Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Minoritarët e vegjël të bëhen me libra

    Kryeministri Berisha urdhëron Pollon të botojë librat për shkollat greke në Jug

    Nxënësit e arsimit 9-vjeçar të minoritetit grek nuk duhet të bëjnë më mësim me shënime, por me libra. Ky është urdhri i Kryeministrit dhënë dje në mbledhjen e qeverisë. Ai ka ngarkuar ministrin e Arsimit me detyrën e botimit të teksteve për arsimin minoritar. "Qeveria duhet të shohë me përparësi edhe botimin në gjuhën greke të librave për nxënësit e minoritetit grek", tha Berisha. Për këtë vit, procesi i botimit të librave ka përfunduar dhe botuesit nuk kanë parashikuar asnjë tekst për këto shkolla. Nisur nga ky fakt, Kryeministri u shpreh se "Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të përfundojë botimin në gjuhën greke të të gjithë literaturës shtetërore për pakicën greke".

    Ai i quajti pengesa burokratike vështirësitë e Ministrisë së Arsimit për të "joshur" botuesit për përgatitjen e këtyre librave.

    Në fakt, liberalizimi i tregut të librit është shoqëruar edhe me një indiferencë nga ana e shtëpive botuese për tekstet që kanë një numër të vogël përdoruesish. Këtu hyjnë librat shkollorë të shkollave profesionale, si dhe librat për shkollat minoritare në vend. Gjithsesi, për Kryeministrin Berisha nuk duhet të ketë asnjë pengesë burokratike dhe fëmijët e minoritetit nuk duhet t‘i marrin mësimet në fletore. Kështu u shpreh ai, duke shtuar se "mund të jetë më e kushtueshme, por ne do t‘u garantojmë tekstet".

    Për sa i përket çështjes së botimit të librave për shkollat e minoriteteve, përfshirë edhe atë grek, Ministria e Arsimit jep vetëm një argument: "Botuesit nuk marrin përsipër t‘i botojnë këta libra, pasi për ta fitimi është shumë i vogël. Burimet nga ky dikaster saktësojnë se është diskutuar disa herë ky problem dhe "botuesit kanë deklaruar se nëse i marrim përsipër do t‘i shesim me çmim shumë më të shtrenjtë se sa janë librat e tjerë shkollorë". Në këto kushte janë botuar dhe ribotuar vetëm libra për shkollat e mesme të përgjithshme dhe shkollat 9-vjeçare me detyrim. Për arsimin e mesëm profesional dhe atë të pakicave minoritare ka pasur gjithnjë problem në pajisjen me tekste. Nxënësit e këtyre shkollave historikisht i kanë marrë mësimet në formën e leksioneve.

    Sipas ligjit, tekstet shkollore për nxënësit minoritarë duhet të botohen në dy gjuhë, shqip dhe në gjuhën përkatëse, në rastin konkret, atë greke. Pritet që pas urdhrit të Kryeministrit, Ministria e Arsimit të shohë më me përparësi këtë problem.

    Për këtë vit shkollor nuk është parashikuar botimi i librave për këtë kategori. Botuesit kanë përfunduar tashmë shtypshkrimin për librat e tjerë shkollorë dhe pritet që të nisë shpërndarja në fillim të muajit shtator.

    Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri ka prekur edhe një problem tjetër në fushën e arsimit. Atë transportit të mësuesve. Sipas Kryeministrit, duhet t‘i jepet fund këtij problemi. "Duhet të rishikohet problemi i transportit të mësuesve e nxënësve e tarifave", tha Berisha. Sipas vendimit ekzistues, është nga 1 deri në 12 kilometra. Ndërkohë, Kryeministri sugjeroi të ndryshojë deri në 6 kilometra. Për këtë, Ministria e Arsimit duhet të përgatisë një vendim të ri dhe ta paraqesë për miratim në Këshillin e Ministrave. Kështu, të gjithë ata mësues që e kanë shkollën 6 kilometra larg nga qendra e banimit nuk do ta bëjnë më rrugën me mjete të rastësishme, por me mjete që i siguron shkolla. Pra, rritet numri i mësuesve dhe nxënësve që do të udhëtojnë falas për të shkuar në shkollë, pasi në vendimin e ri do të përfshihen edhe ata që e kanë shkollën 6 kilometra e sipër nga vendbanimi.





    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Kjo eshte pozitive, pasi menjanon qe greket te shkojne neper shkolla private greke e te mesojne sesi Greqia eshte me e lashte se Shqiperia.

    Duke u dhene libra qe mbeshteten ne programin mesimor shqiptar, do mesojne te verteten. Bravo Berisha!

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Paskan vullnet e zell me perkthy gjith literaturen shqiptare ne greqisht, dhe i mungon i njejti zell me ja thy turinjte kur vriten shqiptaret matane kufirit ? Ose fjala vjen, per te botuar vepra te perkthyera ne shqip, si Illyricum Sacrum nga Dom Frano Ilia ?

    Cfare leckamanesh
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    ca jane keto k.rlliqe...Franca mu ne zemer te perendimit nuk jep asnje kacidhe per gjuhet dhe shkollat e minoriteteve te saj,ne dalim si p.dha te bukur me tregu sa e duam demokracine....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shkollat e minoritetit grek, mësim me libra shqip

    Mësuesit janë rekomanduar të përkthejnë vetë tekstet mësimore


    Në shkollat e minoritetit etnik grek, në Komunat e Dropullit të Poshtëm, Dropullit të Sipërm dhe në Pogon në Rrethin e Gjirokastrës, viti shkollor ka nisur me mjaft probleme si në drejtim të organizimit, ashtu edhe në drejtim të pajisjes së nxënësve me tekste mësimore. Sipas të dhënave të Drejtorisë Arsimore, deri tani kanë mbërritur vetëm 3 tekste mësimore për ciklin e ulët dhe sistemin 9-vjeçar nga rreth më shumë se 20 tekste që ka programi i shkollave publike në gjuhën greke. Dje në ditën e parë të fillimit të shkollës, nxënësit që mësojnë në greqisht kishin në çantat e tyre vetëm tekstet e Abetares në greqisht për klasën e parë, "Glosa mu" (Gjuha ime) për klasën e dytë dhe "Glosa mu" (Gjuha ime) për klasën e katërt. Mësuesit e shkollave të minoritetit thonë se janë rekomanduar nga Drejtoria Arsimore që në pritje të teksteve të reja të përdorin gjatë procesit mësimor tekstet në gjuhën shqipe, duke u përkthyer nga vetë mësuesit e lëndëve në gjuhën greke.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

Tema të Ngjashme

  1. Kur ishim te vegjel... (kimi)
    Nga Aragorn I në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 20-11-2007, 21:09
  2. Kur ishim te vegjel, na mernin per dore.........
    Nga LediAA në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-07-2007, 19:41
  3. Kur ishin të vegjël
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 16:08
  4. A mendoni se ne per prinderit mbetemi gjithmone te vegjel?
    Nga INDRITI në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 04:56
  5. Prindërve dhe vizitorëve të vegjël
    Nga Arbushi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2002, 17:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •