Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Historia e qytetit të Vushtrrisë

    Vushtrria - është qytet i antik por edhe modern, ndodhet në pjesën veriore të Kosovës.Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërsishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 105.000 banorë, nga të cilët mbi 90% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë janë të përfsshira 67 fshatra. Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë Lumi Sitnica, si lumi më i madh, që përshkon tejpërtej teritorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël: Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë.ndërkaq gjuhët zyrtare janë shqipja, serbishtja dhe tash së fundi turqishtja. Ndërtimet e bëra mbas luftës Vushtrrinë e bëjnë një qytet tepër atraktiv çoftë për tu vizituar apo edhe për të investuar në këtë qytet që për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe fatëmirësisht mbas luftës sërish ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm. Se Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe disa monumente që ndodhen në vetë qytetin e Vushtrrisë si Ura e gurit e cila është nën mbrojtjen e UNESKOS, Hamami i qytetit, Kështjella(Kalaja)e Vushtrrisë,Ceshmja e qytetit,Xhamitë disa shekullore,Teqja,Shtëpitë e vjetra,Rrugët me kalldrëm,Varrezat muslimane,etj...

    Historia

    Vushtrria është lokalitet antik, që daton qysh nga mesjeta, edhe para Perandorisë Romake, përkatësisht që nga koha e Dardanëve. Vushtrria, në kohën e vjetër është quajtur VICIANUM - VICIANA (Ana e Viqave), një emër ky i lashtë ilir. Se Vushtrria në kohën antike është quajtur VICIANA, dëshmon edhe mbishkrimi i gjetur në rrethin e Kumanovës, që konsiderohet shenjë e kahjes së rrugës për në Vicianë.

    Viciana në fund të shekullit i para l. K. pushtohet nga Pernadoria Romake. Gjatë periudhës së pushtimit romak (I-V) Viciana kishte arritur një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik dhe kulturor.

    Në vitin 395, pas shkatërrimit të Pernadorisë Romake Viciana mbeti në kuadër të Bizantit. Ndërkaq fiset turke dhe sllave që erdhën në Ballkan në shkekullin VI-VII e shkatërruan këtë gadishull dhe toponimet e vjetra Pellazgo - ilire ua përshtatën gjuhëve të tyre. Në mesjetë Viciana shënohej me emrin VIÇITRINA (Trina e viqave), ndërsa sllavët këtë emër e sllavizuan duke e quajtur "VUÇITRN "

    Në shekujt II-III në Vicianë dominonte Krishtërizmi, ndërsa pas ndarjes së krishtërizmit më 1054 në katolicizëm dhe ortodoksizëm, pjesa më e madhe e popullatës së Vicianës ishte katolike.

    Në shekullin XIV Perandoria Osmane filloi t'a pushtojë Ballkanin. Në Vushtrri prezenca e osmanëve së pari shënohet në vitin 1439, ndërsa defenitivisht u pushtua më 1455. Vendosja e administrates osmane në Vushtrri, bëri që në këtë qytet të përhapet feja islame, dhe të ndërtohen xhami, hane, medrese, hamame (banjo publike) etj. Gjatë shekujve XV-XVIII, Vushtrria ishte ndër qytetet më të mëdha në Ballkan dhe në Perandorinë Osmane dhe qendër e sanxhakut më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane. Marrë nga Interneti: Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë[1]

    Gjatë Luftës së Parë Botërore, përkatësisht gjatë viteve 1915 - 1918, Vushtrria u pushtua nga Austro - Hungaria. Në Luftën II Botërore (1941- 1945) Vushtrria me rrethinë i takonte zonës së pushtuar nga gjermanët. Më 21 nëntor 1944, në Vushtrri u vendos administrata komuniste jugosllave, kundër së cilës ishte e tërë popullata e saj.

    Në mars 1989, dhuna shatetërore serbe e rrënoi Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Sërish, kundër kësaj dhune u ngrit e tërë popullata, e cila rezultoi përfundimisht me luftën e armatosur të popullit të Kosovës kundër kësaj dhune shtetërore dhe gjenocidi, e organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe e ndihmuar nga ndërhyrja e forcave të NATO - së, (Mars - Qershor 1999) e cila i dha fund kësaj gjendje. Gjatë kësaj lufte, në Vushtrri me rrethinë janë vrarë mbi 500 shqiptarë civilë dhe janë zhdukur mbi 100 të tjerë. Forcat e NATO-së hynë në Vushtrri më 16 qershor 1999.

    Gjeografia

    Territori i komunës së Vushtrrisë gjendet në pjesën veriore të Kosovës. Komuna ka formë të zgjatur në drejtim të veriut(gjatësia max. afër 34 km)dhe është më tepër e zgjeruar në mes(gjersia max.23 km)dhe me një gjatësi të vijës kufitare prej afro 104.5 km. Territori i komunës së Vushtrrisë gjendet në mes këtyre kordinatave gjeografike:X1:20°50’09” dhe X2:21°07’05”Y1:42°41’20” dhe Y2:42°55’18”.

    Ekonomia

    Degët kryesore të veprimtarisë ekonomike në Vushtrri gjat viteve 1918 - 1941 kanë qenë: bujqësia, blegëtoria, zejtaria, tregëtia etj. Në bazë të regjistrimit të vitit 1928 në Vushtrri janë prodhuar-grumbulluar rreth 300 deri 400 vagonë drithë. Ndërkaq janë prodhuar 5.500 dema dhe buaj për therrje, 6.000 dhi për lesh dhe 1500 kg djath dhe kaçkavall. Në Vushtrri ishte e zhvilluar edhe zejtaria. Kishte kryesisht lëkurëpunues, metalpërpunues, pëlhurëpunues, etj.

    Sa i përket industrisë, Vushtrria kishte 5 mini-elektrana të lëshuara më 1929 dhe një sharrë druri me rrymë. është interesant të theksohet se në vitin 1922 në Vushtrri u themelua Banka Kreditore e Vushtrrisë. Në vitin 1921 vetëm qyteti i Vushtrrisë (pa fshatra) kishte 4.667 ose 940 shtëpi.

    Gjatë 70 - ve, pati disa lëvizje pozitive sa i përket zhvillimit ekonomik, kur u ngritën disa kapacitete industriale, siç ishin: fabrika e llamarinës së zinkuar, fabrika e konfeksionit, ajo e bojërave dhe llaçeve, etj. Në këtë periudhë funksiononin edhe tri ndërmarrje publike si dhe një ndërtimore. Gjat kësaj periudhe u vu në funksion edhe sistemi i ujitjes, i cili ishte përparësi e madhe për fermerët lokal. Më 1976 u aplikua masa e grupëzimit të tokave, që intensifikoi zhvillimin e bujqësisë së kësaj treve.

    Ekonomia e Vushtrrisë u riaktivizua pas luftës, por në shkallë shumë të ulët. Sektori privat është bartësi kryesor i zhvillimit ekonomik. Gjithsej biznese të regjistruara në komunë janë 1739, ku dominojnë ndërmarrjet tregtare.

    Numri i NVM-ve është në rritje, kryesisht mbi bazë të shfrytëzimit të mjeteve vetanake të buiznismenëve, sepse ende ka pak kredi dhe me kushte të pavolitshme. Në vitin 2002 vetëm 13 NVM, prej tyre 10 nga lëmi i tregtisë, janë që kanë marrë kredi nga banka. Njëra nga këto kredi do të shfrytëzohet për ndërtimin e kapaciteteve industriale për përpunimin e patates.

    Tradicionalisht, sektorët më të zhvilluar janë :
    bujqësia (ekstenzive)
    zejtaria
    industria e tekstilit dhe
    përpunuese.
    Industria pas konfliktit të fundit ka shënuar rënie të dukshme dhe se kapacitetet e sajë funksionojnë vetëm 20 %. Në bujqësi shumica e tokave janë të pjerrëta, nga të cilat shumë syrësh janë të zhveshur, kurse të tjerat shfrytëzohen për kullota dhe prodhimtari bujqësore. Vushtrria është prodhuesi më i madh i patates në Kosovë. është në fazën përfundimtare vendosja e pajisjeve në fabrikën e re ( të parë) të përpunimit të patates, e cila starton me prodhim në fillim të muajit shkurt.Vushtrria posedon një tokë tejet kualitative me rreth 15,879 ha, nga të cilat rreth 7000ha janë nën sistemin e ujitjes.

    Sektori i shërbimeve kryesisht përfaqësohet me dyqanet për riparimin e automjeteve, sallonet e bukurisë dhe rrobaqepësisë dhe me disa ndërmarrje ndërtimore. Këto shërbime mbulohen 85 % nga sektori privat, përderisa shërbimet publike dhe industriale ofrohen nga ndërmarrjet publike komunale, që janë në pronësi shoqërore dhe të cilat nuk arrijnë të plotësojnë më shumë se 50% të nevojave.

    Kontrolli i fortë nga niveli qendror i shpenzimit të mjeteve buxhetore si dhe buxheti i dobët komunal janë faktorët kyç që përkufizojnë zhvillimin e ngadalshëm të ekonomisë së komunës me rrethinë. Për vitin 2003 janë aprovuar vetëm 4,800,000 € mjete buxhetore, duke përfshirë edhe të hyrat vetanake, me këtë strukturë: 40% për zhvillim ekonomik, 25% për çështje sociale dhe 35% mbrojtje të ambientit.

    Regjioni ka potenciale natyrore që ofrojnë mundësi për turizëm: në anën perëndimore shtrihen malet e Qyqavicës , kurse në anën lindore malet e Shalës. Ekzistojnë pasuri natyrore sipërfaqësore dhe dhe nënsipërfaqësore, nga të cilat momentalisht shfrytëzohen guroret dhe thëngjilli.Ndërkaq, magneziti dhe burimet termale nuk shfrytëzohen akoma.

    Papunësia dhe punësimi i pjesëshëm është rreth 40 %, me shkallën më të lartë në vendet rurale. Shkallë e lartë e papunësisë ekziston gjithashtu edhe tek femrat, të rinjët dhe inxhinierët.

    Kultura

    Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Vushtrisë ka pasur 9 biblioteka publike me 77. 284 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 34. 049 libra, kurse degët në Maxhunaj, Dumnicë, Samadrexhë, Pantinë, Strofc, Duboc, Smrekonicë dhe Prelluzhë kanë pasur 43. 235 libra. Lufta serbe, ka goditur bibliotekat e këtij qyteti. Dy biblioteka, në Strofc dhe Duboc kanë qenë djegur nga zjarri i dorës serbe, derisa bibliotekat e Smrekonicës dhe të Prelluzhës kanë qenë dëmtuar. Në këtë komunë, 38.564 libtra dhe inventari kanë qenë zhdukur. Jeta kulturore në Vushtri është e begatëshme. Për këtë ndër të tjera përkujdeset edhe shoqëria "Vicianum" e cila ka hapur shkollën me drejtime të ndryshme duke filluar nga drejtimi për vallëzim, këndim e deri tek drejtimi për aktrim. Sukseset e tyre nxënsit e kësaj shkolle i prezentojnë në festivalet dhe gara të orgaizuara nga vetë shoqëria drejtorë i së cilës është Qamil Sahiti. Po ashtu në qyetetin e Vushtrrisë ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe disa shoqëri tjera kulturore si ajo e Ansamblit të valleve pranë Shtëpisë së Kulturës në Vushtrri, pastaj Shoqata kulturore turko-shqiptare nga Vushtrria"Çeshme", pastaj ansambli nga Shtruhera"Bahri Kuqi",dhe disa shoqëria tjera nga qyteti i Vushtrrisë. Aktivitet me rëndësi në qytetin e Vushtrrisë është edhe Takimi i Poeteshave Shqiptare në Vushtrri, i cili ka karakter garues dhe ka filluar të mbahet që nga viti 1976 dhe janë mbajtur vazhdimisht në përjashtim të vitit 1981 dhe gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë. Ky manifestim është mbarëkombëtarë dhe në të marrin pjesë poeteshat më të njohura shqiptare nga Kosova,Shqipëria,Maqedonia,Malii Zi,Lugina e Preshevës dhe nga diaspora. Kurse disa nga monumentet e trashëgimisë kulturore në Vushtrri, që posedojnë vlera arkitektonike dhe që përbëjnë thesarin e trashëgimisë kulturore të Vushtrrisë por edhe të Kosovës janë: Kështjella e qytetit, Hamami i qytetit, Çeshmja, Ura e gurit, Xhamia e Çarshisë, Xhamia Gazi Ali Beg, Xhamia Karamanli, Teqeja, varreza të ndryshme si edhe shumë objekte tjera banim si edhe komplekse të ndërtesave dhe dyqaneve të vjetra.

    Këtë Biografi të Vushtrrisë e përgatita falë, literaturës, njohurive të mija si dhe materialeve të tjera të marrura në internet.

    Përgatiti për ''Forumin Shqiptar'': Hajdin ISLAMI, Vushtrri - Kosovë

  2. #2
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Per cdo vit shkoj ne "Takimet e poeteshave"
    nje qyteze shume e lezetshme dhe me njerez mjaft buajare e mikprites..siq duket kete e kane trasheguar nga lashtesia.
    ArsGothicë

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Doren ne zemer, Vushtrria apo Viniciumi ka një historike te bujshem nga e kaluara.
    mirepo njerezit e atije vendi disi me koken larte fare nuk ia dijne vleren. Nuk kane perfituar asgje nga kjo dhe planin urbanistikë e kan shkatrruar ...
    Veshtire eshte te luftosh ndaje integrizmit aty....qe e ka rrokur perpara kete qytetrim ende te pa emancipuar....

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-05-2009
    Vendndodhja
    ne Prishtin
    Postime
    1
    nuk di qfar te them qyteti ma i vjeter ne Kosovë dhe qyteti per nga rinia papunsia nuk e di qysh u harru ky qytet kaq shpejt vlerat kulturore e tjera fabrikat qe kan qen ne dispozit tash nuk funksionojn asnje vetem privat duhet te punohet vet komuna e Vushtrris duhet te punoj ne ket drejtim per me qel ndonje pun per te rinin e kti qyteti te Bukur

  5. #5
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Doren ne zemer, Vushtrria apo Viniciumi ka një historike te bujshem nga e kaluara.
    mirepo njerezit e atije vendi disi me koken larte fare nuk ia dijne vleren. Nuk kane perfituar asgje nga kjo dhe planin urbanistikë e kan shkatrruar ...
    Veshtire eshte te luftosh ndaje integrizmit aty....qe e ka rrokur perpara kete qytetrim ende te pa emancipuar....
    sa per plan urbanisitik me duket se tash kan filluar te levizin pak por si von kjo si duket eshte vetem per voten qe e kerkojn prap PDK
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    eshte qyeti i bukur ku gjithmon sundin e kan mulaket po ka njerz te mrekullueshem

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Për: Historia e qytetit të Vushtrrisë

    Kur u ndërtua Kalaja e Vushtrrisë?
    Bota Sot | 24.09.2014 Nehat SHAQIRI
    Kalaja e Vushtrrisë gjendet në qendër të qytetit. Historianët shqiptarë si Dr. Skënder Riza, Dr. Jahja Dranqolli dhe shumë të tjerë thonë se kalaja është ndërtuat në kohën antike iliro-dardane.

    Historiani nga Vushtrria, Avdi Mehmeti, për gazetën “Bota sot”, thekson në mënyrë eksplicite se kalaja është ndërtuar në shekullin e shtatë (VII) nga perandori bizantin Faraoni Justinjani i Parë (I).

    Konstatimin e tyre e mbështet sidomos ekzistenca e themeleve të vjetra mbi të cilat është ndërtuar kalaja. Ismet Bylykemini një ekspert i njohur i trashëgimisë historike nga Vushtrria me vendbanim në Turqi, tregon se themelet e vjetra ishin zbuluar në vitin 1981 kur po punohen për restaurimin e kalasë.

    Atë vit z. Bylykemini ishte anëtarë i ekspeditës hulumtuese. Siç pohohet në një shkrim të profesorit Hilmi Saraçi, me titull Lashtësia, emërtimi dhe trashëgimia kulturore, historike arkeologjike e qytetit të Vushtrrisë, dëshmi tjetër për autorësinë ilirodardane të kalasë, deri vonë ka qenë ekzistenca e disa gurëve të ashtuquajtur qift piramidal, me mbishkrime të kohës së Ilirëve. Por, fatkeqësisht këta gurë nuk janë më.

    Historiani Avdi Mehmeti thekson se kalaja ishte shkatërruar dhe rindërtuar në mesjetë.

    Ndërsa, udhëpërshkruesi i njohur turk, Evlia Qelebia që ka jetuar në shekullin XVII, kur kishte përmendur Vushtrrinë kishte thënë “pasi e kishte pushtuar Vushtrrinë Sulltan Murati i parë e kishe shkatërruar kalanë, mirëpo ajo u rindërtua disa herë dhe ka mbijetuar deri më sot”.

    Në kohën antike kalaja kishte shërbyer si strehimore për pushimin e karvanëve tregtare. Historiani Avdi Mehmeti thekson se, kalaja gjatë sundimit Osman, një kohë kishte shërbyer si burg, pastaj si depo armësh e sipas nevojës, kalaja është përdorur edhe për qëllime të tjera.

    Kalaja e vjetër është ndërtuar nga gurët e lidhur me gëlqere. Sipërfaqja e kalasë është 1100 metra katrorë. Ajo e ka pirgun me sipërfaqe afër 100 metra katrorë. Muret e kalasë janë të larta 10-12 metra, kurse trashësia e tyre është 3-4 metra.

    Dikur kalaja kishte edhe gypat e kanalizimit. Ata gypa janë gjetur gjatë gërmimeve. Diametri i tyre ishte afër 40 cm. Ndërsa brenda kalasë gjendet një zgafellë që sipas legjendës në rast rreziku do të shërbente për të dalur në lumin Sitnica.
    http://botasot.info/kultura/329177/k...-e-vushtrrise/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Historia e qytetit të Vushtrrisë

    ky eshte qyteti im
    ky eshtre qyteti i te pareve te mij ne kosove
    sa per dijeni
    vushtrria eshte qyteti me i vjeter ne kosove
    por eshte njikohesisht dhe qyteti me i varfer
    turppppppppppp
    per politiken e atij vendi
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Tema të Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. apollonia qytet i lashte ne territorin e Ilirise
    Nga baraliu sedat në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 09:38
  5. Historia e Shkodres ne 1913
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 14:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •