Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18

Tema: Aty...Ketu

  1. #1
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Aty...Ketu

    Jam Ketu, zemer, te ndjej qe je Aty
    Te shoh si perleshesh me njemije bajloze
    Sikur te ishin te gjithe te zinj e te dale nga deti
    Do t’i kishe futur shtate pashe nen toke

    Te dua shpirt, nuk di se c’vlere mund te kete
    Dhe ē’do te thote te duhesh ne keto kohera
    Kjo rrjedhe e nxehte, ne ujerat e ftohta te Labradorit
    Deri ku mund te shkoje…

    Nuk di…nuk dime…nuk dihet…
    Le te ecim nen ritmin e karvanit si ne bibel
    Dikur do e shohim dhe token e premtuar
    Nese do kemi shkelur ankthin dhe friken

    Aty, Ketu,- dy bote qe shplodhen ne te njejtin shtrat
    Sa larg mengjesi i gjen prej njeri tjetrit
    Ne percartje zvarriten deri ne mesnate
    Kur shtrihen serish per te vdekur…

  2. #2
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    Sa larg mengjesi i gjen prej njeri tjetrit

    Pentesilea! Me pelqen shume zeri jot. Posto me shume pls. Me pelqen edhe me, si ke lidhur legjendat me gjeografite e me biblen e pastaj ke ardhur tek e sotmja e cila thur legjendat e veta me mitet e kohes se vet. Bukur! Te fala,

    Ani

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pentesila..e di qe ke talent ti..
    Ishallah je dhe mjeke e mire..e i ndihmon pak bashk atdhetaret tana aty.

    Ani..mirseerdhe..

    Kur vjen.. eja dhe me poezi nga Mami..se ajo i ben me te bukura nga ty..lol.

    suksese te gjithve !

  4. #4
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Ani, Brari..thnx

    Te fala

  5. #5
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Luspat...

    Si po thahet zeri yt, lekura po kthehet ne luspa
    Ne luspa gjigande, si pllanga gjaku te thare
    Ne barkun e vogel po rritet murgesha e radhes
    Mendimet rrjedhin lekures se shpirtit te ēare

    Beronje,ti, beronje, me murgeshen e ardhshme ne bark
    …Kam veshur kepucet me taka qe s’di ku me ēojne
    Ne dyer te huaja… tradhtare te vona, te ngrata
    Pellushi rreth qafes me zerin e dhelpres me shpon

    Ah, si po trashet ky ze kaq i embel dikur
    Ah, si kercasin asfaltit kepucet tradhtare
    Ah, si m’u fut kjo dhelper krahrorit tim
    Ah, barkut tim te vogel, eshte ngjizur nje fare…

    Beronje, ti, beronje, me murgeshen e radhes ne bark…

  6. #6
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Bravo!!
    Je pak e sakt.
    Discover me like emptiness.......

  7. #7
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Dhjetor i ngrirė

    Nė gishtat e mi dhjetori ka ngrirė
    Rruga fryn erė, tym del nga gjaku
    Nė grykė pėrvėlon shpėrfillja e shkrirė
    Zi e akullt…

    Mė kyē e mė shkyē pas portash cinike
    Mė vdes e mė ngjall nė role tė reja
    Mbi flokė njė kurorė si brirė drenushe…
    Si thonj rrufeje

    Ē’po bėhet, mė thuaj, po vdesim dhe ne ?
    As dhimbje, as lot, ky fund pa maraz
    Dhjetori ka ngrirė, rruga fryn erė,
    Zi buzagaz…

  8. #8
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    bukur, zonje e rende

    opero me fjalen

    e shoh se dridhesh me gjilperen e injeksionit ne dore
    mos iu jep narkoze zanoreve ne fiktim
    mos pyet per vdekjen
    hyre ne aureolen e ringjalljes se fjales

    poetet nuk vdesin

    illi

  9. #9
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    jam pa fjale.....................

    pershendetje!!!!!!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    tani nuk te mbetet shume, vetem dhurata qe na premtove per Krishtlindje,

    Henri, qe s'ngopet dreqi

  11. #11
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    mos u ben merak
    e dij une cka han Henri
    ia qesim perpara nje tave e te fryhet ishalla

  12. #12
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Te dua shpirt, nuk di se c’vlere mund te kete
    Dhe ē’do te thote te duhesh ne keto kohera


    shume domethenese ,,,sidomos ne keto kohera ,,,te pershendes
    ciao
    LuM i RrEmByEr

  13. #13
    Urime Pentesilea! Me dhe kenaqesi qe te lexova.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #14
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Vjershe idiote(inconsecuente)

    Nje spice drite shpon rrjeten e merimanges
    E ndotur pastaj ngulet ne gjakun tim
    Ēarcafet behen mure keshtjelle

    Ca thumba njeriu krisin nje qelq magjik
    Dhe krejt ndryshk ngulen ne trurin tim
    Merimangat behen dykembesha

    Gjakshpuar…trushpuar ne vargje idiote
    Brenda meje nje gjarper me zile
    Me durim shkul thumbat, spicat, gjilperat
    …Merimanga me buzeqesh me hile…

  15. #15
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Po fus dhe keto se i kam me kimet


    Merzitesh , miku im, e di qe merzitesh shume
    S'ēahen mjegullat e Londres me gjoja fjale optimiste
    Edhe ne ndodhte keshtu, drita do te ti marre syte
    Dhe ti do te endesh pashprese nen kthetrat e migrenes

    Te zgjohesh cdo mengjes
    Me idene e nje jete tjeter
    Te nje tjeter fryme prane flokut tend
    Dhe ashtu qetesisht duke buzeqeshur
    Te vazhdosh te besh te vjetren jete
    Deri ne ēastin fatal...
    Ndjese paēim bashke me deshirat e vdekura

    Edhe une merzitem kur balta me ngjitet ne zemer
    Vertitem rrugeve nen thonj veshtrimesh te lyreta
    Sa shi qe bie! Poshte ndertesave te vjetra
    Te mbyt nikotina dhe zerat e ējerre mashkullore

    A nuk mendon se...E pse duhet menduar?
    Vetem mendimet nuk e ndryshojne dot motin ne Londer
    Ftoje te paren grua te hyje nen cadren tende
    Vetem mos harro te jesh veshur shik

    Te tjerat vijne vete
    Thjesht,
    Pa shume fjale e pa shume mendime
    Dhe mbi te gjitha
    Pa fare dhimbje...

    Ajo qe iku.., iku, sepse duhej te ikte
    Sepse duhej te ndodhte
    krejtesisht
    ashtu sic ndodhi...

    Le te bejme si femijet, mik i dashur dhe i merzitur
    U prish nje loder?
    T'i gezohemi lodres se re, qe pak rendesi ka
    Kush ne duart tona e solli...

    Miresevjen, o kohe e ardhme e perparme e se shkuares...

  16. #16
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Lotit...

    Ne terr ecen dhe syte i mban mbyllur
    Perse duhen syte ne nje nate te tille?
    Te mjaftojne duart dhe klithmat e hutinit
    Te mos perplasesh si zog krahethyer
    Me ndonje dykembesh te eger
    A me fatin tarrallak te se tretes dite

    Thjesht leri te kalojne, erresira eshte e te gjitheve
    Ndersa drita cope – cope eshte ndare ne pjese
    Diku si katarakt zhurmemadh rrjedh e fryhet
    Diku ka ngecur si qime e holle floku
    Ne fytin e nates qe s’ka shanse te mbytet
    Vetem sa do pjelle nje ag shtatanik

    Veshur si nje zonje e hekurt , e sukseshme
    Flirton logjika me shpirtin varfanjak
    Me ate bukuroshin bjond me sy te kalter
    Qe shpesh qellon te shkruaje dhe vargje…
    E ndjell, e perdhunon, pastaj …e flak
    Ne nje udhe te ndyre, pa peme e zogj

    Per kete arsye dhe shume te tjera, miku im
    Ti vazhdon te ecesh ne terr dhe syte i mban mbyllur
    Fryn nje fllad i fresket; -Eshte shtator a prill?
    (C’rendesi ka, mund te jete cdo muaj tjeter)
    Mjafton te ndjesh zhurmen e hapave dhe kengen e hutinit
    Te genjesh veten qe nuk je vetem
    Ne terrin qe verbohet vetem nga terri
    Se syte nuk ka c’te duhen ne nje nate te tille…

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Penta !


    Ne poezite e tua ka gjera te bukura.
    Ka sentenca te mrekullueshme qe tregojne se mbas nickut "pentesilea" eshte nji femer mendim-thelle, qe ecen me kembet e veta, qe di tu jape grimcave te vogla te jetes e natyres kuptime filozofike tronditese.

    Je pa dyshim nji profil i vecante ne Forum ashtu sikurse besoj plotesisht se je dhe ne jeten "Rilli" ose really.

    Shkruaj c'te te kapi penda e mendja e sille ktu pa frik se mos behesh llafazane. Je si Boza ftohte ne plazh...lol.



    Pac fat e suksese kudo !

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Hej,doktoreshe!

    Je i vetmi njeri (ose nder te paktet)qe une fare pak i njoh ketu,ne kete forum.Dhe ti me njohke kaq mire,me mire se sa une njoh vehten.Ndoshta se ke tre avantazhe:a)-je femer dhe ndjen shpirtin;-b)je mjeke dhe njeh dhimbjen dhe,-c)je krijuese e i gersheton te tera se bashku ne ate qe quhet poezi. Te jam mirenjohes per poezite.Te flm
    Me shume respekt ...Loti

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •