. Qė kishte shpėrthye.

    (…)

    Duke jetuar njė kohė tė gjatė nė Shqipėri (gjashtė muaj gjatė vitit 92\93, nė pėrgatitje e sipėr tė njė dokumentari televiziv pėr TVSH-nė), realiteti pėr mua nuk ishte i panjohur, aq mė parė ai letrar, qė e kisha tė njohur ose nga leximi, ose nga pėrvoja dhe miqėsitė e tim et, ose nga miqėsitė qė kisha dhe krijova gjatė atij qėndrimi me shkrimtarėt. Unė isha mė se i ndėrgjegjshėm edhe pėr gjithė peshėn e ēmimit (5000$) pėr njė krijues nga Shqipėria, si dhe pėr gjithė ēuditėrinė dhe tėhuajėsimin qė shkakton prezenca e prozės sė krijuar nė Kosovė nė opinionin letrar tė Shqipėrisė ("gjuha, stili, vokabulari, forma dhe pėrvoja letrare aq e ndryshme dhe e panjohur"). Dhe, po i shtove kėsaj njė animozitet tė ēuditshėm dhe njė "antikosovarizėm" tashmė tė petrifikuar (dėshmitar i tė cilit jam vetė), ambiciet dhe shpresat e mia nuk ishin kushedi se ēfarė. I gjithė vaniteti dhe sedra ime prej shkrimtari (qė, si duket, u aktivizuakan qė me "vepėr tė parė"), do tė mjaftoheshin e do tė shteronin kryesisht me anė tė leximit nga Juria dhe, mė tė shumtėn, me ndonjė debat a polemikė eventuale rreth sensibilitetit, risisė, stilit dhe formės sė romanit (gjė qė nuk u arrit, ndaj dhe po jua nis kėtė letėr. Por, pėr kėtė mė vonė.) Kisha edhe njė arsye mė shumė, diēka personale dhe intime, qė mė bėri tė marr vendimin pėr tė konkurruar: besimi im (doli i verbėr e i marrė) dhe konsiderata qė kisha pėr Ju, si njė grua e tėra e zhytur nė letėrsi, e njė moshe dhe sensibiliteti (siē mendoja) me mua dhe, pėr mė tepėr, si pėrkthyesja e dy shkrimtarėve tė mi tė preferuar (Markesit dhe veēanėrisht - Borhesit!). Mendoja se pėrmes shpalljes sė kėtij konkursi nga ana e Fondacionit, drejtoreshė e tė cilit jeni, keni pėr qėllim dhe pėr ambicie hapjen e shtigjeve pėr depėrtimin e njė fryme dhe sensibiliteti tė ri nė letėrsinė shqipe, aplikimin e formave, trendeve dhe modeleve tė reja tė tė shkruarit shqip. Si pjesėtare e gjeneratės sime nuk do tė mė ēudiste njė ambicie e tillė. Pėrkundrazi, do tė ēuditesha (siē mbeta i ēuditur) po tė mos ishte kėshtu. Por, le tė mbetet kjo zhgėnjim imi, ndėrkaq kjo letėr dhe ky konkurrim ēmimi e haraēi qė po ia paguaj lajthitjes e ngutjes.



    Pėrkthyesja e Borhesit. Himera dhe shitimi im i madh ishit Ju si - pėrkthyesja e Borhesit ! Tek e kisha parasysh se, gjeneralisht, romani im i takon asaj fryme qė nė letėrsi e solli Borhesi (sado qė nė konsekuencat e tij tė skajme romani im ėshtė polemizues nė raport me Borhesin), unė isha i bindur se do t'ju kem Ju, me hijazmėn pėrkthyese e Borhesit , ndoshta ithtaren mė tė flakėt dhe pėrkrahėsen e atij botėkuptimi dhe asaj estetike, kushtimisht "borhesiane", qė unė jam pėrpjekur tė sjell nė roman. Dhe, po Ju pranoj ēiltas, se do tė mė mjaftonte sikur vetėm Ju, pėrkthyesja e Borhesit, nga e gjithė Juria, tė mė kishit mbajtur krahun.

    Trandja nga ai shitim dhe ballėpėrballja me faktin se kam tė bėj vetėm me njė himerė, qe leximi i tregimit Tuaj "Tlöni i dashurisė". Sapo e lexova u alarmova! Proza qė po lexoja s'kishte tė bėnte fare as me Borhesin as me frymėn qė solli ai nė letėrsi. Mora dhe e shfletova librin Tuaj me
    tregime qė mė kishit dhuruar (tė cilin nuk kisha gjetur kohė pėr ta lexuar gjer atė ēast), dhe tashti me ankth po kaloja nėpėr tė, duke shpresuar se ai tregim i botuar nė gazetėn AKS ishte vetėm njė rastėsi, njė pėrjashtim. O Zot, ē'lajthitje! Ē'gabim qė kisha bėrė! Nė ē'duar tė pasigurta e kisha lėshuar romanin tim ("tė parė")!

    Po lexoja nė "Tlöni i dashurisė" njė prozė tė shkruar nė vetėn e parė, njė prozė tė shkruar symbylltas, njė teknikė introspektive tė tė rrėfyerit, prozė "moriakane" psikologjizimesh e eksplorimesh shpirtėrore, e cila e tėra i takonte asaj tradite tė letėrsisė qė shkrimtari Danillo Kish e quajti gjer tek Borhesi[1]. Kjo grua, qė mė kish lėnė aq mbresa dhe kish fituar besimin tim a priori, shkruaka sikur nė historinė e letėrsisė tė mos kishte ekzistuar kurrė vepra (e sidomos fryma) e atij argjentinasi "tė verbėr", qė rrėfimin e nxori nga fataliteti dhe klaustrofobia e vetes sė parė; qė imagjinatėn e shndėrroi nė erudicion; qė e pėrmbysi parimin e tė rrėfyerit tė gjeratėhershėm nga induksioni nė deduksion; qė nė vend tė psikologjizimeve tė lira e klisheve psikologjike, solli nė dritė "njė makrokozmos tė tėrė sendesh e gjėrash"; qė letėrsinė e liroi nga ambiciet pėr tė gjetur pėrgjegjet e pyetjeve tė gjithmonshme duke e kthyer sėrish tek ajo thėnia e njohur e del poeta il fin la meraviglia[2]; qė metodėn e introspekcionit e zėvendėsoi me metodėn faction-fiction; qė rolin prej demiurgu tė shkrimtarit e zėvendėsoi me rolin e njė Kryearkivisti (shkrimtari tashti na bėhet sikur ka nė dispozicion tė gjitha arkivet, ditarėt, memoaret, letrat e protagonistėve, shkrimtari tashti sikur ka ēelėsin e atij arkivi hyjnor, ku gjithēka tashmė ėshtė e shkruar dhe e ditur, ai mė nuk krijon si Zoti nga e para, por dėshmon, lexon, citon e rrėfen); qė na dėshmonte se "gjithēka tashmė ėshtė e thėnė dhe e shkruar, unė vetėmsa po shtoj diēka"; qė letėrsinė, tė cilėn Xhojsi e ēoi gjer tek honet e theqafjet marramendėse gjuhėsore, kuptimore e shpirtėrore duke na e shpallur tė vdekur, e ngjalli me njė veprim prej magjistari duke i dhėnė arsye pėr tė ekzistuar edhe pėr shumė kohė.

    Pėrkthyesja e Borhesit nuk e kishte kuptuar fare Borhesin!?

    Natyrisht, ėshtė e drejtė Juaja, afinitet e sensibilitet Juaji, qė tė shkruani prozė paraborhesiane, qė tė jeni e prirur nga veta e parė e psikologjizimet, por Juve ju tradhtonte dhe Ju zbulonte ambicien pėr tė shkruar prozė me frymė borhesiane e pėr tė krijuar njė interakcion me estetikėn e tij, ai term krejtėsisht borhesian - "Tlön", ai vend i imagjinuar, ai "stad mental", siē do ta vlerėsoja. Kjo fjalė tinėzisht zbulon ambicien interaktive e intertekstuale tė tregimit (paraborhesian) Tuaj. E po ta kishit kuptuar Borhesin, sa pak do t'Ju duhej qė atė vetė tė parė, atė metodė introspektive, e ato psikologjizime (aq tė huaja pėr frymėn borhesiane) t'i shndėrronit nė traditė borhesiane. Vetėm njė shenjė interpunkcioni: - thonjėzat!!!

    Sikur ta kishit vėnė tregimin Tuaj nė thonjėza, Ju do t'ia kishit dalė qė ta arrini synimin Tuaj - interakcionin me frymėn borhesiane. Sikur ta kishit vėnė tregimin Tuaj nė thonjėza, ne nuk do tė lexonim mė klishe psikologjike tė njė gruaje "tė vrarė bukurie", eksplorime shpirtėrore tė njė gruaje tė dashuruar, por, si me magji, gjithė atij rrėfimi nė veten e parė thonjėzat do t'ia humbnin referencat, autorėsinė: do tė mund tė ishte rrėfim qė Ju e kini shkruar dikur (si vajzė); rrėfim qė na e citoni si tė tillė; diēka qė kini lexuar nė njė gazetė, libėr, ose ndoshta njė letėr qė jua ka dėrguar njė shoqe Juaja; njė letėr dashurie qė ia ka dėrguar njė tjetėr grua tė dashurit tė saj; njė pjesė drame dashurie qė e dėgjoni nė radio; diēka e shkruar nga vetė Borhesi; e kėshtu me radhė, vazhdoni me imagjinatėn Tuaj. Ja, ky ėshtė Borhesi qė s'e kini kuptuar. Shembull eklatant i revolucionaritetit tė Borhesit i cili, edhe njė kėsi rrėfimi klishe, me vetėm njė shenjė interpunkcioni (thonjėza), ia del ta lirojė nga klaustrofobia e fataliteti i vetės sė parė, duke bėrė qė gjithė ato psikologjizime (tė cilat pa thonjėza do tė ishin tė vdekura) me thonjėza tė fitojnė aq shumė referenca pėr aq sa mban imagjinata e lexuesit dhe, njėkohėsisht, duke e shndėrruar edhe atė nga njė pjesėmarrės pasiv nė lexim nė njė pjesėmarrės aktiv.

    Kėshtu, lajthitja ime e parė qė mė dėshmoi e mė bindi se kam gabuar shumė me kėtė konkurrim, u bėtė Ju (natyrisht, me fajin tim!). Doja qė ta tėrhiqja romanin qysh gjatė gushtit tė kėtij viti, por sėrish bindjet e miqve tė mi (V.Zhiti e Sh.Maliqi), "mos kij shumė pretendime, por mjaftohu sikur vetėm tė ta lexojnė", mė bėri t'i nėnshtrohem sėrish kėtij argumentimi, si njė "shkrimtar me vepėr tė parė": tė kėnaqem me leximin!

    Mirėpo, a u lexua vepra!?





    "MĖ VJEN KEQ, POR ROMANIN S'E KAM LEXUAR". Ditėn kur Ju dorėzova vetėm dy ekzemplarė tė romanit (nga 15 sa duheshin) pėr konkurs, unė Ju bėra tė ditur se sa e rrezikshme dhe gati e pamundur ėshtė qė njė numėr tė tillė librash t'i marrėsh me vete dhe tė rrezikosh nėpėr kufij. Ju premtova se po pata ndonjė mundėsi, do t'Ju sjell edhe ekzemplarė tė tjerė, por edhe Ju luta qė, po s'Jua solla, ta merrni pėrsipėr qė ata dy ekzemplarė (njėrin nga tė cilėt jua dhurova Juve, me gjithė respektin pėr punėn Tuaj si pėrkthyese) t'ua mundėsoni t'i lexojnė anėtarėt e Jurisė. Kishit kohė tė mjaftueshme nė dispozicion, kishit sekretareshėn, e cila, duke pasur parasysh gjendjen Tuaj shėndetėsore, do tė mund ta merrte pėrsipėr qė, sapo ta ketė lexuar njėri nga anėtarėt romanin (146 fq.), t'ia pėrcjellte tjetrit, apo, nė fund tė fundit, kishit aparatin pėr foto-kopjim nė zyrėn Tuaj, me tė cilin mund ta kishit multiplikuar romanin edhe nė ndonjė kopje, sa pėr t'i dalė mbanė lutjes sime dhe pamundėsisė objektive, duke pasur parasysh gjendjen e pėrgjithshme nė Kosovė, qė ta plotėsoj me pėrpikmėri kėtė kusht tė konkursit. Nga zyra Juaj dola me premtimin Tuaj.

    Nuk kisha ide s'e ē'kish ndodhur dhe ē'fat kish pėsuar romani. Mikun tim Ali Podrimja, qė kish marrė pjesė nė tubimin tuaj tė fundit (nė nėntor), nuk e takova nė Tiranė. Gjithēka do tė mirrja vesh me t'u kthyer nė Prishtinė. Por, ajo qė mė ndjellte se ē'kish ndodhur, ishin tri takime tė rastit. Nė Lidhjen e Shkrimtarėve takova dhe njoha Betim Muēon (anėtar Jurie), i cili, sapo u njohėm, si me ndonjė ndjenjė faji, mė tha: "Mė vjen keq, por unė nuk jua lexova romanin, ngase nuk e kisha". I bindur se nuk ėshtė marrė ndonjė vendim, i thashė se ndoshta ka kohė dhe do t'ia jepnin pėr ta lexuar. "Por, ne tashmė kemi vendosur", mė tha, duke mė lėnė tė hutuar e pa gojė.Tė njėjtėn gjė ma thanė edhe Lazėr Stani dhe Vath Koreshi. Ky i fundit, gjatė kafesė sė mėngjesit, me ē'rast kėmbyem librat, mė tregoi se si ka rrjedhur votimi nė nėntor. Pėr veēantitė, mėsova vetėm kur u ktheva nė Prishtinė. Nė bisedė me Aliun (Podrimjėn), kuptova se, nė tė vėrtetė, Ju jo vetėm nuk ua kishit bėrė tė mundur gjithė anėtarėve tė Jurisė ta lexojnė veprėn, por, gati-gati, e paskėt lexuar vetė nė vend tė tyre, duke bėrė qė mendimi Juaj tė ndikojė nė ta, duke shkelur kėshtu rėndė procedurėn dhe duke mos i dalė mbanė obligimit dhe detyrimit tė marė publikisht me tė shpallur tė konkursit: veprat qė konkurrojnė - tė lexohen nga tė gjithė!(…)





    "Ē'ĖSHTĖ KJO GJUHĖ TLÖNIANE?". Unė jam nga ata shkrimtarė qė, siē do tė thoshte Shkllovski, mėsohen duke shkruar. Tė njėjtin parim ndjek edhe ndaj gjuhės, e cila nė shkrim e sipėr gjithnjė m'i zbulon pėrmasat e saj magmatike e tė pakapshme. Andaj nuk them kurrė se e zotėroj plotėsisht dhe se e kam "kapur".

    Ja qė, unė kam jetuar mjaft gjatė nė Shqipėri sa pėr ta pasur tė njohur pėrgjithėsisht atė opinion "e famshėm" nė Tiranė, pėr gjuhėn nga e cila ngjizet letėrsia nė Kosovė ("vokabular i panjohur, sintaksė e pėrēudnuar me sllavishte, gjuhė e "zhlyer" me krahinarizma, trajta e fjalė gege, pėrdorim i argove dhe idiomave tė panjohura "kosovare", etj.etj. Kam pėrshtypjen se Kosova, pėr njė dorė intelektualėsh si Ju nė nė Shqipėri, paraqet njė - TLÖN, bashkė me gjuhėn dhe letėrsinė e saj).

    Gjithmonė i parashoh veprės njė margjinė tė madhe, nė tė cilėn pranoj sugjerimet leksikore, sintaksore e ortografike. Por, assesi nuk e pranoj vlerėsimin Tuaj kuturu pėr gjuhėn e pėrdorur nė romanin tim. Biles, ai reagim Juaji i tillė pėr gjuhėn e romanit, mua mė flet mė shumė pėr Ju sesa pėr romanin.

    E kam tė vėshtirė ta shpjegoj nga e keni gjithė kėtė komfor Tuaj pėr vlerėsim dhe kėte bindje Tuaj se jeni barikaduar mirė brenda normės dhe gjuhės letrare.

    Mė ikėn mendja se Juve ju kanė penguar ato fjalė tė vjetra gege, ato krahinarizma e trajta gegėrishteje, qė unė i pėrdor si stilema, si relikte, si ornamente, duke pasur parasysh porosinė lasgushiane tė gjenden fjalėt e vjetra qė si margaritarė fshihen nėn pluhurin e trivialitetit tė gjuhės sė pėrdorur dhe, duke qenė i prirur nga kėshilla e Shkllovskit, se fjalėt nga pėrdorimi bjeren, hahen, shlyhen dhe jo vetėm fjalėt por edhe lėvizjet, kujtimet, mobiljet, gruaja, sendet e frika nga lufta, bėhen tė "padukshme" nga pėrsėritja, koha, kalimėsia - automatizohen - duke na bėrė qė tė na tretet e ikėn edhe jeta, ndjesia pėr tė. Qė kėtej arti, qė kėtej nevoja e riemėrtimit, e ērėndomėsisė sė fjalėve, pėrpjekja qė gjėrat, ndjesitė e jeta tė na kthehen, tė na bėhen "tė dukshme".

    Fakti se pėr bazė tė gjuhės dhe normės letrare ėshtė marrė dialekti toskė, si duket, Juve gabimisht ju krijon ndjenjėn e komforit se jeni "nė shtėpi Tuaj", duke Ju ushqyer njėkohėsisht njė ndjenjė (tė paqenė) superioriteti e tė drejte pėr tė gjykuar e vlerėsuar. Madje, do tė thosha, Jua ngashnjen edhe glotofaginė (gėlltitjen e gjuhėve, dialekteve), duke dashur qė gjuha ku e ndjeni veten si nė shtėpi, t'i gėlltasė e t'i tretė tė gjitha argotė, dialektet e tė folmet tjera shqipe. Unė nuk e shoh bukurinė nė unifikimin, por nė pluralitetin dhe diversitetin e letėrsisė sė krijuar shqip, duke nėnkuptuar kėtu edhe gjuhėn. E Pluribus Unum. (Kujtojeni Ēabejin, mos harroni se dialektet janė gjithmonė kėndellje e gjuhės e pasurim i saj).

    Kam pėrshtypjen (dhashtė Zoti tė gabuar) se Ju gjeografikisht e konceptoni jo vetėm gjuhėn, por edhe letėrsinė - me kufij administrativė. Ēfarė do tė bėnit Ju sikur unė tė kisha konkurruar me romanin e shkruar tė tėrin nė dialektin gegė? Do ta kishit diskualifikuar?! Ose sikur ta kisha shkruar nė gjuhėn e De Radės, apo edhe tė Bogdanit?

    Mund t'Ju numėroj shumė shembuj, por po ndalem vetėm nė atė mė eklatantin: nė shembullin e shkrimtarit hebreit Isak Beshevis Singer. Gjithė veprėn e tij ky shkrimtar e ka tė shkruar nė njė - gjuhė tė vdekur! Nė jidish. Por, gjuha nga e cila ky shkrimtar ngjizte letėrsinė e tij nuk e pengoi jo vetėm tė lexohet, tė kuptohet e pėrkthehet, por edhe tė marrė shpėrblimin mė tė madh pėr letėrsi sot, Ēmimin Nobel!

    Prandaj, them se vlerėsimi Juaj ashtu kuturu e neglizhues mė tepėr flet pėr Ju sesa pėr gjuhėn e romanit.





    FATI I SALMANIT. E kam parasysh, mbetet lajthitje dhe gabim imi ky konkurrim, dhe jam i gatshėm qė ta bart kėtė kryq, por, apeloj tek Ju, meqė verėn e njohjes tanė tashmė e pimė dhe gotat na mbetėn tė thyera nė dorė (e nuk mund tė ngjiten mė), qė tė paktėn t'ua mundėsoni kėshtu, post festum, anėtarėve tė Jurisė qė veprėn ta lexojnė nė mėnyrė qė, gjatė ardhjeve tė mia tė mėpastajme nė Shqipėri, tė kem mundėsinė tė flasim e polemizojmė pėr letėrsinė e gjėrat e bukura.

    Dhe, jini e qetė, vaniteti dhe sedra ime prej shkrimtari "me vepėr tė parė" mbetet plotėsisht e pacėnuar nga ky konkurrim.

    E di, do tė thuani, prapėseprapė nė Shqipėri! Por, s'ke ē'i bėn, ky ėshtė fati im prej salmani, atij peshku tė ēuditshėm qė, pėrkundėr gjithė peshqve tjerė, i ngjitet rrjedhės sė lumit pėrpjetė, pėr tė arrirė atje, nė atė humbėtirė qė e ka tė shėnuar nė gen.(Ndoshta pėr kėtė e ka fajin im at!?). Ėshtė diē mė e fuqishme se unė, njė forcė qė mė shtyn nga pas. Vis a tergo !

    Ju kėrkoj falje pėr gjuhėn, prejardhjen dhe fjalorin tlönian timin, por bėjani si unė me pėrkthimet Tuaja, me letėrsinė e krijuar nė Shqipėri - pėrpiquni ta mėsoni, ta kini tė afėrt. Hapni fjalorėt, mbėshteteni literaturėn dhe, sidomos, lexoni, lexoni, lexoni, lexoni...



    Prishtinė, 20 nėntor 1995












    DOMINIMI ME GJUHĖ E PĖRMES GJUHĖS ėshtė i vjetėr po aq sa ėshtė i vjetėr edhe dominimi me fuqinė e armėve. Por, tė pėrpiqesh tė dominosh e deklasosh dikė pėrmes gjuhės nė letėrsi, kjo ja ėshtė farė injorance ekstreme, ja njė keqkuptim i madh. Sepse, “nuk shkruhet vetėm me fjalė, por edhe me qenie, me etos e mitos, me mbamendje, traditė, kulturė, me vrullin e asociacioneve gjuhėsore…” (D.Kish) Tė insistosh e tė kėmbėngulėsh standardin nė letėrsi do tė thotė tė mos jesh i ndėrgjegjshėm pėr qenien e gjuhės, sugjestivitetin e absolutizmin e saj, shenjtėrinė e pamposhtmėrinė e saj.

    Gjuha ėshtė njė nga fshehtėsitė e qenies pėrgjithėsisht. Gjuha nuk e zbulon kuptim, ajo gjendet aty nė vend tė kuptimit (Lakan). Po e zumė natyrėn e fshehtėsinė e gjuhės ne kemi kapur fshehtėsinė e njeriut.

    Prandaj, them se ta luftosh gjuhėn e folur e tė shkrueme nė Kosovė, do tė thotė tė tretėsh substancėn nga e cila ėshtė e sajueme kujtesa jonė kolektive. Mė duket shumė mė e natyrshme qė Shqipėria ta fitojė Kosovėn duke flijue njė Kongres tė dhunshėm, sesa ta flijojė Kosovėn duke kėmbėngulur nė njė dorė parimesh tė tejkalueme.

    Ėshtė njė e vėrtetė e madhe se imponimi i standardit ka shkaktue nė Kosovė njė kompleks qė Llabov e kishte vėrejtur edhe ndėr gjuhė tjera, qė e quajti “pasiguri gjuhėsore”, ose edhe mė zi, “veturrejtje gjuhėsore”. Njėzet e pesė vjet insistimi nė njė normė aq tė panatyrshme me idiomėn e folur ia imponuen kosovarit njė ndenjė tė paqenė inferioriteti dhe bėnė qė ai ta ndjejė veten para njė tiranasi si francezi nga Kuebeku para njė parisieni. Po them, njė plakė e pashkollueme atje diku nga fshatrat e jugut sot tingėllon mė afėr normės se sa njė akademik yni nga Prishtina. Ky pozicion ėshtė i panatyrshėm, zhvleftėsues, jonjerėzor, qė kėtej i palejueshėm. Ėshtė e palejueshme qė njeriu brenda gjuhės sė vet amtare ta ndjejė veten keq, si i huaj. Ky nuk ėshtė faj i tij, por i atyre qė pėrcaktuen kėtė normė qė i poshtėron. Nėse njėzet e pesė vjet nuk mjaftuan qė tė gjithė shqiptarėt ta ndjejmė veten mirė brenda Gjuhės sė Unisueme, atėherė duhet ndryshue norma, e jo njeriu (qė do tė thotė kosovari). Gjuha ėshtė njė hapėsirė konkrete, ndaj duhet kujdesur e kultivuar atė njashtu siē kujdeset njeriu pėr kualitetin e jetesės. E nėse norma nuk shkon me kulitetin e jetės dhe dinjitetin e njeriut, atėherė, po pra, duhet ndryshue normėn e jo njeriun.

    E di, formula mė e thjeshtė do tė ishte ajo e njohura - njė gjuhė - njė alfabet - njė etnikum - njė komb - njė fe - njė shtet - etj. etj. Por, kjo vetiu tingėllon si diēka shumė e rastėsishme. Ne duhet tė mėsohemi qė tė jetojmė me dallime, edhe gjuhėsore. Ne bilez jetojmė me kėto dallime, por jo gjithmonė jemi koshientė pėr to, pos kur na rastis tė udhėtojmė ose nė raste tė veēanta (si imi, kur merr pjesė nė njė konkurs tė budallaftė!). E kujtoj nganjėherė idenė e profesor Arshi Pipės pėr dy dialektet e shqipes si dy krenat e shqiponjės. Ndoshta ka qenė dashur qė njashtu natyrshėm, si njė zgjidhje e drejtė, siē udhėzonte edhe profesor Ēabej, tė lihen dy gjuhėt letrare nė konvivencė paqėsore. E Pluribus Unum. Por, nuk duhet kjā m’i tamlin e derdhun.

    Duhet bā me patjetėr rishqyrtimi i normės e fitue elasticiteti i saj nė mos pėr tjetėr tė paktėn pėr tė eksplikue dhe ridėshmue pėrcaktimin tonė pėr tė arritura demokratike, duke shndėrrue absolutizmin dhe imponimin e vitit ’72, nė njė kongres humanizmi e mirėkuptimi, nė njė kongres ekpertėsh tė vėrtetė (ku s’do tė ketė politikaj e “fitues” nė sallė), ku me konsenzus do tė vendosej pėr normėn e nesėrme e cila do t’i plotėsonte nevojat e gjithkujt e tė mos zhvleftėsonte e ofendonte ndjenjat e askujt.

    E di, njė ēėshtje aspak e lehtė dhe e lakmueme, por ndoshta njė mėnyrė mė pak e dhembshme qė mallkimin e pėshtjellimin babilonik ta shndėrrojmė nė njė mirėqenie e mirėkuptim tė pėrgjithshėm.



    P.S. Duhet pranue se vetėm gegėnisht tingėllon e pėrkthehet njė ndėr vargjet mė tė famshme nė historinė e letėrsisė:

    “Me qenė a mos me qenė, kjo asht pyetja”



    Prishtinė, Korrik “97

  2. #2
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    me qenė a mos me qenė - kjo ėshtė pyetja - kur vėhet nė pyetje prezenca e pėrfshirjes se elementeve tė dialekteve tė gjuhės nė njė Gjuhė Kombėtare Shqipe!

Tema tė Ngjashme

  1. Studiues tė gjuhės shqipe
    Nga Eni nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-01-2018, 10:23
  2. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Gjuha shqipe, shteti shqiptar dhe qytetari shqiptar!
    Nga YaSmiN nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 17:22
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •