Leonard Kohen
Njėmijė puthje thellė
Pėr Sendin 1945-1998
1.
Ti erdhe tek unė kėtė mėngjes
Mė mbajte nė duar porsi mish
Duhet tė jesh burrė ta kuptosh
Sa mirė ndjehesh sa ėmbėlsisht
Pasqyra tė njėjtin fis binjakėzon
Do tė tė njihja kur gjumė ndjell
Dhe kush veē teje tė mė fusė guxon
Njėmijė puthje thellė
Tė dashurova kur u ēele
Si zambakun kur e ngroh
Jam veēse njė tjetėr njeri bore
Qė rri nė shi dhe llohė
Qė tė dashuroi aq ftohtėsisht
Me fizikun si rrobė gabele
Me gjithėēka ėshtė dhe gjithėēka ish
Njėmijė puthje thellė
E di qė tė duhej tė mė gėnjeje
E di qė tė duhej ta bėje rrejshėm
Tė pozoje e ndezur dhe ndėr qiej
Mbas vellove tė mashtrimit tė tejdukshėm
Pornoja jonė aristokrate e pėkorė
E lirė dhe e kthjellėt
Jam plak por nė tė ende kam dorė
Njė mijė puthje thellė
Dhe ende verėn e shtie
Ende vallėzoj faqe mė faqe
Banda Motit tė shkuar i bie
Zemra nuk di tėrheqje
Renda me Dizin dhe Danten
Pa patur kurrė tė tyrin dell
Por njė herė a dy ata tė luaj mė lenė
Njėmijė puthje thellė
Vjeshta qė shkau tėrthor lėkurės tėnde
Mė la nė sy si mbresė
Njė dritė qė ska pse tė rrojė ende
Dhe ska nevojė tė vdesė
Njė gjėzė nė librin e dashurisė e aq
E errėt motmotit sjellė
Derisa dėshmoi kėtu nė kohė dhe gjak
Njėmijė puthje thellė
Jam i mirė nė dashuri jam i mirė nė urrejtje
Ėshtė nė midis ku ngrij acar
Ėshtė shumė vonė dhe pse bėra pėrpjekje
Ka qėnė shumė vonė vite mė parė
Por ti dukesh mirė dukesh vėrtet
Nė rrugėn Bugi je diellė
Dikush pėr ty do tė ketė vdek
Njėmijė puthje thellė
Tė dashurova kur u ēele
Si zambakun kur e ngroh
Jam veēse njė tjetėr njeri bore
Qė rri nė shi dhe llohė
Por ty stė duhet tė mė dėgjosh tani
Dhe ēdo fjalė qė mė del
Kundėr meje llogaritet ani
Njėmijė puthje thellė.
2.
Mezat rendin vajzat janė tė reja
Gjasat janė tė rrahėsh atje
Fiton pėr ca dhe pastaj mja
Shtresa jote e vogėl e fitimeve
Mblidhet tani pėr tu pėrpjek
Me humbjen qė si bėhet ballė
E jeton jetėn si tė ishte vėrtet
Njėmijė puthje thellė.
Po luaj kartat po bėj dredhi
Nė Bugi Strit jam sėrisht
E humb mbėshtetjen edhe bie
Nė Kryevepėr sigurisht
Dhe mbase kisha milje pėr tė ngarė
Dhe premtime pėr tė mbajtur
I flak tė gjitha tė mbetesh gjallė
Njėmijė puthje thellė
Mbyllur nė seks ne shtypėm kundrejt
Limiteve tė detit
Unė pashė se oqean nuk mbet
Pėr mishngrėnės si prej vedit
E bėra atė mu nė bash
Bekova ēmbeti nga flota nė shtjellė
Dhe atėhere i kėnaqur tė mbytem thashė
Njėmijė puthje thellė
Po bėj dredhi po luaj kartat
Nė Bugi Strit jam sėrisht
Hamendėsoj qė ata mos i kėmbejnė dhuratat
Qė njėri duhet ti mbajė sigurisht
Dhe nganjėherė kur nata ec ngadalė
Mjerani me tė mirėsjellė
Tok mbledhim zemrat pėr tė dalė
Njėmijė puthje thellė.
I mermė (ermirė) ėshtė mendimi pėr ty
Shkrimi pėr ty i vjelė
Pėrveē ēharruam tė bėjmė tė dy
Njėmijė puthje thellė.
Krijoni Kontakt