Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 178
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Berisha shkoi ne Azerbajxhan per te "sjelle" Pordhesjellesin !

    A e degjuat "pordhen" me te madhe qe solli kur aludoi ne deklarate se "shqiptaret rrjedhin nga Kaukazi..." ?

    Nuk kishte rast me te mire se "Kryeministri" "shqiptar" te mbeshtese tezen serbe se "Shqiptaret jane te ardhur nga Kaukazi ne .....".....

    Si nuk la rast pa shfrytezuar ky perbindesh kunder shqiptareve !

  2. #22

    Shanse të mëdha për gazsjellësin

    Shanse të mëdha për gazsjellësin

    21/02/2012 15:30


    Shanset e Shqipërisë për tu përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të gazit janë rritur fort ditën e martë të kësaj jave, kur Azerbajxhani njoftoi zyrtarisht se ka eleminuar projektin rival grek ITGI.

    Konsorciumi që ka në pronësi fushën e gazit në Shah Deniz, tha se për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë Greqinë, projekti që mbështetet nga Athina nuk është më i besueshëm dhe nuk do të merret në konsideratë. Varianti grek ishte rivali kryesor i gazsjellësit transadriatik, projektit të vetëm që përfshin Shqipërinë në rrjetin ndërkombëtar të gazit.

    Eliminimi i tij e vendos projektin shqiptar në linjën e parë për të fituar transportin e gazit azerbajxhanas në Europë. Sinjalet e para për këtë u dhanë që të martën, kur aksionerët e fushës së Shah Denizit thanë për Reuters se nëse do të zgjidhet rruga nga Turqia në Itali, projekti i tyre i preferuar është gazsjellësi që mbështet Tirana. Megjithatë gara mes gazsjellësve nuk ka mbaruar. Pas eleminimit të projektit grek, tashmë mbeten tre konkurrentë që lufojnë për të fituar transportin e gazit azer në Europë. Dy projektet e tjerë janë Nabucco dhe gazsjellësi i Europës juglindore.

    Por të dy këto linja kalojnë nga Turqia direkt në Europën Qendrore duke lënë jashtë Italinë dhe Greqinë. Kjo do të thotë se varianti i vetëm që kanë tani Athina dhe Roma për të qenë pjesë e rrjetit të gazit është t’i bashkangjiten projektit që mbështet Tirana. Vendimi final se cili projekt do të fitojë pritet të merret shumë shpejt, para fundit të marsit.

    Gjurma e projektit transadriatik, me gjatësi 800 kilometër, nis në Komotini të Greqisë, afër kufirit me Turqinë. Gazsjellësi përshkon mespërmes Shqipërinë dhe nga kanali i Otrantos përfundon afër San Focas në Itali. Ky projekt mbështetet nga tre kompani të fuqishme në fushën e energjetikës: norvegjezja Shtatoil, zvicerjanja EGL dhe gjermanja E O N Rurgas. Kritikët thonë se dizavantazhi i këtij projekti është se i mungojnë marrëveshjet ndërqeveritare mes qeverive të tre vendeve përmes të cilave ai kalon që janë ajo e Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë.

    Megjithëse në vitin 2009 Italia dhe Shqipëria e kanë përfshirë në një marrëveshje. Por tashmë Athina dhe Roma nuk kanë rrugë. Në një deklaratë të përbashkët ministrat e energjisë së dy vendeve njoftuan se janë tërhequr nga mbështetja e variantit grek, çka rrit shanset që këto vende t’i bashkohen projektit shqiptar duke lehtësuar marrëveshjet.

    Gjithashtu shanset e Shqipërisë rriten edhe nga fakti se Nabucco, projekti tjetër rival konsiderohet tashmë nga analistët si më i dobëti në garë, ndërsa projekti tjetër, ai i Europës juglindore penalizohet nga kostoja shumë e lartë.

    Një javë më parë kryeministri shqiptar Sali Berisha ishte për një vizitë zyrtare në Azerbajxhan ku sipas njfotimit të zyrës së tij, gazsjellësi ka qenë një nga pikat kryesore të bisedimeve.

    top-channel

    Projekti TAP

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 21-02-2012 më 15:00

  3. #23
    Shah Deniz





    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 21-02-2012 më 15:10

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    E cfare lidhje kane keto qe ke vene me siper me Berishen ? Mos na prish gjakun dhe po na ben propogande se gazsjellesi TAP eshte projekt dhe mendja e Berishes !

    Apo po mundohesh te thuash se ishte vajtja e Berishes ne Azerbajxhan qe i "prishi" mendjen Fuqive Ekonomike qe ta kalojne gaz sjellesin nga Shqiperia ?

    E vetmja gje qe solli Berisha nga Azerbajxhani eshte skandali se shqiptaret kane ardhur nga Kaukazi.....

    Dhe meqenese eshte nepunes i serbit sepse perhapi menjehere tezat serbe mbi shqiptaret , mundet te kete shkuar per ta prishur kete interes ekonomik te Europes ..... Ha....ha....ha....

  5. #25
    Gazi i Azerbajxhanit do kalojë nga Shqipëria

    Greqia dhe Italia kanë humbur përpjekjet për transportin e gazit nga Azebajxhani. Në fakt konsorciumi ndërkombëtar i udhëhequr nga kompania britanike British Petroleum ka zgjedhur projektin TAP (Trans Adriatic Pipeline) kundrejt atij italo-grek ITGI, për të tranzituar drejt Europës gazin azer. Kjo është mundësia më e mirë për Shqipërinë për të qenë një nga kanalet kryesore të qarkullimit të gazit nga Azebajxhani drejt Europës. Duke zgjedhur projektin TAP si më eficent për kalimin e gazit nga Turqia drejt Italisë, konsorciumi ka marrë vendimin të përjashtojë projektin italo-grek ITGI nga gara për shkak edhe të situatës ekonomiko-financiare që po kalojnë këto dy vende, duke mos dhënë kështu garancinë e plotë për realizimin e tij. Ky projekt parashikonte kalimin e gazit nga Azerbajxhani në Turqi dhe më pas në Greqi e Itali, duke mos përfshirë Shqipërinë. Vendimi për zgjedhjen e projektit TAP mes shumë të tjerëve në garë, u favorizua edhe më shumë nga vizita që kryeministri, Sali Berisha bëri në Azerbajxhan disa ditë më parë, ku siç u shpreh kryeministri, gjatë takimeve me personalitetet më të larta të këtij vendi bëri avokatinë më të ndershme të bazuar në argumente dhe fakte të pakundërshtueshme. Gjatë këtyre takimeve u vlerësua se TAP do të ishte projekti më i favorizuar për të fituar garën e gazssjellësave. Ky projekt është disa miliardë euro më pak i kushtueshëm dhe shumë më realist se projektet e tjera. Faktori kryesor që i dha mundësinë Shqipërisë për të qenë një nga tranzitet kryesore të gazit nga Azerbajxhani drejt Europës, lidhet me kapacitetet që ka vendi ynë për t’u bërë një epiqendër kryesore e shpërndarjes së tij në rajon. TAP i cili do të kalojë në territorin e Shqipërisë do të ketë një investim prej mbi 1 miliardë dollarë. Lajmi për zgjedhjen e projektit TAP e ka bërë me dije një nga drejtuesit e kompanisë British Petroleum e cila sëbashku edhe me norvegjezen Statoil do të kontrollojë paketën më të madhe të depozitës së Shah Deniz 2, një nga zbulimet më të mëdha të hidrokarbureve në 10 vjecarin e fundit. Partnerët e projektit TAP, që janë kompanitë e njohura Statoil, Sëiss EGL dhe E.ON Ruhrgas, deklaruan se do të vijojnë me bisedimet për nisjen e projektit. TAP synon të nisë nga operimi në vitin 2017 duke transportuar 10 miliardë metër kub të gazit kaspik në një vit, për të arritur më pas deri në 20 miliardë metër kub.

    Klan

    http://www.trans-adriatic-pipeline.c...w/article/221/
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Gazi nga Azerbajxhani, TAP: Fillojmë negociatat


    Shqipëria tani është një hap më afër e të qenët pjesë e një prej projekteve më të rëndësishëm të transportit të gazit. Pas eliminimit të projektit grek, ITGI, një variant atraktiv për konsorciumin Shah Deniz duket se mbetet projekti transadriatik TAP që përfshin Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë. Në një njoftim për shtyp të bërë nga TAP ditën e djeshme, thuhej se “TAP është përzgjedhur nga Shah Deniz si rruga e tubacionit të gazit drejt Italisë. Ne do të fillojmë tashmë negociatat ekskluzive me ta, për të çuar përpara projektin”. Po kështu në deklaratën e saj, zyra përfaqësuese e TAP në Tiranë vlerësonte se ky projekt mbetet një konkurrent i fortë për të fituar tenderin e transportit të gazit të Shah Deniz II drejt Europës, sidomos për mundësitë që paraqet si për tregun, ashtu edhe për lehtësi të tjera.

  7. #27
    E bllokoi Rusia nga siper, e qisin nga poshte gazin tashi! E mire mire!

    Nejse mo, rendesi ka te mos ndikoje negativisht ne ambjent...

  8. #28
    Vlorë, studimi për gazsjellësin

    24/02/2012 08:15


    Kompania që menaxhon projektin e gazsjellësit Trans Adriatik njoftoi dje fillimin e punimeve për studimin e terrenit detar pranë zonës së Vlorës, me qëllim që të përcaktojë vendin e përshtatshëm për kalimin e tubacionit që do të transportojë gaz nga Deti Kaspik për në Itali.

    “Studimi i nëndetit po kryhet nga projekti TAP me mbështetjen e nënkontraktorit D'Appolonia, një lider italian në inxhinieri me kompetenca të thella në inxhinierinë e ndërtimit, gjeoteknike dhe mjedisore, gjeologji, gjeofizikë, hidrologji dhe hidraulikë”, thuhet në njoftimin për shtyp, të raportuar nga gazeta “Shqip”.

    Albert Haak, menaxher i TAP për Shqipërinë, ka thënë: "Studimi detar kryhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare për mjedisin dhe sigurinë. TAP ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për ta kryer këtë studim nga autoritetet e portit dhe Ministritë, duke përfshirë dhe Ministrinë e Mjedisit. Analiza e detajuar e shtratit të detit është e nevojshme për të vendosur mbi gjurmën e saktë në det të hapur dhe për punimet e mëtejshme inxhinierike në lidhje me tubacionin".

    TAP theksoi gjithashtu se ndërtimi i gazsjellësit do të kryhet vetëm në rast se ky projekt përzgjidhet nga konsorciumi Shah Deniz II dhe në rast se gjithçka shkon mirë, punimet e ndërtimit do të fillojnë nga viti 2015.

    TAP do të hyjë në Shqipëri në Miras të Korçës dhe do të vijojë për 209 kilometra deri në bregun e Semanit. Tubacioni do të jetë në dy metra thellësi nën tokë dhe konsorciumi do të paguajë qira për të drejtën e kalimit.

    Shanset e TAP për sukses u rritën ndjeshëm së fundmi, kur konsorciumi Shah Deniz vendosi të refuzojë një ofertë konkurrente italo-greke që synonte të anashkalonte Shqipërinë. Anashkalimi i Shqipërisë sillte rritjen e kostos për shkak se tubacioni nënujor është tri herë më i kushtueshëm se ai tokësor dhe se distanca mes brigjeve të Greqisë dhe atyre të Italisë, është shumë më e madhe se sa distanca mes Shqipërisë dhe Italisë.

    TAP përballet aktualisht me mungesën e një partneri në Greqi e Itali dhe po kërkon bashkëpunim në këto dy vende për të siguruar licencat nga qeveritë përkatëse. Ndërkohë, Shqipëria i ka dhënë pa kushte licencat.


    top-channel

  9. #29
    KE, jep sugjerime për TAP-in

    Me eliminimin e projekti ITGI nga gara e transportimit të gazit azer në Evropë, Bashkimi Evropian (BE) po ndërgjegjësohet që TAP jo vetëm që kthehet në një projekt favorit, po ndoshta është më i favorizuari për të fituar dhe për tu ndërtuar shpejt.

    Sipas Komisionit Evropian (KE), nëse pëzgjidhet TAP, atëherë ai duhet të zgjerohet me 20 miliard metra kub për t'i sjellë sasinë e duhur të gazit tregut evuropian.

    “Nëse përzgjidhet një gazsjellës i vogël si TAP, atëherë ne do duam të shohim që kapaciteti i TAP, që është aktual 10 miliard metër kub, të zgjerohet brenda një dekade deri në 20-30 miliard metër kub. Kjo është sasia e gazit për të cilën ka nevojë Evuropa, pasi kërkesa për gaz në Evropë do të jetë në rritje. Ne do duam të shohim që ky shtim i sasisë së gazit të vijë në të ardhmen nga Azerbajxhani dhe Turkmenistani, nga rajoni Kaspik”, u shpreh zëdhënësja e Komisionit, Marlene Holzner.

    Komisioni Evropian (KE) këshillon nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare midis të gjitha shteteve të projektit TAP, për të evituar çdo lloj suprize në të ardhmen, kryesisht ndërprerjen e gazit, siç ka ndodhur me furnizimin e BE-së me gaz nga Rusia.

    Ndalur në këtë çështje, Holzner nënvizoi se, “nevojitet një marrëveshjeje ndërkombëtare midis të gjitha shteteve të projektit, në mënyrë që të njohim se mbi çfarë parimesh do të ndërtohet ky gazsjellës. Për shembull, të mundësohet furnizimi pa ndërprerje i gazit, në rast ndërprerjeje, shtete duhet të informojnë njëri tjetrin, çfarë kuote do të përdoret në rast se do ketë një konflikt. Pra, kompanjitë europiane kërkojnë nga ky gazsjellës sigurinë e furnizimit me gaz. Ky është qëllimi ynë kryesor”.

    Sipas Komisionit Evropian (KE), për të mos humbur kohë një marrëveshje ndërkombëtare të vendeve të projektit TAP mund të merret si bazë marrëveshja që është kryer për NABUKO-n.

    “Ne kemi një marrëveshje shumë të mirë për NABUKO-n bërë me asistencën e Komisionit Evropian (KE) dhe jam e bindur që kjo marrëveshje mund të shërbejë si model edhe për një gazsjellës tjetër”, shtoi ajo.

    Lidhur me zgjatjen e proçedurës së seleksionimit të projektit fitues, sipas Komisionit Evropian (KE), edhe pse është në vetë interesin e Azerbajxhanit që vendimi të merret sa më shpejt, është e llogjikshme që për një vendim të tillë të rëndësishëm të merret koha e duhur.

    Për këtë arsye, Holzner veçoi se, “është një vendim shumë i rëdësishëm, ndaj nevojitet koha e duhur për reflektim, për të parë ofertat që janë mbi tryezë dhe për të bërë llogaritë e duhura. Ne e kuptojmë tërësisht që kompanjitë kanë nevojë për të bërë llogaritë për përfitimet e tyre. Nga ana tjetër Azerbajxhami mund të marrë në konsideratë elemente të tjera për një periudhë afatgjatë, që mund të përfshijnë prurje gazi edhe nga burime të tjera dhe i rrjedhim eksport shtesë të gazit përveçse nga Shah Deniz 2”.

    Përveç fitimeve të shumta ekonomike që i sjell Shqipërisë, përzgjedhja e TAP si projekt fitues ndryshon krejtësisht qasjen e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Shqipërisë, si një partner të rëndësishëm të furnizimit të Europës me gaz dhe e kthen gjithashtu Shqipërinë në epiqendrën energjitike rajonale.

    bota sot

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    TAP fillon studimin e shtratit të detit pranë Vlorës në Shqipëri

    Më 23 shkurt tubacioni Trans Adriatik filloi një studim pranë bregdetit në veri të Vlorës, në Shqipërinë juglindore. Qëllimi i studimit është të mbledhë kampione të dheut të shtratit të detit Adriatik pranë bregdetit shqiptar, përgjatë gjurmës së mundshme të tubacionit të gazit natyror, i cili synon të sjellë gazin Kaspik në Italinë e jugut.

    TAP do të kryejë studime të shtratit të detit për seksionin shqiptar pranë bregdetit në lidhje me gazsjellësin TAP në detin Adriatik, duke përdorur dy platforma lundruese me pajisjet ndihmëse. Platforma lundruese e pajisur me vinç ("Isola di Lussino") do të kryejë një studim në shtresat e sipërme të dheut, ndërsa platforma jack-up ("Skate IV") do të mbledhë kampione duke shpuar në shtresat më të thella në një thellësi prej 20 metrash. Kampionet do të studiohen si në në një laborator që ndodhet në platformë (në det të hapur), dhe në një laborator në tokë për një testim më të përparuar.

    Të dyja mjetet lundruese të punës do të lëvizin me një shpejtësi të vogël përgjatë bregdetit në një largësi prej 3-5 km nga bregu. Mjetet e lundirmit do të shihen nga bregdeti; ato do të qëndrojnë në zonë 2-3 javë në varësi të kushteve të motit.

    TAP ka përfunduar kohët e fundit një studim të ngjashëm për shtratin e detit Adriatik në Itali pranë zonës së San Fokas.

    Studimi pranë bregdetit kryhet vetëm për qëllime kërkimore dhe nuk paraqet asnjë rrezik për mjedisin apo sigurinë e banorëve në bregdetin shqiptar. U kërkohet peshkatarëve të zonës që të përdorin kujdes dhe të respektojnë një zonë sigurie prej rreth 500 m nga mjetet (platformat).

    Studimi i nëndetit po kryhet nga projekti TAP me mbështetjen e nënkontraktorit D'Appolonia, një lider italian në inxhinieri me kompetenca të thella në inxhinierinë e ndërtimit, gjeoteknike dhe mjedisore, gjeologji, gjeofizikë, hidrologji dhe hidraulikë.

    Albert Haak, Menaxher i TAP për Shqipërinë, ka thënë: "Studimi detar kryhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare për mjedisin dhe sigurinë. TAP ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për ta kryer këtë studim nga autoritetet e portit dhe ministritë, duke përfshirë dhe Ministrinë e Mjedisit. Analiza e detajuar e shtratit të detit është e nevojshme për të vendosur mbi gjurmën e saktë në det të hapur dhe për punimet e mëtejshme inxhinierike në lidhje me tubacionin."

    Gjurma e propozuar e TAP në Shqipëri

    Gjurma e TAP në Shqipëri u identifikua përmes një studimi të zgjeruar të përmirësimit të gjurmës së tubacionit gjatë 2009-2010. Në veçanti, vëmendje e veçantë i është kushtuar shmangies së habitateve natyrore të ndjeshme. Si rezultat i drejtpërdrejtë, TAP do të anashkalojë Parkun Kombëtar të Hotovës dhe luginën e lumit Vjosë.

    Duke hyrë nga Greqia në Miras në rajonin e Korçës, seksioni shqiptar i gjurmës zgjatet në një gjatësi të përgjithshme prej 209 km deri në bregdet, në veri-perëndim të Fierit. Seksioni në det të hapur do të ketë një gjatësi prej 60 km, duke kaluar nëpër detin Adriatik dhe duke hyrë në Italinë e jugut pranë San Fokës.

    TAP do të jetë një nga investimet e huaja direkte më të mëdha në Shqipëri dhe do të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës energjetike të vendit dhe si rezultat do të nxisë rritjen ekonomike, duke krijuar punësim dhe duke zhvilluar aftësitë vendore.

    TAP e filloi procesin e dorëzimit të Vlerësimit të tij zyrtar të Ndikimit Mjedisor dhe Social në Shqipëri në prill të vitit 2011, duke u paraqitur Raportin Scoping autoriteteve shqiptare. TAP po përgatitet për të paraqitur raportin e plotë të Vlerësimit të Ndikimt Mjedisor dhe Social në qershor 2012.

    Ndërtimi i tubacionit pritet të fillojë në vitin 2015, nëse TAP do të përzgjidhet si zgjidhja e preferuar e transportit të gazit nga Konsorciumi i Shah Deniz.

    Mbi Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP)

    Gazsjellësi Trans Adriatik është një projekt tubacioni gazi natyror, i cili do të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, duke kaluar në detin Adriatik dhe duke përfunduar në jug të Italisë dhe më tej në Evropën Perëndimore. Projekti ka për qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit si dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz për tregjet evropiane. TAP do të hapë një korridor të ri të ashtuquajtur Korridori Jugor i Gazit në Evropë dhe do të krijojë një treg të ri për gazin natyror nga rajoni i Kaspikut dhe më tej.

    Projekti është hartuar për të zgjeruar kapacitetin e transportit nga 10 deri në 20 MMK në vit në varësi të volumit. TAP gjithashtu parashikon një kthim në drejtim të kundërt fizik të rrjedhës deri në masën 80% dhe mundësinë për të zhvilluar facilitete për magazinimin e gazit natyror në Shqipëri për të rritur sigurinë e furnizimit.

    Aksionerët e TAP janë EGL e Zvicrës (42.5%), Statoil i Norvegjisë (42.5%) dhe E.ON Ruhrgas i Gjermanisë (15%).

    Zgjidhja e transportit të TAP do të jetë rreth 800 km e gjatë (afërsisht: Greqia 478 km; Shqipëria 204 km; pjesa detare në Detin Adriatik 105 km; Italia 4 km). Transporti do të fillojë në afërsi të bregdetit greko-turk (Komotini), do të kalojë nëpër Shqipëri dhe detin Adriatik dhe do të lidhet me sistemin italian të shpërndarjes së gazit natyror pranë San Fokas në Itali.

  11. #31
    Citim Postuar më parë nga white_snake Lexo Postimin
    Jam gati te votoj dhe te bej tifo per kedo qe i rrit mirqenjen Shqiptareve, sikunder jam i gatshem te diskretitoj me sa te mundem ata qe bejne hile dhe pazare ne kurriz te Shqiptareve
    Revolution 1848

  12. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    SALKE PORDHAMANI ,do qe te hiqet sikur i shkon llafi neper bote, SALKE po mjaft bre mjaft se po qesh bota me keto bythelepirjet tende ,po mire ti lepish B****n AMERIKES vete dhe vjen po ti lepish B****n Azerbajxhanit o idiot kjo eshte kulmi i bythelepiresise.
    SALKE SERBO-GREKU vertetohi edhe njehere me se miri dhe haptazi fare ANTISHQIPTARIZMIN e tij te devotshem,por me e forta eshte se VAZDHDON ENDE TE JETE NE PUSHTET

  13. #33
    Gjdo investim eshte i mire se ardhur per shqiperin dhe shqipatret,,duke i perjashtuar at te cilert jane kunder shqiperis dhe atyre shqipe folesave ..po qka ka te keq aty kur investion nje shtet tjeter,,po sikur te ishte ashtu siq thoni disa psopatriota ketu ,ma naziste se gjermani nuk ka edhe ishte mbyllur per gjdo shtet po aj nuk e ben nje gje te till se tregtija nuk njef kufi krysorja eshte qe vendi te ecen para...

  14. #34
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    SALKE PORDHAMANI ,do qe te hiqet sikur i shkon llafi neper bote, SALKE po mjaft bre mjaft se po qesh bota me keto bythelepirjet tende ,po mire ti lepish B****n AMERIKES vete dhe vjen po ti lepish B****n Azerbajxhanit o idiot kjo eshte kulmi i bythelepiresise.
    SALKE SERBO-GREKU vertetohi edhe njehere me se miri dhe haptazi fare ANTISHQIPTARIZMIN e tij te devotshem,por me e forta eshte se VAZDHDON ENDE TE JETE NE PUSHTET
    Nuk e kuptoje nga vine keto Stereo tipe nga Injoranca apo mos dija.??


    Sa per Info Azerbajxhani esht nje vend Tejet i Pasur dhe i Zhvilluar i cili ka pase nje Bume Ekonomik keto 20.vite e fundit.


    Azerbajxhani ka 10.milion Banor me nje GDP , 93.Miliarde Dollar , dhe Me nje Eksport prej mbi 26.Miliard Dollar ne vite, me te lart se Greqi Eksporti i se ciles esht 21.Miliard Dollar dhe 25.her me te lart se sa Shqiperia ,Eksporti i se ciles esht pake me shum se 1.miliard dollar.

    Ndersa esht me rendesi te ceket se 80% e Eksportit te Azarbajxhanit esht profit i pastert Monetare sps behet fjale per produkte si derivatet dhe Gazin i cili 80% esht produkt vendore me perjashtim te perpunimit i cili kerkon nje Investim prej me pake se 20% deri ne perpunimin finale,

    Azerbajxhani esht shtet i Zhvilluar dhe i Pasur dhe nuk esht turpe qe Shqiperia ti lutet per ndonje Interes te saje e aqe me pake per nje Investime kaqe te madhe siqe esht ky.

  15. #35
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Kame pershtypjen se Shqiptaret kane shum stereotipe dhe Paragjykimi kur behet fjale per disa shtet ne Bote madje jo pake memndojn se ne Azarbajxhane ,Turkmenistan apo Kazakistane njerzit kane problem per kafshaten e Gojes pa e ditur se esht e kunderta se keto shtet jane super te Pasur dhe ne majen e tyre te zhvillimit Ekonomik dhe Boteror.

    Ky esht kryeqyteti i Azarbajxhanit BAKU ,nje kryeqytet super Modern ne kulmin e zhvillimit i cili nuk ju leshon rrugen ase kryeqyteteve te shtetve me te pasura te Botes.

    BAKU







    Me teper ketu shikone se ja vlen Baku
    http://www.skyscrapercity.com/showth...1384282&page=6

  16. #36
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Ndersa ky esht Kryeqyteti ne Bume i Turkmenistanit Ashgabat







  17. #37
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Ndersa ky esht Kazakistani me mega kryeqytetin e saje ASTANA , Me bumin me te madhe ndoshta ne Bote .


    Astana Kazakistan








    Me teper Shikone se ja vlen ASTAN
    http://www.skyscrapercity.com/showth...=524168&page=5

  18. #38
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Poj postoje keto sa per ta par dhe per tu bindur disa Shqiptare te cilet kane shum Stereotipe dhe Paragjykime per te tjeret pare se ta dine dhe ta kuptojne se jo te tjeret por ne Shqiptaret nuk jemi askund dhe kemi ngelur me dy kembet ne balte duke shllajfitur ndersa te tjeret po hecin me hapa marramendes perpara.


    Shume do te befasohen me ket qe do te shofin tashe por kjo esht e vertet ky esht kryeqyteti i Qeqenise GROZNY .



    Kryeqyteti i Qeqenise GROZNY para Luftes 100% i shkatrruar





    GROZNY SOTE.




  19. #39
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Kryeqyteti i Qeqenise GROZNY SOTE.

    Ku jemi ne Shqiptaret askunddddddddddddddd.








    Me teper shikone se ja vlene Grozny
    http://www.skyscrapercity.com/showthread.php?t=1241305

  20. #40
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Ja ku jemi ne Shqiptaret ne te njejtin stade me Vendet Afrikane. Ndersa vendet nadje te cilave ne kemi Stereotipe dhe i Pargjykojme ato realisht jane ne nje Stade me vendet me Kapitaliste te Botes.


    Ja kjo esht PRISHTINA e Lodhte, Bejeni vete Krahasimin me ato Kryeqytetet qe postova me Larte.




    Ndersa kjo esht TIRANA e Lodhte, Bejeni vete Krahasimin me ato Kryeqytetet qe postova me Larte.


Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •