Skicė pėr njė mendim tė ri historik nė Shqipėri
(27.08.2007)
Ndėrtimi i njė historie tė shtetit shqiptar, qė nga themelimi i tij, nė 1912-n e deri nė ditėt tona, paraqitet si njė sprovė qė ka shkurajuar shumė historianė me pėrvojė. Puna qendron tjetėrkund dhe qasja ėshtė mė e thjeshtė sesa duket. Historitė qė i kemi si doracakė nėpėr bibliotekat tona private apo nė rafte shkollash e akademish kanė, qė tė gjitha, tė metėn e madhe se janė porositur e shkruar me synimin pėr tė mos i thėnė tė gjitha. Kompromiset qė kanė kryer historianėt, ndoshta, nuk vlejnė tė kritikohen dhe gjyqi ndaj tyre nuk do tė ishte njė gjyq historik, por para sė gjithash njė gjyq ndaj shoqėrisė shqiptare
Ndėrtimi i njė historie tė shtetit shqiptar, qė nga themelimi i tij, nė 1912-n e deri nė ditėt tona, paraqitet si njė sprovė qė ka shkurajuar shumė historianė me pėrvojė. Puna qendron tjetėrkund dhe qasja ėshtė mė e thjeshtė sesa duket. Historitė qė i kemi si doracakė nėpėr bibliotekat tona private apo nė rafte shkollash e akademish kanė, qė tė gjitha, tė metėn e madhe se janė porositur e shkruar me synimin pėr tė mos i thėnė tė gjitha. Kompromiset qė kanė kryer historianėt, ndoshta, nuk vlejnė tė kritikohen dhe gjyqi ndaj tyre nuk do tė ishte njė gjyq historik, por para sė gjithash njė gjyq ndaj shoqėrisė shqiptare. Edhe Kastriot Dervishi nuk merret mirėfilli, as me listimin e harresave, shkurtesave e sajesave me tė cilat janė mbushur historitė tona. Me idealin se dokumentacionin e hulumtuar me besnikėri dhe me njė vendosmėri tė pashoqe, do ta pėrēojė vėrtetėsisht, aq sa ē’mund tė lejojė subjektiviteti i tė shkruarit tė historisė, ai sjell tek lexuesit njė tekst qė ėshtė i ēliruar nga tabutė, qė s’ka pėr kujdes tė mos prekė idhujt e rremė e as synon tė japė imazhin e njė supernacioni tė krijuar me dhimbje e qė ngėrthen mbi shpinė mitin e mbijetesės. Dokumenti ėshtė idhulli i vetėm i autorit, busulla qė thuajse shkruan vetvetiu kapitujt e vėshtirė e tė diskutueshėm tė historisė sė shtetit shqiptar. Kjo qasje e bėn historinė e tij njė referencė tė mirėfilltė pėr akademikėt, por fare mirė, edhe njė libėr qė duhet tė pėrdoret fort nė tė gjitha kategoritė e shkollave tona, tė paktėn derisa sprova tė tjera, tė ēliruara nga manipulimi, do tė na ofrojnė edhe tekste mė tė pėrshtatshme e mė didaktike pėr tė gjithė. S’mund tė tolerohet mė gjatė tė punuarit me klishetė e vjetra, qė vijnė nga skica marksiste e mendimit historik nė vend. Tekste si ai i Haxhi Qamilit, jetės politike nė vitet 1920-1925, kryengritjeve kundėr Mbretit Zog nė vitet 30, apo jetės institucionale nė shtetin shqiptar me sovranitet tė kufizuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, paraqiten si njė risi e mirėfilltė pėr gjithė mendimin historik nė Shqipėri. I ka hulumtuar me kujdes autori tė gjitha figurat historike qė, nė pozita mė tė vėshtira sesa luksi i historianit, nuk kanė mundur tė ruajnė njėtrajtshmėrinė e personalitetit tė tyre. Dhjetėra personalitete i shpėtojnė shpėrfilljes qė e kishte kthyer nė normė mendimi zyrtar nė Shqipėri dhe marrin pėrmasėn subjektive qė vetė autori u jep atyre nė historinė e shtetit shqiptar, nė bazė tė dokumenteve qė ofron me njė skrupulozitet qė meriton njė nderim tė veēantė. Dokumentet vėrtetojnė se ato figura kanė luajtur njė rol nė vazhdimėsinė e shtetit shqiptar, nga 1912-a e deri mė sot, dhe kjo Histori e Shtetit Shqiptar e respekton kėtė rol, pa rėnė nė moralizėm e pa zvjerdhur krejt atė interesimin e shpifur tė tė tjerėve qė kėrkonin revolucionin shoqėror, edhe tek heronjtė e lashtė antikė e qė gjenin pararevolucionarin, edhe tek Haxhi Qamili. Nė pikėpamjen e tė shkruarit, kjo histori paraqitet si njė tekst revolucionar, qė nuk i bindet mendimit standard tė derisotėm. S’ka kontribut mė tė madh sesa ofrimi i njė alternative, pėrkundrejt mosvėmendjes qė deri mė tash e kemi kapėrdirė si mendimi historik nė vend. Alternativa ofrohet me guxim, e njėkohėsisht, edhe si fshikullimė ndaj qendrimit prej urithi qė po mbajnė prej disa vitesh, kontribues tė mėdhenj nė farkėtimin e historive zyrtare tė shtetit shqiptar. Njė histori e parė nėpėrmjet dokumentesh, me skrupulozitetin pėr tė zbritur deri nė detaj, e denjė edhe si prodhim i njė redaksie tė mirėfilltė akademikėsh, ėshtė nė fakt, prodhimi i guximshėm i njė historiani tė vetėm. Ai ka hasur, nė krejt kėtė periudhė, qėndresėn e atyre qė ndjenin me tė drejtė se kasaphana e tyre mund tė minimizohej a zhdukej, nė rast se do tė publikoheshin alternativat. Lufta pėr tė ruajtur sekretet e dokumentacionit ka qenė njė aspekt donkishotesk i kėsaj pėrpjekjeje dhe autori refuzon tė flasė pėr tė. Ai refuzon tė pėrfshihet nė njė gjyq qė, nė fakt, duhet ta ēojmė mė tej ne tė tjerėt. Obstruksioni nė mbledhjen e dokumentacionit, bojkoti nė konsultat e merituara qė meritojnė Histori tė tilla, apo manipulimet qė shfaqen nė media si avokati tė mjera tė censurimeve zyrtare tė historisė, meritojnė njė vėmendje tė posaēme dhe grishin pėr kontribute tė reja, ndoshta jo vetėm historike, por sė pari, albanalogjike e pse jo, edhe filologjike. Zhvillimi i njė aksioni qė kėrkon barazi e mė tej ndoshta, edhe drejtėsi, paralel me ēeljen e dyerve tė shkollave, universiteteve e instituteve shkencore pėr alternativėn dokumentare qė ofron autori, do t’i shėrbente sė pari, minimizimit tė dėmit qė historitė e masakruara vijojnė t’u bėjnė ende shqiptarėve. Ky aksion, mė tej edhe do tė vendoste nė peshoren e duhur ballafaqimin qė vetė receptuesit do t’i bėnin Historisė sė re qė u ofrohet. Fitimi i tė drejtės sė alternativės nė shkallė tė gjerė, do tė ishte njė kėrkesė minimum e sprovės unike qė, deri mė tani, ofron autori i kėsaj vepre.
Parathėnia e librit “Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005”, tė historianit Kastriot Dervishi, publikuar pėr herė tė parė nė korrik 2006, nga Shtėpia Botuese “55”. Publikimi ka si konsulente historianen Ana Lalaj
Krijoni Kontakt