Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6

Tema: Irma Kurti

  1. #1
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime

    Irma Kurti

    S’te kam dashur kaq shume!

    Sonte ti fle prane meje
    Kurre s’te kam dashur kaq shume
    Ne endrren time te trazuar
    A thua jam dhe une?

    Shpesh te kam merzitur
    Me ty jam grindur kot se koti
    Por me ke dashur, njohja me ty
    Si nje dhurate e Zotit

    Pyes veten kete nate
    Tek veshtroj tiparet e tua:
    “pa prekjen, puthjen tende
    c’kuptim do kish jeta per mua”?

    Sa veshtire per te te gjetur
    Ne kete bote te eger pafund
    Tani qe te kam prane
    Ndjej frike, s’dua te te humb

    Sonte ti fle prane meje
    S’te kam dashur kurre kaq shume!



    S'mundem te them: "mjaft"

    Ti kerkon te me vrasesh me kujtime
    dhe e ben natyrshem, pa meshire
    perdor te shkuaren tone
    si kurth per t'me patur perseri.

    Me sheh sesi vuaj brenda vetes
    syte me mbushen ngadale me lot
    mundohem te fsheh duart qe dridhen
    por nuk ja dal dot

    Ti me njef mire, jam e trishtuar
    thyhem, mbyllem brenda vetes
    por vazhdon, vazhdon t'me lodhesh
    me veshtrimin e ftohte e theres

    Me permend data e udhetime
    un s'mundem te te them: "MJAFT"
    se thjesht me pelqen t'i degjoj
    dhe pse te veshtire e kam

    Kerkon te me vrasesh me kujtime.



    Dua te jetoj, Te vdes me ty

    Dua te jetoj, qe te vdes me ty
    e mbeshtjelle me dashurine tende
    te veshtrohemi gjersa te fiket drita
    dhe njeri-tjetrin te kemi ne mendje

    Te largohemi nga kjo bote pa u ndjere
    te munduar prej jetes, te lodhur
    me pak trishtim: nga ndjenja
    per njeri-tjetrin, ende te pangopur

    Te betohemi se do te jemi bashke
    ne naten e erret dhe pa drite
    ku s'do flasim, s'do te ndjejme me
    ne gjithesine qe te ngjall vec frike

    Dua te jetoj qe te vdes me ty
    mbeshtjelle me dashurine tende.



    Provova kete dashuri

    Dua te rri vetem me ty
    e kredhur ne perqafimet e tua
    larg nga kjo bote e shthurur
    te peshperis pa fund "TE DUA"

    Te mbeshtetesh ne gjoksin tim
    te me thuash fjale magjike
    te shetis ne parajsen qe me fal
    kjo bote e madhe dashurie


    Mbyll grilat te mos hyje as dielli
    zerat e njerzve njekohesisht
    jam e lodhur nga te gjitha
    por ty te dua marrezisht

    Nuk i shkembej pasurite e botes
    me paqen qe me jep ti
    kam lindur me fat se ne jete
    provova kete dashuri

    Dua te rri vetem me ty...



    Ate dite shpresoj te mos jem!!!

    Nje dite ti s'do te jesh me xheloz
    s'do me pyesesh pse u vonova aq shume
    kur te vij rrotull neper shtepi
    s'do me ndjekesh me veshtrim si dikur

    Nuk do te zeri gjumi me emrin tim
    nuk do te zgjohesh nga endrra per mua
    s;do te jem me pjese e jotja
    s'do shqiptosh me fjalen "TE DUA"

    S'do te me mbash me brenda teje
    do te grindesh shpesh oh sa shpesh
    dhe un do lodhem, do thyhem, tretem
    e per veten time do te me vije keq

    Ate dite shpresoj te mos jem me
    te pakten do te kete mbetur emri im
    dhe ti do te me sjellesh ne mendje
    si nje copez endrre, si kujtim.



    Nen flaken e zbehte te qiririt

    Nen flaken e zbehte te qiririt
    e heshtur qendroj e trishtuar
    ne mure hija e trupit tim
    leviz e shumfishuar

    Me shfaqet fytyra jote
    e qeshur mbushur miresi
    dhoma ime ku te merret fryma
    merr drite celet tani

    Trupi im nuk eshte me nje hije
    zgjohet theret emrin tend
    digjem nen prekjen tende
    dhe flas blebezoj pa mend

    Nen driten e zbehte te qiririt
    sa ore do te shtyj se di
    ne kete dimer te merzitshem
    E VETMJA DRITE JE TI.


    Humbur ne pavetedije

    Trupat tane te zhveshur
    jane ngateruar shume keq
    nuk gjej dot fjalen qe dua
    frymarrjen e kam te shpeshte

    Gjithe bota eshte te kjo dhome
    s'mundem te hap as syte
    ora ka ngecur ne nje vend
    nga prekja jote kam ngrire

    Te mos zbresim ne boten reale
    le te rrime keshtu te dy
    trupin e ndjej te zbrazur fare
    pas pak do zgjohem kam frike

    Un isha qe flisja parreshtur
    pershperitja fjale pa kuptim
    s'me besohet tani rri kaq urte
    humbur ne pavetedije harrim

    Duhet te vishem te dal ne rruge
    mes njerzve te zhveshur nga morali
    te kujtoj qiellin ku isha ngjitur
    dhe ne cast per ty t'me marre malli

    Trupat tane te zhveshur
    jane ngateruar shume keq...



    IK LARG

    Kujtimet tona do ti ruaj
    si gje te cmuar me vlere
    neteve te gjata me dike tjeter
    ato askush nuk do ti preke

    Kam endrrat qe thurem bashke
    Data, si harroj tere jeten
    se ti me deshe aq shume
    dhe me trajtove si femer

    Ik larg mos mendo kthimin
    asgje nuk humb je ketu me mua
    derisa ne paqe te mbyll syte
    vetem ty do te te dua!!!
    LuM i RrEmByEr

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,505
    Faleminderit
    0
    101 falenderime nė 92 postime
    Vargje te bukura e te thjeshta si vete poetja.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime nė 152 postime
    Nga libri "Kete nate me ty" botuar 1999

    Ti largohesh...

    Ti largohesh, largohesh, largohesh prej meje
    dhe kurre s'me degjon kur te them: "Rri dhe pak!"
    ne ato çaste ne zemren time lind meria
    e me vete betohem qe mos te te flas

    Po per çudi perseri vij drejt teje
    harroj gjithçka qe thashe me pare
    sa te shoh dua te te puth, te te rrok ne krah
    e keshtu asnjehere nuk mundem te ve faj


    Pendimi

    Matem te flas e para
    po s'prapsem serish
    Ne buze me rri heshtja
    ne mendje nje pendim

    Kush faj ka nga te dy
    kete tani se di
    veç ndjej se kokeulur
    ecim une edhe ti!


    Pa dashur

    Ne xhamin e dritares, qielli
    pikat e shiut i perplas me force
    ato rrjedhin me trishtim: qetesine
    e dhomes s'e perzene dot

    Me kot pres qe telefoni
    ta thyej heshtjen e tij
    i afrohem prane, ngre receptorin
    asgje s'merr fryme, ka ngrire

    Kot beme fjale, them me vete
    sa kohe kemi larg, se mbaj mend...
    Mbi xham s'po degjoj me trokitje
    shiu vertet pushoi, apo une...
    Pa dashur formova numrin tend!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime nė 152 postime

    Pėr: Irma Kurti

    Irma Kurti shpallet “Universum Donna. Ceremonia qė do tė organizohet nė 13 tetor nė Lugano

    Ēmimi prestigjoz u jepet 10 grave qė janė shquar nė fusha tė ndryshme tė jetės

    Universum Academy nė bashkėpunim me Universitetin e Paqes nė Lugano tė Zvicrės nderon Irma Kurtin me ēmimin “Universum Donna” 2013. Ky ēmim u jepet ēdo vit 10 grave qė janė shquar nė fusha tė ndryshme tė shoqėrisė si art, letėrsi, shkencė, biznes etj Gjatė, krahas dhėnies sė kėtij ēmimi, fitueseve do t’u jepet dhe diploma e emėrtimi “Ambasadore e Paqes” sė Universitetit tė Paqes sė Zvicrės Italiane, titull ky i vlefshėm pėr tė gjithė jetėn. Veprimtarinė e mbėshtesin Federata Evropiane e Shoqatave Kulturore, Parlamenti Evropian pėr Sigurimin dhe Paqen, Dhoma Evropiane e Tregtisė si dhe Ente e Institucione tė tjera kombėtare e ndėrkombėtare.Nė ceremoninė e dhėnies sė ēmimit do tė ftohen edhe pėrfaqėsues diplomatikė nga konsullatat, kryetarė tė bashkive, drejtues rajonale etj. tė qyteteve apo vėndeve prej nga vijnė fitueset. Irma Kurti jeton prej vitesh nė Itali. Ka publikuar nėntė libra nė gjuhėn shqipe dhe tre nė italisht. Ka marrė shumė vlerėsime nėpėr konkurse ndėrkombėtare si: ēmimin e parė nė Konkursin Napoli Cultural Classic 2011 nė seksionin e autorėve tė huaj, ēmimin special nė Konkursin Ndėrkombėtar “Coluccio Salutati” 2011, ēmimin e parė nė Konkursin ”Lago Gerundo” 2011, ēmimin e dytė nė Konkursin Ndėrkombėtar “Giovanni Gronchi” 2012, ēmimin e tretė nė Konkursin Ndėrkombėtar “Europa 2013” nė Lugano, etj.

    Poezitė e Irma Kurtit janė pėrfshirė nė disa botime tė Librarisė Ndėrkombėtare tė Poezisė nė Maryland tė USA si nė Antologjinė: “Poezitė dhe poetėt mė tė mirė, 2007” etj. Vargjet e tregimet e saj bėjnė pjesė gjithashtu nė antologjitė: “Il Federiciano” publikim i “Aletti Editore“, “Diffusione Autori” 2011, “Napoli Cultural Classic 2013“, “Racconti delle donne straniere 2012/2013”, “Enciklopedia Universale e Autorėve Italianė” etj.

    Nacional
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime nė 152 postime

    Pėr: Irma Kurti

    Tė tė tregoj…

    U lodha, u lodha pa ty
    sa tė kam pritur, njė jetė!
    por rruga e gjatė, plot njerėz
    e tkurrur nė vetmi hesht.

    Sa herė kam ardh pranė shtepisė tėnde
    kam ndenjur pak, kam ikur sėrish
    si nė njė lojė qė brenda
    magjinė e dashurisė kish.

    Sonte shkurtomi ēastet e pritjes
    eja, tė paktėn pėr mua
    jepma dorėn, pastaj tė tė tregoj
    sa shumė, sa shumė tė dua!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime nė 152 postime

    Pėr: Irma Kurti

    Kjo mbrėmje

    Kjo mbrėmje ka ngrirė nė buzėt tona
    mijra yje ndezur qėndrojnė nė qiell
    para syve na digjen xixėllonjat
    copėza vargjesh ndėrmend sjell.

    Flokėt mė hapen nė gjoksin tėnd
    fjalėt kanė humbur, nuk e di se ku,
    dua ta ndal vrapin e ēmendur tė orės
    qė bashkė tė rrimė, tė rrimė kėshtu.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •