Nga Ervin Hatibi
Iluzioni i informimit
Nė bazė tė anketave tė besueshme, populli qė grumbullohet mė masivisht rreth ekranit tė televizorit (kėsaj vatre moderne me njė zjarr pa tym), janė tė varfrit. Sa mė shumė tė shtohet sėra dhe sa mė lart tė ngrihet ashensori social, aq mė shumė nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė shkon kjo me orėt qė kalohen pėrpara ekranit. Sigurisht. Tė pasurit nuk kanė kohė tė kalojnė pėrpara televizorit, pėr arsyen e thjeshtė se ata janė... brenda tij. Se janė ata qė i bėjnė ngjarjet, jetėn mondane e politikėn, ata qė personifikohen e pėrjetėsohen nė filmat dhe spektaklet qė finacojnė sipas midesė e interesave tė veta. Dhe nė njė ditė ende 24 orėshe, nuk mund tė gjejnė kohė tė shpenzojnė para ekranit, njė kohė qė do tia vidhnin bėrjes sė lekut apo bėrjes sė qejfit. Kurse tė varfrit, ngaqė nuk bėjnė dot qejf prej vėrteti e aventura, janė tė detyruar qė me njė kosto tė lirė tė energjisė elektrike, tė rrinė e tė kundrojnė gojėhapur deri vonė, deri sa shuhet, zjarrin qė sngroh, tė ekraneve...
Pėrveē varfėrisė, ka edhe nja dy arsye tė tjera pėr tė parė televizor, njėra mė e dobėt se tjetra. Njėra nga kėto ėshtė qė tė informohesh dhe tjetra qė tė kulturohesh. Mė interesanti ndėr kėta sebepe televizive ėshtė informimi. Informimi pėrmes ekranit, me figura, tė jep pėrshtypjen shtypėse se e pe krejt tė vėrtetėn aēik; ajo po lėvizte e gjallonte gjysmė metri larg hundės tėnde. Informimi pėrmes mediave, sipas pėrkufizimeve tashmė klasike, i bie tė jetė pushteti i katėrt, mjeti vendimitar me tė cilin njerėzia kontrollon dhe gjykon funksionimin e tre pushteteve tė tjerė-legjislativit, ekzekutivit, gjyqėsorit- duke u bėrė kėshtu teorikisht mė i fuqishmi pushtet pėr demokracinė. Por tek ne dukshėm ky pushtet ėshtė pushtuar, pushtėruar, poshtėruar, dhe si rrjedhojė, edhe demokracia ku jetojmė ėshtė e tillė, nė tė njėjtėn masė trefishe. Ashpėr? Hiē fare! Vėshtroni sesi qytetarit realiteti i serviret nga media tė ngritura me paratė e kapitalistėve tė politikės, pasunarėve tė rinj monopolistė e kontrabandistė qė pėrdorėn shtetin si gomone, nga njė media qė financohet nė mėnyrė selektive me para reklamash nga qeveria (pėrshėndes ish-kryeministrin Meksi i cili kėrkoi tė marrė fund kjo praktikė, nėpėrmjet botimit tė njė gazete tė qeverisė); media qė furnizohet me opinione e opinionistė nga shėrbimi sekret. Prandaj edhe informimi ėshtė i destinuar tė degjenerojė nė propagandė a publicitet. Shartimi i biznesit, politikės dhe medias rezulton thjesht me njė lloj bashkėkohor diktature, ku robi i shkretė ka iluzionin politik se zgjedh dhe njeh kur nė fakt e vėrteta ėshtė bėrė thjesht mediatike, e pėrgatitur enkas pėr tė. Sigurisht, mashtrimi mė i lehtė ėshtė me shkronjėn, nė shtypin e shkruar, por efektin mė tė fuqishėm dizinformimi e merr kur bėhet me figura dhe zė. Fokusimi i detajit nė dėm tė tėrėsisė, fragmentizimi, pėrsėritja e shfrenuar e imazhit tė volitshėm dhe errėsimi i atij problematik, ngritja nga hiēi dhe zmadhimi i ndonjė personazhi apo ngjarjeje nė dėm tė njė pale mė tė merituar personazhesh a ngjarjesh... tė gjitha kėto bashkė nė atė qė quhet me pafajėsi lajm, informim. Duke u pjekur midis territoresh tė pakontrollueshme urbane dhe institucionesh gati hermetike, fruti i tw vėrtetės reale ėshtė gati i pakapshėm pėr masat, dhe prandaj ne kemi paguar mediat tė shkojnė dhe ta vjelin atje pėr ne, e ato pasi e shtrydhin dhe pėrpunojnė, na e japin ta pijmė nėn ambalazhe shumėngjyrėshe, duke na u betuar se ajo ēka po pijmė ėshtė 100% natyrale, pa konservues, pa prezervativė, pa ngjyrues kimikė...
Dėfrimi banal me politikėn
Mirė apo keq, tė mė ndjejė demokracia, kam zgjedhur tė bėhem ai shqiptari i mesėm cinik e i vetmuar, qė e sheh haptas se politika e madhe jona, ėshtė thjeshtė njė rimorkio qė merr kthesa pa finesė lidhur pas njė fuoristrade me targa tė huaja, kurse ajo e vogla, politika me tė brendshme, ėshtė bėrė kush ngre pallatin mė tė lartė, kush fut mė shumė kushėrinj doganierė a badigardė... Njė strukturė pazarllėqesh tribale-karikaturė e Besėlidhjes sė Lezhės - ku bihet dakord pėr aleatėt, klientėt dhe armiqtė e radhės, si edhe ku sajohen togfjalėshat e rinj tė propagandės pėr tu bėrė ballė shmangieve publike tė momentit nga demokracia, premtimet e vjetra dhe burrėria.
Nė vend tė votės, (njė institucion qė ia kemi arritur ta bėjmė qesharak) tashmė njė shqiptar si unė pėrdor telekomandėn. Nga njė stacion nė tjetrin i jap mbėshtetjen time fytyrave gazndjellėse tė garipave tė politikės, tė cilėt na ofrohen nė pozat e tyre mė kinematografike, qė citohen nė frazat e tyre mė anekdotike, nė shkujdesjet e tyre mė alkoolike. E gjitha kjo mundėsuar me kamerat dhe mikrofonėt e poseduar prej duarsh tė njoma ish-kamarierėsh, qė tani kanė marrė peng redaksitė e ndritshme tė televizioneve tona. Emisioni mė i ndershėm politik, ėshtė sigurisht Diskolajmet e fundjavės, prej tė talentuarit Shkurti nė Tv-Klan, ku nė ndryshim me banalitetin dhe shkujdesjen djaloshare nė edicionet e lajmeve apo ato tė analizave, fokusimet groteske tė njerėzve tė pushtetshėm, janė tė justifikuara qė nė fillim me titullin dhe zhanrin e emisionit. Dhe gjithsesi, aty komentet e abstragimet, pėrmes kopsitjes me batuta prej filmave tė realizmit socialist, japin definicionin dhe shijen e vėrtetė tė kastės sonė politike nė aventurat e saj tė pėrjavshme. Tė pėrvajshme. Por kohėt e fundit, siē ėshtė vėnė re edhe nga tė tjerė kolegė, nė trendin mė tė fundit tė liberalizimit mediatik tė jetės politike, njė kulturė e keqe protagonizmi, e nisur qė me transmetimet maratonė tė diskutimeve parlamentare, ka filluar tė rishfaqet edhe mė bruto nė etjen perverse pėr tė transmetuar nė televizion debate tė nxehta politike tė niveleve tė larta. KPD-ja, plenumi i Tiranės (Edi Rama versus demokratėt nė kėshillin bashkiak), debati mbi SHIK. Nė dallim nga uniformiteti provincial i mediokritetit nėpėr transmetimet e diskutimeve parlamentare, ritmi dhe temperatura janė tė garantuara nė llojin e fundit tė debateve. Nė njė Shqipėri pa yje, nė njė Shqipėri ku intelektualėt, shkrimtarėt, kėngėtarėt dhe aktorėt pa filma e pa teatėr thėrriten nėn armė nga politika sa herė ka nevojė ajo, detyrimisht qė telenovelat narciziste tė yjeve do tė detyrohen ti luajnė politikanėt. Ata kanė dalė nga ekranet e dritareve-ikona tė benzave tė blinduar, ku tendosen me seriozitet kanonik, pėr ti dhuruar popullit nė TV me gjithė mimikėn e tyre molieriane, gjestikulacionet, testikulacionet, kollarot firmato, zhargonet surrogato dhe hieroglifet kuptimplote me tymin e duhanit. Tė ardhur nė politikė pėrgjithėsisht nga mjedise universitare apo (gjysmė-)akademike, politikanėt tanė, ish-nxėnės tė shkėlqyer dhe ish-sekretarė rinie, duket qė ende e vuajnė atė kompleksin e vjetėr tė tė qenit ēun i mirė. Dhe kėshtu, nuk humbin rastin pėr tu dukur sa mė maēo, sa mė tė hidhėt, sa mė vulgarė para kamerave, pas tė cilave dyshojnė se i gjithė populli shqiptar pėrbėhet nga skafistė dhe blegtorė vetmitarė, tė gatshėm ti pranojnė si tė barabartė mes tė barabartėve nėpėr tavolinat e lira tė burrėrimit populist ballkano-mesdhetar. Duke e shqyer mė katėrsh parimin e mirėinformimit dhe tė gjithėpjesėmarrjes, transmetime tė tilla minimaliste, shkojnė pėrtej transparencės politike dhe zgjerimit tė korridoreve midis elitės dhe popullit, pushtetit dhe qytetarėve zgjedhės. Mė tepėr ato i ngjajnė njė versioni shqiptar tė spektaklit tė tele-realitetit The Big Brother (Vėllai i madh, i njohur tek ne pėrmes versionit italian Il grande fratello). Ėshtė pra ai spektakli ku ēuna e goca tė reja vetėngujohen nė njė shtėpi tė supervrojtuar nga kamerat, tė cilat i japin publikut mishngrėnės tė gjitha detajet e jetės sė tyre ditore; tė ushqyerit, llomotitjet, flirtet, zėnkat, pėrgjumjet...gjithēka qė mund ti ndodhė robit. Hiq vetėm pjesėn e mirėfilltė tė marrėdhėnieve seksuale, (megjithėse nė ndonjė vend, janė pėrfshirė edhe ato). Tashmė nuk ka rėndėsi ēfarė thua - rėndėsi ka si e thua. Nuk ka tė mirė dhe tė kėqinj - ka vetėm simpatikė dhe josimpatikė. Dhe tamam si nė Big Brother, duke supozuar se janė tė pavrojtuar e midis shokėsh, politikanėt tanė po e lirojnė fare gojėn nėpėr ekrane, dhe tė mos na pėrmendė kush eksperiencat e botės, fjala vjen, ato amerikane, ku debati politik televiziv ka krijuar shkollė. Kėta tanėt, i lejojnė vetes lloj-lloj llafi nė publik, e kjo punė u kalon fare pa gjobė, nė ndryshim nga vendet nga ku marrim shembuj. Ėshtė njė lloj sindrome e quajtur Tourette (psikologėt tė mė korrigjojnė) e cila pėrkufizon (mes tė tjerash), gjendjen e njeriut i cili nuk mund tė frenojė dot shtrėngimin e brendshėm pėr tė thėnė llafe tė pista. Televizionet tona, nė emėr tė tė qenit si gjithė bota (cila botė mor aman!?), kanė bėrė tė zakonshėm pėrdorimin e fjalėve tė ndyta orė e pa orė, vend e pa vend, duke u kthyer nė laboratorė tė traumatikės postdiktatoriale, ku njerėz tė frustruar tė moshave tė mesme vjellin gjithė edukimin puritan tė Enver Hoxhės. Ajo qė nė fillim nisi si shaka nga disa humoristė pa karakter, njė herė me aludime erotike e fjalė dykuptimėshe, pastaj me eufemizma mė tė trasha, tashmė ka kaluar nė bėrtitje dhe afishim me gojėn plot tė fjalorit mė tė ulėt nėpėr spektakle e emisione nė orėt mė tė ndjekura. Ky marifet ekstremizoi shijet e shikuesve, dhe rrjedhimisht, u huazua edhe nga politika, nė doza mė diplomatike, gjithė duke shfrytėzuar pėr hesap tė karizmės personale normalizimin qė rrethon tashmė banalitetin dhe vulgaren nėpėr media. Kemi parė spektakle dhe emisione nė kanalet serioze evropiane, tė paktėn nė ato tė Italisė e Francės, dhe nuk ka qėlluar asnjėherė ti dėgjojmė troē disa llafe qė kumbojnė pa tė keq nė ekranet tona homologe. Njerėzit tanė po harrojnė se tė bėsh humor dhe tė jesh inteligjent, nuk ėshtė e domosdoshme tė qelbėsh gojėn.Pėr ti bėrė ballė kėsaj sėmundjeje tė medias dhe tė kulturės politike, duket se nuk ka asnjė zgjidhje tjetėr veē stėrvitjes sė ndonjė duzine personazhesh tredimensionalė, figura midis Avni Rustemit dhe doktor Arqilesė, qė tė ndėrhyjnė nė skenė me njė spec djegės nė dorė pėr tua pėrzhitur buzėt sa herė shqiptojnė llafe tė kėqija adoleshentėve tanė publikė.
Krijoni Kontakt