Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Skicė pėr njė mendim tė ri historik nė Shqipėri

    (27.08.2007)

    Ndėrtimi i njė historie tė shtetit shqiptar, qė nga themelimi i tij, nė 1912-n e deri nė ditėt tona, paraqitet si njė sprovė qė ka shkurajuar shumė historianė me pėrvojė. Puna qendron tjetėrkund dhe qasja ėshtė mė e thjeshtė sesa duket. Historitė qė i kemi si doracakė nėpėr bibliotekat tona private apo nė rafte shkollash e akademish kanė, qė tė gjitha, tė metėn e madhe se janė porositur e shkruar me synimin pėr tė mos i thėnė tė gjitha. Kompromiset qė kanė kryer historianėt, ndoshta, nuk vlejnė tė kritikohen dhe gjyqi ndaj tyre nuk do tė ishte njė gjyq historik, por para sė gjithash njė gjyq ndaj shoqėrisė shqiptare


    Ndėrtimi i njė historie tė shtetit shqiptar, qė nga themelimi i tij, nė 1912-n e deri nė ditėt tona, paraqitet si njė sprovė qė ka shkurajuar shumė historianė me pėrvojė. Puna qendron tjetėrkund dhe qasja ėshtė mė e thjeshtė sesa duket. Historitė qė i kemi si doracakė nėpėr bibliotekat tona private apo nė rafte shkollash e akademish kanė, qė tė gjitha, tė metėn e madhe se janė porositur e shkruar me synimin pėr tė mos i thėnė tė gjitha. Kompromiset qė kanė kryer historianėt, ndoshta, nuk vlejnė tė kritikohen dhe gjyqi ndaj tyre nuk do tė ishte njė gjyq historik, por para sė gjithash njė gjyq ndaj shoqėrisė shqiptare. Edhe Kastriot Dervishi nuk merret mirėfilli, as me listimin e harresave, shkurtesave e sajesave me tė cilat janė mbushur historitė tona. Me idealin se dokumentacionin e hulumtuar me besnikėri dhe me njė vendosmėri tė pashoqe, do ta pėrēojė vėrtetėsisht, aq sa ē’mund tė lejojė subjektiviteti i tė shkruarit tė historisė, ai sjell tek lexuesit njė tekst qė ėshtė i ēliruar nga tabutė, qė s’ka pėr kujdes tė mos prekė idhujt e rremė e as synon tė japė imazhin e njė supernacioni tė krijuar me dhimbje e qė ngėrthen mbi shpinė mitin e mbijetesės. Dokumenti ėshtė idhulli i vetėm i autorit, busulla qė thuajse shkruan vetvetiu kapitujt e vėshtirė e tė diskutueshėm tė historisė sė shtetit shqiptar. Kjo qasje e bėn historinė e tij njė referencė tė mirėfilltė pėr akademikėt, por fare mirė, edhe njė libėr qė duhet tė pėrdoret fort nė tė gjitha kategoritė e shkollave tona, tė paktėn derisa sprova tė tjera, tė ēliruara nga manipulimi, do tė na ofrojnė edhe tekste mė tė pėrshtatshme e mė didaktike pėr tė gjithė. S’mund tė tolerohet mė gjatė tė punuarit me klishetė e vjetra, qė vijnė nga skica marksiste e mendimit historik nė vend. Tekste si ai i Haxhi Qamilit, jetės politike nė vitet 1920-1925, kryengritjeve kundėr Mbretit Zog nė vitet 30, apo jetės institucionale nė shtetin shqiptar me sovranitet tė kufizuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, paraqiten si njė risi e mirėfilltė pėr gjithė mendimin historik nė Shqipėri. I ka hulumtuar me kujdes autori tė gjitha figurat historike qė, nė pozita mė tė vėshtira sesa luksi i historianit, nuk kanė mundur tė ruajnė njėtrajtshmėrinė e personalitetit tė tyre. Dhjetėra personalitete i shpėtojnė shpėrfilljes qė e kishte kthyer nė normė mendimi zyrtar nė Shqipėri dhe marrin pėrmasėn subjektive qė vetė autori u jep atyre nė historinė e shtetit shqiptar, nė bazė tė dokumenteve qė ofron me njė skrupulozitet qė meriton njė nderim tė veēantė. Dokumentet vėrtetojnė se ato figura kanė luajtur njė rol nė vazhdimėsinė e shtetit shqiptar, nga 1912-a e deri mė sot, dhe kjo Histori e Shtetit Shqiptar e respekton kėtė rol, pa rėnė nė moralizėm e pa zvjerdhur krejt atė interesimin e shpifur tė tė tjerėve qė kėrkonin revolucionin shoqėror, edhe tek heronjtė e lashtė antikė e qė gjenin pararevolucionarin, edhe tek Haxhi Qamili. Nė pikėpamjen e tė shkruarit, kjo histori paraqitet si njė tekst revolucionar, qė nuk i bindet mendimit standard tė derisotėm. S’ka kontribut mė tė madh sesa ofrimi i njė alternative, pėrkundrejt mosvėmendjes qė deri mė tash e kemi kapėrdirė si mendimi historik nė vend. Alternativa ofrohet me guxim, e njėkohėsisht, edhe si fshikullimė ndaj qendrimit prej urithi qė po mbajnė prej disa vitesh, kontribues tė mėdhenj nė farkėtimin e historive zyrtare tė shtetit shqiptar. Njė histori e parė nėpėrmjet dokumentesh, me skrupulozitetin pėr tė zbritur deri nė detaj, e denjė edhe si prodhim i njė redaksie tė mirėfilltė akademikėsh, ėshtė nė fakt, prodhimi i guximshėm i njė historiani tė vetėm. Ai ka hasur, nė krejt kėtė periudhė, qėndresėn e atyre qė ndjenin me tė drejtė se kasaphana e tyre mund tė minimizohej a zhdukej, nė rast se do tė publikoheshin alternativat. Lufta pėr tė ruajtur sekretet e dokumentacionit ka qenė njė aspekt donkishotesk i kėsaj pėrpjekjeje dhe autori refuzon tė flasė pėr tė. Ai refuzon tė pėrfshihet nė njė gjyq qė, nė fakt, duhet ta ēojmė mė tej ne tė tjerėt. Obstruksioni nė mbledhjen e dokumentacionit, bojkoti nė konsultat e merituara qė meritojnė Histori tė tilla, apo manipulimet qė shfaqen nė media si avokati tė mjera tė censurimeve zyrtare tė historisė, meritojnė njė vėmendje tė posaēme dhe grishin pėr kontribute tė reja, ndoshta jo vetėm historike, por sė pari, albanalogjike e pse jo, edhe filologjike. Zhvillimi i njė aksioni qė kėrkon barazi e mė tej ndoshta, edhe drejtėsi, paralel me ēeljen e dyerve tė shkollave, universiteteve e instituteve shkencore pėr alternativėn dokumentare qė ofron autori, do t’i shėrbente sė pari, minimizimit tė dėmit qė historitė e masakruara vijojnė t’u bėjnė ende shqiptarėve. Ky aksion, mė tej edhe do tė vendoste nė peshoren e duhur ballafaqimin qė vetė receptuesit do t’i bėnin Historisė sė re qė u ofrohet. Fitimi i tė drejtės sė alternativės nė shkallė tė gjerė, do tė ishte njė kėrkesė minimum e sprovės unike qė, deri mė tani, ofron autori i kėsaj vepre.


    Parathėnia e librit “Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005”, tė historianit Kastriot Dervishi, publikuar pėr herė tė parė nė korrik 2006, nga Shtėpia Botuese “55”. Publikimi ka si konsulente historianen Ana Lalaj

  2. #22
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    rishikimi eshte i domosdoshem qe femijet te mos indoktrinohen me me trillime e genjeshtra te sajuara nga regjimi komunist por qe ende u jepen nxenesve qe t'i mesojne permendesh ne shkollat 9-vjecare e te mesme.
    E mbaj mend qe ne vit te katert te shkolles se mesme, nje mesuese ma nxori noten 9 ne Histori vetem se thashe qe ishin vrare 2000 partizane ne nje beteje ne vend qe te thoja qe ishin 2200 sic pretendonte ajo...keto budallalleqe ndodhin vetem ne Shqiperi ku nxenesit duhet te mesojne permendesh genjeshtra...

  3. #23
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Rishikimi i historisė, duke shmangur pėrfshirjen e bijve tė nomenkalturės!

    Rishikimi i historisė, duke shmangur pėrfshirjen e bijve tė nomenkalturės



    Nė gjurmėt e deklarate sė sapogjetur tė intelektualit Gabriel Meksi pėr Patėr Anton Harapin


    Deklaratė
    Une i nenshkruemi Gabriel P. Meksi, profesor ne Liceun e Tiranes persa i perket te pandehurit Pater Anton Harapit deklaroj sa me poshte: Pater Anton Harapin e kam njohur ne Shkoder qe nga viti 1928-30, kur kam sherbyer ne Gjymnazin e Shtetit te atjeshem dhe me shume, kur ne Qershor te vitit 1930 shkova ne Shkoder si perfaqesues i Ministrise s’Arsimit ne provimet e Matures, te Normales se Stigmatineve, ku Pater Antoni qe si profesor i Pedagogjise dhe Filozofise. Po keshtu me eshte dhene rasti ne vitin 1943 te shkoj ne Shkoder si perfaqesues i Ministrise s’Arsimit ne Maturen e Gjimnazit Franceskan, i cili ne ate kohe eshte shtetezuar. Kam pasur gjate gjithe kesaj kohe edhe ketu ne Tirane bashkefjalime te ndryshme dhe shkembim mejtimesh, nga te cilat me ka rezultuar Pater Anton Harapi si patriot shqiptar dhe me ndjenja antizogiste e antiitaliane dhe gjithnje theksonte nevojen e domosdoshme te bashkepunimit te te gjithe elementare per mirevajtjen e popullit shqiptar. Kur Pater Antoni ka qene mis i Regjences, duke perfituar nga miqsia qe me lithte me te, me date 5 shkurt 1944, te nesermen e masakrave te tmerrshme, kam shkuar te Pater Antoni dhe i kam thene “Pater Anton, ē’jane keto qe behen?Pas ketyre s’ke me vend te qendrojsh aty”. Ai, duke qene i rrenuem m’u pergjigj: “A more zotni Meksi, sikur te ikim edhe une e Lefi, edhe koka tende s’eshte e sigurt”.
    Mbi kerkimin e tij leshoj kete deklarate
    Tirane me 6 shkurt 1946
    Deklaruesi
    (Prof. Gabriel P. Meksi )
    Firma
    Cili ishte fati i kėsaj deklarate? Kush ishte P.Anton Harapi? Si qėndroi Ai pėrballė interesave tė Atdheut? Cila qe fjala e vepra e Tij? Ja rrėfimi mė i sinqertė pėr veprėn e kryer: Nė korrik tė vitit 1944, pra, pasi bėnte bilancin e veprės sė vet, Ai, shkruante: "Po tė mos u zini besė fjalėve tė mija, ja tek e keni veprėn time pėr peng sigurie"! "Sot nė kėtė krizė tė tmerrshme, besimtarėve tė tre elementėve na pėrket, pėr hatėr tė Zotit e tė Shqipnisė, tė hjekim ēdo ndryshk zemre, t'i japim dorėn shoqi-shoqit e tė vllaznohemi nė njatė Zot qė besojmė e njatė Shqipni qė e dona me gjithė zemėr! A sot a kurrė - pėr Fe e Atdhe - ky asht besimi e kjo asht Shqipnia qė po na zhduket ndėr duer! Nuk shpėton jo, sot, as Xhamia pa Kishė, as Kisha pa Xhami, por as njena e as tjetra pa Shqipni! Me gjak e dasi jena ngopė! Kena pa e provue edhe se ēka asht kthetra e huaj dhe e kena prekė se njė popull i pėrēamė asht gjykuem me mbarue! Tė ngrehemi pra nė kambė!Pėr njė Zot tė vėrtetė e pėr njė Shqipni tė lumtur- na jena vllazėn. A sė bashku e tė pėshtuem a tė ndamė e tė mbaruem!”. Kėshtu porosiste Ai nė korrik tė vitit 1944 nė mbyllje tė veprės sė vet, pėr tė cilėn do tė pushkatohej si kriminel kolaboracionist mė 20 shkurt 1946, "sihariq" qė do t'i pėrcillej menjėherė ambasadorit jugosllav si lajmi mė gazmor i kohės pėr Shqipėrinė e mjerė tė atyre ditėve. Ja tani edhe pėrgjigja e drejtėpėrdrejtė me gojėn e tij: “Pse e pranova atė barrė? M'u dhimbt populli e m'u dhimbt Shqipnia! I grishun botnisht tė jap konributin tem pėr ēėshtjen e kombit dhe ndihmėn e popullit: “Anishka - thashė - Rroftė populli, Rroftė Shqipnia edhe pa mue! Ase kemi sakrifikue pikėpamjet tona ase do tė sakrifikojmė Shqipninė! Shqipninė do ta shpėtojė Zoti, kurse na i kemi vu vetes njė mision: tė pėrpiqemi me tė gjitha fuqitė pėr ta pakėsuar mjerimin dhe shėmtimin shqiptar".A mund tė ketė pėrgjigje mė tė saktė? Jeta dhe vepra e P.Antonit, pushkatuar si kriminel e kolaboracionist, e mė pas edhe e gjithė Shqipėrisė vėrteton mė sė miri mendimin e Anah Arendit se: "nėse njė diktaturė fillon tė heqė qafe armiqtė e saj realė, mė pas merret me kundėrshtarėt "potencialė", deri sa pėrfundon me luftėn kundėr armiqve imagjinarė". “Dosja e diktatures fq....”. Pas ēlirimit vrastar tė vendit arrestohet e dėnohet, me 19 shkurt 1946, me vdekje dhe ekzekutohet sė bashku me Lef Nosin. ...Ku deklarata e ku akuza…
    E tashti nje diskutim i shkurte: …Kalojme edhe 50 vjet histori shqiptare. Diktatori vdes rehat ne krevatin e tij familjar…Te gjithe tjeret qe lenė pas, duan ta shfajsojne, ta rikthejne ne piedestal, ate dhe veten e tyre. Pergjithsa ndodhi ne ato 50 vjet, sa vrasje e pushkatime, sa burgosje e internime..sa e kesosh e asosh..dhe vetem pse i preket pak..lekura..menjehere..argumenti. “Po ajo ka qene diktature..ju me demokracine po na beni me shume se ne atehere, po na burgosni per kafe,per llafe.., po na kujtoni te vdekurit po na hapni gropat e nxirrni eshtrat e atyre..” armiqve e tradhtareve”. Ku eshte faji yne...” Aspak s’kam pse te pendohem kur kthej koken prapa...”. “Krenohem me prinderit qe pata..” Justifikimi fare i qarte. “Ajo ishte diktature, ne s’kishim faj. Pra - diktatura qe sollen vete ata, per shqiptaret e popullin e tyre, i justifikon gjithēka ka ndodhur e gjithēka kane bere. Ja dopio standardi. Po kjo tjetra, nazistja, a nuk ishte diktature, qe as e solli kush, as e ndoqi kush. Pse nuk justifikoi kjo askend. Pse s’u tha njehere qe “Ishte diktature…e perderisa keta vete nuk i lyen duart me gjak..mund te shfajsohen..te falen”. Ndersa keto, edhe pse lyen e zhyten vete duart ne gjak…menjehere u justifikuan se ishte diktature. Madje, nuk duan as te kujtohen viktimat. Duan t’i lene serish armiq e tradhtare te popullit te tyre..e per vete..sigurisht te rishikohet historia, mos te mohohen meritat. Eh ē’pafytyresi dopio standard per vete e per tjeret. Me e keqe, me e paturp pasdiktatura se diktatura vete. Nen plumb e keshtu vdiqen ata, te mjeret; ..ne krevat e komoditet vdesin keta te tjeret. Aq sa falen armiqte e tyre, keta duan te rrine ashtu si jane armiqte, por vete prapė ne piedestale per merita e vlera, prandaj, te shifet e te rishkruhet historia, por prapė nga ata, ne mos nga bijte e tyre.
    Kjo m’u kujtua kur lexova deklaraten e sapogjetur….

  4. #24
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    “ Shikjo Dul, kėta janė dokumenta tepėr tė randsishme pėr historinė e Shqipnisė, prandej tregoni kujdes tė veēantė pėr ta!

    -Mos u ban marak Pader Marin, se kėto paēavure ne nuk na vlejnė fare: historinė e shkruejmė neve!”

  5. #25
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •