Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 178
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Gazi i Azerbajxhanit do kalojë nga Shqipëria

    Greqia dhe Italia kanë humbur përpjekjet për transportin e gazit nga Azebajxhani. Në fakt konsorciumi ndërkombëtar i udhëhequr nga kompania britanike British Petroleum ka zgjedhur projektin TAP (Trans Adriatic Pipeline) kundrejt atij italo-grek ITGI, për të tranzituar drejt Europës gazin azer. Kjo është mundësia më e mirë për Shqipërinë për të qenë një nga kanalet kryesore të qarkullimit të gazit nga Azebajxhani drejt Europës.

    Klan

    http://www.trans-adriatic-pipeline.c...w/article/221/


    u shtofshin cdo jave lajme te tilla .....





    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Lajm i mire ..... shume i mire!!!!!!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Asadov: Azerbajxhani si Shqipëria, interes për TAP, shpresojmë të gjejë zgjidhje

    TIRANË-“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit janë të shkëlqyera, nuk ka probleme mes këtyre 2 vendeve dhe shpresojmë që të thellojmë bashkëpunimin edhe më tej, sidomos në fushat ekonomike”, bënë të ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe homologu azerbajxhanas, Ogtay Asadov.

    Topalli vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona ndërsa shtoi se projekti TAP është mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë. Sipas saj, do të rritet më tej bashkëpunimi me Azerbajxhanin në kuadër edhe të projekti për gazsjellësin TAP.

    “Dy parlamentet tona kanë ngritur grupet e miqësisë për të çuar më tej bashkëpunimin. Mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit ka mundësi të mira për bashkëpunim ekonomik. Me rëndësi strategjike për Shqipërinë është projekti për gazsjellësin TAP. Gazsjellësi transatlantik, ku Azerbajxhani ka një rol kryesor, është një projekt strategjik, jo vetëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, por dhe në perspektivën e rajonit. Midis dy vendeve ekziston një memorandum mirëkuptimi, i cili do të pasohet në terma konkrete bashkëpunimi në muajt në vijim”, theksoi Topalli në fjalën e saj.

    Më pas fjalën e mori kryetari i parlamentit të Azerbajxhanit, Asadov duke theksuar dhe ai rëndësinë e projektit TAP. Asadov, u shpreh se zbatimi i projektit TAP do të jetë një bashkëpunim i suksesshëm mes dy vendeve.
    “Mes 2 vendeve nuk ka asnjë problem, kemi marrdhënie shumë të mira, të shkëlqyera politike dhe në axhendën tonë është forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes 2 vendeve. Sic tha dhe zonja Topalli, Azerbajxhani është i interesuar në projektin TAP dhe besojmë se ky projekt do gjejë zgjidhjen”.

    Më tej, Asadov shprehu urimet e tij për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

    Nishani pret Asadov

    Edhe Presidenti Bujar Nishani takoi sot Kryetarin e Parlamentit të Azerbajxhanit, Asadov.

    Sic citon zyra për shtyp e Presidentit të Republikës, kreu i shtetit Nishani priti sot një takim z. Asadov dhe delegacionin parlamentar që e shoqëron, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri.

    Presidenti Nishani dhe Kryetari i Asamblesë së Azerbajxhanit Asadov i vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira dhe shkëmbyen mendime për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, në mënyrë të veçantë në fushën e energjitikës.

    Të dy bashkëbiseduesit e përqendruan bisedën në realizimin e projektit TAP duke shprehur besimin se ky projekt ka shumë gjasa të fitojë për shkak të rëndësisë ekonomike të tij dhe përfitimit, që kanë vendet e rajonit dhe më gjerë nga zbatimi i këtij projekti.

    Kryetari i Shtetit e njohu zotin Asadov me klimën dhe kuadrin ligjor të favorshëm që ekziston në vendin tonë për mbështetjen e investimeve të huaja dhe inkurajoi investitorët nga Azerbajxhani që të investojnë në Shqipëri, në fushat e energjitikës, turizmit dhe infrastrukturës.

    TAP, eshte një ndër projektet më fizibël në këtë kontekst është Trans Adriatik Pipeline, i njohur si TAP, i cili parashikohet të përshkojë Shqipërinë në trajektoren e tij drejt Italisë dhe Europës dhe do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për tregun shqiptar, atë rajonal e më gjerë, tregun europian. Ne shqiptarët e shohim si një projekt shume strategjik. Ndërtimi i kësaj vepre do të përbënte një arritje të jashtëzakonshme për rajonin, ndërsa familjet shqiptare, në rast se TAP përzgjidhet si projekti fitues, do të mund të përfitojnë nga ky burim shumë i rëndësishëm, i lirë dhe i vazhdueshëm energjie, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

    (d.b/BalkanWeb)

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    TAP planifikon nisjen e studimeve në Adriatik

    Gazësjellësi TAP do të nisë studimet në det të halur me qëllim mbledhjen e informacioneve dhe kampionëve të tjerë për identifikimin e gjurmës download (2)optimale të kalimit në det. Studimet do të përfshijnë hulumtime të ndryshme përgjatë gjurmës së propozuar të kalimit të gazsjellësit në det të hapur në ujërat ndërkombëtare, italiane dhe shqiptare të detit Adriatik. Këto studime do të bëjnë hartëzimin e fundit të detit, identifikimi i pengesave të mundshme përgjatë gjurmës së kalimit, si dhe mbledhja e kampionëve të shtresës së fundit të detit. Drejtor i TAP-it për Shqipërinë Albert Haak, deklaroi: “TAP-i është ende në procesin e mbledhjes së informacionit të detajuar dhe të kampionëve përgjatë rrugës së propozuar të kalimit të gazsjellësit në det të hapur dhe në tokë për t’u siguruar që ajo gjurmë kalimi është më e sigurta dhe me ndikimin më të ulët në mjedisin përreth. Kjo po kryhet nga ekspertët më të mirë, në pajtim të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare”. Rruga e kalimit të TAP-it në Shqipëri u identifikua në vitet 2009-2012, gjatë studimeve të detajuara të përcaktimit të rrugës së kalimit të gazsjellësit. Në veçanti, vëmendje e veçantë iu kushtua shmangies së habitateve natyrore të ndjeshme. Gazsjellësi TAP në Shqipëri do të jetë rreth 209 km i gjatë në tokë dhe 60 km në det të hapur në pjesën shqiptare të detit Adriatik. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt gazsjellësi për gazin natyror. Gazsjellësi do të transportojë gazin nga rajoni i Kaspikut nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë dhe përmes detit Adriatik në Italinë Jugore dhe më tej në Evropën Perëndimore.

    MAPO

  5. #45
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    SHBA kundër gazsjellësit “TAP”: Mbështesim Nabuccon, redukton interesat ruse

    SHBA kundër gazsjellësit “TAP”: Mbështesim Nabuccon, redukton interesat ruse
    TIRANE - Shtetet e Bashkuara të Amerikës pozicionohen kundër projektit të gazsjellësit "Trans Adriatic Pipeline" (TAP), të cilësuar si prioritar nga Tirana zyrtare, duke mbështetur projektin tjetër konkurrues Nabucco, që shmang territorin shqiptar. Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Senatin amerikan, në raportin me temë "Energjia dhe Siguria, nga Kaspiku në Europë", të përgatitur në 12 dhjetor 2012, qartëson kategorikisht se projekti "Nabucco West është qartësisht superior ndaj TAP-it për interesat e politikës së jashtme amerikane në rajon". Në rekomandimin që ky dokument strategjik i bën qeverisë amerikane theksohet se "pa dyshim, TAP ka përparësi, është më pak i kushtueshëm dhe më i shkurtër se Nabucco. Megjithatë SHBA duhet të mbrojnë që Nabucco West të zgjidhet si rrugë e poshtme e Korridorit Jugor, në vend që të lekundet mes opsioneve të disponueshme". Në konkluzionet e raportit, ndonëse evidentohet se nga projekti TAP do të përfitojnë shtetet aleate si Shqipëria, Greqia dhe më shumë Italia, nga ana tjetër theksohet se "presionet shtrënguese të energjisë nga Rusia kundër aleatëve në Europën Qendrore dhe Juglindore janë të një magnitude më të madhe". Ndaj dhe për këtë arsye, Senati i rekomandon qeverisë amerikane që "SHBA t'i detyrojë këto shtete aleate (Shqipëri, Greqi, Itali) të flasin qartë për këtë interes të përbashkët". Mandej ky dokument strategjik evidenton se mbështetja e projektit Na-bucco West, veç SHBA-së është në interesin politik dhe ekonomik edhe të vendeve anëtare e partnere të NATO-s. "Nabucco West do të avancojë më qartë interesat e politikës së jashtme amerikane për sigurimin direkt të energjisë për ato vende në Europën Qendrore dhe Juglindore në nevojë të madhe të diversifikimit të furnizimit, larg nga furnizimi rus. Në mënyrë të veçantë, Nabucco West do të fusë konkurrencën ndërkombëtare në rajon që do të përmirësojë dhe sjelljen negociatore me Rusinë, do të zvogëlojë ndikimin e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve dhe do të forcojë sovranitetin politik dhe ekonomik të aleatëve dhe partnereve të NATO-s", - citohet nga raporti i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Senatin amerikan.
    TAP vs NABUCCO
    Projektet e gazsjellësit TAP dhe Nabucco janë në garë të hapur me njëra-tjetrën se kush do të mundet të fitojë të drejtën për të trasnportuar gazin nga Azerbajxhani drejt Perëndimit. TAP u përzgjodh nga Shah Deniz në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa Nabucco hyri në lojë në gusht, vetëm pasi paraqiti një projekt të ri me ndryshime rrënjësore teknike. Ndërkaq TAP, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim mes Italisë, Greqisë e Shqipërisë, ka nisur të shtrijë në terren planet për ndërtimin e gazsjellësit, gjë që nuk ka ende me Nabuccon. Projekti Nabucco është 1200 mijë kilometra i gjatë dhe e kalon gazin nga Azia përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë në Austri e më tej në Evropën Qendrore. Ndërsa projekti TAP, ka një gjatësi prej 800 kilometra. Nga Turqia ai kalon nëpërmjet Greqisë në Shqipëri dhe nga Shqipëria nëpërmjet detit Adriatik në Itali. Pjesa e rrjetit që kalon në Shqipëri është 204 kilometra në linjë tokësore dhe 60 kilometra vijë detare. Procesi i përzgjedhjes së fituesit është ende në zhvillim e sipër dhe fjala e fundit pritet të thuhet nga Shah Deniz në muajt e parë të këtij viti.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”: Mbështesim Nabuccon, redukton interesat ruse

    kan ne plan ta shkaterrojne greqine, siciline dhe shqiperine

  7. #47
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”: Mbështesim Nabuccon, redukton interesat ruse

    Dua te di burimin e vertete te ketij lajmi. Te vesh veten tende burim nuk me duket fort e besueshme. Une kerkova dhe faqe te tjera dhe nuk e gjeta burimin e sakte.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  8. #48

    Thumbs down SHBA kundër gazsjellësit “TAP”:Shqiperia ngelet jashte

    SHBA kundër gazsjellësit “TAP”: Mbështesim Nabuccon, redukton interesat ruse



    TIRANE - Shtetet e Bashkuara të Amerikës pozicionohen kundër projektit të gazsjellësit "Trans Adriatic Pipeline" (TAP), të cilësuar si prioritar nga Tirana zyrtare, duke mbështetur projektin tjetër konkurrues Nabucco, që shmang territorin shqiptar. Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Senatin amerikan, në raportin me temë "Energjia dhe Siguria, nga Kaspiku në Europë", të përgatitur në 12 dhjetor 2012, qartëson kategorikisht se projekti "Nabucco West është qartësisht superior ndaj TAP-it për interesat e politikës së jashtme amerikane në rajon". Në rekomandimin që ky dokument strategjik i bën qeverisë amerikane theksohet se "pa dyshim, TAP ka përparësi, është më pak i kushtueshëm dhe më i shkurtër se Nabucco. Megjithatë SHBA duhet të mbrojnë që Nabucco West të zgjidhet si rrugë e poshtme e Korridorit Jugor, në vend që të lekundet mes opsioneve të disponueshme". Në konkluzionet e raportit, ndonëse evidentohet se nga projekti TAP do të përfitojnë shtetet aleate si Shqipëria, Greqia dhe më shumë Italia, nga ana tjetër theksohet se "presionet shtrënguese të energjisë nga Rusia kundër aleatëve në Europën Qendrore dhe Juglindore janë të një magnitude më të madhe". Ndaj dhe për këtë arsye, Senati i rekomandon qeverisë amerikane që "SHBA t'i detyrojë këto shtete aleate (Shqipëri, Greqi, Itali) të flasin qartë për këtë interes të përbashkët". Mandej ky dokument strategjik evidenton se mbështetja e projektit Na-bucco West, veç SHBA-së është në interesin politik dhe ekonomik edhe të vendeve anëtare e partnere të NATO-s. "Nabucco West do të avancojë më qartë interesat e politikës së jashtme amerikane për sigurimin direkt të energjisë për ato vende në Europën Qendrore dhe Juglindore në nevojë të madhe të diversifikimit të furnizimit, larg nga furnizimi rus. Në mënyrë të veçantë, Nabucco West do të fusë konkurrencën ndërkombëtare në rajon që do të përmirësojë dhe sjelljen negociatore me Rusinë, do të zvogëlojë ndikimin e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve dhe do të forcojë sovranitetin politik dhe ekonomik të aleatëve dhe partnereve të NATO-s", - citohet nga raporti i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Senatin amerikan.

    TAP vs NABUCCO

    Projektet e gazsjellësit TAP dhe Nabucco janë në garë të hapur me njëra-tjetrën se kush do të mundet të fitojë të drejtën për të trasnportuar gazin nga Azerbajxhani drejt Perëndimit. TAP u përzgjodh nga Shah Deniz në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa Nabucco hyri në lojë në gusht, vetëm pasi paraqiti një projekt të ri me ndryshime rrënjësore teknike. Ndërkaq TAP, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim mes Italisë, Greqisë e Shqipërisë, ka nisur të shtrijë në terren planet për ndërtimin e gazsjellësit, gjë që nuk ka ende me Nabuccon. Projekti Nabucco është 1200 mijë kilometra i gjatë dhe e kalon gazin nga Azia përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë në Austri e më tej në Evropën Qendrore. Ndërsa projekti TAP, ka një gjatësi prej 800 kilometra. Nga Turqia ai kalon nëpërmjet Greqisë në Shqipëri dhe nga Shqipëria nëpërmjet detit Adriatik në Itali. Pjesa e rrjetit që kalon në Shqipëri është 204 kilometra në linjë tokësore dhe 60 kilometra vijë detare. Procesi i përzgjedhjes së fituesit është ende në zhvillim e sipër dhe fjala e fundit pritet të thuhet nga Shah Deniz në muajt e parë të këtij viti.

    er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb
    Revolution 1848

  9. #49

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”:Shqiperia ngelet jashte

    Keto Amerikanet 5 me hic puna e tyre. Nuk di nje rast ne keto 23 vjet te ken ndihmuar ekonomikisht Shqiperine. Asnje biznes apo industri per te punsuar qindra apo mijra Shqiptare. Asnje ndihme eknomike si perkrahes te vendosur qe jemi ndaj interesave Amerikane. Asgje, hic , zero, ama zero me bisht. Vetem fjale dhe buzeqeshje kane keta. Sa vjen e me shtohet bindja qe e mira jone eshte me Europen dhe jo me Ameriken. Investitoret qe po mbajne Shqiperine ne kembe jane Italia, Greqia dhe Gjermania. Keta shtete kane punsuar ne industrit e tyre me shume se gjysmen e popullates. Edhe pse me rroga minimale, po me mire aq se pa gje fare


    Ketu keni videon

    http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...ansalive=17876
    Revolution 1848

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”:Shqiperia ngelet jashte

    SHBA kundër gazsjellësit “TAP”: Mbështesim Nabuccon, redukton interesat ruse

    Absolutisht logjike dhe e kuptueshme...
    Te gjitha shtetet qe perfshihen nga projekti Nabucco jane teper te varura nga gazi i Rusise, perderisa Shqiperia, Greqia, Italia e Jugut dhe te gjitha shtetet ne rajon nuk kane nevoje aq te madhe per konsumim te gazit.
    Shqiperia, Greqia, Italia Jugore dhe i gjithe rajoni do te duhej te investonin me teper ne energji te renovueshme ne vend te gazsjellesve, nga te cilet perfitojne kryesisht firmat e medha, ndonje multimiliarder dhe vendet prodhuese.

  11. #51
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”:Shqiperia ngelet jashte

    TIRANE - Shtetet e Bashkuara të Amerikës pozicionohen kundër projektit të gazsjellësit "Trans Adriatic Pipeline" (TAP), të cilësuar si prioritar nga Tirana zyrtare, duke mbështetur projektin tjetër konkurrues Nabucco, që shmang territorin shqiptar. Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Senatin amerikan, në raportin me temë "Energjia dhe Siguria, nga Kaspiku në Europë",
    Kjo eshte arsyeja kryesore. Humbje e madhe eshte kjo nese vertet do ti ndryshohet trajektorja. Por siç po vene punet edhe do ta ndryshojn. Hiç ma larg se vitin qe shkoj ne shqiperi u miniraten shtyllat e tensionit te lart. Ky eshte nje shembull pse keta jan kunder. Pra neper territoret shqiptare s ka siguri per asgje. E njejta gje ka ndodh ne vitin 2007 ne Kosove qe u rrezuan linjat e tensionit te lart qe demet ishin diku 200 mij apo me shume euro.

    Zor me dite a ?

    Une fajtor i bej te dy palet si Sali Berishen ashtu dhe opoziten e Rames. Berisha del krenohet para popullit qe populli i ti e perdor me se shumti Facebookun.. Facebook eshte nje rrjet social qe asgja perfitim nuk ka rinia prej ti. E ne vend qe te punoj per sigurin dhe zhvillimit e vendit.

  12. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”:Shqiperia ngelet jashte

    Se pari, nuk vendos SHBA se cili projekt do te fitoje e cili do te humbase, vendosin ata qe e prodhojne gazin ne Azerbajxhan. SHBA dhe te gjitha palet e interesuara mund te japin vetem gjykime e mendime bazuar ne interesat e tyre kombetare. Ne rastin ne fjale, nuk kemi te bejme me nje fakt te kryer kemi te bejme me prononcimin e senatit amerikan qe eshte ne interesat e ketij vendi qe kjo linje te mos kaloje ashtu sic eshte planifikuar ne TAP.

    Se dyti, prononcimi i SHBA mund te ndihmoje me shume se sa demtoje shanset e TAP per tu aprovuar si plan nga palet. Azerbajxhani dhe Rusia nuk priren ne vendimet e tyre se cfare mendon SHBA dhe ne shumicen e rasteve e sfidojne interesin amerikan ne bote. Keshtu qe vetem pas ketij prononcimi te senatit amerikan, Putini mund ta ngreje telefonin e azerbajxhanasve dhe te thote qe TAP do te jete linja e mori fund.

    Dhe se treti, TAP eshte me rendesi strategjike per Shqiperine. Perpara interesave te Shqiperise nuk vihen interesat e asnje vendi tjeter, perfshi SHBA.

    Albo

  13. #53
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”:Shqiperia ngelet jashte

    Duhet pasur parasysh qe SHBA jane vellai i madh dhe kunder tyre nuk mund te dalim kushdo qofte interesi yne strategjik.

    Me mire nje mik se sa nje thesar !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  14. #54
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”:Shqiperia ngelet jashte

    Prisni njehere, se nuk i besoj fort ketij lajmi. Spo gjej ndonje media nderkombetare te kete pasqyruar kete lajm.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  15. #55

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”:Shqiperia ngelet jashte

    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Duhet pasur parasysh qe SHBA jane vellai i madh dhe kunder tyre nuk mund te dalim kushdo qofte interesi yne strategjik.

    Me mire nje mik se sa nje thesar !!!
    Natyrisht ! Nder te tjera, pa dashur ta zbeh aspak vertetesine e shkrimit tend , do te shtoja qe kryeministri Berisha duhet ti thote STOP projektit TAP. Nese per Ameriken ky projekt eshte i demshem, duhet te jet edhe per ne. Si perfundim, ne bar hame dhe parimet nuk i shkelim
    Revolution 1848

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”:Shqiperia ngelet jashte

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Keto Amerikanet 5 me hic puna e tyre. Nuk di nje rast ne keto 23 vjet te ken ndihmuar ekonomikisht Shqiperine. Asnje biznes apo industri per te punsuar qindra apo mijra Shqiptare. Asnje ndihme eknomike si perkrahes te vendosur qe jemi ndaj interesave Amerikane. Asgje, hic , zero, ama zero me bisht. Vetem fjale dhe buzeqeshje kane keta. Sa vjen e me shtohet bindja qe e mira jone eshte me Europen dhe jo me Ameriken. Investitoret qe po mbajne Shqiperine ne kembe jane Italia, Greqia dhe Gjermania. Keta shtete kane punsuar ne industrit e tyre me shume se gjysmen e popullates. Edhe pse me rroga minimale, po me mire aq se pa gje fare


    ]
    ti pret administraten e obames qe s`ka me leke te shtroje rruget e amerikes qe jane bere gropa gropa me keq se ne shqiperi. investimin e ben individi. amerika eshte larg dhe shqiperia nuk ka asnje mundesi fitimi. amerikanet po shkojne ne brazil, kine, lindjen e mesme... atje ku ka fitim.

  17. #57

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”:Shqiperia ngelet jashte

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Se dyti, prononcimi i SHBA mund te ndihmoje me shume se sa demtoje shanset e TAP per tu aprovuar si plan nga palet. Azerbajxhani dhe Rusia nuk priren ne vendimet e tyre se cfare mendon SHBA dhe ne shumicen e rasteve e sfidojne interesin amerikan ne bote. Keshtu qe vetem pas ketij prononcimi te senatit amerikan, Putini mund ta ngreje telefonin e azerbajxhanasve dhe te thote qe TAP do te jete linja e mori fund.

    Albo
    Jam shume dakord se si e ke permbledhur pak a shume rrjedhen e ngjarjeve. Kur dicka e do Amerika e kundershton Rusia.... dhe anasjelltas. Shpresoj te jet i vertet nje dokumentar qe kam degjuar mbi propozimet financjare qe bente Amerika. Amerika perdorte nje strategji te kundert me ate qe donte ne te vertete. Kundershtonte ate qe deshironte dhe kerkonte ate qe nuk donte. Keshtu arrinte qellimet e saja.

    A thua ta ket perdorur kete strategji ne kete rast !? d.m.th te jet e vertete qe Amerika do qe te behet TAP dhe e kundershton qe Ruset te bejne pikerisht te kunderten ..... Mbase, ku i dihet
    Revolution 1848

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”:Shqiperia ngelet jashte

    Doni me shkrumbu shqiperin e vaj medet nuk mjafoj permbytja, gerdeci, tani edhe eksplodimet nga gazi!
    sic tha dhe parafolesi me mir nje mik e siguri se sa nje thesar e rrezik!


    http://www.youtube.com/watch?v=BLdaO-XDOdM

    http://www.youtube.com/watch?v=O0dy4BhWJDo

    http://www.youtube.com/watch?v=L8Cq7hUMPng

    http://www.youtube.com/watch?v=PERZh2037Rw

    http://www.youtube.com/watch?v=-RJCAh7jMFQ

    http://www.youtube.com/watch?v=MySeG4anKb8
    Ndryshuar për herë të fundit nga CRASH : 07-01-2013 më 20:46

  19. #59
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”:Shqiperia ngelet jashte

    puna qendron e SHBA do fitime edhe jo servila

    Money Maker
    Partizoni

  20. #60
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: SHBA kundër gazsjellësit “TAP”: Mbështesim Nabuccon, redukton interesat ruse

    ShBA: TAP më ekonomik, NABUCO më strategjik

    Për të hedhur dritë mbi argumentet që paraqet raporti i lobimit për gazsjellësin NABUCO kundrejt TAP, Arben Xhixho i Zërit të Amerikës bisedoi download (6)me bashkautorin e raportit, Niel Brown, këshilltar i Komisionit të Jashtëm të Senatit.

    Zëri i Amerikës: Zoti Brown, cilat janë interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara, kur bëhet fjalë për Korridorin e Jugut?
    Neil Brown: Shtetet e Bashkuara kanë patur prej kohe interesa strategjikë për Korridorin e Jugut, si republikanët edhe demokratët. Si Kongresi edhe dega ekzekutive e kanë mbështetur këtë projekt. Ndër interesat tona kryesore është nxitja dhe mbështetja e sovranitetit të ish-shteteve nën ndikimin sovjetik në Azinë Qendrore dhe Europën Lindore.



    Zëri i Amerikës: Raporti juaj duket si një thirrje që i bëhet Departamentit të Shtetit për të qenë më i përfshirë në procesin e sjelljes së gazit Kaspik në Europë. Raporti e quan “zhgënjyes” vendimin e Departamentit të Shtetit për të mbyllur pozitën e të dërguarit të posaçëm për energjinë në Euroazi. A nënkupton kjo një qëndrim neutral të Departamentit për këtë gazsjellës?
    Neil Brown: Shtetet e Bashkuara kanë patur për dekada interesa për Korridorin e Jugut dhe ky interes vazhdon edhe sot. Përsa u përket dy rrugëve konkrete të tubacioneve, që do të transportojnë gazin e Azerbajxhanit, e ndoshta edhe të Turkmenistanit, në Europë, pra Nabucco West, që kalon përmes Bullgarisë, Rumanisë, për të përfunduar në Austri dhe TAP-it që kalon nga Greqia, në Shqipëri dhe përfundon në Itali, Departamenti i Shtetit ka mbajtur përgjithësisht një qëndrim asnjanës. Interesat strategjike amerikane janë që aleatët që kanë nevojë për burime alternative gazi t’i kenë ato dhe që projekti që do të zgjidhet, të ketë aftësinë të zgjerohet, nëse shtohet sasia e gazit të disponueshëm.

    Zëri i Amerikës: A mund të sqaroni për audiencën tonë, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilit prej këtyre projekteve?
    Neil Brown: Të dy kanë avantazhin që do të sjellin gaz për aleatët e Amerikës. Të dy projektet ofrojnë në një nivel të caktuar burime alternative gazi. Disavantazhet, është vështirë të thuash se kanë disavantazhe, më tepër mund të flitet për shkallë më të larta avantazhi. Dhe këtu e kam fjalën për interesat strategjike amerikane. Në këtë këndvështrim Nabucco West do të dërgojë gaz te vendet që janë në varësi të madhe nga Rusia për gaz. Në disa prej këtyre vendeve, Rusia ka pothuajse një pozitë monopol. Dhe pas disa vitesh këto vende do të vihen nën trysni të madhe për të rinënshkruar kontrata afatgjata. Sipas studimit tonë, linja Nabucco West ofron avantazh më të madh strategjik në një afat imediat dhe të mesëm. Situata ideale do të ishte që të ndërtoheshin të dyja linjat. Në Azerbajxhan vazhdon të zbulohet gaz i ri dhe ne po punojmë për të siguruar edhe gaz nga Turkmenistani ose edhe nga Iraku, që të bëhen pjesë e Korridorit të Jugut, pra do të kishte mjaft gaz për Europën Jugore dhe Lindore.

    Zëri i Amerikës: Në një të ardhme të afërt pritet një vendim nga koncorsiumi që kontrollon naftën e Detit Kaspik. Nga sa dihet dhe nga rrethanat e deritanishme, cili projekt mendoni se ka mundësitë më të mëdha për t’u zgjedhur për tubacionin?
    Neil Brown: Është një pyetje interesante. Po të isha individ privat dhe investitor, dhe po ta dija përgjigjen, do të fitoja shumë nga kjo. Mendoj se të dy projektet kanë avantazhe, siç thuhet në raport. Në bazë të propozimit të tanishëm, pas analizës që i bëmë dhe pas bisedave me zyrtarët vjeshtën që kaloi, TAP-i mendohet se ka kushte më të mira komerciale për kompanitë që do të eksplorojnë fushën gazmbajtëse të Shah Denizit 2 në Azerbajxhan. Megjithatë, dihet mirë se propozimi Nabucco West ka mbështetje politike shumë më të madhe, duke përfshirë edhe mbështetjen nga vendet përmes të cilave do të kalojë, nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara. Prandaj, në këtë vështrim, të dy propozimet kanë pika të forta dhe të dobëta. Mendoj se gjatë pak muajve të ardhshëm ne do të shikojmë një riformulim të të të dy propozimeve, për t’i bërë ata sa më tërheqës.

    Zëri i Amerikës: Në fund të fundit, kush do të vendosë për këtë?
    Neil Brown: Kjo është një pyetje interesante. Përgjigjja standarde që i jepet kësaj pyetjeje është: Konsorciumi Shah Deniz.

    Zëri i Amerikës: Por nuk është aq thjeshtë, apo jo?
    Neil Brown: Nuk është aq e thjeshtë. Projekti duhet të jetë me përfitim nga ana komerciale. As Shtetet e Bashkuara, as Bashkimi Europian apo vendet pjesëmarrëse në këtë projekt nuk janë ato që e financojnë atë përmes llogarive të tyre bankare. Janë kompanitë private që merren me këtë dhe prandaj projekti duhet të jetë i leverdishëm nga ana komerciale, në mënyrë që furnizimet me naftë në të ardhmen të jenë të qëndrueshme. Një arsye që ne synojmë shumëllojshmëri burimesh është që tregtia e gazit të përcaktohet nga forcat e tregut. Megjithatë, në mënyrë që një projekt si ky të realizohet, kërkohet mbështetje politike, për shkak të pengesave historike dhe politike të rajonit. Pikërisht për këtë arsye ka patur një aktivitet kaq të madh.

    Zëri i Amerikës: Ju përmendet se të dyja administratat amerikane, si ajo republikane dhe ajo demokrate e kanë mbështetur Korridorin Jugor. Përse raporti i përgatitur nga zyra e Senatorit Lugar nuk ishte një raport dypartiak, por vetëm i pakicës, i opozitës, në Senat?
    Neil Brown: Përgjigjja e thjeshtë e pyetjes suaj është sepse mbikëqyrja e hartimit të raportit u bë nga stafi republikan i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, në të cilin senatori republikan Lugar ishte numri dy. Pra, ishte një çështje teknike dhe jo politike.

    Zëri i Amerikës: Ky raport mbështet projektin Nabucco West. Mendoni se tani që senatori Lugar nuk do të jetë më në Senat do të ketë senatorë të tjerë që do ta mbështesin projektin?
    Neil Brown: Shpresoj të ndodhë kështu. Shpresoj të ketë senatorë të tjerë që do të interesohen për Korridorin Jugor dhe për sigurinë energjetike. Mendoj se shpesh, energjia, si në Europë ashtu edhe kudo në botë, nuk vlerësohet sa duhet, si faktor i rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe për sigurinë. Prandaj, unë vazhdoj të shpresoj se mbështetja në Kongres do të vazhdojë.

    Zëri i Amerikës: Keni patur ndonjë reagim nga Departamenti i Shtetit pas dorëzimit të raportit?
    Neil Brown: Ne punojmë shumë ngushtë me Departamentin e Shtetit. Ne e vlerësojmë shumë punën e madhe që ata bëjnë. Ka disa gjëra me të cilat zyrtarët në Departamentin e Shtetit nuk janë dakord plotësisht, por në përgjithësi ne ndajmë me ta synimin kryesor, që është diversifikimi i energjisë në Europën Lindore, Juglindore dhe Qendrore.

    Zëri i Amerikës: Meqenëse të dy projektet kënaqin interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara, a ka ndonjë ndryshim aq të madh mes tyre, sa që të kërkojë një vëmendje më të madhe nga Departamenti i Shtetit, siç edhe kërkoni ju në raportin tuaj?
    Neil Brown: Po. Besoj se po. Mendoj se të dy projektet janë të dobishëm për interesin e Shteteve të Bashkuara, kryesisht sepse janë me dobi për aleancën tonë. Por kur i shikojmë konkretisht, propozimi Nabucco West e çon pothuajse të gjithë gazin në vendet që varen shumë te Rusia. Natyrisht, ne e kuptojmë se blerja e gazit nga Rusia do të vazhdojë dhe kjo është gjë e mirë, pasi ka kuptim nga pikëpamja gjeografike. Por në disa nga këto vende, Gazpromi rus ka pozita monopoli, çka nuk e ndihmon funksionimin normal të tregut. Gazi që i shkon TAP-it, do të përfundojë në pjesën më të madhe në Itali, e cila ka mjaft gaz, si dhe burime të diversifikuara gazi, pjesërisht sepse është shumë afër me Afrikën e Veriut, që është e pasur në gaz.

    Gazeta MAPO
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •