Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22

Tema: Eli Fara

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e SwEeT-VLoNjaTe
    Anėtarėsuar
    17-11-2002
    Vendndodhja
    I LuV VloRa!!
    Postime
    41

    Eli Fara

    Me falni, nese eshte diskutuar ndonjehere per Eli Faren, pasi jam anetare re.
    Do me pelqenin mendimet tuaja ne lidhje me Eli Faren..Mua me pelqejne shume disa nga kenget e saj, ne vecanti:
    Mos qaj, Mos qaj
    Te kam shpirt, e te kam xhan!
    PeRsE o ZoT??

  2. #2
    MiStReCe^BR Maska e KaMeLaaa
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    FoRuM hihihi ;)
    Postime
    184
    Hmm.. Eli Fara cka mire... Megjithese ka disa kenge te bukura

    Po, dhe Hana do t'a dije
    Edhe Dielli do t'ket pa
    Se per qark ksaj rrokullije
    Si Shqypnija 'I vend nuk ka

  3. #3
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Eli Fara esht kengtare e mir se di pse e dyshoni ne qoftese e keni par duke kendu ne dasem ose ne festa te tjera do jet ndryshe nga ato qe keni nigju ne internet...

  4. #4
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    kengetare e mire, por vetem ato 10 kenget kendon here pas here derisa ta merzit

  5. #5
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar mė parė nga s0ni
    kengetare e mire, por vetem ato 10 kenget kendon here pas here derisa ta merzit
    Jo me lal jo mos ja fut kot pa e nigju iher kur kendon se vetem per kritikime jeni amon...

  6. #6
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Niku s'po ja fus kot, dhashe mendimin tim e cila nuk eshte kritike vecse mendim.

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Mungesa e bashkėshortit dhe ditėt nė Tiranė, mes familjes, muzikės dhe biznesit

    Eli Fara: Nuk mė shkon ndėr mend tė martohem

    Ėshtė rishfaqur nė kryeqytet pak ditė pėrpara festave tė fundvitit. Ndėrkohė vazhdon tė jetė e pavendosur pėr vendin ku do tė jetojė. E larguar pėr disa vite nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duket se kėngėtarja e njohur e muzikės sonė popullore Eli Fara kishte menduar tė kthehej pėrfundimisht nė Tiranė, por nė fakt ajo vazhdon tė jetojė nė Shqipėri duke udhėtuar vazhdimisht nga njė shtet nė tjetrin, pėr tė qenė e pranishme nė koncerte tė ndryshme organizuar pėr shqiptarėt. E kėshtu e ka gjetur edhe fillimi i vitit 2007 kėngėtaren korēare. Pas koncertit tė Vitit tė Ri nė Athinė, i ėshtė dashur tė udhėtojė drejt veriut tė Shqipėrisė pėr tė qenė nė njė tjetėr koncert nė Prishtinė ndėrkohė, qė vajza e saj, e mėsuar tashmė me mungesat e vazhdueshme tė sė ėmės qėndron shpesh tek tė afėrmit nė Korēė.

    Dikur ishte shprehur se kishte zgjedhur Amerikėn pikėrisht pėr shkak tė vajzės dhe studimeve tė saj, por tashmė Eli Fara ndodhet pėrpara njė dileme, tė cilėn as ardhja e mikeshės sė ngushtė Aurela Gaēe, tė cilėn e ka shoqėruar deri nė skenėn e festivalit nuk e ka ndihmuar t’i japė njė zgjidhje. “Nuk e di akoma se ku do tė jetoj”, ėshtė shprehur kėngėtarja, e cila ashtu si edhe shumė nga kolegėt e saj ėshtė mėsuar tashmė me jetėn impulsive dhe tė lėvizshme tė koncerteve. Edhe ditėt e saj nė Shqipėri janė vėrtet tė ngarkuara dhe kjo ėshtė njė arsye mė tepėr, qė Eli tė mos e ketė shumė tė lehtė njė vendim final, aq mė tepėr, qė njerėzit e saj tė afėrm e ndihmojnė mė vajzėn kur kėngėtares i duhet tė udhėtojė shpesh. “Momentalisht nė Shqipėri jam duke punuar pėr njė album tė ri, shprehet kėngėtarja. Por nuk mund tė them saktėsisht se kur do tė jetė nė treg. Njėkohėsisht vazhdoj edhe me koncertet jashtė vendit pėr emigrantėt nė diasporė”. E divorcuar nga bashkėshorti shumė vite mė parė, Eli Fara tashmė e ka lidhur jetėn me vajzėn, me tė cilėn thotė se ka njė marrėdhėnie tė mirė jo vetėm nė prizmin biologjik nėnė-bijė, por shpesh e shohin njėra-tjetrėn edhe si shoqe.

    Mos ndoshta pikėrisht kjo ėshtė arsyeja, qė kėngėtarja ka vendosur tė mos martohet mė?! Duket se jo. Sepse ajo beson qė vajza e cila, tashmė nuk ėshtė mė njė vogėlushe do ta kuptonte shumė mirė tė ėmėn edhe nė njė vendim tė tillė, por nė fakt ėshtė vetė Eli ajo, qė ka bėrė kėtė zgjedhje. Sidomos pas kthimit tė saj nė Shqipėri, Eli Fara ėshtė bėrė shpesh objekt i kronikave rozė tė gazetave, e madje edhe pėrfolur pėr njė tjetėr lidhje nė jetėn e saj, qė pritej tė pėrfundonte nė martesė. Por ajo vetė e mohon kėtė fakt: “Nuk mė ka shkuar ndėr mend tė bėj martesė tjetėr. Dhe madje as nuk mė shkon”. Sepse kėngėtarja nuk ka gjetur njė njeri qė tė hyjė nė zemrėn e saj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Eli Fara: “S’jam kundėr martesės sė dytė, por s’kam gjetur personin e duhur”

    Eli Fara: “S’jam kundėr martesės sė dytė, por s’kam gjetur personin e duhur”

    E henė, 13 Shtator 2010 11:58 Panorama Plus

    Email Shtyp

    Kėngėtarja Eli Fara ėshtė rishfaqur para pak ditėsh nė ekran nė formė ideale, ndėrsa ka qenė e ftuar nė programin “Pasdite nė Top Channel”. Pas perfomancės sė saj si balerinė nė “Dancing with the stars”, kjo ishte dalja e parė e kėngėtares korēare nė publik pas disa muajve intensive tė angazhimit tė saj me koncerte nė verė. Pėrveē projekteve nė muzikė, ajo nuk ka hezituar tė flasė nė intervistėn e Genta Popės dhe pėr martesėn, duke pohuar se nuk ėshtė aspak tabu pėr tė, njė martesė e dytė. Ajo ka pohuar se ishte pėr martesė natyrisht, por ende nuk e ka gjetur shpirtin binjak me tė cilin mund tė lidhte jetėn. Eli Fara nga martesa e parė ka njė vajzė tė rritur qė quhet Marina, studente nė njė nga universitetet nė Tiranė. Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, rezidenca e saj ndodhet nė Tiranė, ku jeton bashkė me vajzėn. Ajo udhėton shpesh nė Kosovė dhe Greqi, ku publiku e pret shumė mire, pasi ndihet afėr me repertorin e saj. Eli u kthye pėrfundimisht nga Nju Jorku pak kohė mė parė me “look” tėrėsisht tė ndryshuar, flokėt e prera shkurt, ndėrsa qė tani shfaqet sėsrish me flokė tė gjata.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Mė falni ndoshta po dali nga thema , por me intereson a ėshtė shqiptare Eli Fara ?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Nje ARTISTE E MADHE qe te mahnit ne te gjitha performancat e saj !!! DIVE !!!


    VETEM SONTE

    Kompozim: Adrian HILA
    Teksti: Pirro Cako



  11. #11
    Citim Postuar mė parė nga SwEeT-VLoNjaTe Lexo Postimin
    Me falni, nese eshte diskutuar ndonjehere per Eli Faren, pasi jam anetare re.
    Do me pelqenin mendimet tuaja ne lidhje me Eli Faren..Mua me pelqejne shume disa nga kenget e saj, ne vecanti:
    Mos qaj, Mos qaj
    Te kam shpirt, e te kam xhan!
    Ndėrkaq mua mė mallėngjen kėnga "Bie shiu pika, pika". Nė fillim mė mbusheshin sytė me lotė. edhe tani ndihem keq. ndoshta kjo pse nuk kam goca ( vajza)?!
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Eli Fara

    ESSE/ Jeta plot dinamikė e Eli Farės nga Tirana nė Amerikė

    Magjistarja e Serenatave Korēare

    Albert ZHOLI

    Portreti
    E shikon dhe nuk e beson. Ajo ruan akoma bukurinė e saj tė spikatur vajzėrore dhe pse i ka kaluar tė dyzetat. E qeshur, e bukur, elegante, pra sharmante nė tėrė qenien e saj. Flet qetė dhe me njė zė melodoiz si vetė kėngėt e repertorit tė saj, pasi dhe vetė jeta e saj ėshtė njė kėngė. Nuk pėrdor pije alkolike, bėn njė makijazh tė lehtė, ha nė mėnyrė normale por mė shumė frekuenton frutat dhe specialitete e detit. Rrobat i blen firmato dhe gardėroba e saj ngjishet pėr ēdo ditė, pasi vetė profesioni e kėrkon me ēdo kusht perfomancėn e bukur para publikut. Ha sa duhet, pa dietė tė veēantė. Madje provon ēdo recetė tė re, qė i japin shoqet. Por nuk e kalon masėn nė tė ngrėnė. Ruan sensin e masės. Nuk bėn asgjė tė veēantė pėrveēse pėrkujdesjeve qė kryejnė tė gjitha femrat e tjera. Nuk e ka mendjen tė duket se s’bėn, tė bjerė nė sy pėr bukurinė. Bėn tualet tė lehtė dhe e zgjedh veshjen nė raport me kohėn. Kėshtu plotėsohet. Sipas saj pamja ėshtė mė shumė gjenetike. Duke e pasur organike mendoj se ėshtė njė dhuratė e mirė e Zotit, e cila tė largon nga sajimet e lodhshme dhe tė bezdisshme.Eshtė njė tip shumė tolerante, pasi vetė nė radhė tė parė sillet nė mėnyrė korrekte me veten e saj dhe pastaj me tė tjerėt. Ajo di tė tėrhiqet nė momentin e duhur, pa lejuar abuzimet me tolerancėn e saj. Di tė jetė e zgjuar kur duhet, por po aq serioze nė kohėn dhe vendin e duhur.


    Njė album interesant
    “Tė dua pėr vete”, ėshtė njė ndėr albumet mė interesant tė saj. Nė kėtė album pėrveē krijimeve tė reja ka futur dhe perlat e repertorit tė saj serenatat dhe baladat (si risi nė repertorin e saj) tė cilat tregojnė jo vetėm pjekurinė, por edhe synimet e qarta qė ka ajo pėr kėngėn dhe sqimėn e pėrzgjedhjes. Ky album nga kritika u cilėsua si nj prurje e re nė krijimtarinė artistike tė saj. Ēdo gjė perfekte, muzika, tekstet, orkestra, zėri.
    Ishte me shumė pėrgjegjėsi ... Doli nė treg pas dy vjetėsh pune intensive. Albumi titullohet “Tė dua pėr vete”, bashkėpunim me shtėpinė diskografike “Elrodi Music”.
    Kėnga me tė cilėn titullohet albumi ėshtė kėngė shumė e ėmbėl. Albumi ėshtė me kėngė popullore, serenata dhe balada. Shtatė janė krijime tė reja nė folk dhe dy janė kėngėt perla qė janė tė risjellura “Qeraxhiu” dhe “25 gėrsheta”. I solli para publikut mbas 20 vjetėsh, qė nga koha qė i kish kėnduar pėr herė tė parė nė skenė dhe qė kanė mbetur kėngėt mė tė bukura popullore pėr tė dhe mė tė kėrkuarat nė tė gjitha koncertet qė unė bėn nėpėr botė. I kėndoi pėrsėri nė mėnyrė qė tė jenė nė repertorin e albumeve tė saj dhe njėkohėsisht i ka sjellė tė freskėta dhe pėr brezin e ri, qė tė vazhdojnė ta ndjekin me kėto kėngė. Kėto janė nga perlat e muzikės popullore shqiptare. Pėr njė atmosferė mė tė ndezur nė album ka kėnduar dhe njė kėngė shkodrane. Kėto kėngė tashmė janė kėnduar me orkestėr profesionale me aparatura speciale, ku zėri del mė i plotė, mė i bukur, mė i qartė. Kushtet e incizimit tė atėhershėm ishin ndryshe. Edhe interpretimi ishte ndryshe. Zėri i saj tashmė ėshtė mė i pjekur, mė i plotė, mė profesionist. Disa kėngė tė tilla duheshin regjistruar nė kėtė kohė. Ky album ėshtė punuar me orkestruesit Shpėtim Saraēi dhe Edi Balili, dy profesionistė nė fushėn e muzikės. Por edhe mė Josif Mingėn dhe Sopot Sericėn. Ndoshta ky album erdhi si njė fllad i ri pranveror, ku ajo ka dhėnė energji dhe ndjenjė shpirti, ku me kėto kėngė ajo nė udhėt e panumėrta tė skenės kudo nė botė, po qetėson shpirtra bashkėkombėsish tė mallėngjyer pėr erėn e atdheut. Falėnderon kėdo, por pa i dhėnė rėndėsi tė dorės sė parė atyre qė i thonė “Je e bukur”, pasi vlerat e saj shpirtėrore dhe personaliteti, janė mė tė spikatura pėr kėdo qė e njeh nga
    afėr. Kur do tė korrigjojė ndonjė fjalė tė tepėrt, kafshon lezetshėm paksa buzėn e poshtme (nga ana e majtė), si njė fėmijė i pafajshėm i zėnė nė faj.

    Fillimet e kėngės

    Ishte nė klasėn e katėrt tė shkollės 8-vjeēare kur filloi tė kėndojė. Nė shkollė do tė zhvillohej njė koncert dhe duheshin kėngėtarė pėr korin. Mėsuesja e muzikės Dina Grabova, midis tė tjerave zgjodhi dhe Elin. Siē duket e kishte dėgjuar jashtė vėmendjes sė saj. Mė vonė kjo mėsuese e pėrkrahu dhe i dha kėshillat e duhura. Mes mėsuesve tė saj ajo veēon edhe Pavllo Shollėn. Pėr tė ky njeri i apasionuar i kėngės ishte kompozitori qė i dha udhėn e duhur nė drejtim tė kėngės.

    Dalja nė skenė dhe emri
    Dhe rrugėt e saj hapen si me magji. Nė vitin 1983, merr pjesė nė Festivalin e Gjirokastrės kur ishte nė vitin e tretė tė shkollė sė mesme pėr kanto. Para se tė niseshin nė Gjirokastėr drejtuesit e grupit morėn 9 vajza tė kantos nė Pallat tė Kulturės pėr ti provuar. U dhanė njė kėngė kurbeti. Eli e kėndoi mė bukur dhe shkoi nė festival. Kėnga titullohej “Nėnoēkė s’tė vjen keq”. Nė kėtė Festival mori ēmimin “Laurante e Festivalit”. Dhe ajo e thotė me shpirt se atėherė nuk kishte kaq emocione nė skenė. Sa mė shumė emėr tė kesh aq mė shumė rritet pėrgjegjėsia skenike.

    Studionte pėr kanto por kėndonte kėngė popullore

    Ajo studionte pėr kanto por kėndonte kėngė popullore. Mėsuesit e saj Josif Minga dhe Afėrdita Zonja e spikatėn kėtė qė ajo tė mos e ndryshoja zėrin, por tė ruante zėrin e kėngės popullore. Ashtu si dhe mėsuesit e saj filloi ta ndjej qė zėri i saj ishte pėr kėngė popullore. Ishte zėri qė mė i dha qumėshti i nėnės qė kishte tė ngjizur tingujt e kėngės popullore. Ajo u nda jo pa dhimbje nga kantoja.
    Nė Korēė kishte muzikantė tė talentuar. Novruz Lule (Lulushi), ishte njė gjeni i klarinetės. Kur ai vdiq nė vitin 1989, nė njė shkrim pėr tė mjeshtri i muzikės Josif Minga tha: “Pa klarinetėn e Lulushit, zėri i Elit nuk do tė kishte kuptim”. Kėshtu ndodhi dhe kur u divorcua nga kantoja.

    Nga Korcca nė Tiranė
    E vėrtetė. Ka shumė vite qė po jeton nė Tiranė dhe ėshtė ambientuar si me Korcėn. Detyrimisht kėshtu do tė ndodhte. Tirana njė qytet me gjallėri, mbushur aktivitete. Tirana i lidh kėngėtarėt jo vetėm me gjithė Shqipėrinė, por edhe me gjithė botėn. Ėshtė pikė referimi.

    Si qytetare amerikane
    Eshtė njė ēlirim brenda vetes. Ka hequr njė stres qė ka shoqėruar shqiptarėt kudo qė shkojnė. Kudo kontrolle tė imta pasaportash, shikime me dyshim, lėnie mbas dore, etj.. Ėshtė njė ndjesi lirie. Mund tė lėvizėsh pa problem nė ēdo vend tė botės. Qytetare amerikane do tė thotė qytetare e mbarė botės. Ndjehet mjaft, mjaft komode. Nė fillimet e koncerteve tė saj nė Amerikė kishte shumė mall, kishte shumė etje pėr tė dėgjuar kėngė dhe ansamble shqiptare. Atėherė shumė qė ishin tė arratisur, tė tjerė nga Kosova “na shihnin nė dritė tė syrit” thotė ajo. I dėgjonin me shumė ėndje, me shumė entuziazėm. Tani “Magjia” nuk ėshtė mė e mėparshmja. Tani duket sikur i kanė tė gjitha aty. Pra, kur i ke sikur zbehet interesi. Interesi nuk ėshtė ai i mėprashmi. Por megjithatė aty ėshtė njė komunitet i madh dhe ka kėngėtarė tė mirėnjohur qė plotėsojnė boshllėkun si: Merita Halili, Gėzim Nika, Parashqevi Simaku, Ermira Babaliu, Aurela Gaēe. Por fryma e parė nuk ekziston, pėrveē ditėve tė festave apo Vitin e Ri. Pėr stilin e tė jetuarit ėshtė mė mirė nė Amerikė, pėr profesionin e saj Shqipėria ėshtė Amerika e vėrtetė. Nė Tiranė tashmė ka njė bazė.

    Veshja me kostum popullor.
    Kjo veshje ėshtė mjaft e bukur, shumė interesante pėr tė. Eshtė traditė, ėshtė kulturė, ėshtė histori. Nė shumė koncerte tė fundit ka veshur kostumin popullor tė Beratit. Ky qytet ėshtė me histori mė tė lashtė. Ka diēka mė fine. Kjo nuk do tė thotė qė nuk e pėlqen kostumin e Korēės. Por atė e ka veshur shumė herė qė nė rininė e saj. Tek kostumi i Beratit ngjyra e kuqe e qėndisur me fije ari tė jep njė krenari dhe tė duket vetja si njė mbretėreshė. Kjo lloj veshje tė fut diku tutje nė histori. E bėn qė tė meditoj dhe tė mendoj se si janė veshur tė parat tona. Eshtė shumė interesante dhe shumė magjike. Ėshtė e veēantė nė mėnyrėn e tė komunikuarit me publikun.me kėtė lloj veshjeje. Jep imazhe aristokracie.

    Tė jetosh si kėngėtare
    - Kėnga ka vėshtirėsitė e veta si profesion, megjithėse ajo ėshtė futur nė treg qė para ardhjes sė demokracisė dhe ka qenė e kėrkuar nė shumė koncerte. Qė kur ka ardhur nga Amerika ftesat kanė qenė tė pafundme. Sidomos nė Greqi, ku ka kėnduar nė ēdo pėllėmbė, ku jetojnė bashkatdhetarėt tanė, nė ēdo qytet e nė ēdo ishull. Kur kėndon kushdo njė kėngė tė mirė ajo gjithmonė thotė “Oh sa mirė”. Secili ka ngjyrėn e vet tė zėrit. Ajo ėshtė Eli Fara. Ka zėrin e saj, tė veēantat e saj, kėngėt e saj, temperamentin e saj, mėnyrėn e saj tė tė bėrit art, pra ka individualitetin e saj. Nė kėtė kėndvėshtrim nuk ka pse tė ket xhelozi ndaj shoqeve. Eshtė e njė lloji krejt tjetėr nė repertor dhe nė mėnyrėn e tė kėnduarit. Prandaj nuk i ka rėnė rasti qė tė ndiej xhelozinė. Nė pėrgjithėsi nė koncerte ėshtė kėngėtare speciale dhe i ka rėnė rasti shumė rrallė qė tė jenė disa kėngėtarė tė njohur nė njė koncert. Nė kompeticionet e mėparshme, ato nė vitet para ‘90-ės ka qenė njė kohė tjetėr, ku shoqėria dhe miqėsia ka qenė mė e hapur. Atėherė ka njohur shumė kėngėtarė tė aftė qė mban shoqėri dhe sot. Mund tė veēoj: Bujar Qamilin, Merita Halilin e shumė tė tjerė. Pastaj kėngėtarėt e kemi matėsin e tyre. Publikun. Ai me kohėn i seleksionon. Duartrokitjet e tyre janė vlerėsimi mė real. Kėtu xhelozia merr fund. Kėngėtaret i vlerėson publiku ndaj nuk i takon asaj tė ndėrhyj nė vlerėsimet dhe nė territoret qė s’i pėrkasin.

    Njė jetė tė tėrė nė skenė
    - Nuk e ka ndjerė lodhjen, mbasi po tė ekzistonte lodhja do tė kishte ndėrprerė aktivitetin. Pėrkundrazi e ndjen veten mjaft mirė. Profesioni i saj nuk ėshtė pėr dembelėt.Ajo t tashmė ka krijuar njė emėr, pra me punė. Nuk ėshtė e lehtė tė krijosh njė emėr dhe mė pas ta mbash atė, gjatė gjithė kėtyre viteve. Duhet shumė punė me veten, me kėngėt e reja, me paraqitjen nė njė koncert. Ky emėr tė detyron tė udhėtosh, tė rrish netė pa gjumė, tė plotėsosh kėrkesat e profesionit, por njėkohėsisht tė pėrballosh dhe problemet familjare e tė rrisėsh njė fėmijė. Kjo sepse nuk ka pas njė menaxher tė merrej me punėt qė nuk tė takojnė ty tė merresh. Pra duhet ti bėsh tė dyja punėt edhe menaxhimin edhe atė tė kėngėtares.


    Koncepti pėr kėngėn

    N.q.s zoti tė ka dhėnė zėrin, ti duhet ta japėsh nė funksion tė shpirtit tė njerėzve. Njeriu kur dėgjon muzikė tė bukur, qetėsohet, nxjer dufin, relaksohet, kėnaqet. Pra muzika dhe kėnga nuk ėshtė qė tė japėsh diēka qė nuk i pėrket muzikalitetit dhe cilėsive tė mėsipėrme. Pra, nė kėtė rast kur kėndohet pėr komerc kėndohet pėr Shoė. Shoė dhe paraqitja kanė rėndėsinė e vet, por kryesorja ėshtė profesionalizmi nė kėngė, vlera nė kėngė. Mė kėtė kuptim, ajo nuk kam konkurrentė, pasi ka formuar njė karakter. Karakter do tė thotė nuancė, tė veēantė, tingull. Shumė kėngėtarė sot kėndojnė njėlloj, pra nuk kanė karakter. Nuk kanė diēka tė veēantė. Kėtu nuk funksionon njė mekanizėm pėrzgjedhjeje. Duhet njė person, apo komision qė tė merret me zbulimin e talenteve, shpjegon Eli


    Serenatat
    Krahas kėngėve popullore ka gjetur veten edhe tek serenatat korēare. Ose mė mirė tė themi serenata popullore korēare. Kėto nuk kanė qenė tė regjistruara. Mė shumė kėndoheshin nė takime miqsh, nė dritare. Ndėrsa ajo me ripunime i solli tė gjalla. Tė kėnduara nė regjistrim. Pra ėshtė hera e parė qė ato vijnė nė kėtė mėnyrė. Pra nuk kanė qenė nė gojėn e asnjė kėngėtari nė kėtė mėnyrė inccizimi. Kėngėtarja qė kėndoi “Ēupėzė beqare moj”, “Qeraxhiu i Grebenes”, “Kur nata Korēėn mbulon”, “Ku je nisur tė vesh ti” tė bėn tė mendosh. Ka njė album tė vitit 1996. “Ora 2 e natės. Rrukullisen takat”. Por ka lėvruar dhe baladat. Kėto janė mjaft tė bukura. Balada “Vjeshta” nė vitin 2007 kompozim nga Edi Balili.

    Preferencat

    Janė shumė pasi ne kemi kėngėtarė shumė tė mirė tė kėngės popullore. Por ajo veēon Mentor Xhemalin, pėr kėngėn pėrmetare, por janė dhe shumė kėngėtarė tė vjetėr tė Shqipėrisė sė Mesme, qė kanė qenė jo tė paktė pėr tė si Hafsa Zyberi, Big Ndoja, Naile Hoxha, kėngėtarė tė tjerė nga Shkodra. Por ajo thotė se ka dhe kėngėtarė shumė tė mirė qė janė nga brezi i saj si Merita Halilin, Bujar Qamilin etj, qė janė pa diskutim shumė tė mirė


    Pengu?
    Nė varėsi tė kushteve qė ka pasur pėr tė zhvilluar krijimtarinė, por dhe tė kėtyre qė po vazhdon ajo thotė se nuk beson se kam pasur ndonjė peng gjatė karrierės artistike. Ajo ka bėrė mė tė mirėn qė mund tė bėhej nė kushtet tona nė atė kohė. Pėr tė rruga artistike me kėngėn ka qenė shumė e bukur dhe i ka falur emocione tė veēanta. Ka marrė shumė mesazhe tė bukura gjatė aktivitetit artistik si kėngėtare. Ato janė aq tė bukur sa ajo nuk di kė tė veēoj. Kėnga jonė ėshtė aq e bukur sa mes tyre nė koncerte i kanė thėnė dhe : “mos vdeksh kurrė”, pasi ka kėnduar vėrtetė kėngė qė ata i kanė pritur shumė ngrohtė dhe janė emocionuar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Eli Fara

    Kenga me e re e Eli Fares



    Kompozoi-Orkestroi : Adrian Hila
    Solo Violin : Marvin Qerimaj
    Video Max Production
    Teksti : Rozana Radi

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Eli Fara

    ◾Kėngėtarja flet pėr kėngėn e re “Me mua mos”, pėr jetėn nė familje dhe planet pėr tė ardhmen. Rrėfimi pėr formėn fizike dhe zgjidhja e fundit qė ka gjetur pėr tė qenė e freskėt.

    Pėrshtypja e parė qė tė krijohet teksa e sheh ėshtė modestia, komunikimi dhe energjia pozitive qė tė pėrcjell. Kjo ėshtė Eli Fara kėngėtarja, e cila, prej vitesh, i dhuron publikut shqiptar njė muzikė tė veēantė. Karrierėn e saj e ka nisur qė nė rini dhe ende ofron kėngė tė reja, qė kthehen nė hit. Sė fundmi ka realizuar kėngėn me titull “Me mua mos”, e cila ka shumė sukses.

    “E gjej veten tek vargu qė thotė: “me mua mos”dhe them kėtė, sepse jam karakter i fortė dhe qė s’dua tė mė bėjnė lajka”, thotė ajo. Eli Fara megjithėse njė kėngėtare e suksesshme, ajo ėshtė njė nėnė e pėrkushtuar, njė shoqe e dashur. I pėlqen shumė tė lexojė dhe tė gatuajė. Pėr gazetėn “Shekulli” ajo rrėfen se nuk i kushton shumė kohė lukut tė saj, megjithėse ngelet ende njė bukuroshe. “Nuk jam maniake pas lukut tim, kujdesem normal si ēdo grua”, shprehet kėngėtarja. Ajo tregon edhe pėr planet e saj pėr tė ardhmen.

    Eli sapo ke publikuar kėngėn tėnde tė re. Si erdhi ideja e saj?

    Unė nuk jam frymėzuar nga ndonjė gjė sepse kur frymėzohesh nga diēka mendoj se duhet ta bėsh vetė atė punė. Ndėrsa kėnga qė unė kam bėrė ėshtė njė prodhim kolektiv. Kam njė kompozitor dhe poet tė teksteve tė kėngėve tė mia. Thjesht kisha dėshirė qė tė nxirrja njė kėngė tė re, pėr publikun, pėr veten time, pėr koncertet. Ėshtė njė kėngė qė po bėhet hit tashmė dhe u prit mirė nga publiku. Si fillim pėrcaktova zhanrin e kėngės qė doja tė kėndoja, e solla me njė stil modern dhe punova shumė pėr tė arritur qėllimin.

    Titulli i kėngės “Me mua mos” ka lidhje me jetėn tėnde private?

    Njerėzit ndoshta mendojnė se kjo ka lidhje me mua. Nuk ėshtė e vėrtetė. Si ēdo njeri tjetėr e gjej veten nė kėtė kėngė por jo nė tė gjithė fabulėn. E gjej veten tek vargu qė thotė: “me mua mos”. E them kėtė sepse jam karakter i fortė dhe qė s’dua tė mė bėjnė lajka. Ēdo femėr e bėn kėtė gjė nė njė lidhje, pėr tė treguar se kush ėshtė.

    Nuk e gjej veten tek vargjet e tjera si pėr shembull tek vargu: “ti ikėn dhe vjen”. Nė bazė tė fabulės, qė tregon karakterin e njė femre vendosėm titullin “Me mua Mos”. Unė e gjej veten disi nė kėtė kėngė. Meqenėse jam interpretuese e kėngės, edhe nė klip mundohem qė fabulėn ta interpretoj sa mė mirė dhe ta sjell sikur po mė ndodh mua kjo histori.

    Me kėtė kėngė ēfarė mesazhi do tė pėrcjellėsh tek publiku?

    Mesazhi qė jam pėrpjekur tė pėrcjell ėshtė qė tė gjithė tė dashurojnė dhe ta shijojnė jetėn, t’i bėjnė gjėrat e qarta njėri-tjetrit nė njė lidhje, por duhet edhe tė tolerojnė. Pa tolerance nuk ka zgjidhje. Duhet tė tolerojmė se ndryshe ėshtė e pamundur.

    Ēfarė ėshtė arti pėr ty?

    Arti ėshtė njė pjesė e jetės sime qė i jam pėrkushtuar dhe do vazhdoj. Pėr mua ėshtė njė bekim dhe dhuratė nga zoti qė kam njė zė dhe jam njė artiste. Mė lejon tė shprehem dhe mė jep kėnaqėsi kėnga. Por duhet patjetėr ta vlerėsosh kėtė dhuratė dhe t’i pėrkushtohesh me punė pėr tė pasur sukses. Unė e kam vlerėsuar gjithmonė.

    Nė media ke deklaruar se shqiptarėt qė jetojnė brenda vendit janė paksa tė ēuditshėm dhe ata qė jetojnė jashtė janė mė tė dashur. Pse ky pėrfundim nga ana jote?

    Shqiptarėt qė jetojnė jashtė janė mė patriotė dhe kanė shumė mall pėr Shqipėrinė. Kur kėndon kėngėt shqiptare para tyre ata janė shumė tė lumtur dhe mezi presin. Si kėngėtare bėhem mė tradicionale kur kėndoj para atyre. Ndėrsa pėr publikun shqiptar brenda vendit, kėta janė mė modernė, dėgjojnė rryma tė ndryshme dhe janė tė prirur shumė pas muzikės sė huaj. Shijet e tyre muzikore janė mė tė ngarkuar. Duhet tė kenė mė shumė identitet nė shije, prandaj i cilėsoj pak tė ēuditshėm. Gjithsesi tė gjithė janė njė publik i mrekullueshėm pėr mua dhe i dua shumė.

    Cilat janė projektet e tua pėr tė ardhmen?

    Tani kam menduar dhe po punoj pėr njė kėngė tjetėr qė do dalė nė treg shumė shpejt. Besoj se do jetė gati bashkė me klipin e saj nė muajin qershor. Si kėngė ka pėrfunduar dhe tė afėrmit dhe familja ime mezi po presim qė kjo kėngė tė dalė nė treg. Ėshtė njė kėngė folklorike e pastėr me motive dashurie dhe qė ka elementė folklorikė tė zonės sė Korēės.

    Po mendoj qė klipin ta xhiroj nė qytetin e Korēės. Ėshtė njė kėngė si karamele (qesh) dhe besoj se do pėlqehet shumė. Kam shumė koncerte qė do marr pjesė dhe jam duke biseduar me organizuesit. Jam e ftuar nė aktivitete nė Greqi, Itali dhe javėn e ardhshme do tė udhėtoj drejt Londrės.

    Si ėshtė t’i rezistosh tregut shqiptar nė tė gjithė kėto vite?

    Tė them tė drejtėn mua gjithmonė mė duket sikur kam qė sot qė kam filluar tė kėndoj dhe tė jem njė artiste. Kam shumė energji dhe do tė jap pėrsėri produktet e mia nė tregun muzikor shqiptar. Gjithė kėto vite mė kanė kaluar shumė shpejt dhe jam pėrpjekur gjithmonė tė bėj gjėra tė bukura dhe tė thjeshta. Jam ndjerė komode dhe i kam qėndruar tregut sepse jam shumė e matur nė gjėrat qė bėj. Nuk mė pėlqen qė tė eksperimentoj shumė dhe tė nxitohem. Ose e bėj njė gjė, ose nuk e bėj fare. Jam pėrpjekur qė tė punoj me profesionalizėm dhe nuk mė pėlqen tė bėj shumė zhurmė.

    Jeta personale? Nuk jam nė njė lidhje

    Ēfarė bėn nė kohėn e lirė?

    Dikur kam pas shumė qejf te lexoja dhe lexoja shumė, ndėrsa sot kur mundem. Pėrpiqem tė lexoj edhe ēfarėdolloj libri dhe futem brenda nė histori, duke pėrjetuar ēdo detaj. Lexoj edhe kur jam nė udhėtime, apo edhe me pushime. Por teknologjia tani na ka bėrė shumė tė varur dhe tė ikėn koha edhe me tė. Njė pyetje tė kesh dhe tė lidh shumė sepse aty e gjen pėrgjigjen menjėherė.

    Si ėshtė njė ditė e zakonshme pėr ty?

    Ditėt i kam me shumė angazhime, madje ndodh shpesh qė mė ikėn dita duke folur nėpėr telefona dhe duke bėrė marrėveshje tė ndryshme. Qė tė arrij deri tek koncerti duhet tė takoj shumė njerėz dhe nė fund kthehem nė shtėpi shumė e lodhur. Njė ditė e imja pėrmban angazhimin me vajzėn, takime me miqtė, punė shtėpie, gatim.

    Si ėshtė jeta personale e Elit?

    Personale ėshtė, le tė ngelet njė e tillė(qesh). Nuk jam nė njė lidhje.

    Ēfarė mendimi ke pėr ndėrhyrjet kirurgjikale si lifting, botox? I ke aplikuar?

    Nuk paragjykoj njerėzit qė i pėrdorin dhe i kanė aplikuar. Ēdokush ėshtė i lirė tė bėjė ēfarė tė dojė, e rėndėsishme ėshtė tė ndihet mirė me veten. Personalisht deri sot nuk kam aplikuar asnjė nga kėto sepse nuk e kam ndier tė nevojshme. Mendoj se mund t’i aplikoj njė ditė, nė tė ardhmen e largėt kur tė kem nevojė, mbas tė 60-ave (qesh). Jam origjinale.

    Sa kohė i kushton veshjes?

    Mė pėlqen shumė shopping-u dhe bėj vazhdimisht. Ėshtė antistres dhe me bėn tė ndihem mirė edhe pse ekonomikisht harxhohem (qesh). Mė pėlqen te vishem sport dhe klas, pra e gėrshetuar dhe ndjek modėn.

    Bėn pjesė tek ata artistė qė kontribuojnė pėr bamirėsi?

    Normalisht qė po. Jam njė tip i dashur dhe dua tė ndihmoj. Hera e fundit ka qenė nė njė aktivitetet nė “Fshatin SOS”, ku kam kėnduar para fėmijėve. Jam e gatshme sa herė qė mė njoftojnė.

    Ēfarė karakteri jeni?

    Jam tip qė merrem vetėm me veten time dhe kam njė rreth tė ngushtė shoqėror. Unė jam e lidhur mė shumė me familjen time dhe tė afėrmit e mi. Nuk jam njė tip shumė i hapur. Gjithė kohės ėshtė pjesa e profesionit qė mė mbush shpirtėrisht, kam publikun pėrpara dhe gjithmonė ndihem mirė. Nuk mė pėlqen tė dal shumė dhe nuk mė pėlqen jeta e natės. Mė pėlqen mė shumė tė rri nė shtėpi dhe mė pėlqen gatimi. Provoj tė gatuaj gjėra tė reja, eksploroj shumė receta gati dhe pėrpiqem tė gatuaj gjėra tė shijshme.

    Pamja

    Nuk jam maniake pas lukut tim, kujdesem normal si ēdo grua. Ka shumė raste qė edhe fle me make-up, (qesh). Kujdesem pėr pėrdorimin e kremrave dhe produkteve kozmetike qė aplikoj. Ēuditėrisht unė nuk jam shumė tip sportiv dhe nuk praktikoj rregullisht ushtrime fizike apo palestrėn. Kohėt e fundit kam praktikuar joga, por jam shkėputur.

    Angazhimet e mia profesionale dhe lėvizjet jashtė dhe brenda vendit me aktivitete, mė pengojnė shumė qė tė jem e rregullt nė praktikimin e ushtrimeve fizike. Kur mundem dhe kam kohė praktikoj normalisht duke u munduar tė eci. Mė pėlqen tė eci anės detit, sepse mė relakson. Kohėt e fundit kam gjetur njė zgjidhje pėr tė qenė sa mė nė formė. Praktikoj “Body Code”, e cila ėshtė njė metodė qė stimulon stėrvitjen e muskujve nė rrugė elektronike.


    Janula Vila - "Shekulli"

    http://www.shekulli.com.al/p.php?id=244794

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Eli Fara

    Starti I nje Karriere te Bukur e te Sukseseshme !


  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Eli Fara

    .... e nisur nje vit me heret me perfaqesimin e Korces ne Festivalin Folklorik 1988.....




    Eli Fara dhe Luiza Meēe kendojne ne Tirane ne koncertin qe perzgjodhi kenget e vallet me te mira te festivalit (1988 ) .

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Eli Fara


  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Eli Fara



    Interpretimi i pare i kenges " Ballet me sedef " ne vitin 1983 ne Gjirokaster. ELI FARA dhe LEFTER PULICI, njeriu dhe mesuesi i pare qe i tregoi hapat e para ne magjine e muzikes popullore !
    ( Koment shoqerues I videos )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-09-2015 mė 09:44

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Eli Fara

    Eli eshte e mrekullueshme!Eshte shume e thjeshte dhe ne mikeshat e saj te para ketu ne Korce nuk na harron kurre...tash pushoi me mikeshen e saj korcare,kengetare Fatbardha Hoxha!

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar pranvera bica pėr postimin:

    sirena_adria (21-09-2015)

  21. #20

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •