Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 43
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Filozofia E Martesës Në Islam

    Autori:Shejh Jusuf el – Kardawi

    Kam vërejtur kohëve të fundit se është një trend që të rinjve, në mënyra të ndryshme u bëhet thirrje për t’u shmangur nga të qenurit i martuar, duke i frikësuar ata se çfarë përgjegjësi do të mbajnë në supet e tyre, e përveç kësaj hedhin dyshim mbi vet institucionin e martesës. A thua vallë a ka ndonjë mënyrë t’i hedhim poshtë këto të thëna?

    Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm All-llahut të Madhëruar. Paqja, bekimet dhe begatitë qofshin mbi të dërguarin e fundit – Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata muslimanë të sinqertë që shkojnë pas rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit!

    Martesa në Islam nënkupton të plotësuarit e nevojave të shumta si: qetësinë shpirtërore, trupore si dhe bashkëpunimin mes bashkëshortëve për ta përmbushur urdhrin hyjnor. Islami – si mënyrë e të jetuarit – i përfshin gjitha instinktet njerëzore si atë fizik, shpirtëror, intelektual, emocional e kështu me radhë.

    Të përmbushurit e nevojave fizike si duhet (në mënyrë të ligjshme) është një nga synimet kryesore të martesës, megjithatë, nuk është i vetmi (synim). Duke u bazuar në argumentin e qartë kur’anor, konkludojmë se qetësia (shpirtërore) dhe paqja përmes një bashkimi (martese) të suksesshëm janë prej objektivave primare të martesës: “Nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi nga vet lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Kur’an 30: 21).

    Në një vend tjetër, All-llahu i Madhëruar i referohet lidhjes mes meshkujve dhe femrave, për të qenë ortakë në jetën e tyre në të arriturit e mirësisë dhe në të përmbushurit e urdhrit hyjnor: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zeqatin, e respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është Ngadhënjyes, i Urtë.” (Kur’an 9: 71).
    Islami, ashtu sikurse ka për qëllim edukimin e njerëzve për të qenë të drejtë, për të qenë gurëthemel në strukturën shoqërore të kombit që i përkasin, ai gjithashtu përpiqet të formojë familje të shëndosha, si faktorë primarë dhe esencialë në ndërtimin e një shoqërie të mirëfilltë. Nuk ka diskutim se martesa, e cila e bashkon një mashkull me një femër përmes një ceremonie solemne, është burimi (baza) që e rrit (e zgjeron) familjen, në radhë të parë dhe në radhë të dytë edhe shoqërinë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që një familje si duhet do të ekzistonte pa martesë (kurorë) – mënyrë kjo që është vënë nga Ligjvënësi.



    Disa ide perverse kundrejt institucionit të martesës:

    Përgjatë kohërave, njerëzimi ka arritur të mësojë ide që i kundërvihen idesë për t’u martuar. Në Persi (në Iranin e sotshëm), para ardhjes së Islamit, u shfaq filozofia e Manit – “profetit” nga Persia – e cila deklaronte se bota gëlon në fatkeqësi. Kjo gjë, thonin, duhet asgjësuar, e mënyra më e shpejtë për ta asgjësuar është të ndaluarit e martesës.

    Një ideologji tjetër u përhap nën flamurin e krishterizmit, e ajo ishte një murgëri ekstreme që e denoncon (shpartallon) jetën, e thirr në burgosje nëpër manastire dhe e shpall martesën si të ndaluar, sepse gruaja, besojnë ata, është shkaku i ngasjes (joshjes) dhe i personifikimit të djallit. Të afruarit tek ajo, sipas tyre, vetvetiu është mëkat që e degjeneron shpirtin dhe njeriun e largon nga parajsa.
    Në kohën moderne, kjo ide ekziston tek pesimistët perëndimorë, të cilët e shpronësojnë femrën, duke e përshkruar atë si gjarpër me prekje të butë, por me helm vdekjeprurës. Më tej, ata pohojnë se martesa ia ofron asaj mundësinë e artë për të qenë sunduese ndaj mashkullit dhe për t’ia lëshuar atij në dorë tërë përgjegjësitë. Kështuqë, deklarojnë ata, pse mashkulli, me vetëdije të plotë, ta zgjedhë rrugën për t’i pasur ato zinxhirë rreth qafës së tij, ndonëse ai është lindur i lirë?

    Fatkeqësisht, disa muslimanë të rinj të sotëm kanë rënë pre e këtyre ideve të prishura dhe për këtë arsye po vendosin të shmangen nga martesa, e cila “po i detyron të kryejnë përgjegjësi të pafundme”. Përveç kësaj, ata dëshirojnë ta jetojnë jetën e tyre si fëmijë duke mos pasur mbi supe asnjë përgjegjësi. Nëse mposhten nga epshi i tyre, etjen e tyre do ta shuajë prostitucioni, në vend që këto instikte të përmbushen në mënyrë ligjore, do të thotë me martesë.



    Objektivat e martesës në Islam janë:

    1) Duke u bazuar në ligjet dhe normat hyjnore, asgjë nuk mund ta ekzekutojë detyrën e saj pa ndihmën e dikujt. All-llahu paracaktoi që gjithçka të jetë në nevojë të tjetrit nga lloji i njëjtë, kështuqë kompletimi është reciprok. Në fushën e elektricitetit, poli pozitiv duhet të bashkohet me atë negativ për të shkaktuar dritë, nxehtësi, lëvizje, varësisht prej funksionit të aparatit. Njëlloj, protonet dhe elektronet duhet të jenë në kontakt brenda atomit. Tek bimët, korrat e polenit mbajnë gamete mashkullore për ta fekonduar trupin e lules me qëllim të prodhimit të më shumë farave, bimëve apo frutave. Kafshët me gjini mashkullore duhet të jenë në kontakt me ato femërore për t’u shtuar... Kur’ani Famëlartë e thekson këtë ligj të përgjithshëm në dy ajetet vijuese: “Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).” (Kur’an 51: 49); “I pastër nga të metat është Ai që i krijoi të gjitha llojet (çiftet) çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.” (Kur’an 36:36). Ky ligj, i vënë nga All-llahu i Lartësuar, vlen gjithashtu edhe për llojin njerëzor dhe ai është bashkimi i mashkullit dhe femrës në një mënyrë ashtu siç u ka hije.

    All-llahu i Lartësuar në zemrën e mashkullit e ka rrënjosur dashurinë ndaj femrës dhe në zemrën e femrës e ka rrënjosur dashurinë ndaj mashkullit. Secili prej tyre (edhe mashkulli edhe femra) është i nxitur nga një nevojë shumë më urgjente sesa uria apo etja. Secili prej tyre ndjen një zbrazëtirë të qartë në jetën e tij ose të saj, e cila (zbrazëtirë) mund të plotësohet vetëm me bashkimin e tyre, në pajtim me ligjet hyjnore, do të thotë nëpërmjet martesës. Vetëm në atë rast stabiliteti e zë vendin e pasigurisë dhe vetëm në atë rast qetësimi e zë vendin e shqetësimit. Secili prej tyre gjen kthjelltësi, dashuri e mëshirë tek tjetri, të cilat i ndriçojnë jetërat e tyre dhe i zgjerojnë shpirtrat e tyre. Ajeti vijues argumenton një nga shenjat e Tij, faktikisht ligjin që Ai e bëri në universin tonë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vet lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Kur’an 30: 21).

    2) Reprodukimi është rezultati natyral i martesës. Ai shërben për ta zgjatur ekzistencën e njeriut. Kështu, kjo është një nga dhuratat që All-llahu i ka bërë për neve. Argument për këtë e kemi ajetin kur’anor ku i Madhërishmi thotë: “All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vet lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?” (Kur’an 16: 72). Pikërisht është kjo arsye, për shkak të së cilës Zekerijai a.s e pat lutur All-llahun: “(Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)”.” (Kur’an 21: 89); “Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë). Të më trashëgojë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja e Jakubit dhe bëre atë, o Zoti im, të këndshëm (të vyeshëm)!” (Kur’an 19: 5-6).

    Ngjashëm, edhe Ibrahimi a.s. – babai i profetëve – e luti All-llahun: “Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve! Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm).” (Kur’an 37: 100-101). Kur’ani Famëlartë i përshkruan robërit e Mëshiruesit duke thënë: “Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit!”” (Kur’an 25: 74).

    Për shkak të reproduksionit, kombet shumohen dhe rriten, përveç kësaj, ata (kombet) i shfrytëzojnë potencialet e tyre për t’u bërë ballë armiqve që sulmojnë. Pak persona do të dyshonin në faktin se sa e madhe do të ishte fuqia botërore nëse masës njerëzore i llogaritet potenciali i saj i tërësishëm. All-llahu i Lartësuar në Librin e Tij Famëlartë për rastin e Shuajbit, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të, thotë: “Përkujtoni kur ishit pakicë e Ai ju shumoi dhe shikoni se si qe fundi i çrregulluesve!” (Kur’an 7: 86). Për më tepër, Profeti s.a.v.s. na ka porositur: “Martohuni (shtohuni), sepse unë do të mburrem me ju (me numrin e juaj të madh) në Ditën e Gjykimit para popujve tjerë dhe mos përfundoni në murgërinë e krishterëve!” [Transmeton Bejhekiu].

    Reproduksioni shërben për ta ruajtur tërë llojin njerëzor në globin tonë derisa jetës t’i vijë fundi i vet. All-llahu i Lartësuar në Librin e Tij thotë: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.” (Kur’an 4: 1); “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (Kur’an 49: 13).

    3) Martesa njeriut ia plotëson besimin. E ruan atë nga të shikuarit e grave të huaja, i ndihmon gjithashtu edhe në ruajtjen e nderit dhe normalisht, i ofron atij mundësi ligjore për t’i kënaqur dëshirat e veta seksuale. Si rrjedhojë, prostitucioni më nuk konsiderohet si opsion! Për këtë arsye, Profeti s.a.v.s. ka thënë: “Martesa e ruan njeriun nga të shikuarit e asaj që nuk duhet shikuar.”; “Nëse All-llahu ia dhuron ndonjërit një grua të mirë, kjo i ndihmon atij ta ketë gjysmën e fesë së tij të mbrojtur, për pjesën tjetër duhet t’i frikohet All-llahut.” [Transmetojnë Taberani dhe Hakimi].

    4) Martesa, jo vetëm që është mjet që besimtari ta mbrojë fenë e tij, por ajo, gjithashtu është edhe kusht i domosdoshëm për lumturi jetësore, për të cilën Islami i inkurajon ithtarët e tij që ta shijojnë atë, kështuqë më asgjë mos t’i hutojë në arritjen e qëllimit final, gjegjësisht për t’i ngritur shpirtrat e tyre në një shkallë të lartë spirituale. Transmetohet se Profeti s.a.v.s. ka thënë: “E tërë bota është kënaqësi, e kënaqësia më e mirë është gruaja e mirë.”; “Janë 4 gjëra të cilat birit të Ademit i sjellin lumturi: gruaja e mirë, shtëpia e gjerë, fqiu i mirë dhe mjeti transportues i mirë.” [Transmetojnë Hakimi dhe Bejhekiu].

    5) Martesa është mënyra e vetme e themelimit të familjes – bërthamës së shoqërisë. Asnjë shoqëri e ndershme nuk do të ekzistonte pa u bazuar në familje. Ky është, pra, një institucion tek i cili zë vend amësia, atësia si dhe lidhja motër – vëlla, e krahas këtyre edhe ndjenjat strehuese, altruizmi, mëshira, kujdesi, bashkëpunimi reciprok...

    6) Është një e vërtetë se martesa i ngrit edhe raportet shoqërore. Me anë të saj, pra, zgjerohet miqësia mes prindërve të tyre (prindërit e burrit me gruan dhe anasjelltas). I Madhërishmi paracaktoi që raportet martesore të jenë aq të forta sa raportet familjare. Argument për këtë e kemi ajetin kur’anor ku thuhet: “Dhe Ai nga uji (fara) e krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.” (Kur’an 25: 54).

    7) Martesa e bën njeriun më të pjekur përmes përgjegjësive që ai duhet t’i mbajë, si bashkëshort dhe si prind, e ngjashëm e bën edhe gruan më të pjekur përmes përgjegjësive që ajo duhet t’i mbajë si bashkëshorte dhe si nënë. Siç thamë edhe më lartë, shumë meshkuj shmangen nga martesa, sepse dëshirojnë të jetojnë jetë si fëmijë të rritur dhe të mos jenë të detyruar të bëjnë gjë prej gjëje. Njerëzit e këtillë nuk janë të aftë për të jetuar, sepse nuk janë të aftë për të bërë asgjë. Pra, martesa kërkon angazhim të fortë dhe ndarje të përgjegjësive mes burrit dhe gruas, prej ditës së parë kur ata bashkohen.

    All-llahu i Lartësuar në Librin e Tij thotë: “...Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.” (Kur’an 2: 228); “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese e janë besnike ndaj të fshehtës.” (Kur’an 4: 34).Profeti s.a.v.s. thoshte: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për ata që i keni nën mbikëqyrje. Burri, është përgjegjës për pjesëtarët e shtëpisë së tij; gruaja është përgjegjëse dhe kujdestare e pasurisë së burrit të saj.”; “Ka mundësi që njeriu të bëjë mëkat të madh nëse nuk përkujdeset për atë që e ka nën mbikëqyrje.” [Transmetojnë Ahmedi, ebu Davudi, Hakimi dhe Bejhekiu nga ibn Umeri]. Profeti, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, gjithashtu thoshte: “All-llahu do ta pyesë çdo kujdestar për ata që i ka pasur nën mbikëqyrje, se a i ka mbrojtur (shpëtuar) ata nga zjarri po jo.” [Transmetojnë Nesaiu dhe ibn Hibani nga Enesi].

    8) Duke qenë i martuar, njeriu fokusohet në perfeksionimin e punës së tij, pasi është i sigurt se e ka dikë në shtëpi që ia kryen punët e shtëpisë (ushqimin, pastrimin...) Pas këtij fakti njeriu mund të qetësohet dhe mund ta kryejë punën apo angazhimet e tij ashtu si duhet. Ndërkaq, paramendoni, si do të ishte puna e ndonjërit që është i preokupuar e i shqyer nga gajlet se a do të ketë ushqim kur të kthehet nga puna ose a do të ketë rrobe tjera për të veshur, ose...ose...?
    All-llahu i Lartësuar e di më së miri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 24-08-2007 më 09:02
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    “Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).” (Kur’an 51: 49); “I pastër nga të metat është Ai që i krijoi të gjitha llojet (çiftet) çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.” (Kur’an 36:36).

    Me falni per nderhyrjen por vetem kete fjali lexova dhe nuk jam aq i qarte.

    Gjithcka eshte krijuar prej sendeve, ne dy lloje me qellim perkujtimin e madheshtise se Zotit?

    Une e di qe jo gjithcka eshte prej sendi, ka edhe goxha shumime aseksuale ne natyre, qe s'kane nevoje per te dyja sekset. Keto nuk i ka bere Zoti ?

    Qellimin, une e mendoja se ishte vazhdimesia e rraces tone, jo thjesht perkujtimi i madheshtise se Zotit. Kaq nevoje ka ai i shkreti per lavde, sa edhe vete ekzistenca jone qenka si qellim vetem per te permbushur kenaqesite e tij si i paster ?
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  3. #3
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Aty nuk thot nga sendi, lexoje mire. Aty eshte prej cdo gjeje( cdo send, krijese, e ngurt apo e gjalle) i ka krijuar dy llojesh, pozitiv dhe negativ.

    Lexoje ate nga"nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë" aty perfshihen edhe ato shumimet aseksuale. Qellimi eshte vazhdimesija e cdo race dhe jo vetem e jona dhe ketu qendron te perkujtuarit se eshte vetem nje Arkitekt, Zoterues dhe Mbikqyres i cdo gjeje qe ka krijuar.

    Ti me mire pyet veten si ishte e mundur te dihet ne ate kohe se cdo gje eshte dy polesh, pozitive dhe negative, sepse ata nuk e dinin se edhe materiet e ngurta kane pole. Nuk e dinin per elektronet dhe protonet etj. Edhe ne sot nuk e dime per shume gjera tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alko71 : 24-08-2007 më 15:01
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-05-2007
    Postime
    2
    fisniku student, Allahu ta shperblefte per kete post te mire.

    selamu aleikum

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga abdulrrahim
    fisniku student, Allahu ta shperblefte per kete post te mire.

    selamu aleikum
    Allahu te shperbleft ty dhe te gjithë muslimanet kudo qe janë...

    alejkum selam
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    "Nje musliman nuk mund te jet i kompletuar pa qen i martuar"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ultimo004
    Anëtarësuar
    22-06-2007
    Postime
    20
    JO!!! E ke shume gabim,ne Islam po tradhetove te pritet koka!!!Mund te thuash ne filan shtetin e jo ne Islam!Tjeter,shiko ne shtetet perreth çfare behet ne familje pikerisht pse grate bejne punen e burrave e shtepia shkon kot!Ka shume risi ne jeten e banoreve te tokes qe ne shikim te pare te duken te mira e qe ne fakt jane shkaterruese,nuk e di a po spjegohem sa duhet...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Lizi
    Anëtarësuar
    11-07-2007
    Postime
    29
    Citim Postuar më parë nga Artson Lexo Postimin
    Me falni per nderhyrjen por vetem kete fjali lexova dhe nuk jam aq i qarte.

    Gjithcka eshte krijuar prej sendeve, ne dy lloje me qellim perkujtimin e madheshtise se Zotit?

    Une e di qe jo gjithcka eshte prej sendi, ka edhe goxha shumime aseksuale ne natyre, qe s'kane nevoje per te dyja sekset. Keto nuk i ka bere Zoti ?

    ?
    Per informacion thuhet edhe :
    Pasha tekun dhe pasha ciftin ..(me duket tek suretul Fexher , nuk jam e sigurte )
    Por meqenese tema eshte orientuar nga martesa dhe ciftet pergjithesisht eshte theksuar me teper nga Fisniku.
    (Vertete ka argument per nje popull qe mendon ...)

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Kam harruar të martohem

    Gazeta egjiptiane “El-ahram” botoi një artikull me titullin: “Profesoresha e universitetit i këshillon studentet e saj të martohen”.
    Në këtë artikull tregohet se si një profesoreshë universiteti në Angli ka qëndruar para qindra studentëve dhe studenteve dhe ka mbajtur një fjalim lamtumirës me rastin e daljes në pension.

    Ajo tha: Ja, i plotësova gjashtëdhjetë vite të jetës sime. Kam arritur në kulmin e realizimeve, kam korrur sukses dhe kam avancuar çdo vit të jetës sime, kam realizuar punë të mëdha në shoqëri. Çdo minutë e ditës sime më ka sjellë fitime, arrita reputacion të madh dhe pasuri, m’u dha rasti të vizitoja tërë botën, por, a jam tani unë e lumtur pasi arrita gjithë këto fitore?
    I teptisur me angazhime në mësimdhënie dhe arsim, në udhëtime dhe famë, harrova ta bëja atë që është më e rëndësishme se e tërë kjo për femrën...
    Harrova të martohem, të kem fëmijë dhe të stabilizohem në jetë. Për këtë jam kujtuar vetëm tani, kur erdha këtu para jush. Në këtë moment e ndjeva se nuk kam vepruar asgjë në jetën time dhe se i gjithë mundi që kam sakrifikuar gjatë tërë këtyre viteve është i humbur. Tani do të dal në pension, do të kalojnë një vit ose dy nga kjo kohë dhe pas kësaj të gjithë, të zhytur në preokupimet e tyre jetësore, do të më harrojnë... Po të isha martuar dhe të kisha formuar familje, do të lija efekte më të mëdha dhe më të mira në jetë.

    Vërtet puna kryesore për femrën është që ajo të martohet, të krijojë familje dhe çfarëdo mundi tjetër që ajo sakrifikon në diçka tjetër nuk ka vlerë për jetën e saj në esencë. Këshilloj çdo studente që këtë gjë ta vërë në prioritetet e saj, pas kësaj le të mendojë për punë dhe famë
    .”



    Vërtet këta njerëz shpenzojnë jetën e tyre dhe e kuptojnë realitetin vetëm pasi vijnë në përfundim të saj. Ajo që të çudit më shumë se kjo është kur sheh vajzat muslimane që tentojnë t`i pasojnë këta njerëz në këtë hutim. I lumtur është ai që mësohet nga të tjerët, prandaj për ku je nisur o bijë e Islamit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 22-09-2007 më 08:21
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    QËNDRIMI ISLAM NDAJ MARTESËS


    Për dallim nga doktrina e esenëve hebrenj dhe asketëve të hershëm të krishterë, por në përputhje me pjesën kryesore të traditave hebreje dhe të tjera njerëzore, Islami e njeh vlerën e seksit dhe e përkrah martesën. Ai fuqishëm e dekurajon beqarinë, madje qoftë ajo edhe për arsye asketike. Mënyra normale, e natyrshme e sjelljes për një musliman, është që ai të themelojë një familje bashkëshortore të lindjes. Kjo është praktikë e përbashkët e njerëzve të zakonshëm, udhëheqësve shpirtërorë e madje edhe e pejgamberëve. Lidhur me këtë, ekzistojnë shumë ajete në Kur'an dhe thënie të Pejgamberit (s.a.v.s.), të cilat shkojnë aq larg duke thënë se kur një musliman martohet, atëherë ai e përsos gjysmën e fesë së vet, prandaj le të jetë i vetëdijshëm për Zotin për sa i përket gjysmës tjetër.

    Juristët muslimanë, të cilët e kanë interpretuar Kur'anin, thonë se martesa është obligim fetar dhe si rrjedhim i kësaj është një mbrojtës i moralit si edhe domosdoshmëri shoqërore. Si detyrë fetare, ajo duhet të plotësohet; mirëpo si edhe të gjitha detyrat tjera në Islam, ajo u parashkruhet vetëm atyre, të cilët janë të aftë që të ballafaqohen me përgjegjësitë, të cilat ajo i sjell me vete. Mendimi mbizotërues ndër juristët është se, edhe pse martesa është një domosdoshmëri shoqërore, ajo nuk është absolutisht e domosdoshme për çdo individ. Kështu, ata kanë shtjelluar një tipologji të papërpunuar për klasifikimin e individëve, përkitazi me gatishmërinë e tyre për martesë nga këndvështrimi i fesë. E para, disa individë janë të shqetësuar se abstenimi do të mund t'i shpi*ente ata rrugës së gabuar. Për këta, martesa është obligim fetar, për shkak se ata duhet të ruhen nga seksualiteti i paligjshëm, ndërsa martesa është mekanizëm natyror për një mbrojtje të tillë të moralit. E dyta, disa individë janë të aftë dhe kanë dëshirë për seks, por nuk janë aq të shqetësuar për teprimin; ata nuk parandiejnë kurrfarë joshje të papërballueshme apo mungesë të vetëkontrollit. Për këta, martesa është më e preferueshme se abstenimi, e madje edhe se devotshmëria e tepruar, e cila kryhet vullnetarisht për ta ngritur gjendjen shpirtërore dhe morale të një personi. E treta, ka edhe individë të tillë, të cilëve u mungon potenca, për shkaqe të ndryshme. Në këtë rast, nga disa juristë martesa ende konsiderohet si më e preferueshme se abstenimi, ndërsa nga të tjerët argumentojnë se abstenimi është më i pre*ferueshëm, për shkak se martesa nën këto kushte do ta humbte qëllimin e saj dhe do t'i privonte partnerët nga mbrojtja morale që u nevojitet, dhe nga kënaqja, të cilën e meritojnë.

    Edhe pse Islami e ka përkrahur martesën dhe ka ndërmarrë masa të ndryshme për ta rregulluar funksionimin e saj, ai siç duket e ka kuptuar se martesa nuk është një zotim i lehtë. Një person, para se ta marrë bashkëshorten, duhet të jetë mjaft i sigurt për aftësinë e tij që të ballafaqohet me përgjegjësitë e martesës. Është e vërtetë se në Islam varfëria nuk është pengesë për martesë të suksesshme; All-llahu (xh.sh.) ka marrë mbi vete, siç thekson Kur'ani, të sigurojë çdo krijesë të gjallë, ndërsa Ai mundet, e këtë edhe e ka premtuar, që t'i pasurojë bashkëshortët e varfër nga shpërblimi i Tij. Mirëpo, njëkohësisht, Islami njeh se ndoshta nuk do të jetë gjithmonë e mundshme për akëcilin që të ketë në disponim mjetet për martesë. Mund të paraqiten pengesa dhe probleme të llojeve të ndryshme.

    Mirëpo, përgjigjja e Islamit ndaj kësaj nuk është në drejtim të beqarisë, shthurjes apo edhe neverisë së plotë ndaj martesës dhe ndaj seksit. Në vend të kësaj, ai përcakton disa masa të veçanta, kohëzgjatja e të cilave mbështetet në vetëdisiplinën dhe abstenimin e përkohshëm, me shpresë se ndihma e premtuar e All-llahut (xh.sh.) do të vijë së shpejti. Pejgamberi (s.a.v.s.) ka bërë me dije se secili që mund të martohet, duhet ta bëjë këtë, mirëpo ai që nuk mundet, duhet të praktikojë agjërimin vullnetar, që i ndihmon atij ta ruajë integritetin e vet moral dhe të marrë përsipër zotërimin mbi dëshirat e veta. Ngatërrimi i drejtpërdrejt i gjithë kësaj është me siguri se as seksi e as martesa nuk mund të largohen lehtë e as të merren joseriozisht.

    Siç mund të pritej, kjo doktrinë nuk ka qenë gjithmonë e përjetësuar apo e përmbushur me të gjitha segmentet e shoqërisë muslimane. Ka pasur disa Sufi mistikë, të cilët kanë abstenuar nga martesa dhe i kanë shikuar përgjegjësitë familjare si të papërputhshme me aspiratat e tyre personale. Paraqitja e individëve të këtillë dhe qarkullimi i besimeve të tyre, mund të jetë më tepër tregues i mirë për tendosjen sociale se sa për pëlqimin personal nga ana e tyre apo të papërputhshmërisë së jetës familjare dhe të ambicieve shpirtërore. Siç duket, kjo ka pasur të bëjë më shumë me natyrën e protestës dhe të tërheqjes personale se sa me papërputhshmërinë apo mangësinë e doktrinës së mirëfilltë për martesën. Lëvizjet ekstreme që kanë përkrahur abstenimin nga martesa dhe tërheqjen nga jeta shoqërore me siguri janë paraqitur si reagim ndaj divergjencës politike dhe ndaj shthurjes morale që ngjau në shoqërinë muslimane, duke e prekur veçanërisht struk*turën e saj pushtetmbajtëse. Disa herë besohet se lëvizja e përgjithshme Sufiste është inkurajuar pikërisht nga personalitetet e përbotshëm nga struktura pushtetmbajtëse. Ky paradoks i dukshëm pjesërisht shpjegohet me faktin se për udhëheqjen e asaj kohe ka qenë në interes që ta largojë vëmendjen e njerëzve të zakonshëm nga interesat politike dhe çështjet e përbotshme në përgjithësi, në mënyrë që opozita dhe rivalët të reduktohen deri në minimum. "Asketizmi" dhe shoqëruesit e tij, konsideroheshin si mjete "të arsyeshme" drejt këtij përfundimi. Mirëpo, ekziston edhe një teori tjetër, sipas së cilës autoritetet politike e kundërshtonin Sufizmin ekstrem, madje deri në atë shkallë të persekutimit të përkrahësve të tij, për shkak se ata shkaktonin çrregullime publike dhe propagandonin një botëkuptim, i cili po qe se përkrahej nga masat e gjera, do ta përçante jetën shoqërore.

    Që të dyja teoritë kanë elemente vlefshmërie, mirëpo asnjëra nga ato në veçanti nuk duket përkatëse për t'i shpjeguar faktet. Ka të ngjarë që autoritetet politike në disa raste i kanë toleruar, e madje edhe inkurajuar, në mënyrë implicite apo eksplicite, asketët Sufi, të cilët janë konsideruar si të parrezikshëm, si pacifistë të botës tjetër. Në kushte të tjera, kur disa nga këta Sufi shkuan deri në ekstrem dhe bënë disa shpallje që u konsideruan si heretike, autoritetet politike ndërmorën masa për ta mbrojtur vetveten si dhe për ta mirëmbajtur rendin. Në cilindo rast, këta Sufi ishin në pakicë, dhe nuk ishin që të gjithë të llojit pacifist, e as që kishin të bëjnë të gjitha ndikimet mbi Sufizmin me brendësinë e Islamit.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  11. #11
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    Allahu i Madheruar ne Kuran i urdheron Muslimanet te martohen: "Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit)…." (Kur'an, 24:32)

    I Derguari i Allahut - Muhamedi as. - ka thene: "Martesa eshte Sunet dhe ai qe nuk e ndjek Sunetin tim nuk eshte pasues i vertete i imi."
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2007
    Postime
    99
    jashtzakonisht nje teme e bukur dhe prekese sepse ne kete kohe po ndodh e kunderta.jo vetem te rinjte spo kuptojne por as nenat dhe babadharet tane.thone keni kohe per martese.jo......kjo sduhet te ishte pergjigjia e tyre,por ti ndihmojne femijet e tyre ne rruge te mbare per hir te ALL-LLAHUT.dhe kur e shikon qe femija ka deshire te bej aktin martesore,atehere mos ta pengoje se e qon ne harame te medha.sepse eshte i ri ka ndjenja sikurse kane qene e dhe ata vete te rnj.e gjithe njelloj jemi te njejtat deshira kemi.qe te jetojme te lumtur dhe me dashuri te plote mes nje mashkulli dhe femre.shpresoj dhe do ti lutem ALL-LLAHUT qe prinderit tane na kuptojne..e jo keta djem e vajza te marrin rrugat por te kene njeri tjetrin nen mbrojtje,se do kene dhimbshuri e dashuri sepse asnjerit nga ne sna pelqen qe kete pune te ja bejne motres tone etj.por inshall-llah ALL-LLAHU na i lehteson keto veshtiresi.selam alejkum ve rahmetull-llah ve bereketuhu

  13. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Feja islame dhe martesa


    Zgjedhja e bashkëshortes/it

    Zgjedhja e bashkëshortes/it është me rendësi sepse zgjedhja mund të jetë lumturi për dikë dhe fatkeqësi për dikë tjetër. Transmeton Sa'di, radijallahu anhu, se i Dërguari, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Katër gjëra e bëjnë njeriun të lumtur: gruaja e mirë, vendbanimi i përshtatshëm, fqiu i mirë dhe mjeti i udhëtimit i rehatshëm, ndërsa fatkeq e bëjnë: gruaja e keqe, shtëpia e vogël, fqiu i keq dhe mjeti jo i përshtashëm i udhëtimit." (Bejhekiu, Hakimi, Ebu Nu'ajm) Shumë faktorë ndikojnë në zgjedhjen e bashkëshortes/it. Ndonjëherë ajo është bukuria, ndonjëherë pasuria, ndonjëherë familja me nam të mirë apo edhe vlerat shpirtërore (morali dhe besimi) të atij/asaj që hulumtojmë. I Dërguari, alejhis-selam, na ka urdhëruar që në zgjedhjen tone të peshojë kjo e fundit (morali dhe besimi) me të cilën do të kompensoheshte ajo që eventualisht do të mungonte nga faktorët tjerë. Kështu nëse nuk mirren parasysh feja dhe kualitetet morale të bashkëshortit/es së ardhshme si kriter për martesë, të gjithë faktorët tjerë për të cilët mund të hyjmë në martesë ka mundësi shumë shpejt të zhduken dhe të kthehen në të kundërtat e tyre, kështu bukuria të kthehet në shëmti, pasuria në varfëri, autoriteti familjar në përbuzje e nënçmim, e vlerat fetare dhe morale janë ato që ngelin dhe i bëjnë bashkëshortët të lumtur. Ndaj i Dërguari, alejhis-selam, na udhëzon: " Gruaja merret për katër gjëra: për shkak të pasurisë, prejardhjes, bukurisë ose fesë Ti gjeje atë që është besimtare dhe do të bëhesh i lumtur" (Buhari, Muslim). E njëjta vlen dhe për zgjidhjen e bashkëshortit. Tirmidhiu transmeton se i Dërguari, alejhis-selam, ka thenë: "Nëse vjen te ju një djalë të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin-martojeni, e në qoftë se nuk e bëni këtë (d. m. th. nuk e martoni vajzën tuaj për të), do të bëhej trazirë dhe rëmujë e madhe mbi tokë. ". (Tirmidhiu) A ka gjë më të keqe se femra të bie në kthetrat e një të fejuari ateist dhe të pamoralshëm, i cili nuk e përfill as bashkëshortn, as farefisin, e as marrëveshjen, ashtu siç nuk i kushton rëndësi nderit, xhelozisë, besnikërisë dhe familjes. Gjithashtu edhe një nga rregullat e Islamit për zgjedhjen e shokut (shoqes) së jetës, sigurisht pasi të plotësohet kushti i të qenurit besimtarë i mirë, është që bashkëshortja të jetë nga një familje fisnike dhe e dëgjuar për mirësi, nder e moral, për shkak se gjeni familjar trashëgohet. I Dërguari ka thënë: "Kërkoni për Martesë gra të mira dhe fisnike… E kur njëri prej fëmijëve e pyeti Omer el Farukun se çfarë detyre ka prindi ndaj fëmijës së vet, ai u përgjigj: "Të zgjedhë nënë të mirë për fëmjët, ta emërtojë me emër të mirë dhe t'ia mësojë Kur'anin". Udhëzimi i tret islam për zgjedhjen është dhënia përparësi martesës sa më larg fisit, që të mos paraqitet rreziku që fëmija të jetë me të meta psiko-fizike, me sëmundje ngjitëse e të trashëgueshme, si dhe që të zgjerohen lidhjet shoqërore. Kështu martesa ngërthen forca, bashkimi mes muslimanëve është më i qëndrueshëm kurse njohja e tyre zgjerohet.

    Udhëzimi i katërt është martesa me virgjëreshën (me beqaren). I Dërguari i këshillonte pasuesit të martohen me virgjëresha, sepse kështu bëhet më e lehtë dashuria dhe mirëkuptimi mes çiftit. por ka lutur edhe të mirën e të martuarve me gra të veja për shkak të punëve të shumta të shtëpisë dhe fëmijëve të shumtë.

    Udhëzimi i pestë është martesa me gruan që lind, meqë vërtetë, një nga synimet e martesës është edhe lindja e fëmijëve. I Dërguari, alejhis-selam, ka thënë: "Martohuni me gra që lindin fëmijë dhe e duan familjen. Në ditën e Kijametit krenohem para popujve tjerë me shtimin tuaj." (Ebu Davudi, Nesaiu, Hakimi) Gjithashtu edhe një nga udhëzimet islame për bashkëshorte/ort të zgjedhet ai/ajo që është i shëndoshë në aspektin psiko-fizik. Islami e jep të drejtën e ndarjes nëse njëri prej bashkëshortëve është i sëmurë dhe nuk mund t'i kryejë obligimet intime bashkëshortore. Të gjitha këto ishin ashtu që martesa të ketë harmoni dhe të jetë fryt i një familjeje të forte e të shëndoshë.

    Rregullat e fejesës

    Martesa është një shoqëri jete që do të vazhdojë gjer në vdekje. Njeriu do ta kalojë në këtë shoqëri kohën më të gjarë e më të vlefshme të jetës së tij. Shumë faqe të hidhura dhe të ëmbla të jetës do të kalohen së bashku. Për këtë arsye nga pikëpamja islame nuk ka dyshim se ndërtimi i një lidhjeje që do të kapërcente përmasat e një jete të vdekshme duhet të mbështetet në themele të shëndosha, duhet të bazohet në dashurinë e ndërsjellë mes bashkëshortëve. Dhe për të dashuruar duhet njohur dhe përlqyer, d. t. th duhet fejuar. Të fejohesh d. t. th. të bësh hapin përfundimtar para kontratës së martesës për pranimin ose refuzimin e saj, e qëllimi i kësaj është hyrja syçelë në ujërat e martesës. Pikërisht për shkak të këtyre gjërave, Islami e pëlqen njohjen paraprake të çiftit të ardhshëm, madje për këtë edhe urdhëron. Një sahabi që donte të martohej me një ensare ia tregoi këtë të Dërguarit, alejhis-selam, i cili e pyeti: A e ke pare atë? Pasi morri përgjigjen "jo", i Dërguari e urdhëroi: "Shko shihe, sepse në sytë e grave ensare mund të vërehet ndonjë gjë. ". (Muslimi, Nesaiu) Edhe dikujt tjetër që donte të martohej i Dërguari i tha: "Një here shihe atë, sepse kjo gjë mund të bëhet shkak për vazhdimësinë e Martesës" Siç dihet, bukuria e pamjes ndryshon nga një njeri tek tjetri. Për këtë, shokët e jetës duhet ta shohin vetë njëri-tjetrin dhe s'duhet t'ua vënë veshin përshkrimeve të të tjerëve. për këtë shikim ka disa rregulla edhe atë: nuk i lejohet një të riu që të takohet dhe shikojë një femër, përveç se nëse ka vendosur sinqerisht të martohet me të; pastaj të fejuarit i lejohet që të shohë te e fejuara vetëm fytyrën dhe duart e saj, për shkak se shikimi në fytyrë pasqyron trupi, e ajo që e vërteton se tek e fejuara s'guxon të shihet më shumë se duart dhe fytyrës është fakti se i Dërguari këtë nuk e ka bërë dhe nuk e ka urdhëruar, përkundrazi për hulumtime më të thella të bashkëshortes së ardhshme ai ka dërguar gra të afërme të tij; gjithashtu lejohet që shikimi të përsëritet sipas nevojës, përderisa pamja e saj të mbetet në kujtesë dhe gjatë takimeve (e assesi vetmimeve të të fejuarve) lejohet bashkëbisedimi mes tyre; nuk lejohet vetmimi apo prekja e të fejuarës në asnjë rast, sepse ajo është akoma e huaj para kontratës së Martesës, për këtë Aisheja r. a. ka thenë: "Dora e Muhamedit s. a. v. s nuk ka prekur dorën e ndonjë gruaje të huaj…"; pastaj lejohet që i fejuari/a të shoh të fejuarën/in në rast të mosdijeje të saj/tij për këtë, i Dërguari ka thenë: "Kur dikush e fejon ndonjë femër, s'është mëkat që ta shikojë, nëse e shikon për fejesë, edhe kur ajo nuk e di. " (Ahmedi)…

    E shoh të arsyeshme të përmendim se sot nën emërtimet "e kam të fejuar" apo "e kam seriozisht" shumë të rinj duke u bërë bashkë, duke jetuar dhe dëfryer bashkë, duke u kënaqur me njëri-tjetrin në mënyrë të ndaluar përpiqen ta gënjejnë njëri-tjetrin, aq sa vetmimi i të rinjëve është bërë një gjë krejt normale, e prej këtu e kemi edhe rritjen e shpejtë të amoralitetit dhe të pamoralshmëve në mesin e të rinjëve. E në të shumtën e rasteve është pikërisht vajza ajo që dëmtohet. ثshtë fare e qartë, për atë që sheh dhe mendon, se ky qëndrim së bashku shndërohet në lidhje të dyshimta dhe rrënon autoritetin e të fejuarës më tepër se të të fejuarit, për shkak se i fejuari, në rast ndarjeje, edhe padrejtësusht mund të arsyetohet se e ish e fejuara e tij nuk ishte e përshtatshme për të, e s'ka dyshim se kështu femra bëhet objekt dyshimi dhe përgojimi për masën. Kjo gjë e bën atë si një lëneshë (të pamartuar) në tregun e robërve! E gjithashtu, të përmendim se është rreptësisht e ndaluar fejesa me tjetër kënd, e asaj që veçmë është e fejuar. Ibën Omer, radijallahu anhu, transmeton se i Dërguari, alejhis-selam, ka tërhequr vërejtjen për këtë duke thënë: " Mos të bëjë gara dikush prej jush në shitblerjen e tjetrit, e as në fejesë, nëse vëllai i juaj veçmë e ka fejuar, derisa ai nuk hek dorë. " (Buahri, Muslim, )

    Kurorëzimi (niqahu) dhe dispozitat e tij

    Pasi të bëhet plotësisht zgjidhja e bashkëshortes/it me udhëzimet e dhëna nga Islami, fillon periudha e kontratës për martesë (niqahu). Qëllimi i kontratës së martesës është lejimi i kënaqjes së ndërsjellë, sipas Sheriatit, për të siguruar qetësi shpirtërore, formim të familjes së shëndoshë, ndihmë për sendërtimin e saj dhe ndihmë për edukimin e fëmijëve. Kjo kontratë kompletohet me thënien e dy fjalëve: të pëlqimit dhe pranimit. Pëlqimi është fjala që del nga njëra palë, p. sh. i ati i vajzës (apo veliu) të thotë: "Ta dhashë vajzën time", apo dhëndëri të thotë: "Ma jep vajzën tënde". E pranimi është fjala që del nga pala tjetër, si p. sh. nga dhëndëri "Pranova vajzën tënde" apo veliu të thotë "Ta dhashë vajzën time".

    Kushtet e martesës dhe rregullat e saj janë këto:

    1- nuk i lejohet gruas muslimane të martohet me një jomusliman, qoftë edhe prej ehli kitabit (jahudi dhe i krishterë), për këtë thotë All-llahu xh. sh. në Kur'an: "Mos u martoni as me një idhujtarë derisa të besojnë. Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari, edhe nëse ai ju mahnit" (El-Bekare, 221), e për ehli kitabët thotë: "O ju që keni besuar! Mos zini miq as jahuditë as krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është pre tyre. Vërtetë, All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar"(El-Maide, 51). Pastaj gruaja muslimane mund të mos ketë liri fetare tek burri jomusliman, fëmijët zakonisht marrin fenë, emrat doket dhe zakonet e babait dhe gruaja, sipas natyrës së saj, mbështet tek burri, e kjo mund të rezultojë me pranimin e fesë së tij, sidomos nëse burri e detyron dhe i kanoset ta bëjë këtë. Ndërkaq gruaja muslimane ashtu si nuk mund të vë kurorë me me një jomusliman, nuk mund të martohet as edhe me një njeri, musliman me fjalë dhe me emër, por që besimin e ka aq të prishur dhe në atë gjendje sa është krejt afër kufrit (mosbesimit). Le të përcjellim një ngjarje historike të gjeneratës së pare të Islamit, kur martesa nga gratë e asaj kohe përdoreshte si një pretekst për thirrjen në Islam. Në kohën e të Dërguarit, Ebu Talha, i cili akoma nuk ishte musliman, i propozoi për Martesë Ummu Sulejmes, e quajtur ndryshe Rumejsa, e Ummu Sulejmja përgjigjet kështu: "ا'është e drejta, edhe unë ty të dëshiroj, një rast si ti nuk mund të humbet. Por ti je një mosbesimtar, kurse unë muslimane, s'është e drejtë të martohem me ty. " Mbi këtë përgjigjje zhvillohet një dialog i këtillë Ebu Talha: "ا'po ndosh me ty Rumejsa? " , "ا'po ndodh me mua? ", "E ke fjalën për ar e argjend? ", "Unë s'kërkoj ar dhe argjend. Ti je një njeri i tillë që adhuron një gjë që as dëgjon, as sheh, nga e cila s'ke asnjë dobi. A nuk mërzitesh nga adhurimi i një cope druri të mbirë nga toka, që e pruri nga mali duke e rokullisur shërbetorja zezake e dikujt? Po u bëre musliman, kjo qoftë garancia e kurorës, nuk dëshiroj gjë tjetër!" Në këtë Ebu Talha pyet: "Rumejsa, kush e kryen kthimin tim në Islam? ", "I Dërguari i All-llahut e kryen atë, tek ai shko! ". Pas kësaj, Ebu Talha niset drejt tek i Dërguari. i Dërguari duke ndejtur mes sahabëve, e sheh dhe thotë: "Po vjen Ebu Talha që i shkëlqen mes dy syve të ballit drita e Islamit! " Para të të Dërguarit, alejhis-selam, Ebu Talha pohon besimin dhe e njohton atë për fjalët e Rumejsasë. Në përputhje me kushtet e Rumejsasë i Dërguari e lidh kurorën.

    2- gruaja mund t'i takojë njërës prej feve të ehli kitabëve. Thotë All-llahu xh. sh.: "…Gjithashtu u janë të lejuar grate e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës…"(El-Maide, 5). Urtësia e lejimit këtu është që t'i jepet rasti gruas së "ehli kitabëve" të pranojë Islamin, por me vetëdëshirën e saj dhe pa detyrim, e gjithashtu fëmijët e lindur nga kjo martesë me Sheriat i takojnë fesë së babait. (kjo lejesë ka edhe nënkushtet e tjera të cilat në detaje mund të mësohen nga librat e fikhut sh.r.)

    3- kusht i martesës është që femra të jetë e lejuar (hallall) për të. Në Kur'anin e Madhërishëm, në suren Nisa, dhe në disa hadithe sqarohen personat mes të cilëve është e ndaluar martesa, këta mund t'i rradhitim kështu: me lidhje atërore bëjnë pjesë: nënat, motrat, vajzat, hallat, tezet, mbesat; me lidhje farefisnore: vjehrrat, thjeshtrat, nuset, njerkat; me lidhje qumështi ndalohen: të gjithë sa u përmendën më sipër, nëse kanë lidhje qumshti, p. sh. nëna e qumshtit, motra e qumshtit etj. , për këtë All-llahu në Kur'an thotë: "…(u janë ndaluar edhe) nënat tuaja të qumshtet, motrat tuaja të qumshtit…"(En-Nisa, 23), e i Dërguari ka thënë: "Siç ndalohen ato në afërsinë atërore, ndalohen edhe ato në afërsinë e qumshtit" (Muslimi, As'habu-Sunen); e ndaluar është të martojë mbi katër gra; nuk lejohet martesa me një femër me të cilën përkohësisht ndalohet martesa, p. sh. me dy motra, me tezjen me mbesën e të ngjashme; ndalohet martesa me një grua që nuk i ka kaluar id-deti, pastaj edhe gruan e vet me të cilën është ndarë tri here, e për Martesën me një grua të pamoralshme (lavire) All-llahu xh. sh. thotë në Kur'an: "Laviri nuk duhet të martohet me tjetër përveç me lavire ose politeiste, kurse lavirja të mos martohet me tjetër përveçse me lavir ose ndonjë politeist. Ajo është ndaluar për besimtarët"(En-Nur, 3).

    4- kusht i niqahut është ai të jetë me qëllim të përhershëm. Nuk lejohet kurorëzimi sa për sy e faqe, për disa ditë, një muaj apo të ngjashme, kjo është rreptësisht e ndaluar dhe njihet me emrin "nikahul ***'ah".

    5- pëlqimi i femrës. Nëse femra nuk pajtohet me Martesën, kontrata është e pavlevshme. i Dërguari për këtë ka thenë: "S'vlen martesa e vejushës derisa të pyetet dhe të merret pëlqimi i saj. S'vlen martesa e beqares derisa të merret leje prej saj". Kur e pyetën: " O i Dërguari i All-llahut, si është leja e saj? " i Dërguari u përgjigj: "Të heshtë" (Buhari, Muslim, As'habu Sunen). E kjo për shkak të turpit të beqares që haptazi të pranojë martesën.

    6- pëlqimi i përgjegjësit (veliut). Përgjegjës i afërm i femrës, babai ose xhaxhai, vëllai, daja. I dërguari, alejhis-selam, ka thënë: "Cila grua martohet pa lejen e përgjegjësit të saj, kontrata e kësaj martese është e pavlefshme, kontrata e kësaj martese është e pavlefshme" (As'habu Sunen përveç Nesaiut).

    7- prania e dy dëshmitarëve. Kur të thuhen fjalët e ofertës (pëlqimit) dhe pranimit, është e domosdoshme të jenë dëshmitrë të kësaj së paku dy veta, që me rastin e çfarëdo mosmarrëveshjeje eventuale, të vërtetojnë për aktin e kurorëzimit të të dy palëve. I Dërguari, alejhis-selam, ka thënë: "nuk ka martesë pa velijj (familjar, përgjegjës) dhe dy dëshmitarëve të drejtë" (Bejhekiu).

    8- Mehri. Kjo është dhurata e kurorës të cilën burri është i obliguar t'ia jape gruas me rastin e hyrjes në Martesë, kjo i plotëson nevojat e femrës dhe i jep vlerë asaj. Mehri mund të jetë i muaxh-xhel (i paguar menjiherë gjatë kurorëzimit sh.r.) apo i muexh-xhel (paspaguar, që mbetet si borxh i burrit ndaj gruas të tij sh.r.). Obligimi i mehrit rrjedh nga fjala e All-llahu xh. sh. : "Grave jepnu dhuratën e kurorës së tyre (niqahun) më të mire…"(En-Nisa, 4). Mehri është pasuria e gruas që ajo ka të drejtë ta shfytëzojë. Ndërkaq i Dërguari, alejhis-selam, i ka porositur prindërit dhe përgjegjësit që të kërkojnë sa më pak mehër për vajzat e tyre, ashtu që mehri të mos bëhet shkak për ndërprerjen e martesës, kështu ai, alejhis-selam, thotë: "Me të vërtetë, më e mira prej grave është ajo që lëshon në mehër (kërkon sa më pak)" (Ibën Hibbani), apo edhe ka thënë: "Më e mira e mehrit është e pakta"

    Gostia e dasmës sipas rregullave islame

    ثshtë shumë e qartë për ata që kuptojnë dhe shohin se Islami i ka lejuar këtij ummeti lloje të ndryshme kënaqësish dhe argëtimesh që mjaftojnë për ta mos ta bëjnë këtë me haram. Këto janë për t'iu përgjegjur natyrës së vetë njeriut në mënyrë që muslimani që do të merret me këto, të kthjellet e të jetë i disponuar t'i kryeje obligimet dhe përgjegjësitë. Në mesin e tyre është pëlqimi bile edhe urdhërimi për gostinë e dasmës, edhe atë për disa qëllime të larta, si: dëfrimi i muslimanëve në dasma dhe gëzime, shpallja e martesës dhe njohtimi i shoqërisë për të, përforcimi i lidhjeve të dashurisë dhe marrëveshjes te të afërmit, shokët dhe fqinjët, ushqimi i të varfërve etj. Për vendimin e gostisë së dasmës, dijetarët kanë bërë polemikë, disa mendojnë se gostia është vaxhib, e disa janë të mendimit se është sunnet, për të cilën shumica pajtohen. Sidoqoftë, i Dërguari i ka propozuar Abdurrahman b. Aufit, radijallahu anhu, kur ai është martuar, që të there së paku një dele dhe t'i gostisë pjesëmarrësit duke i thënë: "Përgatit gostinë qoftë edhe me therrjen e një deleje" (Buhari, Muslim, Tirmidhi).

    Disa nga rregullat e gostisë janë këto: të therret siç pamë së paku një dele ose sipas mundësisë edhe më shumë; nëse nuk ka mundësi për këtë, lejohet gostia me çfarëdo ushqimi qoftë, bile edhe pa mish, meqë kur i Dërguari u martua me Safijen, radijallahu anha, në gosti nuk kishte mish, e pjesëmarrësit ngelën të kënaqur nga dasma; me këtë gosti duhet të synohet ndjekja e sunnetit të të dërguarit në respektimin e musafirëve dhe ushqimin e njerëzve të mire dhe të varfëreve; nuk lejohet në gosti të veçohen në ftesë pasanikët nga të varfërit, e as ata të elitës nga të tjerët, për këtë i Dërguari, alejhis-selam, ka thënë: "Ushqimi më i keq është ushqimi i gostisë, në të cilën thirren pasanikët, kurse të varfërit jo. "(Muslim, Bejhekiu); e diçka mjaft e rënësishme në gostinë e dasmës është që burri dhe ata që bëjnë përgatitjen e gostisë duhet të largohen nga çdo punë e keqe që Islami e ndalon. Këtu do të ndalemi që të tregojmë për disa bidate, mëkate dhe gjëra të shëmtuara që hasen në dasmën e muslimanëve të sotëm këtu tek ne, edhe atë: 1. përzierja e burrave me grate gjatë kohës së dasmës kur gratë janë të zbukuruara dhe pispillosura ashtu sikur duhet të jenë vetëm para burrave të vet, apo përzierja dhe hyrja e të afërmve nga ana burrit në dhomën e nuses kur ajo është është e zbukuruar me veshje e stoli, me pamje tërheqëse dhe mashtruese. Për këto i Dërguari, alejhis-selam, ka thënë: "S'kam lënë pas meje hamendje (sprovë) më të dëmshme për burrat përveç grave", apo "Ruhuni nga vetmia me gratë! Betohem në atë që më ka në dorë, se kur njeriu (mashkulli) vetmohet me një grua (të huaj), s'ka dyshim se shejtani hyn midis tyre", e në një hadith tjetër thuhet kështu: "Ruajuni nga përzierja e panevojshme dhe vetmimi me grate. Njëri nga ensarët pyeti: ا'mendon për kunaitn…? Kunati është vdekje-përgjigjet i Dërguari" (Buhari, Muslim).

    2. Gjë e shëmtuar gjatë martesës është edhe prania e këngëtarëve dhe valltareve. I Dërguari, alejhis-selam, thotë: "Atij që ulet pranë këngëtares a valltares dhe i dëgjon këngët e saj, Ditën e Gjykimit All-llahu do t'i derdhë në vesh plumb të shkrirë" (Ibën Asakir, Ibën Sasir) apo edhe thotë: " Nëse ummeti im i bën 15 gjëra e meriton dënimin", e në mesin e tyre përmendi: "Në qoftë se i marrin këngëtaret a valltaret dhe instrumentet muzikore" (Tirmidhiu).

    3. E ndaluar është edhe përdorimi i instrumenteve muzikore. I Dërguari, alejhis-selam, ka thënë: "Në ummetin tim do të ketë njerëz që do ta bëjnë hallall (do ta lejojnë) zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe instrumentet muzikore"(Buhari, Ahmed) që d. t. th. se ato janë të ndaluara.

    4. I shëmtuar është edhe luksi dhe shpenzimi i tepërt në të holla dhe tesha, meqë këto e çojnë njeriun në kryelartësi dhe mendjemadhësi, e Islami e urdhëron njeriun të jetë mesatar dhe i matur në të gjitha gjërat. Thotë All-llahu s. v. t: "Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështërnguar, por mbajnë mesataren e janë të matur" (El-furkan, 67).

    5. E shëmtuar është për grate muslimane që t'i emitojnë valltaret e pamoralshme që vallëzojnë dhe përdredhin trupin, shpatullat, krahërorin dhe belin. I Dërguari ka thënë: "Ai që i ngjan një populli, ai është i tij (i atij populli)".

    6. E shëmtuar është që gratë të veshen me modelet e jobesimtareve dhe të pamoralshmeve dhe të shkulin qimet e vetullave, të vëndojnë gërsheta të prera të një femre tjetër ose artificiale, të bëjnë frizura të ndryshme të grave jobesimtare, meqë kush i bën këto i Dërguari i ka mallkuar. Këto ishin disa nga defektet, të cilët fatkeqësisht nga të gjitha hasen edhe në dasmat tona, në të cilat kemi pispillosje të grave dhe veshje të tyre të marra nga modelet e pabesimtareve që përzihen dhe kërcejnë me burra të huaj, pastaj kemi këngëtarë dhe valltare profesionaliste në dasmat tona, kemi konsumim të alkoolit, dhe vetëm brenda një jave me miliona eurosh harxhohen në vendin tone për këto dasma, e shumica dërmuese e tyre që bëjnë këto dasmat janë që nuk kanë paguar zeqatin si një nga pesë obligimet kryesore të Islamit, apo edhe ndoshta nuses së ardhshme nuk i është dhënë qoftë edhe një sasi e vogël si mehër, që siç pamë ishte nga obligimet e niqahut pa të cilën nuk bën. All-llahu na ruajtë.

    Një person i ftuar në kësi lloj dasmash po vërejti ndonjë gjë të palejueshme, duhet ta ndalojë, e po s'ia arriti ta bëjë këtë nuk duhet të marrë pjesë në dasëm, meqë i Dërguari na porosit kështu: "Kush nga ju e sheh një të keqe, ta prapësojë me dorën e tij. Po s'pati forcë, ta pengojë me fjalë. Po s'e bëri edhe këtë, të paktën me zemër ta urrejë, gjë që është besimi më i dobët"(Muslimi) apo edhe thotë: "Kush i beson All-llahut dhe Ditës së Gjykimit, të mos ulet në sofrën ku ka pije alkoolike" (Tirmidhiu). Ndaj, s'ka rrugëdalje për muslimanin xheloz për fenë e tij përveç se t'u largohet këtyre bidateve dhe mëkateve në netët e gëzimit të dasmës, sigurisht nëse dëshiron që në ditën e Kijametit të jetë në atë vend ku do të gjenden pejgamberët, besnikët e dalluar, shehidët dhe më të mirët, e sa shokë të mire janë ato. Nuk është keq që musafirëve tonë t'i ofrojmë llojet të kënaqësisë dhe argëtimin hallall, edhe atë: përdorimi i defit tek grate, për të cilin i dërguari ka thenë: "Dallimi ndërmjet Martesës hallall dhe asaj haram është lajmërimi i saj, përdorimi idefit dhe përhapja e martesës në masë. " (Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxhe, Hakimi); pastaj lejohen edhe disa këngë të shoqëruara me def. …Sipas një tregimi tjetër i Dërguari i thotë Aishes kështu: "A dërguat bashkë me nusen ndonjë vajzë t'i bjerë daires dhe të këndojë" Aisheja tha: "Po të dërgonim, ç'do të thoshte? " i Dërguari e tha një vjershë tristrofëshe duke shtuar në fund: "Ja, kështu mund të thoshte! " (Taberaniu, Ibën Maxhe); pastaj lejohen këngë të pastra dashurie nëse nuk ka fjalë të pahijshme dhe instrumente muzikore pos defit, por që këndohen pa praninë e burrave, i Dërguari këtë e ka lejuar; lejohet edhe ngazëllimi i grave në dasmë, por pa praninë e burrave; lejohet edhe zbukurimi me tesha të reja, nëse në to nuk ka teprim dhe nëse nuk u ngjajnë veshjeve të pabesimtareve; lejohen edhe vallëzimet tradicionale, ku s'ka përzierje të burrave me gra dhe amoralitete, meqë këto kultivojnë krenarinë; gjithashtu lejohen edhe shakatë, mahitë, rrëfimet, kuriozitetet e të ngjashme, nëse në to nuk ka teprime dhe nëse nuk prekin në nderin e dikujt; lejohet edhe ajo që është bërë në kohën e të Dërguarit, si p. sh. garat me kuaj, mundje, dyluftime me shpata dhe sporte të ndryshme; pastaj edhe therrje për mish të kafshëve, siç përmendëm, dhe gosti e argëtime tjera të lejuara nga Islami. Përndryshe i ftuari duhet t'i përgjigjet ftesës së dasmës, nëse në të nuk ka ndonjë gjë të ndaluar dhe të dyshimtë, meqë i Dërguari, alejhis-selam, ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush ftohet në dasmë, le t'i përgjigjet ftesës! " (Muslimi, Ahmedi) Për çështjen e gostisë së dasmës në fund të cekim se është gabim të mendohet se Islami i shtrydhë kënaqësitë dhe nuk i lejon argëtimet dhe kënaqësitë. Përkundrazi, Islami në këtë aspekt, si edhe në të gjithë aspektet tjera, është shumë natyral, duke na larguar nga mënyrat e ndaluara të argëtimit të cilat na dëmtojnë vetë neve dhe duke na udhëzuar në mënyrat e shëndosha, të lejuara dhe të moralshme të argëtimit, që janë tërësisht të mjaftueshme për natyrën dhe nevojat e njeriut, e sipas së cilave jemi të urdhëruar të veprojmë.

    Rregullat e sjelljes bashkëshortore dhe të sjelljes gjatë natës së martesës

    Kur një i ri hyn në ujërat e martesës dhe të kërkojë pastërtinë shpirtërore të tij prej saj atëherë ai duhet të dijë sjelljet, gjestet, lejimet dhe ndalimet që kanë të bëjnë për këto çështje. Do të sqarojmë fazat nëpër të cilat duhet të kalojë burri gjatë natës së martesës, për ta kuptuar ai që do të dijë se Islami me ligjin e tij të përgjithshëm na ka mësuar çdo gjë, madje edhe rregullat e sjelljes me nusen në natën e parë të martesës si dhe rregullat e jetës bashkëshortore. ثshtë mirë që të posamartuarit të falin dy rekate namaz nafile. Namazi duhet falur së bashku (me xhemat), kështu që burri do të dalë imam më përpara, e gruaja të lidhet në namaz pas tij. Tregohet se kur Ebu Harithi r. a. , një sahab i të Dërguarit, u martua me një vajzë dhe kishte frikë se ajo, eventualisht, mund të mos e dojë, Abdullah ibën Mes'udi r. a. atëherë e këshilloi kështu: "Afria dhe harmonia vijnë prej All-llahut ndërsa ndarja dhe joharmonia janë prej shejtanit. i cili dëshiron që t'ua bëjë të urrejtur atë që ua ka lejuar All-llahu. Andaj, urdhëro gruan që të fal me ty dy reqate namaz". Pastaj është mustehab që burri të jetë i sjellshëm ndaj bashkëshortes së tij, e kjo duhet dëshmuar posaçërisht në natën e parë të martesës. Kjo mund të manifestohet me ndonjë dhuratë të cilën bashkëshortja e do, me ndonjë lule ose ndonjë pije, e të ngjashme siç ka vepruar i Dërguari, alejhis-selam, ndaj Aishes, radijallahu anha, kur i është afruar në natën e parë. Transmeton Esma r. a. : " E bëra nuse Aishen dhe Muhamedi, alejhis-selam, erdhi afër saj. Atij i sollën një gotë të madhe me qumësht nga e cila piu i Dërguari dhe pastaj ia ofroi gotën asaj. Ajo uli kokën dhe u turpërua. "(Ahmedi). Pastaj është e preferueshme që në natën e parë të Martesës të vendoset dora në kokën e bashkëshortes të thuhet "Bismil-lah" dhe të lutet All-llahu xh. sh. për bereqet, ashtu siç na porositi i Dërguari: "Kur ndonjëri prej jush martohet, le të vendos dorrën e tij në kokën e saj, le të përmend emrin e All-llahut të Lartësuar, le të lutet për bereqet dhe le të thotë: "O All-llah, më jep prej saj mirë, atë të mire me të cilën ti e ke krijuar, ndërsa më ruaj nga e keqja e saj, e keqja me të cilën ti e ke krijuar. " (Buhari, Ebu Davud)

    Në Kur'an thuhet: "Gratë tuaj janë vendmbjellja juaj"(El-Bekare), pra, siç edhe pamë, një nga synimet e Martesës ështe edhe vazhdimi i brezit njerëzor dhe ruajtja nga amoraliteti, sigurisht duke u dhënë lejen bashkëshortëve për marrëdhënie intime. Ndërkaq, ligji Islam, ka ndaluar për çdonjërin nga bashkëshortët disa veprime, nga të cilat duhet shmangur që të mos zhyten në haram dhe të t'i bëjnë dëm vehtes së tyre. Kështu: ndalohet për bashkëshortët t'u rëfejnë të tjerëve mbi marrëdhëniet e tyre intime. Transmetohet se i Dërguari ka thënë: "Njerëzit me pozitë më të keqe Ditën e Gjykimkit janë ata që kanë marrëdhënie me gratë e tyre, e pastaj e përhapin fshehtësinë e tyre. " (muslimi);

    Ndalohet për burrin të bëjë marrëdhënie me gruan e tij kur ajo është me të përmuajshmet ose është lehonë. Lehoni quhet periudha pas lindjes tek gratë gjer në 40 ditë. Kjo bazohet në fjalën e All-llahut xh. sh. "Mos kini marrëdhënie me grate tuaja gjatë të përmuajshmeve(hajzit)"( El-Bekare, 222). Kurse ndalimi gjatë lehonisë është vërtetuar me kijas (analogji). Pastaj marrëdhëniet intime mund të kryhen në çdo kohë. përveç asaj që e ka ndaluar Sheriati në disa kohë dhe raste të caktuara, si p. sh. : gjatë ditëve të Ramazanit atëehrë kur njerëzit e kanë farz të agjërojnë (e gjatë netëve kjo është e lejuar gjer në imsak), pastaj edhe siç përmendëm gjatë të përmujashmeve dhe lehonisë. Sidoqoftë, për ata që duan të dijnë më tepër për lejimet dhe ndalimet gjatë marrëdhënieve intime këtë mund ta bëjnë përmes librave ose të pyesin njerëzit kompententë për këtë. Duhet të përmendim se njeriu gjatë marrëdhënieve bëhet i papastër (xhunub) dhe e ka obligim të lahet (të pastrohet) pas tyre, me që nuk mund t'i kryejë shumë prej ibaeteve në këtë gjendje, p. sh. të falet, të prekë dhe lexojë Kur'anin, të agjërojë etj. Për mënyrën e marrjes së guslit tregon Aisheja r. a. (gruaja e të Dërgaurit) se i Dërguari së pari lante duart, në disa transmetime thuhet se lante edhe organin gjenital, pastaj lante gojën dhe fytin dhe mirrte abdest siç mirret abdest për namaz. Pastaj lante kokën e në fund tërë trupin, ashtu që mos të ngelë asnjë pjesë e tij pa u lagur. Kjo ishte mënyra si i Dërguari e mirte guslin dhe si edhe ne duhet ta bëjmë këtë.

    Ferihane Qamili

    www.albislam.com
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  14. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Martesa në Islam

    Në Islam martesa konsiderohet si një institucion i shenjtë. I Derguari i Allahut - Muhamedi as. - ka thene: "Martesa eshte Sunet (veprim i rekomanduar nga Profeti) dhe ai qe nuk e ndjek Sunetin tim nuk eshte pasues i vertete i imi."
    Allahu i Madheruar ne Kuran i urdheron Muslimanet te martohen: "Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit)…." (Kur'an, 24:32)
    Që martesa te jete e vlefshme duhet te plotesohen keto kushte:

    1. Duhet te behet propozimi i qarte.

    2. Duhet te behet pranimi i qarte.

    3. Duhet te jene te pakten dy deshmimtare. Dhe rekomandohet qe martesa te behet e njohur ne publik (dmth te mos mbahet e fshehte).

    4. Duhet t'i jepet nje dhurate, sado e vogel, nuses nga burri (Mehri).

    Dhurata e marteses nga ana e burrit per nusen e tij eshte nje shprehje simbolike e pranimit nga ana e burrit e pergjegjesive te tij ekonomike ne martese, dhe e gatishmerise se tij per te marre persiper keto pergjegjesi. Ndaj nuk duhet te kuptohet si nje çmim per nusen apo familjen e nuses.

    Eshte e DREJTA E VAJZES te marre vendimin per martesen e saj dhe babai ose kujdestari i saj nuk kane asnje te drejte te injorojne apo mos marrin parasysh deshiren e saj.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  15. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Vendimi për Martesë


    Vendimi për partnerin tënd në martesë është një nga vendimet më të rëndësishme që njeriu bën në jetën e vet. Ndaj nuk duhet të merret lehtë kjo çështje, e as t'i lihet vetëm shanseve, momenteve apo hormoneve. Ky është një vendim që duhet të merret me shumë seriozitet duke bërë vazhdimisht Dua (lutje Allahut), hetim të kujdeshëm të të gjithë faktorëve dhe rrethanave, si dhe me mbështetjen dhe përfshirjen e familjes.

    Atëherë pyetja është: Si ia bëjnë të rinjtë Muslimanë? Së pari, në Islam të rinjtë rriten duke ndërtuar lidhje të forta shoqërie me shokë të të njëjtës gjini. 'Motërzimi' ose 'Vllazërimi' që zhvillohet tek të rinjtë zgjat gjithë jetën.

    Kështu në përgjithësi kur një i ri ose e re vendos të martohet, zakonisht ai/ajo ndjek këto hapa:

    1. I riu/e reja bën Dua që Allahu ta ndihmojë të gjejë njeriun e duhur.

    2. Familja/shoqëria interesohet, diskuton dhe sugjeron disa kandidatë. Pastaj konsultohen me njëri-tjetrin duke reduktuar numrin e kandidatëve. Zakonisht familjet sugjerojnë njëri-tjetrit që palët të takohen.

    3. Çifti dakordohet të takohet në një ambient me njerëz.

    4. Familja vazhdon të pyesë edhe më për kandidatin - duke folur me shokë, familje, kolege, etj me qëllim që të mësojë për karakterin e tij.

    5. Çifti fal Namazin e Istihares (http://burimi.net/istihare.htm) duke kërkuar ndihmën e Allahut në marrjen e vendimit.

    6. Në fund, palët vendosin nëse do vazhdojnë me martesë ose jo. Islami i ka dhënë liri njeriut në zgjedhjen e partnerit - ata nuk mund të martohen me forcë nëse nuk kanë dëshirë.

    Kjo lloj proçedure ndihmon që të sigurohet një martesë e fortë, duke marrë parasysh zgjuarsinë dhe udhëzimin e më të rriturve në familje sidomos kur është fjala për një vendim kaq të rëndësishëm në jetë. Përfshirja e familjes në zgjedhjen e partnerit në martesë bën të mundur që zgjidhja të mos bazohet vetëm në nocione romantike, por në vlerësimin objektiv dhe të kujdësshëm me qëllim që çifti të jetë sa më i përshtatshëm për njëri-tjetrin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 11-12-2007 më 13:57
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  16. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Prirja për seks

    “Kush dashurohet, ruan pastërtinë e shpirtit dhe vdes duke e fshehur dashurinë e vet, ai është martir.”

    Muhammedi a.s.


    Feja Islame pranon dhe predikon se secila grua e secili mashkull, njëri ndaj tjetrit ndjejnë simpati të madhe. Kjo simpati ka mjaft rëndësi për vazhdimësinë e gjeneratave dhe ekzistencën njerëzore në botë. Njerëzit që llogariten si normal s’mund të paramendojnë t’i shmangen kësaj simpa¬tie. Njëri ndër as’habët, Sa’d b. Ebi Vekkas thotë:
    “Uthman b. Maz’un kërkoi leje nga Pejgamberi a.s. që të tërhiqet nga bota dhe t’u shmanget grave, por i Dërguari i All-llahut nuk e lejoi. Po t’i jepte leje, ne do të sterilizoheshim”.

    Në ajetin e 14 të sures Ali Imran flitet për gratë si fak¬torin e parë, për të cilin njerëzit janë të lidhur me epsh.

    “Dhe ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni...”

    Në tregimin për Jusufin a.s. thuhet si vijon: Zelihaja kur i mbylli dyert dhe kur u sigurua, iu afrua Jusufit, dhe kishte qëllimet e veta. Ndërsa Jusufi a.s. sikur të mos mbro¬hej me një fuqi hyjnore, për pak do t’i dorëzohej Zelihasë. Simpatia e fortë dhe e ndërsjellë midis burrit dhe gruas, nuk është turp, madje nuk është asgjë e keqe. Islami e pra¬non njeriun, bashkë me të gjitha elementet e krijimit. Islami nuk premton se duke e tejkaluar krijimin, njeriun ta bëjë engjëll, as edhe duke ia rritur nevojat trupore që ta sjellë atë në niv¬elin e kafshës. Islami nevojat e organizmit të njeriut i kënaq duke i ngritur në nivelin e një qëllimi të drejtuar kah Zoti. Hadithet e Pejgamberit a.s. për këtë çështje janë mjaftë in¬teresante.

    “Bota është kënaqësi, ndërsa kënaqësia më e mirë është gruaja e mirë.”

    “Kush dashurohet e ruan pastërtinë e shpirtit dhe vdes duke e fshehur dashurinë e vet, ai është martir.”
    Feja Islame i dënon nerëzit që i kërkojnë kënaqësitë e veta seksuale jashtë rrugës legale, e në anën tjetër, ajo ua tregon rrugën e drejtë. Gruaja që veten e ka lëshuar në stu¬hitë e seksit, si një epsh i fortë, i ka të tmerrshme, hilet, pispëllimet, dhelpëritë. Në suren Jusuf, hilet dhe dhelpëritë e grave, përmenden një herë nga goja e Azizit nga Egjipti dhe dy herë nga goja e Jusufit a.s. Për këtë arsye Pejgam¬beri a.s. thotë:

    “Pas meje nuk u lash asgjë burrave, asgjë më të madhe se sa intrigën e rrezikshme siç është gruaja.”,
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  17. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Martesa

    “Martohuni me gruan e cila lindë dhe e cila e don familjen. Ditën e Gjykimit do të mburrem me ju para ummeteve tjera me numrin tuaj.”

    Muhammedi a.s.

    Nevoja për martesë
    Rruga legale e kënaqësisë seksuale është martesa. Të ikurit nga martesa është rrugaçësi dhe shkas, që energjia me të cilën posedon njeriu të bëhet shumë e rrezikshme. Secili njeri ndjen nevojë për kënaqësi seksuale. Kjo, po nuk u re¬alizua në mënyrë legale do të kalojë në punë jo legale: onanizëm, homoseksualitet, marrëdhënie me fëmijë e me kafshë... Dhe shkak për të gjitha këto anomali të çoroditura është mos martesa. Kjo dhe mosplotësimi i nevojave sek¬suale për organizmin dhe shpritin e njeriut janë jo vetëm të dëmshme, por edhe të rrezikshme. Ikja nga martesa bazo¬het në shtimin e pronësisë, largimi nga obligimet dhe frika nga krijimi i familjes e cila shoqërisë do t’i sillte dobi. Po ua ktheu kurrizin virtyteve shpirtërore duke e trajtuar materjen si një gjë të shenjtë, do të teprohej, e shoqërisë do t’i merrej liria e pavarësia dhe do të bëhej rob i epsheve dhe shfreni¬meve të tepërta.
    Duke e kërkuar ekzistencën, vazhdimësinë, njerëzit gjetën rrugëdalje me detyrimin e të rinjëve që të martohen. Në perandorinë Romake, institucioni familje qe luhatur për shkak të rritjes së numrit të beqarëve dhe të bredhjeve të tyre poshtë e lartë. Për këtë shkak, me ligjet që solli peran¬dori Augusti, secili ishte i detyruar të martohet me një per¬son sipas klasës që i takon, madje secili ishte i obliguar të ketë fëmijë. Kush nuk i respektonte këto dispozita ligjore, ballafaqohej me konsekuenca të rënda. Njeriu që marto¬het dhe e don familjen e vet, din t’i dojë edhe njerëzit tjerë. Me siguri njohim shumë pleq të pamartuar të cilët janë ner¬vozë, të pacipë, zemërngushtë, të padobishëm dhe të dëm¬shëm. Turqët, kur duan të theksojnë mëshirën thonë: “Ty a nuk të lindi nëna, a nuk ke ti fëmijë...”
    Kur Musa a.s. ia la fisin vëllait të vet, Harunit dhe shkoi të marrë levhat (pllakat e shenjta), fëmijët izraelitë lëshuan rrugën e drejtë. Dhe, kur u kthye Musa a.s., shikoi gjendjen e mjerë dhe me zemrim e rrëmbeu të vëllanë. E Haruni iu drejtua vëllait të zemruar kështu:

    “O djali i nënës sime...”

    Kështu, duke e përkujtuar nënën si burim urtësie, dashurie e mëshire, ai e qetësoi të vëllanë.
    Janë të njohura fjalët e mareshalit Peten që ua drejtoi francezëve të cilët pësuan në luftë:

    “O miqtë e mi, neve na shkatërroi ahengu”. Dhe pati shtuar: “Kur t’i peshoni gabimet, do të gjeni gabime edhe më të mëdha. Nuk dëshironit fëmijë dhe braktisët jetën fa¬miljare. I lëshuat vyrtytet dhe vlerat shpirtërore... Nga të gjitha anët kërkuat epshmëri...”
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  18. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Gjykimet për martesën

    Në Kur’anin Famëlartë ekziston urdhëri për martesë. Ky urdhër shkallëzohet nga farzi (urdhër që patjetër duhet kryer) e shkon duke u zbutur, varësisht nga rangu shoqëror dhe nevoja seksuale. Në ajet gjithashtu përmendet shkaku i mosmartesës si rrjedhë e gjendjes financiare, edhe pse Kur’ani na njofton se kur martohen dy të varfër, Zoti, do t’i ndihmojë: robi me marrëveshje se do të lirohet, personit të posamartuar që don të jetë i pamëkatë dhe atij që lufton në luftë të shenjtë, në rrugë të Zotit. Në hadithet tjera thuhet:

    “Njeriu me martesë plotëson gjysmën e fesë. Për gjysmën tjetër le të frikësohet nga Zoti”

    “Po erdhi dikush te ju e jeni të kënaqur me karak¬terin dhe besimin e tij, të kërkojë vajzë, martojeni. Po nuk e bëtë atë, do të lind përçarja dhe intriga.


    O i Dërguar i Zotit, thanë: nëse ai është i varfër dhe nuk i takon familjes bujare?

    Nëse vjen dikush tek ju të kërkojë vajzë, marto¬jeni! -dhe këtë e përsëriti tri herë.”

    Në Kur’an për martesën legale përdoret termi “ihsan”, “ngritja e murit rreth e përqark, ruajtja e tij”. Kjo ngase secili çift me aktin e martesës do të mbrohet nga mëkati, nga sulmet epshore dhe nga rreziqet e jetës Po kështu edhe marëdhëniet jo legale dhe prostitucioni janë quajtur “sifah”, që don të thotë rrjedhje - të dy palët, njëri tjetrit ia dëmtojnë lëngun jetësor. Spermën e shpenzojnë kot na¬sikoti.
    Duke e përfunduar temën lidhur me nevojën për martesë, të shtojmë edhe këtë se martesa dhe të disponuarit me fëmijë është rruga jetësore edhe e Pejgamberit a.s..
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  19. #19
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Liria në martesë

    “Pa shprehjen e qartë të vejushës dhe pa lejen e virgjëreshës, nuk mund të lidhet kurorë. Leja e virgjëreshës është heshtja e saj.”

    Muhammedi a.s.

    A janë të lirë gruaja dhe burri të zgjedhin bashkëshort para martesës? Sipas imam Malikut dhe Shafiut, meqë gruaja mund të mashtrohet nga ndjenjat, nuk mund të zgjedhë bashkëshortin e ardhshëm, pasiqë mund të gënjehet. Edhe nga ky aspekt, pa lejen e prindit ajo nuk mund të martohet. Ndërsa për hanefijtë gruaja edhe të jetë virgjëreshë, edhe të jetë e vejë është e lirë të zgjedhë bashkëshortin. Nuk mund ta japin pa lejen e saj. Nëse e japin, ka të drejtë të zgjedhë vet, e po deshi mund ta prishë kurorën. Kështu ndodhi edhe me zonjën Hansa e cila iu drejtua Pejgamberit a.s., e ai ia dha të drejtën që ta anulojë kurorën. në të njëjtën mënyrë një virgjëreshë u lajmërua tek Ai, e Pejgamberi a.s. i dha leje ta pranojë ose ta refuzojë kurorën.

    Martesa e një muslimaneje
    me një jomusliman


    Në Islam ekziston një përjashtim lidhur me lirinë e kurorës. Një grua muslimane nuk mund të martohet me një jomusliman. Këtu i rrezikohet edhe feja edhe tradita. Arsimimi i fëmijëve që do të lindin do të jetë larg Islamit. E një dukuri e këtillë është kundër qëllimit të Islamit për zgjerim.
    Edhe në të drejtën romake që ishte burim i të drejtave themelore, ishte e ndaluar të martohen palët me religjione të ndryshme.
    Kur shohim se një katolik nuk martohet me një të krishterë të sektës tjetër, atëherë kuptojmë se Islami është shumë tolerant. Dhe, e dijmë se edhe hebrejtë, si njerëz të huaj për ta, nuk ua japin vajzat.
    Duhet theksuar edhe këtë se në Islam, çdo akt i një besimtari është i lidhur me fenë dhe ai duhet lartësuar, madhëruar Zotin. Në Kur’anin Famëlartë kurora quhet “hududull-llah”: “kufi që e ka caktuar All-llahu”.
    Muslimani është njeri që me çdo akt i shërben Islamit, gjë kjo që don të thotë se nëpërmjet Islamit, njerëzit thirren në shpëtim.
    Gruaja muslimane s’mund të martohet për një jomusliman, madje as për dikë besimi i të cilit është i prishur deri në atë shkallë kur largohet nga besimi, ani pse shtiret se është musliman. Nëse lidhet një kurorë e këtillë, kjo do të prishet. Palët që e kanë bërë këtë akt dhe ata që kanë ndërmjetësuar, do të marrin dënim përkatës.
    T’ua tregojmë një ngjarje historike që bën fjalë lidhur me një rast kur njerëzit nëpërmjet të kurorës u thirrën në Is¬lam:
    Në kohën e Pejgamberit a.s. Ebu Talha para se të bëhet musliman i propozoi martesë Ummi Sulejmes (Rumejsës). Ummi Sulejme tha:
    -Të ta them të vërtetën, edhe unë dëshiroj të mar¬to¬hem me ty. Njeriun si je ti s’duhet kapërcyer. Por, ti je njeri i pafe, ndërsa unë jam muslimane. Nuk është e rrugës të martohemi.Dialogu vazhdoi më tutje. Ebu Talha i tha:
    -Ç’po ngjet me ty Rumejsa?
    -E ç’po ngjet?
    -E ç’do të thoje për të verdhin e të kuqin (arin dhe argjendin)?
    -Unë s’po kërkoj as ari as argjend. Ti je njeri që përkulesh para një gjësendi që as dëgjon, as shikon dhe as që ka ndonjë vlerë. A s’turprohesh të falesh para një copë druri që e solli nga mali duke e zhagitur një rob i zi. Nëse ti bëhesh musliman le të jetë kjo prika (mehri) për martesë. Asgjë tjetër nuk kërkoj.
    -E kush mundet t’ma sjellë Islamin, Rumejsa?
    -i Dërguari a.s., shko tek ai.
    Ebu Talha u drejtua tek i Dërguari i All-llahut, i cili ishte duke qëndruar me as’habët e vet. Kur e shikoi, tha:
    “Po vjen Ebu Talha dhe po i shkëlqen nuri Is¬lam...”
    Ky e pranoi Islamin para Pejgamberit a.s. dhe ia përcolli fjalët Rumejsës. Kështu Pejgamberi a.s. i kurorëzoi sipas kushteve të Rumejsës.
    Pejgamberi a.s. rrëfen:
    “Shikoj, kam hyrë në Xhennet. Para meje rrapëllimë hapash. E ç’të shikoj - Rumejsa!”

    Martesa me femër jomuslimane

    Përkundër asaj se femra muslimane nuk mund të martohet me një jo musliman, sipas të drejtës islame, një mashkull musliman mund të martohet me një femër jo muslimane. I vetmi kusht është që ajo të besojë në njërin nga librat hyjnorë. S’mund të martohet me një femër që i beson zjarrit, diellit, yjeve dhe idhujve. Nuk mund të martohet as me femrat që, edhe pse duken se janë muslimane, nuk respektojnë urdhërat dhe ndalesat e fesë, të cilat nuk përfillin njërin nga gjyqet që janë konstituar me argumente të forta dhe me ato që haramin e kanë kuptuar si diçka që është hallall.

    Ekzistojnë mendime të kundërta midis shkencëtarëve të Islamit, në temën, martesa me femra që u besojnë librave të shenjtë. Një shumicë e madhe janë të mendimit, se u lejohet kjo martesë. Abdullah Ibën ‘Umeri, llogarit se ky mendim është i gabuar.
    Në kohën e halifit ‘Umer, ushtria islame, çliron disa vende duke bashkuar shumë toka të reja me shtetin islamik. Në ndërkohë, muxhahidët islamikë dhe disa nga as’habët, u martuan me femra që u besojnë librave të shenjtë. Halifit ‘Umer, që mendonte se kjo mund të jetë gjë e rrezikshme për familjet muslimane, nuk i pëlqente martesa me femrat jo muslimane. Hudhejfe, njëri ndër as’habët, u martua me një hebreje, ndërsa halifi ‘Umer i tha atij “Lëshoje”. Kur Hudhejfe e pyeti: “Është haram kjo?” ‘Umeri iu përgjegj kështu: “Jo, por po frikësohem se do të kesh punë me dikë që moralisht është i dobët.”
    Kuptohet se ‘Umeri nuk e llogariste haram martesën me një femër jomuslimane, por këtë e llogariste si një akt të rrezikshëm nga aspekti i ardhmërisë së gjeneratave mus¬limane. Kur e pyetën Abdullah Ibën ‘Umerin për gjykimin e tij lidhur me martesën me një hebreje ose të krishtere, u përgjegj kështu:
    “Zoti ua ka bërë haram meshkujve femrat që Zotit i mveshin rival. Unë nuk njoh tradhëti më të madhe se ajo grua që thotë: Zoti im është Isa ose filan fallani tjetër (ndonjë rob i All-llahut)”
    Sipas të drejtës islame, ndryshimi midis besimeve është një pengesë për trashëgiminë, ndaj një femër jomuslimane nuk mund të fitojë trashëgimi nga një mashkull musliman. Edhe nga ky aspekt martesa me një femër jomuslimane është akt i papëlqyeshëm.
    Takimi i bashkëshortëve të ardhshëm
    Para së gjithash kërkohet bashkëshort që e duam. Siç mund të kuptohet nga thelbi i hadithit, femra dhe mashkulli, paraqesin gjysmërrethe të një rrethi të përbashkët. Ata vazhdimisht notojnë në gjithësinë ekzistuese. Kur e gjejnë gjysmërrethin adekuat, bashkohen dhe formojnë rrethin e plotë. E ky rreth e paraqet themelin e jetës.
    Për t’u dashuruar duhet takim dhe simpati. Islami i le¬jon bashkëshortët e ardhshëm të takohen më parë. Madje edhe e urdhëron këtë. I Dërguari a.s. një as’hab që dëshironte të martohej me një muslimane nga Medina, e pyeti: “A e ke parë?” dhe kur ai tha: “Jo”, Muhammedi a.s. tha: “Shko dhe shikoje atë, pasi në sytë e femrave të Medines mund të gjendet diçka (ndonjë e metë e syve).”
    Një njeriut tjetër që donte të martohet, Pejgamberi a.s. i tha kështu:

    “Ta shikosh njëherë sepse kjo do të ndihmojë që kurora yte të jetë më e qëndrueshme.”

    Siç dihet, bu¬kuria është relative. Nga njeriu te njeriu tjetër ajo ndryshon. Ndaj personalisht duhet të shihen bashkëshortët e ardhshëm. Përshkrimet e huaja nuk duhet përfillur.
    Por edhe takimet kanë masën dhe kufirin e vet. Pasi midis të simpatizuarve nuk ka kurrfarë lidhjesh, të dy palët fshehen nga njëri tjetri. Në këso lloj takimesh njëri tjetrit mund t’ia shohin fytyrën, duart dhe thembrat. Trupi dhe pamja e përgjithshme janë gjëra të qarta. Ky takim, me këtë masë, mund të realizohet madje edhe në praninë e ndonjë personi që bën pjesë në kategorinë “mahrem”.
    Nëse dy palët dëshirojnë të mësojnë për moralin dhe mendimin e njëri tjetrit (edhe kjo është me rëndësi), këtë e mundëson pyetja që mund t’ua bëjnë fqinjëve dhe të njohurve ose ndonjë mënyrë tjetër e ngjajshme. Munden edhe të zhvillojnë bisedë të hapët në kushte të lartpërmendura. Bashkëjetesa pa kurorë është e ndaluar. Por, në rrethana të këtilla, kur secili paraqitet jogjentil dhe fsheh karakterin e vet të vërtetë, gjasat që të njihen janë të vogla. Në raste të këtilla mbretëron epshmëria, emocionet mbizotërojnë tru¬rin. Pejgamberi a.s. thotë:

    “Dashuria e yte ndaj diçkaje të verbëron dhe të shurdhon”.

    Shkrimtari i madh freng, Molieri, në veprën e tij “Mizantropi” me gojën e heronjëve të vet shpjegon, si ligj i dashurisë është ta gënjesh partnerin dhe si të gënjejë ai, dhe se palëve të dashuruara epshet u janë të larta deri në atë shkallë sa që nuk mund të vërehen gabimet e njëri tjetrit. Molieri këtë e shpjegon me fjalët:

    “Të dashuruarve çdo gjë u duket simpatike në trupin e atij që e duan. Duke menduar se gabimet e tyre janë pjekuri, ato i emërtojnë me emra përkëledhës. Një pamje të mangët e shikojnë si jasemin i bardhë, të zezën e si zeshkane aq të ëmbël sa që duhet të përkulesh para kësaj ngjyre, gënjeshtari u duket si i mençur ndërsa i marri si një shpirtmirë”.

    Sot me emrin i ose e fejuar, shumë të rinjë takohen, argëtohen, kënaqen, e më pastaj bëjnë përpjekje që të ikin nga njëri tjetri, dhe kuptohet, më shpesh pala më e dëmtuar është femra. Por, me ligj s’mund të detyrohen të fejuarit të vënë kurorë.
    Nga bashkëjetesa pa kurorë rrjedh edhe dëmi tjetër, atëherë kur në mënyrë hidhërake ndahen njëri nga tjetri, fillojnë t’i numërojnë e t’i shqiptojnë gabimet e njëritjetrit dhe në këtë mënyrë ardhmëria e tyre sillet në një gjendje jo të pëlqyeshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 30-01-2008 më 11:44
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  20. #20
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Çështjet tjera lidhur me kurorën

    Vetitë që kërkohen tek gruaja


    1. I Dërguari a.s. gjithnjë ka preferuar bukurinë shpi¬rtë¬ro¬re përkundër bukurisë materiale. E para është konstante, nuk ndrydhet, ndërsa e dyta është relative, e zbehtë, fiket. Sa bukuroshe ekzistojnë e nuk mund ta bëjnë të lumtur njeriun, pasiqë shpirti i tyre është i thjeshtë. Ja disa këshilla të Pejgamberit a.s.:

    “Mos i martoni gratë bukuria e të cilave mund t’ju zhvleftësojë nga ana morale, mos u martoni as për pas¬urinë e tyre sepse ato mund t’i llastoni. Martohuni me ato për shkak të besimit të tyre. Me siguri ndonjë grua zeshkane e me veshje të leckosur por besimtare, është shumë e vlefshme”.

    “Kush disponon me këto katër gjëra, disponon edhe me të mirat e kësaj bote edhe me ahiretin: zemërmirësinë, gjuhën që vazhdimisht e përmend emrin e All-llahut, trupin që i duron mundimet dhe që nuk e tradhëton as nderin as pasurinë e bashkëshortit.”

    “Me gruan lidhet kurorë për shkak të këtyre katër gjërave: pasuria, fisnikëria, bukuria, dhe besimi. Kërkoje atë që është besimtare dhe do të jesh fatlum!”


    2. Virgjëria. I Dërguari i All-llahut as’habët e vet i porosiste të martohen me virgjëresha sepse me një të tillë është më lehtë të adaptohesh në dashuri. Përveç kësaj, për shkak të shumë punëve shtëpiake si dhe për shkak të numrit të fëmijëve u lut për mirëqenien e atyre të cilët u martuan me të veja.

    3. Siç u theksua më lartë lidhur me definicionin e kurorës, njëri ndër qëllimet e martesës është edhe ai-të kesh fëmijë. Kjo në njëfarë shkalle mund të kuptohet, duke i krahasuar nënat tona dhe gratë e afërta. I Dërguari a.s. thotë:

    “Martohuni me gra që mund të lindin dhe që e duan familjen. Unë në Ditën e Gjykimit do të mburrem me numrin tuaj para ummeteve tjera.”

    4. Gruaja duhet t’i dojë fëmijët. Ajo duhet ta ruajë pasurinë e burrit si edhe krenarinë dhe nderin e tij. Nëse burri është lumi që rrjedh vazhdimisht, gruaja është penda e tij. Vërtetë, nëse nuk është ekonomike në buxhetin familjar, fitimi i burrit i gjason asaj sikur të hedhësh ujë në shoshë. I Dërguari i All-llahut thotë:

    “Nga gratë më të mira janë gratë kurejshite dhe nga ato, më e vlefshmja është ajo që ndjen dashuri më të madhe ndaj fëmijës së vet dhe e cila kujdeset më së shumti për pasurinë e burrit.”
    Kur e pyetën:

    O i Dërguar i All-llahut, cila prej grave është e mirë? - ai u përgjigj kështu: -Është ajo grua të cilën kur e shikon burri i saj, ndjen kënaqësi, kur t’i thuhet diçka, e kryen, ndërsa lidhur me nderin e pasurinë nuk bën diç që nuk i pëlqen burrit.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 31-01-2008 më 12:16
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesës në Dardhë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 14:50
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Sakramenti i Marteses
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 06:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •