Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Shkollë të lartë për të gjithë, qeveria merr përsipër koston financiare

    Kryeministria heq kufizimet, këtë vit të gjithë kandidatët në universitet
    38 degë me kuota pa limit, “thyhet” rezistenca e rektorëve


    Klotilda HARKA

    Shkollë të lartë për të gjithë. Kjo nuk do të thotë që gjithkush të fillojë studimet në degën që dëshiron dhe domosdo në universitetet e Tiranës. Ky vit akademik, që hap dyert e universiteteve në tetor, pritet të jetë masiv.
    Myqerem Tafaj, sekretari i Përgjithshëm pranë Kryeministrisë, pohoi dje për “Albania”-n se, “shansin për një degë në universitet këtë vit e kanë të gjithë maturantët që kanë dhënë provimet me zgjedhje, duke pasur parasysh këtu degët e hapura të miratuara nga qeveria”. Bëhet fjalë për 24 mijë maturantë, që rezultuan kalues të provimeve me zgjedhje dhe që presin listimin e rezultateve të tyre në shtator”. Tafaj sqaroi se, “kandidatët, që kanë kaluar me sukses dy provimet për lëndët me zgjedhje do të kenë mundësi hyjnë në një degë. Nëse jo në degët me kuotat e limituara, do të kenë mundësi të hyjnë në degët e hapura”. Kjo ka qenë një përgjigje e prerë ndaj rektorëve, të cilët i kanë kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme degët e hapura. Sipas tyre, ato kanë rezultuar një dështim, pasi studentët e këtyre degëve në shumicën e rasteve janë mbetës”. Por sipas Tafajt, ”vendimi i qeverisë për lejimin e degëve të hapura lidhet me liberalizimin e universiteteve dhe heqjen e kufijve për pranimet e reja në vitin akademik 2007-2008”.

    38 degët me dyer të hapura
    Ndërkaq, për 11 universitetet e vendit, qeveria miratoi 38 degë, ku pranimi është i lirë, ose me kuota të papërcaktuara. Rektorët i kundërshtuan këto degë për faktin se shumë prej maturantëve që hyjnë në to nuk arrijnë të kalojnë dot provimet e vitit të parë. Por, pavarësisht kundërshtimit të drejtuesve të universiteteve, tashmë vendimi është marrë për tolerimin e degëve të hapura. Kështu, nëse maturantët kanë marrë një notë kaluese në provimet e Maturës Shtetërore, do të kenë mundësi të hyjnë në një nga këto degë. Sipas Tafajt, “hyrje të lirë do të ketë në dy degët e vëna në dispozicion, për heqjen e kufizimeve në universitete. Por vendimi për degë të hapura është marrë vetëm për degë më interes të ulët”.

    Hapja e dyerve, qeveria merr përsipër kostot
    Llogaritja e bërë nga specialistë të arsimit rezulton se degët e kategorizuara si të hapura nuk kanë kosto të lartë për buxhetin e shtetit. Ndërkohë që, qeveria do t’u japë prioritet degët me kuota të kufizuara, në grupin e të cilave hyjnë të gjitha degët e teknologjisë dhe informacionit. Sipas Tafajt, ”asnjë pasojë nuk do të kenë universitetet nga kjo hyrje e lirë e studentëve në degët e hapura”. Sipas tij, “qeveria do të mbështesë financiarisht universitetet për përballimin e fluksit duke marrë përsipër koston e pranimeve”. Për vitin e ri akademik rektorët kanë kërkuar investime në shtimin e numrit të pedagogëve, auditorëve dhe përmirësimin e kushteve.

    Degët e limituara, fituesit më 15 shtator
    Ndërkohë, qendra e ngritur posaçërisht brenda Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është në procesin e përllogaritjes së pikëve për kandidatët pretendentë për studentë në vitin e ri akademik 2007-2008. Pas miratimit pak ditë më parë të 15 050 kuotave nga qeveria, nisi puna për llogaritjen e pikëve për çdo konkurrent, bëri të ditur Frederik Shalësi, drejtori i Qendrës pranë MASH-it. Ndërkaq, listat me emrat e maturantëve fitues për vitin akademik 2007-2008 do të mund të afishohen më 15 shtator në të gjitha universitetet publike të vendit. Ndryshe nga një vit parë, këtë vit procesin e shpalljes së fituesve e menaxhon Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të kësaj qendre, që do të përpunojë listat, që pastaj do t'u shkojnë të gatshme universiteteve”, - sqaroi zëdhënësja pranë MASH-it për Maturën Shtetërore, Brikena Kollçinaku. Llogaritja e pikëve do të jetë një kombinacion i kuotave dhe renditjes preferenciale të 10 degëve të përzgjedhura nga vetë maturantët. Specialistët e arsimit do t’i përllogarisin pikët gjatë këtij muaji, për të përcaktuar fituesit. Sipas kësaj llogaritjeje pikësh, nëse një kandidat ka fituar në lëndën që ka preferencën 1 dhe në atë që ka preferencën 2, atëherë ai shpallet fitues vetëm në degën më të preferuar.

    Shifrat e këtij viti
    15 050 kandidatët e këtij viti
    14 608 kandidatë brenda territorit të vendit
    442 kuota për studentët nga trojet
    400 studentë do të kenë mundësi të transferohen nga një universitet në një tjetër
    50 vende për studentët shtetas të huaj
    400 numri i studentëve në programin e dytë të studimit

    Lista me degët e hapura

    Universiteti i Tiranës - asnjë degë të hapur
    Universiteti Politeknik Inxhinieri Materiale
    Universiteti Bujqësor Inxhinieri Agrare në p. bimore Inxhinieri Agrare në zootek. dhe bleg.

    Universiteti i Elbasanit Degët: Frëngjisht, Gjermanisht, Matematikë-Fizikë

    Universiteti i Gjirokastrës Italisht, Gjuhë Letërsi-Greke Cikli i ulët, Cikli i ulët parashkollor, Matematikë-Informatikë

    Universiteti i Korçës: Drejtim fermash dhe AGB, Inxh. agrare dhe hortikulture, Inxh. agrare në P. bimor

    Universiteti i Shkodrës: Cikli i ulët, Cikli i ulët parashkollor Matematikë, Fizikë, Biologji (Kimi), Financë, Turizëm

    Universiteti i Vlorës: Anglisht, Italisht, Cikli i ulët parashkollor, Matematikë-Fizikë, Teknologji Informacioni, Turizëm, Inxhinieri Detare, Navigacion
    Akademia e Arteve të Bukura – Asnjë degë e hapur
    Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve - Asnjë degë e hapur

    Universiteti i Durrësit:
    Menaxhim ndërtimi
    Menaxhim transporti
    Teknologji automobilash


    MASH-i i kundërvihet Haxhiymerit: “Në kohën tuaj, zyrtarë të Arsimit ishin dhe autorë tekstesh”

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar një ditë me vonesë ndaj deklaratës së Edlira Haxhiymerit, sekretares për Shoqërinë Civile dhe Shanseve të Barabarta pranë Partisë Socialiste, e cila kritikoi politikën e teksteve shkollore të ndjekur nga kjo ministri. Zëdhënësja për shtyp e MASH-it, Brikena Kollçinaku në një prononcim për mediat, e cilësoi deklaratën e Haxhiymerit, ish-zv/ministre e Arsimit si “deklaratë me fjalë të përgjithshme, pa fakte dhe të dhëna konkrete”. Duke bërë një krahasim të politikës, që ndiqej gjatë qeverisjes së PS-së dhe asaj tani, zëdhënësja vuri në dukje se, “reforma e MASH-it për hartimin e teksteve, ka bërë të mundur eliminimin e konfliktit të interesit, galopant në kohën të Haxhiymerit, duke ndaluar zyrtarët e Arsimit të jenë dhe autorë tekstesh”. Zëdhënësja Kollçinaku zbardhi skemën e përgatitjes së teksteve shkollore nga MASH-i ndërsa i referohej vitit 2006. “Është viti kur kjo ministri realizoi reformë madhore në Arsim, atë të Altertekstit, që modelohet sipas praktikave të vendeve të BE-së, që janë adaptuar që në vitet ‘90 edhe nga vende ish-komuniste si Maqedonia, Rumania deri tek Estonia”, - tha Kollçinaku. Sipas saj, “kjo reformë konsistoi në eliminimin e tenderit të shtypshkronjës, jep mundësinë për tekste alternativë për të njëjtën lëndë, si dhe bën certifikim me procedurë moderne dhe transparente. Kollçinaku sqaroi se “përzgjedhës finalë të teksteve përcaktohen 36 000 mësues, ndërsa fondi i subvencionit u shkon direkt përfituesve, që janë prindërit dhe nxënësit”.


    15 Gusht 2007
    Albania

  2. #2
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Shyqyr zotit po behet mire i her, ne lenshin forcat e kuqe.

  3. #3
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    U bene te gjithe me shkolle te larte....

    Si tha Ai. Po ta dija qe shkolla e larte ishte kaq e lehte kisha bere edhe gjimnazin
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pellumbi
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Postime
    320
    hyni te gjithe, dera eshte e hapur.
    'Dhe g..... hyn kur gjen deren hapur"
    pastaj hajde te ndeshemi me kuadro te tille, pale mesues apo drejtues te tille (me ata qe hyjne per te kaluar kohen dhe jo per gje tjeter).
    Nese ajo qe do te thuash nuk eshte me e mire se heshtja atehere me mire hesht.

  5. #5
    Mendoj qe eshte nje ide e mire. Sipas programit te paraqitur hyrje e hapur do jete vetem per nje pjese degesh, ato me interes te ulet. Ky program 'garanton' vetem hyrjen ne Universitet, JO mbarimin dhe me pas vendin e punes. Ata qe njohin, do gjejne nje pune sido qe ta kene marr shkollen me/pa merite. Edhe ata qe nuk do jene "te ndritur" e qe do jene ne klase sa per te shtyre oren dhe te shkojne me pas ne kafe, perseri dy gjera do i degjojne. Nje program i tille sjell rritjen te nivelit te arsimimit te popullsise ne teresi.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Tema të Ngjashme

  1. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Dhimiter Pango - "Enigma Otranto '97"
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 00:57
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Elmaz Plava
    Nga Davius në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •