Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1

    Baron Nopça: Ismail Qemali donte t’ia shiste Shqipërinë Greqisë

    Baron Nopça: Ismail Qemali donte t’ia shiste Shqipërinë Greqisë

    19/08/2007 - 12:45
    • Franc Baron Nopça

    Baroni Franc Nopça dhe Kongresi i Triestit

    ROBERT ELSIE

    Kongresi i Triestit u zhvillua më 1 mars 1913 për të shfaqur solidar itetin e shqiptarëve nga Shqipëria dhe nga jashtë me shtetin e tyre të sapolindur. Morën pjesë afërsisht 150 delegatë nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Italia, Egjipti, Turqia, Austro-Hungaria dhe nga Shtetet e Bashkuara për të diskutuar çështjet e shtetit, ekzistenca e të cilit ishte vënë në dyshim gjatë Luftës së Parë Ballkanike (tetor 1912 - maj 1913).
    Porti i Triestit, tani në Itali, ndodhej në atë kohë në tokën e Monarkisë së Dyfishtë, pra në Austro-Hungari, dhe ishte pikërisht qeveria e Vjenës e cila mbështeti kongresin, ndër të tjera, për të ushtruar ndikimin e saj në Shqipëri, në veçanti lidhur me çështjen e zgjedhjes së princit për mbretërinë e re shqiptare. Ndër kandidatët në diskutim për fronin e sapokrijuar shqiptar ishin Duka Ferdinan Fransoa Burbon Orlean-Monpensie11 nga Franca, Albert Gjika nga Rumania, Konti Urah von Vyrtemberg nga Gjermania, princi egjiptian Ahmed Fuad, dhe djali i Markeze Castriota nga Napoli. Në fund, asnjë prej tyre nuk fitoi dhe gjashtë muaj më vonë, në tetor 1913, Fuqitë e Mëdha ia ofruan fronin shqiptar një princi gjerman, Vilhelm cu Vid [Wilhelm zu Wied, 1876-1945].
    Baroni Franc Nopça
    Ndër vëzhguesit e huaj në Kongresin e Triestit ishte albanologu i njohur hungarez, baroni Franc Nopça nga Felshësilvashi [Franz Baron Nopcsa von Felsöszilvás, 1877-1933], një ndër studiuesit më të spikatur të kohës. Ai ishte lindur në një familje aristokratike hungareze më 3 maj 1877 në çifligun familjar të Saçal-it, afër Haceg-it të Transilvanisë. Me rekomandimin e ungjit dhe kumbarit të tij, Franc von Nopça, kryemjeshtër i oborrit të Mbretëreshës Elisabeta të Austrisë, Nopça mbaroi maturën në liceun vjenez Maria- Theresianum. Ngjarja vendimtare e rinisë së tij ndodhi në vitin 1895 gjatë një ekskursioni në Sentpeterfalva [Szentpéterfalva]. Aty ai dhe motra e tij zbuluan mbetje fosilesh të eshtrave të një dinosauri, të cilat ai ia dërgoi Profesorit Eduard Sys [Edward Suess], gjeolog dhe paleontolog vjenez. Nga viti i maturës 1897 deri në vitin 1903, Nopça studioi pranë Sysit në Universitetin e Vjenës, i cili në atë kohë shquhej për studimet paleontologjike.
    Franc Nopça udhëtoi gjerësisht në Ballkanin jugperëndimor dhe jetoi për një kohë në fillim të shekullit të njëzetë në Shkodër. Në vitet e mëvonshme ai u bë i njohur gjithashtu si një ndër albanologët kryesorë të kohës së tij. Botimet e tij albanologjike nga vitet 1907 deri në 1932 u përqëndruan kryesisht në fusha të tilla si: parahistoria dhe historia e lashtë, etnologjia, gjeografia, historia e re dhe e drejta zakonore shqiptare, d.m.th. kanuni. Librat e tij të hershëm si Das katholische Nordalbanien (Shqipëria e Veriut katolike, Budapesht 1907), Aus Šala und Klementi (Nga Shala dhe Kelmendi, Sarajevë 1910) und Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (Shtëpi dhe orendi në Shqipërinë e Veriut katolike, Sarajevë 1912) si dhe Beiträge zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens (Ndihmesa për parahistorinë dhe etnologjinë e Shqipërisë së Veriut, Sarajevë 1912) përmbajnë vëzhgime të shumta, megjithëse materiali nuk është i sistematizuar mirë. Më vonë, kur nuk ndërmori udhëtime të tjera në Ballkan dhe kishte më shumë qetësi, ai botoi vepra shkencore monumentale. Më të njohura ndër to janë: Bauten, Trachten und Geräte Nordalbaniens (Ndërtime, veshje dhe vegla të Shqipërisë së Veriut, Berlin & Lajpcig 1925) dhe para së gjithash, monografia themelore prej 620 faqesh Geologie und Geographie Nordalbaniens (Gjeologjia dhe Gjeografia e Shqipërisë së Veriut, Öhrlingen 1932), e cila shquhet si kryevepra e botimeve albanologjike që dolën gjatë jetës së tij. Lista e botimeve të Nopçës përmban më shumë se 186 tituj, kryesisht nga fushat e paleontologjisë, të gjeologjisë dhe të albanologjisë. 54 botime janë për Shqipërinë. Ndër veprat më interesante të Nopçës janë kujtimet e tij, të botuara gjermanisht në vëllimin Reisen in den Balkan: die Lebenserinnerungen des Franz Baron Nopcsa [Udhëtime në Ballkan: kujtimet e baronit Franc Nopça]. Aty baroni hungarez tregon edhe për pjesëmarrjen e tij në Kongresin e Triestit, një rrëfim që duhet të jetë mjaft interesant për publikun e sotëm shqiptar. Po e japim këtu tekstin nga kujtimet e cituara.



    Prapaskenat e shqiptareve ne Kongresin e Triestit

    Franc Baron Nopça

    Nga 27 shkurti deri më 6 mars unë mora pjesë në Kongresin e Shqiptarëve në Triest. Ky kongres shqiptar ishte gjë e
    çuditshme. Në pranverë të vitit 1913 froni shqiptar ishte ende i pazënë dhe punët shqiptare drejtoheshin prej Ismail Qemalit, i cili kishte takuar Berhtoldin, në Budapesht pranë Shkëlqesisë së Tij, Janosh Hadik, dhe pastaj me kërkesë dhe me mbështetjen e Berhtoldit ai udhëtoi për në Vlorë ku themeloi qeverinë e përkohshme të Shqipërisë së sapokrijuar. Por pas kësaj, si mik shumëvjeçar i Greqisë, bile edhe si agjent i paguar nga grekët, ai kishte premtuar që të lehtësonte pushtimin e Janinës, në rast se ngelej në pushtet në Shqipëri. Ishte e qartë se Ismail Qemali donte të mbetej shefi i qeverisë së përkohshme, sepse një gjë e tillë, kuptohet, ishte me fitim financiar. Më pak e kuptueshme, siç doli nga takimi i Berhtoldit me Ismail Qemalin, ishte fakti që Berhtoldi besonte se kishte aftësinë për t’ia hedhur Qemalit. Natyrisht nuk ia doli mbanë. Duke qenë se në vitin 1911 botuesi Stid [Stead] më kishte treguar diçka për marrëdhëniet e Ismail Qemalit me Greqinë dhe se shkrimtari Aleksander Ular i cili, bashkë me Enriko Insabaton kishte shkruar librin “Gjysmëhëna që po fiket”, më kishte zbuluar disa gjëra për sjelljen e Qemalit si Guvernatori i Tripolisë, nuk e kisha të vështirë të parashikoja se Qemali do t’ia shiste Shqipërinë Greqisë. Kur Berhtoldi më kërkoi mendim për Ismail Qemalin, që dy javë pas themelimit të qeverisë së përkohshme, unë i thashë fjalë për fjalë
    “Ismail Qemali është maskara”. Fakti që Ismail Qemali e tradhtoi Shqipërinë m’u konfirmua më vonë plotësisht nga Eqrem bej Vlora, djali i të dërguarit shqiptar në Vjenë, Syrja bej, dhe nipi i Ismail Qemalit. Nuk e kam të qartë nëse, pas pushtimit të Janinës, grekët donin të liroheshin nga Ismail Qemali siç thotë fjala e urtë “Limoni i shtrydhur flaket”, por më duket se është e mundur. Megjithatë, gjatë kohës kur në Vlorë qeveria e përkohshme kryesohej nga Ismail Qemali, i cili merrte ryshfete, bile ryshfete të mëdha, u bë propaganda e madhe në Evropë për kandidatët e ndryshëm të fronit shqiptar. Albert Gjika [Albert Ghika], i cili kishte qenë edhe vetë pretendues i fronit shqiptar, ia doli t’i zgjojë interesin për fronin shqiptar edhe Dukës Monpensie. Ai ia kaloi këtij të fundit “të drejtat” e tij të njohura prej askujt, dhe për një shpërblim të caktuar bëri propagandë për dukën. Kopraci Fazil pashë Toptani dhe disa shqiptarë të tjerë u bindën lehtësisht që të përkrahnin Monpensienë, dhe kështu u krijua plani për shpalljen e Monpensiesë mbret i Shqipërisë gjatë kongresit të Triestit.
    Ndërkohë u përhapën thashetheme se Monpensie e kishte thyer bllokadën greke dhe e kishte marrë edhe Vlorën dhe Ismail Qemalin. Duke pasur parasysh kundërshtimin e Monarkisë për shkak të lidhjeve familjare të Monpensiesë, u pa e udhës që Austro-Hungaria të mbështeste Kongresin e Shqiptarëve, dhe kështu u vendos që kongresi të mbahej në tokën e Monarkisë, për të pjellë këtu një vezë qyqe të bukur diplomatike. Si mashë për shpalljen e kongresit u përdor në mënyrë të shkathët Stefan Curani, zemërmirë por i leshtë, i zellshëm, por naiv, i cili kishte nam të mirë në Ballhausplatz dhe i cili shpalli kongresin si idenë e tij. Duke qenë se Ballhausplatz-it i pëlqeu një tubim shqiptarësh në tokën austriake për atdheun e tyre, Vjena e miratoi dhe mbështeti planin. Përveç shqiptarëve në këtë kongres erdhën edhe italo-shqiptarë, dhe bashkë me ta Markezi Kastriota me gjithë djemtë nga Napoli. Të pranishëm gjithashtu ishin Albert Gjika, baroni Dungern, profesor dhe historian i Universitetit të Çernovicit, dy deputetë socialkristianë, konti Taaffe dhe Zoti Pantz nga Vjena, korrespondenti i Romës i gazettes Reichspost, Kavaljere Majerhëfer dhe unë. Unë solla me vete doktor Leo Frojndlihun, i cili kishte qenë deputet socialist në Vjenë dhe i cili, në momentin kur Shqipëria u bë interesante, themeloi me mjeshtri të madhe gazetën Albanische Korrespondenz dhe tani po luante kartën e sundimit imperialist. I pranishëm në Triest gjithashtu ishte Hasan Arnauti, i cili punonte për mua si detektiv i fshehtë. Aty ishin edhe disa organe të shtypit. Gjithashtu në Triest u shfaq edhe Zoti Jovo Vajs [Jovo Weiss] nga Beogradi, i cili pretendonte se donte t’u shiste shqiptarëve pushkë me çmim 90 korona secila, por në vërtetë ai nuk ishte veçse agjent serb. Përfaqësuesi i qeverisë austriake ishte Kështilltari Makavec [Makavetz], një njeri i urtë, i qetë dhe me energji, i cili nuk hutohej kollaj. Pas darkës së përshëndetjes, të nesërmen u zgjodhën Markezi Kastriota si kryetar nderi dhe Faik bej Konica si kryetar kongresi. Në kryesi u pranuan edhe Hilë Mosi, Fazil Toptani dhe Dervish Hima. Zgjedhja e Konicës nuk i pëlqente Gjikës sepse kur ky i fundit papritur hapi çështjen e kandidaturës së fronit, u pengua me aftësi nga kundërshtari i tij i vjetër, Faiku. Për më tej, me shkathtësi, Gjika, i cili si shumë rumunë kishte patur një karrierë batakçillëku, rrëmbeu djalin debil të Ismail Qemalit, për t’a patur në dorë këtë të fundit. Ai kishte udhëtuar në Nicë që para kongresit, ku familja e Qemalit jetonte në kushte të vështira financiare - Qemali vetë ishte i bllokuar - dhe e kishte sjellë me shpenzimet e veta, apo të themi më saktë me shpenzimet e Monpensiesë, djalin Tahirin, në kongresin shqiptar të Triestit. Tahiri nuk kishte asnjë kacidhe në xhep dhe Gjika blente çdo gjë për atë, bile edhe cigaret, kështu që Tahiri nuk bënte asnjë hap pa Gjikën apo zëvendësin e tij dhe ishte faktikisht i burgosuri i Gjikës. Se çfarë donte Gjika me Tahirin, u bë e qartë më vonë. Paraqitja e jashtme e kongresit ishte si më poshtë: nga ana e djathtë e tavolinës së kryesisë, e vendosur mbi podiumin me një flamur shqiptar, ishte tavolina e shtypit, kurse nga ana e majtë, tavolina e mysafirëve. Anëtari i kryesisë, Dervish Hima, i cili sipas rastit bëhej mason në Evropë dhe mysliman fanatik në Turqi, kishte marrëdhënie të mira me gazetën “Neue Freie Presse”, kurse unë doja që deklaratat e shtypit të kalonin nëpër duart e mia. Prandaj arrita që reportazhet zyrtare të kongresit t’i jepeshin vetëm gazetës Albanische Korrespondenz. Korrespondentët politikë të pranishëm u prekën dhe u ankuan, por pas ndërhyrjes sime ata u njoftuan nga Vjena që të bindeshin. Për shkak të kësaj lëvizjeje të zgjuar, Dervish Hima mund të informonte gazetën “Neue Freie Presse” vetëm me lejën e Zotit Frojndlih, i cili ishte pa përvojë në gjëra shqiptare, kështu që ai kishte nevojë për mua. Për të theksuar rëndësinë e Frojndlihut, ai u ftua në tavolinën e mysafirëve, në sy të të gjithë gazetarëve. Shpalosja e flamurit shqiptar u prit në këmbë me entuziazëm, dhe gjatë hapjes solemne, Kongresi i dërgoi të njëjtin telegram pershëndetjeje Berhtoldit dhe San Xhuljanos.
    Unë këshillova që të mos u dërgoheshin telegrame mbretërve të Evropës duke qenë se teksti nuk mund të ishte njësoj për shkak të qendrimit të theksuar të Austro-Hungarisë. San Xhuljano u përgjigj menjëherë, gjë që bëri shumë përshtypje. Berhtoldi u përgjigji vetëm pasi unë i kërkova Mëkëmbësit të Triestit, Princit Hohenlohe, që t’a bindte ministrin për këtë. Fakti i vonesës së përgjigjes nga Berhtoldi natyrisht la një përshtypje të keqe dhe, për t’a kompensuar këtë, i propozova Hohenlohes që ai të ftonte kryesinë e kongresit për drekë. Propozimi im u realizua me lejën e Berhtoldit dhe me praninë e konsullit italian në Triest.
    Dreka ishte e shkëlqyeshme dhe tavolina ishte zbukuruar me lule. Italo-shqiptarët ishin të shumtë në kongres, por mbajtën fjalime vetëm italisht. Unë u përshëndeta gjatë hapjes solemne nga Faiku si mik i madh i shqiptarëve. Mendova gjatë disa minutave për një përgjigje, u ngrita në podium dhe atëherë mbajta një fjalim në gjuhën shqipe. Me përjashtim të konsullit të përgjithshëm Kral dhe të disa konsujve të tjerë austriakë dhe italianë, besoj se asnjë evropian tjetër nuk e ka bërë një gjë të tillë. Përveç konfliktit midis vllehëve dhe shqiptarëve gjatë të cilit kombësia ende e palindur e vllehërve dha prova të dukshme të fanatizmit dhe të mendjemadhësisë së saj ballkanike, dhe pas një shkëmbimi fjalësh midis kryetarit Faik bej Konica, dhe mashtruesit Nikollë Ivanaj, i cili e sfidoi kryetarin vetëm për të tërhequr vëmendje mbi veten, por nuk pati sukses, në kongres u thane vetëm fjalë boshe. Duke qenë se nuk doli asgjë e arsyeshme nga kjo shkretëtirë fjalësh, unë e thirra Faik bej Konicën në darkën e ditës së fundit dhe i bëra të qartë se kongresi nuk kishte bërë asnjë punë. Gjëja minimale që mund të pritej nga një kongres politik ishte një rezolutë. Faiku ishte dakord me mua, dhe unë ia diktova rezolutën e cila ditën e nesërme do t’u përcillej si telegram fuqive të mëdha. Pas një gjysme ore ishim gati dhe të nesërmen Faiku ia paraqiti rezolutën kongresit. Pas një debati, prapë për gjendjen e vllehërve në kongres dhe në të ardhmen e Shqipërise, që Faiku e mbaroi me një ultimatum për të mirën e shqiptarëve, rezoluta u pranua, dhe fjalët e mia iu transmetuan fuqive të mëdha si rezoluta e kongresit.
    Gjatë kongresit, Kavaljere Majerhëfer mori vesh nga Tahiri, djali i Ismail Qemali, se Monpensie po përgatiste një puç. Ai ma tregoi mua, dhe asnjë i huaj tjetër nuk e mori vesh, pra as Frojndlihu dhe as Dungerni. Të dy ne e informuam Makavecin, dhe ky i fundit e informoi Ballhausplatzin. Aty u ndërmorën tërë kundërmasat. Plani i Gjikës për të hapur çështjen e fronit në kongres tashmë kishte dështuar, por kishim merak për ndonjë sulm tjetër, duke qenë se Monpensie rrinte gati me jahtin e tij në det. Kaluam dy ditë në Triest pa lajme nëse Vjena do ta miratonte ose jo kandidaturën e Monpensiesë për shkak të lidhjes së tij familjare me Arqidukeshën Maria Dorotea. Shqiptarët, ndër të tjerë edhe Faik bej, filluan të na pyesnin se si duhej te reagonin lidhur me këtë kandidaturë. Me përgjegjësinë time unë i thashë: “Në mënyrë armiqësore! Nuk besoj se Monpensie është kandidati i Vjenës”. Më në fund erdhi përgjigjja nga Vjena e cila mbështeti hamendjen time. Tash mund të vepronim në mënyrë të hapur kundër Monpensiesë. Rastësisht deputetët e Vjenës pranë kongresit dhanë një darkë në Palace Hotel, dhe gjatë një pushimi në bisedat unë thashë me zë të lartë: “Kam dëgjuar se Monpensie do të bëhet mbreti i Shqipërisë dhe bile ka shtypur tashmë shpallje. A ka vallë ndonjë prej zotërinjve këtu një shpallje të tillë në xhep? Ju e dini, zotërinj, se unë mbledh shtypin për Shqipërinë”.
    Habi e madhe! Qetësi e plotë! Por Fan Noli harroi dhe nxorri nga xhepi shpalljen e shtypur dhe ma dha. E fshehta e Monpensiesë doli në shesh. Në mbrëmje shpalljen ia dërgova me postë Berhtoldit. Shqetësimet tona u pakësuan, por nuk u zhdukën. Ditën tjetër në kongres pati një moment vërtet dramatik kur u përhapën lajme se kishte ardhur në Triest një kasnec i qeverisë së përkohshme nga Vlora, dhe disa minuta më vonë u soll në sallë një plak i lodhur nga udhëtimi, shatgjatë, i përkulur dhe me shumë emocione. Ishte kryeministri shqiptar, Kristo Meksi, i sapoardhur nga Vlora. Një ngazëllim i stuhishëm! Të gjithë ishin si të elektrizuar. Faiku u zbeh sepse kishte përshtypje se kryesia kishte humbur çdo ndikim mbi kongresin. Tashti kryesimin këtu e mori qeveria e përkohshme. Ai nuk dinte se çfarë lajmesh kishte sjellë me vete Meksi. Po të propozonte Kristo Meksi si i dërguari i qeverisë shqiptare në Vlorë, Dukën Monpensie si mbret të Shqipërisë, pas ndonjë marrëveshjeje të fshehtë, atëhere kishte mbaruar çdo gjë. Unë u ula pranë ministrit të qeverisë austriake, Makavec, dhe i thashë: “Shikoni, nëse Kristo Meksi mbështet kandidaturën e Monpensiesë, jemi të humbur, sepse ai do të shpallet njëzëri”.
    Makaveci dukej i qetë nga jashtë, por nga brenda po dridhej. Ai ishte gati të shkonte deri aty sa të bënte skandal duke mbyllur kongresin. Kristo Meksi filloi të fliste. Ai i transmetoi Kongresit të Shqiptarëve përshëndetjet e qeverisë së përkohshme dhe njoftoi se anëtarët e qeverisë ishin shëndoshë e mirë. Pas kësaj u largua nga podiumi, përsëri i shoqëruar nga duartrokitje të stuhishme, pa kuptuar fare se çfarë vendimi kishte patur në dorë. Atmosfera u çel. Ne kuptuam se Ismail Qemali nuk dinte gjë për planin e Monpensiesë. Tani erdhi koha për të larguar Tahirin nga Gjika. Një rastësi na lehtësoi planet tona. Gjika nuk donte të paguante shpenzimet e hotelit të Tahirit. Ai iu drejtua të tjerëve, dhe pas pak kohe më erdhi një patriot shqiptar. Besoj se ishte Mark Kakarriqi apo Koci, i cili më tha se Tahiri, i biri i kryetarit të qeverisë të përkohshme, kishte një hall. Ky patriot, duke qenë se kishte dëgjuar se unë isha mik i shqiptarëve, më pyeti nëse mund ta ndihmoja për të shlyer borxhin e Tahirit sepse, po të bëhej e njohur kjo, gjithë Shqipëria do të diskreditohej. Tahiri kishte nevojë për 500 deri 600 korona. Ai tha se kishte turp të më kërkonte para vetë. Unë isha gati menjëherë të ndihmoja dhe i premtova se do të rregulloja çdo gjë mu pasdite. Drekën e hëngra me Tahirin dhe Majerhëferin dhe i shpjegova Tahirit se ishte bërë vegël, bile se ishte peng në duart e Gjikës, me anë të të cilit ata mund të detyronin babain e tij të hiqte dorë nga qeveria e përkohshme për të shpëtuar djalin, në dobi të Monpensiesë. Tahiri natyrisht u tremb jashtë mase. Ai më rrëfeu çdo gjë që dinte, por tha se nuk kishte para që të largohej nga Gjika. Unë i premtova që do të rregulloja çdo gjë. Pasdite pagova faturën e hotelit dhe ia dhashë shumën e nevojshme për shpenzimet e tij deri të nesërmen. Më vonë e takova përsëri patriotin shqiptar i cili kishte kërkuar 500-600 korona dhe i njoftova se e kisha shlyer borxhin e Tahirit, por se ai kishte gabuar me shumën. Nuk ishte fjala për 500-600 korona, por vetëm për 190 korona. Në këtë mënyrë një patriot shqiptar dështoi në planin e tij për të fituar 300-400 korona. Tahiri më ftoi për darkë dhe, që ai të mos përzihej në ndonjë veprim gjatë natës, duke qenë se edhe Gjika banonte në atë hotel, i dhashë shumë alkohol për të pirë. Në mesnatë e ktheva në hotel, të pirë e bërë xurxull si derr, dhe në hyrje takuam Gjikën. Ai e kuptoi mirë situatën dhe pa se për sa i përket Tahirit, kishte dështuar. Me nxitjen time Tahiri i tha se tash do të shkonte në Vjenë, ku do të banonte me mua. Kështu u ndërprenë përfundimisht lidhjet midis Gjikës dhe Tahirit. Herët në mëngjes dërgova dikë për të marrë çantat e Tahirit dhe pastaj ai udhëtoi, përsëri pa para në xhep, për në Vjenë, ku e strehova në një hotel. Kësaj radhe ishte pengu im. Më vonë i bleva një biletë treni për në Nicë, i dhashë pak para xhepi në dorë, dhe e ktheva te nëna e tij. Që të mos përsëritej një histori e tillë, Ballhausplatzi i dërgoi Zonjës Qemali një shumë më të madhe që t’a ndihmonte atë me problemet e saj financiare. Që të flas për nivelin intelektual të Tahirit, mjafton të them se gjatë kohës së Abdul Hamidit ai kishte qenë oficer i forcave detare turke. Kjo i shpjegon të gjitha. Kaq ishte pjesëmarrja ime në Kongresin e Shqiptarëve në Triest.
    Për hir të së vërtetës, duhet të theksoj se Ministria e Punëve të Jashtme më ka mbuluar shpenzimet. Kam marrë para nga organet qeveritare austro-hungareze gjithsej katër herë.
    Herën e parë mora një shumë pas krizës së Anekcionit [të Bosnjes] për shlyerjen e shumës që kisha harxhuar në vitin 1909 gjatë muajve janar, shkurt dhe mars për agjitacion në Shqipëri. Herën e dytë Ministria më dha mundësi të dërgoja Saidin në Malin e Zi dhe në Shqipëri gjatë Luftës Ballkanike. Herën e tretë u shlyen shpenzimet e mia në Kongresin e Shqiptarëve nga fondet që më solli Ali Arnauti. Herën e katërt mora një rrogë të lartë kur punoja në Bukuresht në një mision të posaçëm diplomatik gjatë fillimit të Luftës Botërore. Të gjitha shpenzimet e tjera për udhëtim, agjitacion, dhe informacion, i pagova nga xhepi im. Vetëm një herë isha agjent politik dhe kurseva para. Kjo ishte ku dola në mision si çoban. Pati edhe një episod mjaft interesant në Kongresin e Shqiptarëve kur famullitari Pjetër Tushaj i tregoi Zotit Majerhëfer se ai dhe Kryepeshkopi i Shkodrës, Monsinjor Sereqi [Sereggi], kishin bashkëpunuar më Malin e Zi kundër turqve në vjeshtë të vitit 1912. Majerhëferi më informoi për këtë lajm, që e kisha marrë me mend. Ishte për të qeshur se si e turpërova agjentin serb Vajs. Zoti Vajs, për karakterin e dyshimtë të të cilit më kishte informuar Ali Arnauti, donte të prezantohej me mua. Unë nuk isha kundër sepse kështu mund t’a demaskoja më mirë. Kur mësova për qëllimin e Vajsit, iu afrova atij menjëherë, u përkula jashtëzakonisht thellë para tij, dhe u paraqita, duke e pyetur se si mund t’a ndihmoja. Mirësjellja ime e habiti plakun, ashtu siç kisha pritur. Për shkak të moshës dhe të mënyrës së tij, prisja të ishte i ngadalshëm nga pikëpamja e inteligjencës. Ai u hutua, donte të prezantohej shpejt dhe tha: “Jov...” dhe menjëherë e ndreqi: “Johan Vajs.” Une i thashë: “Thoni lirisht Jovo. E di që jeni nga Beogradi.” Kështu e kapa dhe Zoti Vajs nga Serbia pohoi se kishte jetuar në Serbi, ishte përfshirë në një proces me qeverinë serbe për një truall, dhe më në fund pranoi se kishte ardhur në Triest si përfaqësues i një fabrike armësh, për t’iu ofruar shqiptarëve, përkatësisht shtetit të tyre, armë. Rrenat e Zotit Vajs nuk ishin të këqia. Ai besonte se unë nuk e kuptoja qëllimin e ardhjes së tij. Ai kishte për detyrë të vëzhgonte nëse shqiptarët furnizoheshin me armë nga qeveria austro-hungareze. Unë i thashë Zotit Vajs se pikërisht pushka automatike e tij ishte e papërshtatshme për shqiptarët për shkak të harxhimit të madh të municionit, dhe e njoftova se nuk ishte shumë e zgjuar nga ana e firmës së tij të dërgonte përfaqësuesin e saj të Beogradit, pra të dërgonte atë njeri në Triest, i cili po furnizonte me armë armikun shekullor të shqiptarëve, dmth. serbët. Në fund, e këshillova Zotin Vajs, që të mos diskreditohej dhe të mos diskreditonte firmën e tij, të largohej sa më shpejtë nga Triesti dhe t’iu ofronte mallrat shqiptarëve më vonë, kur armiqësia midis serbëve dhe shqiptarëve të ishte zbutur pak. Natyrisht Zoti Jovo Vajs nuk ishte shumë i kënaqur për këtë këshillë dashamirëse, kunjin e së cilës e kuptoi shumë mirë. Ai u zhduk nga vendi menjëherë. Më 3 mars unë i shkrova Konradit10 nga Triesti si më poshtë:

    “Shkëlqesi!
    Do të keni dëgjuar për rrengun e parashikuar të Dukës së Monpensiesë për marrjen e fronit shqiptar. Biografinë e tij të shtypur shqip ia dërgova Berhtoldit sot paradite. Mbase do të mendoni se jam i çmendur, kur Ju bëj këtë propozim, por për shkak të rreziqeve që mund të dalin si pasojë e politikës sone të mosveprimit, unë ju propozoj këtë plan, edhe po të jetë aventurist. Do të blej, gjoja me paratë e mia, dy avullore të Llojdit, shumë të vogla dhe shumë shpejta, dhe do t’i armatos me topa dhe me 300 ushtarë të veshur civil si vullnetarë të mi, dhe, duke marrë pajisjet e duhura ushtarake, do të zbarkoj në veri të Durrësit nën flamurin shqiptar. Avullorja e dytë do të shkojë në Vlorë. Anijet greke nga frika prej Hamidisë do të jenë zhdukur, edhe Monpensie e di këtë. Kjo avullore do të informojë qeverinë shqiptare e cila mban kontakte miqësore me Vjenën dhe të cilën unë si vullnetar do t’a njoh zyrtarisht. Gjithë kjo duhet të inskenohet gjatë kohës që Ballhausplatzi po i shkruan Zetterit dhe Kordiosë për qëllimin e Monpensiesë. Ministria duhet të duket e zemëruar. Duke qenë se shqiptarët e egër - pra ata me pushkë - më njohin mirë, një protestë e mundshme e letrarëve dhe politikanëve mund të jetë njësoj për mua, gjë që nuk vlen për Monpensienë. Ju kërkoj ndjesë, Shkëlqesi, nëse Ju shkruaj këtu me shpejtësi diçka që, me syrin Tuaj të stërvitur i cili kupton më mirë vështirësitë, Ju duket fëmijërore. Por unë besoj se nëse një francez, i cili nuk di shqip, guxon të komplotojë, atëherë mund të komplotoj edhe unë. Të mërkurën do të vij në Vjenë për të folur me Ju personalisht për këtë çështje, nëse Shkëlqesia e lejon, dhe deri atëherë me shumë respekt,
    Baron Franc Nopça”
    Nga Triesti u ktheva në Vjenë. Aty, kur unë i tregova Berhtoldit për pasojat e mundshme negative nëse froni shqiptar do të mbetej bosh për një kohë të gjatë, ai m’u ankua se nuk gjente një kandidat të përshtatshëm. Në fakt, kishte një numër të madh kandidatësh. Në radhë të parë ishte Konti Urah fon Vyrtemberg, pastaj edhe një princ egjiptian, Ahmed Fuad, dhe djali i Markezit Castriota nga Napoli. Në këto rrethana, vendosa të merrja një hap që mund të më bënte lehtësisht qesharak dhe mund të dëmtonte tërë imazhin e punës time për shqiptarët. Megjithatë mora guxim dhe e provova. Unë i thashë Shkëqesisë Konrad me shkrim se edhe unë do të isha gati të bëhesha kandidat për fronin, nëse kandidatura ime do të mbështetej nga Ballhausplatzi. I shpjegova se do të më duhej vetëm një shumë e madhe, për të blerë të ashtuquajturit patriotë shqiptarë. Nga përvoja ime me puçin e Monpensiesë, pashë se nuk do të ishte e vështirë që të shpallesha mbret prej tyre. Në momentin kur të bëhesha mbret evropian, nuk do të kisha të vështirë të gjeja fonde të tjera të duhura duke u martuar me ndonjë amerikane të pasur me pretendime për një titull aristokratik, pra të hyja në një martesë ku normalisht do të kisha antipati. Mbështetjen e banorëve të Veriut e kisha të sigurtë për shkak të qëndrimit tim aty në vitet 1910 dhe 1911, dhe në Vjenë mund të shpresohej që Ismail Qemali, i mbështetur më parë nga Berhtoldi, nuk do të krijonte vështirësi. Disa ditë më vonë, më datën 22 mars, i shkrova këtë letër:
    “Shkëlqesi!
    Për shkak të acarimit të fatlumtë të marrëdhënieve të Monarkisë me Malin e Zi, pjesa e fundit të bisedës sonë që lidhej me mua, është bërë pa rëndësi. Nëse flisni për këtë punë me Kontin Berhtold, do t’Ju kërkoja të mos e përmendnit fare kandidaturën time, që të shmang përshtypjen e interesit vetjak. Para ndërhyrjes sonë aktive ky hap më dukej e vetmja rrugë, por për fat, Ballhausplatzi ka vendosur për një më të mirë. Për sa i përket Dukës Monpensie, ai mbetet një rrezik dhe më duket se meqenëse ai udhëton nën flamurin anglez, nuk kemi mundësi tjetër të veprojmë kundër rrengut të tij të planifikuar përveç një aksidenti detar ku jahti i tij, qoftë duke u larguar nga Brindisi, qoftë duke ardhur në Vlorë, të përplaset rastësisht me një avullore të Llojdit, duke bërë të domosdoshme që Duka të shpëtohej nga uji dhe të çohej ne Triest apo në Kotorr. Siç kam dëgjuar, ai ka bërë një përpjekje tjetër për të vendosur kontakte me Ismail Qemalin. Duke Ju kërkuar ndjesë që kohët e fundit Ju kam marrë kaq shumë kohë, mbetem me shumë respekt,
    Baron Franc Nopça”

    Ka mundësi që kandidatura ime të pritej me shpotitje në qarqet kompetente. Disa javë më vonë kur u tërhoqa i neveritur nga çdo veprimtari lidhur me Shqipërinë, shumë njerëz menduan se kjo ndodhi vetëm se nuk u realizuan planet e mia ambicioze. Unë hoqa dorë për shkak se Shqipëria siç doli nga Konferenca e Londrës, ishte një lindje e vdekur. Nuk u përpoqa të mbrohesha nga akuzat dashakeqe të përdorura me kënaqësi nga kundërshtarët e mi, duke ditur se ngjarjet që do të vinin, do të përbënin mbrojtjen më të mirë. Shembja e shtetit shqiptar në vitin 1914 tregoi se unë pata të drejtë në vitin 1913 të largohesha nga anija që po fundosej. I vetmi “gabim” që bëra ishte fakti se unë i parashikova ngjarjet shumë më parë se kundërshtarët e mi. Gjatë kohës kur po mbahej ende Konferenca e Londrës, në fronin e Shqipërisë hypi princ Vidi. Në këtë kohë doli në pah edhe Prenk Bibë Doda, i cili udhëtonte tutje e tëhu midis Vjenës dhe Romës. E kisha të qartë prej kohësh qëndrimin e tij proserb dhe promalazez, me anë të të cilit ai kërkonte njohjen e tij si princ i Mirditës. Që prej fillimit të luftës ballkanike ai u bashkua me Malin e Zi dhe më vonë, bashkë me Marka Gjonin, gjatë përparimit të trupave serbe kundër Lezhës, iu hapi rrugën trupave të tyre. Pas këtyre gjërave nuk më habiti kur më njoftoi, duke më trajtuar si mikun e tij personal, gjatë një darke festive në Hotelin Zaher [Hotel Sacher], se ai kishte ndërmend të kthehej në Mirditë jo nga Durrësi, por nga Beogradi. Besimi i tij shkonte aq larg sa që ai më kërkoi të ndërhyja pranë Berhtoldit në këtë çështje. Fill pas Kongresit të Shqiptarëve dhashë dorëheqje nga Komiteti Shqiptar për shkak të kufijve të Shqipërise të caktuar në Londër dhe u tërhoqa nga çdo veprimtari politike. “Kjo Shqipëri s’ka për të mbijetuar. Nuk do të mbijetojë sepse ajo detyrimisht do të bjerë pre e njërës prej dy fuqive fqinje. Më keq se asgjë. Gjykoj se një veprim i mëtejshem për Shqipërinë nuk përputhet me sigurinë e Monarkisë. Një Shlezvig-Holshtajn i ri. Kjo Shqipëri mjafton për të blerë neutralitetin e Italisë, jo më shumë.” Këto janë fjalët që i përgatita dhe i dërgova me shkrim Konradit. Dorëheqjen time nga Komiteti Shqiptar e morën për keq. Gjithsesi unë u tërhoqa nga çdo veprimtari e mëtejshme për Shqipërine dhe i shpjegova arsyet e mia Shkëlqesisë së Tij Konradit, Berhtoldit, Shkëlqesisë së Tij Berenrajter [Baerenreither] dhe të gjithëve që donin të më dëgjonin.

    Pjesë nga vepra më interesante e Nopçës
    “Udhëtime në Ballkan: kujtimet e baronit Franc Nopça”
    Titulli në original:
    “Reisen in den Balkan: die Lebenserinnerungen des Franz Baron Nopcsa”

    Gazeta Shqiptare


    Ketu mund ta lexoni te gjithe librin ne gjuhen gjermane:

    http://www.albanianhistory.net/texts/NopcsaReisenBalkan.pdf

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kete histori e kam degjuar shume kohe me pare dhe ndoshta i pari qe ka vene keto lajme ne qarkullim ka qene nje shqiptar qe i perkiste masonerise Europiane, me sakte lozhave ne Austro-Hungari-Gjermani. Nuk perjashtohet qe jane bere pislliqe te medha per i cop karrige dhe atehere. Figurat e vetme qe mbeten me imunitet te plote jane rilindasit e pendes, Frasherit, Fishta, Noli, Mosi, MJEDA etj.

    Gjeja qe do vecoja me shume nga ky shkrim do ishte kjo fjali : Fill pas Kongresit të Shqiptarëve dhashë dorëheqje nga Komiteti Shqiptar për shkak të kufijve të Shqipërise të caktuar në Londër dhe u tërhoqa nga çdo veprimtari politike. “Kjo Shqipëri s’ka për të mbijetuar. Nuk do të mbijetojë sepse ajo detyrimisht do të bjerë pre e njërës prej dy fuqive fqinje. Më keq se asgjë. Gjykoj se një veprim i mëtejshem për Shqipërinë nuk përputhet me sigurinë e Monarkisë. Një Shlezvig-Holshtajn i ri. Kjo Shqipëri mjafton për të blerë neutralitetin e Italisë, jo më shumë.”


    Per mendimin tim kjo eshte fjalia me domethenese nga vete Nopca. Zogu hypi ne pushtet me ane te Serbeve, Enveri po ashtu, Sala me ane te Serbeve e me pas Grekeve, Nano me ane te Grekeve e keshtu me rradhe. Ndersa pjesa e fundit eshte akoma me domethenese dhe tregon se kjo shqiperi, me keto kufinj EKONOMIKISHT NUK I LEVERDIS EUROPES PERENDIMORE(ku Europa Perendimore eshte personifikuar nga shteti me fqinje perendimore qe kemi, pra Italine) te futet ne shqiperi, dhe kjo Shqiperi do mbetet pergjithmone ne thundren e ketyre shteteve garipe si Serbia dhe Greqia.

    Ne optiken e ngjarjeve te sotshme kjo merr akoma me kuptim pasi ma pavarsimin e Kosoves, ridimensionohet gjeopolitika(perkundrazi nuk do kishte kaq interes nderkomebtar per i cop toke me 2 milione banore). Kosova eshte celesi i nje riballancimi ne Ballkan. "Shqiperia e Madhe" dhe bajgat e tjera Serbo-Greke nuk jane gje tjeter vecse frike nga konkurrenca me kushte pak me te barazpeshuara gjeopolitike. Nuk na mbetet gje tjeter vec te shpresojme per nje rritje te interesimit Amerikan ne kete rrajon dhe se nuk duhet te cuditemi nese ne te ardhmen shofim vendimarrje antiAmerikane te qeverise "Shqiptare" per te ruajtur karriget e tyre kuptohet me urdher nga Greqia dhe Serbia te cilat lobbyingun e tyre e kane shume me te forte ne Europe se sa ne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 19-08-2007 më 12:10
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700

    Shkrim palidhje

    Nuk duhet t'ju besojm aç shume historive qe shkruajn te huajt per ne.

    Shtetet e evropes dhe shumica e historianve te tyre asnjeher nuk i tregojn tregtite qe i ka bere me tokat tona Shqiptare.
    Le ti tregojn marreveshjet e tyre qe i kan pasur me rusine;

    Ky fare nopça po shkruan ne fillim se Ismail Qemaili merrte rryshfet te madhe kurse dy rreshta ma posht shkruan se djali i tij tahiri nuk kishte para as te paguaj nje bilete treni , dhe kinse ky ja ka paguar hotelin dhe bileten e trenit per te shkuar ne Nice.

    Ndoshta afrikanve munden me ju shitur lloj lloj genjeshtre por neve Shqiptareve asesi

    Veçse po e tregojn paturpesin e tyre ksi fare shkrimesh , pazarlleqet e fuqive te medha i mshefin e fajin duan t'ja lene heronjve tane.

    Edhe sot po shihet se kush pyetet per tokat tona.
    SE KENDUAM "LET IT BE"

  4. #4
    Master of Disaster Maska e ThRaLL
    Anëtarësuar
    28-07-2007
    Vendndodhja
    Kosova
    Postime
    42
    Sigurisht, edhe une doja t'ia shisja fqinjit vellane tim, por ai nuk e bleu

  5. #5
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ismail Qemali nuk ishte nje riosh qe te bente karriere politike
    prandaj nuk e besoj fare kete shkrimin...

    Unë i thashë Shkëqesisë Konrad me shkrim se edhe unë do të isha gati të bëhesha kandidat për fronin, nëse kandidatura ime do të mbështetej nga Ballhausplatzi. I shpjegova se do të më duhej vetëm një shumë e madhe, për të blerë të ashtuquajturit patriotë shqiptarë. Nga përvoja ime me puçin e Monpensiesë, pashë se nuk do të ishte e vështirë që të shpallesha mbret prej tyre.


    Kur Berhtoldi më kërkoi mendim për Ismail Qemalin, që dy javë pas themelimit të qeverisë së përkohshme, unë i thashë fjalë për fjalë
    “Ismail Qemali është maskara”


    Ky pordha neper breke ketu e nxorri surratin e vertete....

    Se po mendoja cne ky mllef ndaj Ismail Qemalit...
    Ky degjenerata apo shkerdhata ,quajeni si te doni,na e paska kuptuar qe Ismail Qemali ishte maskara qe para se te shpallej pavaresia dhe Ismaili na ishte i shitur
    te greku,se sipas llogjikes prej elefanti te ketij zoterise,grekut na i interesonte shpallja e pavaresise se Shqiperise per ta pasur me te lehte pushtimin e shqiperise...Hajde GOMAR hajde...po ku ka gje me te mire per nje pushtues sesa
    ndenja ne gjume e nje populli qe do te pushtoje...

    Po e nxori koken...Kishte qellime personale e me siguri do kete kontaktuar Ismail Qemalin per te pasur ndihmen e tij per fronin e shqiperise e Ismail Qemali do i kete thene JO ,prandaj ka shpikur nje teori qe smban uje gjekundi,vetem per te diskretituar Ismail Qemalin .... Ptu jazek te qofte...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17
    Ishte e qartë se Ismail Qemali donte të mbetej shefi i qeverisë së përkohshme, sepse një gjë e tillë, kuptohet, ishte me fitim financiar. Më pak e kuptueshme, siç doli nga takimi i Berhtoldit me Ismail Qemalin, ishte fakti që Berhtoldi besonte se kishte aftësinë për t’ia hedhur Qemalit. Natyrisht nuk ia doli mbanë.
    Kjo eshte pjesa me e bukur e shkrimit me lart dhe i vetmi paragraf i shkruajtur me sinqeritet nga autori. Ne kete paragraf, ai vetem sa jep nje shije te mencurise dhe largpamesise se Ismail Bej Vlores, qe eshte mbase figura me e dashur historike per mua.

    Tani qe te kuptoni se pse kjo urrejtje ndaj Ismail Bej Vlores:

    1. Nopca eshte austro-hungarez dhe ishte ne interesin e perandorise austro-hungareze kontrolli mbi punet e brendshme te Shqiperise duke perdorur solidaritetin me malesoret shqiptare ne veri te vendit qe ishin katolike. Dhe duke qene austro-hungarez, Nopca e urren Ismail Bej Vloren pasi ky plak me thinja arriti te parashikoje jo vetem renien e Portes se Larte, por edhe renien e vete perandorise se dashur austro-hungareze. Ishte Bertholdi ai qe i vuri nen dispozicion Ismail Bej Vlores nje anije per te mberitur ne Shqiperi, dhe siguroi leje kalimin ndaj flotes italiane. Te gjitha keto Bertholdi i beri me paramendimin se Ismail Bej Vlora do ta kthente Shqiperine ne nje protektorat austriak, gje qe nuk ndodhi dhe prandaj Nopca le te kuptohet qe "plaku ia hodhi Bertholdit".

    2. Urrejtja e Nopces ka edhe kontekst krahinor: Ismail Bej Vlora ishte tosk e jo geg, pavaresia e vendit u shpall ne Vlore e jo ne Shkoder, themelet e shtetit shqiptar po hidheshin jo ne zonen e influences hungareze, Veriun e Shqiperise, ku Nopca dhe perandoria e tij e dashur kish investuar aq kohe ne vite. Bile po te vini re, gjithe vepra e Nopces flet vetem per Shqiperine e Veriut.

    3. Urrejtja e Nopces arrin kulmin pasi dy prej mbeshtetesve me te medhenj te Austro-Hungarise ne Shqiperi, qe jane paguar me napolona ari per sherbimin e tyre, kane qene kusheriri i Ismail Bej Vlores, djali i xhaxhait, Syrja Bej Vlora, dhe djali i tij, Eqrem Bej Vlora. Te dy keta ishin ne sherbim te plote te austro-hungarise, bile u ngeli edhe qejfi kur Ismail Bej Vlora, me i madhi nga familja e Vlorajve, prishi planet e tyre dhe te austro-hungarise per shpalljen e pavaresise.

    Tani qe te kuptoni se perse "sulmohet" Ismail Bej Vlora nga njerezit e vegjel te historise shqiptare, qe nga Esat Pashe Toptani e Faik Konica, e deri tek nipi i tij i dashur, Eqrem Bej Vlora.

    1. Ismail Bej Vlora ishte nje nga njerezit me me kulture te kohes se tij, si ne lindje edhe ne Perendim. Dhe mendimi dhe largpamesia e tij ishin te tilla qe parashikoi si renien e Perandorise Otomane nese Sulltani nuk hiqte dore nga qenderzimi i pushtetit dhe mohimi i autonomise popujve qe mbante nen nenshtrim, e deri tek renia e perandorise austro-hungareze te cilen shume shqiptare te tjere te kohes e shihnin si "shpetimtare".

    2. Se dyti, Ismail Bej Vlora e kish te qarte qe po aq e rendesishme sa c'ishte shpallja e pavaresise nga Turqia per shqiptaret, po aq e rendesishme ishte edhe krijimi i maredhenieve te fqinjesise se mire me fqinjet ballkanike qe e kishin shpallur pavaresine e tyre disa dekada apo vite para shqiptareve. Ndryshe nga insistimi i shume patrioteve te kohes se Shqiperia ka nevoje per nje "shtet te fuqishem mbrojtes" qe te luaje rolin qe kish luajtur deri ne ato vite "bab Sulltani", Ismail Qemali besonte se ishte koha qe shqiptaret te hidhnin hapat e tyre te veta te para ne histori. Presionet e jashtme turke, austriake, italiane, serbe, bullgare, greke ishin jashte kontrollit te tij dhe shpresa e tij e vetme ne ato rrethana ishte gjetja e nje balance veteneutralizuese e ketyre presioneve.

    3. Ismail Bej Vlora u sulmua ne fillim prej Esat Pashe Toptanit qe edhe pse nje cope injorant i pashkolle mendonte se mund te behej "Sulltan i Shqiptareve". Shume shpejt nga Amerika i erdhi ne krah Esatit edhe Faik Konica, dhe se bashku formuan "qeverine e Durresit" ne Shqiperine e mesme duke propoganduar se Ismail Bej Vlora ua shiti Shqiperine grekerve, dhe per kete tregonin me gisht nga flamuri kombetar i ngritur ne Vlore, nje flamur bizantin orthodhoks. Dhe per te provokuar emocionet e shqiptareve myslimaneve shtonin edhe fjalet: "Shqiperia ka nevoje per nje mbret mysliman!" Te njejten propogande perdoren me vone edhe ndaj pasuesit te Ismail Bej Vlores, Princ Wiedit.

    4. Kur deputeti i Beratit, Ismail Bej Vlora, lideri i levizjes liberale ne parlamentin turk dhe njeriu i vetem qe pati kurajon qe ti thosh sulltanit qe te hiqte dore nga qenderzimi i pushtetit dhe tu njihte autonomine popujve te Turqise Evropiane si nje menyre per te zgjatur jegjatesine e Perandorise Otomane, te gjithe besniket e sulltanit e sulmuan hapur fizikisht ne mes te salles se parlamentit turk. Ismail Bej Vlora u largua fisnikerisht nga salla e parlamentit turk per te mos shkelur me kurre atje.

    5. Peripecite e Ismail Bej Vlores me sulltanin nuk mbarojne ketu. U hapen fjale se sulltani i kish futur njerez per ta vrare dhe kjo beri qe Ismail Bej Vlora te shkoje ne legalitet ne Perendim. Shkon ne Itali dhe ne Bruksel, Belgjike, ku bie ne kontakt edhe me nje prej kritikeve te tij me te medhenj, bashkepunetorin e Esat Pashe Toptanit dhe djaloshin e ri ne moshe qe shtypte gazeten Albania ne Bruksel, Faik Konicen, me fondet e ministrise se jashtme austro-hungareze. Nga debatet qe paten me njeri-tjetrin, Konica e sulmon plakun si "filogrek", kurse Ismail Bej Vlora citohet te kete thene: "Nuk arrita te shkembej dot dy fjale me kete njeri" per te nenvizuar tarbjetin e keq e gjakenxehte te Konices.

    Por perse ishte Ismail Bej Vlora "filogrek"?

    1. Sepse ashtu si gjithe rilindasit tane, ne rini te tij, ai frekuentoi gjimnazin e mirenjohur grek te Janines, Zosimea Skoli.

    2. Sepse ai ishte martuar me nje greke.

    3. Sepse kur vizitoi Athinen ne legalitet se bashku me Sulejman Delvinen e disa shqiptare te tjere, ai citohet te kete bere nje deklarate sa te vertete edhe turbulluesve per veshet e shqiptareve te vegjel: "Populli grek eshte populli natyral vella i popullit shqiptar."

    4. Sepse ne 28 nentor 1912, Ismail Bej Vlora nuk ngriti te njejtin flamur me gjysem henez qe ishte valvitur per 500 vjet ne token e arberit, as flamurin me nje koke perendimoro-katolik, por valeviti nje flamur bizantino-orthodhoks te te pareve.


    Sa per akuzat e tjera te Nopcas per para e pushtet:

    - Vlorajt ishin familja me e fuqimshme e bejlereve ne Shqiperi.

    - Ismail Bej Vlora (Qemali ishte emri qe i vune turqit) ishte i velur nga pushteti gjithe jeten e tij dhe fakti qe ai ia dorezoi pushtetin princit Vid duke e shperndare qeverine e tij me vone, deshmon se ai nuk kish asnje ambicie per pushtet vecse per te punuar per te miren e vendit e popullit te tij te varfer e te munduar.

    Ismail Bej Vlora per mua eshte krahu i djathte i Gjergj Kastriot - Skenderbeut. Dhe me vjen keq se sa shume vemendje i perkushtohet pinjolleve te kallepit te Faik Konices e kompani qe ishin askushi perpara figures se Ismail Bej Vlores, dhe se sa ne hije lihen luanet e historise shqiptare. Dhe per ata qe nuk e njohin fundin e jetes se Ismail Bej Vlores, ai u martirizua duke u helmuar ne Itali teksa kerkonte takim me ministrin e jashtem italian. Varrimi i trupit te tij ne Shqiperi ishte nje moment po aq historik sa edhe vete dita e shpalljes se pavaresise, gjithe shqiptaret dolen te prisnin nga Italia trupin e pajete te plakut te urte.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-08-2007 më 00:21

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Akoma me interesante ne gjithe kete mesele eshte pse sulmohet Nermin Vlora nga tipa si Ylli Popa dhe Ardian Vehbirat e akademise dhe pseudoakademise, njeriu i afert i Janullatosit. Pse pikerisht kjo zonja, mbese e Ismail Qemalit qe ja ka treguar te gjithe profesorave te Europes se ku qendron e verteta per kombin Shqiptar dhe se ku duhet te kerkohet, pra jo ne Greqi, por ne Shqiperi rrenja e civilizimit me te lashte Europian.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217
    Ismail Qemali lindi në Vlorë në një familje çifligare më 24 janar 1844, vdiq në Itali nga një atentat me helm më 24 janar 1919. Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" në Janinë, më 1859 u vendos me familjen e tij në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Në Perandorinë Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, par edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore. Kërkesat e Ismail Qemalit për zbatimin e reformave demokratike e çuan në konflikt me rrethet konservatore të Stambollit. U dënua nga Porta e Lartë me internim, të cilin e vuajti për 7 vjet. Në maj të 1900, për t'u shpëtuar ndjekjeve të Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

    Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart, i shqetësuar se mos kryengritjet i jepnin shkas ndërhyrjes së huaj.


    Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Në dhjetor të 1908, me gjithë luftën që i bënë autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman ku, së bashku me grupin e deputetëve patriotë, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Në këtë kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë. U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Së bashku nie L. Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me përfaqësues diplomatikë të Fuqive për të shtruar e mbrojtur çështjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat që ekzistonin midis fuqive. Ai për çlirimin e plotë të vendit. Më 19 nëntor 1912 njoftoi në atdhe se do të shpallej pavarësia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. U kthye me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.


    U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit, i vëmendshëm kundrejt politikës së Fuqive për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej në dobi të atdheut, por i papajtueshëm me çdo cenim nga ana e tyre të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar, i lirë nga paragjykimet kundrejt fqinjëve me të cilët kërkonte të kishte marrëdhënie miqësore, por edhe kundërshtar i rreptë i synimit të tyre për të copëtuar Shqipërinë. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Në të gjitha këto veprime Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare çifligare si edhe të imperialistëve, të cilët e rrëzuan qeverinë kombëtare të kryesuar prej tij në janar 1914. Vitet e fundit të jetës së tij të kaluara në mërgim Ismail Qemali i përdori në dobi të çështjes shqiptare.
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    TURPI I BOTËS!

    Kush guxon të hedhë baltë mbi Malon nuk është gjë tjetër vetëm se një ANTISHQIPTARË INJORANT?

    nga studimet e mija mbi çështjet mbishkrimore të cilat vazhdojnë rrugën e Jakov Thomopulos....pra vërtetohet se shqipfolsit janë autokton në turqi edhe greqi.....gjë që do të thotë me fjalë të tjera atë që ju tha aristidh kola.."95 nga 100 heronjët e 1821 ishin ARVANIT SHQIPFOLËS!........njihet se sa popullsi shqipfolse ka turqi?...edhe Naimi edhe Ismaili edhe Gjergj kastrioti e dinin shumë mirë se popullsia më e madhe e ballkanit ishin shqipfolsit.....ndaj gjithmon kujtonin PELLAZGËT me veprat e tyre..................po të vijmë tek BIRAt e k*****.....Zogu edhe enver hoxha edhe superlegeni që kërkon të fus TURINJËT E TIJ TË NDYRA EDHE TË GJAKOSURA ME GJAK SHQIPTARI në rishkrimin e historis...SHOKU SALI.....eee këta po ,e kanë shitur edhe po e shesin SHQIPËRIN!
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 01-09-2007 më 11:23

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Respekt Albo per shkrimin e vertete dhe pa ekuivoke.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga only truth
    Nuk duhet t'ju besojm aç shume historive qe shkruajn te huajt per ne.

    Shtetet e evropes dhe shumica e historianve te tyre asnjeher nuk i tregojn tregtite qe i ka bere me tokat tona Shqiptare.
    Le ti tregojn marreveshjet e tyre qe i kan pasur me rusine;

    Ky fare nopça po shkruan ne fillim se Ismail Qemaili merrte rryshfet te madhe kurse dy rreshta ma posht

    shkruan se djali i tij tahiri nuk kishte para as te paguaj nje bilete treni , dhe kinse ky ja ka paguar hotelin dhe bileten e trenit per te shkuar ne Nice.




    Edhe sot po shihet se kush pyetet per tokat tona.
    Ashtu asht , presim qe historianet ton te shkrun te flasin te mbrojn historin qeshtjen tone .
    Nji njeri qe nuk e din emrin e vet e kah vjen as une se njof ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Postime
    61
    As unë nuk e besoi këtë histori fare, mendojë se ka mbetur vetëm edhe historia e Ismail Qemailit për ta ndryshuar e të mos mbetet asgjë nga shqiptarët këte e duan më së shumti fqinjët grek edhe serb për interesa të tyre ndaj vendit tonë.
    Andaj edhe mbi këto baza u shkrua ky libër ....

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Por pas kësaj, si mik shumëvjeçar i Greqisë, bile edhe si agjent i paguar nga grekët, ai kishte premtuar që të lehtësonte pushtimin e Janinës, në rast se ngelej në pushtet në Shqipëri.
    Ishte e qartë se Ismail Qemali donte të mbetej shefi i qeverisë së përkohshme, sepse një gjë e tillë, kuptohet, ishte me fitim financiar. [...] Kur Berhtoldi më kërkoi mendim për Ismail Qemalin, që dy javë pas themelimit të qeverisë së përkohshme, unë i thashë fjalë për fjalë
    “Ismail Qemali është maskara”. Fakti që Ismail Qemali e tradhtoi Shqipërinë m’u konfirmua më vonë plotësisht nga Eqrem bej Vlora, djali i të dërguarit shqiptar në Vjenë, Syrja bej, dhe nipi i Ismail Qemalit. Nuk e kam të qartë nëse, pas pushtimit të Janinës, grekët donin të liroheshin nga Ismail Qemali siç thotë fjala e urtë “Limoni i shtrydhur flaket”, por më duket se është e mundur. (cituar nga Nopca)
    -------------------------------------------------

    Ne libriun e tyre "Der erlöshende Halbmond, türkische Enthüllungen" autoret Aleksander Ular dhe Enrico Insabato, jo vetëm bien në sy për një qëndrim pro shqiptar por as që e fshehin simpatinë e tyre për shqiptarët. Duke përshkruar ndodhitë e atëhershme ata ndër të tjera shkruajnë:

    Rexhep Pashë Mati- dmth. nga Mati në Shqipëri- ishte për nga karakteri dhe temperamenti përfaqsuesi më i denjë i racës së tij që ka nxjerrë gjithmonë stratege ushtarakë dhe diplomatë të medhenj. Ai ishte për ushtarët e tij një Zot në plotë kuptimin e fjalës dhe gezonte në të gjithë ushtrinë osmane jo vetëm një prestigj të jashtzakonshëm por nga ana morale kishte edhe një influencë kaq të madhe saqë vetë sulltan Abdyl-Hamiti kishte frikë prej tij[...] (Faqe 274)
    Plani i Rexhep Pashës ishte i thjeshtë. Ai do të udhëtonte me trupat e tij më besnikë nga Afrika (Libani i sotëm) në Turqinë evropiane. Idea për të zbarkuar direkt në Konstantinopël nuk mund të vihej në jetë për faktin që nuk mund të kihej besim të plotë tek nënpunësit dhe oficerët osmanë që merreshin me mbikqyrjen e ngushticës së Dardaneleve.Për këtë arsye Rexhep Pasha vendosi që të zbarkojë në Selanik, ku ai do të merrte komandën mbi trupat osmane në Maqedoni (këtë trupa përbeheshin kryesisht prej shqiptarve, K.) dhe do të proklamonte qëndrimin e tij duke ju drejtuar popullit dhe fuqive evropiane me një proklamation, si edhe do ti kërkonte sulltanit të hiqte dorë nga një sërë të drejtash suverene. Në rast se sulltani nuk do të pranonte, atëhere ai do të pushtonte Konstantinopolin.(faqe 276)

    Një Poliagjent

    [...] një nga organisatorët e komplotit - dhe më pas shkatërruesi i tij- ishte shqiptari Ismail Qemal Bej Vlora, Xhonturku më i deklaruar ne Evropë, që zotëronte deri në perfeksion artin për të zënë miqësi me njerëz të fuqishëm si edhe për të ngrënë në çdo kazan[...] Ai paguhej si poliagjent nga burime të ndryshme. për një kohë të gjatë ishin anglezët ata që tregoheshin më dorlëshuar me Ismail beun. Por edhe francezët nuk mbeteshin prapa.Edhe Austria e paguante mirë. Italia i paguante për shërbimet e tij, për një kohë mjaft të gjatë, 120 franga në ditë. Por burimi më i mirë i të ardhurave ër Ismail beun ishte oborri mbretëror grek, me të cilin ai kishte ditur të lidhte një kontratë të veçantë që i siguronte atij 48000 franga në çdo vit, dhe këtë për sa të ishte gjallë. Ky burim të ardhurash i mbeti Ismail beut si burim i vetëm të ardhurash mbasi e tradhëtoi Rexhep Pashën dhe të gjithë ata që merrnin pjesë në komplot.(276-277)
    Ismail Qemal Bej Vlora e pati vënë në dijeni mbretin grek për komplotin e Rexhep Pashës dhe ky i fundit ja pat bërë të qartë se ai ishte kundër këtij komploti. (simbas të gjitha ghasave arsyeja e kundërshtimit të planit të Rexhep pashës nga mbreti grek ishin interesat greke, mbasi në rrethanat e atëhershme grekët do të humbnin shumë nga një kryengritje shqiptare në Maqedoni[...] Kështu që Ismail beu në vënd që të rrëzonte sulltanin dhe me këtë rast ta drejtonte politikën botërore në drejtime të reja preferoi ta kalonte kohën me kurva dhe të shpërdoronte edhe 25000 franga që i kishte marre nga Khedive Ismail (Pasardhës i Mehmet Aliut, i nipi në mos gaboj, K) për të mbështetur planin e Rexhep Pashës. (faqe 282)

    Komploti i Rexhep Pashës ishte një komplot komplet shqiptar. Rexhep Pasha vetë ishte shqiptar. Ismail Qemal Bej Vlora ishte shqiptar, familja e të cilit ishte nga më të pasurat she më me influencë në Shqipëri. Xhaferr Efendiu ishte shqiptar dhe mbi të gjitha Hilmi Pasha, inspektori i përgjithshëm në Maqedoni dhe komandanti i xhandërmarisë osmane ishte shqiptar.[...](faqe 295)
    Ndryshuar për herë të fundit nga kastriot : 23-10-2007 më 12:21

  14. #14
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    a mos valle do ti mesojme ndonjehere te "vertetat" qe fshihen pas hijeve te heronjve apo atdhetareve tane??????

    Apo qofte dhe vete te verteten e shqiperise, te jete kjo e shkruar nga nje pene e huaj, apo vete e jona????

    A thua ndonjehere do ti shkulemi kthetrave qe na jane vene prej shume kohesh nga jugu, veriu, lindja apo perendimi?????

    Po nese do te kishte mundesi qofte dhe per pak kohe sikur te kishim nje lider gjenuin vetem me nje ideal dhe dashuri ne mendje: si SHqiperine, mua dhe ty, pervec se objektivitetit dhe egoizmit?????

    Sa do doja....zot sa do te doja!

    Vetem qe te kisha "indetitetin" tim te panjollosur, apo te pacoroditur, qe te me jepte ngazellim, krenari dhe qetesi ne shpirt.

    Sa do doja...o zot sa do te doja!
    Ergo cogito, ergo sum!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Citim Postuar më parë nga qerosi Lexo Postimin
    a mos valle do ti mesojme ndonjehere te "vertetat" qe fshihen pas hijeve te heronjve apo atdhetareve tane??????


    Sa do doja...o zot sa do te doja!
    Nuk është nevoja për të mësuar të vërtetat sepse ato dihen.
    Fakt i pamohueshen eshte e vërteta që "Baballarët e Kombit" ose më mirë të themi "Elita" kombëtare në vitet e themelimit të shtetit shqiptar ishte komplet e influencuar nga kultura dhe shoqëria orientale. shoqëri e cila e shprehur me fjalët e zz. Ular dhe Insabato ishte nj[ shoqëri ku mosrespektimi i ligjit ishte bërë një institucion shoqëror, ku dëshmia e rremë ishtë bërë një profesion dhe ku avokati apo gjyqtari pa të keq e shiste mandatin e tij tek ai që paguante më shumë.
    Pra për mendimin tim e vërteta për shumë "Atdhetarë"dihet.
    Gjithashtu dihet që degjenerimi dhe korrupsioni i trashëguar nga shoqëria osmane u institucionalizua në shtetin shqiptar mbas themelimit të tij. Ismail Qemali dhe qeveria e tij është dëshmia më e mirë për këtë fakt. Kjo fatkeqsi nuk ju nda këtij populli mbasi ky degjenerim moral dhe ky korrupsion do të trashëgohej në një formë të institucionalizuar deri në ditët e sotme.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kjo eshte pjesa me e bukur e shkrimit me lart dhe i vetmi paragraf i shkruajtur me sinqeritet nga autori. Ne kete paragraf, ai vetem sa jep nje shije te mencurise dhe largpamesise se Ismail Bej Vlores, qe eshte mbase figura me e dashur historike per mua.

    Tani qe te kuptoni se pse kjo urrejtje ndaj Ismail Bej Vlores:

    1. Nopca eshte austro-hungarez dhe ishte ne interesin e perandorise austro-hungareze kontrolli mbi punet e brendshme te Shqiperise duke perdorur solidaritetin me malesoret shqiptare ne veri te vendit qe ishin katolike. Dhe duke qene austro-hungarez, Nopca e urren Ismail Bej Vloren pasi ky plak me thinja arriti te parashikoje jo vetem renien e Portes se Larte, por edhe renien e vete perandorise se dashur austro-hungareze. Ishte Bertholdi ai qe i vuri nen dispozicion Ismail Bej Vlores nje anije per te mberitur ne Shqiperi, dhe siguroi leje kalimin ndaj flotes italiane. Te gjitha keto Bertholdi i beri me paramendimin se Ismail Bej Vlora do ta kthente Shqiperine ne nje protektorat austriak, gje qe nuk ndodhi dhe prandaj Nopca le te kuptohet qe "plaku ia hodhi Bertholdit".

    2. Urrejtja e Nopces ka edhe kontekst krahinor: Ismail Bej Vlora ishte tosk e jo geg, pavaresia e vendit u shpall ne Vlore e jo ne Shkoder, themelet e shtetit shqiptar po hidheshin jo ne zonen e influences hungareze, Veriun e Shqiperise, ku Nopca dhe perandoria e tij e dashur kish investuar aq kohe ne vite. Bile po te vini re, gjithe vepra e Nopces flet vetem per Shqiperine e Veriut.

    3. Urrejtja e Nopces arrin kulmin pasi dy prej mbeshtetesve me te medhenj te Austro-Hungarise ne Shqiperi, qe jane paguar me napolona ari per sherbimin e tyre, kane qene kusheriri i Ismail Bej Vlores, djali i xhaxhait, Syrja Bej Vlora, dhe djali i tij, Eqrem Bej Vlora. Te dy keta ishin ne sherbim te plote te austro-hungarise, bile u ngeli edhe qejfi kur Ismail Bej Vlora, me i madhi nga familja e Vlorajve, prishi planet e tyre dhe te austro-hungarise per shpalljen e pavaresise.

    Tani qe te kuptoni se perse "sulmohet" Ismail Bej Vlora nga njerezit e vegjel te historise shqiptare, qe nga Esat Pashe Toptani e Faik Konica, e deri tek nipi i tij i dashur, Eqrem Bej Vlora.

    1. Ismail Bej Vlora ishte nje nga njerezit me me kulture te kohes se tij, si ne lindje edhe ne Perendim. Dhe mendimi dhe largpamesia e tij ishin te tilla qe parashikoi si renien e Perandorise Otomane nese Sulltani nuk hiqte dore nga qenderzimi i pushtetit dhe mohimi i autonomise popujve qe mbante nen nenshtrim, e deri tek renia e perandorise austro-hungareze te cilen shume shqiptare te tjere te kohes e shihnin si "shpetimtare".

    2. Se dyti, Ismail Bej Vlora e kish te qarte qe po aq e rendesishme sa c'ishte shpallja e pavaresise nga Turqia per shqiptaret, po aq e rendesishme ishte edhe krijimi i maredhenieve te fqinjesise se mire me fqinjet ballkanike qe e kishin shpallur pavaresine e tyre disa dekada apo vite para shqiptareve. Ndryshe nga insistimi i shume patrioteve te kohes se Shqiperia ka nevoje per nje "shtet te fuqishem mbrojtes" qe te luaje rolin qe kish luajtur deri ne ato vite "bab Sulltani", Ismail Qemali besonte se ishte koha qe shqiptaret te hidhnin hapat e tyre te veta te para ne histori. Presionet e jashtme turke, austriake, italiane, serbe, bullgare, greke ishin jashte kontrollit te tij dhe shpresa e tij e vetme ne ato rrethana ishte gjetja e nje balance veteneutralizuese e ketyre presioneve.

    3. Ismail Bej Vlora u sulmua ne fillim prej Esat Pashe Toptanit qe edhe pse nje cope injorant i pashkolle mendonte se mund te behej "Sulltan i Shqiptareve". Shume shpejt nga Amerika i erdhi ne krah Esatit edhe Faik Konica, dhe se bashku formuan "qeverine e Durresit" ne Shqiperine e mesme duke propoganduar se Ismail Bej Vlora ua shiti Shqiperine grekerve, dhe per kete tregonin me gisht nga flamuri kombetar i ngritur ne Vlore, nje flamur bizantin orthodhoks. Dhe per te provokuar emocionet e shqiptareve myslimaneve shtonin edhe fjalet: "Shqiperia ka nevoje per nje mbret mysliman!" Te njejten propogande perdoren me vone edhe ndaj pasuesit te Ismail Bej Vlores, Princ Wiedit.

    4. Kur deputeti i Beratit, Ismail Bej Vlora, lideri i levizjes liberale ne parlamentin turk dhe njeriu i vetem qe pati kurajon qe ti thosh sulltanit qe te hiqte dore nga qenderzimi i pushtetit dhe tu njihte autonomine popujve te Turqise Evropiane si nje menyre per te zgjatur jegjatesine e Perandorise Otomane, te gjithe besniket e sulltanit e sulmuan hapur fizikisht ne mes te salles se parlamentit turk. Ismail Bej Vlora u largua fisnikerisht nga salla e parlamentit turk per te mos shkelur me kurre atje.

    5. Peripecite e Ismail Bej Vlores me sulltanin nuk mbarojne ketu. U hapen fjale se sulltani i kish futur njerez per ta vrare dhe kjo beri qe Ismail Bej Vlora te shkoje ne legalitet ne Perendim. Shkon ne Itali dhe ne Bruksel, Belgjike, ku bie ne kontakt edhe me nje prej kritikeve te tij me te medhenj, bashkepunetorin e Esat Pashe Toptanit dhe djaloshin e ri ne moshe qe shtypte gazeten Albania ne Bruksel, Faik Konicen, me fondet e ministrise se jashtme austro-hungareze. Nga debatet qe paten me njeri-tjetrin, Konica e sulmon plakun si "filogrek", kurse Ismail Bej Vlora citohet te kete thene: "Nuk arrita te shkembej dot dy fjale me kete njeri" per te nenvizuar tarbjetin e keq e gjakenxehte te Konices.

    Por perse ishte Ismail Bej Vlora "filogrek"?

    1. Sepse ashtu si gjithe rilindasit tane, ne rini te tij, ai frekuentoi gjimnazin e mirenjohur grek te Janines, Zosimea Skoli.

    2. Sepse ai ishte martuar me nje greke.

    3. Sepse kur vizitoi Athinen ne legalitet se bashku me Sulejman Delvinen e disa shqiptare te tjere, ai citohet te kete bere nje deklarate sa te vertete edhe turbulluesve per veshet e shqiptareve te vegjel: "Populli grek eshte populli natyral vella i popullit shqiptar."

    4. Sepse ne 28 nentor 1912, Ismail Bej Vlora nuk ngriti te njejtin flamur me gjysem henez qe ishte valvitur per 500 vjet ne token e arberit, as flamurin me nje koke perendimoro-katolik, por valeviti nje flamur bizantino-orthodhoks te te pareve.


    Sa per akuzat e tjera te Nopcas per para e pushtet:

    - Vlorajt ishin familja me e fuqimshme e bejlereve ne Shqiperi.

    - Ismail Bej Vlora (Qemali ishte emri qe i vune turqit) ishte i velur nga pushteti gjithe jeten e tij dhe fakti qe ai ia dorezoi pushtetin princit Vid duke e shperndare qeverine e tij me vone, deshmon se ai nuk kish asnje ambicie per pushtet vecse per te punuar per te miren e vendit e popullit te tij te varfer e te munduar.

    Ismail Bej Vlora per mua eshte krahu i djathte i Gjergj Kastriot - Skenderbeut. Dhe me vjen keq se sa shume vemendje i perkushtohet pinjolleve te kallepit te Faik Konices e kompani qe ishin askushi perpara figures se Ismail Bej Vlores, dhe se sa ne hije lihen luanet e historise shqiptare. Dhe per ata qe nuk e njohin fundin e jetes se Ismail Bej Vlores, ai u martirizua duke u helmuar ne Itali teksa kerkonte takim me ministrin e jashtem italian. Varrimi i trupit te tij ne Shqiperi ishte nje moment po aq historik sa edhe vete dita e shpalljes se pavaresise, gjithe shqiptaret dolen te prisnin nga Italia trupin e pajete te plakut te urte.

    Albo
    Bravo Albo, por mos kritiko Konicen edhe ai ka qene nje shqiptar me renome
    Nuk me pelqejne keto dalimet kur bejm Musliman Katolik apo Ordhodoks
    armiku na ka ndare per kete por fal zotit nuk kemi patur lufte fetare
    Shekulli 21 eshte i yni mos u brengosni Greku dhe Serbi vetem munden te na kapin per K....

    Mbushuni mend dhe pa lakmi personale kurdohere do ta psoni.
    nese punoni ne dem te shtetit dhe popullit.
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538

    Ismail Qemali bashkëpunoi edhe me grekët

    Dyshimet angleze në 1914-ën: Ismail Qemali punon për grekët?
    Nga: ROBERT ELSIE*
    Dyshimet angleze në 1914-ën: Ismail Qemali punon për grekët?Tri raportet që po botohen sot, hedhin dritë mbi Vlorën e vitit 1914, konkretisht mbi muajin korrik. Lufta Ballkanike dhe mënyra se si e vuajti Shqipëria këtë, zbardhet edhe nga raportet që i shkonin "Foreign Office" në Londër nga anglezët që gjendeshin në vendin tonë, mes të cilëve edhe Edit Durhami. Më poshtë kemi: Raportin e Harry Lamb, delegati britanik i komisionit ndërkombëtar të Kontrollit, për zotin Edward Grey, sekretari britanik i shtetit për Çështjet e Jashtme, i datës 15 korrik 1914, që përmban një raport të W. A. Fox-Strangways, asistent e konsulent britanik, po i datës 15 korrik 1914, dhe një letër nga Edit Durhami për Harry Lamb, e datës 15 korrik 1914, mbi situatën kaotike në Vlorë në prag të pushtimit grek.
    Durrës, 15 korrik, 1914
    Zotëri!
    Duke qenë se më është raportuar që qyteti i Vlorës është i kërcënuar, në njërën anë nga kryengritësit myslimanë, dhe në anën tjetër nga epirotët, ndërsa mund të ndodhë që në çdo rast të pushtohet menjëherë nga turma e refugjatëve të uritur, e kam konsideruar të arsyeshme që të largoj arkivat dhe materiale të tjera të mbetura të qeverisë, për në Durrës, ku do të jenë më pak të ekspozuara ndaj rrezikut të të rënit në duar të paautorizuara.
    Prandaj unë e dërgova z.ndihmëskonsull, Fox-Strangways në Vlorë, më 12, së bashku me udhëzimet për të hequr prej aty, sa më shumë gjëra që të jetë e mundur, nëse do të ishte e mundur, pa dëmtuar apo rrezikuar veten e tij. E dija me siguri që, në çdo rast mund të shfaqej rreziku, por unë mendova se do të ishte më mirë për ta zbrazur atë nga përmbajtjet e saj konfidenciale.
    Z. Fox-Strangways u rikthye në Durrës mbrëmjen e kaluar, pasi kishte përmbushur këtë mision dhe me gjithë kënaqësinë time, mora përsipër që t'iu transmetoj këtu edhe një memorandum që ai ka hartuar për mua mbi gjendjen e punëve në Vlorë.
    Unë mund të shtoj që, qeveria pasi ka vendosur se pozicioni ishte i pambrojtshëm, Gjenerali de Weer ka marrë udhëzime për ta evakuuar atë plotësisht, ndërsa avullorja "Erzegovina" mbërriti këtu këtë mëngjes, duke sjellë me vete pothuajse të gjithë xhandarët e mbetur, armët që kanë shpëtuar dhe të gjitha pushkët dhe municionet e magazinave të Qeverisë.Qyteti, i është dorëzuar kështu fatit të tij. Destrojeri italian "Agordat", barka-silur austriake "Turul" dhe kruzerët e vegjël rusë "Teretz" janë aktualisht të vetmet anije të huaja në gji.
    Sipas informacioneve që ne morëm dje, servianët që kanë ndihmuar sigurisht kryengritësit në luftën e tyre të kohëve të fundit kundër trupave qeveritare pranë Starovës, e kanë zënë tashmë atë vend, e po ashtu edhe gjysmën e rrugës deri në Elbasan. Asgjë nuk i pengon ata drejt avancimit të fundit në qytet, e po ashtu sa i përket Beratit, në qoftë se ai nuk është tashmë në duart e grekëve. Harry H. Lamb
    (artikullin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
    (er.nu/GSH/BalkanWeb)


    Vallaj ky Ballkan web eshte i cuditshem. Se ku i gjen keto artikuj tymues dhe si i vendos keta tituj provokues...nuk e di. E sterlexova kete shkrim dhe nuk gjeta askund emrin e Ismail Qemalit . Gojet e liga thone qe e derguan turqit..., qe punonte per greket..., per taljanet.. O zot, dyshime mund te kem dhe une per cdo gje e ne cdo kohe por sduhet folur kot. Edhe nje shembull tjeter qe titulli ska lidhje fare me shkrimin, ka lidhje me mendjet e hallakatura te gazetareve tane. O zot na e hiq durimin per ti lexuar.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  18. #18
    test
    Anëtarësuar
    05-04-2012
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    50
    Po dojn me na e prish Festen.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Albo djali, Albo greku,
    Sec merr nje pamje prej shkencetari ti Albo sa here qe hapen tema me grekun!!!!!!!Dhe i ve vulen me njohurite e tua cdo gjeje qofte edhe duke shkelur mbi figura te ndritura si Konica, qofte edhe mbi Krahina te tera qe jane paksa larg "jugut" dhe i ve kryq Camerise qe eshte pak me poshte se "jugu" .
    O kungull rrenjedale
    C'diell te ka "pje.kur valle?
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    Bisedimet greko-shqiptare në vitet e Lidhjes së Prizrenit

    http://ipsoiure-ipsofacto.blogspot.n...n-vitet-e.html
    Miku

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •