Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Edhe burrat me leje lindjeje: Do të kujdesen për foshnjat

    Propozimi i rrallë për Shqipërinë: Meshkujt kanë përgjegjësi

    Edhe pse mund të duket e çuditshme për burrat tradicionalë shqiptarë, meshkujt shqiptarë mund të marrin të gjitha përgjegjësitë, ashtu si dhe femrat. Para, gjatë, e sidomos pas shtatzënisë. Në shumë vende të botës ligjet në fuqi apo aktet nënligjore i lejojnë çiftit të ndajë se cili prej tyre do ta marrë lejen e lindjes, gruaja apo burri. E kështu zgjedhin mes tyre se cili do të jetë kujdestari kryesor i fëmijës, e cili do të vazhdojë punën. E ndërsa në vendet nordike është ulur shkalla e lindshmërisë, ligjet në fuqi i lejojnë nënat të kenë të paktën 3 vjet leje lindjeje. Kështu, gjatë kësaj kohe mund të planifikohen të lindin jo vetëm 1, por dy fëmijë. Këtë vit, në ditën e popullsisë, raporti i UNFPA-së sqaron se burrat kanë të njëjtat përgjegjësi ashtu si dhe gratë, në planifikimin familjar, në kujdesen për bashkëshorten para, gjatë dhe pas shtatzënisë. "Burrat mund të kujdesen për nevojat apo zgjedhjet e grave gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së fëmijës, nëse ata kanë informacionin e duhur. Ata duhet të përfshihen që herët në shtatzëni, që të kuptojnë nevojat shëndetësore dhe rreziqet gjatë shtatzënisë apo lindjes. Gruaja dhe burri duhet të përgatiten së bashku për t‘u siguruar për lindjen e fëmijës", thuhet në raportin e UNFPA-së. Sipas këtij raporti, përfshirja e burrave në parandalimin dhe në kujdesje ndan të drejtat dhe përgjegjësitë gjatë shtatzënisë, si dhe informimin mbi planifikimin familjar apo aspekte të tjera të shëndetit riprodhues. Në këto kushte, edhe pse për Shqipërinë do të dukej e vështirë, ndarja e përgjegjësive ose detyrave nënkupton të gjitha pjesën e kujdesjes për fëmijën. Edhe lejen e lindjes për burrat. Shembullin e kësaj përvoje e sjellin vendet evropiane, por një projekt-propozim konkret do të bëhej nga shoqatat e specializuara për këtë punë, apo nga ekspertë të fushës shëndetësore. Me aktet nënligjore që tanimë ka Shqipëria, maksimumi që mund t‘u ofrohet burrave është informimi.

    Konkretisht në ditën e popullsisë, me moton "burrat pjesë e rëndësishme e shëndetit riprodhues të grave", raporti i UNFPA-së tregon se më shumë se 500 mijë gra humbasin jetën gjatë shtatzënisë, rreth 99 për qind në vendet e zhvilluara. Një pjesë tjetër kanë komplikacione. Por të gjitha këto janë të parandalueshme. "Baballarët e kujdesshëm mund të kenë një rol të rëndësishëm në shfaqen e dashurisë për fëmijët, përkujdesje apo në dhënien e ushqimit", thuhet në raport. Kujdesi i burrave përfshin shtatzëninë dhe periudhën pas shtatzënisë, lindjes së fëmijës. Por burrat luajnë rol të rëndësishëm edhe në planifikimin familjar, në dhënien e ndihmës në raste urgjence. Një nga objektivat e mileniumit për përmirësimin e shëndetit amtar është partneriteti me burrat. Kjo strategji është e rëndësishme për përmirësimin e shëndetit dhe të drejtave.

    "Në ditën e popullsisë na lejoni të inkurajojmë burrat të bëhen partnerë dhe faktorë ndryshimi për të mbështetur të drejtat e grave në të gjitha mënyrat dhe për të ndërtuar një botë me një shëndet më të mirë, me mundësi për të gjithë".

    Roli i burrave

    Para, gjatë dhe pas shtatzënisë


    Burrat mund të ndihmojnë dhe të kujdesen që gratë të marrin kontracepsionin e nevojshëm për të parandaluar shtatzënitë e padëshirueshme dhe për të bërë një planifikim familjar. Burrat mund të ndihmojnë që gratë të kenë asistencën e nevojshme gjatë lindjes, si dhe gjatë emergjencave obstetrike.

    Në ditën e popullsisë është e rëndësishme të theksohet se çdo shtatzëni është e dëshiruar, çdo lindje është e siguruar, çdo person është i mbrojtur nga HIV/AIDS dhe çdo grua dhe vajzë trajtohet me dinjitet dhe respekt. Tema e këtij viti në ditën e popullsisë është "burrat partnerë në shëndetin amtar".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

Tema të Ngjashme

  1. Të drejtat e gruas në një këndvështrim global
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  2. Burrat tradhtojnë gratë me faturisten e KESH-it
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 09:25
  3. Gratë punojnë si burrat, paguhen më pak!
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-10-2005, 10:07
  4. ca mendime per burrat e grate
    Nga FLOWER në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2004, 13:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •