Shifrat e INSTAT: Për 8 muaj, çmimet u shtrenjtuan 4 herë. E majta publikon listën e rritjes së çmimeve dhe të kostos së jetesës



Opozita ka akuzuar qeverinë se po zhyt çdo ditë e më shumë vendin në një krizë të thellë ekonomike, duke u vështirësuar jetën shqiptarëve çdo ditë e më shumë. Deklarata është bërë dje nga deputeti i PS-së, anëtari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe. Në një konferencë për shtyp, deputeti Braçe ka renditur në mënyrë të detajuar rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve ushqimore, por edhe të mallrave të tjerë, të cilat gjatë këtyre dy viteve qeverisjeje të vendit nga qeveria e Kryeministrit Berisha kanë pësuar një rritje të madhe. Ai ka deklaruar se "dy vjet më parë Kryeministri Berisha u mandatua të krijonte qeverinë e tij, të paraqiste, të mbronte dhe të zbatonte programin e qeverisë së dalë pas tre korrikut. Dua t‘ju kujtoj se kjo qeveri erdhi në pushtet duke marrë votat për të zhdukur varfërinë". Deputeti socialist u ka kujtuar shqiptarëve edhe një herë se dy vjet më parë Kryeministri bëri fushatë, duke bredhur nëpër dyqanet e Tiranës dhe të të gjithë vendit, duke premtuar se do t‘u jepte fund fletoreve të varfërisë, kur në fakt, tha Braçe, po ndodh e kundërta. Ai theksoi gjatë deklaratës së tij se situata e çmimeve në treg është alarmante. Në krahasim me një vit më parë, tha Braçe, kemi një rritje të çmimeve me 20-40%. Vetëm gjatë muajve të fundit, theksoi ai, kemi një rritje të çmimeve me 15%. Fundi i tetorit do të shënojë një rritje të re të çmimeve me 10 deri 15 %. Dhjetori do të jetë kulmi i kurbës dhe çmimet do të kapin majën e 17 viteve të fundit. Sipas deputetit të PS-së, në këtë dhjetor, do të shënohen çmimet më të larta në 17 vitet e fundit. "Kriza që ka kapur prodhimin, shërbimin, shoqëruar me makutërinë doganore, detyron rritjen e çmimeve në treg. Çmimet e produkteve bujqësore janë ndër të paktat që janë rritur. Ato kanë njohur rritjen më të madhe 30 deri 40 për qind, në krahasim me një vit më parë", tha Braçe. Sipas deputetit të opozitës, arsyeja themelore e rritjes së tyre, është mungesa e prodhimit vendas, mungesa e ujit për pasojë e paaftësisë qeverisëse për të vënë në eficencë sistemet vaditëse, ku janë investuar me miliona gjatë këtyre 17 viteve, ndërprerja e politikave favorizuese, veçanërisht naftës pa akcizë, suvencionimit të farërave, plehrave kimike dhe mungesa e tregjeve. Çmimet e produkteve blegtorale kanë njohur një rritje deri në 50 %, në krahasim me një vit më parë, por edhe një muaj më parë. Arsyeja është rritja dramatike e ushqimeve bazë për blegtorinë, grurin, misrin, sojën, koncentratit, për shkak të rritjes në tregjet ndërkombëtare dhe mosndërhyrjes natyrisht me masa lehtësuese fiskale për këto produkte. Janë rritur çmimet e drithërave që kanë të bëjnë drejtpërdrejt edhe me bukën, që është produkti më i konsumuar edhe nga shqiptarët sot. Çmimet e këtyre produkteve veçanërisht gruri e misri janë rritur deri në 80 %. Rritje kanë pësuar edhe çmimet e produkteve ushqimore të fabrikuara. Çmimet e tyre janë rritur me 15 deri 20 % në krahasim me një vit më parë, por edhe me muajt pararendës. Rritje kanë pësuar çmimet e karburanteve. Çmimet e këtyre produkteve kanë njohur një rritje deri në 30 %. Një litër naftë euro diesel sot kushton 130 lekë, pra më shumë se sa një euro, duke e krahasuar edhe çmimet më vendet e BE-së, ndërkohë që një vit më parë ishte 100 lekë. Një litër benzinë sot kushton 135 lekë, ndërkohë që një vit më parë ishte 115 lekë. Arsyeja sipas opozitës është rritja e akcizës së hidrokarbureve në 38 lekë për litër. Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe natyrisht politika fiskale e qeverisë. Në muajin qershor dhe korrik, tha Braçe, ne miratuam pikërisht rritjen e këtyre akcizave me të paktën 5 lekë për litër në Kuvendin e Shqipërisë. E paralajmëruam që vendi po binte në krizë, çmimet do të rriteshin, hidrokarburet për shkak se do të shfrytëzoheshin si lëndë e parë prej mungesës së energjisë elektrike do të kishin ndikim në të gjitha çmimet e tjera dhe ja ku jemi sot, duke provuar pikërisht këtë fakt.


Paralajmëruam që vendi po binte në krizë, çmimet do të rriteshin, hidrokarburet për shkak se do të shfrytëzoheshin si lëndë e parë


Tabela e çmimeve


1 kg domate kushton 100 lekë

1 kg speca kushton 100 lekë

1 kg kastravecë kushton 100 lekë

1 kg bamje kushton 200 lekë

1 kg mashurka kushton 300 lekë

1 kg patëllxhanë kushton 100 lekë

1 kg patate kushton 50 lekë

1 kg rrush kushton 150 lekë,

1 kg mollë kushton 100 lekë

1 kokërr vezë kushton 12 lekë

1 kg djathtë kushton 650 lekë

një vit më parë ishte 550 lekë

1 kg gjalpë kushton 600 lekë

një vit më parë ishte 500 lekë

1 kg mish viç kushton 700 lekë

një vit më parë ishte 600 lekë

1 kg grurë sot kushton 40 lekë

një vit më parë ishte 22 lekë

1 kg misër sot kushton 40 lekë

një vit më parë ishte 16 lekë

1 kg vaj sot kushton 160 lekë,

një vit më parë ishte 130 lekë

1 kg sheqer sot kushton 80 lekë

një vit më parë ishte 60 lekë

1 kg oriz sot kushton 80 lekë

një vit më parë ishte 60 lekë

1 kg miell sot kushton 80 lekë,

një vit më parë ishte 60 lekë

1 kg bukë sot kushton 80 lekë,

një vit më parë ishte 60 lekë

1 litër naftë kushton 130 lekë,

një vit më parë ishte 100 lekë

1 litër benzinë kushton 135 lekë,

një vit më parë ishte 115 lekë


INSTAT: Kriza rriti kostot e prodhimit


Paralajmërimet e vet biznes
it dhe Bankës së Shqipërisë
se kriza energjetike, që prej
disa muajsh ka përfshirë vendin,
do të nxisë rritjen e kostove të prodhimit,
tashmë konfirmohen
edhe zyrtarisht. Të dhënat e fundit
zyrtare nga Instituti i Statistikave
konfirmojnë efektet e
paralajmëruara negative të krizës
energjetike në rritjen e kostove të
prodhimit vendas. Sipas INSTATit,
vetëm për 8 muajt e parë të vitit,
kostot e prodhimit janë rritur me
2.7 për qind, krahasuar me vitin
bazë 2005, në një kohë që për vitin
e kaluar kjo rritje ishte vetëm 1 për
qind. Krahasuar me vitin e kaluar,
kur vendi nuk përjetoi krizë të
rëndë energjetike, gjatë 2007-ës
rritja e kostove në prodhim është
rreth 4 herë më e lartë. "Në tremujorin
e dytë të vitit 2007, indeksi i
çmimeve të prodhimit arriti 103.7
për qind, duke shënuar një rritje
prej 1.3 për qind kundrejt tremujorit
të mëparshëm, ndërsa ndryshimi
vjetor i indeksit të çmimeve
të prodhimit është 2.7 për qind",
thuhet në raportin e INSTAT-it. Bizneset
më të prekura nga rritja e
kostove të prodhimit janë industria
ushqimore dhe ajo e tekstileve,
që përbën një nga zërat kryesorë
të eksporteve. Më konkretisht
indeksi në nëndegën industri ushqimore
shënoi një rritje me 6.1 për
qind. Në këtë sektor, rritjen më të
madhe të çmimeve e kanë pasur
produktet në aktivitetin industria
e produkteve ushqimore dhe pije
me 6.3 për qind dhe çmimeve të
produkteve në aktivitet, ndërsa
indeksi në nëndegën industri tekstile
shënoi një rritje prej 8.0 për
qind, sipas INSTAT-it. Për industrinë
e tekstileve rritja e kostove
bëhet më e ndjeshme për faktin se
bizneset e këtij sektori punojnë me
kontrata paraprake në tregun
ndërkombëtar, ku çmimi është i
paracaktuar dhe nuk mund të
ndryshohet. Në aktivitetet e tjera
ndryshimet variojnë nga -2.0 deri
në 3.4 për qind.
Efektet pasuese
Rritja e kostove të prodhimit
zakonisht reflektohet në rritjen e
çmimeve të shitjeve. I vetmi rast
kur kjo mund të mos ndodhë është
nëse biznesi ul normën e fitimit,
e cila ka pak gjasa që të ndodhë.
Ndaj shoqërive për të ulur kostot e
shkaktuara nga kriza energjetike,
i ngelen dy rrugë, të rinovojnë
teknologjinë ose të shkurtojnë fuqinë
punëtore. Rinovimi i
teknologjisë në kushtet e mungesës
së vazhdueshme të energjisë
duket i pamundur. Në këtë rast
mbeten dy alternativa, ulja e
normës së fitimit nga ana e bizneseve
ose shkurtimi i vendeve
të punës. Por në kushtet e një
tregtie që sa vjen e bëhet më e liberalizuar
me vendet e rajonit dhe
ato të Bashkimit Evropian, rritja e
kostove të prodhimit do të favorizonte
thellimin e mëtejshëm të
deficitit tregtar, që është sakaq n
nivele historike rekordi.
Paralajmërimet e BSH
Kriza energjetike mund të rrezikojë
rritjen ekonomike të Shqipërisë
gjatë vitit 2007. Ky është
shqetësimi i Bankës Qendrore, e
cila në një raport të sajin, të publikuar
rreth një muaj më parë,
paralajmëronte se kufizimet e
theksuara të energjisë do të kenë
ndikim në rritjen e kostove të prodhimit
vendas. Ministria e Financave
ka parashikuar se rritja e ekonomisë
gjatë këtij viti do të jetë në
nivelin 6 për qind. Për gjysmën e
parë të vitit, sipas të dhënave zyrtare,
ecuria e ekonomisë ka qenë në
linjë me parashikimin e qeverisë
për një rritje prej 6 për qindësh. Por
shqetësimi i autoritetit qendror
monetar kishte të bënte me
gjysmën e dytë të vitit, atëherë kur
do të fillonin të llogariteshin saktësisht
pasojat e para të krizës energjetike,
të cilat ashtu sikurse ndodhi
ka rritur kostot e prodhimit. Madje
kjo rritje e kostove mund të ndikojë
dhe në një ulje të kërkesës së
brendshme, që do të përkthehej në
rënie të shitjeve. Ndërkohë, sipas
të dhënave paraprake për herë të
parë gjatë këtyre viteve të fundit,
Shqipëria për 2006-ën humbi dhe
kryesimin në listën e vendeve me
rritjen më të lartë ekonomike në
rajon. Gjatë vitit të kaluar, ekonomia
jonë u rrit me 5 për qind, duke
zënë kështu vendin e dytë në Ballkan
pas Serbisë, e cila shënoi një
rritje vjetore të ekonomisë prej 5.4
për qindësh.



Shqip