Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime

    Violeta Gjoka

    Lugina e hijeve




    Qelia nuk ishte mė shumė se tre metra me dy.Njė shtrat druri me njė dyshek mbushur me kashtė,njė batanie gri poshtė e njė lart.Dhe asgjė tjetėr,pėrveē ankthit dhimbjes dhe mendimeve.Si ishte e mundur?E priste por nuk e besonte.Fjalėt e dėgjuara poshtė e lart gjatė dy muajve tė fundit se ai ishte arrestuar,i kishin dhėnė tė kuptonte se do tė ndodhte,por pse?!Perse?Jo,atij nuk i besohej.Ishin metodat e vjetra tė hafijeve tė shtetit pėr ta trembur qė po tė dinte gje te shkonte te denonconte.I kishin dhene kohe dy muaj dhe ai s’kishte dashur t’ja dinte.I kishin lene kohe dhe te martohej,dhe nje muaj pas martese e kishin arrestuar.
    Ai u vertit vrullshem ne shtratin e drunjte.Nje psheretime e thelle dhe e forte(e denje per Ago Ymerin) i doli nga shpirti.C’bente aty?Tani duhej te ishte prane gruas se tij,ne dhomen e tij te re te gjumit,ne shtratin e tij te rehatshem duke pergjuar shqelmat e bebes ne barkun e saj.C’fare ishte,djale apo vajze?I shkreti femije.Do te lindete e do te rritej pa pranine e te atit dhe me damken e tmerrshmeemija e armikut te shtetit!
    Ai kujtoi gjygjin farse.Te gjitha ishin te pergatitura.Kishte firmosur ne hetuesi pa kundershtuar.I kishte pranuar te gjitha akuzat.E dinte qe ato nuk do te binin poshte edhe po te mos pranonte.Pastaj ai e dinte mire qe po te kundershtonte “Ata”kishin metodat e tyre per te te bere te thuash:Po.
    Ishin nga me cnjerzoret.Dhe ai nuk donte ti provonte.Ju nenshtrua fatit,i cili cfare do qe te thoshte ai, do te ndiqte rrugen e tij.


    *..........*..........*


    Dhe kishte filluar si shaka ne nje tryeze loje bixhozi.Prej disa kohesh shoqerohej me nje grup qe dhe vete e kuptonte qe nuk i pershtatej,por si thone”jep nje lek futesh ne valle,jep nje mije e s’del dot”.Cdo mbremje ulej para tryezes me ta dhe e zinte mezi i nates e tutje.Nuk kishte ndonje deshire te madhe per te luajtur,shpesh here madje me shume rrinte ne rolin e shikuesit.Veshtronte pa fund si hidheshin letrat ,si ndaheshin,si mblidheshin,si humbisnin e si fitonin.Dritaret te mbyllura dhe te zena dhe me batanie pervec perdeve.Dukej sikur batania do ti mbronte nga veshtrimi dhe zhurmat,fjalet dhe shpesh debatet nuk do degjoheshin jashte ( bataniet ishin bere mode dhe ndiqeshin dhe neper ditelindje e festa te tjera ).Pak muzike me nje magnetofon te vjeter qe dukej sikur nga casti ne cast do te mbetej.Neper gota nje uiski te vjeter e te forte qe s’dinin kush e kishte sjelle vetem se pinin.Nga dhoma tjeter prane e qara e nje femije qe ndjehej vetem e qe kerkonte te emen qe dhe ajo ishte ulur ne tryezen e lojes e me goten e uiskit para dhe me syte qe i ndrisnin cuditshem,veshtronte te shoqin perballe ose me mire,ish – in e saj se prej me shume se nje viti ishin ndare.M.gj.ate,jetonin ne nje shtepi,e here here ndanin dhe shtratin,sidomos pas mbremjeve te tilla me uiski e muzike.
    Kjo ne pergjithsi ishte atmosfera rreth kesaj tryeze,perjashto momentet,kur ndonje mbetej i pakenaqur,ose kur fillonin debatet politike.Ishin kohe te veshtira e doje s’doje do t’a thoje ndonje fjale,pa llogaritur pastaj urrejtjen per gjerat qe ndodhnin e shihnin.Dyqane me shume bosh.Femija qe kerkonte te hante e qe s’kishe cfare t’i jepje. Ne nje debat te tille dikush nje nate propozoi te krijonin nje grup dhe te perbetoheshin.Me pas dikush tjeter tha qe te arratiseshin jashte shtetit,ai dinte te gjitha rruget dhe mundesite e ikjes.Dhe keshtu filluan planet me te cilat ai nuk ishte dakord.
    Ne ate shoqeri e mbante vetem urrejtja per regjimin.Te pakten ne ate mjedis nuk kishte frike te thoshte ate qe mendonte,por te thoje “ide te perbashketa” ishte shume sepse ata te tjeret aq te rendomte sa ishin as nuk meritonin te thoje se kishin ide.Per ata urrejtja konsistonte ne faktin qe duhej te luanin fshehurazi,te flisnin me ze te ulet,e s’mund te benin hapur ato pislleqet e tyre.Idealet e larta per ata nuk ekzistonin.Kurse ai kishte kohe qe i mendonte gjerat ndryshe.
    Keshtu,ditet e netet kalonin gjithnje Ne ate shoqeri te zymte derisa nje dite ata vendosen:do te arratiseshin.
    Edhe pse kishte qene endrra e tij e jetes,ai nuk pranoi.I duhej te mendonte per familien e tijC’do te behej me ta?Ai kish patur shume fatkeqsi te tjera ne familie.Pastaj s’donte ta provonte serisht burgun.Kishte qene pre e hafijeve qe ne moshe te njome.Shpesh ishin munduar ta rekrutonin te punonte per ta,por ai s’kish pranuar kurre.Keshtu ishte bere pre e gjygjeve farse ku akuzohej per gjera qe s’i kishte bere e ishte denuar njesoj si nje ordiner.
    Kembengulja e tyre nuk e tundi nga vendimi.Ata te tjeret vazhduan te merreshin me planet per tu arratisur po tashme jo ne prani te tij.I thane qe kishin kthyer mendje dhe ata.Ai shkonte ndonjehere per te ndenjur e per te pare lojen po asgje me se ngjiste derisa nje dite takoi Ate.


    *..........*..........*


    Kishte qene dashuri me shikimin e pare.E kishin goditur syte jeshile te thelle,natyra e saj e gjalle e shakate plot kripe.I dukej se kishte pritur tere jeten per ta takuar .Nuk ishte dashur shume qe te kuptohej se ai digjej per te.Dukej se dhe ajo ishte e dashuruar.Dolen disa here bashke.Fejesa erdhi shume shpejt.U njohen familiet u pelqyen e keshtu filluan ditet e lumtura.Perbetimi u harrua fare.I dukej se ato gjera i kishte pare ne ender.Ne shtepine e te perbetuarve nuk shkonte me,e cdo gje dukej se shkonte mbare.Dukej…
    Jo gjithnje gjerat varen prej nesh.Ndersa ai ishte harruar ne lumturine e tij e po mendonte krijimin e families se re,”Ata”,te tjeret vazhdonin jeten e planet e tyre.Mblidheshin rreth tavolines me gotat e uiskit qe gjithnje s’dihej si gjendej,magnetofoni gjysem i shkatrruar qe gati sa s’mbetej dhe femija qe gjithnje qante ne dhomen tjeter se ndjehej vetem ndersa e ema bente pjese ne planet e medha te grupit,pinte uiski me syte e perenduar dhe shikonte rreth ne ishte ndonje me i denje se ishi i saj per ne shtrat.E ishte pikerisht ajo qe shkaterroi endrrat e te perbetuarve me deshiren per te shfrytezuar te gjithe e per ti provuar te gjithe.
    Nje nate kur te gjithe ishin larguar e ajo me kembet qe i merreshin e me syte qe i shdrisnin si nje mace e eger e ftoi ish te shoqin qe po behej gati te shkonte ne dhomen e tij,te flinte me te.Ai i lodhur dhe i merzitur nga humbjet ne loje s’ja kishte qejfi te futej ne shtratin e saj,por e eksituar ne kulm ajo e terhoqi me force.
    - Une dua te vish te besh dashuri me mua.Nese ti se ben nje tjeter eshte i gatshem – tha ajo duke ju marre goja nga te piret e tepert e duke i futur duar ne mes te kofsheve per ta provokuar.
    Kishte qene gjithnje e paturpeshme dhe kembengulese,por ai pikerisht per kete gje e kishte pelqyer gjithnje.
    Duke u lekundur dhe ai, u ngjit fort pas saj Nuk priti te arrinin deri ne shtrat.E ashtu ne kembe ne koridor ato plotesuan ato nevoja fiziologjike qe ju kishte ardhur nga te piret duke leshuar tinguj te mbytur per te mos i degjuar te tjeret ne dhomen ngjitur.
    Ju ndodhte gjithmone keshtu.Ta benin vetem per ta bere pa asnjefare bukurie e pa ndjere asnje kenaqsi tjeter pervec asaj te berit seks.Ata nuk ndjenin dridhje mishrash e terheqje fizike qe eshte aq ngushte e lidhur me ate ndjenje fisnike shpirterore qe provojme kur dashurojme.
    Kjo ndofta e bente ate grua te kerkonte gjithnje e te shkonte me te gjithe,e ai pikerisht per kete ishte ndare me te,por te banuarit ne nje shtepi e bente te harronte herehere.
    - Kush eshte ai tjetri ?- pyeti ai papritur.- Do t’ja shker……nonen-vazhdoi duke nderruar dialekt.
    Ajo e perkedhelur ne seder nga reagimi i tij filloi te bente joshesen,e me ne fund i tregoi se ai qe ishte i interesuar ishte doktori i fabrikes e se ajo shkonte atje per te marre raport po kete here ai nuk i kishte dhene dhe ja kishte bere te qarte se ajo i pelqente atij dhe se duhej ti fitonte raportet.Por ajo nuk i tregoi se ishte ajo qe shpesh e kishte provokuar ,qe ai ishte terheqes, qe ajo prej kohesh e deshironte.Ndaj tij ndjente ate terheqje fizike qe nuk e ndjente ndaj te shoqit.Nuk i tregoi qe kishte vendosur ta fuste ne shtrat sapo t’i jepej mundesia,madje ne nje moment i a kishte bere te qarte doktorit qe mund ti bente nje vizite ne shtepi.Te gjitha keto nuk ja tha.Ajo beri aq sa ta provokonte per ta patur pas darkave kur ndjente deshiren per te patur prane nje burre.Thjesht nje burre.Dhe i a arriti qellimit,nga mendimi qe ajo ishte e deshiruar nga nje tjeter dhe per me teper nga nje doktor,ai u eksitua.Tashme ishte bere esell.E terhoqi me vrull pas vetes duke e shtrenguar e duke i futur duar tek kofshet qe asaj filluan ti ndizeshin.Me pas ai perdori gjithe zotesine e mashkullit per ti treguar qe nuk ishte nevoja e doktorit.Duart e tij rreshkisnin gjithandej duke u ndalur tek gjoksi i saj qe edhe pse pak i rene ishte akoma eksitues teksa buzet ishin ngulur ne qafen e saj duke e thithur lehtazi.Ajo filloi te renkonte e eksituar dhe te kerkonte bashkimin por………ai e largoi me vrull nga vetja.
    - kam nje plan – i tha – mendoj qe do te pelqeje dhe ty.I shkon natyres tende prej kurve – dhe ai u eksitua serisht nga ajo fjale,e rrembeu,dhe serisht ashtu ne kembe ne koridor e bene dhe njehere gjithe duke turfulluar me inat deshire e plane per te ardhmen.
    Pasi kishin mbaruar ai e ftoi te futeshin ne dhome per ti bere te qarte planin e tij.Dhe ja si e kishte menduar.
    Ajo do te shkonte serisht tek doktori e do ti thosh qe ishte e semure e se kishte nevoje per raport.Me pas nese ai do ti kerkonte takim ajo do te pranonte e do ta ftonte ne shtepi.
    -Te tjerat i dime ne – i tha.
    Ne fakt kjo gje si vinte per mbare asaj.Ajo vertet donte ta takonte por donte nje takim ku ajo te shuante epshet qe i ndizeshin kur e shihte.Pa deshmitare.Si T’ja bente?Po dhe planin e tij s’mund ta kundershtonte.Dhe ketu shkelqeu truri i saj gjenial prej gruaje bishtdredhur.Pa i rene ne sy per cka kishte ne mendje ishit te saj, ajo pranoi.Te nesermen vajti tek doktori dhe cdo gje erdhi sic ishte parashikuar,vetem me nje ndryshim ne plan qe e dinte vetem ajo:kishte lene orar shume me pare nga sa i kishte thene te shoqit.S’mund ta linte rastin ti kalonte,kishte kaq kohe qe e priste te shkonte ne shtrat me te.
    Dhe dita kur e kishin lene erdhi.Ajo po e priste e eksituar dhe e acaruar nga situata te cilen e dinte vetem ajo.Kishte vene pak ne rregull dhomen qe gjithnje ishte e piset dhe rremuje.Kishte veshur nje rrobe dhome fanellate qe mbahej mbyllur vetem me dy rripa qe lidheshin nga pas.Ajo ishte e ndezur e tera nga mendimi qe me ne fund do ta kishte ne shtrat ate qe prej shume kohesh deshironte.
    -O zot- lutej me vete- te shpresoj qe s’vine me pare e me prishin planet.
    Dhe zoti e degjoi.Per dy ore askush nuk i shqetesoi.Doktori erdhi i qeshur e i eksituar dhe ai.Sapo hyri ne dere ata u rrembyen vrullshem.Ai i terhoqi rripat e rrobes dhe ajo u hap duke nxjerre trupin e saj lakuriq te cilin ai filloi ta mbulonte me te puthura ghithandej,Me pas ajo filloi ta zhvishte e paduruar e terhoqi ne shtrat dhe ata u harruan ne nje bashkim pa fund.Degjoheshin vetem klithmat dhe britmat e kenaqsise se shumepritur te cilat u perseriten shume here.
    E me pas tek po rrinin te qete e te harruar ne shtrat dera u hap vrullshem e dy burra u futen brenda.
    Doktori u ngrit ndenjur.Pak minuta me pare ajo kishte kembengulur qe ai te vishte bizhamet e ishit te saj.Tek e pa ate lakuriq prane doktorit ai u nxeh dhe i bertiti:
    -Kurve.Kjo s’bente pjese ne planin tone.
    Por asaj s’iu be shume vone.Ajo e sterngopur e ja ktheu paturpesisht:
    - Si mund ta mashtroja ndryshe?Megjithate mendohu mire per sa ke ne mendje.
    Ai i revoltuar dhe i eksituar nga trupi i saj lakuriq,e terhoqi doktorin zvarre nga shtrati e lidhi kembe e duar ne fund te dhomes duke i thene shokut te tij ta kishte kujdes dhe ju fut ne shtrat e rrembeu me force.
    - Kurve - mund te besh me mua ate qe po beje me doktorin?Tani ne vend.
    Dhe ai ju hodh persiper duke folur fjale nga ato qe i permban vetem zhargoni i alabakeve.Po ishin pikerisht keto qe e eksituan dhe ate.Dhe ata per here te pare e ndjene qe e desheruan njeri tjetrin e bene dashuri edhe pse ne sy te doktorit dhe atij tjetrit.Ne fillim qellimi i tij (kur e pa lakuriq ne shtrat)ishte ta perdhunonin te dy per ta ndeshkuar por me pas u pendua.
    Kur mbaroi pune ai u ngrit duke veshur e mberthyer pantallonat e ju kthye doktorit:
    - Tani do te njoftoj policine dhe do te marr deshmitare qe ti ke perfituar nga profesioni yt.Dhe ti vishu – ju kthye asaj me inat.- Ndersa karrierra jote do te marre fund – i tha doktorit.
    Kete gje doktori e kishte me se te qarte.Atij i vinte plasje qe ishte bere viktime e ketyre personave paskrupuj.Kerkoi qe ta linin te ikte.U justifikua duke i thene qe mendonte se ajo ishte e lire e ne fund ju premtoi para dhe cfare te deshironin tjeter.Ata kete donin.E kishin organizuar pikerisht per kete qellim.
    - Se pari hiqe oren qe ke ne dore.Se dyti duam para,shume para,por ne dollare.dhe se treti nje deklarate qe te kemi zene ketu me gruan time.
    Doktori hoqi oren qe gjyshi i tij i pasur ja kishte derguar nga America.Nje ore e bukur e florinjte qe mendonte se duhej te ishte trashegim i families.Pasi shkroi dhe deklaraten ai i u premtoi se do tju dergonte dhe dollaret dhe u largua.
    Por ishte pikerisht ora qe i tradhetoi dhe i shkaterroi.Doktori pasi u largua prej tyre vajti drejt e ne polici ku beri nje denoncim duke i akuzuar e duke fshehur me zgjuarsi pse kishte shkuar ne fakt ne shtepi te tyre pa treguar momentet e kenaqsise qe kishte kaluar.Policia duke i gjetur dhe oren besoi ne ate cka doktori kishte thene edhe pse kishte nenshkruar nje deklarate.Sipas doktorit ai vajti atje per te vizituar dhe kontrolluar te semuren e cila nje dite me pare kishte qene me temperature te larte.Dhe atje kishte gjetur grabitesit te cilet i kishin bere shantazh.Kaq.U arrestuan tre protagonistet e ngjarjes e pas tyre nje det i tere arrestimesh te tjera njera pas tjetres.
    Pas dy ditesh gruan e liruan du ke i thene qe ishte ne ndjekje te lire dhe te mos largohej pa lejen e policise nga qyteti.Kete favor i a bene meqenese kishte nje femije te vogel per te cilen nuk kishte kush te kujdesej.


    *..........*..........*


    Por pse kishin ardhur gjithe keto arrestime?Ai tjetri qe ishte prezent ne ngjarje per te shpetuar per vete i premtoi policise qe do tju tregonte gjera qe ata do te cuditeshin.Dhe keshtu ai foli per planet e te perbetuarve.Planin e arratisjes si ishte organizuar dhe per kur e kishin lene e se dollaret qe i kishin kerkuar doktorit i donin per ti patur me vete.Dhe ai nxorri emra pa fund ndermjet te cileve dhe ate te personazhit tone te mesiperm qe sapo po krijonte familie dhe qe s’dyshonte per asgje.Por kjo nuk zgjati per shume kohe se kur mesoi se grupi te cilin ai frekuentonte kohe me pare ishte arrestuar ai s’ishte me i qete.Naten perpelitej mes endrash te llahtarshme.Shpesh shikonte te njejten ender:Sikur gjendej ne fund te nje pusi kerkonte ndihme shikonte te fejuaren e tij bukuroshe qe e shihte nga larg e qe largohej duke e lene aty vetem ne ate erresire.
    Teksa kthehej nje dite nga puna takoi nje te njohur qe e veshtroi sikur te kishte ardhur nga nje tjeter bote e me ne fund mori guximin e i tha se kishte degjuar se ishte arrestuar.
    - Shyqyr zotit qe s’qenka e vertete.
    Po dhe mund te ishte.Ai e dinte qe keto fjale i hapte policia per ti bere te qarte se mund ti ndodhte e se po te kishte ndonje gje te shkonte e te rrefehej.Por ai nuk e merrte guximin.Po merrej me pergatitjet e dasmes e mundohej te harrohej mes tyre.I kishte folur dhe te fejuares se tij per friken qe kishte ,por ajo e kishte siguruar qe s’do ti ndodhte gje.I jati i saj punonte ne Ministrine e brendeshme dhe do ta merrte vesh.
    U be dhe dasma.Mes harese dhe gezimit atij i dilte dhe hija e burgut dhe te gjitha shuheshin.I vetmi gezim ishte femija ne barkun e gruas se dashur, qe sapo kishte filluar te hidhte shqelma.
    Dhe nje dite te bukur nje muaj pas martese kur sapo kishte fituar pak qetesine duke menduar se gjerat do te shkonin mire i erdhi arrestimi.
    Ne qeline e erret e te lagesht te burgut ai mendonte se cduhej te kish bere per te mos ndodhur.Malli per cdo gje qe kishte lene jashte e grryente nga brenda.Nje dite e njoftuan qe do te trasferohej ne nje nga kampet e te burgosurve politike.Atij sa si ra pika kur mesoi se do ta conin ne me te tmerrshmin qe ekzistonte,atje mes malesh te larta ne nje lugine te thelle ku dielli shikohej vetem nje ore ne dite dhe ne vere.”Po,mendonte per te ngushelluar veten ,te pakten do te kem shoqeri e do te jem ne ajer te paster”.I shkreti,as neper mend se shkonte cfare e priste.


    *..........*..........*


    Makina me hekura e burgut zhurmonte e renkonte neper rrugen e pashtruar te malit.Natyra qe shihej ishte e bukur e pitoreske.E gjithe faqja e malit ishte e veshur me pyll pishash e bredhash qe tek i shikoje te ftonin te vrapoje mes tyre te thithje ajrin e paster e te mjelmet qe leshonin pishat e larta e bredhat e bukur e te drejte e te pije uje ne ata kroje e burime te ftohta qe rridhnin tatpjete.Po te gjitha keto ishin te ndaluara per te burgosurin qe po trasferohej ne kampin e pergjithshem.
    Arriten rreth ores 14.00, po dukej sikur ishte mbremje vone.Qetesia e kampit te fuste friken.Ste zinte syri asnjeri.Diku nga lart vinte ulerima e eres qe bashkohej bashke me nje tjeter ulerime qe dukej si ulerima e nje njeriu.Ai u drodh.Pak me tutje nje terrace betoni.C’te behej aty valle?Pak me ne te djathte disa baraka te gjata qe duhej te ishin kapanonet e fjetjes.Nga njera prej tyre vinte nje zhurme enesh dhe nje arome e supe qe atij ju duk e kendeshme sepse e kish marre uria.Polici qe e shoqeronte i tha qe duhej te merrte rrobat e kampit.Tek afrohej drejt barakave ju be sikur nga thellesia e tokes vinin tingujt e nje kitarre,tinguj te lehte te embel qe here here shperthenin dhimbshem sikur clironin dhimbjen qe mbante ne vetvete ai vend i tmerrshem.Pas tingujve nje ze i embel qe i kendonte dashurise,jetes dhimbjes.Atij si besohej qe ne ate ferr do te mund te degjonte ate ze te mrekullueshem e ato melodi qe dukej sikur vinin nga nje tjeter bote.I erdhi per te qare.I erdhi per te uleritur.I erdhi te rebelohej e te thoshte qe askush s’kishte te drejte ta privonte nga jeta e lire.Por s’beri asgje.Mori rrobat e kampit i veshi dhe ndoqi keshillen ne kofidence te policit qe i tha se bente mire te shplodhej:neser do te fillonte nje dite e tmerrshmeo te prekte ferrin.
    Atij i doli gjumi ne mbremje kur degjoi qe dikush po bente nje apel.Ai degjoi emra te njohurish,emra personash te famshem,emra,emra pa fund.Nje polic erdhi e mori dhe i tha qe s’dilte ne rregull apeli.Ishin te gjithe te tronditur.Cfare kishte ndodhur?Ishte shume e ngaterruar per trurin e tij te lodhur,por ajo qe degjoi ishte per te qeshur.Te gjithe te burgosurit qeshnin,dikush ishte liruar ne mengjez e pasi e kishin lene gjithe diten jashte kampit e kishin arestuar perseri.Por nuk ishte kjo qe te bente per te qeshur por se prap ai ju dilte mangut ne apel.Eh!Ndodhnin dhe shakara te tilla qe thyenin monotonie e kampit.
    E nesermja erdhi e zymte edhe pse jashte debora kishte shtruar qilimin e saj.E zgjuan shoket e tij te turnit.Do te futej ne galeri.Do te shtynte vagonet e mbushur me mineral e nese do te ishte fatmadh do te mund te dilte dhe i gjalle nga ato galeri te tmerrshme mbushur me skelete te gjalle qe gati gati kishin harruar te flisnin,qe vertiteshin aty rrethe tij si hije e qe s’i llogariste kush nder te gjallet.Duhej te ishe shume i zoti te mund te arrije te beje denimin dhe te dilje i gjalle qe andej.Dikush i tregoi honet ku po te bije askush nuk do ta merrte vesh e sdo te merrte mundimin te te nxirrte.Bej kujdes i tha,se po u zure e po dyshuan qe je spiun perfundon aty poshte.Po!Kishte prekur ferrin.Dhe do ti duhej te kalonte pese vitet e denimit te tij ne ate bote te nendheshme e te tmerrshme pa qene i lire as per te menduar se dhe mendimet te tradhetonin.Do ti duhej te bente normen se ndryshe i kishin thene se do te perfundonte ne kafazin e eres( dhe atij ju kujtua ulerima njerzore qe vinte bashke me ulerimen e eres kur kishte mberritur)
    I rodhen lotet e u ligeshtua.I u duk se do te rrezohej por i dha force vetes.Jo.Ai do te dilte qe aty.Duhej.Atje,jashte ishte jeta,familia,bebja qe do te lindete.Dhe ai filloi te jetonte me endrrat e se ardhmes.E tanishmja s’i perkiste me atij.Ishte aty vetem fizikisht.Sa mire,shpirti ishte i lire.Per fat ate se burgosnin dot.


    @ Violeta Gjoka


    p.s. Tregimi u dėrgua nė adresė tė forumit Shqiptar, nga V. Gjoka.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,960
    Faleminderit
    64
    760 falenderime nė 623 postime
    INTERVISTA/ Flet shkrimtarja, spikerja dhe drejtuesja e emisionit kulturor “Omnibus” nė tv “Planet”, Violeta Gjoka


    Sot preferohet femra e bukur se sa femra inteligjente

    Albert ZHOLI

    Njė grua e qetė, por mjaft energjike. E lidhur me ekranin ajo dhe pse vitet kalojnė ėshtė ende e dashuruar me tė. Dhe pse e ka filluar karrierėn si spikere, tashmė ajo ėshtė dhe folėse, por dhe njė gazetare e kulturės mjaft dinjitoze pasi drejton emisionin mė tė spikatur nė tv “Planet” pėr kulturėn, “Omnibus”. Por jeta e saj ka kohė qė ka kaluar dhe nė njė dimension tė ri mė tė pėrgjegjshėm me mė shumė angazhim, pasi ajo tashmė ėshtė autore e dy librave nė prozė njė vėllimi me tregime dhe njė romani qė e promovoi ditėt e fundit. Jeta si shkrimtare zbulon edhe njė anė tė fortė tė karakterit tė saj, papėrkulshmėrinė para angazhimeve tė mėdha dhe botimeve tė suksesshme.
    Sapo promovuat romanin tuaj tė parė, a ndiheni mė e plotėsuar tani nė rrugėn e krijimtarisė?

    Po romani erdhi pas vėllimit me tregime “Trėndafili i Bardhė”, ėshtė pritur mirė nga kritika, mendoj se, kam plotėsuar njė ėndėrr timen. Shumė nga ata qė e kanė lexuar e kanė pėlqyer e mė kanė thėnė fjalė tė mira. Romani ka nė qendėr historinė e njė gruaje. Kritika e ka pėrcaktuar njė roman shumė psikologjik. Aty flitet pėr jetėn e njė gruaje tė dėshpėruar dhe faji i saj, i vetėm ėshtė se fatkeqėsisht ajo dashuron, pėr tė mbushur botėn dhe vetminė e saj. Burri i saj ndodhet burg, ėshtė njė i burgosur politik, kjo situatė, e bėn tė pėrndiqet dhe mė shumė kėtė grua, e cila pėr “fatin e saj tė keq”ėshtė shumė e bukur, dhe inteligjente, nga meshkuj perversė, dhe me pushtet! Dhe qė ti kthehem pyetjes tuaj, a ndihem e plotėsuar, nė tė tėrėn? Po, ndėrsa nė krijimtarinė letrare besoj se kam akoma rrugė pėr tė bėrė.


    - Gazetaria vizive, cilat janė tė veēantat dhe tė pėrbashkėtat e saj, me atė tė shkruar duke pasur se ju i lėvroni tė dyja gjinitė?

    Jo, unė gazetarinė e shkruar nuk e lėvroj. Sigurisht qė shkruaj, po pėr radio, pėr tv, sepse ajo ka qenė dhe ėshtė puna ime. Them se gazetaria vizive apo radiofonike me atė tė shkruar, janė shumė tė ndryshme.


    -Mund tė flisni pak mbi kolegėt tuaj, qė keni ndarė ditė tė mira dhe tė kėqija dhe qė keni sakrifikuar shumė nga orėt e lira pėr t'ju kushtuar televizionit?
    Ēfarė mund tė them pėr kolegėt e mi, unė jam mė e madhja aty, ata janė me tė rinj nė moshė edhe se vajza ime . Unė i respektoj, mė respektojnė, kalojmė mirė.

    -A e keni gjetur veten nė njė media vizive?
    Po, sigurisht nėse mund ta them, e kam gjetur veten tek “Planet” tv, jam shumė mirė aty. Kam njė emision kulture “Omnibus”, i cili nė pėrmbajtje ka disa rubrika, si spektaklin, librin, artgaleri, personazhin etj., etj., ėshtė njė emision qė e dua shumė, vijnė aty personalitete tė letrave tė artit e kulturės dhe kjo mė nderon, por dhe mė vė para pėrgjegjėsisė pėr t’u pėrgatitur sa mė mirė.


    -Njė femėr publike duhet tė ketė histori tė bukur dashurie. Ē’ėshtė dashuria pėr ju ?
    Pėrse duhet patjetėr tė kėtė njė histori tė bukur? Mund tė jetė e dhimbshme, e shėmtuar… ose normale, asnjėherė nuk i dihet. Ndėrsa do tė thoja se Dashuria ėshtė gjeja mė e bukur qė i ėshtė dhuruar njeriut! Si tė them... dashuria ėshtė jeta, familja, fėmija, ti duash e tė sakrifikosh ēdo gjė pėr ta ėshtė dashuri.

    -Sa kohė i kushtoni lukut?
    Jo shumė kohe .


    -Ėndrra nė sirtar?
    Kam shumė ėndrra nė sirtar ose mė mirė tė themi, projekte konkrete. Tė ulem tė shkruaj njė tjetėr roman dhe njė vėllim me tregime. Tė cilat i kam gati tė (ideuara). Kam projekte tė pa realizuara pėr dy transmetime televizive. Do t’i paraqes sezonin qė vjen! Me tej kam dhe ėndrra, tė cilat i pėrkasin familjes sime, e qė shpresoj tė mė realizohen dhe ato, se Dio vuole...- thotė italiani.


    -Sot nė shoqėrinė shqiptare ka shumė debate pėr bashkėjetesėn. Mendimi juaj?

    Mendimi im ėshtė qė, edhe pse duket se ka ardhur koha qė secili tė bėjė atė qė dėshiron gjithnjė pa shkelur rregullat e shoqėrisė, mentaliteti shqiptar nuk ka ndryshuar dhe aq shumė, mund tė them aspak... Shumė dukuri akoma gjykohen, e njė nga kėto ėshtė dhe bashkėjetesa. Unė kam mendimin, qė secili ta zgjedhė jetėn, siē dėshiron qoftė edhe duke bashkėjetuar. Nuk kam asnjė paragjykim pėr kėtė gjė m.gj.se jam shumė pėr familjen tradicionale.

    --Si fillon njė ditė pune?
    Njė ditė pune fillon me hapjen e e-mail-eve, ku marr njoftimet pėr aktivitetet artistike. I pėrzgjedh ato qė me duhet tė ndjek. Kjo, jo se nuk kanė rėndėsi, por jo, tė gjitha janė pėr emisionin tim. Dhe,jo tė gjitha kam mundėsi t’i ndjek pėr arsye tė ndryshme. Bėj telefonatat, caktoji intervistat qė do tė regjistroj pėr javėn dhe shpesh herė, mė duhet tė lexoj, e tė mėsoj pėr personazhet qė ftoj nė emisionin tim. Tė mėsoj pėr jetėn krijimtarinė e tyre. Tė lexoj librat qė mė sjellin e qė sapo janė promovuar etj., etj.. Tre ditė tė javės, mė duhet tė futem nė montazh, e kėshtu mė shkon dita shpesh herė 10-11 orė.


    -Cili ėshtė motivi nga i cili udhėhiqeni nė jetė?
    Dashuria, ndershmėria, respekti, drejtėsia! Kėto janė motivet e mia. Dashuria sepse pa dashuri, nuk ka asgjė tė bukur e asgjė, nuk mund tė jetė njerėzore, po tė mungojė ajo. Flas pėr dashurinė nė pėrgjithėsi, ndershmėria sepse asnjėherė, nuk kam bėrė ndonjė gjė, qė ta fitoj nė mėnyrė, jo tė ndershme. Kam jetuar e punuar gjithė jetėn pa i zgjatur dorėn askujt, e pa mashtruar kurrė, asnjeri. Respekti, sepse unė ose Ne, si familje e respektojmė shumė tjetrin, qė do tė thotė, kjo fillon qė nė familje, fqinjin, shokun, mikun, kolegun. Pėr mua liria ime gjithnjė ka mbaruar aty, ku fillon liria e tjetrit. Mundohem qė kėtė kufi, tė mos cenoj asnjėherė dhe kėtė vlerė, respektin karshi tjetrit, i kam mėsuar edhe vajzės sime, ashtu siē ma ka mėsuar e bėrė edukatė, edhe mua, nėna ime.

    -Veshja e preferuar?

    Sipas rastit

    -Po ushqimi?
    Ushqimi… Sigurisht mundohem tė ha njė ushqim tė shėndetshėm, atė qė ėshtė e padėmshme pėr mua, m.gj.se shpesh herė jam jashtė dhe nė Shqipėri ėshtė e pamundur, tė ruash njė dietė tė kujdesshme pėr vet, llojin e ushqimeve qė gatuhen kėtu.. Por ushqimi im i preferuar janė perimet dhe frutat. I ha me shumicė!

    -Jeni supersticioze nė jetė?
    Varet, por mund tė them qė jam.

    -Ēfarė pėlqeni dhe ēfarė kritikoni tek njė njeri?

    Mund tė numėrosh shumė gjėra qė mund tė kritikohen tek njė njeri, por ajo qė do tė thoja ėshtė se kritikoj shumė mendjemadhėsinė, mungesėn e tolerancės, mungesėn e respektit, padrejtėsinė, ēfarė tė tė them, ka aq shumė… por… do tė veēoja shumė kėtu mosmirėnjohjen! Mosmirėnjohja ėshtė mė e keqja, mendoj unė…


    -Kush ėshtė mė e rėndėsishme pėr ju, bukuria apo inteligjenca?
    Pėr mua janė tė dyja tė rėndėsishme, nėse je me fat t’i kesh tė dyja, do tė ishte gjėja mė perfekte. Por nėse do tė zgjidhja njė nga tė dyja, do tė zgjidhja inteligjencėn, m.gj.se. nė ditėt e sotme kam pėrshtypjen qė nuk tė hyn fare nė punė. Ėshtė mė mirė tė jesh e bukur, ndėrsa nė kohėn tonė bukuria nuk vlente pėr asgjė pa inteligjencėn.

    -Marrėdhėniet tuaja me librin?
    Marrėdhėniet e mia me librin kanė qenė dhe janė shumė tė mira. Lexoj se mė pėlqen, po shpesh herė edhe puna ma kėrkon njė gjė tė tillė, duke qenė se nė emisionin tim kam njė rubrikė pėr librin.

    -Cilat janė aftėsitė profesionale qė gazetaret e reja kanė nevojė sot? Ndonjė kėshillė pėr ata qė aspirojnė gazetarinė?
    Me thėnė tė drejtėn nuk do tė doja tė flisja edhe pėr kėtė temė, gjithė jetėn njeriu mėson. Por varet nga dėshira qė ka pėr ta bėrė. Unė kujtoj se kur kam filluar, kisha oraret e mėngjesit nė radio, qė do tė thotė tė ngrihesha nė 4 tė mėngjesit, qė tė isha nė 5 aty, pėr tė filluar me hapjen, pėr tė vazhduar pa fund deri nė orėn 24:00, kur radioja mbyllej. Kisha disa emisione nė ditė, edicione lajmesh dhe ndėrkohė kisha dhe lajmet nė TV. Kur mė thoshte ndonjė kolege se nėse mund ta zėvendėsoja pėr ndonjė orar e merrja me shumė kėnaqėsi, se e ndjeja qė duhej tė isha sa mė shumė nė mikrofon pėr tė mėsuar. Nuk doja t’ja dija pėr lodhjen, kėnaqėsia qė ndjeja, qė bėja njė punė me tė cilėn isha e dashuruar, qė e adhuroja ma largonte atė. Sot vė re nuk e kanė kėtė dėshirė. Mė bėjnė shumė pėrshtypje disa gjėra. Ndonjėherė kjo vjen se ka tė rekomanduar e kanė dikė qė ju mbėshtet shpatullat, por nuk mendojnė se profesionin duhet ta mėsojnė e respektojnė njėsoj, se kėshtu tregon respekt pėr shikuesin ose dėgjuesin qė tė ndjek, por dhe pėr atė, qė tė ka hapur dritėn jeshile, e tė ka dhėnė mundėsinė. Gazetarė tė zotė me eksperiencė vė re qė mezi gjejnė punė ndonjėherė, ose paguhen pak. Vė re qė ka mungesė respekti pėr kolegėt. Shumė e marrin pėrgjegjėsinė si njė luks ose pėr CV, jo si njė detyrė e pėrgjegjėsi pėr punėn qė do tė bėjnė. Nejse mos tė flasim pėr kėtė.




    -A keni pėrjetuar fėmijėri tė lumtur?A ka pasur nė fėmijėrinė tuaj se njė ditė do tė bėheshit gazetare dhe shkrimtare?
    Mund tė them se ka qenė relativisht e lumtur deri ditėn qė vdiq babai im. Por dhe mė pas kam patur ditė tė lumtura, sigurisht. Kur je fėmijė, je gjithnjė i lumtur pėr faktin se fėmija nuk mendon shumė dhe akoma se njeh jetėn. Atė e lumturon ēdo gjė! Dhe pėrsa i pėrket ėndrrave tė mia pėr tė ardhmen kur isha fėmijė pothuajse shumė prej tyre i kam realizuar pak vonė, por i kam realizuar. Dėshirėn pėr tė shkruar e kam patur qė e vogėl. Dua tė them kėtu njė gjė qė se kam thėnė kurrė. Nė moshėn 12 ose 13 vjeēe kisha njė fletore tė trashė,64 lekėshe i thonim ne atėherė plot me poezi e poema pėr heronjtė, pėr tė cilėt mėsonim nė shkollė, dhe disa pėrralla tė shkruajtura nga unė. Janė ato frymėzimet e para kur je fėmijė. Nė atė kohė ne kishim udhėheqėse artistike nėpėr shkolla, e cila merrej me aktivitetet. Udhėheqėsen tonė e ndihmonte shumė babai i saj, qė kish qenė njė mėsues letėrsie, i cili pasi lexoi disa nga poezitė dhe pėrrallat e mia mė tha, qė unė duhej t’i botoja e ai do tė mė ndihmonte. Por s’e bėri. Mė mori fletoren dhe nuk ma ktheu kurrė. E kam kujtuar dhe dhėnė rėndėsi shumė vonė kėtij fakti!

    Marrėdhėniet tuaja me vajzėn tuaj, violinisten e talentuar Enxhi Ninin?
    Kemi marrėdhėnie tė shkėlqyera. Enxhi ėshtė njė vajzė e formuar dhe me botė. Jemi jo vetėm nėnė dhe bijė, por dhe dy shoqe tė mira. Tashmė qė jam nė Shqipėri ajo mė mungon shumė. Jemi shumė tė lidhura me njėra-tjetrėn.

Tema tė Ngjashme

  1. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 02:44
  2. Yjet e muzikės shqiptare
    Nga FierAkja143 nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 11:08
  3. Arkiv X
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 15:59
  4. Persekutimi i intelektualve Shqiptare.
    Nga SKAI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 21:57
  5. A kemi mė vlera si popull?
    Nga ErionB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 31-12-2004, 19:47

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •