Rruga hyjnore e ēlirimit
Zoti qartėsisht ka pėr qėllim qė ky konsiderim do tė na ēojė nė ēlirimin praktik nga mėkati. Pali e bėn kėtė plotėsisht tė qartė kur ai e hap kapitullin 6 tė kėsaj letre me fjalėt: A do tė vazhdojmė tė mėkatojmė?. Gjithė qėnia e tij pėrgjigjet menjėherė. Zoti e ndaloftė thėrret ai. Si mundet qė njė Zot i shenjtė tė jetė i kėnaqur nga fėmijė jo-tė shenjtė, tė robėruar nga mėkati? Dhe "A do tė vazhdojmė tė jetojmė ende nėn mėkat?" (Romakėve 6:1,2). Zoti me siguri ka planifikuar atė qė duhet qė ne tė jemi tė lirė nga zotėrimi i mėkatit.
Por, kėtu ėshtė problemi ynė. Ne jemi lindur mėkatarė; atėherė si do tė shkėputemi nga trashėgimnia e mėkatit? Pėrderisa ne kemi lindur nga Adami, si do tė dalim jashtė Adamit? Mė lejoni ta them qė nė fillim: Gjaku nuk ka nxjerr jashtė Adamit. Ka vetėm njė rrugė. Pėrderisa ne hymė kėtu me anė tė lindjes, duhet tė dalim prej kėtej me anė tė vdekjes. Qė tė shkėputemi nga mėkatshmėria jonė, ne duhet tė shkėputemi nga jeta jonė. Skllavėria e mėkatit erdhi nėpėrmjet lindjes, ēlirimi nga mėkati vjen nėpėrmjet vdekjes dhe kjo ėshtė e vetmja rrugė arratisjeje qė Zoti ka pėrgatitur. Vdekja ėshtė sekreti i emancipimit. Ne vdiqėm pėr mėkatin (Romakėt 6:2).
Por si mund tė vdesim ne? Disa prej nesh janė pėrpjekur shumė qė tė ēlirohen nga kjo jetė e mėkatėshme, por mė pas e kemi kuptuar se kjo ėshtė gjėja mė e vėshtirė pėr tu bėrė. Cila ėshtė rruga pėr tė dalė jashtė? Nuk ėshtė vetvrasja, por tė kuptuarit se
Ati ėshtė marrė me ne nė Krishtin. Kjo pėrmblidhet nė fjalėt e apostullit: Tė gjithė ne qė u pagėzuam nė Krishtin, u pagėzuam nė vdekjen e Tij (Romakėt 6:3).
Por, nqs Ati ėshtė marrė me ne nė Krishtin Jezus atėherė ne na duhet tė jemi nė Tė nė mėnyrė qė kjo tė bėhet efektive dhe kjo duket tani si njė problem i madh. Si mund tė futemi nė Krishtin? Kėtu pėrsėri Zoti na vjen nė ndihmė. Ne nuk kemi nė fakt asnjė rrugė pėr tė hyrė nė Tė, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme,
ne nuk kemi nevojė tė hyjmė, sepse ne jemi nė Tė. Atė qė ne nuk mund ta bėjmė vetė, Ati e ka bėrė pėr ne. Mė lejoni qė tju kujtoj 1 Korintasve 1:30. Unė mendoj se ky ėshtė njė nga vargjet mė tė mrekullueshme tė gjithė Testamentit tė Ri: Ju jeni nė Krishtin Prej Tij, ju jeni nė Krishtin. (Prej Tij, nėnkupton prej Atit). Lavdi Zotit! Nuk na ėshtė lėnė nė dorė madje as tė pėrpilojmė njė mėnyrė pėr tė hyrė brenda Krishtit! Nuk na nevojitet njė plan pėr tė hyrė aty. Ati e ka planifikuar atė; madje jo vetėm qe e ka planifikuar, por dhe e ka realizuar kėtė. Prej Tij, ju jeni nė Krishtin Jezus. Ne jemi aty, pra nuk na nevojitet qė tė hyjmė. Ėshtė njė akt hyjnor dhe ėshtė realizuar.
Tani, nqs kjo ėshtė e vėrtetė, disa gjėra tė sigurta vijojnė. Nė ilustrimin e Hebrenjve 7, ne pamė se nė Abrahamin se gjithė Izraeli dhe kėtu hyn dhe Levi, qė nuk kishte lindur ende i ofroi ofertėn Melkizedekut. Ata nuk e bėnė kėtė nė mėnyrė individuale, por ata ishin nė Abrahamin kur ai ofroi, dhe kjo ofertė pėrfshiu tė gjithė farėn e tij. Kjo, atėherė ėshtė njė pikturė e qartė e vetes sonė nė Krishtin. Kur Zoti Jezusi ishte nė Kryq, tė gjithė ne vdiqėm - jo individualisht, sepse nuk kishim lindur ende por duke qėnė nė Tė, ne vdiqėm nė Tė. "Njeri vdiq pėr tė gjithė, prandaj tė gjithė vdiqėn. (2 Korintasve 5:14). Kur Ai u kryqėzua, tė gjithė ne u kryqėzuam bashkė me Tė.
Kur dikush predikon nė fshatrat e Kinės, ai duhet tė pėrdorė ilustrime shumė tė thjeshta pėr tė shpjeguar tė vėrtetėn e thellė hyjnore. Mė kujtohet njė herė, unė mora njė libėr tė vogėl dhe futa njė copė letėr nė tė dhe u thashė atyre qė ishin rrotull: Shihni, unė po marr njė copė letėr, Ajo ka identitetin e vet, krejt tė ndryshėm nga ai i kėtij libri. Pa pasur asnjė qėllim nė vetvete me kėtė letėr pėr momentin, une thjesht e fut nė kėtė libėr. Tani, unė do bėj dicka me kėtė libėr. Unė po e ēoj atė me postė nė Shangai. Unė nuk do tė ēoj me postė letrėn, por librin, por letra ėshtė nė librin. Atėherė ku ėshtė letra? A mund tė shkojė libri nė Shangai dhe letra tė ngelet kėtu? Jo! A mundet qė letra tė ketė njė fat tjetėr nga ai i librit? Jo! Aty ku shkon libri, aty shkon dhe letra. Nqs unė e flak librin nė lumė, dhe letra do flaket bashkė me tė. Por dhe nqs e nxjerr shpejt kėtė libėr nga lumi, dhe letra do tė shpėtojė. Nė ēfarėdo eksperience qė tė shkojė libri, aty do tė shkojė dhe letra, sepse letra ėshtė nė librin.
Prej Tij, ju jeni nė Krishtin Jezus. Vetė Ati na ka futur nė Krishtin, dhe kėshtu duke punuar me Krishtin, Ai ka punuar me gjithė familjen. Fati ynė ėshtė i lidhur me fatin e Tij. Nė ēfarėdo qė ka ka kaluar Ai, kemi kaluar dhe ne, sepse tė jesh nė Krishtin ėshtė tė jesh identifikuar me Tė nė tė dyja, nė vdekjen dhe nė ringjalljen e Tij. Ai ėshtė kryqėzuar: atėherė ēfarė ėshtė bėrė me ne? A duhet ti lutemi Zotit tė na kryqėzojė dhe ne? Kurrė! Kur Krishti u krqyėzua, dhe ne u kryqėzuam; pėrderisa kryqėzimi i Tij ėshtė nė tė shkuaren, i yni nuk mund tė jetė nė tė ardhmen. Ju sfidoj qė tė gjeni nė Testamentin e Ri qoftė dhe njė varg tė vetėm ku tė thuhet se kryqėzimi ynė ėshtė nė tė ardhmen. Tė gjitha referencat pėr tė, janė nė Aoristen Greke, e cila ėshtė koha e quajtur njė herė pėr tė gjitha . (Shih: Romakėt 6:6; Galatasit 2:20; 5:24; 6:14). Dhe, pėrderisa asnjė njeri nuk mund tė kryejė vetvrasje me anė tė kryqėzimit, sepse ėshtė fizikisht e pamundur qė ta bėjė kėtė, por gjithashtu dhe nė terma frymore, Zoti nuk dėshiron qė ne tė kryqėzohemi. Ne u kryqėzuam atėherė kur u kryqėzua Ai, sepse Ati na ka vendosur ne nė Tė. Fakti qė ne kemi vdekur nė Krishtin, nuk ėshtė thjesht njė pozicion doktrinor, por ėshtė njė fakt i sigurt dhe i pėrjetshėm.
Krijoni Kontakt