Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10

Tema: Irma Kurti

  1. #1
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Irma Kurti

    S’te kam dashur kaq shume!

    Sonte ti fle prane meje
    Kurre s’te kam dashur kaq shume
    Ne endrren time te trazuar
    A thua jam dhe une?

    Shpesh te kam merzitur
    Me ty jam grindur kot se koti
    Por me ke dashur, njohja me ty
    Si nje dhurate e Zotit

    Pyes veten kete nate
    Tek veshtroj tiparet e tua:
    “pa prekjen, puthjen tende
    c’kuptim do kish jeta per mua”?

    Sa veshtire per te te gjetur
    Ne kete bote te eger pafund
    Tani qe te kam prane
    Ndjej frike, s’dua te te humb

    Sonte ti fle prane meje
    S’te kam dashur kurre kaq shume!



    S'mundem te them: "mjaft"

    Ti kerkon te me vrasesh me kujtime
    dhe e ben natyrshem, pa meshire
    perdor te shkuaren tone
    si kurth per t'me patur perseri.

    Me sheh sesi vuaj brenda vetes
    syte me mbushen ngadale me lot
    mundohem te fsheh duart qe dridhen
    por nuk ja dal dot

    Ti me njef mire, jam e trishtuar
    thyhem, mbyllem brenda vetes
    por vazhdon, vazhdon t'me lodhesh
    me veshtrimin e ftohte e theres

    Me permend data e udhetime
    un s'mundem te te them: "MJAFT"
    se thjesht me pelqen t'i degjoj
    dhe pse te veshtire e kam

    Kerkon te me vrasesh me kujtime.



    Dua te jetoj, Te vdes me ty

    Dua te jetoj, qe te vdes me ty
    e mbeshtjelle me dashurine tende
    te veshtrohemi gjersa te fiket drita
    dhe njeri-tjetrin te kemi ne mendje

    Te largohemi nga kjo bote pa u ndjere
    te munduar prej jetes, te lodhur
    me pak trishtim: nga ndjenja
    per njeri-tjetrin, ende te pangopur

    Te betohemi se do te jemi bashke
    ne naten e erret dhe pa drite
    ku s'do flasim, s'do te ndjejme me
    ne gjithesine qe te ngjall vec frike

    Dua te jetoj qe te vdes me ty
    mbeshtjelle me dashurine tende.



    Provova kete dashuri

    Dua te rri vetem me ty
    e kredhur ne perqafimet e tua
    larg nga kjo bote e shthurur
    te peshperis pa fund "TE DUA"

    Te mbeshtetesh ne gjoksin tim
    te me thuash fjale magjike
    te shetis ne parajsen qe me fal
    kjo bote e madhe dashurie


    Mbyll grilat te mos hyje as dielli
    zerat e njerzve njekohesisht
    jam e lodhur nga te gjitha
    por ty te dua marrezisht

    Nuk i shkembej pasurite e botes
    me paqen qe me jep ti
    kam lindur me fat se ne jete
    provova kete dashuri

    Dua te rri vetem me ty...



    Ate dite shpresoj te mos jem!!!

    Nje dite ti s'do te jesh me xheloz
    s'do me pyesesh pse u vonova aq shume
    kur te vij rrotull neper shtepi
    s'do me ndjekesh me veshtrim si dikur

    Nuk do te zeri gjumi me emrin tim
    nuk do te zgjohesh nga endrra per mua
    s;do te jem me pjese e jotja
    s'do shqiptosh me fjalen "TE DUA"

    S'do te me mbash me brenda teje
    do te grindesh shpesh oh sa shpesh
    dhe un do lodhem, do thyhem, tretem
    e per veten time do te me vije keq

    Ate dite shpresoj te mos jem me
    te pakten do te kete mbetur emri im
    dhe ti do te me sjellesh ne mendje
    si nje copez endrre, si kujtim.



    Nen flaken e zbehte te qiririt

    Nen flaken e zbehte te qiririt
    e heshtur qendroj e trishtuar
    ne mure hija e trupit tim
    leviz e shumfishuar

    Me shfaqet fytyra jote
    e qeshur mbushur miresi
    dhoma ime ku te merret fryma
    merr drite celet tani

    Trupi im nuk eshte me nje hije
    zgjohet theret emrin tend
    digjem nen prekjen tende
    dhe flas blebezoj pa mend

    Nen driten e zbehte te qiririt
    sa ore do te shtyj se di
    ne kete dimer te merzitshem
    E VETMJA DRITE JE TI.


    Humbur ne pavetedije

    Trupat tane te zhveshur
    jane ngateruar shume keq
    nuk gjej dot fjalen qe dua
    frymarrjen e kam te shpeshte

    Gjithe bota eshte te kjo dhome
    s'mundem te hap as syte
    ora ka ngecur ne nje vend
    nga prekja jote kam ngrire

    Te mos zbresim ne boten reale
    le te rrime keshtu te dy
    trupin e ndjej te zbrazur fare
    pas pak do zgjohem kam frike

    Un isha qe flisja parreshtur
    pershperitja fjale pa kuptim
    s'me besohet tani rri kaq urte
    humbur ne pavetedije harrim

    Duhet te vishem te dal ne rruge
    mes njerzve te zhveshur nga morali
    te kujtoj qiellin ku isha ngjitur
    dhe ne cast per ty t'me marre malli

    Trupat tane te zhveshur
    jane ngateruar shume keq...



    IK LARG

    Kujtimet tona do ti ruaj
    si gje te cmuar me vlere
    neteve te gjata me dike tjeter
    ato askush nuk do ti preke

    Kam endrrat qe thurem bashke
    Data, si harroj tere jeten
    se ti me deshe aq shume
    dhe me trajtove si femer

    Ik larg mos mendo kthimin
    asgje nuk humb je ketu me mua
    derisa ne paqe te mbyll syte
    vetem ty do te te dua!!!
    LuM i RrEmByEr

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Vargje te bukura e te thjeshta si vete poetja.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    Nga libri "Kete nate me ty" botuar 1999

    Ti largohesh...

    Ti largohesh, largohesh, largohesh prej meje
    dhe kurre s'me degjon kur te them: "Rri dhe pak!"
    ne ato çaste ne zemren time lind meria
    e me vete betohem qe mos te te flas

    Po per çudi perseri vij drejt teje
    harroj gjithçka qe thashe me pare
    sa te shoh dua te te puth, te te rrok ne krah
    e keshtu asnjehere nuk mundem te ve faj


    Pendimi

    Matem te flas e para
    po s'prapsem serish
    Ne buze me rri heshtja
    ne mendje nje pendim

    Kush faj ka nga te dy
    kete tani se di
    veç ndjej se kokeulur
    ecim une edhe ti!


    Pa dashur

    Ne xhamin e dritares, qielli
    pikat e shiut i perplas me force
    ato rrjedhin me trishtim: qetesine
    e dhomes s'e perzene dot

    Me kot pres qe telefoni
    ta thyej heshtjen e tij
    i afrohem prane, ngre receptorin
    asgje s'merr fryme, ka ngrire

    Kot beme fjale, them me vete
    sa kohe kemi larg, se mbaj mend...
    Mbi xham s'po degjoj me trokitje
    shiu vertet pushoi, apo une...
    Pa dashur formova numrin tend!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4

    Pėr: Irma Kurti

    Irma Kurti shpallet “Universum Donna. Ceremonia qė do tė organizohet nė 13 tetor nė Lugano

    Ēmimi prestigjoz u jepet 10 grave qė janė shquar nė fusha tė ndryshme tė jetės

    Universum Academy nė bashkėpunim me Universitetin e Paqes nė Lugano tė Zvicrės nderon Irma Kurtin me ēmimin “Universum Donna” 2013. Ky ēmim u jepet ēdo vit 10 grave qė janė shquar nė fusha tė ndryshme tė shoqėrisė si art, letėrsi, shkencė, biznes etj Gjatė, krahas dhėnies sė kėtij ēmimi, fitueseve do t’u jepet dhe diploma e emėrtimi “Ambasadore e Paqes” sė Universitetit tė Paqes sė Zvicrės Italiane, titull ky i vlefshėm pėr tė gjithė jetėn. Veprimtarinė e mbėshtesin Federata Evropiane e Shoqatave Kulturore, Parlamenti Evropian pėr Sigurimin dhe Paqen, Dhoma Evropiane e Tregtisė si dhe Ente e Institucione tė tjera kombėtare e ndėrkombėtare.Nė ceremoninė e dhėnies sė ēmimit do tė ftohen edhe pėrfaqėsues diplomatikė nga konsullatat, kryetarė tė bashkive, drejtues rajonale etj. tė qyteteve apo vėndeve prej nga vijnė fitueset. Irma Kurti jeton prej vitesh nė Itali. Ka publikuar nėntė libra nė gjuhėn shqipe dhe tre nė italisht. Ka marrė shumė vlerėsime nėpėr konkurse ndėrkombėtare si: ēmimin e parė nė Konkursin Napoli Cultural Classic 2011 nė seksionin e autorėve tė huaj, ēmimin special nė Konkursin Ndėrkombėtar “Coluccio Salutati” 2011, ēmimin e parė nė Konkursin ”Lago Gerundo” 2011, ēmimin e dytė nė Konkursin Ndėrkombėtar “Giovanni Gronchi” 2012, ēmimin e tretė nė Konkursin Ndėrkombėtar “Europa 2013” nė Lugano, etj.

    Poezitė e Irma Kurtit janė pėrfshirė nė disa botime tė Librarisė Ndėrkombėtare tė Poezisė nė Maryland tė USA si nė Antologjinė: “Poezitė dhe poetėt mė tė mirė, 2007” etj. Vargjet e tregimet e saj bėjnė pjesė gjithashtu nė antologjitė: “Il Federiciano” publikim i “Aletti Editore“, “Diffusione Autori” 2011, “Napoli Cultural Classic 2013“, “Racconti delle donne straniere 2012/2013”, “Enciklopedia Universale e Autorėve Italianė” etj.

    Nacional
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5

    Pėr: Irma Kurti

    Tė tė tregoj…

    U lodha, u lodha pa ty
    sa tė kam pritur, njė jetė!
    por rruga e gjatė, plot njerėz
    e tkurrur nė vetmi hesht.

    Sa herė kam ardh pranė shtepisė tėnde
    kam ndenjur pak, kam ikur sėrish
    si nė njė lojė qė brenda
    magjinė e dashurisė kish.

    Sonte shkurtomi ēastet e pritjes
    eja, tė paktėn pėr mua
    jepma dorėn, pastaj tė tė tregoj
    sa shumė, sa shumė tė dua!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6

    Pėr: Irma Kurti

    Kjo mbrėmje

    Kjo mbrėmje ka ngrirė nė buzėt tona
    mijra yje ndezur qėndrojnė nė qiell
    para syve na digjen xixėllonjat
    copėza vargjesh ndėrmend sjell.

    Flokėt mė hapen nė gjoksin tėnd
    fjalėt kanė humbur, nuk e di se ku,
    dua ta ndal vrapin e ēmendur tė orės
    qė bashkė tė rrimė, tė rrimė kėshtu.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Irma Kurti

    Poetja Irma Kurti boton nė Itali librin e 25-tė nė gjuhėn shqipe me titull “Ti je loti im”.

    Pėrmbledhja poetike mban logon e Shtėpisė Botuese Youcanprint.

    “Ti je loti im”, siē thuhet nė parathėnien e shkruar nga autorja, pėrmban shtatėdhjetė poezi tė pabotuara mė parė. Nė tė gjen vargje kushtuar dashurisė, ndjesive dhe emocioneve tė autores nė muajt e vėshtirė tė sėmundjes sė babait tė saj deri nė ditėn e fundit tė jetės, deshpėrimit pėr ikjen pa kthim tė tij, brishtėsisė gjatė asaj periudhe tė vėshtirė dhe pėrpjekjeve pėr tė qėndruar pozitive e pėr tė gjetur rrezet e diellit nė mjegull. Ka dhimbje, zhgėnjim dhe qiell gri, por edhe dėshirė pėr tė takuar dritėn, qetėsinė shpirtėrore e lumturinė.

    Irma Kurti lidhur me kėtė thotė: “Ky libėr, megjithė vargjet paksa tė trishta, ėshtė i rėndėsishėm pėr mua sepse shėnon librin e 25-tė nė gjuhėn shqipe dhe ėshtė tregues i rrugėtimit tim tė gjatė letrar, plot emocione dhe magji. Ndihem edhe krenare se, megjithė kalimin e viteve dhe tė jetuarit nė Itali, gjuha shqipe mbetet fillesa e ēdo libri tim: tė gjitha veprat, edhe ato tė botuara nė gjuhėn italiane apo angleze janė pėrkthime nga gjuha shqipe”.

    Irma Kurti ka filluar tė shkruajė e tė botojė poezi qė nė moshė tė vogėl. Nė vitin 1980 u nderua me ēmimin e parė nė konkursin kombėtar me rastin e 35-vjetorit tė revistės “Pionieri”, ndėrsa nė 1989 fitoi ēmimin e dytė nė konkursin e organizuar nga Radio – Tirana, me rastin e 45-vjetorit tė ēlirimit tė Shqipėrisė.

    Pėr poezinė dhe prozėn i janė akorduar 70 ēmime nė konkurse tė ndryshme letrare nė Itali e Zvicėr, shumė prej tė cilave kanė qenė ēmime tė para. Ka shkruar rreth 150 tekste kėngėsh dhe ėshtė pjesėmarrėse nė festivale tė muzikės sė lehtė nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni.

    Ka botuar shtatėmbėdhjetė nė italisht dhe gjashtė nė anglisht. Po ashtu, ėshtė pėrkthyese e 10 librave tė autorėve tė ndryshėm, si dhe e tė gjitha veprave tė saj nė italisht dhe anglisht.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/poetj...gjuhen-shqipe/

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Irma Kurti

    Ēmimi i parė absolut pėr poeten shqiptare Irma Kurti nė “L’arte in versi”

    Poetja dhe shkrimtarja Irma Kurti shpallet fituese absolute e ēmimit tė parė nė Edicionin e dhjetė tė Konkursit Kombėtar tė Poezisė “L’arte in versi”, nė seksionin e Poezisė nė Gjuhė tė Huaj me poezinė nė gjuhėn angleze tė titulluar “The weeping willow” (Shelgu lotues).

    Konkursi, ku u paraqitėn 1675 krijime ėshtė njė nga mė prestigjozėt nė panoramėn italiane dhe pati patronatin moral tė kėtyre institucioneve: Asambleja Legjislative e Rajonit Marche, Komunat e Anconės, Jesit dhe Senigallias, Universiteti i Urbinos “Carlo Bo” etj., si dhe enteve kulturore tė mėposhtme: Qendra e Studimit “Sara Valesio” e Bolonjės, Enciklopedia Online e Poezisė dhe AlmanHaiku – Almanaku i poezisė Haiku.

    Ky vlerėsim i jep tė drejtėn autores shqiptare Irma Kurti tė botojė (gratis) njė libėr me poezi me Shtėpinė Botuese Ivvi Editore nė Salerno.

    Komisionet e jurisė, tė diferencuara sipas seksioneve tė ndryshme pėrbėhen nga poetė, shkrimtarė, kritikė letrarė, gazetarė e promovues kulturorė nėn drejtimin e Michela Zanarellės.

    Konkursi kombėtar “L’Arte in Versi”(Arti nė vargje) qė organizohet nga Shoqata Euterpe nė Jesi (Ancona), ėshtė i ideuar, themeluar dhe drejtohet nga poeti e kritiku letrar Lorenzo Spurio.

    Kjo ėshtė hera e tretė qė Kurti vlerėsohet me ēmim tė parė gjatė vitit 2022. Nė muajin shkurt nė Konkursin letrar “Frazat mė tė bukura tė dashurisė” nė Romė ajo u u klasifikua nė vendin e parė me poezinė “Njė ditė do tė mė tregosh”; gjithashtu nė Konkursin e shpallur nga Instituti Italian i Kulturės nė Napoli u shpall fituesja e vetme nė seksionin e romanit tė pabotuar nė gjuhėn italiane me titullin “Vite chiuse a chiave – Jetė tė mbyllura me ēelės”.


    /dsh/ KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/cmimi...arte-in-versi/

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Irma Kurti

    Poetja shqiptare Irma Kurti boton librin e 20-tė nė gjuhėn italiane

    Poetja shqiptare boton librin e saj tė 20-tė nė gjuhėn italiane tė titulluar: “Persi tra i colori” (Humbur mes ngjyrash). Libri mban logon e shtėpisė Botuese Youcanprint nė Itali.

    Nė parathėnie autorja shkruan: “Libri pėrmban 60 lirika dashurie tė pabotuara mė parė. Njė pjesė e tyre janė shkruar nė kohėn e izolimit, gjatė pandemisė, atėherė kur ndiheshim tė burgosur brenda mureve tė shtėpisė qė, kushedi pse, nuk na dukej streha mė e sigurt, por njė hapėsirė e pamjaftueshme pėr tė marrė frymė e pėr t’u ndjerė tė ēlirėt. Shumė vargje, pra, janė shkruar nė kohėn kur nė Itali dhe pikėrisht nė qytetin tim, Bergamo, qė u bė epiqendra e epidemisė, ndiheshim vėrtet tė humbur mes ngjyrave, tė cilat ndryshonin aq shpesh, nė varėsi tė situatės, duke na bėrė tė ndiheshim konfuzė; atėherė kur njė zile telefoni a njė bisedė e thjeshtė dukej sikur tė dhuronin botėn. Do tė doja qė pėrmbledhja poetike Humbur mes ngjyrash t’u dhuronte njerėzve buzėqeshje nė kėtė kohė tė vėshtirė, duke na bėrė qė ta pėrjetojmė sėrish atė pėshtjellim ndjenjash dhe emocionesh qė di tė na e japė vetėm dashuria me dritėhijet e saj.” Fotoja e kopertinės nga Renilda Zajmi.

    Irma Kurti ėshtė poete, shkrimtare, autore e teksteve tė kėngėve, gazetare dhe pėrkthyese. Ka filluar tė shkruajė e tė botojė poezi qė nė moshė tė vogėl. Pėr poezinė dhe prozėn i janė akorduar 75 ēmime nė konkurse tė ndryshme letrare nė Itali e Zvicėr, shumė prej tė cilave kanė qenė ēmime tė para.

    Ka botuar gjithashtu 26 libra nė gjuhėn shqipe, 10 nė anglisht dhe 2 nė frėngjisht. Ka pėrkthyer 13 libra tė autorėve tė ndryshėm, si dhe tė gjitha veprat e saj nė italisht dhe anglisht. Librat e saj, pėrveēse nė Shqipėri, janė botuar nė 10 vende tė botės.


    /diasporashqiptare al /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/poetj...uhen-italiane/

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Irma Kurti

    Poetja Irma Kurti botohet nė gjuhėn spanjolle nė Kili

    Poetja dhe shkrimtarja Irma Kurti boton nė Kili pėrmbledhjen e saj me poezi nė gjuhėn spanjolle dhe angleze titulluar: “Tu imagen entre mis dedos”.

    Libri mban logon e “Independetly poetry” me botues Luis Cruz-Villalobos dhe pėrmban poezi tė shkėputuara nga vėllimet e saj tė mėparshme. Njė nga revistat e njohura nė gjuhėn spanjolle qė titullohet “Cine Y Literatura” (Kinemaja dhe letėrsia) qė merret me shkrime kritike pėr letėrsinė nė Amerikėn e Jugut ka botuar njė recension nė gjuhėn spanjolle lidhur me kėtė libėr me firmėn e poetes dhe kritikes Vesna Andrejevic.

    Shkėpusim njė fragment prej tij: “Shpirti poetik i Irma Kurtit ėshtė plot me dritė, si kur qan ashtu dhe kur buzėqesh, njė shpirt poetik i madh dhe i bukur si njė det qė buzėqesh me dallgėt e tij, duke ngjyrosur me mijėra nuanca panoramėn e emocioneve dhe reflektimeve tė saj, pėr tė na mahnitur pastaj me bukurinė e vet.

    Bėhet fjalė pėr pėrmbledhjen e saj tė re poetike, me titull: ‘Tu imagen entre mis dedos’, poezi tė shkruara fillimisht nė gjuhėn italiane, por kėtė herė tė pėrkthyera nė spanjisht dhe anglisht. Nė mėnyrė spontane lind pyetja: ‘A ėshtė e mundur tė shkruash dhe tė poetizosh nė njė gjuhė tjetėr nga ajo mė e afėrta, mė e natyrshmja, mė e sigurta, pra gjuha amtare?’

    Irma Kurti, poete dhe shkrimtare italo-shqiptare, e vėrteton kėtė mė sė miri me vėllimin e saj tė ri poetik. Dhe pastaj shkon njė hap mė tej, sepse me poezitė e saj tė bukura dhe tė sinqerta qė shkojnė drejtpėrdrejt nė zemėr tė lexuesit, ajo i pėrgjigjet edhe pyetjes nėse ėshtė e mundur tė krijosh e tė shkruash poezi nė njė gjuhė tė ndryshme nga gjuha amtare. Njė argument delikat siē ėshtė edhe vetė pėrpjekja poetike, por e suksesshme nė rastin e Kurtit.

    Poezia e saj ėshtė e pastėr, e thjeshtė dhe e bukur nė sinqeritetin e saj, aq bindėse, saqė prek menjėherė telat e zemrės me njė lloj naiviteti pikėrisht atė qė zotėrojnė vetėm fėmijėt dhe poetėt.

    Irma Kurti ėshtė poete, shkrimtare, autore e teksteve tė kėngėve, gazetare dhe pėrkthyese. Librat e saj, pėrveēse nė Shqipėri, janė botuar gjithashtu edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kanada, Francė, Itali, Rumani, Serbi, Turqi, Kosovė, Filipine, Kamerun dhe Indi.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/poetj...jolle-ne-kili/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •