Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 61
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Thumbs down Topless në plazhin e Sarandës

    Policia detyron të vishet vajzën nga Maqedonia, që po bënte banjë pa reçipeta

    Sensacioni i ditëve të verës nuk ka vonuar të vijë. Në një nga plazhet më publikë të qytetit të Sarandës, i preferuar edhe nga fëmijët për shkak të thellësisë më të kufizuar, janë shfaqur sërish vajzat në topless. Një vajzë e re, duke pasur të dashurin e saj në krah, e ka çuar zhveshjen në publik deri në heqjen e pjesës së sipërme të kostumit të saj të plazhit. Megjithëse ka qenë e vetme në mënyrën e saj të zhveshjes, vajza e re nuk është shqetësuar, edhe se ka parë që e ndiqnin qindra sy kureshtarë. Pas disa orësh ekspozimi në sytë e të gjithëve dhe në diell, një telefonatë në numrin 129 ka bërë që në Plazhin e Ri, në vendin ku ishte shtrirë dhe merrte rreze pa u shqetësuar çifti i ri, të mbërrijë patrulla e policisë. Megjithë vështirësinë e komunikimit në gjuhë të huaj, policët e shërbimit ia kanë dalë të bëjnë të ditur për çiftin se nuk ishte vendi i lejuar për të bërë plazh nudo ose gjysmë nudo, sikurse ishte vajza, që kishte tërhequr mbi vete sytë kureshtarë. Tek ata që e vëzhgonin pamjen e saj, ajo kishte ngjallur ndjenjë turpi, sikur të ishin ata që ishin zhveshur. Resmi Qoku, një nga policët e patrullës së shërbimit, tha për "Shqip" se ishte një çift të huajsh nga Shkupi i Maqedonisë, të cilët u mirëkuptuan pas komunikimit me uniformat blu. Sipas Qokut, ata kanë kërkuar ndjesë për veprimin e pamenduar, që binte ndesh me një rregull shqiptar dhe janë treguar reagues. Pas kësaj vajza e re ka kompletuar në trupin e saj kostumin e plazhit dhe bashkë me të dashurin kanë vazhduar marrjen e rrezeve.

    Dje është përsëritur episodi i verës së kaluar, kur një grup vajzash suedeze qëndruan për pak minuta pa pjesën e sipërme të kostumit të banjës në rërën e plazhit publik "Rinia" të qytetit të Sarandës.

    Në atë kohë, lajmi i suedezeve gjysmë të zhveshura bëri xhiron e botës. Të gjitha agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, përfshirë agjencinë "Reuters" i kushtuan vëmendje lajmit të çuditshëm nga Shqipëria. Çudia nuk ishte në faktin se disa turiste nordike u zhveshën në një plazh, por në faktin që zhveshja e tyre bëri që të ndërhynte edhe policia. Faqja zyrtare e grupit "Mediaset" në Itali, TGCOM, shkruante më 28 korrik të vitit të shkuar se "... çudia qëndron në faktin që suedezet kanë shkuar për plazh në Shqipëri".

    Episodi i suedezeve u pasua vetëm dy javë më pas, me zhveshjen e një grupi vajzash nga Maqedonia, por kësaj radhe lajmi nuk pati bujën e të parit, ndërkohë që autoritetet lokale në Sarandë filluan të vrisnin mendjen për të gjetur një zgjidhje të mesme mes dëshirës së turistëve perëndimorë për të qenë të lirë dhe respektimit të rregullave të shoqërisë shqiptare.

    Duke reaguar ndaj asaj që ndodhi, bashkia e Sarandës u kujdes që në vende të dukshme pranë plazheve brenda në qytet të vendoste afishet "Public beach no nudists" (Plazh publik, jo nudistë), përmes të cilave u bëhej e ditur turistëve të huaj se në plazhe publikë ndalohet larja lakuriq. U vendosën disa të tilla vetëm atje ku ndodhi shmangja nga rregulli, në plazhin "Rinia" (ish-centrali). Por me ardhjen e sezonit të ri askush nuk u kujtua t‘i paraprijë përsëritjes së dukurisë "topless" dhe ja ku është përsëritur ai. Janë zhdukur tabelat informuese e ndaluese nga plazhet e Sarandës dhe topless janë rishfaqur.

    Një vit më parë në bashki thanë se qenë duke studiuar mundësinë që të përcaktoheshin një apo dy sektorë të veçuar nga plazhet publikë, ku të mundësohej larja nudo për ata që dëshirojnë, vendas apo të huaj qofshin. Mendimi ishte për t‘i dhënë një destinacion të tillë Plazhit të Pasqyrave, i gjendur përgjatë bregdetit Sarandë-Ksamil. Por kjo është harruar, pasi fenomeni është konsideruar i kapërcyer. Dje bashkiakët janë rivënë para të njëjtës sfidë si një vit më parë, para së cilës janë dorëzuar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Ku jane fotot ?

  3. #3
    Manchester Maska e -Alda-
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    Citim Postuar më parë nga LuPiCuPi
    Ku jane fotot ?
    Don fotot ti eee?

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga LuPiCuPi
    Ku jane fotot ?
    Nuk e di a eshte autentike

    mare nga Shqip



    Nese eshte ne kundershtim me rregullat FSH mund te fshihet

  5. #5
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385

    Po ti lene!

    Per mua more popull le ti lene njerzit te bejne palzhin nudo. Nuk prish pune ! Kush ka qef le te mos ti shikoj. Pastaj edhe manjaket do te qetesohen pak duke pare dhe nuk do tu bejne pershtypje me dekoltete e hapura. Kjo do te sherbeje per civilizimin sadopak te shoqeise sone!
    Adelante!

  6. #6
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    A ka ligj ne Shqiperi per kete ceshtje apo thjesht intervenon policia se kane mare telefonata ?

    Poshte Policia

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    po kjo goca qenka si burre... ca paska dash me ekspozu mor amani...ajo numrin e rexhipetave duhet ta kete -1 hahahha

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    C'te keqe ka... Polica me tete-vjecare, c't'i shash. Ben nje plake 120 vjecare nje telefonat nga celulari qe i ka sjelle i biri nga Sicilia dhe nderhyn policia fshatit , wtf.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #9
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Vjet jan gjobitur 3 turiste per nje gje te till.. banjo dielli nudo.. ne sarand !!!

    ps: e veshtir me gjet foto
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  10. #10
    Shih me sy,s`jam per ty! Maska e juliana_86
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    182
    Citim Postuar më parë nga Borix
    C'te keqe ka... Polica me tete-vjecare, c't'i shash. Ben nje plake 120 vjecare nje telefonat nga celulari qe i ka sjelle i biri nga Sicilia dhe nderhyn policia fshatit , wtf.
    Ca koincidence kete mendim kam dhe une!

    Dhe... kto policet na bejne si te ndershem kot.Ve bast qe rruges i kan thene hajde neser prap keshtu.
    "T€ Ðüå §hµM€ §hpï®tï ïM€,

    ÿºµ'R£ Th€ øñL¥ ¤Ñ€ I ñ€€Ð 4 TH£ WÕ®LÐ K€€P§"

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    une nuk kam ndonje gje kunder po te ishte ndonje e hajrit them une

    nejse
    seriozisht...
    mos haroni qe ka dhe femije ne plazh...ne plazhe nudiste ok...por me femije perdore e me burra qe i'u xxellojne syte si macet...ke te mbaje me pare gruja e shkrete

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2006
    Postime
    95
    Te dalesh ne topless nuk do te thote te dalesh nudo (lakuriq dmth).
    ne te gjitha plazhet publike ne Itali shef gra e vajza ne topless edhe pse ka femije, s'e kane pare ndonjehere femijet te jemen pa rexhipeta??
    nejse, duhet akoma kohe per SHqiperine, s'jane keto gjerat me te rendesishme apo jo?
    hajt shnet!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    liqi eshte liq
    shyqyr thuaj qe se kane marre shkelesen e liqit ne polici

  14. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ceshtja eshte se kush i heq ato lajmerimet ? Rrezik vete shefi i policise qe te vije vitin tjeter e te merret "personalisht" me ket ceshtje Saper lajmet e TGCOM-it, se kuptoj pse i paraqesin me kaq "deshire" ketu. Ata ket pune kane dhe se bejne vetem me ty. Ti nese e paraqet lajmin ose reago sic duhet te kishe reaguar, ose injorohe, qe eshte gjeja me e mire. Do vije ajo dite qe jo vetem Suedezi por nga cdo cep do vijne e te bejne plazh ne shqiperi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  15. #15
    Se marr vesh cte keqe ka te dalin femrat ne plazh gjysem lakuriq?

    Un jam pro ktyre gjerave, le te dalin

    Poshte policia sarandes qe na heq buken nga goja

  16. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Morning star
    Se marr vesh cte keqe ka te dalin femrat ne plazh gjysem lakuriq?

    Un jam pro ktyre gjerave, le te dalin

    Poshte policia sarandes qe na heq buken nga goja
    Greqi, Protesta per turistet e shthurur britanike

    • Disa qindra qytetare, por edhe bizsmesmene e zyrtare kane dale ne protesta ne qytetin Malia te Kretes per te shprehur zemerimin ndaj turisteve te shthurur britanike

    Banoret e Kretes kane nisur nje proteste kunder turisteve britanike, pasi jane te shqetesuar nga sjellja e tyre e shthurur dhe e zhurmshme. Protesta eshte zhvilluar pikerisht ne qytetin bregdetar Malia te Kretes. Ne proteste jane bashkuar edhe pronaret e hoteleve te bizneseve dhe zyrtare te bashkise se qytetit, mes tyre dhe vete kryetari i bashkise te Malias. Ata kane bllokuar rrugen kryesore te ishullit duke shkaktuar nje kaos te madh ne trafik.

    Ja si shprehen banoret greke te Malias:

    “Nuk mund ti durojme me… Duhet te vendoset rendi ketu...
    “Ata dehen, bejne shfaqje ne syte tane, nuk mund ti durojme dot keto akte. Ne nuk shqetesohemi sepse jemi te moshuar, por kjo sjellje demton femijet tane..”
    “Nuk e duam kete lloj turizmi. Duam njerez te mire te vijne ne qytetin tone…”

    Qytetaret kerkojne ndihme nga qeveria e Athines qe te mbylle agjencite turistike qe nxisin seks dhe argetime te tjera, tej normave per turistet e rinj te Malias. Ata kerkojne qe policet te kthehen ne rruget e qytetit, te ushtrojne kontrolle ne klube dhe te ndalet konsumimi pa mase i alkolit. Mijera turiste britanike vijne cdo vit ne Malia dhe pasi dehen kryejne akte seksuale ne publik, akte dhune dhe vandale. Ne disa raste ka patur edhe viktima ne radhet e turisteve. Ky ishull eshte nder me te preferuarit per turistet dhe konsiderohet si Ibica i greqise. (News24)



    ============================

    Keta mesaduket po i therrasin mendjes shume vone. Mire me Ameriken qe u prishen e nuk i vje asnje turist, por po u prishen me keta si i behet ? Nesje ceshtja qendron qe si fenomen duhet te kontrollohet qe mos gjindesh pastaj perpara FAKTIT TE KRYER dhe te detyrohesh te besh te tilla gjera sic bejne keta se humbet shume pike.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  17. #17
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Le te hapin nje plazh privat dhe aty te lejojne per te bere banjo dielli dhe nudo, nuk ka gje te keqe. Por ne ato publiket eshte pak veshtire, pasi ka shume femije.. Boll eshte shkaterruar brezi ri nga 'evoluimi'...
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Nuk e di a eshte autentike

    mare nga Shqip



    Nese eshte ne kundershtim me rregullat FSH mund te fshihet
    Autentike eshte, biles Top Channel kishte dhe pamjet filmike kur i vejten 2 police ati ciftit dhe i thane asaj goces ti vishte recipetat, dhe ajo qe u ngrit e trembur dhe i veshi me vrap duke kerkuar falje.

  19. #19
    mire ja kan ber qe i ka mbuluar, sepse shum te vogla i paska.

  20. #20
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Ne fakt edhe ketu ne Amerike ste lejne ne plazhe publike.Duhet te kete vend te posacem per nudistat.Se pastaj i kujtohet ndonje psikopati heq mbathjet dhe vesh bluze siper.ske ci thua eshte gjysem lakuriq dhe ai.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Saranda 2004
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-08-2009, 06:41
  2. Debati mbi natyrën e autoqefalisë së Ortodoksëve të Shqipërisë
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 01-08-2004, 23:36
  3. Në kërkim të hebrenjve të vjetër të Sarandës
    Nga Hyllien në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 09:27
  4. Nikolas Gejxh, plan minoritarëve për greqizimin e Sarandës
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 09-04-2004, 08:09
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •