Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 178
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Gazësjellësi Trans-Adriatik(TAP), 169 km në Shqipëri, 1 miliard euro investim

    -----------------------------------------------------------

    KRRTRSH miraton lejet per sheshet e ndertimit te Parkut Energjitik te Fierit. Ne kete menyre kryeministri Berisha i cili drejton KRRTRSH deklaroi se ky Park kalon nga Vlora ne Fier dhe per kete falenderon kompanite qe do te ndertojne parkun per mirekuptimin e treguar qe ne dialog te hapur me qeverine zhvendosen investimet e tyre ne Fier.
    ”KRRTRSH vendosi miratimin e shesheve per Partkun Energjitik te Fierit i cili perfshin nje nder investimet me madhore jo vetem ne vend, por ne gjithe rajonin tone. Dua te falenderoj kompanite e huaja per besimin qe shprehin ndaj Shqiperise, duke projektuar e vendosur projekte kaq te medha ne Shqiperi. Duhet t’i falenderoj per mirekuptimin qe kane treguar sepse eshte e vertete qe fillimisht zgjodhen Vloren, por me nje dialog te hapur me qeverine e mirekuptim, vendosem nje vetvendosje tjeter shume te pershtatshme, Fierin”, tha gjate mbledhjes se KRRTRSH-se, Berisha.
    Parku energjitik ne Fier perfshin ndertimin e nje TEC per prodhimin e energjise nga gazi i lengshem dhe ndertimin nje terminali per perpunimin e gazit.
    Studimi, i projektuar nga një grup i gjerë ekspertësh të fushave të ndryshme, përcakton tre zona për ndërtimin e terminaleve, zonën në veri të grykëderdhjes së lumit Vjosë me sipërfaqe 60 ha dhe zonën në jug e veri të kanalit të Hoxharës me sipërfaqe përkatësisht 120 dhe 30 ha. Pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës kanë paraqitur kërkesën dhe kanë marrë autorizimin për realizimin e projekteve të tyre në këtë zonë tre kompani EGL, ASG Power dhe Trans European Energji.

    -----------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Shqipëria, një nyje e rëndësishme e tubacioneve të gazit natyror


    Nini MANO


    Parku energjitik do të ndërtohet në Qarkun e Fierit dhe konkretisht në bregdetin e Semanit. Ky park parashikon terminale gazi të lëngët dhe natyror, TEC-e me fuqi të mëdha, linja kabllore elektrike dhe energjitike drejt Italisë dhe më gjerë.

    Projekteve për këtë park energjitik i është hapur sot rruga. Nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, mbledhja e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH) miratoi studimin për vendosjen e terminaleve të gazit natyror të lëngëzuar dhe infrastrukturës përkatëse në bregdetin e Qarkut Fier, të cilat do të jenë edhe pjesët përbërëse të parkut energjutik.

    Tre kompani, "EGL", "ASG Power" dhe "Trans European Energji" kanë marrë më parë autorizimin për realizimin e projekteve të tyre në këtë zonë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

    Zbatimi i tre projekteve të rëndësishme pritet t'i japë shtysë të madhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri, por dhe më gjerë, duke përfshirë dhe vendet në rajonin e Ballkanit, pasi në qendër të tyre kanë zhvillimin e portaleve energjitike.

    Të tre projektet do të zhvillohen në tre zona, studimi për të cilat tashmë u miratua nga KRRTRSH. Ky studim përcakton tre zona për ndërtimin e terminaleve: zonën në veri të grykëderdhjes së lumit Vjosë, me sipërfaqe 60 ha, dhe zonën në jug e veri të kanalit të Hoxharës, me sipërfaqe përkatësisht 120 dhe 30 ha.

    Në formën e një parku energjitik, në këto zona parashikohen të ndërtohen disa vepra energjitike, sikurse janë TEC-e me fuqi të madhe të instaluar për prodhim energjie, por edhe terminale të linjave të gazit të lëngët, i cili parashikohet të kalojë në vendet e BE, përmes Italisë.

    Kompania "ASG Power" është më e avancuar në projekt, i cili ka marrë "OK" nga Qarku i Fierit vetëm disa ditë më parë. Punimet pritet të nisin në muajin gusht të këtij viti dhe të përfundojnë në vitin 2009.

    Projekti përfshin ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm, ndërtimin e gazsjellësit që do të lidhin Shqipërinë me Italinë si dhe kabllin nënujor të linjës së tensionit të lartë me Italinë.

    Nga zbatimi i këtij projekti, me vlerë të përgjithshme 2.3 miliard dollarë, parashikohet realizimi i 250 milion dollarë kontrata për punime civile dhe punësimi i 3500 punonjësve gjatë periudhës së ndërtimit dhe 350 punonjësve të përhershëm për vënien në shfrytëzim të tij.
    Projekti i "ASG Power" parashikon ndërtimin e një stacioni për rigazifikimin e gazit të lëngshëm natyror (LNG), me kapacitet vjetor prej 10 miliard metrash kub si dhe një TEC-i me cikël të kombinuar prej 1200 MG, i ndërtuar në tre faza, nga 400 Mw secila.

    Nga ky projekt, shteti ynë do të ketë të drejtën që të blejë gaz dhe energji me çmim më të ulët se ato të tregut, për të plotësuar të gjitha nevojat e veta të brendshme me energji. Nga keto 200MW (ose e thene ndryshe 5 milion kWh ne dite) energji elektrike si dhe 1 miliard meter kub gas ne vit do i shiten Shqiperise me cmimin e prodhimit.

    Pjesa tjetër e prodhimit, rreth 8 miliard metra kub gaz, do të transportohet në tregjet europiane përmes Italisë apo Ballkanit, përmes një tubacioni nëndetar dhe pjesa tjetër e elektro-energjisë, përmes një linje të rinovuar të tensionit të lartë brenda vendit, si dhe një linje të re kabllore nënujore për në Itali, me kapacitet transmetimi prej 1.000 Mw.

    Teknologjia që do të instalohet në Shqipëri, plotëson standardet e BE-së në fushën e energjisë, gjë që do të krijojë mundësinë për lidhjen e vendit me tregun europian.

    "ASG Power" do të punojë për zbatimin e projektit për ndërtimin e stacionit të rigazifikimit të LNG-së, TEC-in dhe tubacionin nëndetar, me kompaninë italo-amerikane "SAIPEM and Black and Veatch". Por një marrëveshje është arritur edhe me ABB, për të gjitha interkoneksionet elektrike dhe ndërtimin e linjave të tensionit të lartë.

    Kryeministri Berisha është shprehur se "pavarësisht se jemi në kuadrin e një investimi tërësisht privat, Shqipëria nuk do të ngurrojë të nënshkruajë të gjitha marrëveshjet për të cilat ajo ka interes, si për furnizimin e TEC-it të Vlorës me gaz, furnizimin e TEC-ve të tjera, pasi një seri TEC-esh do të ndërtohen në Shqipëri, për të dalë përfundimisht nga varësia e prodhimit të energjisë nga burimet ujore".

    Ndërkohë, edhe dy kompanitë e tjera janë në punë e sipër. Kështu, kompania EGL ka zgjidhur plotësisht gjurmën e gazsjellësit, por i duhet të zgjidhë edhe me vende të tjera nëpër të cilin do të kalojë linja e gazsjellësit, që synon të lidhë burimet e Kaspikut me Italinë dhe Evropën Perëndimore.

    Kompania zvicerane EGL, prej tre vitesh, ka paraqitur studimin e fizibilitetit të dy projekteve, atij për kalimin e gazsjellësit ndërkombëtar në tokën shqiptare (TAP) drejt Italisë si dhe projektin për ngritjen e një qëndre të madhe stokazhi të gazit të lëngët.

    Projekti TAP (Trans Adriatic Pipline), parashikon dy opsione për të sjellë gazin natyror nga vendet gazmbajtëse. I pari parashikon rrugën nga Rusia ose vendet e Detit Kaspik, nëpër Bullgari, Maqedoni, Shqipëri, me tubacione nëntokësore dhe drejt Italisë, me tubacion nënujor, deri në Leçe.

    Varianti i dytë lidhet me ndërtimin e tubacionit të gazit natyror nga Turqia, në Greqi, Shqipëri dhe më tej, në Itali. Por e rëndësishme është që Shqipëria përfshihet në të dy projektet, duke qenë nyje e rëndësishme e kalimit të gazsjellësit në tokën shqiptare.

    Vetëm për investimin e kalimit të tubacionit në tokën shqiptare, projekti kap shumën prej 532 milion euro, ndërsa në total, ndërtimi i gazsjellësit TAP arrin në rreth 1,5 miliard euro. Me ndërtimin e këtij gazsjellësi, konsumatorët shqiptarë mund të furnizohen me rreth 2 miliard metra kub gaz natyror.

    ATSH

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Marre nga Tema, 3 mars 2007

    Kompania ASG prezantoi projektin e parkut si dhe përfitimet që pritet të ketë vendi dhe zona ku do të ndërtohet ai

    ASG: Parku energjitik do të sjellë bum ekonomik për Fierin

    Sipas përllogaritjeve të projektit, ky park do të sjellë për vendin energji elektrike dhe gaz të lëngshëm me një çmim sa kostoja e prodhimit. Gjithashtu, ndërtimi i linjës së transmetimit të energjisë me Italinë do ta fusë Shqipërinë në rrjetin ndërkombëtar të energjisë elektrike


    Kompania "ASG Power" paraqiti dje projektin e saj për ndërtimin e parkut energjitik të Fierit. Projekti do ta kthejë këtë park në impiantin më të madh në Ballkan, për gjenerimin e energjisë me cikël të kombinuar. Projekti do të zgjasë vetëm 18 muaj, duke filluar në muajin gusht të këtij viti dhe duke përfunduar plotësisht në fund të vitit 2009. Investimi total i këtij projekti kap vlerën e 2.3 miliardë dollarëve dhe projekti do të zërë një sipërfaqe prej 210 hektarësh, të ndara në tre parcela, përkatësisht me sipërfaqe 30, 60 dhe 120 hektarë secila. Kompania "ASG Power", që do të ndërtojë këtë kompleks është një konsorcium ndërkombëtar, i përbërë nga një kompani shtetërore zvicerane dhe investitorë amerikanë. "ASG Power" do të punojë për zbatimin e projektit me kompaninë italo-amerikane "SAIPEM and Black and Veatch". Një marrëveshje është arritur edhe me ABB-në për të gjitha interkonjeksionet elektrike dhe ndërtimin e linjave të tensionit të lartë.

    Projekti

    Ky kompleks energjitik parashikon ndërtimin e një stacioni rigazifikimi për gazin e lëngshëm natyror, një TEC me fuqi të instaluar 1200 MGW, e një stacioni difuzimi të tensionit të lartë, e një gazsjellësi mes Italisë dhe Shqipërisë, infrastrukturës së nevojshme detare dhe linjave përkatese të interkonjeksionit si brenda dhe jashtë vendit. Gazi natyror që do të vijë nga Egjipti, Algjeria dhe Libia, etj., do të transportohet çdo ditë me 5 anije të mëdha drejt stacionit të madh të rigazifikimit të gazit natyror në të lëngët (LNG), me kapacitet vjetor prej 10 miliardë metrash kub. Për realizimin e këtij procesi, projekti përfshin ndërtimin e një pontili me gjatësi 3 km, pasi deti në këtë vijë bregdetare nuk është i thellë. Gjithashtu, në këtë projekt përfshihet edhe ndërtimi i një TEC-i, i cili do të ketë një fuqi prej 1200 MGW në total, i cili do të ndërtohet në tre faza dhe do të ketë tre turbina me nga 400 MGW secila. Energjia e prodhuar nga ky TEC do të shërbejë, jo vetëm për nevojat e parkut, por edhe për t'u eksportuar drejti Italisë dhe një pjesë e saj do të mund të blihet nga KESH-i për nevojat e vendit. Përveç kësaj, projekti përmban edhe ndërtimin e një linje interkonjeksioni për transportimin e energjisë elektrike, si dhe për transportimin e gazit të lëngët, e cila do të lidhë këtë impiant me bregun italian të Brindizit, në një gjatësi prej 120 km. Kjo linjë do të jetë një linjë kabllore nënujore e tensionit të lartë dhe do të përmbajë një kapacitet të madh prej një mijë MGW.

    Përfitimet

    Shqipëria do të ketë mundësi të blejë gaz dhe energji elektrike nga ky projekt, me një çmim më të ulët se tregu. Çmimi i energjisë që do të përfitojë vendi prej TEC-it të ndërtuar do të jetë sa kostoja e prodhimit të energjisë, gjë që do të ndihmojë për nevojat e vendit për energji. Ky çmim do të jetë më i ulët se çmimi aktual i blerjes se tij në tregun ndërkombetar. Rrjeti kombëtar i Shqipërisë do të lidhet përmes këtij investimi me rrjetin europian të energjisë. Nga ana tjetër, kijimi i një qendre energjitike të tillë do të balancojë rrjetin elektrik të Shqipërisë, duke ulur në minimum humbjet teknike të transferimit të energjisë nga veriu në jug të vendit.

    Në drejtim të përfitimeve sociale, fillimi i punimeve të kësaj vepre do të sjellë punësimin e rreth 3500 punëtorëve për një afat prej 18 muajsh, prej të cilëve, pas përfundimit të ndërtimit do të ketë 350 punëtorë të përhershëm. Hyrja financiare nga konsumi ushqimor i kantierit me 3 500 punonjës llogaritet të shkojë në rreth 10-13 milionë dollarë përgjatë periudhës 18-mujore, ndërsa të ardhurat financiare në rrethin e Fierit nga punësimi i tyre llogaritet të shkojë në mbi 22 milionë dollarë, në një pagë mesatare prej 350 dollarësh në muaj. Vlera e punimeve do të arrijë në 250 milionë dollarë, prej të cilave mund të përfitojnë kompanitë dhe prodhuesit shqiptarë, të cilët mund të ofrojnë shërbimet dhe produktet e tyre në ndërtimin e parkut. Gjithashtu, një tjetër përfitim për zonën në të cilën do të ndërtohet parku është edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, që do të bëhet për të rritur volumin e transportit të nevojshëm për ndërtimin e tij.


    Vendndodhja


    Ndërtimi i këtij parku energjitik u spostua nga Vlora me kërkesë të Qeverisë Shqiptare, për në zonën e Semanit të Fierit. Vendndodhja do të jetë midis grykëderdhjeve të lumit Seman dhe Vjosë, në jug të kolektorit të Hoxharës. Ky pozicion ndodhet në një largësi prej 650 metrash nga bregu i detit, ndërsa largësia nga qyteti i Fierit është 18 km. Sipas kompanisë "ASG Power", kjo vepër nuk do të ketë asnjë kosto mjedisore, për vetë faktin që gazi natyror i lëngshëm që do të përpunojë kompleksi energjitik është lënda më e pastër djegëse në natyrë. Madje, përveç kësaj, sipas vetë kompanisë, ndërtimi i këtij parku mund të sjellë përmirësim mjedisor për zonën, pasi prej tij mund të përfitojnë edhe industritë përreth si ajo kimike e plehërave, e cila do të mund të përdorë burime energjitike pa kosto mjedisore si gazi që do të prodhojë ky impiant.

    Ergys Mërtiri
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Marre nga Shqip, 3 mars 2007

    Konsorciumi "ASG Power" deklaroi se do të ndërtojë 3 impiante vigane në Fier, me vlerë 2 miliardë USD

    Gati ndërtimi i TEC-eve pa leje


    Gjergji Bojaxhi: Nuk kemi dhënë leje për ngritjen e termocentraleve


    Një ditë pasi KRRTRSH miratoi lejen për ndërtimin e Parkut Energjetik në Fier, konsorciumi "ASG Power" prezantoi publikisht projektin e tij për këtë park. Përfaqësuesi i ASG, Agim Gjinali, paraqiti tri projekte madhore, që do të përfshihen brenda parkut, ku midis të tjerave edhe tri termocentrale me kapacitet total prej 1200 megavat. Gjinali bëri të ditur se kostoja totale e projektit, duke përfshirë edhe të tri TEC-et, arrijnë në 2,3 miliardë dollarë dhe sipas tij financimi tashmë është i siguruar në masën 100 për qind. Por zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Gjergj Bojaxhi, deklaroi për gazetën "Shqip" se qeveria shqiptare nuk ka dhënë leje për ndërtimin e ndonjë TEC-i në qytetin e Fierit. "Në lejen e dhënë nga KRRTRSH për ndërtimin e Parkut Energjetik në qytetin e Fierit, parashikohet vetëm ndërtimi i depozitave të gazit të lëngët. Në shkresat zyrtare nuk ka asnjë dokument që flet për ndërtimin e ndonjë TEC-i në qytetin e Fierit", tha Bojaxhi.

    Projekti

    Sipas Gjinalit, parku energjetik që do të ndërtohet në qytetin e Fierit do të përfundojë brenda vitit 2009. Në projekt përfshihen ndërtimi i tri objekteve madhore. "Qendra e gazifikimit të gazit natyror në të lëngët dhe tri TEC-et me kapacitet total prej 1200 mega, do të kushtojnë së bashku rreth 2,3 miliardë dollarë. Gazi natyror që do të vijë nga Egjipti, Algjeria dhe Libia, do të transportohet çdo ditë me 5 anije të mëdha drejt stacionit të madh të rigazifikimit të gazit natyror në të lëngët (LNG), me kapacitet vjetor prej 10 miliardë metrash kub.

    Për realizimin e këtij procesi, projekti përfshin ndërtimin e një pontili me gjatësi 3 km, pasi deti në këtë vijë bregdetare nuk është i thellë. Përfaqësuesi i ASG, Agim Gjinali, deklaroi se konsorciumi ka siguruar aktualisht të gjitha fondet e nevojshme për ndërtimin e këtij parku energjetik. "Përveç objekteve të mësipërme, ne parashikojmë të ndërtojmë edhe një linjë nënujore interkonjeksioni, e cila do të lidhë Fierin me Brindizin dhe do të transportojë gaz të lëngët dhe energji elektrike ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë", tha Gjinali.

    Vendndodhja e parkut

    Parku Energjetik, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Fierit, fillimisht u projektua për t‘u ndërtuar në Vlorë. Pas ardhjes në pushtet të qeverisë demokratike, Kryeministri Berisha deklaroi se do të ndryshonte gjurmën e naftësjellësit. Për këtë Kryeministri shqiptar i kërkoi konsorciumit të ndërmerrte një studim tjetër për të përcaktuar vendndodhjen e re të Parkut Energjetik. Studimi i ri, paraqitur nga kompania "ASG Power", përcakton si vendndodhjen e re të Parkut Energjetik zonën e midis grykëderdhjeve të lumit Seman dhe Vjosë në jug të kolektorit të Hoxharës, në qytetin e Fierit. Sipërfaqja që do të zërë ndërtimi i këtij parku është afro 120 hektarë. Studimi i ri i kushtoi konsorciumit, që përfshin disa kompani amerikane dhe evropiane të njohura në fushën e energjetikës, 15,2 milionë dollarë.

    Efektet në ekonominë e vendit

    Kompania "ASG Power" parashikon që të nisë punimet në muajin gusht dhe t‘i përfundojë në vitin 2009.

    Vlera e ndërtimit të këtij projekti kap shumën e 2,3 miliardë dollarëve. Për realizimin e tij do të punësohen 3500 punëtorë si dhe 350 të tjerë do të jenë të përhershëm për shfrytëzimin e projektit.

    Nga ky projekt shteti ynë do të ketë të drejtën që të blejë gaz dhe energji me çmim më të ulët se në treg, për të plotësuar të gjitha nevojat e veta të brendshme me energji.

    Pjesa tjetër e prodhimit, rreth 8 miliardë metra kub gaz, do të transportohet në tregjet evropiane përmes Italisë apo Ballkanit, përmes një tubacioni nëndetar dhe pjesa tjetër e elektro-energjisë përmes një linje të rinovuar të tensionit të lartë brenda vendit, si dhe një linje të re kabllore nënujore për në Itali, me kapacitet transmetimi prej 1000 MW.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Duke shpresuar qe fjalet e zv/ministrit te jene vetem mosmarrveshje burokratike dhe titulli i gazetes Shqip pjese e orientimit te saj kunder-qeveri, uroj qe ne fund te kesaj historie, pra pas 2 vjetesh me ne fund ta kemi kaluar perfundimisht krizen me absurde te Shqiperise pas 97, ate energjitike.

    Dhe dy fjale per menyren sesi qeveria Berisha e ka trajtuar kete krize qe nga fillimi i vitit qe shkoi. Ne vend qe te bente premtime boshe per 24 ore energji, dhe kunder keshilles se specialisteve te hynte ne stinen e ftohte me kuota hidrike afer normales, pastaj te shfajsohej here duke thene qe e ka fajin thatesira e here KESH-i, pastaj ta zhyste vendin ne erresire, pastaj nje jave para zgjedhjeve te pretendonte prape per 24 ore energji, a nuk do ishe me mire, ta permiresonte modestisht regjimin e 2003 e 2004 (me vlerat maksimale te importit qe ne fund te fundit u realizuan) e te tregohej i ndershem me popullin per gjendjen se ku ndodhej situata energjitike dhe cfare plani do ndiqej duke permendur TEC-in e Vlores, kete qe po perflitet ne Fier (qe paska 10-fishin e kapacitetit te Vlores), linjat e interkoneksionit me Italine dhe Malin e Zi etj. etj. Eshte me e lehte te durosh kur tjetri te kerkon mirekuptimin, sesa te krijohet ideja qe po te marrin per budalla.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Gazësjellësi Trans-Adriatik(Tap), 169 km në Shqipëri

    Leje gazsjellësit më të madh në Ballkan, 169 km në Shqipëri

    Një gazsjellës me një kapacitet fillestar prej 10 miliardë m3, një pjesë e të cilës mund të përdoret për TEC-et tona, do të vijë nga Kaspiku e do të kalojë përmes Shqipërisë drejt Italisë.

    Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi dje gjurmën e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) së bashku me linjën për stokimin nëntokësor të gazit. Ky projekt është miratuar nga Komuniteti Evropian si një projekt prioritar dhe ka mbështetje nga qeveria zvicerane, e cila është gjithashtu në një proces lobingu në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare dhe me mbështetjen e disa komisionerëve të BE-së për përfshirjen e Shqipërisë në këtë projekt. Kryeministri u shpreh në fjalën e tij se problem kanë qenë edhe interesat e vendeve fqinje. Ky gazsjellës ka një kapacitet fillestar prej 10 miliardë m3, një pjesë e së cilës mund të përdoret për nevojat dhe për TEC-et e reja që do të ndërtohen në Shqipëri. Gjurma e projektit nuk do të kalojë në Parkun Kombëtar, Bregu i Hotovës, me qëllim mbrojtjen e këtij parku. Duke folur në prezantimin e këtij projekti të kompanisë zvicerane EGL, Kryeministri Berisha u shpreh se ky është ndoshta gazsjellësi më ekonomik në kuptimin e shkurtimit të distancës mes vendeve që lidh, i cili e sjell gazin nga Kaspiku duke kaluar nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë drejt Italisë. Sipas projektit të prezantuar dhe më pas të miratuar dje në mbledhjen e KRRTRSH-së, gjurma kryesore përfshin Shqipërinë në një korridor që do të sjellë gazin nga vendet Kaspike, nga vendet e Lindjes së Mesme dhe burimet e gazit të lëngëzuar në Turqi. Projekti lidhet me rrjetin ndërkombëtar të gazit në Selanik dhe futet në Shqipëri në qarkun e Korçës në Devoll, vazhdon në jug nëpërmjet Kolonjës, Përmetit dhe zonës së Tepelenës, duke kaluar në rrethin e Vlorës dhe shkon në veri duke përshkuar zonën e Mallakastrës dhe arrin në detin Adriatik, në bregdetin afër Fierit. Njëkohësisht në këtë projekt është përfshirë edhe linja që shkon në veri në drejtim të malësive të Dumresë, që është një burim natyror mjaft i rëndësishëm për t‘u shfrytëzuar për depozitim nëntokësor të gazit. Gjatë prezantimit të këtij projekti, Kryeministri Berisha bëri të ditur se përveç këtij gazsjellësi, edhe një tjetër, sipas marrëveshjes me ENI GASPROM është në përfundim e sipër dhe një degë e tij do të kalojë përmes Shqipërisë. Kryeministri theksoi se Shqipëria duhet të shfrytëzojë maksimalisht pozicionin e saj gjeografik, si vendi më perëndimor i Ballkanit, ku distanca mes brigjeve mes Adriatikut bëhet më e shkurtër, për interesat e saj publike

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Gazsjellësi, Shqipëria firmos me TAP memorandum bashkëpunimi

    Integrimi i Shqipërisë në tregun rajonal të gazit natyror është një nga objektivat kryesorë të Ministrisë së Ekonomisë, e cila dje ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me konsorciumin TAP. Përfaqësuesit e një prej projekteve më të përfolura për gazsjellësit në vendin tonë, ai Trans-Adriatik, kanë rënë dakord me ministrin Nasip Naço, lidhur me studimin dhe gjetjen e mundësive të integrimit edhe të një tjetër gazsjellësi brenda projektit ekzistues të TAP. Bëhet fjalë pikërisht për projektin IAP që është gazsjellësi Adriatik-Jon, i cili mendohet që të bashkohet me TAP në Fier. Falë marrëveshjeve të nënshkruara mes palëve përfaqësuese, hapat e mëtejshëm për këtë projekt do të jenë harmonizimi i afateve kohore dhe specifikimeve teknike të tubacioneve. Memorandumi i nënshkruar dje mes Ministrisë së Ekonomisë dhe TAP është një tjetër hap, që garanton zhvillimin e këtyre projekteve edhe sa i përket IAP. “Zbatimi i këtij projekti do ta shndërrojë Shqipërinë në një vend të rëndësishëm dhe strategjik-energjetik, si dhe do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare”, u shpreh Naço. Ndërkaq, ai ftoi investitorët e huaj që të investojnë në Shqipëri jo vetëm për potencialet që paraqet kjo e fundit, por edhe për faktin që investitorëve të huaj u garantohet një mbrojtje e mirë me ligjin e ri. “Shqipëria sot është një vend i konsoliduar politikisht dhe ekonomikisht. Ne kemi hartuar një ligj për mbrojtjen e investimeve të huaja në Shqipëri, i cili është një ligj i rëndësishëm për të gjithë investitorët, të cilëve u bëjmë thirrje që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri dhe ta shndërrojnë këtë vend në një vend të rëndësishëm energjetik”, u shpreh Naço.

    Projektet
    Gazsjellësi Trans-Adriatik tranziton nga Greqia, kalon në Shqipëri dhe përfundon në Itali, ka një gjatësi rreth 520 km. Investimi për këtë projekt është parashikuar të jetë mbi 1 miliard euro. Kurse gazsjellësi IAP fillon nga Spliti në Kroaci dhe përfundon në Fier. Do të ketë përsëri një gjatësi prej 516 kilometrash dhe mund të kërkojë një investim prej 580 milionë eurosh.


    Klinton: Projekti i gazsjellësit, rëndësi strategjike

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin projektin për projektin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP), duke e vlerësuar atë si me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe nga i cili do të përfitojë i gjithë rajoni.
    Dekarata është bërë nga Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton gjatë takimit të zhvilluar me ministrin tonë të jashtëm, Edmond Haxhinasto.
    Sipas një njoftimi të MPJ, mësohet se gjatë këtij aktivitetit Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme pati një bisedë me Sekretaren Klinton, ku u diskutua mbi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s në Libi dhe vendet e Afrikës veriore, si dhe për projektin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP).
    Haxhinasto e siguroi Sekretaren Klinton për rritjen e vazhdueshme të kontributeve të Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe gatishmërinë e saj për të asistuar dhe për t’i ofruar eksperiencën e vet vendeve në tranzicion nga regjime totalitare drejt shoqërive të hapura dhe demokratike.

    Nga ana e saj, znj. Klinton vlerësoi kontributin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, si dhe angazhimin e vendit tonë në Libi dhe Tunizi, gjatë proceseve tranzitore në të cilat këto vende dhe vende të tjera të rajonit janë përfshire.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-12-2011 më 14:23

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    TAP në Shqipëri: Investimi 1 miliardë euro

    TIRANË- Rreth 1 miliardë euro është shuma që do të investohet në kuadër të projektit të gazsjellësit Transadriatik (TAP) që do të kalojë në vendin tonë. Në takimin e sotëm në Ministrinë e Energjetikës, me përfaqësues të TAP dhe ekspertë të fushës, ministri Nasip Naco ka deklaruar në kuadër të negociatave është bërë përafrimi i legjislacionit. Naco ka theksuar rëndësinë madhe të projektit dhe përfitimin që pritet të sjellë ai për vendin, qoftë edhe në kuadër të punësimit.
    Përfaqësuesi i TAP ka deklaruar se janë vendosur marrëdhënie të shkëlqyer me qeverinë shqiptare. “Shqipëria do luajë një rol të rëndësishëm në hapjen e korridorit të gazit. TAP do kontribuojnë në ekonominë shqiptare, me investimeve dhe në fushën e energjisë”- tha ai, duke shtuar se kalimi i tubacionit në Adriatik ndodh në pikë kalimi të favorshme, në thellësi 800 metër, vend dalja bëhet në vend të favorshëm dhe ofron mundësinë e rritjes së kapacitetit transportues.

    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Lufta për gazin, rrugët që mund të kalojnë në Shqipëri

    Buxheti i shtetit, TEC-i i Vlorës, biznesi në vend, por edhe vetë shqiptarët mund të përfitojnë nga projektet e gazsjellësve që do të kalojnë në vendin tonë. Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Projektit për Rritjen e Kapaciteteve për Infrastrukturat e Mëdha të Gazit, Dorian Duçka, në një intervistë për gazetën zbulon edhe detajet e fundit lidhur me këto projekte.TAP dhe IAP, dy investimet gjigande, e konsiderojnë Shqipërinë si një hallkë të rëndësishme të tyre. Përfshirja në këtë korridor e energjisë është një avantazh për Shqipërinë, ashtu sikurse gjetja e një mënyre origjinale dhe pa kosto për mbajtjen e rezervave të gazit në zonën e Dumresë, një projekt që është lakuar se do të zbatohet.

    Z.Duçka, kohët e fundit, beteja për ndërtimin e gazsjellësve të rinj që do të furnizojnë me gaz tregun europian, ka zënë një vend të veçantë në planet e investimit të multikorporatave ndërkombëtare në fushën e energjisë. Ku hyn Shqipëria në këtë proces dhe a mund të luajë ajo një rol?

    Me qëllimin e aksesimit të rezervave të gazit në Detin Kaspik dhe Lindjes së Mesme, që nuk e arrijnë Europën Qendrore nëpërmjet gazsjellësve, Korridori i Gazit Jugor, për një furnizim të ri të gazit, është nën zhvillim. Tre projektet që janë duke u zhvilluar për të furnizuar Europën me Gaz Natyror nga Azerbajxhani janë:0
    a) NABUCO- që tranziton nga Turqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe përfundon në Austri. Është i gjatë rreth 3 300 kilometra (4 000 kilometra, duke përfshirë dhe ndërlidhësin e Irakut)
    b) ndërlidhësi (ITGI)- që tranziton nga Turqia, Greqia dhe përfundon në Itali me një gjatësi rreth 800 km, c)gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP)- që tranziton nga Greqia, Shqipëria dhe përfundon në Itali me një gjatësi rreth 520 Km. Pikërisht vitet e fundit është rritur mundësia e ndërtimit të gazsjellësit Trans-Adriatik(TAP) që kalon nga Shqipëria. Projekti TAP, ndryshe nga projektet e tjerë e quajnë Shqipërinë “Hallken e Munguar” në këtë korridor të ri të gazit, ku përfshirja e vendit quhet e një rëndësie të veçantë, për disa arsye që janë vlerë e shtuar në këtë Korridor. Projekti TAP do të hyjë në Shqipëri nga Korça dhe del nga Shqipëria në Adriatik nga Fieri. Kyçi për realizimin e gazsjellësve që kërkojnë të aksesojnë burimet e gazit në Kaspik, janë aftësia për të treguar se projekti që ata përfaqësojnë, është më strategjiku, më ekonomiku dhe më i mundshmi. Këta gazsjellës do të garojnë për të bërë ofertat e tyre pranë Konsortiumit Ndërkombëtar të Kompanive të Energjisë, që kanë koncesionin mbi Bllokun Shah Deniz II në Kaspik. Ideja është që gazi i nxjerrë do të fillojë të transmetohet në vitin 2017 dhe për këtë arsye para fillimit të Ndërtimit të Gazsjellësve këto kompani duhet të sigurojnë kontratat për gazin që do të transportojnë. Megjithëse Projekti TAP është pak më i vonshëm se NABUCO apo ITGI, është një projekt që ka avancuar si në kuadrin e marrjes së mbështetjes politike, si dhe në mundësinë financiare të realizimit. Në avantazh nga ITGI, projekti TAP drejtohet nga Konsortiumi i Gjigandeve të Gazit Europian, STATOIL (norvegjez), EGL (zviceran), si dhe së fundmi është përfshirë dhe kompania gjermane “E-ON Ruhrgaz”, të cilat njihen në tregun ndërkombëtar të energjisë dhe financave për fuqinë ekonomike dhe seriozitetin që përfaqësojnë. Aksioneri kryesor norvegjez STATOIL, i Projektit TAP, është edhe aksioner me 25 për qind të koncesionit të burimit të gazit në Shah Deniz II, diçka që është një avantazh për realizimin e këtij projekti. Në të njëjtën kohë, ndërtimi i tubacioneve të gazsjellësit në Adriatik nëpërmjet Shqipërisë është më i lehtë, më i shkurtër, më i sigurt dhe më i realizueshëm, sesa ai i projektit ITGI, gjë që i jep një avantazh krahasues përfshirjes së Shqipërisë si pjesë strategjike në rrugën e gazsjellësve. Këto avantazhe janë të rëndësishme, sepse këto projekte janë të kushtueshme dhe kanë nevojë për financime mbi 1 miliard dollarë dhe pikërisht drejtimi i këtij projekti prej këtij konsortiumi jep siguri për një realizim real dhe në kohë të tij. Si rezultat i seriozitetit të këtij projekti, një projekt për një gazsjellës të ri, që do të kalojë në Shqipëri, ka filluar të zhvillohet dhe ai është gazsjellësi IAP (Ionaian-Adriatik).

    Në ç’fazë është puna për këtë gazsjellës të ri?

    Ka filluar studimi i Fizibilitetit me fondet e Bashkimit Europian për këtë gazsjellës, që do të nisë nga Spliti në Kroaci dhe do të përfundojë në Fier, si dhe do të ketë përsëri një gjatësi prej 516 kilometrash, ku mund të kërkojë një investim prej 580 milionë eurosh. Pikërisht gazi që do të transmetohet nga TAP-i, mund të fillojë të transportohet drejt Veriut të Ballkanit perëndimor nëpërmjet këtij Gazsjellësi. Ky projekt parashikon ndërtimin e një gazsjellësi që do të transportojë gaz natyror drejt dhe nga Kroacia në Bosnjë-Hercegovinë, Malin e Zi dhe Shqipëri. Ky gazsjellës do të punojë në të dyja drejtimet. Në kuadër të infrastrukturave të Komunitetit të Energjisë, projekti IAP është konceptuar si krahu perëndimor i unazës së furnizimit me gaz natyror të Ballkanit Perëndimor, në bashkëveprim me projektin tjetër, TAP, i cili është konceptuar si krahu jugor i kësaj unaze. Pika e lidhjes së këtyre dy projekteve mendohet diku në afërsi të Fierit. Ky Projekt ka tërhequr vëmendjen e Komunitetit të Energjisë, Komisionit Europian dhe Komunitetit të Donatorëve (BB, BERZH, KFW), si dhe është vlerësuar si një projekt prioritar për gazifikimin e vendeve të rajonit( Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe më vonë Kosova) si dhe për fuqizimin e rrjetit të gazit të Kroacisë.

    Çfarë përfitimesh do të sjellë projekti TAP për Shqipërinë, përveç integrimit në tregun rajonal të gazit?

    Përfshirja e Shqipërisë në këtë treg rajonal është shumë e rëndësishme, pasi aksesi i gazit natyror është më i lirë dhe më pak i ndjeshëm ndaj mjedisit në përdorim. Së pari, Shqipëria do të përfitojë financiarisht nga “renta” që do të paguhet çdo vit, nga Konsortiumi për kalimin e gazsjellësit nga Shqipëria, që ka të ardhura të konsiderueshme vjetore për një vend të vogël si Shqipëria. Së dyti, ardhja e gazit të lirë në Shqipëri mund të përdoret për prodhim energjie në një formë më të lirë, nga TEC-i i ri Vlorës, që do të fillojë së funksionari së shpejti dhe, duke pasur akses në gaz, mund të prodhojë energji mjaft të lirë dhe të rrisë të ardhurat e saj në mënyrë të ndjeshme. Së treti, konsumatorët mund të fillojnë të përdorin gazin për përdorim shtëpiak si për ngrohje dhe për gatim më shumë dhe mund të kushtojë shumë më pak. Së katërti, industri të ndryshme mund të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë formë të lirë të burimit të energjisë. Së pesti, Shqipëria në zonën e Dumresë ka gropa të mëdha nëntokë nga dunat e kripës, që mund të përdoren si depozita natyrore për të mbajtur rezerva të konsiderueshme gazi, të cilat kursejnë shpenzimet për ndërtimin e cisternave, por edhe shërbejnë si depozita për një periudhë afatgjatë, si pjesë e rezervave për Sigurinë e Energjisë, në rast krizash apo mungese furnizimi të qëndrueshëm.

    580 milionë euro
    parashikohet të kushtojë projekti i gazsjellësit IAP që do të nisë nga Spliti në Kroaci dhe do të përfundojë në Fier,i cili do të ketë një gjatësi prej 516 kilometrash.
    520 kilometra i gjatë është gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP) që parashikohet të ndërtohet duke filluar nga Greqia,
    i cili kalon në Shqipëri dhe përfundon në Itali.

    Panorama
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-12-2011 më 14:27

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Gazsjellësi TAP, mbahet raundi i 2 i negociatave

    TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) ka mbajtur sot raundin e dytë të negociatave për projektin e gazsjellësit “Trans- Adriatika- Pipeline” (TAP).
    Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço gjatë një konference për shtyp njoftoi se kompania “Roland Berger” është përzgjedhur si kompani konsulente e qeverisë shqiptare. Ai tha se qeveria shqiptare eshte duke bere gjithçka per realizimin e ketij projekti.
    Përfaqësuesi i kompanisë “Roland Berger”, i pranishëm në konferencë për shtyp, u shpreh se po ecet në hapa të sigurtë dhe se negociatat do të vazhdojnë të jenë të gjata, për marrëveshjen e palës pritëse dhe për marrëveshjen ndërqeveritare (Shqipëri, Greqi, Itali).
    “Mendoj se ka një identitet interesi midis TAP të Shipërise dhe Evropës. Evropa ka interes të diversifikojë burimet e saj të energjisë.”- tha ai.
    Përfaqësuesi i kompanisë “Roland Berger” theksoi se në vitin 2018 do të mund të bëhet realitet kalimi i gazsjellësit nepër Shqipëri.
    Përfaqësuesi i TAP, u shpreh i sigurt për fitimin e projektit nga konsorciumi.
    Projekti “Për rritjen e kapaciteteve të qeverisë shqiptare për infrastrukturat e Mëdha të Gazit”, financohet nga qeveria Zvicerane dhe qeveria Norvegjeze.
    Rreth 1 miliardë euro është shuma që do të investohet në kuadër të projektit të gazsjellësit Transadriatik (TAP) që do të kalojë në vendin tonë.
    Gazsjellesi TAP eshte pjese e Korridorit Jugor dhe eshte skicuar qe te transportoje gazin nga rajoni i Kaspikut dhe Lindjes se Mesme drejt Europes. Ky gazsjelles kalon ne Greqi dhe me pas ne territorin shqiptar per te perfunduar ne Itali. Gjatesia e tij nën-ujore nga Shqiperia ne Itali eshte 115 kilometra.

    Panorama

  11. #11

    Thumbs up TAP - Gazi i Azerbajxhanit do kalojë nga Shqipëria

    TIRANE-Kryeministri Berisha u nis sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, e cila do të zhvillohet nga data 8-10 shkurt 2012.
    Në njoftim shtypi nga kryeminsitria mësohet se gjatë vizitës, kreu i qeverisë shqiptare Berisha do të takojë Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, zotin Ilham Aliyev, kryetarin e Kuvendit Oktay Asadov dhe Kryeministrin Artur Rasi-zade, me të cilin do të ketë një takim tet a tet, i cili do të pasohet nga një takim mes dy delegacioneve.

    Në vijim, do të nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve mes dy vendeve si dhe një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrive të Ekonomisë të dy vendeve, për bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe energjisë.

    Fokusi i vizitës do të jetë konsolidimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i tyre, në mënyrë të veçantë i atyre ekonomike, ku një vend të rëndësishëm do të zënë temat e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe nxitjes së investimeve.

    Të njëjtat burime bëjnë me dije se Kryeministri Berisha, gjithashtu, do të takohet edhe me Zëvendëskryeministrin Nadir Huseynov, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Azerbajxhanit Shahin Mastafayev dhe me komunitetin e biznesit azerbajxhanas.

    Kryeministri dhe delegacioni që e shoqëron do të vizitojë edhe vende me rëndësi dhe interes kulturor të kryeqytetit të Azerbajxhanit.

    TIRANE - Kryeministri, Sali Berisha nisi sot një vizitë zyrtare në Azerbajxhan.

    Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së në fillim të kësaj jave, kryeministri Berisha e ndali vëmendjen e tij tek gazsjellësi transadriatik, që siç tha ai, ka mundësi të kalojë në Shqipëri.



    Kryeministri u shpreh madje se pikërisht për këtë linjë, do vizitojë Azerbajxhanin, vendin ku “në 2-3 muajt e fundit do merret vendimi për linjën e gazit trans-adriatik”.

    Sipas tij, kalimi i linjës së këtij gazsjellësi në Shqipëri do t’i kursente vendit disa miliona euro. “Gazsjellësi që do të kalojë në Shqipëri, është më i rëndësishmi në korridorin e jugut”,- tha kryeministri.


    (d.b/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 08-02-2012 më 17:04
    Revolution 1848

  12. #12
    I urojme nje vizite te mbare dhe negociata te sukseshme me Azerbajxhanin, ne menyre qe te behet e mundur kyçja e Shqiperise ne rrjetet e rendesishme energjitike te se ardhmes.

  13. #13
    Gazsjellësi Trans-Adriatik, i njohur zyrtarisht si “Trans-Adriatic Pipeline” (TAP), është një vepër gjigante me impakt shumë të madh për ekonomitë e gjithë rajonit dhe veçanërisht asaj të Shqipërisë. Sipas Dr.Fridbert Pflugerit, përfaqësues i kompanisë “Roland Berger”, e kontraktuar nga qeveria shqiptare si konsulente për negociatat me TAP-in, përzgjedhja e tij si fitues për furnizimin me gaz të rajonit do të jetë një zhvillim kyç për ekonominë tonë. Kjo, falë volumit të investimeve të projektit, si dhe falë të ardhurave që do arkëtojë Shqipëria si tarifë transiti. Në intervistën ekskluzive për “GSH”, Z.Pfluger, ish-sekretari gjerman i Mbrojtjes, vëren se projekti parashikon ndërtimin e një linje interkonjeksioni në truallin tonë, gjë që do ta kthente Shqipërinë në një qendër shpërndarjeje energjie për gjithë gadishullin ballkanik. Sipas tij, në Azerbajxhan, konsorciumi “Shah Deniz” kërkon te Shqipëria një partner të besueshëm për të furnizuar në të ardhmen me gaz të gjithë rajonin.
    Përse është e nevojshme konsulenca juaj për projektin TAP?
    Një gazsjellës i përmasave të tilla është një projekt gjigant. Kërkon shqyrtimin e marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, marrëveshjeve po kaq të rëndësishme ndërqeveritare me shtetet fqinje, kërkon një ekspertizë shumë të madhe teknike dhe veçanërisht ambientale, duke qenë se respektimi i ambientit është një parakusht për shoqërinë. Kontributi ynë sjell ekspertizën e konsiderueshme që kemi në këto drejtime, falë përvojës që kemi pasur me projekte të mëparshme të kësaj natyre. Më duhet të them se ndihemi të lumtur që qeveria shqiptare na përzgjodhi neve për mbështetje. Janë ata që do të marrin vendimet, që do të thonë fjalën e fundit, por ne mund t’u vëmë në dispozicion përvojën dhe ekspertizën tonë. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë qeverinë shqiptare të nënshkruajë një projekt që plotëson standardet më cilësore ndërkombëtare.
    Projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik është në kompeticion me dy projekte të tjera po kaq voluminozë. Cila është situata e kësaj gare?
    Gjithçka është ende e hapur, nuk është vendosur projekti fitues. Gjithkush duhet të dijë që konkurrenca nga dy projektet e tjera është tepër e fortë dhe projekti fitues nuk është përzgjedhur ende. Por mendoj se janë të shumta shanset që të fitojë projekti që e kalon gazsjellësin përmes territorit shqiptar, pasi plotëson disa kushte shumë të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike. Raportet e shkëlqyera që kemi me disa partnerë shumë të mëdhenj ndërkombëtarë si Stat Oil, EGL dhe kompaninë gjermane EON-Ruhrgas, na krijojnë akses të konsiderueshëm në kreditimin nga ana e bankave dhe shoqërive financuese. Por është edhe një element tjetër që më duhet ta përmend: Shqipëria ka treguar një gatishmëri të skajshme dhe vullnet shumë të mirë për t’u përfshirë në projekt. Nuk tregoj ndonjë sekret nëse them që në fillim ekzistonin dyshime mbi këtë projekt. Opinionet fillestare e shihnin gazsjellësin të kalonte vetëm në një vend, nëpër territorin grek. Njerëzit pyesnin, përse ta ndërlikojmë projektin e ta kalojmë në më shumë vende? Por duket se qeveria shqiptare pa një shans i cili nuk duhej lënë t’i shpëtonte vendit nga duart dhe arriti të përfshihej me sukses në projekt. Me pak fjalë, besoj se kemi në duar një ofertë shumë të mirë për t’ia paraqitur konsorciumit Shah Deniz, së cilës i takon edhe fjala e fundit.
    Si përkthehet projekti në tërësi nga këndvështrimi i përfitimeve që i vijnë Shqipërisë? Cilat do jenë përfitimet në terma ekonomikë për vendin tonë?
    Do të parapëlqeja të mos përmendja shifra konkrete. Ajo që mund të them me siguri është se nëse projekti TAP do të bëhet realitet, Shqipëria do të ketë përfitime shumë të mëdha. Së pari, në rast përzgjedhjeje, projekti do të kërkojë një sasi të konsiderueshme investimesh në terren, që do të thotë vende pune për shqiptarët. Por më pas, kur gazsjellësi të jetë përfunduar, Shqipëria do të përfitojë të ardhura të qëndrueshme prej tarifave të transitit. Nga ana tjetër, ekziston mundësia që këtu të ndërtohet një tubacion tjetër ndërlidhësi dhe Shqipëria të kthehet në një qendër shpërndarjeje energjie për gjithë gadishullin ballkanik.
    Dje zhvilluat raundin e dytë të bisedimeve me qeverinë shqiptare. U fol për shqyrtimin e marrëveshjeve për pronësinë e tokës ku do shtrihet tubacioni, por edhe për ndërtimin e strukturave të mëdha të gazit në vendin tonë, ndërkohë që konsumatori shqiptar nuk ka teknologjinë e nevojshme për përdorimin e tij.
    Kjo është edhe pika tjetër e marrëveshjes për konsulencë që kemi nënshkruar me qeverinë shqiptare. Po punojmë bashkë me qeverinë shqiptare që ky gaz, jo vetëm të kalojë nëpër territorin shqiptar, por edhe të përdoret nga konsumatori shqiptar. Hapi tjetër i projektit është ndërtimi i strukturave për magazinimin e gazit këtu, për ndërtimin e një linje interkoneksioni. Edhe kjo fazë e dytë e projektit do të jetë një shans shumë i mirë për Shqipërinë, qoftë në hapjen e fronteve të reja të punës, qoftë edhe për sjelljen e një forme të re energjie në vend. Siç e dimë të gjithë, energjia është parakushti për rritjen ekonomike. Nga ana tjetër, vërtet teknologjia për shfrytëzimin e gazit mungon aktualisht, ama ekziston një fillim, pa harruar që bëhet fjalë për teknologji që mund të përshtaten pa vështirësi nga tregu shqiptar. Nga ana tjetër, nuk mund të lë pa përmendur se shqiptarët kanë një mentalitet shumë të hapur ndaj gjithçkaje të re. Madje një prej arsyeve shtesë që na bën të shpresojmë se Shah Deniz do të përzgjedhë projektin TAP si më të volitshmin, është pikërisht se në Azerbajxhan e shohin Shqipërinë si mundësi për të hapur një treg të ri për tërë rajonin. Në Evropë e përdorim shumë gazin, ndërsa Ballkanit praktikisht i mungojnë infrastrukturat e mëdha të transmetimit e përdorimit të gazit, gjë që e bën rajonin një treg të konsiderueshëm. Për njerëzit e Shah Denizës, hapja e një tregu të ri është element me shumë prioritet. Dhe për këtë kërkohet një partner i besueshëm, që do të thotë se Shqipëria duhet të jetë një partner i besueshëm. Një partner që do t’u japë njerëzve në Shah Deniz në Azerbajxhan besimin e plotë.
    Sa e besueshme ju rezulton Shqipëria si partner?
    Deri tani kemi besim absolut te qeveria shqiptare. Patëm një raund të dytë bisedimesh dje. Jo vetëm klima e bisedimeve qe e mirë, por u nënvizua edhe më tej se TAP-i dhe Shqipëria ndajnë interesa të njëjtë në këtë projekt. Meqë ra fjala, jo vetëm Shqipëria dhe TAP-i, por Shqipëria, TAP-i dhe Evropa. Gjatë këtyre fazave qeveria shqiptare ka treguar se është e hapur për konsulencën tonë, dhe kemi arritur të krijojmë një marrëdhënie të bazuar te besimi i ndërsjelltë, me qeverinë Shqiptare në tërësi dhe me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me të cilën komunikojmë më shumë.
    Kur mendoni se do të mësojmë me siguri nëse TAP është përzgjedhur si projekti fitues nga Deniz Shah dhe sa optimist jeni për përzgjedhjen e tij?
    Edhe në këtë pikë nuk do doja të jepja të dhëna të sakta, por është mëse e dukshme që nëse i kemi vënë synim vetes të kalojmë gaz në rajon përpara vitit 2018-të, kjo do të thotë se një përgjigje për pyetjen tuaj do ta kemi shumë shpejt. Kështu që është në interes të konsorciumit të Shah Deniz, që vendimi të merret sa më shpejt. Sa për optimizmin, më duhet të them se përzgjedhje e projektit Trans-Adriatik është vetëm fillimi i kësaj sfide gjigante.

    P.S

    Si kuptoj gjithe keta zera kunder kryeministrit dhe gazsjellsit i cili nese kemi fat do kalon neper teritorin e Shqiperise....projekti TAP do ket efekte pozitive ne ekonomin vendin tone. Pritet qe mbi 4000 shqiptare te punsohen, ose me mire me thene 4000 familje do jetojn nje jete normale.
    Revolution 1848

  14. #14
    Gazsjellësi Trans Adriatik, METE nis negociatat për kushtet

    Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Gazsjellësi Trans Adriatik AG (TAP) kanë filluar sot negocimin e një Kontrate Lejeje me Vendin Pritës, e cila përcakton kërkesat specifike që duhet të ndiqen gjatë zbatimit të projektit.



    Marrëveshja do të përcaktojë termat dhe kushtet sipas të cilave do të sigurohet zhvillimi, ndërtimi dhe funksionimi i tubacionit nëpërmjet një kuadri ligjërisht të detyrueshëm. Palët janë të angazhuara që të përfundojnë negociatat në përputhje me afatet kohore që përcaktohen nga projekti i Fazës II të Shah Deniz në Azerbajxhan.

    “Kemi përshtatur legjislacionin e nevojshëm, dhe krijuar të gjitha lehtësirat për të filluar negociatat teknike me këtë Konsorcium Investitorësh të rëndësishëm në fushën e energjisë”, tha ministri Naço.

    Kjetil Tungland, Drejtori i Përgjithshëm i Gazsjellësit Trans, tha se, Shqipëria do të luaj një rol të rëndësishëm në hapjen e korridorit jugor të gazit, duke siguruar të ardhmen e energjisë së BE-së përfshirë edhe Evropën Juglindore.

    TAP dhe Shqipëria

    Fillimi i negociatave për një Kontratë Lejeje me Vendin Pritës është zhvillimi më i fundit mes një numri zhvillimesh pozitive për TAP në Shqipëri këtë vit:

    • Në korrik është nënshkruar me Qeverinë një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi për të parë mundësinë e lidhjes së një projekti të madh rajonal të gazit natyror, Gazsjellësi Jonian Adriatik me TAP në një pikë lidhëse në Shqipëri.

    • Në shtator u paraqitën Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë aplikime për përjashtimin nga Palët e Treta duke i bërë të mundur TAP të hyjë në marrëveshje afat-gjata transportimi apo pagese për Transportin e Gazit me transportuesit e gazit Shah Deniz II.

    • Këtë verë TAP ka kryer gjithashtu një Vlerësim të hollësishëm të Ndikimit Mjedisor dhe Social në Shqipëri, që përfshiu ndërveprime dhe takime me autoritetet kombëtare dhe rajonale dhe një sërë takimesh me komunitetin në qytetet dhe fshatrat përgjatë gjurmës së tubacionit.
    Revolution 1848

  15. #15

    Një milliard euro investim

    Drejtori i përgjithshëm i ‘Trans Adriatic Pipeline’, Kejtil Tungland ka thënë se ndërtimi i këtij gazësjellësi ka rëndësi të madhe për ekoniminë e vendit, pasi vetëm për pjesën shqiptare të projektit do të investohen 1 miliard euro.

    Gazsjellësi 'Trans Adriatic Pipeline'



    Tiranë: “Vetëm për pjesën e projektit në Shqipëri janë ndarë 1 milard euro”, ka thënë Tungland me rastin e fillimit të negociatve për projektin e gazsjellësit ‘Trans Adriatic Pipeline’ (TAP), raportojnë mediat shqiptare.

    Ai më tutje ka theksuar rëndësinë e Shqipërisë në këtë projekt duke vlerësuar rolin e saj në hapjen e korridorit jugor të gazit.

    “Shqipëria do të luaj një rol të rëndësishëm në hapjen e korridorit jugor të gazit, duke siguruar të ardhmen e energjisë së BE-së përfshirë edhe Evropën Juglindore.TAP do të japë një kontribut të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, si në aspektin e investimeve dhe në zhvillimin e rrjeteve të infrastrukturës së energjisë dhe furnizimit”, ka thënë Tungland.

    Ai më tutje ka theksuar se mirëpret ecjen e përpara të bisedimeve dhe arritjen e marrëveshjes për këtë çështje.

    TAP është projekt gazsjellësi që do të transportojë gaz natyror nga Kaspiku përmes Greqisë dhe Shqipërisë e përmes detit Adriatik drejt jugut të Italisë, e kësisoji edhe në Evropën Perëndimore. Info Globi/I.M.
    Revolution 1848

  16. #16

    Thumbs down Italianët kundër gazsjellësit Shqipëri-Pulja

    Italianët kundër gazsjellësit Shqipëri-Pulja: Rrezikon jetën e komunitetit me ndotjen



    Leçe- Italianët dalin kundër projektit të gazsjellësit “TAP” që do të kalojë nga Shqipëria, në Adriatik dhe do të përshkojë rajonin e Puljas. Shkak është bërë rreziku nga ndotja, pasi projekti nuk përmban kushte të larta sigurie për ambientin. Siç shkruanin mediat italiane, “ky projekt gjigant përbën rrezik për ndotjen e ambientit”.

    Bëhet fjalë për “TRANS ADRIATIC PIPELINE (TAP)”, që rrezikon tashmë të “hidhet në erë” për shkak të kundërshtimit nga banorët e Salentos dhe ambientalistët. Edhe më parë kishte pasur kontestime dhe protesta nga banorë dhe komuna të Puljas ku kalonte gazsjellësi, pasi pretendoheshin oferta më të mira dhe kushte për të mos ndotur zonën. Varianti i paraqitur nga ambientalistët për komunitetin salentin flet për rrezikun e shëndetit që paraqet projekti.

    Shoqatat i kërkuan komunave dhe autoriteteve që të detyrojnë zbatuesit e projektit të rishikojnë kushtet dhe të zbatojnë kërkesat e komunitetit. Për këtë qëllim janë ftuar të gjitha komunat e Salentos, qeveria italiane, drejtues të Rajonit të Puljas dhe Provincës së Leçes, që të mblidhen urgjent për të diskutuar rreth këtyre rreziqeve. Kërkohet vlerësimi i ekspertëve, gjeologëve, ambientalistëve për të gjithë gazsjellësin që prek Italinë.

    Gjithashtu është kërkuar edhe ndërhyrja e Dhomës së Tregtisë në Leçe për t’u bërë pjesë e kësaj nisme. Gazsjellësi do të përshkojë vendet Balltike për të mbërritur në Greqi, e më tej në Shqipëri, Otranto dhe në Pulja. Qeveria shqiptare do të përfitojë fonde të konsiderueshme vetëm për kalimin e tubacioneve në vendin tonë, por ende nuk janë bërë transparente kushtet teknike dhe rreziku i ndotjes, siç po e kërkojnë italianët.

    ama-news.al
    Revolution 1848

  17. #17
    Nuk e di kur do behet publike harta e zonave ku do kaloje tubacioni. Kam ca dylym andej, ishalla po i kalon permes
    Revolution 1848

  18. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Hajde Shane, hajde Bagdad!

    Tjater gas-sjellesi, tjater vizita ne Azerbaixhan.

    Kombinacioni qe kerkon te shfrytezoje Salija eshte per te çoroditur muhabetiet e kafeneve per disa dite ...

    Nuk e pyet kush se ku do te kaloje gaz-sjellesi as Ilham Alijevin dhe as Berish Salijevin!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Shpresojme te behet realitet.

  20. #20

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •