Princi Leka: Kujdes me historinė
Rrėfehet pinjolli i familjes mbretėrore: Detyra e re, Kosova dhe rishikimi i historisė. "Politikanėt s‘mund tė bėhen historianė"
Njė javė pas emėrimit tė tij si kėshilltar nė Ministrinė e Jashtme, princ Leka II rrėfen nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Shqip" motivin pse ka zgjedhur t‘i bashkohet administratės dhe ambiciet drejt skenės politike. Monarku qė u bė pjesė e administratės publike shqiptare ka lėnė pas dore veset e bashkėmoshatarėve tė tij pėr t‘iu pėrkushtuar tėrėsisht ambicieve nė fushėn e diplomacisė dhe politikės. Princ Leka pohon se pasi tė ketė marrė njohuritė e nevojshme nė administratė dhe pėrmbushur me sukses detyrat e tij si kėshilltar i Ministrisė sė Jashtme, kalimi drejt politikės ėshtė njė rrugė nė vazhdimėsi. Si trashėgimtar i Oborrit Mbretėror, ēėshtjen e rishkrimit tė historisė e shikon si njė hap qė duhet shikuar nga historianėt dhe jo nga politikanėt. Sipas princit, politikanėt bėjnė politikėn, ndėrsa historianėt shkruajnė historinė.
Lartėsia juaj, princ Leka, cili ishte motivi qė ju shtyu qė tė bėheshit pjesė e administratės shtetėrore shqiptare?
Unė e konsideroj se ky ėshtė njė angazhim tjetėr i familjes mbretėrore pėr Shqipėrinė nė drejtimin e ndihmės pėr tė mirėn e kombit shqiptar. Njė mėnyrė tjetėr pėr tė ndihmuar nė ngritjen e imazhit tė saj, sidomos nė momentet qė po kalojmė, tė cilat pėr familjen mbretėrore dhe mbarė kombin janė historike. Pėr mua personalisht ėshtė njė eksperiencė e shkėlqyer, sepse do tė mė ndihmojė nė formimin tim, tė njihem mė nga afėr me administratėn shtetėrore dhe tė ndihmoj vendin tim, tė jap maksimumin tim nė shėrbimin e tij. Si javė tė parė e konsideroj qė kam pasur mjaft ngrohtėsi dhe mundėsi pėr tė marrė njė formim sa mė tė mirė pėr situatėn aktuale qė ekziston brenda pėr brenda politikės sė jashtme tė shtetit shqiptar.
Java qė kaloj ka qenė java juaj e parė si nėpunės i administratės. Si kanė qenė ditėt e para tė punės suaj si kėshilltar?
Ditėt e para tė punės kanė qenė shumė tė mira, duke marrė njohuri dhe duke plotėsuar ditėt kryesisht nė takimet me administratėn dhe duke marrė njė informacion tė situatės edhe njė njohje mė tepėr brenda pėr brenda administratės.
Ēfarė ėshtė pėr ju diplomacia dhe politika. E shihni detyrėn tuaj tė re si kėshilltar nė Ministrinė e Jashtme si njė rrugė pėr tė hyrė drejt politikės nė tė nesėrmen?
Pėr mua ėshtė njė shans qė unė tė jap kontributin tim dhe tė vė nė dispozicion tė gjithė bagazhin tim pėr Shqipėrinė. Ėshtė e rėndėsishme pėr mua qė unė t‘i shėrbej Shqipėrisė pėr tė pėrmbushur detyrat e mia si shqiptar dhe si njė princ. Si trashėgimtar i familjes mbretėrore, jeta ime ėshtė pėrfshirė edhe nė ēėshtje tė politikės sė vazhdueshme. Unė mendoj se kjo ėshtė njė rrugė tjetėr pėr vazhdimėsi. Dhe tė jap kontributin pėr njė shans tjetėr, pėr tė dhėnė sa mė shumė ndihmė nga ana e familjes mbretėrore nė tė mirėn e kombit shqiptar.
Pra synoni qė karriera juaj nė tė ardhmen tė jetė e fokusuar mė tepėr nė njė rang ambasadorėsh apo tė kontribuoni mė shumė nė politikėn e brendshme shqiptare?
Unė do tė vazhdoj rrugėn time, sepse unė jam me emrin tim. E kam kėtė shans tė jem edhe jam princi trashėgimtar i tė gjithė popullit shqiptar. Jam princ edhe nė Kosovė, siē jam edhe kėtu. Dhe besoj nė rolin tim, pasi princi nuk ndryshohet dhe nė kėtė drejtim kam marrė njė mbėshtetje tė jashtėzakonshme edhe nga administrata shtetėrore. Unė e konsideroj detyrėn si kėshilltar i ministrit si njė detyrė shtesė, qė duhet ta shfrytėzoj me tė gjithė fuqinė qė kam.
Diplomacia shqiptare gjatė kohės sė Mbretit Zog njihet si diplomacia mė brilante e Shqipėrisė me vendet e botės. Ēfarė do tė trashėgoni ju nga ajo kohė dhe ēfarė kontributesh do tė jepni pėr Ministrinė e Jashtme?
Personalisht mund tė them se keni shumė tė drejtė. Koha e Mbretit Zog, edhe nė mėnyrėn e zbatimit tė drejtimit nga ana e politikės, sidomos nga ana e politikės sė jashtme, ka qenė e spikatur nga tė gjitha drejtimet. Unė besoj se sot pėr sot ajo kohė ka ndryshuar. Politika duhet tė bazohet mbi ēėshtjet sociale, ekonomike dhe elementet e politikės, d.m.th duhet ta shikojmė situatėn me njė sy tjetėr. Ne nuk mund tė harrojmė historinė dhe duhet tė vazhdojmė pėrpara. Duhet tė kujtojmė dhe tė mėsojmė mėsimet mė tė rėndėsishme tė kohės sė Mbretit Zog. Ajo kohė mbetet njė nga kohėt e arta tė diplomacisė shqiptare. Ėshtė koha e njė vetėdijeje tė lartė kombėtare dhe dėshirė pėr shtetformimin, por shumėēka ka ndryshuar dhe ne kemi kaluar kohė tė vėshtira, sot duhet t‘u pėrshtatemi kushteve tė reja social-ekonomike dhe t‘u pėrgjigjemi nevojave tė bashkėkombėsve tanė. Koha e Mbretit Zog na ka dhėnė njė shembull se si duhet ndėrtuar njė shtet dhe sakrificat qė duhet tė bėjmė pėr vendin tonė. Sot ne e kemi dhe duhet tė punojmė pėr tė, t‘i mbrojmė pavarėsinė si atė administrative, politike, ashtu edhe ekonomike. Unė kam jetuar njė pjesė tė jetės sime jashtė Shqipėrisė dhe pėrvoja e akumuluar jashtė si edhe edukata e marrė nė familjen time do tė mė shėrbejė.
Keni deklaruar se do tė angazhoheni fuqishėm nė ēėshtjen e Kosovės. Konkretisht, ēfarė mendoni se ėshtė mė e mirė pėr Kosovėn nė kėto momente dhe ēfarė qėndrimi duhet tė mbajė diplomacia shqiptare ndaj pengesave qė Serbia nxjerr pėr ēėshtjen e Kosovės?
Unė besoj se tashmė ėshtė e ditur qė Shqipėria ėshtė duke mbėshtetur me tė gjithė fuqinė e saj pavarėsinė e Kosovės dhe planin e Ahtisarit. Nuk ka asnjė dyshim qė Shqipėria do tė jetė gjithmonė pranė Kosovės. Unė do tė vazhdoj tė jem si trashėgimtar i familjes mbretėrore, tė jem njė zė i fuqishėm pro pavarėsisė sė Kosovės nė tė gjithė drejtimet e saj. Edhe nė kėtė element, besoj se shteti shqiptar ėshtė duke dhėnė maksimalen e vet pėr kėtė ēėshtje. Qėndrimet tona janė tashmė tė njohura, pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja alternativė, ēdo zgjidhje tjetėr ėshtė e papranueshme. Diplomacia shqiptare ėshtė shprehur nė mbėshtetje tė pakos sė Ahtisarit pėr pavarėsinė e Kosovės dhe kundėr ndarjes sė saj, ky duhet tė jetė qėndrimi tė cilin duhet tė mbajė dhe sė cilės duhet t‘i pėrkushtohet. E rėndėsishme pėr ne ėshtė bashkėrendimi i punės me partnerėt tanė strategjikė si SHBA-tė, Mbretėria e Bashkuar dhe BE-ja.
Si trashėgimtar i fronit mbretėror, cilat janė marrėdhėniet tuaja me vendet e tjera tė botės. Sa do tė ndikojė kjo nė punėn e Ministrisė sė Jashtme?
Shumė tė mira. Mund tė them se me vendet e tjera tė botės jemi shumė miq. Kuptohet, ne do tė vazhdojmė dhe unė kam fatin jo vetėm si kėshilltar i Ministrisė sė Jashtme, por kam edhe mbėshtetjen e plotė tė Oborrit Mbretėror, qė kam mundėsi tė jap njė kontribut pėr tė mirėn e kombit shqiptar. Kam filluar nė disa drejtime, sidomos nė element tė diasporės edhe vendeve tė tjera, duke hapur rrugėt dhe shtrirjen e influencės sė shtetit shqiptar, dhe unė besoj se kėtė drejtim unė do tė vazhdoj tė ndihmoj sidomos me miqtė qė kemi. Kemi edhe miq nė Lindjen e Mesme dhe vende tė tjera.
Kėshilli i Ministrave ka vendosur pesė ditė mė parė qė historia e Shqipėrisė tė shkruhet nga e para. Kjo ēėshtje ka ngjallur debate, jo vetėm mes akademikėve, por edhe mes politikanėve. Mendoni se ėshtė e drejtė qė tė rishikohet historia, kryesisht periudha e Mbretit Zog?
Kėtu do tė ketė edhe njė reagim. Unė personalisht nuk mund tė reagoj si kėshilltar i ministrit tė Jashtėm, por nga ana e Oborrit Mbretėror do tė ketė njė reagim pėr kėtė ēėshtje. Patjetėr qė historia nė Shqipėri ka pasur shumė ndikime politike dhe duhet shikuar me njė sy tė pavarur. Jo nga elemente tė vjetra tė politikės shqiptare. Unė do tė them me tė gjithė fuqinė time, se nė qoftė se jeni i pėrfshirė nė politikė, nuk duhet tė jeni edhe historianė.
Jeta nė Oborr
Siguria nė Oborrin Mbretėror, mė e lartė se nė Presidencė, Kryeministri dhe aeroporte
"Princi nė punė deri nė tre tė mėngjesit"
Djali i trashėgimtarit tė fronit mbretėror, princi Leka II tregon pėr "Shqip" se ka pak kohė tė lirė dhe se puna nė Oborrin Mbretėror dhe si kėshilltar nė Ministrinė e Jashtme i harxhon shumė kohė. "Si kėshilltar mund tė qėndroj nė punė edhe nė tre tė mėngjesit pa asnjė problem", thotė Princi Leka II, i cili tregon se i ka me pasion punėt qė bėn. Tė hysh nė Oborrin Mbretėror, aty ku kalon pjesėn e mbetur tė kohės princi Leka, duhet tė kalosh njė kontroll tė rreptė, ēka tė lejon mė pas tė shėtisėsh i lirė nė gjithė vilėn mbretėrore, muret e sė cilės janė tė rrethuar nga fotografi tė bėra nga periudha e Mbretit Zog. Fotografitė e familjes dhe miqve tė tij kanė mbushur zyrėn e princit Leka II, e cila ndodhet nė katin e parė, nė hyrje tė ndėrtesės. Librat e huaj me temė diplomatike dhe historike nuk mungojnė nė bibliotekėn e nipit tė Mbretit Ahmet Zogu, por gjithashtu edhe flamujt shqiptarė tė pranishėm nė ēdo dhomė dhe zyrė tė kėtij Oborri. Siguria brenda territorit tė vilės ua kalon masave tė sigurisė sė Presidencės, Kryeministrisė, madje edhe kontrolleve nėpėr aeroporte. Tė rrallė janė miqtė dhe personat qė futen lirshėm nė Rezidencėn Mbretėrore, ku pėrveē stafit pjesa tjetėr duhet tė harxhojė 15 minuta pėr tė hyrė nė vilėn mbretėrore pėr shkak tė kontrolleve. Aredimi i godinės tė lė njė pėrshtypje tė mirė. Shpatat dhe armėt e vjetra tė ndodhura gjithandej nė shtėpinė e princit, tregojnė mė sė miri se familja mbretėrore e adhuron kulturėn popullore shqiptare dhe se ėshtė njė njohėse e mirė e saj.
Miqtė
"Tani qė kam dy detyra tė ndryshme, nė ministri dhe nė Oborrin Mbretėror kam shumė pak kohė tė lirė se mė pėrpara. Por si djalė i ri, i di si t‘i shfrytėzoj deri nė maksimum", shprehet princ Leka II. 25-vjeēari shprehet se ka pasur fatin tė krijojė njė shoqėri shumė tė mirė. "Dua tė kem njė jetė aktive, duke takuar njerėzit pėrditė dhe besoj se kjo mė ka ndihmuar me detyrėn tė mos jem i mbyllur dhe tė njoh situatėn. Unė jam tipi qė kam qejf tė lėviz, tė njoh situatėn jashtė konceptit filozofik tė Tiranės. Duke marrė parasysh se Shqipėria nuk ėshtė vetėm nė Tiranė dhe Durrės, ajo ėshtė qė tė shkosh dhe tė vizitosh ēdo fshat dhe kėshtu do tė vazhdoj edhe nė tė ardhmen", shprehet ai. Princi pranon se shoqėrohet me miqtė VIP-a, por preferon tė mos publikojė emra, duke ruajtur me fanatizėm identitetin e miqve tė tij. "Unė nuk frekuentoj njė shoqėri tė pėrcaktuar, por shoqėrohem me njerėz tė tė gjitha fushave", thotė princi Leka II.
CV
Kėshilltari mė i ri i administratės
25-vjeēari, princi Leka ka pranuar ftesėn pėr tė mbajtur postin e kėshilltarit tė ministrit tė Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha, duke qenė nė kėtė mėnyrė kėshilltari mė i ri i administratės publike. Shtatė ditė mė parė, ministri Basha ka prezantuar para mediave bashkėpunėtorin e tij mė tė ri, Leka Zogun II. Mė parė Basha ua ka prezantuar princin Leka II, zyrtarėve mė tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe ekipit tė tij mė tė ngushtė, anėtarin e ri tė kabinetit tė tij. Princi Leka II ka njė formim akademik solid. Ai ka studiuar nė disa kolegje tė njohura nė vende tė ndryshme, pėrfshirė ST. Peter College dhe mė pas ka vazhduar nė "Royal Military Academy of Sandhurst", njė ndėr institucionet edukative mė prestigjioze nė Mbretėrinė e Bashkuar. Princi Leka II ka kryer gjithashtu njė kurs tremujor nė Akademinė Ushtarake "Skėnderbej", nė Tiranė dhe njė kurs 3-mujor nė Itali. Sipas Ministrisė sė Jashtme, emėrimi i princit Leka II nė kabinetin e tij ėshtė pjesė e filozofisė sė qeverisė shqiptare si dhe e vendosmėrisė sė tij pėr tė pranuar nė administratėn shtetėrore kapacitetet mė tė mira tė vendit, persona me aftėsi tė spikatura nė pajtim me nevojat e shėrbimit tė vendit.
Kėshilltar pėr Kosovėn
Princi Leka II nė foto me Presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu. Pėrveēse ėshtė emėruar si kėshilltar i ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, Princi Leka II do tė ketė edhe funksionin si kėshilltar pėr ēėshtjen e Kosovės, pėr tė cilėn deklaron se do tė angazhohet fuqishėm pėr pavarėsinė e saj
Uniforma mbretėrore
I pari qė krijoi traditėn e uniformave ushtarake nė Shqipėri ishte Mbreti Zog. Ato u dizajnuan nga italianėt, ishin "high-tech" pėr kohėn dhe kishin njė vulė kombėtare. Nė vitin 1939, italianėt ngritėn njė batalion tė Gardės Kombėtare dhe krijuan dy uniforma tė kushtueshme, njė me tirqe dhe njė me fustanellė. Duke futur kėshtu elementė tė traditės kombėtare nga jugu dhe veriu
Kronologjia
Uljet dhe ngritjet e familjes mbretėrore
Nė vitin 2002, familja mbretėrore mbėrrin pėrfundimisht nė Tiranė, duke i dhėnė fund njė mėrgimi 63-vjeēar. Njė avion "boing 727" transportoi nga aeroporti Lanceria tė Johanesburgut trashėgimtarin e fronit, Leka Zogu I sė bashku me familjen e tij. Duke iu rikthyer mbrapa historisė, nė prill tė vitit 1997, teksa Shqipėria gjendej e zhytur nė kaos pėr shkak tė shembjes sė firmave piramidale, Mbreti Leka I mbėrriti nė Tiranė. Ai mori pjesė nė fushatėn elektorale pėr zgjedhjen e formės sė regjimit nė Partinė e Legalitetit, duke shkuar pothuajse nė tė gjitha rrethet e Shqipėrisė. Nė kėto zgjedhje, monarkia fitoi 36% tė votave sipas Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Ky rezultat u shpall i falsifikuar nga Mbreti Leka I. Nisur nga kjo, tri ditė pas zgjedhjeve, Partia e Legalitetit organizoi njė miting proteste, ku simpatizantėt e saj bashkė me babain e Leka Zogut II marshuan drejt qendrės sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, ku pati edhe konfrontime me policinė. Pak ditė mė pas u hap njė proces hetimor ndaj Leka Zogut, duke e akuzuar atė pėr sulm tė armatosur ndaj institucioneve tė shtetit. Zogu u dėnua nė mungesė dhe pastaj pėrfitoi njė amnisti. Heqja e kėsaj pengese bėri qė Leka Zogu, trashėgimtari i ligjshėm i fronit mbretėror tė Shqipėrisė tė kthehej nė vend. Nė bazė tė njė marrėveshjeje midis PD-sė dhe PLL-sė dhe trashėgimtarit tė fronit mbretėror, 25- vjeēari, princi Leka II ėshtė punėsuar si kėshilltar i ministrit tė Jashtėm dhe do tė fokusohet kryesisht nė ēėshtjen e statusit tė Kosovės.
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt