Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 25
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    720
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Debati mbi rishkrimin e historisė shqiptare

    Debati i historisė, kanė “humbur” 22 mijė dėshmorė


    “Ėshtė njė e drejtė e shqiptarėve pėr tė mėsuar tė vėrtetėn. Nuk ekziston mė asnjė justifikim pėr tė mbajtur kėto sajesa qė janė bėrė nė kurriz tė shqiptarėve dhe ēėshtjes kombėtare”, - janė shprehur disa nga historianėt, tė cilėt kanė mbėshtetur idenė pėr ta rishkruar historinė. Sipas mbėshtetėsve tė idesė sė rishkrimit tė historisė, mjafton tė shihen librat e botuar gjatė viteve tė fundit mbi historinė e shqiptarėve, qoftė kjo pėr kohėn nėn sundimin otoman, ashtu edhe pėr kohėn e luftės, qė tė bindeshim pėr tė rishikuar historinė. “Asnjė historiani nuk i falet mė tė gabojė, aq mė tepėr qė arkiva tė ndryshme ofrojnė dokumente serioze dhe tė besueshme jo vetėm pėr numrin e dėshmorėve, por edhe pėr datėn e ēlirimit apo edhe shumė ngjarje tė tjera”, - shprehen historiantėt, tė cilėt e shikojnė kėtė iniciativė si ndėr mė seriozet pėr tė rindėrtuar antologjinė e mendimit shqiptar.

    Dėshmorėt, “kanė humbur” 22 mijė

    Disa historianė e mė pas disa punonjės arkivash, pas ndryshimeve tė vitit 1990, hodhėn idenė “tabu” se nuk ishin 28 mijė dėshmorė. Myslym Islami, atėherė drejtor i Muzeut Historik, do ta vinte nė dyshim kėtė shifėr, duke e ulur nė mėnyrė drastike, deri nė diēka mė shumė se 6 mijė. Kjo shifėr u rideklarua edhe mė vonė, ndėrkohė qė i tė njėjtit qėndrim ėshtė edhe historiani, akademiku Kristo Frashėri, i cili disa kohė mė parė ka pohuar pėr gazetėn “TemA” “numrin e konsiderueshėm tė dėshmorėve (mbi 6000 veta), tė cilėt dhanė jetėn.” Ndėrkaq, qėndrimit tė Islamit dhe Frashėrit i janė bashkuar edhe njė pjesė e historianėve, por ata mendojnė, se ka ardhur koha qė pėr kėtė ēėshtje tė ngrihet njė komitet me historianė profesionistė, qė kjo ēėshtje tė mos mbetet “bisedė pėr kėdo”.

    Problemet pas kontestimit

    Anėtarėt e Komitetit tė Veteranėve, por edhe historianėt, kanė pohuar pėr gazetėn “TemA”, se nuk ka funksionuar ndonjė rregull i posaēėm pėr shpalljen e dėshmorėve. Kėshtu, nėse kjo ēėshtje do tė rishihet, atėherė do tė duhet qė tė ndryshojnė jo vetėm tekstet e shkollės, por edhe fondet sociale pėr kėtė shtresė. Por, nė tė njėjtėn kohė, ndryshimi “i mendimit historik” edhe pėr ata qė gjatė diktaturės ishin mohuar si dėshmorė, e kanė kthyer ēėshtjen e rishikimit tė statusit tė dėshmorit si njė problem qė duhet tė marrė zgjidhje. “Kjo ėshtė njė ēėshtje delikate dhe kėrkon shumė maturi”, - janė shprehur dje pėr gazetėn “TemA” shumica e veteranėve, tė cilėt kėrkojnė qė tė shihen me imtėsi dokumentet. Nė kėtė komitet thonė, se shumė nga tė djegurit e tė pushkatuarit nė kampet e pėrqendrimit, tė masakruarit e Borovės, Mallakastrės, Pezės dhe tė 4 shkurtit nė Tiranė, as qė janė futur nė listat e dėshmorėve. Gjithashtu, ka dhe mangėsi tė tjera, tė cilat ballafaqohen me historikun e ēdo brigade”. Sipas drejtuesve tė lartė tė veteranėve, “edhe pse aktualisht nuk janė evidentuar 28 mijė dėshmorė, ata nė tė vėrtetė janė, vetėm se kjo do kohė dhe pėrkushtim qė tė dalė nė dritė”.

    28 mijė dėshmorėt “ranė” nė Paris

    Deklarata pėr “28 mijė dėshmorė” ėshtė thėnė pėr herė tė parė nga Enver Hoxha, nė Konferencėn e Paqes, nė Paris, mė 1946. Sipas dokumenteve tė asaj kohe, qė gjenden nė Arkivėn e Shtetit, por edhe nė Institutin e Historisė, nė atė Konferencė u vunė nė diskutim edhe kufijtė e vitit 1913. Qeveria kolaboracioniste e Shefqet Vėrlacit dhe e Mustafa Krujės e rreshtuan Shqipėrinė nė bllokun nazifashist. Kjo rrezikonte qė Shqipėria tė ndėshkohej, ashtu siē ndodhi me disa territore tė Bullgarisė e Rumanisė, tė cilat iu shkėputėn kėtyre vendeve pėr shkak tė bashkėpunimit me nazifashistėt. “Nė Konferencėn e Parisit Enver Hoxha ėshtė shoqėruar nga dy diplomatė tė jashtėzakonshėm, si Bekim Budo dhe Mehmet Konica, tė cilėt arritėn qė me diplomaci t’iu imponoheshin fuqive qė tė respektonin popullin shqiptar qė ishte rreshtuar nė koalicionin e madh antifashist anglo-sovjeto-amerikan”, - shprehej disa kohė mė parė ish-drejtori i Arkivave, Shaban Sinani, i cili e ka konsideruar qėndrimin e atėhershėm si zgjidhje optimale tė delegacionit qė merrte pjesė. Pas kėsaj deklarate, institucionet pėrkatėse nė Shqipėri kanė nisur pėrgatitjen e dokumenteve pėr 28 mijė dėshmorė. Kėto dokumente janė propaganduar nė mėnyrėn mė tė shpejtė dhe me tė gjitha mjetet e mundshme, duke bėrė qė tė mos kish ndonjė shqiptar qė nuk e dinte shifrėn. Deri nė vitin 1990, askush nuk guxonte qė ta vinte nė diskutim, ndėrkohė qė pas kėtij viti qarkullonte ideja e “fitores sė luftės nga Kinostudio” pėr shkak tė filmave tė panumėrt me kėtė temė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ja nje shkrim i plot 15 viteve mė parė (ndėrkohė qė historianėt shqiptarė as qė janė dėgjuar):
    Genc K. Hoti, Sa partizanė dhe sa dėshmorė?

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,454
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Rishikimi i Historise, Berisha ne '91: NJohim veprat pozitive te Enverit

    Berisha: Rivlerėsim figurės sė Ahmet Zogut

    Berisha ngul kėmbė qė historia e Shqipėrisė tė rishkruhet, jo nga ai vetė, apo nga njerėz tė caktuar nga ai, por nga grupe historianėsh, tė cilėt do tė bėjnė vlerėsimin e mirė tė fakteve historike dhe tė figurave tė ndryshme qė lanė gjurmė nė historinė e vendit, por qė nuk janė vlerėsuar mė parė nga kjo shkencė pėr arsye ideologjike. Sipas tij, deklarata e tij pėr rishikimin e historisė ka pasur pėr qėllim faktin qė brezat e ardhshėm ta mėsojnė historinė ashtu siē duhet, dhe jo e ideologjizuar me dogma tė kohės sė kaluar.
    “Qeveria nuk do tė vazhdojė tė pranojė me tej mashtrimin e nxėnėsve shqiptarė me tekste surrogato, me tė cilat ata nuk mėsojnė historinė e vėrtetė tė kombit tė tyre. Nėse i referohemi kėtyre teksteve, nga vitet 380 deri nė vitin 1912, Shqipėria dhe shqiptarėt, duke pėrjashtuar periudhėn e Skėnderbeut, kanė ekzistuar vetėm me Hasan Zyko Kamberin dhe Rrapo Hekalin. Por kėto nuk janė tė vėrteta”, - tha Kryeministri pasi zhvilloi njė vizitė nė kryesinė e Kuvendit, ku ėshtė hapur njė ekspozitė me dokumente arkivore tė hapura sė fundmi pėr historinė e pluralizmit dhe shtetit shqiptar.
    Sipas tij, nė historinė qė u mėsohet brezave janė lėnė jashtė mjaft ngjarje historike qė datojnė qė nga koha e lashtė ilire e deri nė kohėt tona. Ai vuri nė dukje se periudha iliro-romake ka pasur mjaft zhvillime pozitive, tė cilat kanė mbetur pa u pasqyruar, apo periudha tė tėra historike. Berisha e quajti tė pafalshėm faktin qė nė periudhėn e pavarėsisė sė Shqipėrisė nuk janė vlerėsuar figura tė tilla si Mithat Frashėri, e njėjta gjė ka ndodhur dhe me Ahmet Zogun, i cili nė librat e historisė ka mbetur me po atė vlerėsim si nė kohėn e regjimit. Pėr tė gjitha kėto dhe tė tjera, sigurisht, Berisha theksoi se do tė ngrihet Qendra Albanologjike, e cila do tė fillojė punė sė shpejti. “Ajo ėshtė njė reformė historike pėr t’u shkėputur nga njė doktrinė”, - tha Berisha duke shtuar se “e theksoj sėrish se fėmijėt e shqiptarėve nuk mund tė lexojnė aktin e pavarėsisė dhe tė shohin tė fshirė e tė maskuar emrin e Mithat Frashėrit. Ky falsifikim nuk i bėn nder askujt. Themeluesit e pavarėsisė me aktin e tyre i pėrkasin pėrjetėsisė kombėtare. Mund tė kenė bėrė gabime dhe tė kenė marrė vendime jo tė drejta, pasi askush nuk del jashtė teorisė sė gabimit, por ėshtė e pafalshme dhe shumė e rėndė tė fshish emrin, sepse kėshtu bėn vetėm pseudohistori”. Ai u bėri thirrje historianėve dhe studiuesve qė ta shohin nė prizmin e pasqyrimit tė sė vėrtetės nė histori, deklaratėn e bėrė para pak ditėsh pėr rishikimin e historisė, dhe jo si njė imponim i njė pushteti pėr tė shkruar historinė sipas dėshirės sė drejtuesit tė tij.

    “Nuk i mohojmė veprat pozitive tė Enverit”
    Gjashtė javė pasi u themelua Partia Demokratike, kryetari i saj, Sali Berisha nuk kishte tė njėjtin qėndrim pėr historinė nga ai qė mbajti disa muaj mė pas. Nė njė shkrim tė botuar nė gazetėn “RD” tė 6 shkurtit ’91, Berisha vlerėson se Enver Hoxha gjatė qeverisjes sė tij ka pasur mjaft aspekte pozitive. Berisha shton se shqiptarėt do tė punojnė pėr idealet e tė rėnėve nė Luftėn Nacional-Ēlirimtare.
    Strategjia e tensionit – strategji staliniste
    89-ta ishte viti i mrekullisė, vit ne tė cilin mbretėr tė kuq dhe sundimtarė antipopullorė, qė me dekrete ndryshuan kulturėn, fenė, shtetėsinė, kombėsinė, dhe shfarosėn jo individė, por popullata tė tėra, dolėn nga skena e historisė, ashtu siē duhet tė dalin tiranėt e ēdo ngjyre. Revolucioni demokratik diku paqėsor, diku me dhunė, solli transformime rrėnjėsore sociale, politike dhe ekonomike nė vendet e Evropės juglindore. Kėto ndryshime si dhe shumė faktorė tė tjerė, rrezatuan fuqishėm edhe nė Shqipėri. Pakėnaqėsia gjithnjė nė rritje e masave punonjėse ndaj sistemit totalitar socialist dhe politikės sė dėshtuar tė PPSH-sė, shpėrtheu vitin e kaluar me demonstratat e fuqishme nė qytetin e Shkodrės, Kavajės, Tiranės, Fierit dhe i dha “leksionet” e para partisė nė pushtet dhe burokracisė shqiptare. Ishin ato demonstrata, rezistenca pasive e gjithanshme popullore dhe veēanėrisht lėvizja studentore e dhjetorit, qė pėrcaktuan vendosjen e pluralizmit shumėpartiak dhe themelimin e Partisė Demokratike nė Shqipėri... Kėtė provon analiza retrospektive e zhvillimeve tė shkuara... Por kėtė e provon shumė qartė edhe qėndrimi i tanishėm i udhėheqjes sė PPSH-sė ndaj zhvillimeve demokratike nė Shqipėri. Natyrisht, duhet thėnė se kėto qėndrime nuk janė tė papritura dhe nuk habisin njeri. Udhėheqja e PPSH-sė, nė luftėn me kundėrshtarėt e vet, ka njė trashėgimi tepėr tė rėnduar. Kėshtu, ndaj opozitės brenda vendit ajo ka njohur vetėm njė qėndrim, etiketimin armik, agjent, tradhtar dhe mė pas arrestimin, burgosjen, internimin apo zhdukjen fizike dhe krahas kėsaj pastrimin e “vatrės” duke goditur familjarėt, farefisin, krushqinė, miqtė dhe shokėt e tyre. Kanuni i Lekės, nė nenet e tij tė marrjes sė gjakut nuk shkonte kurrė kaq larg. Po kėshtu, edhe ndaj kundėrshtarėve tė jashtėm ajo njohu gjithnjė “fitore” ngadhėnjyese dhe historike. Pra, kjo parti, nė marrėdhėnie me opozitėn e brendshme njeh vetėm shtypjen e egėr tė saj, kurse ndaj kundėrshtarėve tė jashtėm ajo njeh vetėm “shpartallimin” e tyre. Prandaj, ashtu siē pritej, menjėherė pas themelimit tė Partisė Demokratike, udhėheqja e PPSH-sė nė tė gjitha nivelet, mbėshtetur nė platformat e trashėguara, filloi sulmin frontal kundra PD-sė, i cili me ēdo kusht duhet tė kufizonte veprimin, ndikimin, reputacionin e PD-sė dhe tė siguronte shpartallimin e saj. Pėr kėtė qėllim, sot nėpėr Evropė shėtisin emisarė qė para emigracionit kosovar dhe atij shqiptar nė tėrėsi, PD-nė e paraqesin njė parti tė lidhur me tė huajt. Ndėrsa para opinionit demokratik evropian, atė e paraqesin si njė krijesė tė PPSH-sė pėr tė mashtruar botėn. Njė lajm tė tillė pėr ēudi, tė parat qė e transmetuan ishin mjetet e Beogradit. Synimi ėshtė i qartė, ta izolojė PD-nė nga forcat demokratike shqiptare dhe botėrore dhe pastaj ta likuidojė atė. Mirėpo sot kohėrat nuk janė mė tė parat, perdja e hekurt ėshtė shembur. Evropa ėshtė e neveritur nga kėto praktika bizantine, lindore. Prandaj kėsaj radhe “fitorja” historike do tė mungojė. Ndėrsa nė rrafshin e brendshėm, partia shtet, qė nė ditėt e para tė ekzistencės tė PD-sė, veprimin e vet kundėr PD-sė e pėrqendroi nė dy drejtime: sė pari u pėrpoq ta pėrēajė atė. Pėr kėtė qėllim ajo mobilizoi dhe dėrgoi nė Qytetin e Studentit, pėrbėrėsit e njė shkolle speciale, instruktorė civilė, tė cilėt u bėnin thirrje studentėve qė tė largoheshin nga PD-ja. Kėtė mision i vunė vetes edhe ekstremistėt liberalė, pseudodemokratėt, siē i quan Kadareja, qė nga njėra anė hiqen si miq tė PD-sė, nga ana tjetėr u bėjmė thirrje studentėve tė mos aderojnė nė kėtė parti. Por tė gjitha kėto pėrpjekje dėshtuan, studentėt ndjehen krenarė me partinė e tyre. Dega e PD-sė e rinisė studentore ėshtė njė degė qė me pėrpjekjet dhe kėmbėnguljen e saj realizoi pėrmirėsimin e kushteve ekonomike tė studentėve dhe heqjen e historisė sė PPSH-sė nga programet mėsimore, depolitizimet e mjedisit universitar. Sė dyti, PPSH-ja qė nė fillim nė luftėn kundėr PD-sė, montoi strategjinė e tensionit dhe tė dhunės, strategji kjo qė synon goditjen e PD-sė dhe demokracisė, duke ushtruar dhe terror psikologjik e madje edhe fizik, ndaj forcave demokratike nė mėnyrė qė ato tė mos bashkohen me PD-nė. Antimitingjet janė shndėrruar nė elementė madhorė tė strategjisė sė tensionit. Ato tė rikujtojnė diēka nga disa diktatura tė Amerikės Latine, nga filmi “Koncert ne vitin 36” dhe pėrfaqėsojnė manipulime masash me pasoja tepėr tė rrezikshme qė po trumbetohen me tė madhe dhe me urgjencė, jo vetėm nga “zėri i popullit” qė i takon ta bėjė kėtė, por ndonjėherė edhe nga TV shqiptar (ndoshta me imponim). Nė tė vėrtetė nuk disponojmė projektet e kėtyre antimitingjeve tė organizuar nė tė njėjtėn orė dhe nė tė njėjtin shesh ku zhvillohen mitingjet e PD-sė tė miratuara nga organet e ruajtjes sė rendit. Mirėpo po tė kihet parasysh kėtu besnikėria e palėkundur e PPSH-sė ndaj centralizimit demokratik, kemi plotėsisht tė drejtė tė besojmė se “spontaniteti i tyre” ėshtė i miratuar nga udhėheqja mė e lartė e PPSH-sė. Ėshtė fakt i pamohueshėm, se tė gjitha ato u prinė nga liderėt lokalė tė partisė nė fuqi. Kėshtu, nė antimitingun e Tropojės, sekretari i parė nga ballkoni, kurse dy tė tjerė, njėri nė njė makinė qendėr-zėri, kurse tjetri nga supet e njė shoku tė vet, drejtonin masėn. Madje, ky i fundit pėr gjestin e tij, u shpėrblye me postin e sekretarit tė parė. Ndėrsa nė Peshkopi mitingun e drejtoi vetė sekretari i parė, hipur mbi shpinėn e njė sportisti dhe me njė plis tė bardhė nė kokė. Me tė njėjtin skenar u zhvilluan ato edhe nė Sarandė, Tepelenė, Gjirokastėr, Zharrėz, Kukės, Burrel etj. Nė kryqėzatėn kundėr PD-sė prin edhe “Zėri i Popullit”, gojė kjo e regjur nė polemika tė mėdha e historike. Me fjalėn e saj tė sulmit, ajo jo rrallė po i kushton rreth 2 faqe replikė RD dhe PD. Por tė gjithė po e shohin se nė mungesė tė argumenteve dhe duke mos u futur dot nė thelbin e ēėshtjeve, ndėrmerr sulme fyese ndaj kėtij apo atij autori, apo aktivisti tė PD-sė. Pėr tė gjitha kėto veprime dhe kėtė strategji, ėshtė paraqitur si pretekst se demokratėt mohojnė ēdo gjė, se ata mohojnė Luftėn Nacional-Ēlirimtare, se ata hedhin baltė mbi veprėn e PPSH-sė dhe figurėn e Enver Hoxhės. E vėrteta ėshtė tjetėr. Partia demokratike nuk mohon asgjė pozitive qė ka arritur populli shqiptar 50 apo 500 vjetėt e fundit. Pėr tė, ashtu, siē thotė Demokriti mė mirė njė tė vėrtetė se froni i shahut tė Persisė. Kėshtu, ėshtė plotėsisht e vėrtetė se kur erdhi nė pushtet PPSH-ja, Shqipėria ishte vendi mė i prapambetur nė Evropė. Pėr gjysmė shekulli ajo pa dyshim ka pasur arritje nė shumė fusha. Por ėshtė e vėrtetė se nė raport me vendet e tjera, ajo mbetet pėrsėri nė tė njėjtin pozicion. Pėr sa i pėrket luftės, ne nderojmė dhe do tė nderojmė gjithnjė luftėn dhe tė gjithė ata qė luftuan dhe ranė pėr nderin e trojeve shqiptare. Por theksojmė gjithashtu, se asnjėri prej tyre nuk u vra pėr diktaturė, por pėr liri dhe demokraci dhe askush nuk besoj se mendonte qė njė ditė nė liri do burgosej, internohej vetėm se kritikonte kėtė apo atė ofiqar, apo se i shprehte lirisht mendimin shokut, mikut tė tij. Nė kėtė drejtim, qėllimi i PD-sė ėshtė realizmi i idealeve tė tyre demokratike. Po kėshtu, nuk mohojmė qė E. Hoxha udhėhoqi Luftėn Nacional-Ēlirimtare, si dhe asnjė prej arritjeve tė kėtyre 50 vjetėve tė fundit. Por pėr ne, Enver Hoxha ishte njė diktator i tipit stalinist. Ai ngriti nė Shqipėri njė diktaturė, e cila si ēdo diktaturė tjetėr, sipas njė ligji tė pandryshueshėm tė historisė, e ēoi nė varfėri, shterpėsi ekonomike, shpirtėrore, social-kulturore, intelektuale. Pėr mendimin tonė, trajtimi i gabuar qė nė fillim nga E. Hoxha i ēėshtjes kombėtare (lėnia e Kosovės nėn varėsinė e PK jugosllave dhe ndihma nė kuadro qė iu dha PKJ pėr tė ushtruar kėtė kontroll), kulti i individit qė ngriti, lufta e egėr e klasave dhe konsiderimi i saj si forcė lėvizėse kryesore e shoqėrisė (pasojat e saj tragjike mbi lirinė e ndėrgjegjes dhe besimin fetar), lufta qė ai zhvilloi ndaj kundėrshtarėve politikė dhe mėnyra dhe mjetet qė pėrdori, aleancat fatkeqe qė zgjodhi, izolimi i thellė i vendit, janė ndėr faktorėt kryesorė tė krizės sė rėndė politike, ekonomike dhe sociale qė pėrjeton Shqipėria sot. Theksojmė gjithashtu, se nė analizėn e sė kaluarės, kritikat tona nuk synojnė aspak shkatėrrimin, por zbulimin e tė vėrtetės dhe kjo ėshtė e domosdoshme pėr tė pasur njė tė ardhme tė sigurt. Trashėgimia e gabimeve nė jetėn shoqėrore, politike dhe ekonomike, njėlloj si nė biologji, tė ēon nė monstruozitete. Por tė themi tė vėrtetėn, strategjia e tensionit nuk e ka hallin tek sulmet ndaj E. Hoxhės dhe koha sė shpejti do ta provojė kėtė. Strategjia e tensionit ėshtė njė strategji staliniste e antikombėtare, qė ka pėr qėllim kryesor ruajtjen me ēdo kusht tė pushtetit partiak gjysmėshekullor, ruajtjen e privilegjeve, nepotizmit, tarafeve, dhe mė keq. Antimitingjet tuaja dėshmojnė qartė se dikush dėshiron tė provokojė kacafytjet dhe gjakderdhjen, tė krijojė pretekstet pėr pėrdorim masiv tė dhunės dhe krijimin e njė diktature tė re. PD-ja brenda 6 javėve ėshtė shndėrruar nė njė ndėr forcat politike kryesore nė Shqipėri. Ajo numėron sot rreth 52 mijė anėtarė. Kurrė ndonjėherė nė historinė e tij, nė ėndėrr, as nė legjendė ky popull nuk rriti kaq shpejt njė bijė tė shpirtit dhe tė idealeve tė tij. Kėshtu qė sot askush nuk do mund tė mposhtė idealet demokratike tė kombit shqiptar. Ėshtė i mjerė ai qė mendon se mund t’i marrė ato nėpėr kėmbė. Sot ėshtė tjetėr kohė.
    SALI BERISHA
    “RD”, 6 shkurt 1991

    balkanweb

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,122
    Faleminderit
    60
    35 falenderime nė 30 postime
    Ai (enver hoxha)ngriti nė Shqipėri njė diktaturė, e cila si ēdo diktaturė tjetėr, sipas njė ligji tė pandryshueshėm tė historisė, e ēoi nė varfėri, shterpėsi ekonomike, shpirtėrore, social-kulturore, intelektuale
    Keto vlejne me shume per ditet e sotshme.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    720
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Letra/Rishikimi i historisė, qė tė zbulojmė njėmendėsinė e njė kombi tė lavdishėm

    Rishikimi i historisė, qė tė zbulojmė njėmendėsinė e njė kombi tė lavdishėm

    Kryeministri Sali Berisha ka kėrkuar rishikimin e historisė sė Shqipėrisė, pikėrisht pėr kėtė ēėshtje, Kėshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Qendrės sė Studimeve Albanologjike, kjo e fundit do tė synojė hartimin e historisė sė vėrtetė. Kėshtuqė, kryeministri shprehet se ėshtė e turpshme qė Shqiptarėt ende nuk e njohin historinė e tyre tė mirėfilltė. Pėr tė cilėn gjė ėshtė mėse e vėrtetė; qė edhe nė ditėt tona nuk e njohim historinė. Pėr t’u njohė shqiptari me historinė e tij, duhet dikush qė ta shkruaj atė; pėr fat tė keq historiku i popullit shqiptarė ende rri i zvarritur; nuk janė bėrė gjurmime; analiza tė mirėfillta; hulumtime shkencore, qė do tė dėshmonin sė paku njė cipė historie. Historinė e Shqiptarit duhet ta kėrkojmė gjetkė; gjuhėn e shqipeve duhet ta kėrkojmė jo vetėm nė njė qark tė ngushtė; tė njė pjese tė truallit tė sotėm shqiptar, por gjetkė, qė kėshtu tė pėrmbushet njė zbrazėtirė e madhe nė historinė e saj tė lavdishme. Shqiptari, sė pari duhet gjurmuar dhe gjetur jo vetėm nė njė kėndėz tė Shqipėrisė, por mė gjerė. Dhe kur tė studiohen materialet, njėmend do tė qartėsohej njėmendėsia shqiptare si racė trimnore, njė komb i zgjedhur e i rrallė. Pėr ta njohur shqiptarin nėpėr epokat e lavdishme, duhet kėrkuar e gjurmuar nė kohėt parahistorike; atė botė do t’i njihnim madhshtitė e tij; dhe kur tė pėrshkruhet nė stėrhollime jeta dhe jetėsimi nė ēdo aspekt tė historisė, do tė mirėkuptohej qenia shqiptare dhe madhėshtia e tij; qė do t’ua shtonim zilinė fqinjve tanė, qė edhe ata do tė dėshironin t’i takonin trungut dhe shpirtit shqiptar, dhe jo pėr ta pėrbuzė; ndonėse shqiptari ndėrkohė e pėrbuz veten, duke lexuar e dėgjuar pėrralla lajkatarėsh, qė i kanė thurur me pa tė drejtė kojshitė.
    Me punėn 40-vjeēare tė historianėve dhe gjuhėtarėve tanė gjatė regjimit, edhe pas njė morie veprash shkencore nga fusha tė ndryshme nuk arritėm dot qė tė zbėrthejnė tė paktėn njė ēerek tė etimologjisė sė fjalės shqipe, duke e kėrkuar ndėr gjuhėt e tjera tė reja. Dhe duke kėrkuar fjalėn shqipe tek latinėt, sllavėt, grekėt e gjetkė, kjo ėshtė vetėm njė humbje kohe. Sa kam mund tė lexoj rreth etimologjisė sė shqipes, nė Shqipėrinė Politike, gati nuk ėshtė zbėrthyer asnjė emėr gjeografik, qoftė emra tė rinj apo antik. Dihet, se fjalėt gjatė historisė sė gjatė shqiptare, disi janė korruptuar, dhe ato qytete, fusha e male, kanė mbetur me emra qė sot nuk kuptohen - nga e patėn origjinėn. Dhe mė keq nuk ėshtė bėrė asnjė pėrmirėsim; ndreqje. Para ca vjetėsh pata lexuar nė disa faqe tė 55-s, qė ishin pėrpiluar nga gjuhėtarė tė panjohur nė regjimin e Ahmet Zogut pėr Rrethinat e Korēės, ishin me vend tė zbėrthyera tamam shqip; nė kohė tė regjimit enverist, ato as qė u vuan nė pėrdorim.
    Kėtu flitet pėr rishikimin e historisė sė Shqipėrisė; jo rishikimi i historisė shqiptare, mos jem nė gabim. Propozimet apo vendimet qė merrė qeveria, ndaj shkrirjes sė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Shqipėrisė, ndoshta ėshtė me vend; me njė fjalė kėrkohet njėfarė reformimi; dhe me ēfarė mėnyre do t’a organizojnė, ndoshta do tė mbetet enigmatike. Ėshtė mėse e vėrtetė se historia e Shqipėrisė ėshtė kryekėput ideologjike, qė me tė drejtė nuk kuptohet se ėshtė me thelb (brumė) kombėtar. Kjo histori patjetėr qė tė rishikohet, patjetėr qė tė rishkruhet. Ajo duhet ndryshuar nga njerėz kompetentė, tė aftė, qė do tė mbrojnė ēėshtjen shqiptare nė ēdo pikėpamje. Historia e re e Shqipėrisė, mund tė qėndiset disi, sepse kemi fakte, por lashtėsia e Shqiptarit do tė mbetet pėrsėri nė terrin e padėshiruar; larg syrit tė ndjeshėm tė qytetarit tė rėndomtė. Me disa punime konkrete shkencore qė janė bėrė deri mė tani, qė ende nuk shihen nė skenėn shqiptare; janė shfaqur vėllime tė posaēme, pėr tu realizuar historia e mundshme kombėtare: gjuhėtarėt, antropologėt, historianėt, qė tė bėjnė punė mė tė mirė me plot vlerė pėr gjeneratat e reja tė racės sonė tė lavdishme, duhet analizuar nė pėrpikmėri tė gjithė lėndėn e shtruar, qė lexuesit tonė brenda njė kohe tė caktuar; sihariqi do tė shfaqet bujshėm nėpėr vitrinat e librarive tona kombėtare!

  6. #6
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,948
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Qe shifra eshte ekzagjeruar kete e dime te gjithe,se normale fryhen shifrat per te treguar demet qe ka shkaktuar armiku e te merret demshperblimi..psh per Rusine mendohet se ishin rreth 17 milion e jo 27 milion si pretendonte Stalini..shifra 1 600 000 jugosllave vleresohet si shume e ekzagjeruar...

    Tek 28 000 jane futur te gjithe te vraret,me balliste e partizane,me fshatrat e djegur
    apo me fshataret qe vdiqen urie e ftohtit gjate operacionit gjerman te dimrit 1943-44...

    Nese do kerkojme vetem partizanet 6 000 me duket shifer e arsyeshme po nese duam te gjithe ata qe vdiqen si pasoje e luftes atehere edhe mund te kapet shifra 28 000 ...per mendimin tim gjysma e 28 mije jane te vdekur nga uria e te ftohtit,burra gra e femije gjate luftes....ata nuk jane deshmore ,jane viktima....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Per mendimin tim, duhet rishqyrtuar ajo pjese e historise e prekur nga ideologjia politike e castit. Pergjithesisht, politika eshte nje burim i fuqishem ndikimi mbi shkrimin e historise. Ketu humbet objektiviteti. Per rastin e historise sone, me vjen keq qe stimuli per rishqyrtim vjen nga fusha politike dhe jo nga arena akademike. Kjo do te thote se politikes dhe ideologjise politike te castit (kesaj aktuale) nuk i pelqen ose i duket jo-objektive historia e Shqiperise (meqenese thone 'te rishqyrtohet e tera'), prandaj ata (politikanet) nxisin akademiket (ekspertet) per ta rishqyrtuar.

    Cilet eksperte? Paskal Milo, politikani? "Te vjetrit"? Apo te huajt?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,857
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Apsolutikish qe duhet rishkruhet historia komplet shqiptare sepse akoma nuk kemi nje histori te qart,dhe nese i hyhet kesaj do ishte shume ne interes te shkruhetedhe periudha okupimit otoman 500vjeqar sidomos konvertimi me dhune ne fen islame kjo do ishte nje kontribut i madh i shtetit shqiptar nese arrin qe te na sjell fakte qe nuk kekojn shum mundime.Ne pergjithesi ka shume shtrembime te historis dhe per fat te eq akoma nuk kemi identitet kombtar unik.Eshte mir qe kete iniciativ po e sjell berisha,por politika duhet te rrij anesh kurse ekspertet ta thon fjalen e vet.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2007
    Postime
    192
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    borix- i ke rene pikes. ketu nuk behet fjale per rishikimin e historise por shkruajtjen e historise sipas oreksit te politikes. ne shqiperi historine nuk e kane shkruar asnjehere historianet por ata qe kane qene ne fuqi.keshtu ne historine e shqiperise ka patur "tradhetare" qe ne rregjimin tjeter jane bere "heronj". berisha nuk ka pse ben perjashtim.ka ardhur koha qe edhe ai te diktoje historine sipas oreksit te vet.Ne tirane ka qene nje bejtexhi qe pastronte banjot publike. ate here pas here e zhvendosnin nga nje banjo ne tjetren.kur e pyesnin perse e kishin zhvendosur , ai thoshte- kjo osht qeveri e modhe .tjep ndore i cop leter ene tco ka i hale ke i hale tjeter.(filozofike)

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    720
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Rishkrimi i historisė mbi baza shkencore ėshtė domosdoshmėri e shtruar qė pas pėrmbys

    Citim Postuar mė parė nga flory80
    Shoku Sali e mbante Teseren e Partise fort ne gji, mirpo tani na shfaqet si engjelli mbrojtes i Shqiptareve nga komunizmi.
    E cuditshme......!





    Rishkrimi i historisė mbi baza shkencore ėshtė domosdoshmėri e shtruar qė pas pėrmbysjes sė diktaturės komuniste


    Liri Belishova:
    Historia u shkrua mbi bazat e enverizmit


    Znj. Liri Belishova, ju dhe miqtė tuaj veteranė tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, nuk jeni historianė profesionistė, por ju jeni dėshmitarė tė grupit kryesor, protagonistė tė periudhės tė luftės dhe tė pasluftės; keni vuajtur kalvarin e ndėshkimeve tė diktaturės dhe keni dėshmuar kėto vite se patriotizmi e gjithė formimi juaj u kanė ndihmuar tė shkoni pėrpara dhe tė mbėshtesni zhvillimin e Shqipėrisė nė rrugėn e drejtė tė demokracisė dhe tė integrimit euroatlantik. Cili ėshtė mendimi juaj pėr propozimin e kryeministrit tė vendit pėr rishkruarjen e historisė?

    Rishkrimi i historisė ėshtė njė domosdoshmėri sepse gjatė diktaturės komuniste historia nuk u shkrua mbi baza shkencore, por mbi bazat e marksizėm-leninizmit ose mė saktė, mbi bazat e variantit mė tė keq tė stalinizmit, enverizmit. Sidomos historia e periudhės sė pavarėsisė, dhe aq mė tepėr ajo e Luftės Antifashiste dhe e diktaturės komuniste, kėrkojnė njė analizim tė thellė objektiv, nė bazė tė dokumentave, tė fakteve dhe duke bėrė vlerėsimin e duhur.

    Kjo ėshtė dhe njė detyrė qė u ka propozuar Asamblea e Parlamentit Europian tė gjitha vendeve ish komuniste, detyrė qė paqyrohet edhe nė Rezolutėn qė aprovoi Kuvendi i Shqipėrisė nė tetorin e kaluar, pėr masat qė duhen marrė pėr dekomunistizimin.

    Menjėherė pas pėrmbysjes sė diktaturės u shtrua nevoja e rishkruarjes sė historisė, nė media etj. Shkruan dhe folėn pėr kėtė disa historianė, madje akademiku Kristo Frashėri dhe historiani Paskal Milo kanė mbajtur mė 1992 nga njė leksion pėr kėtė ēėshtje. Jo tė gjithė studjuesit dhe historianėt janė nė njė nivel tė emancipimit tė mendimit, madje ka disa qė realisht kanė mbetur prapa.

    Dihet se shkruarja e historisė ėshtė njė proces i vazhdueshėm sepse dalin fakte, dokumenta tė panjohura mė parė, por edhe sepse vetė zhvillimi i mendimit kėrkon rivlerėsim tė ngjarjeve historike. Pėr vendin tonė kjo nuk ėshtė vetėm njė nevojė normale. Ėshtė mė tepėr ajo qė thamė mė lart, nevoja pėr tė zhveshur historinė nga manipulimet e ideologjizimet komuniste, tė shkruhet historia nė bazėn e parametrave tė pėrparuara tė botės sė sotme.

    Gjatė diktaturės janė shtrembėruar edhe faktet, janė fshehur dokumentat, janė gjymtuar kėto dokumenta. Po ju bie vetėm njė shembull qė nuk ėshtė mė i rėndėsishmi: Ėshtė shkruar dhe propoganduar qė Enver Hoxha ka lozur rolin kryesor nė zhvillimin dhe pėrgatitjen e Konferencės sė Pezės. Kurse ato dokumenta origjinale qė janė ruajtur nė Arkivėn e Shtetit tregojnė tė kundėrtėn. Vetė Enver Hoxha ka deklaruar nė Pleniumin e Komitetit Qendror nė nėntor tė vitit 1944 (siē dėshmohet nga proces verbali) se atė e lajmėruan tė vejė nė Pezė nė vigjilje tė hapjes sė Konferencės sė Pezės. I gjeti atje tė tėra gati, madje edhe referatin mbi Kėshillat Nacionalēlirimtare qė lexoi nė atė konferencė.

    Rishkruarja e historisė mbi baza shkencore nė bazė tė eksperiencės tė vendeve demokratike tė pėrparuara ka rėndėsi shumė tė madhe pėr formimin e ndėrgjegjes kombėtare, pėr edukimin e brezave tė rinj qė nga shkollat fillore e deri tek shkollat e larta, pėr njohjen e vendit tonė nė botė.

    Do tė jetė njė ndihmė edhe pėr mediat tė cilat kanė shumė pasaktėsira, shumė gjynahe nė ato qė botojnė pėr ēėshtjet historike sidomos pėr Luftėn Antifashiste dhe periudhėn e pasluftės.

    Mė ka ardhur keq duke dėgjuar se Kryeministri duke folur pėr nevojėn e rishkruarjes sė historisė paska bėrė njė "vepėr antikombėtare", kėrkoka tė heqė vėmendjen nga mungesat e energjisė elektrike dhe e furnizimit me ujė etj. Kėto janė ēėshtje tė ndara.

    Nuk e shkruajnė historinė inxhinierėt, me tė merren historianėt. Pėr ēėshtje tė tilla siē ėshtė rishkrimi i historisė duhet njė qėndrim mė i pėrgjegjshėm. Pėr tė tilla ēėshtje duhet tė mos krijohen artificialisht mosmarrėveshje.


    -A eksziston rreziku i politizimit tė kėsaj ndėrmarrjeje tė inicuar prej kryeministrit?

    Rishkrimi i historisė ėshtė natyrisht njė ēėshtje shumė e vėshtirė. Por Shqipwria ka potenciale shkencore, ka punonjės shkencorė tė aftė, tė cilėt gjatė kėtyre viteve, pas pėrmbysjes sė diktaturės kanė pasur mundėsinė tė pėrfitojnė nga eksperienca e vendeve demokratike perėndimore. Kurse mė pėrpara kanė qėnė krejt tė izoluar. Unė mendoj qė nuk ka rrezik tė pėrdoret pėr qėllime politike rishkruarja e historisė. Historianėt kanė dhe do tė kenė liri tė plotė pėr studimet e tyre.

    Natyrisht pikėpamjet do tė jenė tė ndryshme nė vlerėsimin e ngjarjeve historike dhe nė vlerėsimin e personaliteteve hstorike. Por do tė ishte shumė e dobishme qė tė organizoheshin sa mė shumė konsulta dhe debate publike, sepse e vėrteta siē dihet, del nga ballafaqimi i dokumentave, i argumentave, i mendimeve tė ndryshme. Ka dhe do ketė botime me paraqitje tė ndryshme. Kėto vite, pas pėrmbysjes sė diktaturės komuniste, shihen tendenca tė njėanshmėrisė: disa vazhdojnė t'u referohen vetėm dokumentave dhe argumentave qė mbrojnė komunizmin dhe E.Hoxhėn, ose i minizojnė pėrgjegjėsitė e tyre, kurse disa botojnė vetėm dokumente dhe argumente qė janė nė favor tė Ballit Kombėtar, pėrpiqen tė ulin rėndėsinė e Luftės Antifashiste, tė mbrojnė okupatorėt fashistė e nazistė dhe bashkėpunėtorėt e tyre; disa elementė madje thonė se nė Shqipėri s'ka pasur fare bashkėpunėtorė tė okupatorėve! Diktatura komuniste duhet tė kritikohet nga pozitat e demokracisė liberale, qė nė botėn e sotme ėshtė alternativa mė progresiste, dhe jo nga pozitat e fashizmit e nazizmit tė dėnuar nga historia, dhe as nga pozitat e feudalizmit. Historia e Luftės Antifashiste, natyrisht do tė shkruhet realisht, jo ashtu siē u shkrua nėn urdhėrat e E.Hoxhės, me glorifikimet e tepruara, etj. Ajo ka rėndėsi tė madhe se siguroi rivendosjen e pamvarėsisė nė kufijtė e 1913-tės (duke evituar copėtimin e ri, siē dėshmohet nga dokumentat) dhe ishte kontribut shumė i denjė i kombit shqiptar (nė bazė tė madhėsisė tė popullatės) nė Luftėn e madhe tė gjithė popujve kundėr fashizmit, nazizmit dhe militarizmit japonez. Por fitorja e saj rezultoi e hidhur, se nė vend tė demokracisė u vendos diktatura. Ēlirimi i plotė erdhi kur u pėrmbys diktatura komuniste.

    Historiani nuk duhet tė jetė i njėanshėm. Ai duhet tė bėjė betimin qė i kėrkohet dėshmitarit nė gjyq tė thotė tė vėrtetėn, gjithė tė vėrtetėn (sepse e vėrteta jo e plotė s'ėshtė mė e vėrtetė) dhe asgjė mė shumė se e vėrteta ( se shtesat janė shpifje).

    Vlerėsimet ėshtė vėshtirė tė mos kenė subjektivizėm. Por botimi i faktit e dokumentit duhet tė jetė i saktė.

    Mendimet tė ndryshme ka dhe do tė ketė. Por pėr disa ēėshtje historianėt duhet tė jenė dakord, sepse fizikanėt nuk diskutojnė, pėr shembull, a ėshtė planeti ynė rruzull apo i sheshtė! Diktaturat naziste dhe fashiste si edhe ato komuniste ishin fatkeqėsitė e shekullit Njėzetė.

    Siē thashė, ka dhe do tė ketė botime me pikėpamje tė ndryshme. Por rėndėsi ka shumė pėrgatitja nė nivel tė lartė shkencor, sa mė afėr tė vėrtetės e teksteve tė historisė qė do tė pėrdoren nė shkolla dhe universitete. Kjo ėshtė njė punė me shumė pėrgjegjėsi.

    Pėr shkruarjen e historisė rėndėsi duhet t'u jepen dokumentave, jo vetėm ato qė kanė mundur tė kenė arkivat shqiptare. Duhen caktuar fonde dhe njerėz tė aftė qė tė dėrgohen pėr tė marrė dokumenta nė arkivat e shteteve tė tjerė si nė Gjermani, Itali, SHBA, Rusi etj. Duhen marrėveshje me kėto shtete. Historia dhe pėrgjithėsisht shkencat e quajtura albanalogjike, kėrkojnė njė vėmendje shumė tė madhe nga shteti ynė, pėr tė ndihmuar me fonde dhe pėrkrahje tė tjera. Si vend i vogėl ne e kemi tė vėshtirė, qė tė themi diēka tė re nė shkencat ekzakte. Por ne jemi dhe duhet tė jemi, qendra kryesore e studimeve Albanologjike kryesore, ku duhet tė gjejnė ndihmė studiuesit dhe shkencėtarėt e Kosovės, tė shqiptarėve tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi dhe kudo ku jetojnė si edhe studjuesit albanologė tė shumė vendeve tė botės. E kuptoj qė kemi shumė probleme dhe fondet janė tė pakta, por pėr shkencat albanologjike pėr institutin e historisė duhet tė jetė "xhyrmertė", sepse mungesat na dėmtojnė sot dhe aq mė tepėr e kanė faturėn tė rėndė pėr tė ardhmen.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,266
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime
    Princi Leka: Kujdes me historinė

    Rrėfehet pinjolli i familjes mbretėrore: Detyra e re, Kosova dhe rishikimi i historisė. "Politikanėt s‘mund tė bėhen historianė"

    Njė javė pas emėrimit tė tij si kėshilltar nė Ministrinė e Jashtme, princ Leka II rrėfen nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Shqip" motivin pse ka zgjedhur t‘i bashkohet administratės dhe ambiciet drejt skenės politike. Monarku qė u bė pjesė e administratės publike shqiptare ka lėnė pas dore veset e bashkėmoshatarėve tė tij pėr t‘iu pėrkushtuar tėrėsisht ambicieve nė fushėn e diplomacisė dhe politikės. Princ Leka pohon se pasi tė ketė marrė njohuritė e nevojshme nė administratė dhe pėrmbushur me sukses detyrat e tij si kėshilltar i Ministrisė sė Jashtme, kalimi drejt politikės ėshtė njė rrugė nė vazhdimėsi. Si trashėgimtar i Oborrit Mbretėror, ēėshtjen e rishkrimit tė historisė e shikon si njė hap qė duhet shikuar nga historianėt dhe jo nga politikanėt. Sipas princit, politikanėt bėjnė politikėn, ndėrsa historianėt shkruajnė historinė.

    Lartėsia juaj, princ Leka, cili ishte motivi qė ju shtyu qė tė bėheshit pjesė e administratės shtetėrore shqiptare?

    Unė e konsideroj se ky ėshtė njė angazhim tjetėr i familjes mbretėrore pėr Shqipėrinė nė drejtimin e ndihmės pėr tė mirėn e kombit shqiptar. Njė mėnyrė tjetėr pėr tė ndihmuar nė ngritjen e imazhit tė saj, sidomos nė momentet qė po kalojmė, tė cilat pėr familjen mbretėrore dhe mbarė kombin janė historike. Pėr mua personalisht ėshtė njė eksperiencė e shkėlqyer, sepse do tė mė ndihmojė nė formimin tim, tė njihem mė nga afėr me administratėn shtetėrore dhe tė ndihmoj vendin tim, tė jap maksimumin tim nė shėrbimin e tij. Si javė tė parė e konsideroj qė kam pasur mjaft ngrohtėsi dhe mundėsi pėr tė marrė njė formim sa mė tė mirė pėr situatėn aktuale qė ekziston brenda pėr brenda politikės sė jashtme tė shtetit shqiptar.

    Java qė kaloj ka qenė java juaj e parė si nėpunės i administratės. Si kanė qenė ditėt e para tė punės suaj si kėshilltar?

    Ditėt e para tė punės kanė qenė shumė tė mira, duke marrė njohuri dhe duke plotėsuar ditėt kryesisht nė takimet me administratėn dhe duke marrė njė informacion tė situatės edhe njė njohje mė tepėr brenda pėr brenda administratės.

    Ēfarė ėshtė pėr ju diplomacia dhe politika. E shihni detyrėn tuaj tė re si kėshilltar nė Ministrinė e Jashtme si njė rrugė pėr tė hyrė drejt politikės nė tė nesėrmen?

    Pėr mua ėshtė njė shans qė unė tė jap kontributin tim dhe tė vė nė dispozicion tė gjithė bagazhin tim pėr Shqipėrinė. Ėshtė e rėndėsishme pėr mua qė unė t‘i shėrbej Shqipėrisė pėr tė pėrmbushur detyrat e mia si shqiptar dhe si njė princ. Si trashėgimtar i familjes mbretėrore, jeta ime ėshtė pėrfshirė edhe nė ēėshtje tė politikės sė vazhdueshme. Unė mendoj se kjo ėshtė njė rrugė tjetėr pėr vazhdimėsi. Dhe tė jap kontributin pėr njė shans tjetėr, pėr tė dhėnė sa mė shumė ndihmė nga ana e familjes mbretėrore nė tė mirėn e kombit shqiptar.

    Pra synoni qė karriera juaj nė tė ardhmen tė jetė e fokusuar mė tepėr nė njė rang ambasadorėsh apo tė kontribuoni mė shumė nė politikėn e brendshme shqiptare?

    Unė do tė vazhdoj rrugėn time, sepse unė jam me emrin tim. E kam kėtė shans tė jem edhe jam princi trashėgimtar i tė gjithė popullit shqiptar. Jam princ edhe nė Kosovė, siē jam edhe kėtu. Dhe besoj nė rolin tim, pasi princi nuk ndryshohet dhe nė kėtė drejtim kam marrė njė mbėshtetje tė jashtėzakonshme edhe nga administrata shtetėrore. Unė e konsideroj detyrėn si kėshilltar i ministrit si njė detyrė shtesė, qė duhet ta shfrytėzoj me tė gjithė fuqinė qė kam.

    Diplomacia shqiptare gjatė kohės sė Mbretit Zog njihet si diplomacia mė brilante e Shqipėrisė me vendet e botės. Ēfarė do tė trashėgoni ju nga ajo kohė dhe ēfarė kontributesh do tė jepni pėr Ministrinė e Jashtme?

    Personalisht mund tė them se keni shumė tė drejtė. Koha e Mbretit Zog, edhe nė mėnyrėn e zbatimit tė drejtimit nga ana e politikės, sidomos nga ana e politikės sė jashtme, ka qenė e spikatur nga tė gjitha drejtimet. Unė besoj se sot pėr sot ajo kohė ka ndryshuar. Politika duhet tė bazohet mbi ēėshtjet sociale, ekonomike dhe elementet e politikės, d.m.th duhet ta shikojmė situatėn me njė sy tjetėr. Ne nuk mund tė harrojmė historinė dhe duhet tė vazhdojmė pėrpara. Duhet tė kujtojmė dhe tė mėsojmė mėsimet mė tė rėndėsishme tė kohės sė Mbretit Zog. Ajo kohė mbetet njė nga kohėt e arta tė diplomacisė shqiptare. Ėshtė koha e njė vetėdijeje tė lartė kombėtare dhe dėshirė pėr shtetformimin, por shumėēka ka ndryshuar dhe ne kemi kaluar kohė tė vėshtira, sot duhet t‘u pėrshtatemi kushteve tė reja social-ekonomike dhe t‘u pėrgjigjemi nevojave tė bashkėkombėsve tanė. Koha e Mbretit Zog na ka dhėnė njė shembull se si duhet ndėrtuar njė shtet dhe sakrificat qė duhet tė bėjmė pėr vendin tonė. Sot ne e kemi dhe duhet tė punojmė pėr tė, t‘i mbrojmė pavarėsinė si atė administrative, politike, ashtu edhe ekonomike. Unė kam jetuar njė pjesė tė jetės sime jashtė Shqipėrisė dhe pėrvoja e akumuluar jashtė si edhe edukata e marrė nė familjen time do tė mė shėrbejė.

    Keni deklaruar se do tė angazhoheni fuqishėm nė ēėshtjen e Kosovės. Konkretisht, ēfarė mendoni se ėshtė mė e mirė pėr Kosovėn nė kėto momente dhe ēfarė qėndrimi duhet tė mbajė diplomacia shqiptare ndaj pengesave qė Serbia nxjerr pėr ēėshtjen e Kosovės?

    Unė besoj se tashmė ėshtė e ditur qė Shqipėria ėshtė duke mbėshtetur me tė gjithė fuqinė e saj pavarėsinė e Kosovės dhe planin e Ahtisarit. Nuk ka asnjė dyshim qė Shqipėria do tė jetė gjithmonė pranė Kosovės. Unė do tė vazhdoj tė jem si trashėgimtar i familjes mbretėrore, tė jem njė zė i fuqishėm pro pavarėsisė sė Kosovės nė tė gjithė drejtimet e saj. Edhe nė kėtė element, besoj se shteti shqiptar ėshtė duke dhėnė maksimalen e vet pėr kėtė ēėshtje. Qėndrimet tona janė tashmė tė njohura, pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja alternativė, ēdo zgjidhje tjetėr ėshtė e papranueshme. Diplomacia shqiptare ėshtė shprehur nė mbėshtetje tė pakos sė Ahtisarit pėr pavarėsinė e Kosovės dhe kundėr ndarjes sė saj, ky duhet tė jetė qėndrimi tė cilin duhet tė mbajė dhe sė cilės duhet t‘i pėrkushtohet. E rėndėsishme pėr ne ėshtė bashkėrendimi i punės me partnerėt tanė strategjikė si SHBA-tė, Mbretėria e Bashkuar dhe BE-ja.

    Si trashėgimtar i fronit mbretėror, cilat janė marrėdhėniet tuaja me vendet e tjera tė botės. Sa do tė ndikojė kjo nė punėn e Ministrisė sė Jashtme?

    Shumė tė mira. Mund tė them se me vendet e tjera tė botės jemi shumė miq. Kuptohet, ne do tė vazhdojmė dhe unė kam fatin jo vetėm si kėshilltar i Ministrisė sė Jashtme, por kam edhe mbėshtetjen e plotė tė Oborrit Mbretėror, qė kam mundėsi tė jap njė kontribut pėr tė mirėn e kombit shqiptar. Kam filluar nė disa drejtime, sidomos nė element tė diasporės edhe vendeve tė tjera, duke hapur rrugėt dhe shtrirjen e influencės sė shtetit shqiptar, dhe unė besoj se kėtė drejtim unė do tė vazhdoj tė ndihmoj sidomos me miqtė qė kemi. Kemi edhe miq nė Lindjen e Mesme dhe vende tė tjera.

    Kėshilli i Ministrave ka vendosur pesė ditė mė parė qė historia e Shqipėrisė tė shkruhet nga e para. Kjo ēėshtje ka ngjallur debate, jo vetėm mes akademikėve, por edhe mes politikanėve. Mendoni se ėshtė e drejtė qė tė rishikohet historia, kryesisht periudha e Mbretit Zog?

    Kėtu do tė ketė edhe njė reagim. Unė personalisht nuk mund tė reagoj si kėshilltar i ministrit tė Jashtėm, por nga ana e Oborrit Mbretėror do tė ketė njė reagim pėr kėtė ēėshtje. Patjetėr qė historia nė Shqipėri ka pasur shumė ndikime politike dhe duhet shikuar me njė sy tė pavarur. Jo nga elemente tė vjetra tė politikės shqiptare. Unė do tė them me tė gjithė fuqinė time, se nė qoftė se jeni i pėrfshirė nė politikė, nuk duhet tė jeni edhe historianė.




    Jeta nė Oborr


    Siguria nė Oborrin Mbretėror, mė e lartė se nė Presidencė, Kryeministri dhe aeroporte


    "Princi nė punė deri nė tre tė mėngjesit"


    Djali i trashėgimtarit tė fronit mbretėror, princi Leka II tregon pėr "Shqip" se ka pak kohė tė lirė dhe se puna nė Oborrin Mbretėror dhe si kėshilltar nė Ministrinė e Jashtme i harxhon shumė kohė. "Si kėshilltar mund tė qėndroj nė punė edhe nė tre tė mėngjesit pa asnjė problem", thotė Princi Leka II, i cili tregon se i ka me pasion punėt qė bėn. Tė hysh nė Oborrin Mbretėror, aty ku kalon pjesėn e mbetur tė kohės princi Leka, duhet tė kalosh njė kontroll tė rreptė, ēka tė lejon mė pas tė shėtisėsh i lirė nė gjithė vilėn mbretėrore, muret e sė cilės janė tė rrethuar nga fotografi tė bėra nga periudha e Mbretit Zog. Fotografitė e familjes dhe miqve tė tij kanė mbushur zyrėn e princit Leka II, e cila ndodhet nė katin e parė, nė hyrje tė ndėrtesės. Librat e huaj me temė diplomatike dhe historike nuk mungojnė nė bibliotekėn e nipit tė Mbretit Ahmet Zogu, por gjithashtu edhe flamujt shqiptarė tė pranishėm nė ēdo dhomė dhe zyrė tė kėtij Oborri. Siguria brenda territorit tė vilės ua kalon masave tė sigurisė sė Presidencės, Kryeministrisė, madje edhe kontrolleve nėpėr aeroporte. Tė rrallė janė miqtė dhe personat qė futen lirshėm nė Rezidencėn Mbretėrore, ku pėrveē stafit pjesa tjetėr duhet tė harxhojė 15 minuta pėr tė hyrė nė vilėn mbretėrore pėr shkak tė kontrolleve. Aredimi i godinės tė lė njė pėrshtypje tė mirė. Shpatat dhe armėt e vjetra tė ndodhura gjithandej nė shtėpinė e princit, tregojnė mė sė miri se familja mbretėrore e adhuron kulturėn popullore shqiptare dhe se ėshtė njė njohėse e mirė e saj.

    Miqtė

    "Tani qė kam dy detyra tė ndryshme, nė ministri dhe nė Oborrin Mbretėror kam shumė pak kohė tė lirė se mė pėrpara. Por si djalė i ri, i di si t‘i shfrytėzoj deri nė maksimum", shprehet princ Leka II. 25-vjeēari shprehet se ka pasur fatin tė krijojė njė shoqėri shumė tė mirė. "Dua tė kem njė jetė aktive, duke takuar njerėzit pėrditė dhe besoj se kjo mė ka ndihmuar me detyrėn tė mos jem i mbyllur dhe tė njoh situatėn. Unė jam tipi qė kam qejf tė lėviz, tė njoh situatėn jashtė konceptit filozofik tė Tiranės. Duke marrė parasysh se Shqipėria nuk ėshtė vetėm nė Tiranė dhe Durrės, ajo ėshtė qė tė shkosh dhe tė vizitosh ēdo fshat dhe kėshtu do tė vazhdoj edhe nė tė ardhmen", shprehet ai. Princi pranon se shoqėrohet me miqtė VIP-a, por preferon tė mos publikojė emra, duke ruajtur me fanatizėm identitetin e miqve tė tij. "Unė nuk frekuentoj njė shoqėri tė pėrcaktuar, por shoqėrohem me njerėz tė tė gjitha fushave", thotė princi Leka II.



    CV

    Kėshilltari mė i ri i administratės


    25-vjeēari, princi Leka ka pranuar ftesėn pėr tė mbajtur postin e kėshilltarit tė ministrit tė Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha, duke qenė nė kėtė mėnyrė kėshilltari mė i ri i administratės publike. Shtatė ditė mė parė, ministri Basha ka prezantuar para mediave bashkėpunėtorin e tij mė tė ri, Leka Zogun II. Mė parė Basha ua ka prezantuar princin Leka II, zyrtarėve mė tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe ekipit tė tij mė tė ngushtė, anėtarin e ri tė kabinetit tė tij. Princi Leka II ka njė formim akademik solid. Ai ka studiuar nė disa kolegje tė njohura nė vende tė ndryshme, pėrfshirė ST. Peter College dhe mė pas ka vazhduar nė "Royal Military Academy of Sandhurst", njė ndėr institucionet edukative mė prestigjioze nė Mbretėrinė e Bashkuar. Princi Leka II ka kryer gjithashtu njė kurs tremujor nė Akademinė Ushtarake "Skėnderbej", nė Tiranė dhe njė kurs 3-mujor nė Itali. Sipas Ministrisė sė Jashtme, emėrimi i princit Leka II nė kabinetin e tij ėshtė pjesė e filozofisė sė qeverisė shqiptare si dhe e vendosmėrisė sė tij pėr tė pranuar nė administratėn shtetėrore kapacitetet mė tė mira tė vendit, persona me aftėsi tė spikatura nė pajtim me nevojat e shėrbimit tė vendit.



    Kėshilltar pėr Kosovėn

    Princi Leka II nė foto me Presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu. Pėrveēse ėshtė emėruar si kėshilltar i ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, Princi Leka II do tė ketė edhe funksionin si kėshilltar pėr ēėshtjen e Kosovės, pėr tė cilėn deklaron se do tė angazhohet fuqishėm pėr pavarėsinė e saj


    Uniforma mbretėrore

    I pari qė krijoi traditėn e uniformave ushtarake nė Shqipėri ishte Mbreti Zog. Ato u dizajnuan nga italianėt, ishin "high-tech" pėr kohėn dhe kishin njė vulė kombėtare. Nė vitin 1939, italianėt ngritėn njė batalion tė Gardės Kombėtare dhe krijuan dy uniforma tė kushtueshme, njė me tirqe dhe njė me fustanellė. Duke futur kėshtu elementė tė traditės kombėtare nga jugu dhe veriu


    Kronologjia

    Uljet dhe ngritjet e familjes mbretėrore

    Nė vitin 2002, familja mbretėrore mbėrrin pėrfundimisht nė Tiranė, duke i dhėnė fund njė mėrgimi 63-vjeēar. Njė avion "boing 727" transportoi nga aeroporti Lanceria tė Johanesburgut trashėgimtarin e fronit, Leka Zogu I sė bashku me familjen e tij. Duke iu rikthyer mbrapa historisė, nė prill tė vitit 1997, teksa Shqipėria gjendej e zhytur nė kaos pėr shkak tė shembjes sė firmave piramidale, Mbreti Leka I mbėrriti nė Tiranė. Ai mori pjesė nė fushatėn elektorale pėr zgjedhjen e formės sė regjimit nė Partinė e Legalitetit, duke shkuar pothuajse nė tė gjitha rrethet e Shqipėrisė. Nė kėto zgjedhje, monarkia fitoi 36% tė votave sipas Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Ky rezultat u shpall i falsifikuar nga Mbreti Leka I. Nisur nga kjo, tri ditė pas zgjedhjeve, Partia e Legalitetit organizoi njė miting proteste, ku simpatizantėt e saj bashkė me babain e Leka Zogut II marshuan drejt qendrės sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, ku pati edhe konfrontime me policinė. Pak ditė mė pas u hap njė proces hetimor ndaj Leka Zogut, duke e akuzuar atė pėr sulm tė armatosur ndaj institucioneve tė shtetit. Zogu u dėnua nė mungesė dhe pastaj pėrfitoi njė amnisti. Heqja e kėsaj pengese bėri qė Leka Zogu, trashėgimtari i ligjshėm i fronit mbretėror tė Shqipėrisė tė kthehej nė vend. Nė bazė tė njė marrėveshjeje midis PD-sė dhe PLL-sė dhe trashėgimtarit tė fronit mbretėror, 25- vjeēari, princi Leka II ėshtė punėsuar si kėshilltar i ministrit tė Jashtėm dhe do tė fokusohet kryesisht nė ēėshtjen e statusit tė Kosovės.



    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,371
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Per mendimin tim, duhet rishqyrtuar ajo pjese e historise e prekur nga ideologjia politike e castit. Pergjithesisht, politika eshte nje burim i fuqishem ndikimi mbi shkrimin e historise. Ketu humbet objektiviteti. Per rastin e historise sone, me vjen keq qe stimuli per rishqyrtim vjen nga fusha politike dhe jo nga arena akademike. Kjo do te thote se politikes dhe ideologjise politike te castit (kesaj aktuale) nuk i pelqen ose i duket jo-objektive historia e Shqiperise (meqenese thone 'te rishqyrtohet e tera'), prandaj ata (politikanet) nxisin akademiket (ekspertet) per ta rishqyrtuar.

    Cilet eksperte? Paskal Milo, politikani? "Te vjetrit"? Apo te huajt?
    Ne 1994 nje iniciative te tille mjaft fisnike e ndermorri Rexhep Qosja i cili ftoi edhe Kadarene dhe disa figura te tjera majtas e djathtas per te krijuar nje komision mbarekombetar per te ashtu-quajturin Pajtim Kombetar. Ne aparence duket si llafe te bukura, por objektivi i kesaj ndermarrje ishte vertet shume domethenes. Synimi ishte te silleshin palet ne tavoline dhe te rishikohej historia dhe konfliktet tradicionale mes shqiptareve gjate shekullit te 20 detaj me detaj. Balli, Zogistet, Katoliket, Mysilmanet, Komunistet, Socialistet, Ortodoksit, dhe cdo pale tjeter e interesuar do perfshihej ne bisedime te supervizuara nga historiane perfshire ketu edhe ata nderkombetare dhe dialog per cdo figure apo ngjarje te kontestuar deri ne arritjen e nje konsesusi per historine. Sigurisht qellimi ishte qe historia te rishkruaj mbi te gjitha duke ruajtur nje lloj balance per te gjitha palet, keshtu qe brezave qe vijne te mos tu mesohej me historia e konfliktit dhe ajo sesi shqiptari ka vrare shqiptarin, por nje histori ku ne plan te pare dilnin vlerat dhe virtytet me te mira te te gjitha paleve.

    Qosja dhe Kadare ie drejtuan per kete fillimisht presidentit te Republikes ne ate kohe Sali Berishes...... ky i fundit as nuk i priti fare. Ne fakt ate mbasdite Berisha priti me shume respekt dhe zhurme mediatike te madhe nje fare GjonMarku i cili kishte ardhur nga Kanadaja pas 50 vjetesh. Pas takimit ata mbajten nje konference shtypi ku Markagjoni deklaroi se ishte ai qe kishte vrare "Heroinat e Mirdites" se ato ishin dore komuniste qe kishin shkaterruar zakonet dhe traditat me te mira te malesise se Mirdites.

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,371
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Historia le te shikohet pse jo. Presidenti i Republikes duhet te angazhoje nje komision mbarekombetar me historiane nga te gjitha anet si edhe te huaj, si dhe me perfaqesues te paleve te interesuara Balli, Zogistet, te majte te djathte, katolike, myslimane etj etj. Le te rishikohet cdo detaj i historise dhe palet te arrijne ne nje konsensus historiko-politik.

    Kjo eshte shume e rendesishme. Sigurisht historia nuk behet me politikane, por nqs nuk arrihet edhe nje konsensus i tille gjate ketij rishikimi, seicila pale do vazhdoje te tregoje historite e saja. Historia e re duhet te kete si synim mbi te gjitha nxjerrjen ne pah te vlerave me te mira te te gjitha paleve, trajtimin e gabimeve ne kontekstin historik dhe te eliminoje mesazhet e konfliktit dhe sherrit te pafund qe i transmeton brezave te rinj cdo variant i histore qe tregohet sot.

    Besoj se pika me e nxehte e historise ketu eshte ajo e 1939-1989. Por e verteta eshte se absolutisht asnje pale ne historine e Shqiperise gjate kesaj kohe nuk ka qene e "pafajshme" apo totalisht e drejte ne aktivitetin e saj. Kjo vlen per komunistet, ballistet, zogistet, nacionalistet, kleriket e te gjitha feve etj etj. Te gjithe palet e kane luftuar njera tjetren barbarisht, dhe nga ky konflikt doli fitues me i fuqishmi. Ideja eshte qe historia nuk duhet te perqendrihet tek tregimi i historive ku del sesi shqiptari ka vrare shqiptarin, pasi kjo vetem do vazhdoje te mbaje konfliktin ndezur edhe sot.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,235
    Faleminderit
    25
    300 falenderime nė 225 postime
    Kuvendi nėnshkruan marrėveshje me Arkivin e Shtetit

    Kuvendi i Shqipėrisė ka nėnshkruar dje njė marrėveshje me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Arkivave. Sipas saj, Arkiva e Shtetit do tė vėrė nė dispozicion tė Kuvendit tė gjitha dokumentet e historisė dhe trashėgimisė sė Parlamentit shqiptar me qėllim promovimi. Kjo marrėveshje u nėnshkrua dje mes kryetares sė Kuvendit Jozefina Topalli dhe drejtores sė Pėrgjithshme tė Arkivės sė Shtetit Nevila Lika. Tė pranishėm nė ceremoni ishin personalitete tė politikės dhe kulturės shqiptare si ish-kryetari i Kuvendit Servet Pėllumbi, shkrimtari dhe politikani Sabri Godo, deputetėt dhe historianėt Paskal Milo e Neritan Ceka, pedagogė tė Fakultetit tė Historisė nė Universitetin e Tiranės. Me rastin e nėnshkrimit tė marrėveshjes, nė mjediset e Kuvendit u ēel edhe njė ekspozitė me materiale dhe dokumente nga fondi i arkivit tė parlamentarizmit nė Shqipėri. Kryetarja Topalli ka shprehur entuziazmin e saj pėr nėnshkrimin e kėsaj marrėveshjeje, qė, sipas saj, synon promovimin e vlerave dokumentare tė historisė dhe kulturės sė parlamentarizmit shqiptar, disa prej tė cilave tė panjohura dhe tė pastudiuara deri sot. “Njė hap i parė domethėnės i kėtij bashkėpunimi ėshtė edhe ēelja e kėsaj ekspozite me dokumente origjinale, qė ruhen pranė Arkivit Qendror Shtetėror, tė pėrzgjedhura nga fondi arkivor i Parlamentit Shqiptar nė vitet 1922 – 1944, tė cilat paraqiten pėr herė tė parė para njė publiku mė tė gjerė se ai i historianėve dhe studiuesve”, - u shpreh Topalli. Mė tej, takimi ka vijuar nė admirimin e ekspozitės tė organizuar me kėtė rast.

    31 Gusht 2007

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,235
    Faleminderit
    25
    300 falenderime nė 225 postime
    Historia, mjaft eshte rishikuar

    Astrit Lulushi
    SHBA

    Historianet thone se revolucionet qe lindin nga ngjarje te shkeputura behen zakonisht shkaktare te tronditjeve te pafund. Ketu ata marrin si shembull,revolucionin bolshevik qe ishte rrjedhim i perpjekjeve te Gjermanise per te penguar pjesmarrjen e metejshme te trupave te Rusise cariste ne luften e pare boterore, duke perdorur Leninin si agjent per krijimin e trazirave te brendeshme qe sollen permbysjen e carit dhe vendosjen e diktatures komuniste, e cila pastaj do te perhapej e zgjaste deri ne fund te shekullit XX.

    Pavaresia e Shqiperise me 1912, krahas veprimtarise atdhetare, ishte ndoshta me shume rrjedhoje e shperberjes se perandorise osmane, prandaj edhe u be shkak per grindje te brendeshme e te vazhdueshme, nderkohe qe nevoja kerkonte sigurimin e bashkimit te te gjitha trojeve dhe arritjen e nje mirekuptimi mbare kombetar per mbarevajtjen e shtetit te ri. Dhe nese nuk do te kishte qene vemendja e fuqive te medha, vemendje e nxitur kryesisht nga interesat e veta dhe kunder nje hegjemonie serbe a greke ne Ballkan, shqiptaret ndoshta per nje fare kohe do te kishin mbetur me nje Vlore, KorƧe, Durres apo Mirdite te pavarur, derisa te ishin konsumuar krejt, nga te tjeret ose nga grindjet e brendeshme.

    Revolucioni i qershorit 1924 i quajt demokratik nga historiografia komuniste,ishte me teper nje force entropie e cliruar nga kaosi i brendshem i atyre viteve. Eshte thene se vrasja e Avni Rustemit u perdor si shkak per revolucionin e 1924, kur llogjika thote se ngjarja duhej te ishte perdorur per te kunderten; per nje manifestim gjithe politik ne perkrahje te rendit e shtetit ligjor. Avni Rustemi njihej si atentator i Esad Pashe Toptanit. Me gjyqin ne Paris, eshtja e tij ishte mbyllur. Vrasja e Rustemit eshte cilesuar nga historianet komuniste si hakmarrje e Zogut per Esad Pashen, qe sipas tyre ishte daja i Zogut. Por e verteta, sipas historianeve te tjere, eshte se mes deges se Toptanajve te Esadit dhe e Toptanajve nga rridhte e ema e Zogut lidhjet ishin te largeta, prandaj vrasja e Esadit veshtire se mund te behej shkak per hakmarrje nga ana e Zogut. Shkaku i terthorte i revol uciontit duket se u krijua kur Beqir Valteri, qe bente pjese ne nje organizate me Avni Rustemin, hyri ne sallen e parlamentit dhe qelloi kunder Ahmet Zogut duke e plagosur ate. Me pas ndodhi vrasja e A. Rustemit. Pra ngjarjet e qershorit 1924 duket se ishin keshtu vazhdimi i nje grushti te deshtuar shteti.


    Pas 6 muajsh, Zogu kunderpergjigjet, fiton, shpallet kryeminister, se fundi mbret. Shume nga kundershtaret e tij u arratisen ne perendim, ku rane ne kontakt me ideologji te ndryshme qe u bene baza per ndarje ne dy grupe; nacionaliste e internacionaliste, nga te paret dolen ballistet, nga te dytet komunistet. Per sa kohe qe keto dy grupe kishin nje armik te perbashket, Zogun, dhe ishin njesoj te perndjekur, dallimet mes tyre ishin thuajse te padukeshme. Pushtimi Italian, solli largimin e Zogut, por edhe lindjen e nevojes per nje armik te perbashket. Fillimisht roli i ketij armiku u plotesua nga pushtuesit, te pakten deri me 1943, kur komunistet, me perkrahjen jugosllave e sovjetike, u ndjene te sigurt se mund te perballonin edhe nje armik te dyte, ballistet, qe komunistet i shihnin si kundershtare te ideologjise se tyre internacionaliste, por mbi te gjitha si rivale per pushtetin e ardhshem.

    Per komunistet, ngjarjet rrodhen qe ata te dilnin fitues. Nese qellimi i tyre do te kishte qene e mira e atdheut dhe jo marrja dhe ruajtja me cdo kusht e pushtetit, edhe krimet e tyre nuk do te kishin qene mizore e ne mase si ndaj njerezve dhe historise. Gjate diktatures, nje sere taktikash u perdoren per te shtremberuar ngjarjet e se kaluares. Librat e botuara para ardhjes se komunizmit u zhduken, u dogjen; fytyrat e personave historike, por te padeshirueshem per regjimin, u hoqen nga fotografite autentike; emrat, jo me favorite, u fshine nga dokumentet e nga librat e historise. Keshtu ne menyre sistematike historia u rishikua, u rishkrua; ngjarjet u modifikuan ne menyre qe vetem komunistet te dilnin si shpetimtare te gjendjes dhe fateve te kombit, ndersa per cdo deshtim, ne pamundesi per te fajesuar armiqte e vjeter pasi ata ishin burgosur, vrare, internuar e arratisur, fillua n te krijoheshin armiq te rinj qe kete here perzgjidheshin nga brenda radheve te PPSH-se. Ne kerkim te gjetjes medoemos te nje armiku, komunistet u bene armiq te vetvetes.

    Keshtu, Shqiperia, vazhdoi ne nje rruge jo te natyreshme zhvillimi duke kopjuar shtetet shumekombeshe e shumetnike, si Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik e Kina, me te cilat ajo kishte te perbashket vetem ideologjine dhe etjen e pashuar te udheheqesve per pushtet. Nese qellimi i udheheqesve shqiptare do te kishte qene se pari patriotik dhe pastaj politik a ideologjik, Shqiperia nuk do te kishte dale nga ajo epoke e dermuar e me histori te shtremberuar, dhe sot nuk do te kishte njohur periudhe tranzicioni, por ate te vazhdimesise se zhvillimit.


    29 Gusht 2007
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-09-2007 mė 22:27

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,235
    Faleminderit
    25
    300 falenderime nė 225 postime
    Inisiativa e kryeministrit shqiptar eshte per tu pershendetur dhe ai eshte nje problem 95 vjecar per shqiptaret. Per 5 vjet, ne 2012, shteti shqiptar do te festoje nje pervjetor madheshtor, 100 vjecarin e lindjes se tij. Dhe me i dhimbshem se vete realiteti aktual apo ai i 100 vjeteve te fundit, eshte ideja se femijet shqiptare sot, dhe shqiptaret ne Shqiperi kane nje njohje minimale ose te gabuar te historise se tyre 100 vjecare. Dhe ky eshte nje realitet i dhimbshem, qe deshmon qe problemet e shoqerise shqiptare nuk jane vetem ne nivelin shoqeror, ekonomik e politik, shqiptaret si popull ende nuk njohin historine e tyre, ashtu sic ka ndodhur, pa ngjyrimet ideologjike dhe politike te kohes.

    Por ajo qe eshte po aq e dhimbshme te konstatosh, ajo qe per mendimin tim eshte edhe arsyeja qe edhe pse kane kaluar 2 dekada ne pluralizem, librat e historise se shkollave shqiptare kane ndryshuar pak ose aspak, eshte fakti qe gjithe historianet dhe akademiket qe merren me studimin e historise shqiptare, jane produkte te ideologjive te kohes qe jetuan. Kjo manifestohet ne moshen e tyre, manifestohet ne perpjekjen per te ndertuar nje "histori te komanduar" ku monopolin e te vertetes historike e kane nje grup i vogel historianesh qe nuk jane gati te pranojne asnje "devijim nga vija e tyre", kjo manifestohet edhe ne frymen populiste, ideologjike dhe krejt subjektive ne te cilen analizohen dhe komentohen faktet historike, prirja per te vene theksin tek "momentet e shkelqyera te historise" dhe .mania per te lene ne hije te plote dhe pa zene ne goje fakte te tjera historike qe implikojne faktorin shqiptar. Dhe shembujt per kete jane te shumte.

    Me gjithe thirrjen e kryeministrit shqiptar per historianet shqiptare, realiteti eshte i tille qe historianet aktuale shqiptare jane pjese e problemit dhe jo e zgjidhjes se tij. Personalisht nuk kam shume shprese tek ndonje ndryshim ne botekuptim dhe qasjen shkencore te historianeve shqiptare, te pakten jo nga brezi i vjeter. Do te duhen vite, mbase edhe dekada qe historianet e rinj shqiptare, te kursyer nga ideologjite e koheve te kaluara, te fillojne te shkruajne historine shqiptare ashtu sic ka qene me endjen e nje njeriu te lire qe kerkon te mesoje te gjitha ngjarjet dhe faktet e te pareve te tij, ashtu sic kane ndodhur, me bukurine dhe shemtine e tyre.

    Nderkohe, ajo qe po ndodh dhe qe po e mbush disi kete boshllek historik tek shqiptaret, eshte deshmia e gjalle e atyre personazheve historike qe u ishte hequr nje kryq i kuq nga historianet shqiptare deri me sot. Pinjollet e Mbretit Zog nuk jane me nje fantazi e larget, jane nje pjese e realitetit dhe jetes shqiptare ne Tirane. Figurat e lena ne hije me dashje apo dashje nga komunizmi, sot po flasin me gojen e tyre ose pas vdekjes, duke publikuar kujtimet e tyre.

    Pa harruar edhe kontributin e madh qe po japin edhe historiane, studiues dhe philoshqiptare te apasionuar, duke publikuar libra mbi historine shqiptare ashtu si ata e kane zbuluar apo deshmuar me jeten e tyre. Ky eshte nje kontribut i madh qe ndihmon ne ndergjegjesimin e shqiptareve te thjeshte, edhe vete historianet shqiptare, mbi ate "historine e ndaluar ndryshe" qe nuk eshte me tabu.

    Pavaresisht nga te gjitha keto pengesa, une jam i bindur qe shqiptaret do te rigjejne vetveten duke rindertuar kujtesen e tyre historike, qe u sulmua dhe dhunua ne nje menyre shume brutale nga 50 vjetet e rregjimit komunist. Bindja ime buron nga fakti i thjeshte se me ne fund, liria ka trokitur edhe ne deren e shqiptareve.

    Albo

  17. #17
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sancta Simplicitas!

    Pėllumb Xhufi-gazeta shqip 3.9.2007

    "Injorancė e pafajshme": kėto qenė fjalėt e dėshpėruara qė reformatori ēek, Jan Hus, nxori bashkė me shpirtin, kur nga turma e popullit sehirxhi vuri re tė shkėputej njė plakė e mjerė, e cila me kujdesin instinktiv tė njė nėne dhe e bindur se kryente veprėn mė tė mirė nė botė, filloi t‘i fryjė zjarrit qė xhelati ia kishte vėnė njė ēast mė parė turrės sė druve dhe qė njė fllad i lehtė ere e kishte shuar.

    Jan Husi ishte nismėtari i lėvizjes husite, ideatori i emancipimit politik e kulturor tė ēekėve nga shekuj nėnshtrimi e kolonizimi gjerman. Nė kėtė kuadėr, njė ndėr nyjat e "herezisė" sė tij, ishte edhe dalja nga ambiguiteti gjermano-ēek, mishėruar nė Universitetin e Pragės dhe ekzaltimi i identitetit etnik e kulturor tė popullit tė tij. Thuhet se pėr kėtė qėllim, martiri ēek kishte ideuar edhe ngritjen e njė universiteti (akademie) paralele kombėtare. Rrethanat historike, pra, janė tė ngjashme me ato qė kohė mė pas, e shtynė dhe Sami Frashėrin tonė tė shtrojė nevojėn e afirmimit tė identitetit etnik e kulturor shqiptar nėpėrmjet kultivimit tė studimeve themeltare nė kuadrin e njė Akademie shqiptare tė Shkencave. Akademia, nė fakt, u bė nė vitin e njėzetetetė tė erės Hoxha, dhe u zhbė, nė vitin e dytė tė erės Berisha-bis.

    Sigurisht, ēdo paralelizėm midis fatit tė Jan Husit nė vitin 1415 dhe fatit tė Akademisė shqiptare tė Shkencave, nė vitin 2007, nuk mund tė jetė veēse i sforcuar. Por pikėtakimet nuk mungojnė. Dhe njė prej tyre ėshtė se tani, si atėherė, veē shtetit (nėn petkun e xhelatit), ėshtė rishfaqur si personazh i dramės edhe plaka me pishtar, nėn petkun e gjithfarė opinionistėve, qė me afsh (e me zjarr) kėrkuan martirizimin e Akademisė sė Shkencave dhe qė me pezėm e me vrer nuk po i ndahen asaj edhe post mortem. Veēse, nė rastin e kėtyre zjarrvėnėsve tanė, do tė ishte pa vend indulgjenca qė Jan Husi i akordoi zjarrvėnėses plakė: sepse, kėta nuk janė as injorantė, si plaka, e as tė pafajshėm (naivė), si ajo.

    Mbledhja e fundit e Kėshillit tė Ministrave dhe "bravada" e fundit diversive e Kryeministrit mbi historinė, risollėn nė fokusin e debatit politik e shkencor ēėshtjen e Akademisė sė Shkencave, tė kėrkimit shkencor e posaēėrisht tė shkencave albanologjike. Ajo qė bie nė sy ėshtė heshtja e tė zotėve tė punės, e studiuesve, qė nė njė farė mase ėshtė e kuptueshme: jemi nė valėn e "reformės" berishiane, dhe mbi ta rėndon, si shpata e Damokleut, kėrcėnimi i pushimit nga puna.

    Nė tė kundėrt, nė debat u pėrfshinė tė tjera pena. Njė pjesė e tyre, nė frymė tė matur e konstruktive, duke mbrojtur tė drejtėn e pamohueshme e tė gjithėpranuar tė reformės e tė ndryshimit, paralajmėrojnė pėr rrezikun e mohimit tė gjithēkaje e tė ndėrhyrjeve radikale, posaēėrisht nė lėmin e albanologjisė, qė ėshtė edhe pararoja e shkencės shqiptare ("Albania" 29 gusht, "RD" 28 gusht, "Shqip" 2 shtator). Por, pėr fat tė keq, kanė qenė akoma mė tė shumta shkrimet e autorėve qė kėrkojnė njė "fillim tė ri" aty, ku mė shumė se gjetkė fillimi ex novo ėshtė baras me dėshtimin. Nė kėtė kuadėr, duken vėrtet shqetėsuese idetė e shprehura nė shkrimin e njė opinionisti e profesori tė ri, evropian e liberal ("Panorama", 28 gusht). I cili, duke pas qenė pėr ca kohė edhe kėshilltar i Kryeministrit Berisha, me ē‘po duket ka rol tė veēantė nė gatimin e "reformės" berishiane, rrokopujė si ajo, nė lėmin e Akademisė sė Shkencave e posaēėrisht tė shkencave albanologjike. Privilegji i tė qenit pėr shumė vjet punonjės i Akademisė sė Shkencave dhe, ē‘ėshtė mė e rėndėsishmja sot, i "imunitetit" tė pagės mujore, na jep mundėsinė edhe ne tė pėrfshihemi, eventualisht pa ndonjė dėm, nė debatin e rindezur mbi Akademinė e Shkencave, albanologjinė e historinė. Duke dashur, pikėsėpari, t‘u pėrgjigjemi ideve tė shprehura nga opinionisti nė fjalė dhe, nėpėrmjet tij, tė gjithė "xhelatėve" akademicidė, mes tyre edhe njė mikut tim me tė cilin na lidhin vetėm sherret, qė, pasi lėvdon "mrekullinė" e fundit berishiane, mbylljen e Akademisė sė Shkencave, pasi i bėn hosanĆ Kryeministrit barabĆ , e ndien veten plotėsisht tė denjė (e kompetent) pėr tė lėshuar direktiva pėr tė ardhmen e kėrkimit shkencor nė Shqipėri, posaēėrisht tė shkencave "albanologjike". Kėto, sa pėr fillim, do tė duhej tė braktisin temėn e "etnogjenezės" pėr t‘iu drejtuar brigjeve imagjinare tė "pellazgjishtes", nėn moton: poshtė Ēabeji-rroftė Zheji! ("Koha Jonė", 29 gusht). Nuk gjejmė fjalė tė polemizojmė as me ata qė janė pėrfshirė nė debat tė shtyrė thjesht nga ngacmime personale. Kėtė bėn, bashkė me tė tjerė, edhe njė gazetar i njohur e i nderuar, i cili arrin nė konkluzionin se historia e Shqipėrisė nuk ėshtė e saktė dhe duhet rishkruar, ngaqė njė kushėriri i tij nuk figuron nė listat e deputetėve tė viteve ‘20. A thua se detyra e historianit ėshtė "tė peshkojė", nga i pari tek i fundit, politikanė e deputetė, pavarėsisht se dje ashtu si edhe sot ka pasur gjithnjė tė tillė qė s‘dinė tė bėjnė gjė tjetėr, veē tė heshtin si peshku nė ujė.

    Por le t‘u kthehemi ideve tė opinionistit tė sipėrpėrmendur, qė japin mė shumė lėndė pėr diskutim. Ky, nėpėrmjet njė lumi gabimesh gjuhėsore tronditėse (shenjė e njė disponimi tė lindur anti-akademik), e baltos keq Akademinė tonė tė Shkencave, si "i fundmi Akademi Shkencash tė ish-bllokut komunist" (vini re shqipen), qė vazhdonte me kokėfortėsi t‘i qėndronte besnike modelit tė sajdisur dikur nė Kremlin. Vetė albanologjia, sipas tij, ėshtė njė konstruksion arbitrar, sepse nėnkupton ekzistencėn e njė shkence tė veēantė, specifike pėr "albanėt", d.m.th. shqiptarėt, qė u mbivendoset shkencave bazė, historisė, gjuhėsisė, arkeologjisė. Kjo, shton ai, ėshtė provė e njė nacionalizmi e "etnocentrizmi" tė pashoq, aq i huaj pėr Evropėn liberale e liberiste, tė pėrfaqėsuar mė nė fund denjėsisht edhe nė vendin e shqipeve (e tė sorrave).

    E pra, pėr respekt tė dijes duhet kujtuar se Akademia, si institucion i dijes, nuk ėshtė njė "sajdisje" (sajesė?) sovjetike. Jeta e saj fillon nė Greqinė e lashtė dhe para se tė mbėrrinte nė Bashkimin Sovjetik, sindromi akademik kishte "molepsur" vende si: Franca, Gjermania, Austria, Italia, Greqia, Serbia etj. etj. Nė disa prej kėtyre vendeve, sistemi akademik ėshtė ruajtur tale quale deri nė ditėt tona, pavarėsisht nga zhvillimet e paimagjinueshme qė ka pėsuar ndėrkohė dija dhe institucionet e dijes. Kjo vlen pėr Austrinė, Belgjikėn, Greqinė, Suedinėā€¦Kjo vlen absolutisht pėr vende ish-komuniste, si: Hungaria, Polonia, Bullgaria, Rumania, Serbia, Maqedonia dhe do tė mjaftonte ky fakt, pėr ta parė me njė sy kritik e "kombėtarisht" dyshues nxitimin pėr tė vepruar ndryshe e pėr tė zhbėrė Akademinė shqiptare nė momentin kur akademitė e vendeve fqinje, me halle e probleme tė ngjashme e interferuese me tonat, punojnė me kapacitet tė plotė.ā€¦Pra, mos tė mashtrojmė e le ta fillojmė bisedėn drejt: nė kushtet e lirisė sė plotė akademike, qė i ka munguar jo pak nė tė kaluarėn, Akademia nuk ka si tė jetė e pse tė jetė njė "relike" e kohėve sovjetike. Nė fund tė fundit, historia e saj fillon nė vitin 1972, pas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe, pėr tė qenė deri nė fund tė sinqertė, njė nga direktivat qė Partia e Punės i dha asaj me fillimin e punės, ishte pikėrisht "desovjetizimi" i shkencave shoqėrore, veēanėrisht i shkencave albanologjike dhe pėrqendrimi i tyre nė ēėshtjet qė kishin tė bėnin me historinė, gjuhėn e kulturėn e popullit shqiptar. Pėr kėtė qėllim u organizuan konferenca ndėrkombėtare e botime tė shumta mbi qytetėrimin ilir dhe vazhdimėsinė iliro-shqiptare, mbi etnogjenezėn e popullit shqiptar, mbi epokėn skėnderbejane, mbi Rilindjen Kombėtareā€¦Pėr kėtė qėllim, Instituti i Historisė iu vu punės pėr hartimin e njė teksti tė ri tė Historisė sė Shqipėrisė, qė do tė ndreqte gabimet e atij pararendės tė vitit 1959, pėr kėtė qėllim u hap aty njė sektor i veēantė pėr studimin e historisė etnike, njė tjetėr pėr studimin e historisė sė Kosovės, qė deri atė kohė ishte neglizhuar e lėnė nė harresė. Tė rrinė tė qetė kritizerėt, me kėtė nuk duam t‘i thurim lavde regjimit, sepse ne qė kemi punuar nė sistemin e Akademisė sė Shkencave e dimė mirė se shtysėn pėr krijimin e saj dhe orientimin pėr shkencat albanologjike e dhanė shkencėtarė tė vėrtetė e patriotė, si Prof. Xhuvani, Prof. Ēabej, Prof. Buda etj. Fakti qė Enver Hoxha e dėgjoi, nė kėtė rast, fjalėn e tyre, nuk e zhvlerėson Akademinė dhe studimet e saj, veēanėrisht ato albanologjike. Dhe nė rast se rezultatet e arritura nė kėto fusha nuk kanė qenė ato qė priteshin, pėrveē gjynaheve tė regjimit, pėrgjegjėsia bie jo pak edhe mbi paaftėsinė e atyre studiuesve, qė nuk arritėn tė ngriheshin nė nivelet e pėrafėrta tė etėrve tė Akademisė, qė pėrpara shkencės preferuan militancėn partiake, qė nėpėrmjet sė dytės u pėrpoqėn tė imponohen tek e para, makar edhe duke luftuar e goditur poshtėrsisht kolegėt e tyre. Nuk ėshtė e papritur, qė brylaxhij nga tė kėtij soji i gjen sot nė radhėt e para tė atyre qė kanė rrėmbyer urėt pėr t‘i vėnė zjarrin Akademisė e albanologjisė.

    Pra, t‘i japim Akademisė pjesėn qė i takon. Akademia ėshtė njė formė institucionale e organizimit tė kėrkimit shkencor, dikur e pėrgjithėsuar dhe qė sot vazhdon tė ruhet veēanėrisht nė vendet e vogla, me problematika therėse, me mundėsi e resurse tė kufizuara, pėr tė ruajtur eficensėn nė fusha tė veēanta. Ėshtė gjithashtu e pasaktė tė pohohet se Akademia ishte produkt i kohėve tė izolimit e tė autarkisė. Nė rast se ky gjykim vlen nė tėrėsinė e jetės nėn komunizėm, pėr Akademinė vlen mė pak. Sepse, Akademia dhe institutet e saj kishin marrėdhėnie me simotrat e tyre, nė Perėndim e nė Lindje, studiuesit shqiptarė ndiqnin veprimtari shkencore nė tė katėr anėt e botės, dijetarė e studiues tė huaj nga mė tė shquarit toleroheshin tė ndiqnin kongrese e seminare shkencore nė Tiranė, madje pa i detyruar "tė presin mjekrėn", siē ndodhte me vizitorėt e tjerė tė huaj. Pa u zgjatur nė arsyet qė e shtynin shtetin komunist tė trajtonte me njė "dorezė kadifeje" Akademinė e Shkencave, po themi atė qė ka mė shumė rėndėsi pėr ēėshtjen tonė: Akademia e Shkencave lindi dhe funksionoi si njė institucion elitar kėrkimor, me njė status tė veēantė, gjė qė i mundėsoi asaj tė kryejė studime fondamentale, tė njohura e tė vlerėsuara edhe jashtė, veēanėrisht nė lėmin e studimeve shqiptare (albanologjike). Dhe shumė mirė qė ndodhi kėshtu. Nė doni tė dini mė shumė, pyesni profesorėt e studiuesit tanė nga Kosova: ata mė shumė se kushdo do tė mund tė shpjegojnė rolin qė luajtėn studimet albanologjike tė promovuara nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, nė ndėrgjegjėsimin dhe emancipimin e rinisė e tė inteligjencės kosovare nė vitet vendimtare ‘70-‘80 tė shekullit tė kaluar.

    Duke iu kthyer realitetit tė ditėve tona, duket se gjendja pas reformės konfuze berishiane ėshtė e tillė, qė kėrkimi shkencor dhe nė mėnyrė tė veēantė albanologjia, pasi u nxor jashtė me pėrdhunė nga Akademia, ka mbetur nė mes tė rrugės, apo nė dyert e Ministrisė hallemadhe tė Arsimit (qė ėshtė e njėjta gjė). Pretendimi sipas tė cilit paskėtaj kėrkimi shkencor do tė integrohet mrekullisht nė universitet, ėshtė njė profkė, kur gjithkush e njeh mirė kaosin e degradimin qė ka pushtuar universitetet tona e qė parashikohet tė vazhdojė aty edhe pėr njė kohė tė pacaktuar.

    Viktima kryesore e kėsaj pseudoreforme duket se do tė jetė pikėrisht albanologjia, ajo qė para dhe pas krijimit tė Akademisė, ka qenė lavdia e shkencės shqiptare. Dikush nga ata qė e pėrdorin shqipen nė mėnyrė tė shkujdesur, i bindur nė "kotėsinė" e albanologjisė, kėrkon tė na bindė edhe ne tė tjerėve se vetė termi ėshtė i papėrshtatshėm, gjuhėsisht e konceptualisht. Nė fund tė fundit, thotė ai, nė vend tė termit albanologji do tė ishte mė i drejtė termi "studime shqiptare". Vėrejtje prej esnafi, prej puritani, qė nuk pritej nga njė shpėrdorues i gjuhės shqipe. Por, le tė lemė mėnjanė albanologjinė e t‘u kthehemi disa simotrave tė saj, qė quhen hititologji, egjiptologji, turkologji, sinologjiā€¦ apo gjermanistikė, romanistikė, helenistikė, sllavistikėā€¦: qė tė gjitha janė degė tė diturisė qė merren me studimin e historisė, gjuhės e kulturės sė popujve tė veēantė, tė popujve qė shkenca i konsiderohen "interesantė", "origjinalė" e me njė rrezatim historik e kulturor tej kufijve kombėtarė. E pra, tė tillė qenkemi edhe ne shqiptarėt dhe njė gjė tė tillė, duhet tė pranojnė, volens nolens, edhe albanoskeptikėt tanė, pėrderisa kėtė e kanė thėnė dhe e kanė vendosur mendje tė ndritura, si Leibniz, Mayer apo Sufflay, sipas tė cilėve gjuha shqipe, kultura e historia e shqiptarėve, "kanė vlerėn e njė monade, nė tė cilėn pasqyrohet si askund tjetėr universi adriatiko-ballkanik". Kanė qenė kėta dijetarė, bashkė me tė tjerė si: Thunmann, Hopf, Fallmerayer, Hahn, Evans, Jireēek, Praschniker, Nopcsa, Ippen, Durham, Haslluck, anėtarė tė akademive legjendare tė Evropės, siē qe ajo e Bavarisė apo siē ėshtė sot e gjithė ditėn Akademia e Vjenės, tė cilėt (ata, dhe jo "sovjetikėt") pėrdorėn tė parėt fjalėn "albanologji" dhe, ē‘ėshtė mė e rėndėsishmja, hodhėn themelet e studimeve shqiptare, d.m.th. tė albanologjisė. Nuk ėshtė njė rastėsi, qė personalitete tė tilla, nė momentet historike vendimtare pėr kombin shqiptar, siē ishte krijimi i shtetit tė pavarur shqiptar apo ruajtja e integritetit territorial tė tij (1912-1914) ngritėn me forcė zėrin e tyre nė favor tė Shqipėrisė e tė kombit shqiptar, duke u pėrplasur para syve politikanėve cinikė tė Evropės, hipotekėn origjinale e tė patjetėrsueshme tė tij, historike, gjuhėsore, kulturore. Dhe ėshtė fat i madh qė zėri i kėtyre "albanologėve", shumica e tė cilėve kontėr e baronė, u dėgjua mė shumė nė konferencat evropiane, se zėri i ndonjė plebeu shqiptar, siē ishte Esad Pashė Toptani, "njeriu qė nuk njihte asnjė gjuhė tė Evropės, por njihte shumė mirė vlerėn e tė gjitha monedhave evropiane"(M. McMillan).

    Nėse gjėrat qėndrojnė kėshtu, siē ne besojmė, ē‘kuptim ka pezmi ndaj albanologjisė, qė stigmatizohet padrejtėsisht si njė relikė e sė kaluarės "sovjetike" tė Shqipėrisė? Duke harruar, qė me Akademinė e Shkencave dhe, nė veēanti, me albanologjinė lidhet mundi dhe jeta e disa njerėzve jo tė zakonshėm, qė janė marrė me tė tjera punė, e jo me mbrojtjen e vijės marksiste-leniniste tė Partisė sė Punės, siē duan tė thonė tė paditurit e tė palexuarit e ditėve tona. Tė tillė janė: Aleksandėr Xhuvani, Eqrem Ēabej, Aleks Buda, Hasan Ceka, Shaban Demiraj, Petrit Radovicka, Rrok Zojzi, Kristo Frashėri, Skėnder Anamali, Dhimitėr Shuteriqi, Injac Zamputi, Selami Pulaha, Alfred Uēi, Andromaqi Gjergji, Selim Islami, Stefanaq Pollo, Androkli Kostallari, Luan Omari, Zija Zholi, Arben Puto, Frano Prendiā€¦Kritizerėt e palexuar e tė pamėsuar tė ditėve tona, qė mbijnė si kėrpudhat pas shiut pas ēdo spėrkatje tė Kryeministrit, duhet tė maten para se tė flasin pėr disa ēėshtje tė vėshtira, pasi kanė tė bėjnė para sė gjithash me ta!

  18. #18
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    388
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Po cilet jane Historianet qe do ta shkruajne?

    Rishikimi i Historise? - ky term mbase eshte i gabuar. N.q.se Historia eshte shtremberuar atehere duhet perpunuar dhe rimodeluar. Por Historia more shoke, shoqe dhe zonja e zoterinj eshte nje disipline shkencore e jo nje liber artisitik. Pra problemi eshte se do te duhet nje kohe shume e gjate. Sepse do te duhet nje grup Historianesh te cilet duhet te jene specialist te nendegave shkencore te Historise. Pasi vete kjo shkence ne Shqiperi ndahet ne disa nendege te bazuara ne Periudha dhe ngjarjet historike te kombit tone. Ne rastin me te mire do te presim deri sa te bashkohen te gjithe specialistet e periudhes se Rilindjes, se Pamvarsise, se Kombit modern, se periudhes Komuniste. Po kush jane ata ? Kush jane keta Historiane qe do te punojne per rishikimin e Historise? Garda e vjeter (pa dashur ti paragjykoje) qe punojne ne Institutin e Historise jane ata qe shkruajten Historine e Meparshme. D.m.th skemi cpresim nga ata. Po keta Historianet e rinj? Jane te gjithe dishepuj te atyre te vjeterve. Edhe te duan keto dy grupenuk mund ta bejne.
    a edhe nje problem tjeter po periudhen postkomuniste te Historise se Shqiperise kush do ta shkruaj? A do te jene te gatshem Nano dhe Berisha qe te pranojne nje gjykim te drejte t efakteve historike te ngjarjeve pas viteve 90, kur ata jane aktoret kryesore?
    Une jam skeptik per te gjitha keto.
    Se pari me vjen keq q e po e them se nuk kemi historiane qe do ta shkruajne historine.
    Se dyti dhe n.q.se do te kete me vone do te duhet nje kohe e gjate, aq sa ju desh historiografise komuniste\
    Se treti a do te rrije Berisha larg imponimit te tij politik ne Histori? Veshtire se do te ndodh, edhe Nano apo kushdo abrash tjeter politike nuk do te rrinte dot larg.
    Atehere mendoj se keto faktore jane me te rendesishmit ne ndryshimin e Historise. Mendoj se do te na duhet kohe qe te shikojme nje Histori te vertete

  19. #19
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    586
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Gjithe ky debat qe po zhvillohet ne kete moment behet per te hequr vemendjen e opinionit publik nga kriza energjitike qe po e con ekonomine e shqiperise 500 vjet mbrapa. Nqs historia duhet rishikuar, kjo nuk duhet bere nga politika por nga historianet, jane ktea te fundit qe duhet ta vleresojne dhe te marrin vendimet perkatese.
    Liberté, égalité, fraternité

  20. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    720
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Vėshtirėsitė pėr tė rishkruar historinė e artit

    Vėshtirėsitė pėr tė rishkruar historinė e artit

    Nga Celo Hoxha

    Deri tani ėshtė folur kryesisht pėr rishkrimin e historisė sė politikės, pėr historinė e sportit Besnik Dizdari kishte njė edit javėn e shkuar nė kėtė gazetė, ndėrsa pėr historinė e artit nuk ėshtė folur fare.

    Nė politikė gjėrat kanė qenė mė tė thjeshta. Nė vitin 1991, ndarja e njė sistemi politik me njė tjetėr ishte, tė paktėn formalisht, e prerė: nga sistemi njėpartiak u kalua nė sistemin shumėpartiak, prona kolektive u privatizua, ekonomia e kontrolluar kaloi nė ekonominė e tregut tė lirė. Pavarėsisht sa tė pėrsosura ishin nė terren kėto ndryshime, nė vetėdijen e shoqėrisė ndarja ishte e qartė. Dhe diēka shumė e rėndėsishme: figurat mė tė larta tė diktaturės dolėn nga skena. (Natyrisht, ata i ruajtėn fijet e padukshme me pushtetin, kjo dihet, por tė paktėn nuk ishin mė nė vijėn e parė qė tė tė dhunonin syrin.)

    Nė art kemi njė tjetėr pamje. Mes artit tė realizmit socialist dhe periudhės sė re nuk ka patur njė ndarje aq tė prerė sa nė politikė. Gjithēka ėshtė bėrė thuajse nė heshtje dhe nė mėnyrė shumė spekulative. Ish- byroistėt e arteve nuk janė larguar ende nga skena, ata qė ishin shkrimtarė tė shquar tė realizmit socialist, ata janė shkrimtarėt mė tė nderuar edhe sot, ata qė ishin aktorėt mė tė adhuruar atėherė, ata vazhdojnė tė jenė edhe sot, e njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr muzikantėt, skulptorėt e piktorėt. Atėherė, si do tė rishkruhet dhe kush do ta rishkruajė historinė e artit tė kėsaj periudhe?

    Situata nuk premton shumė. Kėto dy vitet e fundit kanė vdekur njė sėrė aktorėsh, tė cilėt arritėn tė bėhen artistė tė shquar pėr realizimin me mjeshtėri tė figurės sė heroit pozitiv nė filma tė realizmit socialist. Varrimet e tyre u bėnė me nderimet mė tė mėdha, ku morėn pjesė edhe figurat mė tė larta shtetėrore. Nė CV-tė e kėtyre artistėve u pėrmendėn titujt “Artist i Merituar” dhe “Artist i Popullit”, por askush nuk tha gjė qė kėto medalje janė dhėnė nga ish-presidenti, Haxhi Lleshi, apo figura tė tjera tė larta tė kupolės komuniste. Njė veprim i tillė, ta thjeshtėzojmė pak shembullin, ėshtė si tė pėrcillen nė banesėn e fundit me nderime ish-byroistėt dhe t’iu pėrmenden medaljet e marra me rastin e zbulimit tė “grupit armiqėsor” tė deputetėve, me zbulimin e “grupit armiqėsor” tė Koēi Xoxes, grupit nė ushtri, ekonomi, kulturė e kėshtu me radhė. Kėtu ka njė problem, ky paralelizėm nuk ėshtė bėrė asnjėherė dhe kjo nuk lejon tė kuptohen qartė gjėrat.

    Ka edhe njė arsye tjetėr. Zakonisht, iniciativa tė tilla, si rishkrimi i historisė, merren nga politika, sepse kėshtu ėshtė vepruar nė kėtė vend pėr 70 vjet. Mirėpo, politikanėt janė, kur vjen puna tek artet, analfabetė. Kėta politikanė qė e dinė fare mirė se historia politike duhet rishkruar, e dinė kėtė, sepse kanė qenė tė fokusuar tėrėsisht nė politikė vitet e fundit dhe e kanė mėsuar ndonjė gjė, ndėrsa nė art ata janė ende adhurues tė artit socialist. Ata i kanė idhuj – e herė-herė edhe miq – artistėt e asaj periudhe. Gjithė ministrat e Kulturės, qė nuk kanė ardhur nga fusha e artit nė kohėn e demokracisė, kanė qenė tė formuar me letėrsinė dhe artin socialist, ndėrsa ata qė kanė ardhur nga fusha e artit, kanė qenė edhe mė keq, pėrfaqėsues tė shquar tė realizmit socialist. Tė parėt nuk kanė patur vizionin e duhur, tė dytėt kanė patur vizion tė gabuar pėr tė ndryshuar ndonjė gjė nė fushėn e kulturės dhe historisė sė saj. Nuk dua tė them se historia e artit duhet tė shkruhej me iniciativėn e ministrit tė Kulturės, jo, por ēdo lėvizje politike nė kulturėn e kėsaj periudhe ka pėrēuar edhe mesazhin se nė ē’rrugė ecet. Shkrimtarėt dhe artistėt vazhdojnė tė vlerėsohen politikisht dhe jo nė bazė tė veprave. “Tė mirėt” mbrohen e “tė kėqinjtė” diskreditohen pėrditė me anė tė fletėrrufeve, thashethemeve dhe telefonatave shantazhuese. Nuk besoj se debati pėr historinė e artit do tė ketė ndonjė tė ardhme, tė paktėn jo pėr aq kohė sa byroistėt e kėsaj fushe nuk do kenė dalė nga skena, ose nuk do iu ikė nga duart kontrolli nė mėnyrė primitive i pushtetit.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 11:28
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 03:22

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •