Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post "Politika e Zotit"

    Ne traktatin e tij "Leviathan", filozofi anglez Thomas Hobbes diskutoi se si qeniet njerezore besonin se ishin nxjerre ne shesh nga Zoti. Ne vazhdim, ai kreu punen me revolucionare qe nje njeri apo nje mendimtar mund te kryeje - e nderroi subjektin nga Zoti dhe urdheresat e tij ne Njeriun dhe besimet e tij. "Nese veprojme ne ate menyre", arsyeton Hobbes, "do te fillojme te kuptojme se perse bindjet fetare na cojne kaq shpesh ne konflikte politike dhe mbase paskesaj do te gjejme nje menyre per te frenuar potencialin per dhune."

    Nen kete lineance, filozofe pasardhes, si Locke, do te fillonin te argumentonin mbi ndarjen e pushteteve dhe ndarjen e kishes nga shteti, fale se ciles fe dhe botekuptime te ndryshme do te lejoheshin te lulezonin. Pra, ne menyre qe te shmanget shkaterrimi si pasoje e besimit 'Mesianik', teologjia politike e perqendruar tek Zoti u zevendesua rrenjesisht nga filozofia politike e vertitur ndaj Njeriut. Kesaj ndodhie i referohemi si Ndarja e Madhe.

    Prof. M. Lilla, i Columbia University, pohon se jetojme "...ne nje bote ku miliona njerez, vecanerisht ne sferen Islamike, besojne se Zoti ka nxjerre ne shesh nje ligj qe qeveris te gjitha ceshtjet njerezore. Ky besim perben thelbin e politikes se kombeve islamike, e per pasoje ndikon mbi qendrimet (sjelljet) e nje numri te madh besimtaresh, te cilet jetojne edhe ne vende perendimore, edhe ne vende te cilet e kane perqafuar Ndarjen e Madhe, si Turqia apo Indonezia." Me tej, Prof. Lilla konkludon: "Gjithcka na mbetet eshte kthjelltesia jone, te cilen duhet ta stervisim ne nje bote ku besimi ende irriton mendjen njerezore."

    Jeni te ftuar te komentoni mbi konkluzionet e parashtruara ne paragrafin e fundit.

    Paragrafet e mesiperme jane adaptuar nga eseja me te njejtin titull e M. Lilla, profesor ne Universitetin Columbia, NY.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Mitet dhe besimet e verbera jologjike jane pjese e njeriut,me sa duket keshtu ka per te qene gjithmone.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2007
    Postime
    8
    "Prof. M. Lilla, i Columbia University, pohon se jetojme "...ne nje bote ku miliona njerez, vecanerisht ne sferen Islamike, besojne se Zoti ka nxjerre ne shesh nje ligj qe qeveris te gjitha ceshtjet njerezore. Ky besim perben thelbin e politikes se kombeve islamike, e per pasoje ndikon mbi qendrimet (sjelljet) e nje numri te madh besimtaresh, te cilet jetojne edhe ne vende perendimore"


    Per mendimin tim kjo qe ka thene profesori eshte e vertet pasiqe ne shtetet islame ligj i atij shteti eshte islami dhe nuk mund te ket mosmareveshje nese te gjithe e respektojn dhe e praktikojn islamin ashtu siq eshte. Poashtu islami mbizoteron ne te gjita ceshtjetet tjera shembull ne familje, ne shoqeri, etj.

Tema tė Ngjashme

  1. Nene Tereza: "Une jam nje pende ne doren e Zotit"
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 06:53
  2. "Tereza e Kalkutės, lapsi i Zotit"
    Nga Rejjan nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •