Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 78
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Në Shqipëri jetojnë 100 mijë bullgarë

    Një televizion kombëtar në Sofje pretendon për pakicë bullgare në vendin tonë: Duam shkolla e tekste. Videoja hidhet në YuoTube

    Nga Bullgaria hidhet teza se në Shqipëri ekziston një minoritet bullgar, numri i të cilëve sipas tyre është rreth 100 mijë. Në fakt, kjo nuk është një deklaratë e Sofjes zyrtare, por në këtë rast kemi të bëjmë me një televizion kombëtar bullgar, i cili ka transmetuar në edicionin qendror të lajmeve të orës 20:00 të datës 22 maj të këtij viti, një kronikë mbi minoritetin e saj në Shqipëri, kronikë e cila është hedhur në internet, në sitin e famshëm "yuotube". Pjesa ku flitet për pakicën bullgare në vendin tonë, prej 2 minutash e 25 sekondash është hedhur edhe në faqen e njohur të youtube-it me titullin e madh "100 mijë bullgarë në Shqipëri". E vërtetë apo jo, shifra e dhënë mbi pakicën sllave në vendin tonë, në reportazh hidhet pretendimi se minoriteti bullgar në Shqipëri kap një shifër të tillë, ndërkohë që nuk ka ende një përgjigje zyrtare të diplomacisë shqiptare në lidhje me këtë debat se sa në të vërtetë është numri i pakicave bullgare në Shqipëri. Sipas gazetares, Maria Ivanova dhe bashkëpunëtorit të saj, Vencizar Milenkov, në Shqipëri ka kolegje dhe shkolla për një grup minoritetesh si turke, greke dhe maqedonase, ndërkohë që shkolla për të mësuar në gjuhën bullgare nuk ekzistojnë, edhe pse numri i bullgarëve që jetojnë në Shqipëri shkon afërsisht në 100 mijë. "Pushteti në Shqipëri, akoma nuk e ka njohur ekzistencën e bullgarëve në tokat e tyre, por gjithsesi, nga çdo strukturë e lartë shtetërore bullgare kjo është çështja e parë, e cila ngrihet fuqishëm", është shprehur spikeri i lajmeve të një televizioni kombëtar bullgar.

    Mungesa e shkollave

    Bullgaria kërkon hapjen e shkollave bullgare në zonat ku ka minoritet bullgar. Sipas të dhënave, minoriteti sllav jeton në zona të njohura si Prespa, Shishtaveci dhe Golloborda. Gazetarja e cila ka vizituar këto zona në pranverën e këtij viti është shprehur se "hapja e shkollave me literaturë bullgare në zonat ku ka minoritet sllav, është dëshira e 100 mijë bullgarëve të lindur në Shqipëri, të cilët jetojnë atje për më shumë se 1 mijë vjet më parë". Në Shqipëri, gjuha që përdorin ata që konsiderohen si minoritet, është bullgarishtja e vjetër. Gazetarja Ivanova në kronikën e saj është shprehur se "Për këta njerëz, gjuha shqipe është gjuhë e huaj, për këtë ata flasin në gjuhën bullgare dhe këtë gjuhë ua përcjellin edhe fëmijëve të tyre".

    Në mungesë të literaturës bullgare, ata vetëm flasin gjuhën e nënës së tyre (bullgarishten e vjetër) dhe nuk shkruajnë në kirilica ashtu siç shkruhet gjuha bullgare, por në latinisht. Banuesi i këtyre zonave, i cili e konsideron veten bullgar me origjinë, Qazim Kurgi, me profesion mjek shprehet se "bullgarishtja është gjuha jonë, megjithëse pa bërë shkollë e kemi mësuar atë vetëm duke dëgjuar gjuhën e nënës". Sipas Kurgit, "shkruajmë si shqiptarë, por jemi bullgarë. Nuk kemi as dokumente bullgare". Vlen të theksohet se procedura për të marrë pasaportën bullgare është e ndërlikuar dhe një person që aplikon për një dokument të tillë duhet të presë afërsisht tre vjet. Për këtë, gazetarja bullgare u shpreh se "e vetmja gjë që ata duhet të bëjnë është të presin dhe të luftojnë për një qëllim që të tregojnë se janë bullgarë". Në faqen e youtube-it gjendet gjithashtu edhe deklarata e kryetarit të shoqatës së Gollobordës për Shqipërinë, Haxhi Pirushi, i cili thotë se "bullgarët që jetojnë në Shqipëri janë më patriotë se ata që jetojnë në Bullgari".

    GAZETA SHQIP

    Ja edhe videoimazhet:

    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    weeee mor shokeni...ky thote 100 mije bullgare, ai tjetri na i nxori grek gjithe fshatrat e bregdetit , po shqipetare a ka Shqiperia mor amani, pse nuk thoni ju qe ne shqipetaret qenkemi tipa "te forte", sepse paskemi pushtuar toka qe nuk paskerkan qene tonat , sipas ketyre cudive qe lexoj ne kete forum...
    Kot thoni ju qe shqiptari asnjhere nuk ka pushtuar nje vend tjeter, e paskerkeni gabim mor shokeni, ne paskerkemi qene pushtues te tokes Shqiperi.

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    a me te lumca edhe ty o bullgar..100 mije...po si pak me cka propogandon maqedonia...ajo thote ka 300 mije maqedonas...
    Po na del me i madh numri i ortodokseve pa mire...400 mije jane greke+300 mije vllehe=700 mije shto ketu edhe keta 100 mije,vene 800 mije,po malazezet dhe serbet nuk jane nja 100 mije edhe ata...ja vajten 900 mije ...shqiperia ka nja 700 mije ortodoks e jo vetem asnje ortodoks nuki bie te jete shqiptar,po nja 200 mije dalin cik si tepri...

    Po mire nuk u lodhen keta rob duke ja futur pordhes kot?
    Jo per gje po cuditem,si i nxjerrin llafet pa teklif fare sikur po flasin per nje ndeshje futbolli....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    faktikisht une njoh ca nga golloborda qe flasin bullgarisht,biles shteti bullgar u jep atyre passaporte bullgare nese e deshirojne ,mjafton ae te cojne flete vertetim qe gjysherit e tyre apo ku di une te kene qene bullgare po kjo shifra 100,000 eshte paksa marramendese sepse nuk besoj se mund te jene kaq shume,sepse pjesa me e madhe e tyre jane naturalizuar ne shqiptar
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jane apo nuk jane 2000, dhe ato kane mbetur nga periudhat e para LIIB-se dhe nuk kane ikur. Dihet qe Bullgari ka shume leverdi te kete nje bastion te tille ne Shqiperi, sic ka nevoje Greku dhe Serbi, pasi ky eshte dhe bastioni qe nepermjet atyre financon qendrimin e figurave si Berisha dhe Nano, dhe krijon terrorin politik per 3.5 milion shqiptare. Mirepo, qe mos ngjaj sikur ka 3.5 milione shqiptare qe vuajne, cfare behet ? Nxirren numra te tille si 400,000 keshtu apo 300,000 ashtu.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe per mua ndihet e pabesueshme kjo shifer , mos eshte ndonje genjeshter ?
    Sui generis

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100

    Unhappy

    U BE DETI KOS PLAKO U BË DETI KOS!

    kjo pra është dritshkurtësija e politikës INJORANTE shqiptare e cila i ka ulur brekët edhe shkërdhehet me para?

    kujtojmë se Bullgaria nuk i lë qytetarët e saj të dalin jashtë bullgaris me emër jo bullgarë....ju bënë pashaportë të re me emër bullgarë...................................po në shqipëri?????????????????????????????????????????? ??

    KËRKOHET URGJENTISHTË NDËRGJEGJËZIMI KOMBËTARË I SHQIPTARVE ...PËR AQ SA TË MUNDEMI TË SHPËTOJMË NGA E QUAJTURA SHQIPËRI.......PASI :

    JUGU I SHQIPËRIS KOMANDOHET NGA ANASTAS JANULLATO E SALI BOLLANO?VERI LINDJA NA DALKA BULLGARE,VERIU SËRBË....EDHE MALSIA E PAPËS EDHE E AMBASADORIT TË SAJ ATY NICCOLA LECCI

    KUR DO KUPTOHET SE KA SHUMË RËNDËSI AAAAAAAAASSSSSSSSSSIIIIIIIIIIIIMMMMMMMMMMIIIIIIIII IIIIILLLLLLLLLLLLLUUUUUUUUUUUEEEEEEEEEEESSSSSSSSSS SSSSSSEEEEEEEEEEEEE FEJA.......EMRA SHQIPË EDHE GJUHË SHQIPË NË HALET FETARE !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    dmth. sipas ketyre i bie.... te mos kete shqiptar fare pervec neve te forumit
    veri: malazez, serb veri linje: maqedons tani dolen dhe bullgaret
    me poshte akoma grek, boshnjak, rumun, turq... mire qe nuk po kerkon dhe italiani ndonje gje
    kush e ka radhen tani
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Inicues te ketyre deklarateve qe vijne nga shtetet fqinje, jane vet pakicat qe jetojne ne Shqiperi. Keto pakica duke dashur te fitojne sa me shume vemendje nga opinioni gjere, dhe perfitime materiale, shkojne ne shtetet 'ame' (kushtimisht te themi), dhe perloten para qeveritareve te atyre vendeve, me nje qellim: qe te fitojne kompenzime te natyrave te ndryshme nga ai shtet te cilit i "perloten". Rasti eshte shume tipik, edhe me sllavet e Prespes, te cilet sipas interesit tregohen edhe maqedonë edhe bullgarë. Maqedonia ju dergon libra, ju hap shkolla, ju rinovon kisha, e shume cka tjeter, dhe atoi me gjithe zemer deklarohen maqedonë, edhe ate maqedonë antik. Por, dyftyresia nuk perfundon ketu. Me futjen e Bullgarise ne BE, te gjithe sllavet e asaj pjese deklarohen se jane bullgarë dem baba dem. Madje, gati se jane pajisur me pasaporta bullgare, dhe ne kete menyre i'a mesyjne Evropes. Nuk duhet te fajesohet shteti shqiptar per keto anomali qe po i ngjiten, sepse deklarata te tilla nuk vijne nga lidershipi i Shqiperise, por nga faktore tjere, per interesa kryesisht materiale, te lartcekura. Puna e vetme qe duhet te behet kete rast eshte regjistrimi i popullsise dhe kerkimi i llogarise nga ambasadat e shteteve perkatese na te cilat vijne keto deklarata, qe ne kete menyre te evitohen skandalet e rradhes te ketij tipi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    sa per pasaportat davius ,kjo gje ka qene dhe me pare mesa di une qe kam njohje me disa tipa te kesi lloji ,por qe eshte shtuar tani ne kohen qe bullgaria hyri ne ue domozdo.....................
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  11. #11
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Inicues te ketyre deklarateve qe vijne nga shtetet fqinje, jane vet pakicat qe jetojne ne Shqiperi. Keto pakica duke dashur te fitojne sa me shume vemendje nga opinioni gjere, dhe perfitime materiale, shkojne ne shtetet 'ame' (kushtimisht te themi), dhe perloten para qeveritareve te atyre vendeve, me nje qellim: qe te fitojne kompenzime te natyrave te ndryshme nga ai shtet te cilit i "perloten". Rasti eshte shume tipik, edhe me sllavet e Prespes, te cilet sipas interesit tregohen edhe maqedonë edhe bullgarë. Maqedonia ju dergon libra, ju hap shkolla, ju rinovon kisha, e shume cka tjeter, dhe atoi me gjithe zemer deklarohen maqedonë, edhe ate maqedonë antik. Por, dyftyresia nuk perfundon ketu. Me futjen e Bullgarise ne BE, te gjithe sllavet e asaj pjese deklarohen se jane bullgarë dem baba dem. Madje, gati se jane pajisur me pasaporta bullgare, dhe ne kete menyre i'a mesyjne Evropes. Nuk duhet te fajesohet shteti shqiptar per keto anomali qe po i ngjiten, sepse deklarata te tilla nuk vijne nga lidershipi i Shqiperise, por nga faktore tjere, per interesa kryesisht materiale, te lartcekura. Puna e vetme qe duhet te behet kete rast eshte regjistrimi i popullsise dhe kerkimi i llogarise nga ambasadat e shteteve perkatese na te cilat vijne keto deklarata, qe ne kete menyre te evitohen skandalet e rradhes te ketij tipi.
    Kane 100 vjet qe e bejne ate pune, tani kerkojne vende ne qeveri Davius. Sllavi i pare nga Maqedonia(se eshte nje gabim trashanik te quash Sllavet Maqedonas, jo per gje por i njejti gabim u be me banoret e Greqise qe u quajten Grek vetem se jetonin ne Greqi) me duket se fitoi nje Bashki te rendesishme andej nga jugu(Pogradeci me duket). Kshu qe tani kerkohen vende ne qeveri jo thjeshte leke, se leke kane me dhjetevjecare ato qe marrin.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Pak nga pak nuk do dijme ku te shkojme per noi certifikate lindje ne Sofje, Athine apo Podgoric.

    Me shqeteson shume ky fakt qe shteti jone nuk ka ligje te rrepta kunder cdo lloj individi, grup apo shoqate qe pretendon ose tenton te deklaroje publikisht kunder sovranitetit te shetit shqiptar.

    Pse kaq poshte ka rene atdhedashuria? A thua nga fukarralliku? Edhe para clirimit shqiptaret kane qene fukarenje? Por kane qene patriota. Nuk shiteshin te greku as te serbi dhe ata qe e kane shitur ate mbrapa e kane marr denimin me plumb ne lule te ballit. Ketu dikush thote harta e kl 6te me greqine deri ne Vlore eshte sa nje gisht? Po neser behet tra po pas 100 vitesh behet dokumet i leshuar nga shteti shqiptar.

    Mendoj duhet te organizohet nje fushate me tubime pa prezencen e politikes neper gjitha qytetet e shqiptarise. Ndoshta kenget patriotike shoqeruar me ekspozita te amaneteve te heronjeve kombetar qe kane derdhur gjakun per Shqiperine do e risjell atdhe dashurine.

    Ska nje muzeum ku te vizitosh dhe ta imagjinosh veten me gjerdanin e Shota Galices apo gunen e Selam Musajit mbi tela. Politika e shkaterroi kombin tone. Zoti i mallkofte majtas e djathas gjithe ata qe punojne ne dem te shqiptareve.

  13. #13
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Pak nga pak nuk do dijme ku te shkojme per noi certifikate lindje ne Sofje, Athine apo Podgoric.

    Me shqeteson shume ky fakt qe shteti jone nuk ka ligje te rrepta kunder cdo lloj individi, grup apo shoqate qe pretendon ose tenton te deklaroje publikisht kunder sovranitetit te shetit shqiptar.

    Pse kaq poshte ka rene atdhedashuria? A thua nga fukarralliku? Edhe para clirimit shqiptaret kane qene fukarenje? Por kane qene patriota. Nuk shiteshin te greku as te serbi dhe ata qe e kane shitur ate mbrapa e kane marr denimin me plumb ne lule te ballit. Ketu dikush thote harta e kl 6te me greqine deri ne Vlore eshte sa nje gisht? Po neser behet tra po pas 100 vitesh behet dokumet i leshuar nga shteti shqiptar.

    Mendoj duhet te organizohet nje fushate me tubime pa prezencen e politikes neper gjitha qytetet e shqiptarise. Ndoshta kenget patriotike shoqeruar me ekspozita te amaneteve te heronjeve kombetar qe kane derdhur gjakun per Shqiperine do e risjell atdhe dashurine.

    Ska nje muzeum ku te vizitosh dhe ta imagjinosh veten me gjerdanin e Shota Galices apo gunen e Selam Musajit mbi tela. Politika e shkaterroi kombin tone. Zoti i mallkofte majtas e djathas gjithe ata qe punojne ne dem te shqiptareve.

    Po, eshte fukaralleku qe po e forcon kete fenomen.Ndoshta dikur , mund te kishte fukarallek ,por nuk kishte opsione te tilla si te sotmet.
    Po ju kujtoj nje fakt te jetuar vete.
    Nese ju bie rruga te vizitoni brigjet e Greqise prej Kavale , deri ne Katerini do te konstatoni se 80% e vendasve jane BULLGARE te asimiluar qe flasin fshehur gjuhen e tyre, e cila ,ne brezin e ri pothuaj eshte zbehur dhe po zbehet deri ne shuarje.Perse?
    Thjesht jetojne me mire se ne Bullgarine ish komuniste dhe pranuan asimilimin ne greke .Keshtu ndodh me shqiptaret qe mbeten ne tokat greke pas '14-es dhe ne Shqiperi tani po ndodh e kunderta.Derisa te fitojme kulturen e te qenit komb sovran,me te drejta individi dhe me gjere,vertet rrezikohemi te ngelemi nje grusht njerezish qe pranojne fukarallekun,diskriminimin,mosperfilljen dhe pritjen si nje nga menyrat me te rendomta ne kete situate qe po kalon njerezimi,ndersa te bejme revolucion eshte e pamundur ,ashtu sic eshte e pamundur te mbajme gjithkend me zor si shqiptar.
    Te gjithe kane te drejte te vendosin se c'fare jane , ndersa qeveria ,ku duhet te jetojne.
    Ndersa per shifrat qe perdoren ne keto reste , baze eshte formula X= (futja nje numur) x 10 s'te gjen gje nga goja.
    Paci bese!
    Dajo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DAJO : 04-09-2007 më 12:12

  14. #14
    Ore dal nje min se te gjithe ju ja mbysni kot , qafsha ju qe kot !

    Po ato pakicat e Uruguajt , Argjentines dhe Guatemales cfare keni te na thoni , prit te hyne ne Evrope keto te fundit dhe ec se flasim !
    -----------------------------

    Mire e tha njeri aty pak me siper u be deti kos dhe o burra ! Nga disa mijera u bene menjehere qindra mijera keta bukeshkelurit , ne djall te vene po te duan , toka eshte shqiptare dhe e tille do mbese ! rruge e mbare !
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga DAJO
    Po ju kujtoj nje fakt te jetuar vete.
    Nese ju bie rruga te vizitoni brigjet e Greqise prej Kavale , deri ne Katerini do te konstatoni se 80% e vendasve jane BULLGARE te asimiluar qe flasin fshehur gjuhen e tyre, e cila ,ne brezin e ri pothuaj eshte zbehur dhe po zbehet deri ne shuarje.Perse?
    Thjesht jetojne me mire se ne Bullgarine ish komuniste dhe pranuan asimilimin ne greke ..
    Me behet qejfi qe e solle kete shembull qe e ke jetuar por fatkeqesisht nuk je ke kap thelbin se pse kta bullgaret apo maqedonet nuk flasin sllavisht ne Greqi. Ata nuk flasin sllavisht ne Greqi se nuk i lejon shteti Grek te flasin sllavisht dhe jo se jetojne me mire ne bullgari apo maqedoni. Nese jeton akoma ik pyti dhe njehere se pse nuk flasin bullgarisht? Kan frike te tregojne arysjen sepse Shteti mbahet me ligje te rrepta.

    Shqiperia eshte han pa porta. Pastaj fqinjet qe kemi kur gjejne shesh bojne pershesh.

  16. #16
    Ketu ja paskan futur kot keta gazetaret bullgare. Jo se nuk mund te kete ndonje bullgar ne Shqiperi, por qe te jete 100 mije, baaahh. Per mua nuk ka me shume se 10-20 mije bullgare dhe me siguri pjesa me e madhe e tyre jane te ikur ne emigracion.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  17. #17
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Ej po shqiptare i bie te mos kete fare,. Hajde bxthxira hajde. Per nje pashaporte shesin veten!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Harta e vitit 1800 lëngon nga pasaktësitë e shumta, duke i paraqitur “të zvogëluara trojet shqiptare dhe
    të zmadhuara trojet serbe, greke, e bullgare…edhe kur ishin nën pushtimin osman, cilësoheshin gjoja si toka serbe dhe bullgare. Por sipas
    kësaj harte e gjithë hapësira e Shqipërisë së Poshtme (Epiri) nuk ishte tokë shqiptare, por greke…Edhe më antishkencor dhe më
    antishqiptar bëhet qëndrimi i autorëve të atlasit kur e paraqitin Kosovën nëpër harta si pjesë e shtetit serbo-malazias dhe jo si njësi
    politike-shtetërore më vete” (f 94-95).


    --------------------------------------------------------------

    Kjo pune ka filluar qe me ndertimin e Atlasit antishqiptar, "Atlasi Gjeografik i Popullsisë së Shqipërisë". Nuk kaluan pak ore dhe ai plasi si bombe kur u prezantua, sepse me mire tia kishin lene ne dore akademikeve serbe ose shoqates OMONIA sepse do kishin vene ca me shume shqiptare ne Shqiperi.
    Kjo eshte nje lufte e ndyre qe ka kohe qe zhvillohet, hap pas hapi....pak nga pak
    Eren e saj e ndien dhe ketu....

  19. #19
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Me behet qejfi qe e solle kete shembull qe e ke jetuar por fatkeqesisht nuk je ke kap thelbin se pse kta bullgaret apo maqedonet nuk flasin sllavisht ne Greqi. Ata nuk flasin sllavisht ne Greqi se nuk i lejon shteti Grek te flasin sllavisht dhe jo se jetojne me mire ne bullgari apo maqedoni. Nese jeton akoma ik pyti dhe njehere se pse nuk flasin bullgarisht? Kan frike te tregojne arysjen sepse Shteti mbahet me ligje te rrepta.

    Shqiperia eshte han pa porta. Pastaj fqinjet qe kemi kur gjejne shesh bojne pershesh.
    Themi te njejten gje , ate lashe te nenkuptohet.Pra,nese Shqiperia do te ishte nje shtet i pasur,i fuqishem ose ne fund te fundit SHTET,te gjitha ato pakica te c'ekuilibruara nacionalisht ,jo vetem qe nuk do te flisnin per te drejta si pakice blablabla.....etj te drejta,por do te ishin bere shqiptare me shqiptare se shqiptaret ,ose nga frika e fukarallekut qe do t'i priste ne shtetin e tyre DO TE MOHONIN KOMBESINE 100%.Ky eshte shkaku qe nuk kerkojne shkolla e pavaresira Bullgaret e Greqise .Kjo eshte aresyeja qe nuk kerkojne shkolla ARVANITASIT, mendoj.Camet e bene dhe e dime te gjithe c'fare i priti.Tani nuk mund te besh ato qe pesuan camet nga greku porse EKZISTOJNE MUNDESI ME EFIKASE PER TE PARANDALUAR KETE FENOMEN.Nje upgrade i kushtetutes tani qe akoma nuk jemi futur ne EUROPE i mbyll te gjitha keto fenomene.
    Paci bese!
    Respekte Dajo.

  20. #20
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Epo nuk eshte cudi, qe te dalin tani 100 000 bullgare, tani qe Bullgaria eshte ne EU dhe nuk te duhet gje tjeter te bredhesh neper Europe, vec nje pashaporte bullgare. Prite tani kur te na dalin edhe nja 300 000 rumune dhe kur te pranohet edhe Maqedonia para nesh ne EU do na behen te gjithe maqedonas.

    Nuk ta ka fajin bullgari dhe Maria Ivanova ty jo. Fajin e kane te gjithe Haxhinjte, Shefqetet, Xhaferrat dhe Salite qe gjithe kohes ngrinin ****** perpjete kur luteshin e tani na u bekan bullgare. Keta e kane ne terezi dhe nuk ke c´u ben dot, vetem po tu miratosh nje ligj, qe u ndalohet nenshtetasve te huaj posedimi i tokes si prone private, atehere e shikojme se si behen bullgare keta. Je minoretet ti? Do shkolla ti ne gjuhe amtare? Do televizione ne gjuhe amtare ti? Po, urdhero ja ku i ke shkollatedhe televizionet. Por toka eshte shqiptare. Nese deshiron, hajde merre me qera dhe punoje, ose hajde puno neper fusha dhe mblidh patate.
    Une nuk jam nacionalist per vete, por ndonjehere nevojiten disa masa drastike, per te vene gjerat ne vend.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pedro : 05-09-2007 më 09:14
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •