Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Qeveria që qesh, përqesh e bën përshesh

    E pra, ja ku patëm fatin të gëzohemi e të shohim kryeministrin tonë tek merr pjesë në therrjen e një dashi me rastin e festës së bektashinjve në malin e shenjtë tëTomorrit. Në të vërtetë duhet shprehur pavarësisht nga terr-paujësia e paparë që na ka pllakosur, mirësia e do që ne të shihnim edhe një herë tjetër Berishën optimist, largpamës, të ngazëllyer, të thjeshtë, të hapur, të dashur, të qeshur, ashtu si e do adeti e si ai e ka për zakon, teksa nëpërmjet ekraneve na përshëndet, ba mëson e na jep mesazhe, kësaj here para një kurbani, ndërkohë që derdhej gjaku lumë, duke na bërë edhe ne optimistë për ditët e lume që po vijnë nën drejtimin e tij.
    Kur qeveria qesh, ne duhet të jemi të sigurt e të qetë. Kur qeveritarët na përqeshin, kjo do të thotë se ata përqeshin pikërisht ata që e meritojnë, dmth ata që e pengojnë qeverinë të punojë, që nuk e lejojnë të luftojë korrupsionin dhe të mëkëmbë shtetin ligjor! Kur qeveria gatuan për ne përshesh, kjo do të thotë se aq e ka takatin, se përsheshi nuk është dhe aq i keq, se qeveria mund të të lërë edhe fare pa përshesh, dmth mund të ngrejë sa të dojë jo vetëm taksat, çmimin e bukës, të energjisë elektrike e të naftës e ti, si qytetar, duhet t'i biesh maces me lugë e të thuash :shyqyr që ende jemi gjallë!
    Për këtë arsye është vërtet një gëzim e kënaqësi e papërshkruar të shohësh kryeministrin e vendit tënd, të një vendi që për punë ditësh, me sot me nesër do të anëtarësohet në NATO e në BE, kur lë punët e rëndësishme të qeverisë dhe merr pjesë personalisht në ceremoninë e një kurbani të mirëfilltë fetar në malin e shenjtë të Tomorrit!...Vetëm po të jesh sylesh, cmirëzi, antishqiptar, antidemokrat si dhe një trutharë nostalgjik që të mos ndjesh në shpirt adhurim e nderim për këtë prijës të paparë në mbarë historinë tone që mer pjesë në kurban! Është i pari udhëheqës që e bën këtë sakrificë dhe ngjitet në malin e Tomorrit për të asistuar në një kurban të vërtetë!Kushedi sa do të jenë gëzuar, natyrisht bashkë me ne, laikët dhe kristianët, muslimanët dhe të pafetë, edhe dervishët e botës e të mbarë Shqipërisë!...E ç'rëndësi ka nëse nuk kemi drita? Naim Frashëri, si një bektashi, a nuk i ka pas kënduar qiririt për idealizëm kur nuk kishim as hidrocentrale e as qeveri në Shqipëri?
    E teksa derdhej çurkë gjaku i kurbanit nga thika e babait të teqesë, kryeministri ynë fillon e na flet me përdëllimin e besimin e patundur që e karakterizon, duke hedhur vështrimin larg, shumë larg, duke na premtuar edhe njëherë paqe, mirëqënie, mirëkuptim, sakrifica, vlera morale, po edhe harmoni e atdhedashuri…natyrisht pa harruar të premtojë rrugën që do të hapë qeveria për në vendin e shenjtë të Tomorrit, etj etj.Atë ditë të shenjtë kryeministri ynë ishte veshur thjesht, tamam si të ishte një nga ne…Kollaron veç e kishte zgjedhur enkas në ngjyrën e bektashizmit, jeshile, teksa kuvendonte gju më gju me Baba Reshat Bardhin për punët e bektashizmës e më gjërë!
    Veçse nuk mund të mos pohojmë se kjo është është hera e dytë që ai merr pjesë në një kurban të tillë. Privatisht ai me siguri kushedi në sa kurbane të mirëfilltë do të ketë marrë pjesë, por unë, në këtë rast (largqoftë!) nuk e kam fjalën për kurbanet politike, as për ato partiake apo shoqërore, po për kurbanet publike që ndiqen e regjistrohen nga kamerat, si ky që patëm fatin të shohim në malin e Tomorrit. Që të mos keqkuptohem, nuk e kam fjalën as për kurbanet e fshehta që bëjnë zakonisht udhëheqësit e lavdishëm e dinakë ballkanikë nëpërmjet "therrjeve" të bashkëpuntorëve të tyre të afërt kur këta fillojnë e bëhen të dyshimtë; përkundrazi, në këtë rast fjalën e kam për kurbanet me karakter gjysmë fetar, gjysmë politik që na shfaqen herë pas here nëpër media me një afsh e përkushtim sa fetar, aq edhe mallëngjenjës e patriotik.
    Kështu, para disa vitesh, kur ishte President, vetë Berisha pat marrë pjesë në një kurban tjetër të tillë fetaro-politik, natyrisht shumë më të rëndësishëm se ky, kur me atributin e Presidentit të Shqipërisë asistoi në therrjen, dmth në bërjen kurban të një dashi tek 21 dhjetori ditën që na erdhi për vizitë Presidenti turk Demirel…Është më se qartë se domethënia e dash-kurbanit të therrur në hyrje të kryeqytetit shqiptar si dhe heqja e bustit të Skënderbeut në Pallatin e Brigadave, ishin shënja të vërteta e mjaft domethënëse të vëllazërisë mes dy presidentëve, atij turk dhe atij shqiptar!
    Natyrisht kërto shëmbuj janë një tjetër provë e pakundërshtueshme se Berisha ka një ndërgjegje prej humani e besimtari të përsosur! Human sepse sakrificën, pra kurbanin, tamam si një klerik i vërtetë islamik ai vazhdon ta quajë si një akt sublim, si një gjest hyjnor e të domosdoshëm, akt që tekefundit e pastron shpirtin, njeriun, shoqërinë, partinë, jetën, qëverinë, opozitën, mjedisin përqark, pse jo edhe Shqipërinë! Berisha, me sa duket, nga ritet e vjetra fetare, paskësh një respekt të veçantë për ritin e kurbanit e kjo është një dukuri që sidomos atij nuk është e drejtë t'i mohohet!
    Ec e gjej në Europë, por as në Ballkan, madje as në Azinë gjysmë europiane një udhëheqës kaq të thjeshtë e kaq popullor, kaq human e kaq shpirtdhembsur, kaq të lidhur me traditat, konkretisht me legjendën e Rozafës, me fenë, që me një gëzim të parrëfyer merr pjesë nëpër kurbane, në therrjet publike të gjësë së gjallë, dmth të deleve…Natyrisht jo të qytetarëve, pavarësisht se ata janë bërë prej kohësh kurban nga sherr-poltika, nga pasiguria, nga mungesa terrorizuese e dritave dhe e ujit të pijshëm, pavarësisht se rrugët janë ende rrugë dhish, se shkollat e spitalet janë për faqe të zezë, se jeta e çdo qytetari shqiptar nuk vlen as edhe një grosh në këtë vend të begatë e të lumtur që ende quhet Shqipëri, për të mos thënë Saliqëri! ….
    ***
    E menjëherë, pas kurbanit në malin e Tomorrit, të nesërmen ja ku e pamë kryeminstrin tonë në një mbledhje të rëndësishme qeverie, ku ai nuk foli me bindje e përkushtimin që e karakterizon për mungesën e dritave e as të ujit. Nuk foli as për korrupsionin më të fundit që KLSH ka zbuluar e publikuar lidhur me blerjen "me prokurim të drejtpërdrejtë" të energjisë nga KESH-i tij e ku janë abuzuar disa milionë euro, nuk foli as për super skandalin që kryeministria e tij ka guximin të mos i japë dokumente zyrtare Prokurorisë lidhur me vendimin e saj të errët për "rrugën patriotike" Durrës-Morinë. Nuk foli për djegiet masive të pyjeve, për bllokimin e përmuajshëm të pikave kufitare nga grekët, për vrasjet e përditëshme të shqipëtarëve nëpër rrugët e Shqipërisë, ku vriten më shumë njerëz se në Irak, nuk foli as për statusin e Kosovës, nuk foli as për….por foli për të rishkruar nga e para historinë e Shqipërisë!
    Pra kryeministri ynë kurban-bërës e fjalëartë foli pardje për një tjetër kurban, për historinë e Shqipërisë, e cila, duhet të pastrohet, të shenjtërohet, të bëhet përsëmbari, natyrisht sipas shijeve e bindjeve të udhëheqësit që, si ka thënë vetë, tashmë i vjen prapa historia! Me një fjalë Akademia, institutet, albanologjia, historianët, tekstet, shkollarët, këtej e tutje do të kenë mundësi të këndojnë me iso, apo majekrahit, këtë avaz tashmë të vjetër: Prapa më vjen historia! Oji! Oji!
    E po të guxojnë le të mos e rishkruajnë historinë sipas këtij avazi!Kjo do të thotë që ata shkrues të historisë që do të kundërshtijnë janë vetëshpallur jo vetëm kundër "reformës", po edhe kundër demokracisë e të "vërtetave shkencore" të qeverisë sonë demokratike që ka dy data çlirimi, dy festa kombëtare si dhe një luftë Nacional Çlirimtare që, sipas bershistëve, nuk ka pas qënë gjë tjetër veç luftë civile!
    E kjo, aktualisht, po edhe politikisht, është më e rëndësishme se çdo lloj problemi tjetër që ka Shqipëria dhe shqiptarët sot.
    Ky pra është edhe një tjetër kurban, sa i mençur aq edhe frytdhënës për qeverinë që nuk ka ditë që nuk qesh, që nuk ka ekran prej nga nuk del e na përqesh, që nuk ka asnjë tryezë politike, konsensuale ose jo, mbledhje qeverie apo të grupit parlamentar ku nuk gatuan ndonjë përshesh të shijshëm si ky i fundit! Kemi për të parë se këtë gur të hedhur në lumin e opinionit tonë publik, pra këtë kurban të rradhës, e para do të hidhet "në lumë" për ta gjetur opozita, pastaj shtypi, reporterët, qytetarët, zëdhënësit altoparlantë partiakë…Për disa ditë rrjesht nuk do të ketë as edhe një problem tjetër më të rëndësishëm se ky "i rishkrimit të histories".
    Natyrisht, sa të bëhet gati ndonjë kurban tjetër!

    Klan
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Me keq ska ku te veje

    Ska bere vaki kjo murtaje berishiste. Te vjen keq ta shohesh tiranen te mbytur ne terr e pa uje lere pastaj pjesen tjeter te Shqiperise. Spaska patur me te ligj se kjo skote e ndyre shqiptare e bashkuar rreth flamurit blu.
    Ndoshta jane kaq fshatare te humbur sa nuk i ben pershtypje se me qiri e pishtar jane mesuar te jetojne.
    Me kujtohet nje kenge e folklorit tone
    kena pjata kena luge
    lum si na qe jetojme ne Puke

    e tille duhet te jete kjo qeveri se nuk ka mundesi

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    *** ,*** Karbunar!!!

    Citim Postuar më parë nga juanito02
    Ska bere vaki kjo murtaje berishiste. Te vjen keq ta shohesh tiranen te mbytur ne terr e pa uje lere pastaj pjesen tjeter te Shqiperise. Spaska patur me te ligj se kjo skote e ndyre shqiptare e bashkuar rreth flamurit blu.
    Ndoshta jane kaq fshatare te humbur sa nuk i ben pershtypje se me qiri e pishtar jane mesuar te jetojne.
    Me kujtohet nje kenge e folklorit tone
    kena pjata kena luge
    lum si na qe jetojme ne Puke

    e tille duhet te jete kjo qeveri se nuk ka mundesi


    ***,*** KARBUNAR ,


    JU ME KRUTJEN JENI N'GARE!!!

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •