Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 178 prej 178
  1. #161
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Berisha: Projekti TAP u përzgjodh, fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    ate qe nuk po kupton mbi rusine,eshte se deri para 2 muajsh europianet kishin hedhur idene e kalimit te te dy tubacioneve njekohesisht.
    pra edhe Nabucco edhe Tap. ketu nderhyri rusi qe nuk e pranonte idene e dy tubacioneve njekohesisht. dhe nga keto te dyja i leverdiste me shume TAP.
    perpjekja e gazprom per te blere kompanine greke nuk ka lidhje me projektin TAP. Greket thjesht e perdoren shitjen te azerbaxhani per te fituar tap.
    sigurisht qe ka lidhje ndoshta jo direkte por indirekte,sepse shitja e ndermarrjes tek azeret ndikoi shume ne kete drejtim,rusise kuptohet qe i prishnin pune te 2 si tap si nabuco,por nuk kish cte bente..sepse njeri do behej sesben..rol per kete luajti be dhe ata matan atlantikut...

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Berisha: Projekti TAP u përzgjodh, fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Tani varet si e shikon ti, por faktet flasin qe CDO PROBLEM I SHQIPERISE I PREK 100% PO AQ SA NA PREKE EDHE NE. Mund te jene si dy shtete te ndryshme, por faktikisht jemi nje komb. Ka mijra shqiptare te kosoves qe i jetojne familjaret e vet ne Shqiperi. Ne fakt ka me mijra shqiptare nga Kosova qe jane pro PS, apo ata nuk jane te nje anshem??? Sigurisht rruga ka rendesi sepse na afroj si komb. E kam thene edhe e them, sa te kemi percarje me njeri-tjetrin s'kemi per tu bere, bota me kemb na ka shkelur edhe do na shkeli!
    Ti thua se dhe andej hiqen nga puna sa here nderrohet partia ne pushtet ne Shqiperi?! Per ate pune o lonee cdo problem politik e ekonomik ne bote na prek dhe na perket dhe ne po ta marrim ashtu, se kudo ka shqiptar. P.S Prinderit e mi p.sh dhe motin e USA jane te interesuar ta dine si eshte meqe me kane mua ketej.
    Feelings change - memories don't.

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Berisha: Projekti TAP u përzgjodh, fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Nuk po te them qe une jam dakort me cfare ka thene ai, por ti nuk ke te drejte te ofendosh nje individ ne ate menyre. Nese ti nuk je dakort, atehere thjesht mos i kthe pergjigje. Nje i zgjuar nuk e humb kohen duke i bere replike postimeve qe i duken pavlere. Ofendimi jot ishte shume here me i madh se cfare eshte opinioni i tij. Po ka me mijra tema, ku shume anetare te ketij forumi kane diskutuar politike per vende qe nuk votojne or as qe jetojne. Do apo s'do ti KOSOVA ESHTE SHQIPERI. Nuk eshte mire te ofendosh edhe leri te tjeret te komentojne, perderisa ne opinionet e veta nuk ofendojne njeri s'ka perse te prekesh.
    Cili ishte ky ofendim kaq i madh se more kot me duket:


    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Pervec kartave te indetitetit qe ju ka bo Sala me votu Kosovaret skane asnje lloj lidhje me jeten politike ne Shqiperi keshtu qe se marr vesh ca harxhoni kohen merreni me injorante qe se kane idene perse flasin...
    Ta quash injorant dike qe flet pa asnje lloj diturie per sistemin komunist dhe fyen nje artist te merituar te popullit qe ka 15 vjet varrosur, na qenka ofendim i madh tani? Une jam I mendimit se dikush qe flet pa baze duke aluduar se Shqiperia fitoi TAP-in se qenkemi muslimane, flet nga padituria/injoranca!

  4. #164
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gazësjellësi Trans-Adriatik(TAP), 169 km në Shqipëri, 1 miliard euro investim

    Sekretet e Berishës

    Ilir Kadia


    Dje në mesditë, pasi dola nga zyra e kryeministrit Berisha, i thashë kolegut tim Ylli Asllani se do nxitoja të botoja në Facebook, në shenjë mirënjohjeje ndaj Kryeministrit Berisha, për përkushtimin në punët e tij të bukura për Shqipërinë, ku unë isha dëshmitar dhe e ndihmova sa munda, një foto të përbashkët.
    E shoqërova foton me të, me një dedikim. Thashë se jam krenar që për afro dy vjet e ndihmova në punët e bukura për Shqipërinë, Njeriun e Mirë, Intelektualin e shquar dhe Shqiptarin e Madh, Sali Berisha!
    Ngela pa mend nga reagimi! Qindra miq e të panjohur, demokratë e socialistë, nga Kosova, Maqedonia dhe gjithë bota, i bënë “like” dhe e mbushën me komente statusin dhe foton me Berishën.
    Unë kam vite që operoj në Facebook dhe ata që kam miq e dinë se i marr ca “like” edhe për statusin më tip koti si “I Marri” i shpallur me kohë, por më besoni, nuk prisja atë numër.
    Nuk ishin për mua, shumica dërrmuese ishte për Berishën. Ishte dita që ai po merrte lajmin më të keq të jetës: Humbjen me përmasa të jashtëzakonshme në zgjedhje dhe njerëzit po i thoshin me ato pëlqime se ai nuk e meritonte këtë humbje dhe se ata e vlerësonin me fjalët e mia, por edhe më shume akoma, Berishën.
    Do dëshmoj më pas edhe për “sekretin” e ditës së parë të humbjes së tij, por do kthehem edhe njëherë te statusi në Facebook kur dikush shpotiti, nuk flas për atë që lehu, se në çfarë punësh të bukura e paskësha ndihmuar unë Berishën, nëse nuk ishte sekret?! Nuk do i përgjigjesha tani sikur, shih, Berisha vetë e paska thyer heshtjen e paszgjedhjeve dhe paska futur në Facebook reagimin e tij se gazsjellësi TAP qenka shpallur fitues. Kjo është një fitore për gjithë shqiptarët! – shkruan Berisha. Kaq.
    Por jo, o njeri, jo! Ti duhet t’u bësh thirrje tani gjithë shqiptarëve me çfarëdo flamuri partie që kanë qejf të dalin në sheshet e Shqipërisë dhe të gëzojnë! T’i valëvisin e të gëzojnë deri pas mesnate! Jo vetëm se do futen në punë afro 20 mijë syresh, por se gazifikimi i Shqipërisë është më i forti zhvillim në jetën e përditshme të vendit. Se pas ca vitesh shqiptari do jetojë si jeton sot anglezi dhe francezi! Nuk do i bërtasë gruas dhe fëmijës as në Tiranë, as në Shkodër, as në Tepelenë: ”Mbylle derën” kur mes dimrit ta lërë derën hapur, se nuk do e trembë por do e shikojë shpërfillës faturën e energjisë dhe xhamat do i shkrijnë nga avulli! E do vazhdojë i qetë të pijë gotën e verës së kuqe me verë nga serat me ngrohje gazi edhe të Kukësit, edhe të Korçës, edhe të Librazhdit. Por ti nuk do e bësh këtë thirrje kryeministri Berisha (të mbeti ky emër edhe pas dorëheqjes, kështu do të thërrasin përherë shqiptarët). Nuk do e bësh se nuk do t’ua prishësh gazin fituesve, për mua të rremë, të zgjedhjeve. (Në vendin tënd ka rrezik ta bëjnë kryeministrat e Malit të zi, Kroacisë, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës. Mbaje mend!)
    Dhe meqë përmenda zgjedhjet, t’i kthehem ditës së djeshme të takimit me Berishën pas votimit. Bashkë me Yllin ishte edhe Mirela Tabaku, këshilltarja model për nga mirësia, e shëndetësisë. Ishte e mërzitur shumë! Jashtëzakonisht shumë. Në sy loti mund të dilte në çast nga keqardhja që populli nuk të kuptoi!
    ”Edi premtoi gjëra që unë nuk mund t’i premtoja. Nuk mund t’i premtoja shërbimin falas në shëndetësi, as heqjen e taksave për 95 për qind të popullsisë, as t’ua merrja djersën një pale e t’ia shpërndaja një pale tjetër!”- tha kryeministri.
    ”Si në ‘97-ën, që nuk premtuat të njihnit një borxh që nuk e kishit marrë dhe e paguat me humbjen e zgjedhjeve të radhës. Qershor ish dhe atëherë!”-i thashë unë.
    “Të kish të na vinte njoftimi për TAP-in para zgjedhjeve!”- tha Ylli Asllani. “S’ka gjë, tha Berisha, ka rëndësi të vijë, fiton Shqipëria! Unë e bëra atë premtim se e dija që e mbaja!”
    Dhe mua më erdh në mendje çfarë pune të jashtëzakonshme ka bërë Berisha në lobimin për TAP-in, të cilit unë dy vjet më parë, edhe pse gazetar me dekada vite përvoje në vend, as emrin nuk i dija.
    Ishim në Podgoricë, në vizitë zyrtare. Sa kisha filluar punë si këshilltar për PR (në fakt mediat). Takim me kryesorët e Malit të Zi, njëri pas tjetrit. Ngri dhe ul në tavolinë, TAP. Berisha rrekej t’u mbushte mendjen malazezëve se kanë rëndësi edhe rrugët mes dy vendeve, edhe zonat turistike të përbashkëta, edhe rigjallërimi i hekurudhës, edhe…por si TAP, jo. Igor Luksic, kryeministër i asaj kohe i Malit të Zi, një djalë i arsimuar në ekonomi në SHBA e shihte në sy Berishën si studenti sheh Profesorin!’
    “Po tha, Luksic, do shkoj në BE këtë javë dhe do loboj për TAP. Paska kaq leverdi për ne! Patjetër! Por tani le të shkojmë të hamë një peshk nga i liqenit dhe pimë nga një ‘Vranac’ të vjetër 100 vjeç.”
    Shyqyr!- thashë unë. Më hahej aq shumë. Prisja që në drekë kur të flitej për sport, muzikë apo edhe balerina e këngëtare “crnogorase” të kisha edhe unë shans të hapja gojë e të bëja kompetentin.
    U futëm në sallën e vogël të drekës, ngritëm gotat, bëmë “gëzuar dhe “zhiveli”, gëlltitëm gjithë qejf, sipas qejfit, verën e kuqe dhe…”Shiko Luksic, deri në Bosnjë, pale Kroacinë e Serbinë duhet të përfshijmë tregun e gazit kur TAP të kalojë nga Shqipëria.”
    “Po ky more! Na lër o njeri të hamë një kafshore bukë, se na vdiqe!”- thashë me vete për Kryeministrin Berisha, sigurisht, pa më dëgjuar as vetja se…jo se s’ma mbante, por nuk kish kuptim. (Qesh) Por në fakt kur u kthyem, vura vath në vesh e sytë katër për lajmin më të vogël për gazsjellësin TAP.
    Sa herë kam hyrë duke prishur radhën e kolegëve dhe ministrave mbrapa derës së Kryeministrit Berisha se “zbuloja” lëvizje e lajme për TAP a Nabucco-n.
    Dhe ja, vjen ky lajm se është përzgjedhur TAP për të çuar gazin e Azerbajxhanit në Evropë. Dhe këtë lajm e përhap Berisha ndërsa të gjithë mezi presin të thotë: Humba! Nuk do hipi prapë në kalë! Nuk do guxoj! (As një fije nuk besoj unë!)
    Dhe gazsjellësi kalon nga Korça e Devolli im, nga Skrapari i kunatit, Fieri i nipit, Vlora e gruas dhe e imja, viset tona që, për mua, gabuan kur votuan aq shumë kundra Kryeministrit Berisha!
    Megjithatë…TAP e fitoi Shqipëria, – tha Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
    E unë, si? Të mos jem krenar që e ndihmova në këtë punë të bukur për vendin?! Çfarë, thua mor mik?! Gjithë jetën!

    *Këshilltar i Kryeministrit Berisha. Ish-gazetar i BBC.

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Gazësjellësi Trans-Adriatik(TAP), 169 km në Shqipëri, 1 miliard euro investim

    Ja dhe nje shkrim tjeter propagandistik per figuren e mbretit laskuriq qe na vjen nga oborri i tij... Duhet ta njoftoje dikush dhe kete qe zgjedhjet u humben dhe Berisha u largua keshtu qe ky shkrim sdo kete vlere propagandistike as pas 4 vjetesh...

    Edi Rama takoi ambasadorin e Azerbaijan direkt pas lajmerimit si projekt fitues duke shprehur mbeshtetjen qe do ti japi qeveria projektit, por kjo nuk eshte ne plan te pare apo te dyte a te trete per kete oborretar te bindur, per te eshte me i rendesishem gezimi I kroateve, boshnjakeve, serbeve a malazezeve... Se permendi ndonje perfitim te Kosoves I ngrati... Do e kete nga shokimi I madh qe pesoi, si ky si mbreti I vet qe dhe foton e TAP-it na e vuri pa Kosoven... Ndoshta dhe jo...

  6. #166
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gazësjellësi Trans-Adriatik(TAP), 169 km në Shqipëri, 1 miliard euro investim

    Dhima: TAP, 20 mijë vende pune dhe 110 km rrugë të reja

    Drejtuesi i zyrës rregullatore në Ministrinë e Ekonomisë, Stavri Dhima tha dje për “Zërin e Amerikës” se projekti TAP kalon në 3 qarqe, 38 bashki e komuna nga Korça, e Berati në Fier dhe punëson mbi 20 mijë punëtorë e specialistë në ndërtimin që transporton fillimisht 10 miliardë metër kub gaz, e më pas dyfishin.

    Zoti Dhima! Si po pritet dhe çfarë shënon për Shqipërinë lajmi se projekti TAP u miratua?

    Ky është një lajm i madh. Kjo shënon një nivel të ri të ekonomisë, të energjetikës shqiptare dhe të shtetit shqiptar. Shqipëria bëhet kështu pjesë e një zinxhiri të ekonomisë dhe të energjisë botërore, gjë që shënon edhe vlerësime të tjera, siç janë siguria, qëndrueshmëria, aftësia për të marrë pjesë dhe për të menaxhuar projekte të tilla. Miratimi i projektit TAP përbën një bazë dhe një siguri për investitorët e tjerë, të cilët do të kryejnë punë të tjera, lidhur me TAP me shpërndarjen e gazit apo edhe në fusha të tjera, pasi kanë marrë sigurinë që në këtë vend ekzistojnë projekte të mëdha.

    Cilat janë përmasat e projektit dhe të ndërtimit?

    Projekti TAP ka një gjatësi 870 kilometra në tërësi, nga të cilat 206 km janë në territorin shqiptar në tokë, që nga hyrja në zonën e Bilishtit dhe dalja në zonën e Semanit, rreth 60 km janë në pjesën shqiptare të detit dhe drejt Italisë. Pra është një pjesë rreth 266-269 km që shtrihet në territorin shqiptar tokë dhe det.

    Cili është itinerari i ndërtimit të TAP?

    Ndërtimi kalon nga Bilishti, ku ka edhe një stacion kompresorësh, nga zona malore mes Korçës dhe Skraparit, Poliçanit, Çorovodës, nga lugina e lumit Osum, duke zbritur në afërsi të qytetit të Beratit, Otllak, Urë Vajgurore, Roskovec në qarkun e Fierit, dhe duke dalë në zonën e Semanit e drejt Italisë në Leçe.

    A mund të jepni disa detaje për kapacitetet transportuese?

    Kapaciteti transportues është 10 miliardë metër kub ose 10 milionë bcm. Ky është kapaciteti fillestar, por mundësia e projektit, dimensionet e tubacionit, stacionet e kompresorëve janë edhe për dyfishin e transportit, pra deri në 20 miliardë metër kub drejt Italisë. Terreni shqiptar ofron edhe depozitim nëntokësor për ruajtje dhe përdorim të mëvonshëm të gazit në zonat e Kuçovës dhe Dumresë deri në 2 miliardë metër kub gaz, në puset e vjetra të naftës apo në shtresa kripore.

    Sa gaz do të mbetet në Shqipëri?

    Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nënshkruar marrëveshje me dy nga aksionerët aktualë të TAP-it, ku një është kompania zvicerane AXPO, për lënien në Shqipëri të një sasie gazi prej 250 milionë metër kub, si dhe me kompaninë gjermane “E-on Rhurgaz”, e cila do të lërë në Shqipëri rreth 500 milionë metër kub gaz. Në total do të lihen në Shqipëri rreth 750 milionë metër kub gaz, që është një sasi e konsiderueshme për fazën e parë. Me rritjen e kërkesave të tregut për këtë gaz patjetër do të shtohen edhe sasi të tjera. Sasia më e madhe e këtij gazi do të përdoret si lëndë djegëse për të prodhuar energji elektrike në TEC-et e Fierit e Vlorës, metalurgjisë dhe industrive të tjera.

    A ka shpërndarje tjetër nga Shqipëria?

    Në Seman do të ndërtohet një pikë gërshetimi e shumë rrjeteve, ku mendohet të lidhet edhe projekti që do të shkojë nga Shqipëria drejt Kroacisë, siç quhet projekti Jonian Adriatik. Kemi paraqitur në Bruksel dhe në sekretariatin e energjisë edhe projektin e lidhjes me një rrjet gazsjellësi mes Shqipërisë dhe Kosovës, direkt apo përmes Maqedonisë, i cili mund të shkojë më pas edhe në Serbi.

    A ka filluar të mobilizohen pushteti vendor dhe firmat e ndërtimit në trajektoren e projektit për të punësuar teknikë, inxhinierë, punëtorë?

    Në total mendohet se këtu mund të jenë të angazhuar mbi 20 mijë punëtorë, të cilët mund të ndryshojnë në faza të ndryshme. Pa përmendur rrugët kombëtare ekzistuese, do të ndërtohen rreth 110 kilometra rrugë të reja apo të rindërtuara totalisht në shërbim të TAP-it, rrugë të projektit, rrugë të kantierit nga do të kalojnë pajisjet, ku do të bëhen montimet paraprake. Nuk po përfshijmë në këtë pasqyrë strehimin dhe ushqimin e mijëra punëtorëve, transportin e qindra kilometra tuba, gërmimin e mijëra tonelatave me dhe. Është realisht një projekt i përmasave të papara. Në një emër të vetëm, TAP ka kaq shumë punë, kaq shumë volum, si dhe është investim i madh.

    Konsorciumi “Shah Deniz”: TAP, fitues zyrtar

    Konsorciumi për zhvillimin e fushës së gazit, “Shah Deniz” njofton zyrtarisht se ka përzgjedhur projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik, si fitues për transportin e gazit natyror drejt Europës. Në një konferencë për mediat të mbajtur nga konsorciumi në Baku të Azerbajxhanit, Kjetil Tungland, drejtor menaxhues i TAP-it tha se brenda pak muajve do të nisë puna intensive me konsorciumin në mënyrë që brenda pak viteve të realizohet dhe të rezultojë një investim i suksesshëm. Projekti TAP vlerësohet nga konsorciumi si një përzgjedhje e një projekti më ekonomik, më efektiv dhe që siguron tranzitimin e gazit me çmimin më të leverdishëm për konsumatorët. Projekti TAP pritet të nisë në vitin 2019. Konsorciumi, që përfshin “Socar”, britanikun “BP”, norvegjezin “Statoil” dhe francezin “Total”, njoftoi se do të publikonte në fund të muajit qershor vendimin mbi lëvrimin e gazit në Evropë nga deti Kaspik, gjë që ka ndodhur ditën e sotme. Gazsjellësi TAP (Trans Adriatic Pipeline) kalon nga kufiri greko-turk në Itali përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai do të ketë një kapacitet 10 mld metra kub në vit për të shkuar më vonë në kapacitetin 20 miliardë. Gjatësia në total e tij do të jetë 870 km, nga të cilat 205 janë në Shqipëri. Shqipëria, si vendi më i vogël ku kalon ky projekt madhor, pritet të jetë një nga përfitueset kryesore. Ky projekt mund të cilësohet edhe si një nga investimet më të rëndësishme të zhvilluara në vend. Sipas studimeve, vetëm në fazën e ndërtimit që do të zgjasë nga viti 2015 deri në vitin 2018, gazsjellësi do të gjenerojë 157 milionë euro shtesë në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar dhe do të krijojë mesatarisht 2900 vende pune në vit. Dhe këto janë vetëm përfitimet direkte.


    MAPO

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Gazësjellësi Trans-Adriatik(TAP), 169 km në Shqipëri, 1 miliard euro investim

    Analiza e komisionit Europian llogariti 9000 vende pune fillimisht ne fazen e ndertimit dhe 300-400 cdo vit gjate funksionimit. Ku I gjeti Cili me Dhimen 20 mije? Apo bjeri ti biem edhe keto dite qe jemi ne qeveri?

    Sa me shume vende te kete aq me mire do jete. Por nuk duhet te fluturojme me presh duke krijuar iluzione nga deklaratat dhe shkrimet propagandistike...

  8. #168
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Gazësjellësi Trans-Adriatik(TAP), 169 km në Shqipëri, 1 miliard euro investim

    Deklaratat e Samaras per TAP, te konvertuara ne nje kontekst shqiptar

    Nga Robert Goro

    Qe nga mengjesi i te premtes, mediat greke e kane percjelle si lajmin kryesor te dites zyrtarizimin e projektit te gazsjellesit TAP. Ndersa kryeministri grek, Antonis Samaras, i ndodhur ne Bruksel, doli me nje deklarate bukur te gjate, ku iu referua me detaje dobise qe do te kete vendi nga konkretizimi i ketij projekti, qe e cilesoi si "zhvillimin me pozitiv ekonomik te dhjete viteve te fundit"; duke e barazuar keshtu TAP-in me anetaresimin e Greqise ne zonen e euros, ne fillim te viteve 2000.

    Nese ndokujt i duket si hiperbole krahasimi i kryeministrit grek, mjafton te sjellim ne vemendje nje tjeter pasazh nga deklarata e tij, ku ai e cileson vendimin e konsorciumit Shah Deniz, edhe si "votebesim teper te rendesishem per Greqine":

    "Pas njoftimit zyrtar per TAP, "skenaret e katastrofes" per Greqine dhe te daljes nga euro, ndalojne perfundimisht. Sepse nuk kane me asnje kuptim. Sepse, pa me thoni, kush do te investonte kaq shume kapitale ne nje vend qe rrezikon ne pikepamje ekonomike, shoqerore dhe politike?".

    Shumekush e di se Greqia po mastigohet prej kater vitesh nen trysnine me te vertete te pambajtshme te nje krize te rende ekonomike politike dhe sociale, qe u gjend jo vetem figurativisht ne buze te gremines falimentuese dhe kaosit. Pikerisht kesaj Greqie, disa prej kompanive me te fuqishme ne bote i japin "votebesim" dhe kryeministri fqinj gati sa s'fluturon nga gezimi dhe krenaria.

    A nuk eshte lehtesisht i kovertueshem edhe per Shqiperine e shqiptaret, qytetaret e thjeshte dhe politikanet, perjetimi grek i fitores se projektit TAP?

    Besoj se po. Madje, po te marrim parasysh se Greqia kishte dhe ka dy barriera te fuqishme perballe gjithe vektoreve te krizes - eshte anetare e BE dhe e Eurozones-, dhenia e te njejtit "votebesim" per Shqiperine merr permasa jo thjesht historike, por epokale.

    Dhe ky votebesim eshte marre me shume pune e mund, duke nisur nga lobimi i kryeministrit shqiptar Sali Berisha per te promovuar me te gjitha menyrat projektin, qysh atehere kur as shqiptaret nuk dinin gje per TAP-in, e kur qeveria Samaras nuk ekzistonte as si shaka ne mendjen e grekeve.

    Por edhe gjithe ministrat e ekspertet shqiptare qe u perfshine ne zhvillimet rreth ketij projekti, kane punuar me profesionalizem e korrektese dhe nuk eshte pa domethenie fakti qe gjithe marreveshjet paraprake per gazsjellesin TAP u nenshkruan me se pari me qeverine shqiptare, e cila nga ana e vet kishte vazhdimisht rol protagonisti ne te gjitha etapat e projektit.

    Sigurisht, aksioneret e TAP kane vene mbi gjithcka interesat e tyre, ashtu sikurse BE dhe sidomos SHBA, e kane mbeshtetur gjithe kete projekt mbi interesat gjeostrategjike. Mirepo, ne vleresimin e tyre ka qene teper primar edhe parametri i stabilitetit politik, ekonomik dhe social ne kete vendin tone te uruar. Sepse, qe te risjell kryeministrin grek, "kush do te investonte kaq shume kapitale ne nje vend qe rrezikon ne pikepamje ekonomike, shoqerore dhe politike? Prandaj perfshirja ne kete projekt madhor, eshte nje "votebesim", nje kredencial teper i respektueshem per Shqiperine.

    Qe nuk do te jepej ne asnje menyre nese Shqiperia dhe elita shteterore e politike e saj nuk frymezonin nje perspektive stabiliteti; nje perspektive qe vihej edhe me shume ne pikepyetje e diskutim, per shkak te zhvillimit te zgjedhjeve ne vend, pikerisht ne periudhen me kruciale per fatin e gazsjellesit Trans Adriatik.

    Natyrisht, vendimi ne favor te TAP-it nuk u poq e u muar brenda pak diteve para dhe pas 23 qershorit. Mirepo, gjithcka qe ka ndodhur nga e diela ne mbremje e deri me tani, me protagoniste humbesit dhe fituesit e zgjedhjeve, ka qene nje arsye e forte per t'i bindur aksioneret e TAP-it se kane bere perzgjedhjen me te mire duke perfshire edhe Shqiperine. Dhe duket se nuk do te kete asnje gjase qe ata te ndihen te zhgenjyer.

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Berisha: Projekti TAP u përzgjodh, fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne

    Pjesëmarrja e Greqisë në TAP, Turqia hedh hije dyshimi

    Turqia nxit vendet e interesuara dhe të përfshira në projektin TAP, të vënë Greqinë në një monitorim rigoroz, me qëllim që të sigurohet suksesi i këtij gazsjellësi.
    Presidenti i Komitetit Kombëtar turk në Këshillin Botëror të Energjisë, Suresh Ozden tha për agjencinë e lajmeve Anadol, se “Situata ekonomike në Greqi duhet të monitorohet nga afër për të siguruar të ardhmen e gazsjellësit TAP”.
    Sipas tij, "në rast se Greqia dështon për të paguar borxhet e saj, e ardhmja e tubacionit TAP duket ogurzezë".
    Sipas mediave greke që transmetojnë këtë deklaratë, nëpërmjet saj, Turqia përpiqet të komplikojë një pjesëmarrje të qetë të Greqisë në program, dhe pse jo, të anulojë pjesëmarrjen e saj në projekt.

    Sipas mediave, qëndrime të tilla ndoshta janë një ndihmë e tërthortë për rivendosjen në plan të pare, të konsorciumit Nabucco që u tërhoq dhe që promovon një tjetër drejtim të gazsjellësit, përmes Bullgarisë, Rumanisë dhe Austrisë. /ballkanweb


    kur ju thosha qe turqia kishte kohe qe e sabotonte kete projekt, nuk donin ta besonin myslot shqiptar.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  10. #170
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gazësjellësi Trans-Adriatik(TAP), 169 km në Shqipëri, 1 miliard euro investim

    SHBA mbështet fuqishëm projektin TAP

    Katërmbëdhjetë vjet më parë, u zbulua fusha e madhe e gazit në Shah Deniz në fund të Detit Kaspik, në Azerbajxhan. Muajin e kaluar, Azerbajxhani dhe partnerët e saj, kompanitë ndërkombëtare të energjisë që po punojnë në këtë fushë gazi, njoftuan se brenda 6 viteve të ardhshme, Azerbajxhani do të fillojë transportimin e gazit natyror në Evropë nëpërmjet tubacionit Trans-Adriatik, ose TAP. “Kjo është një arritje e madhe për Azerbajxhanin dhe një hap i madh përpara në realizimin e Korridorit Jugor të Gazit, i cili do të transportojë gazin kaspik te konsumatorët evropianë”, tha zëvendës zëdhënësi në detyrë i Departamentit të Shtetit, Patrick Ventrell.

    Njoftimi shënon një arritje të madhe në përpjekjet evropiane për të krijuar një korridor të ri jugor të furnizimit që do të ketë qasje në rezervat e mëdha të gazit në Detin Kaspik, duke pakësuar varësinë e kontinentit ndaj importeve ruse. 10 miliardë metër kub gazit në vit do të transportohet nga Azerbajxhani përmes Kaukazit Jugor, Gjeorgjisë Jugore dhe tubacionit të planifikuar Trans-Anatolian, ose TANAP, në Turqi. Gazi pastaj do të transferohet në tubacionin TAP, i cili kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë drejt Evropës Përëndimore duke shmangur Rusinë dhe Ukrainën.

    “Korridori Jugor do të sjellë një burim të ri të furnizimit me gaz në Evropë, objektiv të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm”, tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ventrell. “Kjo pasqyron përpjekjet e Evropës për të diversifikuar burimet e saj të energjisë, përfshirë hapat e guximshëm drejt konkurrencës dhe tregtisë të mishëruara në Paketën e Tretë legjislative të Bashkimit Evropian mbi Energjinë, që ka për qëllim promovimin e një integrimi dhe konkurrence më të gjërë të gazit në tregun e energjisë elektrike të Bashkimit Evropian.

    “Përzgjedhja e projektit TAP për sjelljen e gazit nga Deti Kaspik në Evropë është një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e avancimit të sigurisë së energjisë së Evropës dhe nxitjen e konkurrencës në tregun e furnizimit me energji.”

    Zoti Ventrell vuri në dukje rëndësinë e Korridorit Jugor të Gazit për sigurinë globale të energjisë. “Kjo iniciativë do të kontribuojë në përmbushjen e kërkesave globale për energji, e cila është kritike në mbështetjen e rritjes ekonomike. Shtetet e Bashkuara e shohin rëndësinë e Korridorit Jugor të Gazit në këtë kontekst më të gjerë,” tha ai.

    “Ne përgëzojmë Qeverinë e Azerbajxhanit dhe konsorciumin Shah Deniz për këtë arritje të madhe”.- tha ai.

    Zeri i Amerikes

  11. #171
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Berisha: Projekti TAP u përzgjodh, fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin


    kur ju thosha qe turqia kishte kohe qe e sabotonte kete projekt, nuk donin ta besonin myslot shqiptar.
    Po që je i mençur ti !! Jo vetëm kaq, por edhe parashikues .
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  12. #172
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gazësjellësi Trans-Adriatik(TAP), 169 km në Shqipëri, 1 miliard euro investim

    Aksionerët e TAP, letër falenderimi Berishës

    TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha ka marre një letër falënderimi nga drejtuesit më të lartë të Kompanisë zvicerane Axpo Trading AG, e cila është inisiatorja e projektit TAP, si dhe një ndër aksionerët kryesorë të këtij Konsorciumi.

    Presidenti i Kompanisë Axpo Tading AG, Heinz Karrer, Drejtori Ekzekutiv, Hans Schulz, si dhe anëtari i Bordit drejtues, Markus Brokhof në letrën e tyre i shprehin Kryeministrit Berisha falënderimet për rolin e jashtëzakonshëm të tij dhe mbështetjen diplomatike, efektive dhe të fokusuar që ai ka bërë gjatë këtyre viteve në funksion të marrjes së këtij vendimi strategjik.

    Ata theksojnë se kontributi i palodhur dhe i paçmuar i Kryeministrit Berisha gjatë bashkëpunimit ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në këtë sukses, i cili e ka vënë Shqipërinë në pozicionin më të favorizuar për çështje të energjisë, përballë rajonit të Kaspikut dhe partnerëve evropianë.

    Letra e plotë

    “Me vendimin e Konsorciumit të Shah Denize për të zgjedhur TAP-in është zgjedhur rruga më e shkurtër e transportit, me kosto më të ulët dhe me zgjidhje inxhinierike më të mirë. Në këtë mënyre TAP ka kapërcyer një faze kyçe. Si një komponent integral i Korridorit Jugor të Gazit, TAP kontribuon në sigurimin e furnizimit me energji të Evropës, përfshirë Zvicrën dhe lejon diversifikimin e burimeve të gazit natyror.

    Është dëshira jonë e madhe t’ju falënderojmë ju personalisht për mbështetjen diplomatike të jashtëzakonshme, të fokusuar drejt qëllimit dhe efektive që ju na keni dhënë gjatë viteve të shkuara. Puna juaj e palodhshme dhe e paçmuar gjatë bashkëpunimit tonë ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në këtë sukses. Falë kësaj si Shqipëria edhe Axpo ia kanë dalë ta pozicionojnë veten në mënyrën më të favorshme në rajonin e Kaspikut ashtu si dhe me partnerët evropianë”.

    Panorama

  13. #173

    Për: Gazësjellësi Trans-Adriatik(TAP), 169 km në Shqipëri, 1 miliard euro investim

    Kongresi Amerikan pergezon Azerbajxhanin per vendimin qe mori ne lidhje me TAP.

    Ne mbledhje foli edhe ambasadori shqiptare ne SHBA Gilbert Galanxhi qe tha se ky vendim ishte shume i rendesishem per Shqiperine.

    http://www.azernews.az/oil_and_gas/57040.html

  14. #174
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gazësjellësi Trans-Adriatik(TAP), 169 km në Shqipëri, 1 miliard euro investim

    METE, projekt për përfshirjen e Kosovës në gazsjellësin TAP

    TIRANE- Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me ministrinë homologe të Kosovës kanë paraqitur në Komisionin Europian për Energjinë një projekt për furnizimin me gaz të Kosovës dhe Serbisë Jugore.

    Kosova mund të përfitojë nga gazsjellësi TAP deri në 2 miliard metër3.vit gaz. Drejtori i politikave hidrokarbure në ministrinë e Ekonomisë, Stavri Dhima, shprehet për mediat se projekti i pranuar nga Komisioni i Energjisë është pjesë e unazës së gazit të Ballkanit Perëndimor.

    Por sipas tij, studimi i fizibilitetit për këtë projekt do të fillojë pas përfundimit të atij për gazsjellësin Ioniano-Adriatik (IAP), që do të lidhet me gazsjellësin TAP në territorin shqiptar pranë Fierit.

    Studimi i fizibilitetit për të dy projektet po financohet nga BERZH.
    Për gazjsellësin IAP vlera arrin në 3.5 milionë euro, ndërsa për lidhjen me Kosovën, 1.75 milionë euro.
    Në total, unaza e transportit të gazit në Ballkanin perëndimor është projektuar për një kapacitet prej 5 miliardë metër kub.
    Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia nuk kanë sot ende lidhje me rrjetin europian të shpërndarjes së gazit.

    (m.a/ata/BalkanWeb)

  15. #175
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”: Mbështesim Nabuccon, redukton interesat ruse

    Turqia do aksione te TAP-it, Rumania kunder Nabucco-s

    Turqia synon te bleje aksione te projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik (TAP). Ndersa Rumania nga ana e saj, ka dale hapur kunder projektit rival te ketij te fundit, Nabucco, duke kerkuar madje dhe parate qe ka investuar per mbeshtetjen e tij. Keto jane dy ngjarjet me te fundit qe kane terhequr vemendjen e rajonit tone ne lidhje me sektorin e gazsjellesve dhe konkretisht, me ate qe kalon nga vendi yne, TAP dhe qe u perzgjodh si fituesi per sjelljen e gazit nga fusha e Shah Denizit ne Azerbajxhan. Keshtu, mesohet se ka qene vete ministri turk i Energjise dhe Burimeve Natyrore, Taner Yildiz, i cili deklaroi se fundmi se Turqia ka ndermend te bleje nje pjese te aksioneve per t’u perfshire ne projektin e tubacionit Trans-Adriatik, permes kompanise shteterore “Botas”, Me heret, ai kishte propozuar 15% te aksioneve ne kete projekt. Ndersa nga ana tjeter, presidenti rumun, Traian Basesku, ka kerkuar qe Bashkimi Evropian t’i ktheje 23.000.000 eurot e shpenzuara nga Bukureshti per projektin e tubacionit te gazit Nabucco, qe ai te ulte varesine e tij nga Gazpromi rus. Nje lajm ky i cituar nga mediat ruse ne fakt, sipas te cilave, reagimi i mberritur nga Brukseli se pretendimet e Baseskut jane adresuar gabimisht, eshte i qellimshem. Duke mbeshtetur ne fakt presidentin rumun, per pretendimin e tij se Bukureshti zyrtar ka te drejte te marre nje kompensim.

    Koha Jone

  16. #176
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gazësjellësi Trans-Adriatik(TAP), 169 km në Shqipëri, 1 miliard euro investim

    TAP nis vlerësimin dhe shpronësimin e tokës

    Kompani holandeze për mbledhjen e të dhënave kadastrale.
    Procesi do të mbyllet brenda vitit 2013. Më pas kontratat.

    Gazsjellësi “TAP” ka nisur procedurat e vlerësimit dhe shpronësimit të tokës përgjatë 870 kilometrave ku do të shtrihet ndërtimi në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Për të kryer këtë procedurë është zgjedhur një kompani nënkontraktore holandeze, e cila do të fillojë nga mbledhja e informacionit të rëndësishëm për pronarët e tokës dhe përballja e tyre me të dhënat kadastrale ekzistuese. Në një njoftim të TAPit bëhet me dije se qëllimi i punës së nënkontraktorit do të jetë identifikimi i pronarëve legjitimë, vendosja e kufijve tokësorë dhe vlerësimi i pronave që preken. Nënkontraktori holandez “Royal Haskoning” do të sigurojë në fund eksesin mbi të drejtat e tokës për ndërtimin e gazsjellësit. Në terren kompania do të vendosë një staf prej 200 personash që do të përfundojnë procesin brenda disa muajve në tri shtete.

    PROCEDURA
    Kompania holandeze “RHDHV” ofron shërbime të konsulencës dhe menaxhimit në projekte ndërkombëtare inxhinierike dhe do të jetë ajo që do të merret me vlerësimin dhe shpronësimin e tokës ku do të kalojë projekti “TAP”. Nga ana e kompanisë do të kërkohet akses i përkohshëm për pjesën ndihmëse që do të shërbejë për ndërtimin dhe akses i përhershëm për pjesën ku do të mbulohen tubacionet. Po kështu, nga ana e TAP-it do të vendosen edhe limite për largësinë që duhet të ruhet nga banorët për gazsjellësin. Shpronësimi për ndërtimin e TAP-it, sikurse theksohet në njoftim, do të bëhet duke pasur bazë standardet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në mënyrë që secili prej pronarëve të marrë atë që i takon. Vlerësimet dhe mbledhja e informacioneve nga kompania holandeze do të bëhen brenda vitit 2013, në mënyrë që në vitin 2014 të nënshkruhen edhe kontrata me pronarët.

    ÇFARË PARASHIKON PLANI
    Plani sektorial për projektin “TAP” për vendin tonë parashikon saktë edhe hapësirën që do të shpronësohet përfundimisht dhe atë në mënyrë të përkohshme. “Në total toka që do të merret për projektin ‘TAP’ përbën një sipërfaqe afërsisht 73 hektarë për instalimet mbi tokë dhe rreth 140 hektarë për rrugë të reja/të përmirësuara. Shoqëria ‘Trans Adriatic Pipeline AG’ do të marrë në mënyrë të përhershme tokën që nevojitet për instalimet mbi sipërfaqen e tokës, ndërsa në mënyrë të përkohshme do të shpronësohen 800 hektarë tokë”, thuhet në planin sektorial.

    Nertila Maho/PANORAMA

  17. #177
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gazësjellësi Trans-Adriatik(TAP), 169 km në Shqipëri, 1 miliard euro investim

    Italia miraton marrëveshjen e gazjellësit TAP

    ROME- Pas Shqipërisë dhe Greqisë edhe parlamenti italian Italia i ka thënë “Po” marrëveshjes së TAP. Marrëveshja u votua sot me 284 vota pro, 42 kundër dhe vetëm dy abstenim.
    Marrëveshja ka për synim ndërtimin e një tubacioni përtej kufijve, ku pika e fillimit do të jetë në Greqi dhe Shqipëri për të kaluar më pas në Itali.
    Dy ditë më parë parlamenti grek miratoi marrëveshjen për tubacionin, i cili do të transportojë gazin nga Azerbajxhani në Evropë. Ndërkohë më parë edhe Kuvendi i Shqipërisë kishte miratuar marrëveshjen.
    Investimi që do të kryhet në Shqipëri përmes zbatimit të këtij projekti llogaritet mbi 2 miliardë dollarë dhe gjatë ndërtimit dhe funksionimit të tij do të punësohen mbi 20 mijë qytetarë shqiptarë. Gazsjellësi TAP ka rëndësi strategjike për Shqipërinë për përdorim të brendshëm duke mundësuar rritjen dhe diversifikimin e burimeve energjetike, si dhe e shndërron vendin në epiqendër të shpërndarjes së gazit në rajon dhe më gjerë.

    Panorama

  18. #178
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gazësjellësi Trans-Adriatik(TAP), 169 km në Shqipëri, 1 miliard euro investim

    Greqi, Parlamenti miraton marrëveshjen me TAP

    Anila Jole

    Parlamenti grek miratoi sot marrëveshjen mes vendit pritës, Greqisë dhe kompanisë së gazsjellësit TAP, i cili do të transportojë gazin nga Azerbajxhani në Evropë, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë, e duke përfunduar në Itali.

    Projektligji u votua pro nga deputetët e Demokracisë së Re, PASOK e DIMAR, ndërsa partia më e madhe opozitare, SYRIZA abstenoi. Kundër votuan deputetët e “Agimit të Artë”, Partisë Komuniste dhe “Grekët e Pavarur”.

    Zëvendësministri i Mjedisit, Assimakis Papageorgiou tha në Parlament, se “kjo vepër do të ndërtohet duke respektuar të gjitha rregullat evropiane të tranzitit, kushtet mjedisore dhe të ndërtimit”.

    Ai vuri në dukje se TAP do të ndërtohet në 3 vjet dhe kur në vitin 2019 të fillojë të vihet në shfrytëzim, Greqia do të blejë 5% të aksioneve të kompanisë.

    TAP me potencial për transportin e 20 miliardë kub gaz, do të transportojë 10 miliardë kub, ndërsa vetë Greqia do të konsumojnë 1 miliard metër kub gaz.

    Sipas zëvendësministrit, TAP do t’i japë frymëmarrje Greqisë Veriore, pasi ai do të krijojë 3 500 deri 4 000 vende pune të drejtpërdrejta, 10 000 vende pune të tërthorta dhe 500 vende pune për funksionimin dhe mirëmbajtjen e tubacionit.

    Duke iu përgjigjur kritikave se nuk janë vendosur tarifa tranziti, zëvendësministri Papageorgiou tha se të gjitha tubacionet ndërkufitare në Evropë nuk kanë vendosur pagesa për tranzitin, në mënyrë që të mos rriten shpenzimet për konsumatorin.

    (Balkanweb)

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •