Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Zhdukja e 300 kg flori, rihapet dosja për një nga vjedhjet më të mëdha.

    TIRANË- Zhdukja e 340 kilogramëve flori nga tunelet e Kërrabës mbetet padyshim një nga ngjarjet më të bujshme të ndodhura në Shqipërinë e pas '97, por përfundimi gjyqësor i kësaj çështjeje duket se nuk ua ka mbushur mendjen drejtuesve të Krimeve të Hapura dhe Antiterrorit në Ministrinë e Brendshme. Burime nga kjo ministri bëjnë me dije për "Shekullin" se kjo dosje e arkivuar prej vitesh është rikthyer tashmë në fokusin e hetimeve, për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë super-vjedhje. Zhdukja e thesarit të shtetit nga objekti i koduar "Lumi" mes tuneleve në Krrabë po shqyrtohet aktualisht nga specialistët e kësaj zyre, pasi mendohet që pesë të dënuarit për këtë çështje janë vetëm një pjesë e të implikuarve në zhdukjen e 340 kg flori. Ndërsa një tjetër objektiv i hetimit është destinacioni i 290 kilogramëve flori, që janë zhdukur pa gjurmë prej një dekade.

    "Rreth një muaj më parë, hetuesit e drejtorisë së Antiterrorit dhe Krimeve të Hapura kanë nxjerrënga arkivat e Prokurorisë Ushtarake të gjithë dosjen dhe të dhënat e mbledhura në kohën e hetimit dhe gjykimit të pesë të pandehurve që janë dënuar për vjedhjen e një pjese të floririt",-bëjnë me dije burimet. Ndërkohë, mësohet se hetuesit po punojnë për rishikimin e të gjitha provave materiale të mbledhura nga viti 1998, kohë kur u zbulua vjedhja e deri në vitin 2001, kur tre shkallët e gjyqësorit dënuan me burgpesë të pandehurit e parë të kësaj çështjeje. Ish-shefi i evakuimit të thesarit, nënkolonel Arian Bishqemi, polici i shërbimit, Blerim Haka si dhe fshatarët e Kërrabës, Pëllumb Dalti, Enver dhe Ahmet Hyka janë të gjykuarit e vetëm të kësaj historie, ndërkohë që për këtë ngjarje ka pasur edhe shumë debate politike mes dy partive kryesore, PS e PD. Demokratët, asokohe në opozitë akuzuan qeverinë e Nanos se e kishte hedhur "thesarin" e shtetit në treg, ndërkohë që kundërakuza e PS ishte për vjedhjen e floririt gjatë trazirave të vitit 1997, në kohën që PD ishte ende në pushtet.

    Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se tashmë janë rihapur raportet e kontrolleve fizike të thesarit, gjurmët e gjetura në vendngjarje, procesverbalet e inventarizimit të sendeve brenda tunelit, si dhe po rishikohet lista e dëshmitarëve të çështjes dhe personave të dyshuar në atë kohë. Të njëjtat burime sqarojnë se pas arrestimit të pesë të dënuarve, floriri i gjetur tek ta dhe vendet ku ata e kishin shitur a fshehur kap vetëm 70 kg, ndërkohë që pjesa tjetër e arit ende nuk është gjetur. "Thesari i vjedhur në tunelet e Kërrabës është i peshave dhe konstrukteve të ndryshme, ku nuk mungojnë lingotafloriri të peshës 250 gram, karta floriri të peshës 200 gram, lira turke, monedha floriri, etj",-sqarojnë burime nga grupi hetimor. Sipas hetuesve, deri më tani një gjë është e saktë, se vjedhja e tunelit ka filluar më 13 mars të vitit 1997, më pas ka vazhduar aty nga mesi i muajt prill po të atij viti, ku sapo kishin filluar trazirat dhe grabitjet e depove të ushtrisë. Por edhe pse kanë kaluar gati 10 vite nga vjedhja e thesarit, ende nuk është e qartë pse kjo vjedhje është zbuluar në shtator të vitit 1998, kur në fakt, gjendja fizike e floririt duhej kontrolluar njëherë në tre muaj.

    Gjykata dënoi dy ushtarakë dhe tre banorë të Kërrabës për vjedhjen e floririt


    Vjedhja e thesarit, 21 vjet burg të akuzuarve

    TIRANË- Më 7 shkurt të vitit 2001, pas një procesi gati njëvjeçar, Gjykata e Tiranës vendosi dënimin e pesë të pandehurve Ahmet Hyka, Enver Hyka, Pëllumb Dalti, Arjan Bishqemi dhe Blerim Haka nën akuzën e "vjedhjes së thesarit të shtetit", në bashkëpunim. Gjyqtari i çështjes në atë kohë ishte Petrit Çomo, që pasi shqyrtoi të gjitha provat në dosje si dhe kërkesat e bëra nga prokurori dhe mbrojtja, vendosi t'i deklarojë fajtorë të pandehurit, duke dënuar me 8 vite burg Ahmet Hykën, 6 vjet për Pëllumb Daltin, 3 vjet e gjysmë për Enver Hykën, 20 muaj burg për Arjan Bishqemin dhe 2 vjet për Blerim Hakën. Në leximin e vendimit, gjyqtari Çomo arsyetoi me radhë të gjitha akuzat e të pandehurve si dhe kërkesat e avokatëve për të ndryshuar kualifikimin e veprës dhe si përfundim la në fuqi akuzën e bërë nga organi i prokurorisë, atë të "vjedhjes së thesarit të shtetit" në bashkëpunim dhe të "shpërdorimit të detyrës". Ndërkohë, prokurorët e çështjes në leximin e konkluzioneve përfundimtare kërkuan nga gjykata që pesë të pandehurit të deklarohen fajtorë dhe të dënohen me burg. Për të pandehurin Arjan Bishqemin prokuroria kërkoi 7 vjet burg, për Enver Hykën 8 vjet, për Ahmet Hykën 4 vjet, për të pandehurin Pëllumb Dalti 6 vjet dhe për Blerim Hakën 3 vjet heqje lirie. Ky proces i bujshëmkishte filluar më 27 tetor të vitit 2000 dhe përfundoi më 7 shkurt të vitit 2001. F.V


    NGJARJA

    Supervjedhja, nga një vrimë e hapur në tunel

    TIRANË- Në vendimin e dënimit, gjyqtari Petrit Çomo ka lexuar gjithë kronologjinë e ngjarjes, me aq sa kishte zbuluar organi i akuzës.Vjedhja është bërë nga një vrimë e hapur në pjesën e sipërme të tunelit, ku ishte dhoma e fshehtë, në fshatin Kërrabë e Vogël. Pas kontrolleve të para, në tunelet ku ruhej ari, nga ana e policisë, u bë edhe një kontroll i imtë në familjet e fshatarëve të Kërrabës. Në disa familje u gjetën sasi të vogla të thesarit të shtetit. Ahmet Hyka, i cili ishte nga Kërraba e Vogël u akuzua se kishte vjedhur në 13 mars katër qese me ar. Sipas vendimit, ato kanë qenë lira turke , 1000 copë monedha ari. Kjo vlerë, sipas vendimit, i përket Bankës së Shqipërisë, edhe pse gjatë shqyrtimit gjyqësor drejtori i bankës nuk e pranoi një gjë të tillë. Enver e Ahmet Hyka, si dhe Pëllumb Dalti kanë pranuar vjedhjen e thesarit. Një pjesë të madhe të thesarit, të pandehurit e kanë shitur dhe nga shitja kanë blerë sipërfaqe të mëdha toke. "Në dyshemenë e dhomës së gjumit të Ahmet Hykës janë gjetur para, të cilat janë përfituar nga shitja e monedhave të arit. Dy vëllezërit, sipas gjykatës, janë futur në tunel dy herë. Hera e parë në mars dhe e dyta në 14 prill të 1997. Në këtë periudhë, ata kanë përfituar nga ikja nga vendi i shërbimit i Blerim Hakës për të marrë një pjesë fare të vogël të arit që u zhduk nga tunelet e Krrabës. F.V


    HISTORIKU

    Ku është ruajtur thesari i shtetit

    TIRANË- Thesari i shtetit është bërë objekt diskutimi që në kohën e komunizmit, ku mes njerëzve përflitej sasia e arit që ruhej nëpër tunele. Megjithatë, sipas të dhënave të konfirmuara, sasia e floririt ishte vendosur në tunelet e Kërrabës rreth 20 vjet para se të grabitej. Më parë, thesari i shtetit shqiptar ruhej në malet e Skraparit, nën masa të rrepta sigurie. Mendohet se edhe gjatë kohës së komunizimit, ish-nomenklatura e kohës kishte tërhequr sasi të vogla floriri për shpenzime të ndryshme, por të gjitha figurojnë të dokumentuara dhe të firmosura nga njerëz përgjegjës, që kanë bërë tërheqjet.


    Marrë nga A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    Bregdetari
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    Durres / Tirane
    Postime
    1
    Ej po rihapjen e ceshtjeve e vendos prokuroria, e cila drejton dhe kontrollon hetimet. keta ne baze te kujt autorizimeve hetojne?

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Rihapet Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës
    Nga Vista në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 16:29
  3. Rihapet SUPERNOVA
    Nga reni00 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-10-2005, 11:49
  4. Supergrabitja e Thesarit te Veriut, rihapet dosja e 6 milione dollareve
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:39
  5. Rihapet Wall Street - Nga Tirana!
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2002, 05:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •