Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Shkroi shqip fjalët mbi vakëf, dhespoti Dhimitris ndalon punimet

    Shkroi shqip fjalët mbi vakëf, kisha ndalon punimet


    14/07/2007 - 09:55
    • Trëndafile Visha

    Gjirokaster - Një tjetër incident është shënuar në Gjirokastër, që ka si protagonist klerin ortodoks. Pas skandalit të zhvarrimit të eshtrave në fshatin Kosinë të Përmetit, që daton më shumë se një vit më parë, dhespoti Dhimitris i Gjirokastrës ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e një vakëfi që po investohet nga një shqiptar në fshatin Terihat të këtij rrethi. Ndonëse, biznesmeni Kiço Thimjo kishte siguruar leje nga vetë Këshilli i Kishës për ngritjen e vakëfit (vend i shenjtë), dhespoti që është njëkohësisht anëtar i këtij këshilli ka ndërruar mendje. Ai është penduar për lejen e dhënë, në momentin që ka konstatuar se objekti i kultit ishte në përfundim e sipër. Ajo që e ka irrituar më shumë dhespotin e Gjirokastrës, ka qenë fakti se punonjësit që po ndërtonin vakëfin kanë gdhendur në gur emrin e biznesmenit shqiptar Kiço Thimjo. Jo vetëm kaq, por Dhimitris ka pezulluar nga puna dhe priftin e komunës së Dropullit të Poshtëm, Spiro Bashën, pasi ka "lejuar" ndërtimin e vakëfit në fshatin e banuar nga minoritarë. Paralelisht me reagimin e dhespotit ka ardhur edhe reagimi i krerëve të komunës së Dropullit të Poshtëm, të cilët kanë shkuar në vendin e shenjtë dhe kanë urdhëruar ndërtuesit që të ndërpresin punimet. Ata e kanë justifikuar kërkesën e tyre duke u shprehur se biznesmeni nuk kishte leje. Ndërkaq, Thimjo pohon për "Gazeta Shqiptare", se ka investuar 500 mijë lekë për ndërtimin e vakëfit dhe këtë e ka bërë në shenjë humanizmi kundrejt besimtarëve të zonës por edhe shumë besimtarëve të tjerë të feve të ndryshme.

    VAKËFI

    Bri rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë dhe në afërsi të fshatit Terihat ndodhet një vend i shenjtë, ku besimtarë të komunës së Dropullit të Poshtëm por dhe besimtarë të tjerë të feve të ndryshme shkojnë e ndezin qirinj e i luten Zotit për mirësi. Afër vakëfit ushtron aktivitet privat një prej biznesmenëve më të njohur të zonës, Kiço Thimjo. Nisur nga fakti se vendi i shenjtë frekuentohet nga shumë besimtarë, Thimjo ka vendosur të rindërtojë vakëfin me të ardhurat që siguronte nga aktiviteti i tij. Një vit më parë ai kishte siguruar lejen përkatëse nga Këshilli i Kishës së Gjirokastrës. Pas dhënies së lejes, biznesmeni shqiptar ka nisur punën për ndërtimin e objektit të kultit. Në momentin që punimet ishin në përfundim e sipër është shënuar dhe përplasja me dhespotin Dhimitris. Ka qenë një banor i fshatit Terihat dhe pikërisht Vangjel Vaso ai që është ankuar tek dhespoti, duke shprehur indinjatën e tij se vakëfi po ndërtohet nga një shqiptar. Vaso i ka treguar Dhimitris, se personat e punësuar kishin gdhendur në gurët e murit të vakëfit emrin e biznesmenit që kishte investuar për ngritjen e këtij objekti.

    DHESPOTI

    Mesa duket, Dhimitris nuk kishte besuar se një shqiptar do të investonte për ndërtimin e vakëfit. Ai është penduar për lejen e dhënë dhe ka thirrur urgjentisht priftin e komunës së Dropullit të Poshtëm, Spiro Bashën. Dhespoti e ka kritikuar ashpër priftin për këtë "mëkat" dhe i ka komunikuar pezullimin nga puna. Ndërkaq, Dhimitris ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve për ngritjen e vakëfit në fshatin Terihat. Gjithashtu, kanë reaguar dhe drejtuesit e komunës, të cilët kanë ndërhyrë për bllokimin e punimeve. Biznesmenin Kiço Thimjo u ka thënë se për ngritjen e këtij objekti kulti kishte leje nga Këshilli i Kishës së Gjirokastrës. Ndonëse ai ka paraqitur dokumentacionin, kërkesa e tij për përfundimin e punimeve nuk është marrë parasysh.


    Gazeta Shqiptare

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    sa çudi qe nuk ka vdekur ne ndonje (aksident) ky biznesmeni Kiço??
    nuk e di ky injorant qe Shqipja eshte e mallkuar nga kisha e greqijes??
    dhe se neve Shqipetaret jemi me qira ne ketu??
    hajde Kiço hajde
    po shkruaje emrin ne greqisht dhe te shofesh po sta dha dhespot qirje Dhimitris edhe b..... bashke me kryeqirje Janin
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ndërkaq, Thimjo pohon për "Gazeta Shqiptare", se ka investuar 500 mijë lekë për ndërtimin e vakëfit dhe këtë e ka bërë në shenjë humanizmi kundrejt besimtarëve të zonës por edhe shumë besimtarëve të tjerë të feve të ndryshme.
    ...po ky qafiri turko-barbar, pse nuk merr 5 milione dhe ta mbaje gojen mbyllur...
    Hë...dashka dhe te shkruaje shqip....Shqipja vetem flitet, se zoti shkruan greqisht, nuk shkruan shqip...
    Cu be zoti qe te shkruaje shqip...barbar?

    ps
    fshije shpejt balo...sic ben me te tera shkrimet, se e shkruajta ne nje moment krize

  4. #4
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar më parë nga BARAT
    ...po ky qafiri turko-barbar, pse nuk merr 5 milione dhe ta mbaje gojen mbyllur...
    Hë...dashka dhe te shkruaje shqip....Shqipja vetem flitet, se zoti shkruan greqisht, nuk shkruan shqip...
    Cu be zoti qe te shkruaje shqip...barbar?

    ps
    fshije shpejt balo...sic ben me te tera shkrimet, se e shkruajta ne nje moment krize


    Hahaha aa aa uuu u


    Kujdes Barat me BALOn se BALOja te perjashton nga forumi i tij

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,878
    Të kontrollohen një për një të gjitha ndërtimet e objekteve me drejtim kultin fetar,përveç ndonjë që është hedhur në hartë si "rindërtim" Gjith të tjerat janë pa leje.Është punuar me mënyrën e njohur korrruptive.Feja është më korruptuesja në të gjitha rastet.Këto duhet të kontrollojnë pushtetarët e jo të pranojnë "çeljen e një fondi ndihmë" dhe të shkatërrojnë çështjen kombëtare.Qëllimi i madh kombëtar është ai që i nxierr jashtë loje,por injorantët e korruptuar nuk kan si e kuptojnë.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga majtasdjathtas
    Hahaha aa aa uuu u


    Kujdes Barat me BALOn se BALOja te perjashton nga forumi i tij
    E pastaj ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Pastaj asgje

    Mos te quajne gje Balo apo albo ty ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga thorgal : 27-07-2007 më 13:16

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Te pakten shef i presionit tek antaret qe flasin te verteten nuk me quajn.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ky dhespoti Iqimitris ca do te thoshte nese ne kishat e Athines te shkruheshin fjalet me shkronja shqipe? Fajin e kane banoret e zones qe i puthin duart e ndyra te ketij Qiris. Njerezit nuk kane nevoje qe palo pseudo-njerez fetare tu sherbejne si ndermjetes me Zotin. U bene keta palo prifterinje te diktojne edhe se ca duhet te shkruhet!

  10. #10
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Genesis po ta shikosh mire postimin tim do ta kuptosh qe une po qesh e po tallem Balon

    por ti i kapke shakate shpejt kur ti shpjegojne gjate

    Sa per temen une vetem nje gje kam per te thene:


    ndyresira me te medhenj se keta Tartufa qe fshihen pas pektut fetar per te ushtruar profesionin e tyre prej prostitute e pedofili nuk ka dhe nuk ka pasur e nuk do te kete ndonjehere.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 14:42
  2. Fjalet eukaristike te Jezusit
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:34
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •