Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Rradhë të gjata pritje në pikat kufitare me Greqinë

    Situatë e rënduar në pikat kufitare. Bllokohen mijëra fëmijë, gra e të moshuar

    Për gjashtë orë me radhë janë bllokuar të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit tonë me Greqinë. Ndërsa pika e kalimit kufitar të Kapshticës kishte lajmëruar një ditë më parë për ndërhyrjen në rrjetin kompjuterik, kurse për Kakavijën, Qafë-Botën dhe Tri Urat nuk kishte një njoftim zyrtar. Policia shqiptare, edhe pse ishte vënë në dijeni nga homologia e saj greke ka lajmëruar dje në mëngjes se pikërisht dje do të niste remonti i linjës, një njoftim që bëhej i pavlefshëm për emigrantët që e kishin marrë rrugën e kthimit. Kufiri me shtetin grek është mbyllur, ashtu siç ishte njoftuar zyrtarisht dy ditë më parë, ndërsa sportelet kanë qenë të boshatisura në orën 10:00, kur edhe është bërë shkëputja e rrjetit kompjuterik nga sistemi qendror në shtetin fqinj.

    Në këtë mënyrë, mijëra emigrantë kanë pritur për më shumë se 9 orë me radhë, në Kakavijë, në temperatura mjaft të larta që mendohet se kanë mbërritur deri në 40 gradë. Nga ana tjetër, sipas drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, komisar Shëptim Baçi, policia është e angazhuar për përballimin e kësaj situate. "Nuk mund të themi se kemi të bëjmë me një situatë të jashtëzakonshme, pasi radhë të tilla janë krijuar edhe në raste të tjera. Gjithsesi, policia është duke shpërndarë ujë për emigrantët dhe do të vijnë edhe dy ambulanca nga spitali, të cilat së bashku me personelin mjekësor do të jenë pranë emigrantëve, për të përballuar çdo urgjencë të mundshme", ka theksuar ai. Po sipas komisar Baçit, pala greke ka njoftuar vetëm mëngjesin e së enjtes për bllokimin që do të zgjaste nga ora 10.00-16.00. Por në fakt, bllokimi ka zgjatur deri në orën 17.30.
    Kjo ka bërë që situata të ishte mjaft e rënduar në pikën e Kakavijës, pasi fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna kanë qenë në pritje për më shumë se 9 orë, ndërsa kushtet e qëndrimit kanë qenë tejet të vështira.

    Emigrantët kanë shfaqur ankesa dhe irritim, pasi për shkak të krizës energjetike nuk kanë mundur të informohen për këtë ndryshim, ndërsa deklarojnë se do t‘i kishin evituar radhët, në rast se shteti do të mendonte të paktën për dritat. "Nuk e dija se nuk do të punohej, pasi nuk ka pasur drita dhe nuk i kam parë lajmet. Po ta dija se këtu nuk punohej, nuk do isha nisur, por siç e kisha planifikuar mora rrugën nga Burreli dhe deri këtu. Kjo situatë nuk është normale, pasi shteti ynë nuk mendon për ne. Në rast se ishte marrë njoftim për bllokimin e punës në kufi, duhej që shteti ynë të interesohej në një situatë kur ditën ka fluks dhe puna me kompjuterët nga ana e grekëve të bëhej natën, pasi lëvizjet janë më të pakta", thotë një 24-vjeçar nga Burreli, i cili shprehet se si shumë emigrantë të tjerë, mund të kishte zgjedhur pikën e kalimit kufitar të Kakavijës për të kaluar matanë drejt shtetit grek. Por edhe më absurd dhe i pakuptimtë për emigrantët ka qenë argumenti se nuk punohet për shkak të kompjuterëve. Kur ora ka shënuar 11.15 pala greke ka nisur të kryejë procedurat e kalimit, ndërsa ka sqaruar se kjo është një ndërhyrje e përkohshme, deri në riparimin e rrjetit, pasi në këtë orar është mundur të sigurohet linja në dy sportele. Shumë emigrantë të tjerë janë nisur drejt Kapshticës në mëngjes për të kaluar kufirin para orës 10, por vetëm një pjesë kanë pasur fatin të kalojnë, ndërsa të tjerët u janë bashkuar radhëve. Kanë qenë të paktën 500 shtetas të cilët janë dyndur pranë traut doganor kur pesë autobusë dhe të paktën 60 mjete janë paraqitur në të njëjtin orar në kufi. Nga ana e saj pala shqiptare i ka mbajtur të hapura të gjitha sportelet dhe, me të marrë sinjalin nga policia matanë kufirit, ka nisur edhe kalimin e shtetasve sipas radhëve. Midis emigrantëve në këto ditë të nxehta ka pasur edhe shumë fëmijë, të cilët janë mbajtur nën hije nga prindërit. Bllokimi i punës në kufi i ka mbajtur të paralizuara lëvizjet ndërkufitare në të dyja anët.




    Gazeta Shqip
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    #VamosArgentina

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Pse mos bejne greket? Ekonomia nga shqiptaret iu ngrit, tani i trajtojne si leckamane..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 25-08-2007 më 13:30
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ne fakt kjo eshte dicka qe perseritet prore. Cdo vit e njejta ndodh. Ne momentin kur emigrantet shqiptare duhet te kthehen ne vendet e tyre te punes nga pushimet qe kane kaluar ne vendlindje, shtetit fqinj (antar te BE-se) i prishen kompjutoret. Imagjino - asnje shtet tjeter s'kemi degjuar te kete aq shume probleme me aparatet e punes ne kufi sa shteti grek.

    Kemi fqinjet per merak! Na dun shume! Na e zgjasin pushimin ne vendlindje, por ama ne vendkalimin kufitar. Hihihihi
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kthimi i emigrantëve, mes radhës e vapës

    Kakavijë e Kapshticë, sërish ndërprerje nga dogana greke, për shkak defektesh

    Situata e rënduar është rikthyer në pikën kufitare të Kapshticës, kur në orën 8 të mëngjesit pala greke ka bllokuar sërish procedurat e kalimit. Fakti se kompjuterët grekë janë shkëputur nga puna, si pasojë e një defekti, ka bërë që për tri orë rresht në pikën kufitare të krijohen radhë të gjata. Për tri orë me radhë situata e bllokimit të kufirit ka shtuar reagimet e emigrantëve, të cilët kishin anuluar udhëtimet e tyre për një ditë më vonë, pas njoftimit se gjatë ditës së enjte nuk do të punohej në kufi nga ana e palës greke. Por emigrantët janë gjendur sërish para defektit në rrjetin kompjuterik. Ka qenë ora 08:00 kur çdo veprim është paralizuar në kufi. Të paktën 100 mjete të vogla dhe më shumë se 10 autobusë kanë pritur në radhë, ndërsa nuk kanë pasur mundësinë të futen brenda territorit doganor për sa kohë që nuk punohej nga pala greke. Kjo e fundit ka komunikuar zyrtarisht se avaria në sistemin ku u ndërhy një ditë më parë, mund të çojë në orare të zgjatura pritjeje në kufi. Por vetëm në orën 11:30 minuta emigrantët kanë parë të hapet për ta drita jeshile, kur është ngritur trau i doganës greke. Pas kësaj ore kanë kaluar sipas një rregulli të caktuar, nga gjashtë mjete dhe një autobus, ndërsa në të dyja anët e kufirit është punuar me shtatë sportele për të kaluar në një kohë të shpejtë emigrantët. Sipas komandantit të pikës kufitare, Shaban Dervishaj, një ditë më parë, pas riparimit të rrjetit kompjuterik, kanë kaluar kufirin me shtetin grek deri në mëngjes të paktën 5000 shtetas, një shifër e lartë kjo që tregon se është punuar intensivisht gjatë gjithë natës. Emigrantë të cilët kishin planifikuar të mbërrinin për ditën e punës janë shprehur të irrituar se prishja e kompjuterëve është thjesht një pretekst, për të mos punuar në këtë periudhë të nxehtë e me temperatura të larta. Nga ana tjetër, territori në pikën kufitare nuk ofron kushte dhe vende me hije, gjë ka bërë që emigrantët të qëndrojnë në diell, nën rrezet përvëluese. Shumë prej tyre kanë gjetur si zgjidhje vendosjen në xhamat e makinave të peshqirëve të lagur, për të shmangur kështu vapën e madhe. Situata e rëndë që është krijuar nga qindra mjete dhe mijëra emigrantë, ka bërë që në kufi të vihet në dispozicion dhe një autoambulancë për të ndërhyrë për rastet urgjente.

    Nga ana e palës shqiptare është punuar me shtatë sportele, por deri në mesditë kur pala greke ka dhënë OK për nisjen e procedurave të kalimit, emigrantët mund të kryenin vetëm vulosjen e më pas të prisnin në diell. Zyrtarisht nga ana e palës greke nuk është dhënë asnjë sinjal, në rast se do të ketë një përsëritje të këtyre defekteve, për sa kohë që sipas tyre janë bërë remonte të specializuara në sistemin qendror.

    Mëngjesi i djeshëm e gjeti pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të bllokuar dhe për shkak të ndërprerjes së punës nga policia greke, radhët e pritjes së automjeteve të emigrantëve në territorin shqiptar u zgjatën deri në 2 kilometra. Këtë situatë e pranon edhe vetë zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë në
    Gjirokastër, i cili tha dje se prej orës 08:00 në pikën kufitare të Kakavijës qarkullimi i mjeteve dhe njerëzve nuk ka funksionuar, për shkak të një defekti në rrjetin kompjuterik të palës greke". Sipas tij, në këtë situatë bllokimi vetë drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër, komisar Shpëtim Baçi, ka kontaktuar me telefon me drejtorin e Policisë greke të Epirit dhe me konsullin e Shqipërisë në Janinë, Eshref Shehun, për të ndikuar me autoritetin e tyre në përshpejtimin e procedurave për rivënien në funksionim të rrjetit kompjuterik dhe për rifillimin e lëvizjes në këtë pikë kalimi, me ngarkesën më të madhe të lëvizjes, krahasuar me të gjitha pikat e tjera të kalimit me Greqinë. Radha e pritjes, për shkak të këtij bllokimi, në mjediset e doganës shqiptare arriti deri në 2 kilometra. Rreth orës 09:40 në Kakavijë rifilloi normalisht lëvizja dhe rreth orës 12:00 në mjediset e doganës shqiptare radha u zvogëlua. Policia gjatë bllokimit ndërmori masa shtesë për të kontrolluar situatën dhe për t‘u ardhur në ndihmë emigrantëve, duke shpërndarë ujë dhe ushqime.


    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Pse mos bejne greket? Ekonomia nga shqiptaret iu ngrit, tani i trajtojne si leckamane..
    jo gabim e ki se ekonomin e greqise e ngriti bashkimi europian edhe per deri sa te ec ekonomia gjermane franceze e angleze mire edhe ekonomia e greqise do te eci mire,shqiptaret ne greqi shesin droge i qojne femrat me prostitu dhe aty ketu kush nu dine te miret me kriminalitet shkojne e shkulin ullinj,e me keto gjera nuk ritet ekonomia e nje shteti,emigrantet shqiptare me `presencen e tyre i kane bere slavo greket qe te ndihen te pashprese per vendin e tyre,sa ju gezuan sllavogreket pak hyrjes dhe te mirave qe u solli anetarsimi ne bashkesin europiane shpejt u zhgenjyen pas invadimit te 800.000 shqiptareve dhe humben shpresat dhe prape sllavogreket moren rugen e migracionit ne vendet e forta industriale europiane si ne gjermani angli dhe zvicer

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Po mire, po si force krahu kush eshte? S"jane shqiptaret? Apo shqiptaret shesin droge dhe rrine ne taverne, e greket duke punu si hamall?? Sa kot flisni!
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    me ullinj nuk mbahet ekonomia e nje shteti e me tregtar

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Le te presin dhe pak emigrantet se mbase s'kane nevoje te kthehen atje. Ka shume mundesi qe te digjet e tere Greqia nga flaket, keshtu qe s'do kene nevoje te kthehen atje.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  9. #9
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Si është e mundur ?

    Vetëm këtë javë janë nisur 4 familje në 4 ditë të ndryshme e nuk kanë pasur probleme në doganë ?
    Ndërsa mediat njoftojnë se po bëhet nami ?
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #10
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE
    Si është e mundur ?

    Vetëm këtë javë janë nisur 4 familje në 4 ditë të ndryshme e nuk kanë pasur probleme në doganë ?
    Ndërsa mediat njoftojnë se po bëhet nami ?
    Nuk e di une si ja bejne ato kater familje qe thua ti, por ama une i pashe ne televizor ca familje te cilet digjeshin ne diell sepse grekut s'i punonte kompjutori.

    Nami behet ne syte e Botes. Gazetat mbase genjejne, por ama imazhet ne TV s'me besohet te kene bere montazhe. Rradhet ishin aty, njerezit aty, djerset aty, nervoza aty, shpresa per te ikur sa me shpejte po aty.

    Ata 4 familjet mbase kane dale si klandestine, ne te zeze sepse nuk duhet t'iu kontrolloje njeri pasaportat.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  11. #11
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar më parë nga Alienated
    Ata 4 familjet mbase kane dale si klandestine, ne te zeze sepse nuk duhet t'iu kontrolloje njeri pasaportat.
    Shumë për të qeshur. Unë përderisa kam përmendur ato 4 familjet, i di shumë mirë se kush janë. Kanë mbi 15 vjet që kanë emigruar në Greqi dhe nuk ka asnjë budalla sa të bëjë punë të zezë në kurriz të fëmijëve të tij.

    Sa për videot, mund të jenë të vërteta por duhet të jemi më të kujdesshëm pasi edhe ato po montohen. Mos vallë janë videot e vitit të kaluar ?
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  12. #12
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE
    Shumë për të qeshur. Unë përderisa kam përmendur ato 4 familjet, i di shumë mirë se kush janë. Kanë mbi 15 vjet që kanë emigruar në Greqi dhe nuk ka asnjë budalla sa të bëjë punë të zezë në kurriz të fëmijëve të tij.

    Sa për videot, mund të jenë të vërteta por duhet të jemi më të kujdesshëm pasi edhe ato po montohen. Mos vallë janë videot e vitit të kaluar ?
    Ka rrezik te jene videot edhe te shekullit XVIII por ama nuk besoj se ne pjesen me te madhe te TV shqiptare (qe gjejne guximin per ta trajtuar ceshtjen) punojne njerez aq budallenj sa qe te sjellin video te vjetra per nje ceshtje si kjo, e cila megjithate te jep material cdo vit e me shume.

    Sa per te ilustruar rastin, ne Oher mbreme takova ca shqiptare te cilet do iknin ne Greqi permes Maqedonise, sepse thane qe kufiri me Shqiperine eshte aq fatkeq sa qe i prishen kompjutoret gjithmone ne kete kohe.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Kjo edhe pritej, gjithsesi shqiptaret duhej te akuzoheshin nese qeverija greke ka pergatitur ndonje plan djallezor ne kurriz te shqiptarve.
    Perpos zjarrrit tani na dalin edhe kompjuterat ne defekt, kujt t'ia hedhin kete....

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Grekët mbyllin kufijtë, por kësaj radhe njoftojnë

    Kakavija, Kapshtica, Tri Urat dhe Qafë-Bota bllokohen tri orë


    Për tri orë pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë nuk do të punojnë. Lajmi është dhënë pikërisht nga autoritetet e shtetit fqinj. Ka qenë pala greke, e cila ka konfirmuar zyrtarisht se që nga ora 8 e mëngjesit dhe deri në orën 11 nuk do të kryejë procedurat e kalimit të shtetasve në të dyja anët e kufirit, në Kapshticë, Kakavijë, Tri Urat dhe Qafë-Botë. Sipas të dhënave, zyrtarisht shkaku është komunikuar të jetë një ndërhyrje në rrjetin kompjuterik. Sipas autoriteteve greke, është zgjedhur pikërisht ky orar, pasi mendohet se lëvizjet në kufi do të jenë më të pakta. Kjo masë bllokimi merret pak ditë pas bllokimit të procedurave gjatë pasditeve dhe natës në kufi, kur kanë mbetur të bllokuara të paktën 150 mjete në radhë. Fluksi i madh i udhëtarëve në të dyja anët e kufirit, si dhe procedurat e regjistrimit kanë bërë që numri i personave që janë kaluar tashmë në kompjuterët e palës greke t‘i kalojë të paktën 10 mijë persona në ditë. Sipas të dhënave nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës, nga ana e palës greke është bërë e ditur se vetëm në fundjavë, gjatë dy ditëve të fundit, numri i personave që kanë kaluar çdo ditë ka qenë mbi 10 mijë vetë të regjistruar në të dyja anët e territorit doganor, gjë që ka bërë që ky fluks i madh të mos përballohet nga ana e rrjetit kompjuterik. Kapaciteti maksimal që ka dogana greke është pikërisht kalimi brenda 24 orëve i 10 mijë shtetasve në të gjitha sportelet. Ky ka qenë edhe shkaku që në dy ditët e fundjavës në territorin grek janë krijuar edhe radhë të gjata, ndërsa shtetasve në të dyja anët ju është dashur të presin për orë të tëra deri në rregullimin e të paktën një kompjuteri. Pala greke ka deklaruar se për tri orë do të ketë bllokim të punës në kufi, por në rast se do të ketë fluks emigrantësh dhe nga ana tjetër do të krijohen radhë, do të shikohet mundësia që të vihet të paktën një nga kompjuterët në punë për të nisur sa më shpejt procedurat e kalimit dhe regjistrimit të shtetasve. Sipas autoriteteve doganore matanë kufirit bëhet fjalë për një heqje të të dhënave nga database, pasi ka pasur një fluks të madh kalimesh, gjë që ka ngarkuar edhe rrjetin kompjuterik. Sipas palës greke, nuk pritet të ketë probleme të dyndjes dhe grumbullimit të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në kufi, pasi nuk është orar piku për lëvizjet ndërkufitare.

    GJIROKASTËR


    Policia lokale njofton bllokimin



    Dje paradite në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës për herë të parë është njoftuar dhe paralajmëruar mbyllja e përkohshme e kufirit për të ndërhyrë në rrjetin kompjuterik ndërkombëtar të të dhënave, ku pritet të instalohet një program i ri për përpunimin e identiteteve. Zëdhënësi i kësaj drejtorie, Gentian Mullai, tha se pala greke ka njoftuar një ditë më parë se të mërkurë lëvizja e shtetasve nëpërmjet pikës së Kakavijës do të ndërpritet për rreth tri orë, nga ora 09:00, deri në orën 12:00, për shkak të disa ndërhyrjeve teknike në rrjetin kompjuterik.


    Reagimi


    Grekët korrigjohen pas kërkesës së gazetarëve



    Duket se autoritetet e policisë dhe doganës greke në pikën më të madhe të kalimit kufitar me Greqinë, në Kakavijë, kanë reaguar pozitivisht pas insistimit të gazetarëve shqiptarë dy javë më parë, gjatë një takimi për ndërmjetësim të Zyrës së Shtypit të ambasadës së Greqisë në Tiranë. Gjatë këtij takimi të zhvilluar përpara dy javësh në pjesën greke të pikës së kalimit të Kakavijës, përfaqësues të policisë greke kanë sqaruar një grup gazetarësh nga Shqipëria për procedurat që aplikohen. Gazetarët kanë kërkuar me insistim të dinë pse dhe kur ka ndërprerje të punës nga pala greke nuk njoftohen homologët e kufirit të palës shqiptare dhe përfaqësuesit e medias.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

Tema të Ngjashme

  1. Inaugurohet pika e përbashkët kufitare Murriqan-Sukobinë
    Nga skampin në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 08:49
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  3. Pritje
    Nga Gogla e Kuqe në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:41
  4. Pritje
    Nga nitROSHI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 18:34
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •