Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 42
  1. #1
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Zbulimet e Ugolinit nė Butrint-1928,revista Drini

    Dossier

    Italiani Sestieri: Ju rrėfej zbulimet e Ugolinit nė Butrint


    Ashtu siē ėshtė bėrė e ditur tashmė, si rezultat i njė pune tė madhe kėrkimore e bėrė nga ekspedita e pėrbashkėt arkeologjike shqiptaro-angleze, e drejtuar nga bashkėdrejtorėt profesor Richard Hoges dhe prof. Ilir Gjipali, para disa ditėsh, nga nėntoka e qytezės antike tė Butrintit, u zbulua dhe doli nė dritė edhe njė tjetėr gjurmė arkeologjike. Sipas studiuesve dhe arkeologėve tė ndryshėm, ai zbulim arkeologjik mendohet tė jetė forumi, apo qendra romake e atij qyteti antik, gėrmimet e tė cilit kanė nisur qė prej dekadės sė dytė tė shekullit tė kaluar nga arkeologu i famshėm italian, profesor Luixhi Maria Ugolini dhe mė pas u vazhduan nga bashkėpunėtori i tij i ngushtė, profesor Piero Marconi. Sipas shumė specialistėve dhe studiuesve tė arkeologjisė, zbulimi i fundit nė qytezėn antike tė Butrintit, pėrveēse e pasuron "inventarin" e trashėgimisė kulturore tė Shqipėrisė, do t‘i japė mė shumė vlera asaj qyteze edhe nga ana e turizmit kulturor, duke bėrė qė ajo qytezė tė bėhet edhe mė tepėr objekt pelegrinazhi nga tė huajt. Por, duke u kthyer tek ajo qė anonēuam nė hyrje tė kėtij shkrimi, zbulimi i para pak ditėve nė Butrint, ashtu sikurse dihet tashmė, nuk ėshtė nga tė vetmit e kėsaj natyre. Atij i janė paraprirė edhe mjaft zbulime tė tjera, qė nė dekadat e para tė shekullit tė kaluar, kur dhe filluan gėrmimet e para aty nga ekspedita italiane, e cila kishte lidhur njė sėrė marrėveshjesh me qeveritė shqiptare tė asaj kohe. Por pėr njė tablo mė tė qartė dhe mė tė hollėsishme pėr gėrmimet dhe zbulimet e bėra nė Butrint, na njeh njė studim i bėrė nga studiuesi italian, Sestieri, nė vitin 1941, i cili hedh dritė mbi historinė antike tė asaj qyteze tė famshme, si dhe pėr punėn e madhe e zbulimet qė bėri aty pėr afro dy dekada, arkeologu i famshėm italian, prof. Luixhi Maria Ugolini. Kėtė studim tė italianit Pelligrino di Sestieri, me titull "Antica Albania nelle richerche arceheologiche", (Shqipėria antike, nėn rrėnojat arkeologjike"), i cili u botua nė revistėn "DRINI" qė nxirrej nė vitet 1939-1943 nga Enti Kombėtar i Turizmit nė Shqipėri, po e japim tė plotė, duke mos i bėrė asnjė ndryshim nga teksti origjinal i shkruar nė atė kohė.



    "Shqipėria antike, nėn rrėnojat arkeologjike"


    Pizzicolli, arkeologu i parė italian nė Shqipėri

    Ky volum u shkrue nė vjetin 1928 prej tė mirė-njohurit shkencėtar e arkeolog Ugolini. Ndonėse shkrimi ka njė datė mjaft mbrapa, dhe ndonėse nė kėtė kohė dhe sipėr zbulimet arkeologjike nė Shqipni janė shtue nė njė masė shumė tė dukshme, tue shtue pasunin monumentale tė vendit, libri nė fjalė ka njė rėndėsi aktualiteti. Fillon me njė shėnim mbi veprėn e Humanistave tė Rilindjes Italjane, tė cilėt qenė themeluesat e arkeologjisė. Ndėrmjet ktyne vėndin e parė pėr vjetėrsi e zen, Ciriaco dei Pizzicolli nga Ankona. Ky qe njė nga mė tė parėt studjoz tė vjetėr qė u sjell nga Shqipnia ku tue u kthye shpesh herė, qiti nė dritė vende tė panjoftuna deri n‘tė kohė e qė tė cilat; nė kohėt e vjetra ishin tė randėsishme; pėrveē kėtij veprimi pati edhe njė meritė shumė tė madhe nė tė mblėdhunit e disa dokumentave tė cilat sot janė tė njė vlefte tė paēmueshme; gjithashtu Pizzicolli mblodhi dhe kopjoi disa mbishkrime qė sot janė humbun.

    Pizzicolli nė 1435-ėn nė Butrint pėr Krishtlindje

    Nė vjetin 1435 ky kaloi natėn e Krishtėlindjeve nė Butrint tė cilin e pėlqente pėr sėtepėrmi pėr ato mure madhėshtore dhe pėr madhnin e tij tė kaluame. Pėr njė koecidencė kureshtėse, ky qytet, qė ishte zbulue prej njė italiani (Pizzicolli), mbas pesė shekujsh heshtje e harrimi, zbulohet prej njė tjetėr italiani, Ugolini. Ky mė 1924 ndoqi atė rrugė qė Pizzicolli pat ndjekė nė kohėn e vet nė Shqipni. Qėllimi i kėtij udhėtimi ishte zbulimi i antikiteteve arkeologjike, studimi i qytetnimit ilirik, dhe lidhja e kėtij qytetnimi me tokat e tej-Adriatikut, e ma nė fund, studimi i monumentave klasike dhe i gjurmave tė lanuna nga Roma. Nė kėtė libėr tė vogėl gjithshka tregohet me njė lehtėsi e bukuri gjuhėsore shembullore; asht njė libėr qė nuk u drejtohet vetėm specialistave por masės sė popullit; i drejtohet si italianit tė cilit ai ka dashtė t‘i njohi sa ai ka ba si pėrfaqėsues i arkeologjisė italiane; e si edhe lexuesit shqiptar i cili nė kėtė vepėr tė shkruese e tė lexueshme shumė lehtė, merr njoftim mbi pasuninė arkeologjike kombėtare tė vet. Ugolini sidomos nuk kufizohesh nėn vėzhgimin e thjeshtė dhe tė thatė tė sendeve e shkrimeve historike por rindėrtonte jetėn e tė vjetėrve dhe mirkuptue qėllimet bujare tė misionit tė tij shkencor, i kanė dhanun gjithmonė ndihmat ma tė mėdhaja dhe tė mundshme, tuj i lejue qė tė lidhi atė marrėveshtje arkeologjike italo-shqiptare, e cila nuk ishte njohja e parė italjane e kėrkimeve nė Shqipni, por dhe njė peng bujar e i sinqertė pėr miqėsinė qė lidhte dy Kombet e Adriatikut. -Ugolini tė cilin unė e njihja fare mirė, sepse kishte punue nė kohat mė tė vėshtira tė jetės sė tij-dashuronte sinqerisht Shqipėrin. Dėshira ma e madhe e tij ishte qė tė vleftėsonte Shqipėrin nė fushėn e studimeve dhe kėrkimeve shkencore, e me anė tė mundimit tė tij si kėrkues me i tregue botės bujarin e tokės shqiptare. Kėrkimet me karakter prehistorik qė ai bani, i dhanė provėn praktike t‘asaj qė kishte mendue. Ardhja e illyrėve nė Shqipėri konsiderohet prej Ugolinit fillimi i epokės protohistorike nga e cila nuk kemi dokumenta tė mjafta e tė qarta pėr shkak tė njoftimeve t‘ona tė pamjaftueshme mbi Shqipnin, tė cilat tuj ndjekė shembulli e ndritur tė treguese nga i ndyeri Ugolini, me kėrkime e gėrmime ma tė mėdhaja, do tė plotėsohej qė edhe qytetrimi illyrik tė njihet aq mirė sa njihen qytetnimet grek e romak.

    Varrezat e vjetra tė gjetura nė Koman

    Njė provė e pamjaftueshmėnis sė njoftimeve t‘ona na jipet nga varrezat e Komanit, sendet zbukuruese tė vorreve tė sė cilės megjithėse i pėrkasin pjesės ballore e zbukuruese protohistorike, kronologjikisht i pėrkasin njė periudhe shumė ma tė vonshme; kėshtu ato nuk na japin veēse njė tregim tė thatė tė qytetnimit qė pėrfaqėsojnė. Asht njė fenomen tipik pseudo-arkaizmi i cili tregon se disa fise illyrike qė banonin nė mes malesh vazhduen tė pėrdorin sende prehistorike edhe kur nė vendet e tyre kaluen legjionet romake; e nė tė vėrtetėn e disa vorreve tė Komanit kanė datė absolute shekullin III e V mbas Krishtit; sepse pėrveē materialit thjeshtėsisht illyrik, aty janė gjetun edhe monedha romake tė kohės sė vonshme tė perandoris, e sende tė tjera qė lejojnė me datue tė shekullit III ose V-tė tė gjithė pajisjen e vorrit. Me plot arsye Ugolini thotė se ky fakt tregon nji shpirt besnikėrije qė takohet jo vetėm nė Shqipėrinė e Veriut, por edhe nė atė tė Jugut. Nė vėrtetim tė kėsaj, paraqet dy shembulla skulpture qė pėrfaqėsojnė fytyra femnore njena prej kėtyne nji bust i Fingjės nga koleksioni "Vlora", e tjetra asht pėrmendorja e famshme qė sot fatkeqėsisht ka humbur, e mbiquajtun "Vasha e Vlorės". Qė tė dy kėto vepra, tė punura, e para nė periudhėn romake dhe e dyta nė atė greke, tregojnė besnikėrinė e personave qė aty janė pėrfytyrue me veshje illyrike me gjith qė nė tė asht paraqitun edhe moda e mėnyra e veshjes e sjellun prej grekėve. Sot kėto shembulla nuk janė ma tė vetmet, sepse dy tė parave i kam shtue edhe tre tė tjera e padyshim nga gėrmimet e tjera do t‘arrihet me pasun edhe tė tjera akoma. Kėto skulptura tregojnė se illyrėt banoshin edhe nė Shqipėrinė e Jugut, sikurse asht provue edhe nga zbulimi i fibule-ev i tipit illyrik nė Feniki (bėhet fjalė pėr Finiq-in, shėnimi ynė), dhe nė Butrint.

    Libri i Ugolinit, me rėndėsi pėr shqiptarėt

    Libri i Ugolinit ka njė rėndėsi tė madhe pėr shqiptarėt, sepse jo vetėm asht njė libėr i shkruem pėr me ilustrue antikitetet e Vendit, ose pėr me i tregue njė itinerar turistik personave inteligjente, por sepse vėrteton, nė bazė tė dokumentave qė arkeologjia i ka dhanė autorit, se populli shqiptar ka unitetin e vet ethnik dhe se raca e tij asht njė nga racat ma tė vjetra t‘ Europės. Tue pa se nė vende tė ndryshme takohen tė njėjtat gjurma, mund tė arrihet sigurisht nė vėrtetim se nė tė gjithė kėtė tokė, nė njė kohė tė caktueme banoi njė popull i vetėm. Ugolini vėn nė dukje lidhjet ndėrmjet illyrėve dhe banorėve tė Italisė jugore. Arkeologjikisht, glotologjikisht asht provue edhe s: pėrveē dėshmitarėve tė tjera tė traditave letrare, njė pjesė e illyrėve duke kaluar Adriatikun emigroi nė Italinė e jugut ku dhe gjeti kushte kulture ma tė mira dhe ma tė pėrparueme. Kėto njoftime vėrtetohen edhe nga legjendat. Kėshtu Plini tregon se edhe Peuēeci me 9 vajza illyriane u martuan dhe prej ktyne lindėn 12 fise tė Puglies. Simbas Erodotit, Euganejt e Venedikut ishin prej fisi illyrian, e ma nė fund simbas Apianit, i qyejtuni Illir ishte biri i Polifemit, ciklopi siēiljan qė banonte nėn malin Etna, tė Siēilis. Studimet glotologjike tė bazueme toponamstikė dhe onomastikė japin edhe shumė prova tė tjera mbi marrėdhėniet e kėtyne dy vėndeve; por natyrisht Ugolini nė njė vepėr me qėllim pėrhapjeje nuk mundet me u thellue nė veēorina shkencėtore e kėshtu asht kufizue me tregue, e me pėrmėnd vetėm legjendat qė janė gjithnjė tė dalin nga populli e qė pak a shumė e kanė njė themel saktėsije. Nga ana tjetėr nuk duhet me u habitė sepse banorėt e Shqipnis sė Vjetėr janė kthye e kanė kalue nė Itali sepse detin qė ndan asht i ngushtė sa qė mjaftojnė disa orė lundrimi e prandej nė vėnd qė tė funksionojė si nji mjet ndamjeje, shėrbente si udhė e marrėdhanjes. Mbi afėrsin e Italis edhe Virgjili nė dy rreshtat qė po riprodhojmė flet mbi udhėtimin e Eneut: "Provehiunur plago virna ceramica iuxta mide iter Italian / carsusqyenbrevissimus midis". Njė libėr pėrhapjeje sikur natyrisht nuk mund tė kufizohet nė njė periudhė tė vetme historike e nė tė vėrtetėn, libri nė fjalė pėrmbledh edhe periudhėn klasike e mesjetare ashtu si shohim edhe titullin e volumit "Antica Albania nelle richerche arceheologiche". Kėto kėrkime janė drejtue nė tė gjitha fushat periudhave kufi e nga ana tjetėr janė spjegue me njė qartėsi tė ēuditshme.

    Zbulimet, dėshmi e marrėdhėnieve kulturore me Italinė

    Mbasi pėrmėnd kolonizimin e ekorinthiave-korifiotėve tė Pojanit e tė Durrėsit e mbasi vėren se kėto dy qytete jo vetėm janė themelue prej kolonuesave, kalon dhe shqyrton artin tuj vrejt se edhe pėr periudhėn greke, vėrtetohet ajo qė asht vėrtetue nė epokėn e mėparme protohistorike, d.m.th. vazhdimi i marradhėnieve kulturore me Italin. Tue pėrshkrue njė votiv tė Vlorės, ku pėrfytyrohet njė hyjni e ulur nė fron qė merr nji dhuratė nga njė njeri, shėnon karakterin e saj shumė tė stėrhollėt dhe tė pėrngjashme me tavoletrat e Locer-it e Epizefiri tė Kalabrisė si pėr subjektin ashtu dhe pėr artin e tyre. Gėrmimet tue qenė se ishin porsa tė fillueme nė kohėn kur u shkrue libri, Ugolini nuk paraqet shembulla tė tjera tė pėrgjashme, ndėrsa sot na njofim shumė tė tjera qė provojnė gjithnjė e ma mirė ma shumė marrėdhanjet e mira e kulturore ndėrmjet dy Vėndeve tė Adriatikut; ndėrmjet atyre ma karakteristike janė stelat e Pojanit, mėnyra e zbukurimit e sė cilės rrjedhin ma tepėr nga qyteti italian Taranto; tė tjera rrjedhje nga tavoletat e Locri-t pėrmbahen nga tavoleta tė njėllojta tė Durrėsit. Merita ma e madhe e Ugolinit asht ajo se kuptoi me njiherė me gjithsej kishte nė dispozicion pak shembulla, ekzistencėn e marrėdhanjeve artistike ndėrmjet qytetnimeve tė vjetra shqiptare e italjane.

    Zbulimet e qyteteve ilire

    Nė fletėt e bukura tė librit tė arkeologut tė ndyer, nji mbas nji nė njė film kalojnė pėrpara syvet tė lexuesit qytetet e motshme greke e illyriane: pranė Plloēės, identifikimi i tė cilit u propozue nga Patsch-i, u vėrtetue definitivishjt nga ai vetė me ndėrmjetėsi tė njė studimi tė kujdesėshėm; Lissos, themelue nga sirakuzanėt pranė Leshit, Byllys, nė Gradishtė, pranė Hekalit, Avloa (Vlora); Orichum (Pasha Liman); Chimara (Himara); Panormos (Porto Palermo); Butrotum (Butrinti); Phoeniche (Feniks); Orchesums (Saranda); Scodra (Shkodra); Bassania (Plana o Bėdhana). Nė njė mėnyrė tė veēantė thellohet ma tepėr nė tregimin e atyre qyteteve qė janė zbulue ose qė janė qitė nė dritė pėr hir tė studimeve tė tija; Feniki e Butrint. Asht shumė interesant me lexue faqet qė flasin mbi identifikimin e Feniks; kėtu pėrsėritet mallėngjimi i zbulonjėsit i cili i kureshtun prej njė gjaje qė gjindet nė majėn e kodrės shkon atje nalt dhe aty e konstaton se ishte fjala pėr njė rreth muri, njė nga mė tė forta qė Epiri njifte; mbi tė cilat ishte rritė njė dafinė "larurus-nobilia", si shenjė madhėshtije mbi shkretėtirat e njė qyteti tė vjetėr. Pėrshkrimi i gėrmimeve dhe i pėrmendoreve tė zbulueme, na jep njė mendim mjaft tė qartė tė punimeve tė kryeme, megjithė se nuk pėrmend veēoritė dhe karakteristikat e ēdo njenit prej tyne ashtu si ka ba po ky autor nė librin e vet "L‘akropoli di Fenice", gja krejt natyrale me qė ky botim ishte njė libėr shkencor. Veēanėrisht interesante asht tempulli i vogėl qė pėr gjasin (ngjashmėrinė, shėnimi ynė), e tij analoge me tė shenjtorėve ma tė famshėm tė Greqisė, quhet "Thesauros", i ndėrtuem afėrsisht nė shekullin e IV para Krishtit, nė kohėn bizantine, u kthye nė njė baptister sikurse e provon ena pėr kungimin mbrenda nė ujė e "kolumbithria", e cila u pėrdorte prej tė krishtenėve nė kohė tė vjetėr e qė sot pėrdoret nga orthodoksėt. Por kazma-ja e pamėshirėshme nuk qiti nė dritė vetėm vepra greke, por edhe gjurmat e Romės u kėrkuen, u gjetėn dhe u qitėn nė dritė. Kėshtu u zbuluen dy depozita tė madha uji, nji banjo dhe disa ambiente publike. Nė fushėn artistike gėrmimet qitėn nė dritė reliefa dhe skulptura tė kohės greke si dhe tė kohės romake. Veēanėrisht interesant ka qenė gėrmimi nė varreza nga tė cilat u nxorrėn sende illyriane e greke, pėrveē atyre romake e ndėrmjet dhjetave njė mbishkrim relativ me njė sirakuzjan i cili sigurisht do tė kishte pasur nvanė vend nė qytet. Pėrveē epokės klasike kėrkimet janė shtye edhe pėr epokėn prehistorike e pėr kohėn bizantine, e pėr tė dyja kėto kohra janė nxjerrun dėshmira mbi jetėn e qytetit, ose s‘pakut asht mundun me pasė ndonjė send tjetėr qė i pėrket periudhės prehistorike.

    Programi i Ugolinit pėr kėrkimet nė Shqipėri

    Programi i Ugolinit si Kryetar i Misjonit Arkeologjisė Italjane ishte me ba kėrkime nė vende tė ndryshme tė Shqipnis, e pėr kėtė arsye mbas dy fushatash gėrmime tė kryeme nė Feniki (Finiq, shėnimi ynė), nė vjetin 1926 dhe nė 1927, mė 1928, transportoi ēadrat e tija nė Butrint. Nė periudhėn nė tė cilėn u shkrue ky libėr, gėrmimet e Butrintit ishin akoma nė fillimet e tyre, por n‘atė kohė ishin pasė qenė zbulue shumė pėrmendore e njė sasi skulpturash tė mjafta me rėndėsi. Me njė entuziazėm tė vėrtetė Ugolini, pėrshkruen njė portė tė madhe nė muret e qytetit, forma e tė cilit ėshtė e njajtė me ato qė Homeri i atribuon portėsė Shea tė qytetit Troja; gjetėsi nuk dyshoi se edhe kėtu ishte fjala pėr Portėn Shea tė Trojės sė Re, e kėndyeme rishtaz prej Virgjilit e pikėrisht kėt emėn i dha. Sikurse edhe ai vetė shkruen nė parathanjen e librit tė tij tė botuem mbas vdekjes sė tij mbi Butrintin (L.M. Ugolini: "Butrinto mito di Enea, gli scavi", Roma 1937), autori pėrpara rrėnimeve tė kėtij qyteti qė puna e dhe vullneti i tij e qitėn nė dritėn, me pėrsėritjen e rreshtave tė Virgjilit, provoi njė mallėngjim tė njajtė me atė qė ndie Schilemann i cili i fryemzue nga rreshat e Homerit kishte zbulue Micenėn, e pasun nė ar dhe vorret e Artrideve; nė tė dy kėto veprime, besim i njajtė qe ai qė i shtyni pėr me gjetė njė gja tė vetme. Njeni prej gėrmimeve ma tė interesantėshme e ma shumė prodhonjėse qe ai qė u ba nė fund tė njė muri madhėshtor romak, i dekoruem me harqe e llonxhe e cila nė njė kohė tė parė u mendue se ishte fjala pėr njė llixhė publike - kur gėrmimet e shtynė ma andej - u konstatue se s‘ishte fjala pėr skenėn e theatrit, ku u gjetėn edhe ma shumė skulptura ndėrmjet tė cilave ma e vlefshmja asht pa dyshim ajo qė mori edhe njė famė tė madhe, asht me emnin "Hyjnija e Butrintit", e cila ndonėse nuk asht vepra e Praksitelit sikurse u pat qenė mendue nė fillim, asht nji vepėr shumė e bukur dhe e dalun nga dora e nji nga ma tė afėrtit tė shkollės sė tij.

    Zbulimi i Baptisterit

    Nja tjetėr zbulim qė meriton tė pėrmėndet, asht Baptisteri. Nė njė pjesė tjetėr tė librit Ugolini tregon ngjarjet historike ndėrmjet tė cilave Roma, qė nė fillim u shtėrngue tė luftojė kundra illyrianve sepse ishin bashkue kėta me maqedonasit, mbasi mundi nė betejėn e Pidnės maqedhonasit nė vjetin 168 para Krishtit u ba aleatja dhe mbrojtsja e tyre. Ndėrsa grekėt pushtojshin brigjet e detit dhe themelojshin limane tregtare, romakėt shtyheshin nė vende edhe ma tė mbrendėshm, e tue ndėrtue rruga, pėrmendore etj, e ēdo vepėr tjetėr arti. Ndėrmjet veprave publike pėrmendet Via Egnatia, arteria rrugore e pėrmendun me dy degė qė fillofshin nė Pojan e Durrės bashkoheshin nė Clodiana (Peqin) tue kalue nėpėr Skampa (Elbasan), tue vazhdue deri nė Selanik nė shek. e IV mbas Krishtit, po nė kėtė shekull arrijti deri nė Konstandinopėl. Tue vazhdue nė pėrshkrimin kronologjik tė vepravt tė vjetra nė Shqipėri, shohim monumente tė ndryshme bizantine ndėrmjet tė cilave ma me famė kisha e Mesopotamit pranė Fenikit, plot me vepra tė Rėndėsishme. Tue vazhdue librin, shohim edhe gjurma tė veprave venecjane. Kėshtjella, rruga, limane, ura-sjellėse dhe vepra tė randėsishme publike tė tjera. Libri pėrfundon me lavdėrimin edhe kujtimin e heroit kombėtar, Skėnderbej dhe luftat e tyre kundra pushtuesit; luftė dhe gjestet e tė cilit trashėguen nga i gjith populli shqiptar. Librit i shtojnė njė randėsi edhe mė tė madhe, fotografitė e ndryshme qė ilustrojnė volumin e qė janė ba nga dora e vetė autorit.



    Mosmirėnjohja

    Pas 1945-ės e deri mė sot, asnjė vlerėsim pėr zbuluesit e Butrintit

    Vetėm Mbreti Zog i ngriti monument Ugolinit nė Butrint

    Ashtu sikurse dihet tashmė, gėrmimet e para nė qytezėn antike tė Butrintit e kanė zanafillėn nė dy dekadat e para tė shekullit tė kaluar, kur qeveritė shqiptare tė asaj kohe lidhėn njė sėrė marrėveshjesh me qeverinė italiane, e cila kishte tė bėnte me ardhjen nė Shqipėri tė njė misioni arkeologjik italian, i cili do tė kryente studime dhe gėrmime arkeologjike nė Shqipėri. Ekspedita e parė italiane qė erdhi asokohe nė vendin tonė nė kuadrin e kėsaj marrėveshjeje me qeverinė italiane, ishte ajo qė kryesohej nga Luixhi Maria Ugolini, njė prej profesorėve tė famshėm tė arkeologjisė italiane, i cili ishte mjaft i njohur edhe nė qarqet akademike evropiane. Ekspedita e tij nė Shqipėri, (apo mė saktė misioni arkeologjik italian nė Shqipėri) zgjati pėr mė shumė se njė dekadė (nga fillimi i viteve ‘20 deri nė fillimin e viteve ‘30) dhe gjatė asaj kohe arkeologu i famshėm italian nė gėrmimet e tij bėri njė sėrė zbulimesh me vlera tė mėdha jo vetėm nė Butrint, por edhe nė Apoloni, Pojan etj. Pėrveē gėrmimeve arkeologjike, Ugolini bėri dhe njė sėrė studimesh pėr Shqipėrinė, tė cilat i botoi nė atė kohė nė disa libra. Por ai nuk mundi ta ēonte deri nė fund punėn e tij nė Shqipėri, pėr shkak se humbi jetėn nga njė sėmundje e malaries nė fillimin e viteve ‘30. Punėn e veprėn e Ugolinit e ēoi mė tej, bashkėpunėtori i tij i ngushtė, profesori tjetėr italian i arkeologjisė, Piero Marconi, i cili punėn qė kishte nisur sė bashku me Ugolinin nė vitet ‘20, e vazhdoi deri nė vitin 1938, kur dhe ai humbi jetėn nė njė aksident ajror nė Itali, ku ishte duke udhėtuar pėr arsye tė punės nė Shqipėri. Por puna, mundi, djersa dhe gjithēka tjetėr qė Ugolini dhe Markoni dhanė pėr Shqipėrinė e pasurinė arkeologjike tė saj, janė lėnė nė harresė, duke u mbuluar nga pluhuri i kohės. Duke pėrjashtuar Mbretin Zog, i cili, veē tė tjerash, i ngriti dhe njė monument tė madh Ugolinit nė Butrint, (por qė u prish pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet), nga viti 1945 e deri mė sot, asnjė vlerėsim tjetėr nuk ėshtė bėrė pėr ta, si nga shteti shqiptar, ashtu dhe nga studiuesit, historianėt e specialistėt e arkeologjisė shqiptare. Madje jo vetėm kaq, por gjatė viteve tė regjimit komunist, ata konsideroheshin si vjedhės tė veprave dhe monumenteve tė arkeologjisė shqiptare.

    gazeta shqip-14 07 2007

  2. #2
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ne foto:
    Luixhi Maria Ugolini gjate punimeve ne Butrint
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,749
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Ugolinit i kane marre veprat, ja kane edituar, botuar me editime dhe pjesen tjeter e mbajne ne arkivat e fshehta Italianet. Me sa di une bashkepuntori i tij me i afert ka vdekur ne rrethana te cuditshme ashtu si dhe vete Ugolini.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Programi i Ugolinit si Kryetar i Misjonit Arkeologjisė Italjane ishte me ba kėrkime nė vende tė ndryshme tė Shqipnis, e pėr kėtė arsye mbas dy fushatash gėrmime tė kryeme nė Feniki (Finiq, shėnimi ynė), nė vjetin 1926 dhe nė 1927, mė 1928, transportoi ēadrat e tija nė Butrint. Nė periudhėn nė tė cilėn u shkrue ky libėr, gėrmimet e Butrintit ishin akoma nė fillimet e tyre, por n‘atė kohė ishin pasė qenė zbulue shumė pėrmendore e njė sasi skulpturash tė mjafta me rėndėsi. Me njė entuziazėm tė vėrtetė Ugolini, pėrshkruen njė portė tė madhe nė muret e qytetit, forma e tė cilit ėshtė e njajtė me ato qė Homeri i atribuon portėsė Shea tė qytetit Troja; gjetėsi nuk dyshoi se edhe kėtu ishte fjala pėr Portėn Shea tė Trojės sė Re, e kėndyeme rishtaz prej Virgjilit e pikėrisht kėt emėn i dha. Sikurse edhe ai vetė shkruen nė parathanjen e librit tė tij tė botuem mbas vdekjes sė tij mbi Butrintin (L.M. Ugolini: "Butrinto mito di Enea, gli scavi", Roma 1937), autori pėrpara rrėnimeve tė kėtij qyteti qė puna e dhe vullneti i tij e qitėn nė dritėn, me pėrsėritjen e rreshtave tė Virgjilit, provoi njė mallėngjim tė njajtė me atė qė ndie Schilemann i cili i fryemzue nga rreshat e Homerit kishte zbulue Micenėn, e pasun nė ar dhe vorret e Artrideve; nė tė dy kėto veprime, besim i njajtė qe ai qė i shtyni pėr me gjetė njė gja tė vetme.
    Dhe cudite nuk kane te sosur or ti mik...egziston Enea dhe qyteti i Trojes se re qe krahasohet me ate te vjetren , por jane fantazma dardanet ...
    Greket thone ne mundem trojanet...por trojanet avulluan dhe nuk dihet se c'jane...greket jane reale dardanet-trojane jane fantazma
    Kam lexuar diku se edhe Medea, prifteresha profetike e Jasonit dhe Argonauteve eshte e varrosur ne Butrint.
    Do kete pritur sa te binte Troja dhe te ndertonin nje te re, sepse ne kohen e argonauteve egzistonte Dodona... por jo lufta e Trojes

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    nga artikulli ne postimin #1

    Madje jo vetėm kaq, por gjatė viteve tė regjimit komunist, ata konsideroheshin si vjedhės tė veprave dhe monumenteve tė arkeologjisė shqiptare.

    Per hedhjen poshte te kesaj akuze ose te pakten relativimin e saj lexoni ne:

    The McDonald Institute for Archaeological Research

    http://www.mcdonald.cam.ac.uk/projec...e10/gilkes.htm


    How the Goddess lost her head: the myth and reality of the looting of Butrint
    |Oliver J. Gilkes
    Institute of World Archaeology
    University of East Anglia
    Norwich, UK
    NR3 1AU


    Nga kapitulli permbylles i punimit:


    "In the case of the Butrint sculptures a myth can be dispelled. There is little or no surviving evidence that Ugolini and the Italian Mission actually stole anything from the excavations at Butrint. Some objects may have been moved across the Adriatic, but what they were and where they are now is unknown. Certainly ‘The Treasures’ never seem to have left the country other than by legal means.

    The Italian invasion of Albania and the suffering and resistance of the country during World War II have, as elsewhere in Europe, left a deep mark on the national psyche. Nevertheless, it is important that the myths of the past do not prevent the proper protection of national cultural heritage and understanding of the problems of the present. Butrint and Albania have suffered a greater loss of archaeological and cultural material in the past nine years than the Italians managed to extract in nineteen. Some matters for considerable concern arise from the events of 1992 and 1997, especially as regards the international policing of the sale of looted but known material. In first place must be the apparent failure of responsible authorities, contacted separately on two continents, to take the necessary and obvious action in this case. Overriding this though, is the necessity to look to the future and to place the events of the past into their full perspective."

  6. #6
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Madje jo vetėm kaq, por gjatė viteve tė regjimit komunist, ata konsideroheshin si vjedhės tė veprave dhe monumenteve tė arkeologjisė shqiptare.
    dita
    Per hedhjen poshte te kesaj akuze ose te pakten relativimin e saj lexoni ne:
    The McDonald Institute for Archaeological Research
    Deri ne vertetim te se kundertes hajduti eshte i ndershem. Personalisht mendoj(dhe kam degjuar zera) se nga Shqiperia jane marre gjetje arkeologjike. Eshte e paperfytyrueshme qe deformimit te historise te mos i bashkangjitet edhe vjedhja apo frenimi i kerkimeve. Megjithate, mendoj se qellimi i Ugolinit ka qene me i madh se c duket. Baza e LIIB ka qene okultizmi. Kerkimet qe u shtyne nga arkitektet e kesaj lufte nuk u bene thjesht per te promovuar vlerat e shqiptareve apo qofte edhe te tibetianev (ekspeditat naziste ne Tibet e deri ne xhunglat e Amazones). Pervec linjes se vertetimit te origjines fisnike trojano-dardane te perandoreve te Romes antike, kane qene edhe linja te tjera besoj. Por qesharake eshte se italianet jane pasardhes te dardaneve...meqe Enea ishte paraprijes i dinastive te tyre mbreterore?
    E njeta gje si me greket dhe pellazget.
    Ata (greket) nuk jane pellazge por pasardhes te tyre (?!)
    Ata (italianet) nuk jane dardano trojane e as etrure por pasardhes te tyre (?!)
    Sa per komunizmin....ne ate periudhe u be edhe kjo pak qe kemi (por fatkeqsisht nuk dime ate qe do te kishim, por ky eshte dislutim tjeter).
    Jam, i palevizur nga mendimi, qe me mire te mos zbulohet asgje as nga te huajt e as nga ne derisa te kete stabilitet.
    Me rremujen qe eshte ne Shqiperi prit kur ti vjedhin ndonje dite edhe Skenderbeut kapelen apo kalin e ta shesin per skrap.
    perfundimisht...

    SHQIPTARET DUHET TE ZGJOHEN DHE TE PRODHOJNE SHPETIMTARET E KOMBIT....

    .....se eshte vone dhe po vonohemi perdite e me shume

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Mosha
    55
    Postime
    1,129
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    pershendetje-

    Barat rrespekt per materialet qe sjell ne forum , sot mu dha rasti per her te pare te vizitoj muzeun arkeologjik te Durresit para dy ditesh ishim edhe ne ate te Tiranes verrtet isha shum i impresionuar por disa gjera qe mua me interesonin
    kerkova nje udhzues apo si te them nje parathenje te eksponimeve pyeta edhe per mundsin , pse nuk behet nje ekspozit me foto me dy tre rreshta kuptim ne ndonje web faqe te internetit , per gjdo punim qe i perket lashtesis siq e bejne shtetet tjera kjo menyre e besoj se jo vetem se do te afronte me shum
    vizitore njeherit do tja ruante origjinalitetin punimeve te ciles do koh qofshin ato .
    Mbes me shpres kur te vizitoj tjera here keto muzeume do te jen me te modernizuara edhe me shum,me shum vizitor .

    Pershendetje

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,758
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Butrint apo Budva?

    Theniet me poshte Serbet ja atribuojne Budves (nje qytet i vogel ne Mal te Zi).

    “Butoa eshte nje qytet ne Iliri. Thuhet qe Kadmi me nje qerre buajsh udhetonte me shpejtesi nga Teba tek Ilirianet dhe krijoi qytetin te cilin e quajti Butoa per nder te Buajve. Por mbase edhe per nder te Rigonit (Butes) u quajt Butoa ose Buthoa….” Sofokliu


    Perkthimi ketu Rigon eshte i gabuar pas mendimit tim. Me siguri qe behet fjale per Borzilokun qe si edhe Rigoni (origanum) ben pjese ne familjen e Mint ky hyjne Mintes/Dhjozmes/Nenexhikut por edhe Thumes/Thyme.

    Dhjozme e Thuritur
    Pse me rri muritur?
    kendojne arvanitasit e Atikes.

    Eshte shkruar ne gjeresi per tendencen pellazge-hyllirike qe vendet, lumejt dhe banimet t'i emertonin pas bimesise. Madje, edhe nje numer i mire i emrave eshte me prejardhje herbale.

    Minta, per mendimin tim eshte nje kategori e rendesishme herbale e lidhur ngushte me toponimine dhe panteonin hyjnor pellazgjik.

    Pse pikerisht Mint? Le te themi Apollo Minteus. Mint eshte edhe Rigoni/Borziloku qe permendet ne citimin me lart. Thumes/Thimes/Thymes/Thiamis eshte lumi Epirit. Rigoni (nje Mint edhe ky)eshte dhurate e Afrodites. Pra Apollo, Afrodita, Hylli mengjesit me brite.


    -1- Le te mbledhim informata nga populli yne per kete grup te rendesishem: Menten/Dhjozmen, Borzilokun, Lulen e verdhe Thimais nga e cila bleta ben mjaltin me te mire ne bote.

    -2- Pse mendoj qe Budva nuk ka qene kurre qyteti qe ngriti Kadmi, ndonese edhe historia e ketij eshte e gjetur? Shume thjeshte. Numizmatika butrintase dhe etimologjia e Butrint deshmojne se Buthroti eshte qyteti qe lidhet me buajt, gjarperinkte me pika blu (aka 2 Bollat Kadm dhe Harmonies). Sipas Skylaksit vendodhjea e dy lumejve gjarper Kadm dhe Harmonie eshte diku ne zonen ballkano-jugore.

    Po ashtu Butrinti lidhet me briret e Kaut/Lopes qe ndonese na jane bere te njohur nga miqte "greke" si te Jones/Europes dmth motres se Kadmit te rrembyer nga Zeusi, ne kemi deshmuar ne disa tema qe lidhen me perendeshen/perendine dhe adhurimin e diellit "As above".

    Le te diskutojme tere keto pika dhe te sjellim monedha te Butrintit. Ne se gjenden, edhe te dhena nga Budva (Montenegro).

    Per me shume:

    “Te tjere mendojne se Kadmi e quajti qytetin Biti per nder te Egjiptianit Buti dhe me pas u korruptua ne Butoa” S. Bizantini

    Kush eshte Egjiptiani Bit/But/Bur? Te jete Thoti me qe dihet qe ky quhej alternativisht edhe Hermes dhe Bude? Me cilen bime shoqerohet Thoti?

    Thoti ne Butrint. Ku eshte e verteta?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 22-06-2008 mė 08:59
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,758
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Clint, mund te na ndihmosh me monedha te Butrintit?
    Cdo monedhe hyn ne pune, por njera qe kam pershtypjen se nuk eshte e regjistruar ka Zeusin e buzeqeshur nga nje ane dhe dy gjarperinj me pika nga ana tjeter, me gjuhen jashte, njeri qe shikon nga lindja dhe tjetri nga perendimi, si ne flamur.

    Me qe greket i kane bere lemsh na takon ne ti shkokolisim keto qe vijojne. Le te perpiqemi te gjejme sinonimet ne shqip per keto bime, si edhe ndonje legjende te lidhur me to. Kuptimi i eimologjise korrekte tyre do na zbertheje perendine perkatese, lumin dhe Trojen. Greket i quajne te tera Rigon ose Mint.

    Ja cfare kam deri tani bazuar ne krahasimet fotografike te gjethes/lules dhe jo perkthimet e gabuara gjuhesore:

    Borzilok=Fasligen=Selfijon(parfum)
    Nenexhik=Mint=Dhjozem (hahet/pihet)
    Thymes=Hosak
    Parsley=Mardanoz
    Celery=Selino=Hermes
    Rosemary=Oregano=Rigon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 22-06-2008 mė 11:37
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,554
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    po,styx pa tjeter,me jep kohe ti gjej,kam nje remuje alucinante ne kompjuter,me shume doc dhe foto(nder to kam me mijera foto me monedha)

  11. #11
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,758
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Shkeqyeshem. Kur te mundesh, nuk kemi per te botuar neser.

    XhGashi, Zeu_s, Kreksi si edhe anetaret qe kane rrenje nga Devina/Cameria:

    Ne se eshte e mundur te ndihmoni me foto te bimeve me lart ne menyre qe te mund te derivojme emrat dhe etimologjine shqip sipas krahinave.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  12. #12
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,948
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Po shikoja ca verdalle kete punen e Butuas e ne egjipt paska qene nje qytet qe quhej Butus,qytet qe dallohej per orakullin e Latones (Leto) nena e Diellit/Apollonit.
    Prapashtesa -ona eshte ilirike e rrenja duket Lat/Let . Nderkaq kemi adhurimin e Lat-res ne dalmaci.
    Po interesante ishte rrenja but,pervecse tek but-rinti e tek but-ua e enkelejve, gjendet edhe tek iliret Peucet te japigise ne qytetin But-untum(Bitonto e sotme) .
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  13. #13
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,758
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Mire, por nuk shpjegon nga vjen ky emer- Butes.

    Ay serbi thote "Oreganos= Butes" Bera nje kerkim me bime-butes dhe me del qe BUTE quhet Mullaga. C'eshte me interesante, kjo quhet "veshja e purpurt" te cilen e di mire qe eshte ngjyra e rrobes se kardinaleve te Vatikanit dhe ngjyre e lashte ne emblemat e Skocise.

    Ne pothuaj te gjithe perkthimet qe kam hasur, thuhet qe e Purpurta e paperseritshme eshte prodhuar ne Tyr prej nje lloj guacke, nga vendi Kadmit. Ne nje liber te cilin nuk munda te blej per arsye financiare lexohej qe e purpurta, ngjyrat dhe rrobat me te bukura ne bote prodhoheshin ne tokat e Arberit, dhe se e purpurta (pervec heraldise jemi i vetmi vend qe perdor kete fjale per te karakterizuar ngjyren lejla ne te kuqe) prodhohej nga ne.

    Pra na dalin Menta, Borziloku, Mullaga, Thym dhe Kadmi. te tera keto bime shoqerohen me Apollon, Afroditen, Hermesin te cilet i kemi barazuar ne temen e Baal.

    Cfare eshte ngaterruar ketu me qellim?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 22-06-2008 mė 13:20
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  14. #14
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,554
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    nderkohe qe po kerkoj

    ja disa monedha yllire,qe nuk ndodhen ne muzeum,jane koleksion privat i dikujt qe i mbaron mbiemri me ic


    Final group of coins that will be described represents autonomous coinage of Rhizon (Sinus Rhizonicus) and Illyrian tribe Daorsi. The latter one had chosen to join the Romans in their constant warfare with other Illyrian tribes, in order to preserve their actual existence. Quite often in modern literature Rhizonian issues are assigned or misattributed to Ballaiois’ authority, which must be considered with great caution.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 22-06-2008 mė 15:17

  15. #15
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,554
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Also, all along the coast of Dalmatia, we can discover coins of Illyrian king Ballaios, who, according to most authors, minted coins in two different places: Rhizon and Pharos. Ballaios is one of the most mysterious characters in ancient Dalmatian history. Leaving us rather numerous numismatic materials (in comparison to other local Illyrian issues), he definitely presented himself to be very influential in the region, and his coins are found not only in Dalmatia. However, despite his numismatic activity, there was no other evidence whatsoever to confirm his role in this area. No single literary or any other historical evidence can confirm the existence of this local king, which emphasize to us the importance of his numismatic legacy.
    Historians and numismatics have very different opinions on setting the chronology of the reign of Ballaios, as well as the character of his reign.


    poshte ZEU ne dy nga fotot


    ps.me fani, se nuk ka te beje drejt perdrejt me butrintin,por une cdo lloj foto qe ka te beje me YLLIRET do e postoj,nese quhet postimi i gabuar te pakten le te transferohet ke tema e pershtatshme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 22-06-2008 mė 15:27

  16. #16
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,554
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    on

    Ca. 3rd-2nd c. BC, Laureate head of Zeus right / Tripod within
    wreath. Fine, McClean 5072.


    monedhe e gjetur ne durres
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #17
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,554
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    tek te dyja monedhat eshte herkuli,tek njera duket dhe kali pagaso,me duket
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  18. #18
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,554
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    ILLYRIA, Dyrrhachion. Circa 400-330 BC. AR Stater
    (8.54 gm, 6h). Pegasos flying right / Helmeted
    head of Athena right; club and D behind, dolphin
    above helmet. Pegasi II 31 (same obv. die); SNG
    Copenhagen -;
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #19
    ^ Maska e baaroar
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Postime
    1,618
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sipas Herodotit, alfabeti u soll ne "Greqi" nga Kadmi, nje Fenikas.
    "Fenikasit, te cilet erdhen me Kadmin, midis tyre ishin Gephyraei...
    Dua te ndalem kety tek keta Gephyraei.

    Po nga Herodoti kemi kete te dhenen;
    "Kulti i Demetres u soll ne Atike nga Gephyraei..."
    Herodoti mendonte qe ata ishin Fenikas, ata jetuan ne Tanagra, ne Beoti ku me perpara quhej me emrin Gephura.
    Cfare e lidhe Kadmin me Gephura/Gephyraei ?
    Do te doja mendime mbi etimologjine e GePhura/Gephyra


    p.s. i lutem moderatorit ta zhvendose postimin tek tema e Baal
    Faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baaroar : 22-06-2008 mė 17:16

  20. #20
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,758
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Clint, gjithe monedhat e Butrintit , jo te gjithe Ballkanit.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zbulime tė reja arkeologjike nė Butrint
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-08-2007, 08:07
  2. Rupert Smith, drejtori I fondacionit “Butrinti”Nė Butrint, emėrime politike
    Nga Shijaksi-London nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 14:07
  3. A do te ndryshoje historia ne Butrint?
    Nga kalivo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2004, 13:54
  4. Ku i gjen parate Xhoana nano?
    Nga Vinny_T nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 24-06-2003, 13:02
  5. Zbulimet Dhe Shpikjet E Mileniumit Te Dyte.
    Nga elda nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-09-2002, 09:53

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •