Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-11-2006
    Vendndodhja
    Gostivar, Maqedoni
    Mosha
    32
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Selim Ēerkezi, poezi

    Selim Ēerkezi u lind mė 28 shkurt 1986 nė Gostivar (Maqedoni). Ka botuar kėto vepra: "Pėllumbat nė sofrėn diellore" 2001 (poezi), "Kur zemra buzėqesh" 2003 (poezi) dhe "Aurorat e dashurisė" 2005 (poezi, tregime dhe njė novelė).
    Selim Ēerkezi ėshtė student i Fakultetit tė Mjekėsisė nė Universitetin e Prishtinės.



    NUSJA DHE DJALI

    U puthėm tėrė natėn
    si lumė plot me valė,
    unė tė thirrja nuse,
    ti mė thirrje djalė.

    Pse s’mė thua dhėndėr,
    tė pyeta ēuditėrisht,
    ti nuk u pėrgjigje,
    cazė mė preke n’gisht.

    Pse ma preke gishtin
    moj, lulja me vazė?
    Mė puthe – mė the:
    – S’ėshtė dhėndėr
    ai qė s’ka unazė!…



    POETESHĖS SIME

    Kur n’pranverėn e ngrohtė tė jem i vetmuar,
    Ty dua tė tė kem pranė moj poetesha ime,
    Vargjet mė tė bukura ke pėr me m’i kėnduar
    Vargjet e zemrės, vargjet e dashurisė sime!

    Tė gjeta ndėr lulet mė t’bukura tė pranverės,
    Shkėlqeje me bukuri mė shumė se yjet e natės
    Je diell n’mes tė dimrit e borė n’mes tė verės,
    T’kam ujė n’shkretėtirė kur digjem prej vapės.

    Vargje dashurie tė shkruash vetėm pėr mua,
    Vargu yt - nektar, edhe nga vdekja tė shpėton,
    Poetesha ime mos harro se vetėm ty tė dua
    Fjala yte e ėmbėl mė gjallėron, mė shpirtėron!



    VONĖ…

    Gjithēka mbeti e vonuar mes nesh
    hijet ishin pėrpara gjithmonė,
    kur pendoheshe ti – unė heshtja,
    kur pendohesha unė – ishte vonė…

    Netėt iknin flutura livadhit,
    unė nga ti prisja pendimin,
    ti prisje unė tė pėrkulem
    dhe kėshtu sollėm harrimin.

    Edhe nata vonė binte mbi ne,
    ti me naze, unė kryelartė,
    ditėt na ngjoknin si rrufe –
    pėr ne gjithēka ishte e paqartė.

    Gjithēka ishte vonė mes nesh,
    hijet e natės na tretėn nė gjithėsi,
    paēka se qajmė pėr njėri–tjetrin,
    tani vėrtetė vuajmė pėr dashuri.



    BASHKĖ ME POETIN

    unė
    bashkė me poetin
    vramė muzgjet e qytetit
    nga dritaret e pluhurosura
    tė kafe “Colosseum”

    bashkė me poetin
    ndamė kujtimet
    e dy kohėrave tė largėta
    qė kėtij qyteti
    ia humbėn muzgjet e bardha

    unė e poeti
    mbetėm shkrimtarė rrugėsh
    (por jo rrugaēė)
    shkrimtarė malli
    shkrimtarė halli

    mbetėm
    duke shikuar dashnoret
    qė i deshėm dikur
    (ndoshta qė nuk na deshėn!)
    ditėve me acar
    ditėve me behar
    nė qytetin qė ēdo stinė
    e shpik nga njė pėrrallė…



    SI U BĖRA POET

    Nga qielli u kėput njė yll
    e ra nė gjoksin tim,
    ai mė dha frymėzim…

    Nga deti doli njė valė
    e trembur e tėrbuar,
    ajo m’dha vargun e pambaruar…

    Nga toka doli njė vullkan
    e llava e tij e zjarrtė,
    mė dha penėn e artė…

    Nga zemra buroi gjaku
    Gjaku si flori,
    qė bashkoi tė gjitha dhe mė fali
    POEZI…

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    113 falenderime nė 103 postime
    SYTĖ E NUSES SIME



    Sonte ajo martohej. Dikur ne ishim dashur, tani as qė mė kujtohet kur ishte ajo kohė. E di se dikur bėnim plane pėr njė dasmė tė madhe, me shumė dasmorė, me shumė miq e shokė, ja si ėshtė jeta…

    Ajo sonte martohej pėr dikė tjetėr! Sonte ajo do tė shkonte nė shtėpinė e tjetėr kujt. Do tė buzėqeshte para njė njeriu, qė nuk e kishte parė e, qė nuk e kishte dashuruar kurrė. Mua mė donte shumė! Nuk e di si ndodhi qė u ndamė, njė gjė e di: ajo mė dashuron ende…

    Posa mė njoftuan pėr dasmėn, vendosa tė shkoj e ta pėrcjell tė dashurėn time pėr te njeriu qė tani mė quhej burri i saj. Dėshiroja ta shoh tė veshur me fustan tė bardhė e tė kapur krah pėr krahu me burrin e saj.

    Vėrtetė ashtu ndodhi. Malin, e thirra nė telefon, ai erdhi pa hezitim. Tė dy sė toku u nisėm drejt zėrit tė kėngės qė vinte nga larg!… Kėnga dhe vallja gjėmonin pa ndalė. Nga larg vėrejtėm se kishte shumė njerėz. Tė gjithė ishin tė gėzuar… Nė njė skaj ishte edhe ajo… E ulur pranė burrit tė saj dhe mundohej disi tė buzėqeshte, por s’kishte guxim. Ishte veshur me fustan tė bardhė dhe dukej shumė e bukur.

    Unė dhe Mali qėndronim larg saj. Rreth nesh kishte shumė njerėz, dhe ata as qė e vėrenin qė unė ia kisha gaprruar sytė “nuses” sime dhe nuk ia ndaja dot. Mali kėtė e dinte dhe nuk mė shqetėsonte fare; ai shikonte nusen dhe dhėndrin dhe nganjėherė e tundte kokėn dhe mrrolej nė fytyrė.

    Pas pak ēastesh para nesh ndalėn dy vajza. Na pėrshėndetėn… Unė nuk i njihja… Zhurma e dasmės vazhdonte, prandaj ne u larguam dhe dolėn nė rrugė.

    – Kjo ėshtė e dashura ime Fjolla, – tha Mali, – kurse kjo ėshtė Nita, njė shoqe.

    Nita, shoqja e Malit dhe e Fjollės, kishte sy shumė tė bukur. Filluam njė bisedė tė shkurtėr dhe mė pas Mali dhe Fjolla u larguan. Ata pas pak ēastesh u humbėn errėsirės, kurse unė dhe Nita filluam tė bisedojmė… Ajo ishte shumė e bukur dhe vėrtetė mė hyri nė zemėr qė nė ēastet e para. U larguam prej zhurmės sė dasmės, nė njė errėsirė.

    Nuk munda tė duroj gjatė… I dola para Nitės dhe iu afrova shumė, aqsa buzėt e mia prekėn buzėt e saj. Ajo nuk lėvizi. Mbeti e ēuditur!

    Posa preka buzėt e saj, nė mendje mė erdhi e dashura ime, e cila tani sigurisht ishte nisur pėr nė shtėpinė e burrit. Ndoshta ėshtė hakmarrje, mendova! Por, sikur tė ishte kjo hakmarrje ndaj saj, mua as qė mė bėhej vonė. Tani mė mes tė dashurės sime dhe meje nuk kishte asgjė. Ajo sonte do tė gjendet nė shtratin e tjetėr kujt, i dyti me rradhė. Ashtu, si ajo qė do tė kalon njė natė tė bukur me burrin e saj, njėsoj edhe unė dua tė kaloj njė natė tė bukur me Nitėn, vajzėn qė pak ēaste e kisha njohur.

    Nita ishte e bukur. Nė heshtje i thamė njėri–tjetrit ca fjalė qė nuk i morėm vesh. Muzika e dasmės mezi dėgjohej dhe i shoqėronte puthjet tona.

    Pas njė heshtjeje, Nita lėvizi kokėn, u tėrhoq nga unė dhe tha:

    – Oh, sa e lumtur jam sonte, u dashurova ditėn kur martohet motra ime!…

    Zemra m’u ndal pėr pak ēaste! Ngjyra mė iku nga fytyra dhe nuk munda tė them asnjė fjalė.

    Nita qenka motra e tė dashurės sime! – thashė me vete dhe bėra sikur s’ka ndodhur gjė. Vazhduam puthjet deri n’orėt e vona…



    * * *

    Pas njė muaji edhe ne u martuam. Para meje dhe Nitės ndodhej e dashura ime. Ajo qante, kurse unė e shikoja nė sy…



    (Shkėputur nga 'Aurorat e dashurisė', fq. 42)

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •