Close
Faqja 2 prej 32 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 632
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238


    Punohet edhe per nje iniciative te re qe ka te bëj me hartimin e nje planprogrami per te realizuar nje flote te re me flamura me nje shkop me dimenzione me te medhaja.



    Ballista.

  4. #24
    Ultras Ballist Maska e Beko-ballisti
    Anëtarësuar
    19-05-2007
    Vendndodhja
    Tetova
    Postime
    22

    Tribuna e Grupit Te Tifozeve Ballistet - Tetove

    Hymja Kryesore E Ballistëve Ne Tribunen Pas Golli "MARSHIN BEQIRI"





    Tribuna MARSHIN BEQIRI, Mbrenda


    Ndryshuar për herë të fundit nga Beko-ballisti : 31-07-2007 më 21:01
    www.forumishqiptar.com

    E vetmja lidhje që lejohet të mbahet si firmë.

  5. #25
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    *****BALLISTET*****

    Urime shoqata .Oj,Tetova lule,
    Per Shkendine tifoza t'zjarrt.
    Vijne me lodra e me zurle,
    Ballistat me zemer t'arte.

    Tifozat pa ndal ne shi e ne bore,
    Jane nje nxitje per Shkendine.
    Si dikur Balli Kombit "Me dore,me dore''...
    Kur mbronte pragun dhe lirine.

    Urime dhe suksese ne veprimtarine tuaj...suksese Shkendise dhe gjithe Tetoves - Zemres se Ilirides...

    Me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 01-08-2007 më 17:42

  6. #26
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Shoqata e Tifozëve Ballistët Tetovë, njofton të gjithë antarët se me datë 05.08.2007 (ditë e Dielë) me fillim në ora 14.00 do të mbahet mbledhje për fillimin e sezonit të ri, në zyrën e Ballistëve, që gjindet tek stadiumi i ri i qytetit.

    Në mbledhje do të diskutohen disa pika siç janë:
    1. Njoftimi me antarët e Kryesisë.
    2. Zgjedhja e Kryesisë së gjërë të Shoqatës Së Tifozëve Ballistët Tetovë.
    3. Qëndrimi jonë si tifo grup, të vazhdojmë me aktivitetet, apo të Bojkotojmë!
    4. Të ndryshme...

    Antarët të cilët kan kontribu për regullimin zyrës dhe antarët të cilët kan kontribu për Projektin Flamura Me Dy Shkopinj (Lexo: Antarët e Forumit ULTRAS), pjesmarjen e kanë të domosdoshme.
    Poashtu edhe të gjith ata të cilët dëshirojnë të shohin se si dot rjedhin punët në Shoqatën e Tifozëve Ballistët Tetovë, janë të mirëseardhur.

    Me Respekt:
    Shoqata e Tifozëve Ballistët Tetovë
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  7. #27
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049

    Unioni i Studenëve Shqiptarë Në Maqedoni u Bën Thirje Speciale Ballistëve, Me Datë 03.08.2007 (E Premte) Me Fillim Në Orën 19:00 Në Qendrën e Qytetit Të Tetovës, Do Të Mbahet Koncert Solidarizues Kushtuar Pavarsisë Së Kosovës Me Moton "Jemi Një Popull Jemi Një Komb, O Sot, O Kurrë Për Pavarsinë e Kosovës" Këtë Koncert Fuqishëm e Përmban Edhe Shoqata e Tifozëve Ballistët Tetovë, Andaj i Apelojnë Të Gjithë Antarët e Shoqatës, Që Masovikisht Të Jemi Në Qendër Në Përkrahje per pavarsine e Kosovës, Poashtu Edhe USSH-së.


    Me respekt : Shoqata e tifozeve " BALLISTET " - Tetove

    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  8. #28
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049

    Mbledhja e Parë e Mbajtur si Shoqatë! (05.08.2007)

    Nga mbledhja e parë të gjithë të pranishmit dolëm me nji fjalë BOJKOT!

    Në mbledhje ishin prezent afër 100 Ballistë.
    Gati të gjithë janë përfshirë në kryesi.

    Sot në mbledhje u zgjodhën edhe:

    3 Nën-kryetarë
    3 Sekretarë
    2 Arkatarë
    15 Antarë të kryesisë së ngushtë te Ballistëve.
    25 Antarë të kryesisë së gjërë të Ballistëve.
    3 Këshilltarë të Kryetarit (dhe kryesisë)
    3 Zëdhënës
    3 Udhëheqës të tribunës
    10 Organizatorë të tribunës
    5 Dizajnerë
    3 Mirëmbajtës të web-faqes

    U Zgjodhën edhe antarë të tjerë për vende të ndryshme.

    BALLIST NDERI MARSHIN BEQIRI


    Me Respekt:
    Shoqata e Tifozëve Ballistët Tetovë
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  9. #29
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049

    Ballistet ne mbledhjen e mbajtur vendosen BOJKOT !!!



    Stinori i rri i fudbollit në këtë vend filloj, duke pasurr parasysh rrethanat që u zhvilluan gjat këtyre dy muajve të fundit në klubin tonë të zemrës, tifozët më të zjartë Ballistët,si shikuesit në përgjithësi,janë tepër të ofenduar dhe demoralizuar nga hapat që I ka bërë kryesia aktuale duke mos rrealizuar asnjë premtim të dhënë nëpër media të shkruara dhe elektronike nga vet njeriu I parë për momentin I klubit z.Rasimi.
    Duke e parë një hapë të tillë Shoqata e Tifozëve Ballistët ngreu zërrin kundër këtyre dezinformatave dhe rrenave që e kapluan shoqërin tonë kinse në klubin tonë do vinë emra të mëdhenje të fudbollit,si Ismail Ismaili,Ilhami Halimi,Ardian Nuhiu,Nderim Nexhipi edhe shumë të tjerë që për momentin ska nevojë tua përmendim emrat, ndodhi e papritura më e vogël që mund të priteshte, e larguan nga rradhët e klubit tonë mbretin e fudbollit - portierin Armend Elezin(shkaqet dihen për shkak borxhit që ka pas klubi jon kesaj legjende).
    Duke shikuar punët më gjërë e gjatë,si dhe duke u dëshpruar nga cdo moment nga klubi jonë Shkëndia, Shoqata jonë Ballistët merr hap të rendesishem për fillimin e këtijë sezoni edhe atë për mos pjesmarjen në tribunën pas golit gjegjësisht tribunën e Ballistëve - Tribuna “Marshin Beqiri”
    Një gjë e tillë ndodhë për shkakë se Z.Rasimi (Kryetari aktual i K.F. Shkëndija ‘79), nuk i mer parasyshë kërkesat e Ballistëve, duke u përgjigjë me fjalët “NEVE NUK NA DUHEN ATA” .
    Për këtë qëllim kryesia e Ballistëve mbajti mbledhjen në të cilën morën pjesë: Kryetari, Nënkryetarët, Sekretaret, Delegatët, dhe krejt antarët e kryesisë së gjërë,dhe nje numer I madh Tifozesh dhe në të u vendos që sezonin e ardhëshëm ta fillojmë me Bojkot.
    Bojkoti do të zgjasë deri atëherë kur Ballistët do ti duhen Z.Rasimit, sepse Ballistët janë në shërbim të klubit xhdo herë kur I duhen.
    Z.Rasimi, klubin Shkëndia e morrët ne Ligen e Parë të këtijë vendi,për momentin jemi kandidat për ligen e dytë,prandaj konsilidoj rradhët, leni pallavrat, vendin e parë ose marjen e kupës, ndihmoj Shkëndis te mbese ne ligë nëse mundesh me I ndihmu vetëm mos e “SHKATRO” dhe një herit ta bëjmë me dije mos bëhesh shkaktar që klubin tonë ta lëshë si e lae herën tjetër dhe e keqja me e madhe, rrënja nga liga e parë.


    Me Respekt:
    Shoqata e Tifozëve Ballistët Tetovë
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Shoqata e Tifozëve Ballistët Tetovë, njofton të gjithë antarët e Shoqatës, me datë 12.09.2007 me fillim në ora 12.00 nga qendra e Tetovës do të nisen autobusë drejt Tiranës, që do të shkojnë në përkrahje të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen kundër Holandës.

    Çmimi: 25 Eu
    (Në çmim hynë: Ruga Tetovë-Tiranë, Tiranë-Tetovë dhe bileta hyrëse për në stadium, në tribunën përballë kryesores)

    Rezervime Mund Të Bëni Ke:
    Arkatari i Shoqatës: Mesuti 070-654-053


    Me Respekte,
    Shoqata e Tifozëve Ballistët Tetovë.

  11. #31
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464


    JA KUSH JANE BALLISTETTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTT TTTTTTT
    Sui generis

  12. #32
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Ballistet e vjeter ritkhehen ne skene

    Ne, themeluesit e grupit të tifozëve “Ballistët” me indinjatë të madhe lexuam vendimin e “Ballistëve” për bojkotimin e ndeshjeve kampionale të K.F.”Shkëndija”. “Ballistët” e dëshpëruar nga kryesia e re, marrin një iniciativë sa të dëmshme për K.F. Shkëndija aq edhe të pakuptimtë. Jemi të vetëdijshëm për pozitën e palakmueshme që gjendet Shkëndija sa i përket fondit të lojtarëve, mirëpo të akuzosh kryesinë e re për këtë situatë është e pakuptimtë dhe në vete bart mesazhe të fshehta. K.F. Shkëndija filloi të shkatërrohet dy vite më parë, kur filloi shitja e lojtarëve më cilësorë për shkaqe përfitimesh materiale të disa individëve brenda dhe jashtë kryesisë së K.F. Shkëndija’79. Futbollistët që ju përmendni, u shitën në periudhën e kaluar dhe jo tash, dhe nuk ka kryesi që do të mund t’i kthejë këto lojtarë nga K.F. Renova apo K.F. Makedonia në K.F. Shkëndija pasi qëllimi i këtyre dy klubeve ka qenë dobësimi i K.F. Shkëndija. Bashkëpunimi kriminal i K.F. Shkëndija (kryesia) me K.F. Makedonia i kushtoi shtrenjtë klubit tonë, humbja e kupës dhe humbja e disa lojtarëve cilësorë ishte rezultat i këtij bashkëpunimi. Dhe në fund të kësaj u shitën të gjithë lojtarët e ekipit të parë, u la klubi me borxhe dhe detyrime të mëdha ndaj lojtarëve të pakët që mbetën. Ne pritnim se do të reagoni siç do të kishte reaguar çdo grup tifozësh, kur sheh se si shkatërrohet klubi i tij i dashur, mirëpo ju nuk nxorët zë, si duket edhe disa nga ju keni përfituar nga kjo situatë. Dhe sot kur një grup entuziastësh tenton të ndihmojë sadopak që klubi mos të shkatërrohet krejtësisht ju thirrni në bojkot. Jeni vonuar zotërinj dhe e keni gabim. Nuk e dimë se si do ta udhëheq klubin kjo kryesi, mirëpo e dimë se ato ju përveshën punës në kushte të jashtëzakonshme dhe meritojnë një shans, meritojnë aminin tonë më të fortë se kurrë, pasi rrallë ndonjë kryesi e ka dëmtuar kaq rëndë Shkëndijën si kjo e përparmja. Duke i dëshiruar sukses K.F. Shkëndija ’79 e ftojmë publikun e mirëfilltë që në numër sa më të madh të vijnë dhe të anojnë ashtu si i ka hije K.F. Shkëndija.

    Nga themeluesit e grupit të tifozëve “Ballistët”

  13. #33
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    VËREJTJE

    Pas shume ankesave në privat në lidhje me ecurinë e kësaj teme, ku tema ka kaluar në politikë, sharrje e ofendime, tema u pastrua dhe tani këtu do të flitet vetëm për fubtoll. Nëse dikush dëshiron politikë ka me qindra tema tjera të forumit ku mund t'i qaj dertet e hallet me anëtarët tjerë. Sporti nuk ka të bëj me politikën!


    ...

    Debate te mira!
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #34
    NoboDy Maska e besar_atb
    Anëtarësuar
    22-04-2007
    Vendndodhja
    T3TovA
    Postime
    281
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Ballistet e vjeter ritkhehen ne skene

    Ne, themeluesit e grupit të tifozëve “Ballistët” me indinjatë të madhe lexuam vendimin e “Ballistëve” për bojkotimin e ndeshjeve kampionale të K.F.”Shkëndija”. “Ballistët” e dëshpëruar nga kryesia e re, marrin një iniciativë sa të dëmshme për K.F. Shkëndija aq edhe të pakuptimtë. Jemi të vetëdijshëm për pozitën e palakmueshme që gjendet Shkëndija sa i përket fondit të lojtarëve, mirëpo të akuzosh kryesinë e re për këtë situatë është e pakuptimtë dhe në vete bart mesazhe të fshehta. K.F. Shkëndija filloi të shkatërrohet dy vite më parë, kur filloi shitja e lojtarëve më cilësorë për shkaqe përfitimesh materiale të disa individëve brenda dhe jashtë kryesisë së K.F. Shkëndija’79. Futbollistët që ju përmendni, u shitën në periudhën e kaluar dhe jo tash, dhe nuk ka kryesi që do të mund t’i kthejë këto lojtarë nga K.F. Renova apo K.F. Makedonia në K.F. Shkëndija pasi qëllimi i këtyre dy klubeve ka qenë dobësimi i K.F. Shkëndija. Bashkëpunimi kriminal i K.F. Shkëndija (kryesia) me K.F. Makedonia i kushtoi shtrenjtë klubit tonë, humbja e kupës dhe humbja e disa lojtarëve cilësorë ishte rezultat i këtij bashkëpunimi. Dhe në fund të kësaj u shitën të gjithë lojtarët e ekipit të parë, u la klubi me borxhe dhe detyrime të mëdha ndaj lojtarëve të pakët që mbetën. Ne pritnim se do të reagoni siç do të kishte reaguar çdo grup tifozësh, kur sheh se si shkatërrohet klubi i tij i dashur, mirëpo ju nuk nxorët zë, si duket edhe disa nga ju keni përfituar nga kjo situatë. Dhe sot kur një grup entuziastësh tenton të ndihmojë sadopak që klubi mos të shkatërrohet krejtësisht ju thirrni në bojkot. Jeni vonuar zotërinj dhe e keni gabim. Nuk e dimë se si do ta udhëheq klubin kjo kryesi, mirëpo e dimë se ato ju përveshën punës në kushte të jashtëzakonshme dhe meritojnë një shans, meritojnë aminin tonë më të fortë se kurrë, pasi rrallë ndonjë kryesi e ka dëmtuar kaq rëndë Shkëndijën si kjo e përparmja. Duke i dëshiruar sukses K.F. Shkëndija ’79 e ftojmë publikun e mirëfilltë që në numër sa më të madh të vijnë dhe të anojnë ashtu si i ka hije K.F. Shkëndija.

    Nga themeluesit e grupit të tifozëve “Ballistët”
    Kete e lexova sot edhe ne Gazete..mirepo kam dichka te paqarte shoki...Nga themeluesit e grupit të tifozëve “Ballistët”..kete se kuptoj..kush jane keta persona qe mendojne se jane Themeluesit e e grupit te tifozeve Ballistet...me sa e dij une Ballistet ekzistojne qe moti dhe sdi se ka pasur deri tash ndonje person ose grup njerezish qe kane thene se na jemi themeluesit..kete e degjoj per here te pare dhe po ka mundesi ma shpjego pak..

    Respekt!

  15. #35
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga besar_atb
    Kete e lexova sot edhe ne Gazete..mirepo kam dichka te paqarte shoki...Nga themeluesit e grupit të tifozëve “Ballistët”..kete se kuptoj..kush jane keta persona qe mendojne se jane Themeluesit e e grupit te tifozeve Ballistet...me sa e dij une Ballistet ekzistojne qe moti dhe sdi se ka pasur deri tash ndonje person ose grup njerezish qe kane thene se na jemi themeluesit..kete e degjoj per here te pare dhe po ka mundesi ma shpjego pak..

    Respekt!
    Sedi as une kush jan..e maret prej gazetes eshte edhe kjo

  16. #36
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Sa e shoh une kto vetem dojkan emer te bojn e jo se jan themeluesit e tifozeve nuk ka lidhje themelimi ketu,se me shku ne ate ane te thuhet se une e kam themelu apo ti do te ket percarje ne mes,me mire do te ishte mos hudhin ne gazeta tituj qe nuk duhet hidhen.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  17. #37
    NoboDy Maska e besar_atb
    Anëtarësuar
    22-04-2007
    Vendndodhja
    T3TovA
    Postime
    281
    sdi se kuptoj kete themeluesit cka don te thote po sidoqoft Ballistet jane shume dhe nuk mund te thote asnje person se une jam themelues..

  18. #38
    I Keqi Maska e smajo83
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Vendndodhja
    TETOVE
    Postime
    19
    Kryetari Samet Rasimi kishte thon Citoj: I LUS TE GJITH BALLISTET TE KTHEHEN NE TRIBUNEN E VET

    Mora te lutish se ne jemi instituci haj SE KIT PIKAT E BALLISTEVE TET TDALIN

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    86

    Cudi....

    Citim Postuar më parë nga smajo83
    Kryetari Samet Rasimi kishte thon Citoj: I LUS TE GJITH BALLISTET TE KTHEHEN NE TRIBUNEN E VET

    Mora te lutish se ne jemi instituci haj SE KIT PIKAT E BALLISTEVE TET TDALIN

    Bohetchi se ka pas per ju...mos e fug mbaj viti grupen....ce paskan dal ene ni grup tjeter Ballistet....
    Ballistët Tetovë

  20. #40
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Po pa Ballistet Ska Shkendi ooo
    Sui generis

Faqja 2 prej 32 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  2. Tetovë - Edicioni i XII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë
    Nga Fiori në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 22:03
  3. Masakra e Monopolit 1944 - Tetovë
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 14:21
  4. Nuse shqiptare në Tetovë, për 500 euro
    Nga ArberXYZ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •