Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29

Tema: Globalizimi

  1. #21
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Mos more ti more djale, refuzon te pranosh se te dyja palet kane perfitim.
    Kjo eshte nje nga ato situatat ku qari me qederin jane moter e vella.
    Per sa i perket sweat sops dhe atyre u ka ardhur fundi pasi konsumatoret nuk blejne nga ato firma qe kishin sweatshops.
    Megjithese dhe per kete fakt mund te ngresh argumenta se memire te qepi femija kepuce 20 ore ne dite apo te te perfundoje ne Greqi ne semafor dhe te te zhduket pa gjurme?

    Ketu nuk ka aspak hipokrizi nga shtetet e fuqishme.
    Ai maksimalizon fitimet.
    Shteti i varfer ul papunesine, rrit mireqenien etj.
    Ku qendron problemi?
    Pa investime te huaja ose emigrim c'do te ndohte ose ndodhe me Shqiperine?
    Jamos shkoni larg, merrni shembullin tone.
    Nje popull me droge nuk do merret.
    Pa ate Italionin qe hap fabrike kpucesh, pa ate francezin qe hap kompani telefoni, etj etj, c'do benin mileti?
    Po shteti nga do i gjente taksat te mbante ushtrine, policine etj?
    Nuk eshte jeta perralle me happy ending, jeta eshte aritmetike.
    Prandaj ne kete bote ka shoqata bamiresie dhe Korporata.
    Te parat jane per shpirt te nones, te dytat, te maksimalizojne fitimin e investoreve, jo per te shperndare kete apo ate idelogji ose kulture, ZOT, KUlture e Ideologji eshte DOLLARI>
    Flasim ne boten reale, nese do kalojme tek fantazia, une ngaqew kam lindur ne nje dite me shfaqjen e Elohimit atij gazetarit francez jam jashtetokesor(lol)

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Tiranė (verės)
    Postime
    19
    Tema eshte shume e bukur, falemnderit Estella, di ti zgjedhesh .

    Globalizimi ka shume ane por, ashtu si Dita, edhe une mendoj se do te ishte me e drejte dhe profesionale sikur te perqendoheshim vetem tek ato ekonomike ashtu siē na takon. Me pelqeu ne menyre te veēante se si i shikon Ushtari i mire gjerat. Do mundohem ti permbledh mendimet e mia (te ngjashme).

    Ta filloj nga anet pozitive. Nuk eshte nje analize e plote e ketyre aneve sepse shume prej tyre jane permendur dhe dihen.
    Per vendet e varfera (pika me e forte ku kundershtohet globalizimi) mendoj se globalizimi eshte nje e mire. Punetoret qe punesohen aty nuk jane marre me force. Ato me siguri nuk kane pasur nje alternative me te mire perderisa kane pranuar te punojne. Njerezit skandalizohen nga rrogat e vogla por kjo rrjedh prej faktit se i mendojme te gjitha sipas standartit Europian ose te US. Rrogat jane te pelqyeshme per nivelin lokal te jeteses prederisa personat pranojne dhe vazhdojne te punojne aty. A mendoni se do te ishte me mire sikur te ndalohej ky aktivitet ekonomik dhe keto persona te mbeteshin te papune ose ne kushte me te keqija ne ndonje pune te kompanive lokale (qe nuk besoj se do ti trajtoje me mire)?
    Shume kane trajtuar ate pjese te globalizimit (globalizimin e tregjeve te punes), e cila eshte me pak e zhvilluara dhe me e paplota, si te ishte e vetmja. Nuk jane diskutuar si duhet globalizimi i tregjeve te kapitaleve ose ai i tregjeve te mallrave.
    I pari ben te mundur qarkullimin e lire te kapitalit pa u penguar nga kufij apo burrokaci te tilla. Mos te harrojme se nje kompani vendos te investoje nqs ky investim eshte fitimprures dhe aty ku ky investim eshte me fitimprures. Vendet me pak te zhvilluara kane MEC (Marginal Efficiency of Capital) me te larte, fakt ky qe dihet nga ekonomistet dhe eshte me se logjik. Pra globalizimi ne kete treg siguron me teper investime per vendet me pak te zhvilluara. Te themi se nuk kane nevoje(?!)...
    Globalizimi ne tregun e mallrave siguron rendiment ne nje aspekt tjeter. Vendet do te zgjedhin te prodhojne vetem ato produkte ku dihet se jane me me avantazh, kjo per shkak te konkurences globale. Pra do te arrihej ne nje shperndarje me te efektshme te resurseve. Per kete mund te flitet shume me teper por besoj se me kaq e kam bere te qarte argumentin tim.
    Edhe nqs konsiderohet tregu i punes (siē bera ne fillim) mund te imagjinohet se ne nje kohe me te laget do te arrihet nje ekuilibrim i tyre. Per shkak te punesimit te punetoreve me rroga me te uleta papunesia do te rritet ne vendet e zhvilluara dhe do te ulet ndjeshem ne ato te pazhvilluara. Kjo do te ndryshoje rrogat reale deri sa ne nje te ardhme (tani per tani jo shume te afert, por besoj te sigurte) ti sjelle ne nje nivel. Ky do te ishte fundi i diferences se stermadhe ne fitime personale, diēka per te cilen edhe kundershtaret me te ethshem te globalizimit po mundohen.

    Se fundmi nuk duhet harruar nje nga mesimet baze te ekonomise. Nga tregtia fitojne te dy palet. Askush nuk i ndalon vendet e vogla te vendosin sanksione e te mos i lejojne korporata te veprojne lirshem ne vendet e tyre. Perderisa ato lejohen do te thote se fitime ka. Nuk ka pse te tregohemi irracionale dhe ti dalim kunder sepse dikush fiton me teper e dikush me pak. A do te ishte me mire sikur askush te mos fitonte asgje ne keto kushte(?!). Kjo diference ne perfitim eshte jo vetem e logjikshme por edhe e pranueshme nga ana e 'welfare economics'. Pastaj, a nuk eshte ajo qe ndosh perdite edhe pa ndihmen e globalizimit? Pra nuk mendoj se duhet te fajesohet per gjera qe do te ndodhnin edhe pa ekzistencen e tij.

    Tani ana tjeter e medaljes. Qe te gjitha ato qe thashe te jene te verteta e te qendrueshme duhet qe drejtesia te funksionoje e pakushtezuar dhe e painfluencuar nga bizneset e medha apo kushdo tjeter. Nuk duhet lejuar shkelja e te drejtave te njeriut per shkak te fitimeve qe mund te kete dikush. Kjo do te ishte edhe menyra per te parandaluar pamjet e neveritshme te femijeve qe punojne dhe orareve cfilitese per disa nga punetoret. Nuk di sa kjo zbatohet ne ne praktike prandaj nuk mund te flas me tej mbi kete ēeshtje.

    Per ta mbyllur kete 'analize' timen dua te shtoj edhe diēka te fundit.
    Globalizimi, i mire apo i keq gjithkush ka te drejte ta shohe si te doje, eshte nje proces i natyrshem e i pandalueshem brenda kufijve te logjikes. Nuk ka asgje me normale sesa heqja e barrierave artificiale per konkurencen e lire. Nqs tregut i duhet bere ndonje nderhyrje nga jashte (mendim te cilin une e kam mbrojtur vazhdimisht) keto duhet te behen vete per ta ndihmuar konkurencen dhe jo per ta penguar ate.

    Miqesisht
    ILIRI

  3. #23
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ilir,

    po nderhyj duke cituar dicka nga ajo qe ke shprehur lidhur me kete teme.

    Askush nuk i ndalon vendet e vogla te vendosin sanksione e te mos i lejojne korporata te veprojne lirshem ne vendet e tyre.

    Une do te jepja si ndalues te sanksioneve te mundshme FMN-ne. Jemi deshmitare sesi FMN te pakten ne Shqiperi e ka shtyre shtetin shqiptar qe te ule barrierat e importit dhe ne tregjet shqiptare gelojne mallrat e huaja. C'ndodh me prodhuesin vendas?
    Kam pershtypjen se trajtimi i temes ne shkrimin tend e le pas dore trajtimin ne kendveshtrimin e biznesit vendas ne vendet e vogla. Nuk behet fjale per padrejtesite ne ndryshimin ne nivelin e rrogave, por ne mbylljen e bizneseve vendase. Pra nje shtrese e mesme e popullsise e cila duhet te vendose ose te kthehet ne rrogetare brenda bizneseve te medha qe arrijne te hyjne ne nje vend te vogel, ose te marre pjese ne kurse specializimi per t'iu pershtatur kushteve te reja brenda ekonomise vendase.

    Une vete kete kendveshtrim e kam si pike te pare ne gjykimin tim mbi globalizimin.

    Konkurrenca qe krijohet e mbyt te voglin e te mesmin. Sasia e parave te cilen ata e qarkullojne neper duar eshte e afte qe te korruptoje dhe regjimet qeveritare ne vendet perkatese per arsye se arrin te siguroje nje pjese te mire te tregut te punes me vende pune. Njekohesisht me te dhe tregun e kapitalit dhe ate te prodhimeve.
    Ndaj faktit te ekzistences te institucioneve si FMN-ja i shtohet edhe deshira e qeveritareve per te perfituar.
    Ndaj barrierat e sanksionet nuk vihen, ose shtyhen per periudha afatgjata.

    Pershendetje!
    Dita

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Bie dakrod me te dy ju Dita, Ilir.

    95 % e bizneseve ne Shqiperi perbehet nga biznese te vogla dhe ata jane fare te pambrojtur nga prodhimet e importuara.

    Ata nuk kane te njejten fuqi si Nike apo Coca Cola apo Levis, qeverija duhet ti mbroje ata me cdo kusht qe ekonomia Shqiptare te rrisi zhvillimin e vendit.
    Po te keni lexuar historine e biznesit te shume shteteve do te vini re dukshem se pothuajse te gjitha shtetet kohe me pare kane mbrojtur me mjaft "fanatizim" bizneset e vogla vendase.

  5. #25
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    perSHENDETje
    Globalizimi do ishte gje shume e mire neqoftese do "mendonte" per njeriun. Por per fat te keq globalizimi eshte vegel e biznesmeneve te medhenj te cilet jan armiq te shteteve dhe te kufijve sepse keto pengojne hapjen e veprimtarise te tyre pa kushte.
    Por mos haroni se "shtetet" veprojne ne baze te interesave te qytetarve qe perkasin ne to kurse firmat nderkombetare (te cilat po sjellin globalizimin) veprojne ne baze te interesave te pasanikve qe i drejtojne. Pra globalizimi deri me sot po tregon fytyren e "rrezikut" dhe jo te "shpreses".

    (Disa fryte te Globalizmit i kam pershkruajtur te tema "varferia kercenon planetin")
    falemiNDERit

  6. #26
    alvi
    i/e ftuar
    O Khalid, globalizmi qe "mendonte per njeriun" ishte internacionalizmi proletar, dhe a e di se pse nuk pati sukses?
    Sepse eshte UTOPI!

  7. #27
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    perSHENDETje
    Alvi jam shume ndakort me ty
    Dhe nga kjo del qe duhet mos ta kerkojme Globalizimin, se derisa Globalizimi qe mendon per njeriun nuk arihet atehere nuk duam Glaobalizim tjeter.
    falemiNDERit

  8. #28
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Globalizimi dhe mashtrimi me tregtine e lire
    Nga Bukureshti, Daniel DAIANU*/ Nuk mund te kete nje koncept ne jeten nderkombetare qe ka shkaktuar me shume polemika gjate viteve te fundit sesa globalizimi. Disa, vecanerisht ne vendet e pasura, e konsiderojne ate si nje "deus ex machina" per t'i dhene fund mjerimit dhe konfliktit ne bote. Te tjere, vecanerisht ne vendet e varfra, e konsiderojne ate si rrenjet e rritjes se tensionit ne bote. Pse ndodh keshtu? C'fare gjendet pas ketij mospajtimi te ashper njohurish? Ekzistojne dy menyra per ta pare kete mosmarreveshje: njera eshte shqyrtimi i fakteve, te cilet, ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte, jane te lidhur me globalizimin; tjetra eshte analizimi i vete konceptit, i vete permbajtjes se tij.

    Faktet japin sinjale mjaft konfliktuese. Ndryshimi teknologjik ka zvogeluar kostot e transportimit dhe te marreveshjeve te tregtise (informacionit) dhe ka pershpejtuar transferimin e njohurive, megjithese ne nje menyre mjaft te shformuar, ndermjet rajoneve te botes; interneti lidh ne te njejten kohe qindra milione njerez; tregtia boterore eshte zgjeruar ne menyre te jashtezakonshme dhe ka shtuar fushen e zgjedhjeve per individet ne te gjithe boten. Renia e komunizmit ka zgjeruar veprimtarine e forcave te tregut dhe demokracise ne nje pjese te madhe te botes. Dhe vete dinamika e BE-se mund te shihet si nje mik i pandare i globalizimit ne nje shkalle rajonale. Ne te njejten kohe, shperndarja e pasurise ne bote duket te jete me e pabarabarte tani sesa 20 vjet me pare; miti i "ekonomise se re" eshte davaritur dhe skandalet e koorporatave ne boten e pasur tregojne se tarafet dhe drejtimi i gabuar jane nje fenomen me kompleks sec mendohet zakonisht dhe atribuohet gjeografikisht; krizat financiare dhe monetare jane perseritur ne tregjet ne zhvillim dhe kane krijuar kaos ekonomik dhe shoqeror jo ne pak vende; liberalizimi i tregtise ka favorizuar kryesisht vendet e pasura, te cilat predikojne ate qe nuk praktikojne; copezimi shoqeror dhe perjashtimi kane qene ne rritje, si ne vendet e pasura, ashtu edhe ne ato te varfra; ekziston nje ndjenje crregullimi dhe nje vale ne rritje pakenaqesie dhe zhgenjimi ne shume pjese te botes; kercenime te pazakonshme, vecanerisht perdorimi i shkaterrimit ne mase, pritet te vijne rrezikshem.

    Ndoshta per te kuptuar faktet duhet pare ne themelet teorike te globalizimit. Dhe ketu ekziston nje interpretim i globalizimit, i cili eshte mjaft i mbingarkuar ideologjikisht. Le te jemi me te qarte. Dy dekadat e fundit jane dominuar ne menyre te dukshme nga nje model, i cili ka mbilevduar virtytet e tregjeve te pakufizuar, privatizimit dhe zvogelimit ekstrem te sektorit publik (nderhyrjen e shtetit ne ekonomi); kjo filozofi eshte zgjeruar ne tregjet nderkombetare, finance e tregti, dhe IFI-te shpesh e kane mbeshtetur ate. Menyra sesi FMN i shtyu vendet ne zhvillim ne hapjen e llogarive te kapitalit te tyre gjate viteve '90-te eshte nje ilustrim i mahnitshem i ketij qendrimi. Nje shembull tjeter eshte menyra sesi u "liberalizuan" tregjet e energjise ne ekonomite ne zhvillim pa rregullore te pershtatshme, te cilat duhet te mbrojne konsumatoret. Ky model gjate viteve te fundit eshte terhequr disi, pas paraqitjeve ekonomike zhgenjyese ne te gjithe boten dhe funksionimit te kobshem te tregjeve financiare. Por elasticiteti i tij eshte i fuqishem dhe i dukshem edhe ne ate sesi formon gjuhen e perdorur nga mediat.

    Globalizimi mund te kuptohet ne nje menyre te ndryshme, e cila shqyrton funksionimin e tregjeve reale, me avantazhet dhe te metat e tyre, dhe qe merr parasysh njohurite e teorise ekonomike te perparuar, te tilla si asimetrite e informacionit, rritjen e perfitimeve (ndersa perparimi teknologjik eshte intensiv), ndikimet e aglomerimit (grumbujt), bilancet e shumte (te keqinj), roli i gjeografise ekonomike e keshtu me rradhe. Mesimet kryesore jane te qarte: nevoja per rregullim te efektshem te tregjeve; roli i shtetit ne sigurimin e te mirave publike; roli i institucioneve (strukturave te qeverisjes); nevoja per te mira publike dhe qeverisje te mire ne ekonomine boterore; rendesia e nje shumellojshmerie te pronesise dhe politikes ne krijimin e politikave. Per disa, ky interpretim mund te mbjelle faren e peshtjellimit. Por, ne kete menyre, mund te hiqet dore nga nje interpretim i paragjykuar i globalizimit. Per me teper, globalizimit nuk do t'i ngarkohej me nje formule mistike ideologjike dhe ndikime te njeanshme te politikes. Perkundrazi, ai behet nje koncept i pakufizuar, i cili synon te percaktoje "hapjen" reciproke te shoqerive, nen motivimin e ndryshimit teknologjik dhe kerkimit shumeplanesh per perparim ekonomik. Per me teper, ai largon nga vetvetja nje origjine te perceptuar me qender ne Perendim. Nje interpretim i tille i pakufizuar i globalizimit do te kete pasoja te rendesishme per politikat kombetare publike dhe politikat nderkombetare.

    Keshtu qe politikat kombetare publike mund te jene mjaft realiste dhe te ndryshme (pa i hapur rruge fondamentalizmit) dhe te drejtuara ndaj qellimeve tradicionale te zhvillimit ekonomik, stabilitetit te cmimeve dhe drejtesise shoqerore. Tregjet do te duhet te rregullohen ne menyre te pershtatshme dhe shteti do te duhet te siguroje te mira publike thelbesore, te cilat grumbullojne prodhimin privat. Ashtu sic kane treguar tregjet e pajisur mire, financiare dhe energjitike ne Shtetet e Bashkuara, keto shqetesime vlejne njesoj per vendet e pasura dhe te varfra. Dani Rodrik, akademiku i mirenjohur i Universitetit te Harvardit verejti ne menyre te pershtatshme se nuk ka asnje ekonomi moderne qe nuk kombinon sferat publike dhe private. Nje perfundim do te ishte se te shkuarit ne ekstrem me privatizimin mund te jete me shume se e demshme, gje qe eshte vecanerisht e vlefshme ne rastin e sherbimeve publike.

    Ekonomia nderkombetare eshte e mbushur me probleme qe kerkojne pergjigje te pershtatshme. Tregjet financiare, nen presionin e vershimeve te paqendrueshme te kapitalit, funksionojne ne menyre te pasigurte dhe sistemi ka nevoje per rishikim. Duket se nje prej trashegimive intelektuale te Kejnesit, e nderuar ne masat Breton Vuds (shprehimisht, se vershimet mjaft te paqendrueshme te kapitalit jane te pafavorshme per tregtine dhe begatine), nuk e ka humbur rendesine. Ata qe thone se eshte e veshtire te kufizohen levizjet e kapitalit ne koherat tona kane nje argument te forte, por nuk e zgjidhin ceshtjen. Paqendrueshmeria e vershimeve financiare shfaq nje paragjykim deflacionist ndaj politikave ne te gjithe boten, permireson proteksionizmin e tregtise dhe zhvleresimet konkurruese te kursit te shkembimit. Perfundimisht, sistemi financiar nderkombetar do te duhet t'u nenshtrohet ndryshimeve thelbesore ne menyre qe te shmangen kriza fatale.

    Tregtia e lire nuk mund te sjelle perfitime per vendet e varfra, kur ekonomite e pasura japin subvencione te shumta per bujqesine dhe perdorin pengesat tregtare sa here qe ndjehen "te demtuar"; absurditetet dhe hipokrizia tallen me virtytet e tregtise se lire dhe u japin municione morale mbeshtetesve te tregtise se drejte. Po keshtu, zvogelimi i ndihmes ndaj vendeve shume te varfer eshte i veshtire te justifikohet, duke ditur asimetrite e medha ne bote. Nje ndjenje e forte emergjence dhe nje vizion realist do te kerkojne nje politike te ndryshme, ne menyre qe te trajtohen kercenimet e perhapjes se epidemive, emigracionit te paligjshem masiv, varferise se tmerrshme dhe katastrofave mjedisore, pa permendur mallkimin e terrorizmit nderkombetar. Te gjitha keto sfida perbejne nje program, i cili mund te kuptohet permes nje interpretimi me mendje te hapur te globalizimit.

    Ishte frymezuese te degjoje prezantimin e Toni Bler kohet e fundit perpara ambasadoreve britanike. Ishte motivuese te shihje se nje burre shteti kryesor perendimor e kupton se ekziston nje nevoje per te degjuar pjesen tjeter te botes, zerat e te paprivilegjuarve; se njeanshmeria dhe interesat e percaktuar ngushte nuk mund te funksionojne ne nje "shoqeri globale"; se vlerat e lirise, nderit dhe moralit nuk mund te ndahen nga ndjenja e perpjekjes per te patur me shume drejtesi ne te gjithe boten. Per t'a permbledhur: lufta kunder terrorizmit ka nevoje per nje program shume me te gjere dhe nje intepretim me mendje te hapur i globalizimit do te ndihmoje per kete qellim.

    * Autori eshte ish-minister i Financave te Rumanise

    Marre nga "Southeast European Times"
    PAUCA SED MATURA

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Nga Aleks Kėrbi BBC News Online

    Shpėrndarja e tė ardhurave nė botė
    Ēdo ndarje pėrfaqėson njė tė pestėn e popullsisė sė botės.

    mė tė pasurat

    mė tė varfrat
    Burimi: PNUD 1989
    Mundėsitė pėr tė zgjedhur njerėzimi po pakėsohen dhe zgjedhja po vėshtirėsohet. Qė nga viti 1950 popullsia e botės ėshtė dyfishuar ndėrsa konsumi ėshtė rritur akoma mė me shpejtėsi. Duhen bėrė disa llogari. Njė pjesė e popullsisė ėshtė tashmė atje.

    Edhe pėr sa kohė nuk do t'i lagen kėmbėt tė pasurve? Konsumi i naftės ėshtė rritur 7 herė nė 50 vitet e fundit. Ndėrkohė prodhimi i mishit, gjuetia e peshkut dhe emetimet e karbonit nga karburantet janė katėrfishuar. Pėrdorimi i ujit tė freskėt u rrit gjashtėfish shekullin e kaluar.

    Sipas njė studimi tė kohėve tė fundit, gjurma ekologjike e njerėzimit nė planet ėshtė 20% mė shumė se sa mund tė ofrojė toka. Raca njerėzore konsumon burimet natyrore tė 1,2 Tokė-ve.

    Hendeku midis tė pasurve dhe tė varfėrve ėshtė rritur mė shumė dhe ėshtė bėrė mė i dukshėm. Afro 30% e popullsisė sė botės vuan nga njė formė apo njė tjetėr e tė kequshqyerit dhe rreth dy tė tretat e njerėzimit jetojnė me mė pak se dy dollarė nė ditė.

    Tė varfėrit e botės nuk mund tė sigurojnė zhvillim tė qėndrueshėm.

    Njė familje, sė cilės i duhet tė sheshojė njė pyll pėr tė prodhuar ushqimin e vet dhe siguruar karburantin pėr ta gatuar atė, nuk ka mundėsi tė zgjedhė njė jetė tė garantuar.

    Mė tė varfrit kanė mė pak forcė pėr t'u mbrojtur nga pasojat e problemeve tė mjedisit global siē ėshtė ndryshimi i klimės.

    Dhe, ndėrsa njė-pėrqindėshi i pasur nė popullsinė e botės konsumon aq sa 44-pėrqindėshi i varfėr, ne do tė na duhej tė pėrdornim shumė mė shumė burime nėse tė varfėrit do tė jetonin ashtu si tė pasurit.
    _______________________________________
    A ju shqeteson kjo gje?

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •