Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Hattabi
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Vendndodhja
    Nė tokėn e dy Lumenjėve
    Postime
    18

    Domethėnia dhe origjina e Sufizmit

    Nga shejh Salih el-Feuzan , Burimi: Hakikatut-Tesewuf, faqe 11-15



    Fjala Tesewuf dhe Sufije nuk kanė qenė tė njohura gjatė gjeneratės sė parė Islame. Madje, kėto qenė prezantuar nė tė [islam] vetėm pasi qė u pėrvetėsuan nė Islam nga popujt tjerė.
    Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu pastė mėshirė ndaj tij, tha nė Mexhmu-ul-Fetaua:"Pėrsa i pėrket termit Sufije [Sufizėm], kjo s'ka qenė e njohur gjatė tre gjeneratave tė para tė Islamit. Dhe, tė folurit rreth kėsaj u bė e njohur vetėm pas tre gjeneratave tė para. Disa imamė dhe dijetarė folėn rreth kėsaj mė pas, siē ishte imam Ahmed bin Hanbel, Ebu Sulejman ed-Darani dhe tė tjerė. Po ashtu ėshtė transmetuar nga Sufjan eth-Theuri tė ketė folur rreth kėsaj. Disa nga ata po ashtu pėrmendėn kėtė nė autoritetin e el-Hasan el-Basrit. Ata dalluan nė pikėpamjet e tyre mbi domethėnien se ēkaje ia atribuon veten njė Sufi, meqė fjala 'Sufi' ėshtė njė emėr qė tregon njė atribuim, siē ėshtė el-Kurshi, el-Medini dhe kėshtu me radhė.
    Thuhet se ky ėshtė njė atribuim ndaj Ehlus-Suffeh1, por kjo ėshtė gabim, meqė po tė ishte kėshtu, ata do ta quanin veten Sufij. Po ashtu ėshtė thėnė se kjo ėshtė atribuim ndaj Saff [radhės] e cila ėshtė me e shquara para Allahut, por edhe kjo ėshtė gabim, meqė po tė ishte kėshtu, ata do ta quanin veten Saffij. Po ashtu ėshtė thėnė se kjo ėshtė atribuim ndaj sefweh [mė tė mirės] nga krijimi i Allahut. Por, edhe kjo po ashtu ėshtė gabim, meqė po tė ishte kėshtu, ata do ta quanin veten Safwij. Ėshtė thėnė poashtu se kjo ėshtė atribuim ndaj Sufeh bin Bishr bin Udd bin Tabikheh, njė fis Arab qė gjindej pranė Mekes nė tė kaluarėn, tė cilit ia atribuonin veten asketėt. Ndonėse atribuimi i Sufi-t ėshtė nė pajtim me emrin e kėtij personi [Sufeh] nga pikėpamja gramatikore, ky poashtu ėshtė opinion i pasaktė, meqė kėta njerėz nuk kanė qenė tė njohur mirė pėr shumicėn e asketėve dhe pėr shkak se po t'iu atribuoheshin asketikėt atyre, do tė kishte qenė e mundshme qė ata t'ia atribuonin veten atyre gjatė epokės sė Sahabėve, Tabi'inėve dhe Atba' et-Tabi'inėve [por nuk e kanė bėrė kėtė].
    Po ashtu kjo ėshtė pėr shkak se shumica e atyre qė flasin ne emėr tė Sufive s'janė tė vetėdijshėm pėr ekzistencėn e kėtij fisi dhe ata nuk e pėlqejnė qė t'i atribuohen njė fisi tė Ditėve tė Injorancės [xhahilijeh], i cili nuk ekzistonte gjatė epokės Islame. Poashtu ėshtė thėnė qė ky ėshtė opinioni mė i mirėnjohur: se Sufi ėshtė njė atribuim ndaj suf [leshit, rrobės sė leshtė]. Kjo meqė hera e parė kur Sufitė u shfaqėn ishte nė Basra [Irak].
    Njerėzit e parė qė vendosėn rolin e Sufizmit kanė qenė disa shoqėrues tė Abdul-Uahid bin Zejd. Abdul-Uahid ka qenė njė nga shoqėruesit e el-Hasan el-Basrit i cili jetonte nė Basra, dhe aq shumė zhytej nė asketizėm [zuhd], adhurim [ibadet], frikė ndaj Allahut [khauf] dhe kėshtu me radhė, saqė njė shembull i tillė nuk mund tė gjindej nė banorėt e vendeve tjera.
    Ebush-Shejh el-Esbehani transmetoi me njė zinxhir transmetimi tė lidhur me Muhamed ibn Sirinin, se i ka mbėrri atij qė njė grup njerėzish parapėlqenin tė vishnin rrobe tė leshta, kėshtu qė ai tha:'Janė disa njerėz qė parapėlqejnė tė veshin rrobe tė leshta duke pohuar se i gjasojnė Mesisė, tė birit tė Merjemes. Mirėpo, udhėzimi i pejgamberit tonė [salallahu alejhi ue selam] ėshtė mė i dashur pėr ne, dhe ai [salallahu alejhi ue selam] mbartte rroba tė pambukut dhe tė tjera lloje tė rrobes'. Apo ėshtė shprehur ngjashėm me kėtė".
    Pas kėsaj, Ibn Tejmije tha:"Kėta njerėz ia atribuojnė veten rrobeve tė jashtme, e cila nė kėtė rast ėshtė rrobė e leshtė [suf]. Kėshtu qė mund tė thuhet pėr ndonjėrin nga ata se ėshtė njė Sufi. Mirėpo, metodologjia e tyrė s'ėshtė e kufizuar vetėm nė mbartjen e rrobės sė leshtė, e as qė e bėjnė tė detyrueshme kėtė pėr ndonjė. Ata i atribuohen kėsaj pėr shkak tė qenit tė kėsaj gjendje e jashtme".
    Pastaj ai tha:"Pra, kjo ėshtė origjina e Sufizmit. Pas kėsaj, Sufizmi u degėzua dhe u shumėfishua."2
    Fjalėt e Ibn Tejmijes, Allahu pastė mėshirė ndaj tij, tregojnė qė Sufizmi zuri fill nė tokat Islame nga disa adhurues shumė tė devotshėm nga Basra si rezultat i thellimit tė tyre nė asketizėm dhe adhurim. Pas kėsaj, Sufizmi evuloi dhe ndryshoi.
    Pėrfundimi tė cilin e kanė nxjerrė disa autorė modernė – se Sufizmi u zvarrit brenda nė vendet Islame nga fetė tjera si Hinduizmi dhe monasticizmi i Krishterė – ėshtė pranuar bazuar nė atė ēfarė transmetoi Ibn Tejmie nga Muhamed Ibn Sirini te ketė thėnė:"Janė disa njerėz qė parapėlqejnė tė veshin rroba tė leshta duke pohuar se i gjasojnė Mesisė, tė birit tė Merjemes. Mirėpo, udhėzimi i pejgamberit tonė [salallahu alejhi ue sleam] ėshtė mė i dashur pėr ne!" Kjo tregon qė Sufizmi ka njė lidhje me fenė e tė Krishterėve!!
    Dr.Sabir et-Tu'eimeh tha nė librin e tij "Sufizmi – Besimet dhe Metodologjitė e tij": "Me sa duket Sufizmi u shfaq nga ndikimi i monasticizmit tė Krishterė, nė tė cilin murgjit mbartnin rrobe tė leshta dhe jetonin nė manastiret e tyre. Kishte shumė nga ata qė praktikonin kėtė gjithandej vendeve tė cilat Islami i ēliroi me anė tė Teuhidit..."3
    Shejh Ihsan Ilahi Dhahir, Allahu pastė mėshirė ndaj tij, ka thėnė nė librin e tij "Sufizmi – Burimi dhe Origjina e Tij": "Kur shikojmė thellė nė mėsimet e Sufijve tė parė dhe tė vonshėm dhe thėniet qė kanė qenė cituar dhe transmetuar nga ata nė librat Sufite tė vjetra dhe ato tė sotshmet, ne shohim njė dallim tė madh mes kėsaj dhe mėsimeve tė Kur'anit dhe Sunetit. Njėlloj, ne s'i gjejmė rrėnjėt apo farat e tij nė historinė e udhėheqėsit tė tė gjitha krijesave [pejgamberit Muhamed, salallahu alejhi ue selam] e as nė tė Shoqėruesve bujarė tė tij, tė cilėt janė ndėr krijesat mė tė mira tė Allahut. Madje, nė kundėrshtim me kėtė, ne shohim qė Sufizmi ėshtė pėrftuar dhe mėsuar nga monasticizmi i Krishter, Brahmanizmi, Hinduizmi, devocioni fetar i Judaizmit dhe asketizmi i Budizmit".4
    Shejh Abdur-Rahman el-Uekil, Allahu pastė mėshirė ndaj tij, ka thėnė nė hyrjen e librit "Rėnia e Sufizmit": "Vėrtet, Sufizmi ėshtė makinacioni mė i ulėt dhe mė i ndyrė, tė cilin e ka shpikur Dreqi nė mėnyrė qė robėrit e Allahut tė mund tė pėrqeshin dhe qėsendisin sė bashku me tė nė luftėn e tij kundėr Allahut dhe tė dėrguarve tė Tij. Kjo ėshtė vello e Zjarrputistėve [Mexhusėve], e cila lė pėrshtypjen se ėshtė hyjnore. Madje, kjo ėshtė maskė e ēdo armiku tė fesė sė vėrtetė. Kėqyrni atė dhe do tė gjeni nė tė Brahmanizėm, Budizėm, Zoroastrianizėm, dhe bėsimet Manikiane. Ju do tė gjeni Platonizėm nė tė. Madje mund tė gjeni edhe Judaizėm, Krishterizėm, dhe idhujtari tė ditėve tė Injorancės".5
    Nėpėrmjet prezantimit tė pikėpamjeve tė kėtyre shkrimtarėve modernė lidhur me Sufizmin, dhe poashtu edhe shumė shkrimtarėve tė tjerė qė s'po i pėrmendim kėtu e tė cilėt kanė pikėpamje tė njėjta, na bėhet e qartė se Sufizmi ėshtė njė koncept i huaj qė ėshtė futur nė Islam. Kjo tregohet me praktikat e atyre qė ia atribuojnė veten Sufizmit; praktika tė cilat janė tė huaja pėr Islamin dhe janė shumė larg nga udhėzimi i tij. Me kėtė ne mendojmė nė ithtarėt e vonė tė Sufizmit, iluzionet mistike dhe fantazitė e tė cilėve janė bėrė tė shumta dhe tė mėdha.
    Por, pėrsa u pėrket paraardhėsve tė kaluar si el-Fudejl bin Ijad, el-Xhunejd, Ibrahim bin Adham dhe tė tjerėve, ata kanė qenė mesatarė.
    --------------------------------------------------------------------------------
    1] Shėnim i pėrkthyesit: Ehlus-Suffeh [Njerėzit e Platformės] i referohet Shoqėruesve tė varfėr [tė pejgamberit] tė cilėt uleshin jashtė xhamisė sė pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] duke pritur pėr lėmoshė dhe duke pritur pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] qė tė dalė dhe ata tė shoqėroheshin me tė dhe tė mėsonin hadithin nga ai.
    2] Mexhmu-ul-Fetaua [11/5-7, 16, 18]
    3] es-Sufijeh: Mu'tekiden ue Mesleken [f.17]
    4] et-Tesewuf: el-Menshe uel-Nesder [f.28]
    5] Mesre' et-Tesewuf [f.19]

  2. #2
    Sipas mistikes islame apo sufizmit, musliman eshte ai qė i nėnshtrohet plotėsisht Allahut, jeton nė thjeshtėsi dhe modesti, jeton nė kondicionin e vet jetik si krijesė e Allahut dhe i jep homazhet besimit nė njė Zot unik. Besimtarėt muslimane apo sufijtė mė tė zellshėm ia shtojnė kėsaj njė vigjilie tė natės qė pėrndryshe quhet lutja Davudiane. Sipas tradites islame, kjo eshte lutja mė e kėndshme ndaj Allahut, ėshtė lutja qė e bėnte profeti Davud i cili nje pjese te madhe te natės e kalonte duke bėrė lutje, duke u falur.

    Profeti Muhamed a.s, ka patur njė jetė tė pasur nė praktikimin e asketizmit dhe eksperiencės mistike dhe vetė e ka praktikuar vigjilien e natės (shih Kurani 73). Para shpalljes hyjnore, Muhamedi a.s tėrhiqej rregullisht nė shpellėn e kodrės Hira pėr t'u lutur dhe agjinuar. Sufizmi vėren shume momente mistike te Muhamedi a.s prej tė cilave i veēon dy : nata e fatit (26-27 tė muajit ramazan tė vitit 610) dhe udhėtimi nokturn ( i natės) mė vitin 621 i pėrcjellur mė tej me ngritjen e tij nė qiell prej xhamisė Al Aksa nė Jerusalem tė Palestinės. Gjatė natės sė fatit, profeti Muhamed a.s kaloi, si nė tė gjtha vokacionet e tija tė mėparshme mistike, prej njė gjendje tė vuajtjes dhe tė vdekjes ne njė rilindje. Nė lidhje me kete rilindje, tradita islame thote: nė horizont u paraqit agimi (falaq as-subh). Ndryshe thuhet edhe se zemra e Muhamedit u "cirkonsizua" pėrmes besimit nė tė madhin Allah.

    Sipas traditės ezoterike islame, pra sufizmit, profeti Muhamed a.s., ne qiell, "do tė pijė njė gotė me qumėsht" dhe do tė quhet i dashuri i Allahut (habib) dhe i jepet atij Kurani : njohuria egzoterike, e jashtme, qe shihet dhe njohuria ezoterike, e mbrendshme qė nuk shihet. Kjo e dyta ka tė bėjė me asimilimin e islamit pėrbrenda. Egzistojnė shumė pjesė tė Kuran-it qė thirren nė njė interiorizim tė islamit apo nė tė kuptuarit e islamit pėrmes zemrės apo siē shprehen dijetaret sufi, pėrmes syrit tė zemrės. Nė kėtė kontekst, Kurani 22.38 p.sh. nė lidhje me flijimin dhe besimit te sinqerte thote: " nuk ėshtė gjaku i viktimave, por ėshtė pastėrtia e besimit qė ngritet nė qiell" apo nė Kuranin 2.263: ? Njė fjalė e dashurisė vlen shumė mė tepėr se njė falje qė lėndon? .

    Mistikėt e parė

    Tė kuptuarit e Allahut pėrmes syrit tė zemrės filloi me profetin Muhamed as dhe njė pjesė tė ithtarėve tė gjeneratės sė parė siē ishin Abu Dhar, Imran ben Husain Khuzai etj. Gjenerata e dytė fillon me Hasan al-Bakri, i njohur pėr nga insistimi i tij mbi devotshmerine e besimit (Uara). Ky pėrkushtim i sinqertė, mė vonė e ēoi ate drejt abstenimit nga tė gjitha veprat juridikisht tė dyshimta nė Islam si dhe bėri rivlerėsimin e pėrditshėm tė vetėdijes sė muslimanit (muha saba).

    Mė vonė ne faqet e ndritshme te mistikes islame, hasim nje grua besimtare, teper te devotshme, nje muslimane me plote kuptimin e fjales, Rabia al-'Adaouia ( vdes nė Basra mė 801 nė moshėn 81 vjeēare). Ajo, nė mistikėn muslimane, e fut nocionin e dashurisė reciproke nė mes tė njeriut dhe Allahut (Hubb) duke u bazuar nė Kuranin 5.54. Pason Al-Hallaj (858-922): pėr kėtė besimtar tė madh tė fesė Islame, elani qė e ēon njeriun drejt Allahut nuk ēon nė njė kontakt tė thjeshtė (Ittisai) nė mes tė shpirtit tė njeriut dhe Allahut por nė njė mbi-banueshmėri tė vėrtetė hyjnore (hulul). Sipas saj Fryma (shpirti, frymėzimi, inspirimi) hyjnore jeton, nė harmoni te plote me ligjet e natyrės, jeton nė shpirtin e pastruar tė muslimanit tė sinqertė apo mistikut besimtar.

    Dijetari i madh, Al Ghazali i famshėm (1039-1111) hap nje faqe te re nė mistiken islame. Ai, shumė kohė punoi si profesor i teologjisė nė Bagdad kurse gjatė dhjetė viteve tė fundit tė jetės sė vet, bėri jetė mistiku religjioz nė Jerusalem, nė Medine dhe nė Mekė. U mundua tė zhvilloj njė oksigjenim dhe frymė tė re nė islam pėrmes njė mistike tė moderuar, nė kohėn kur feja Islame rrezikohej nga ankilozimi i njė formalizmi juridik steril.

    Sufizmi vazhdon rrugėtimin e tij tė ndritshėm dhe shėnon kulminacionin me dijetarin mė tė madh te islamit, filozofin me pėrmasa borėrore, njeriun qė inspiroi shumė koka tė ndritura tė njerėzimit, Ibn Mujidin Arabiun i cili nė botėn islame quhet edhe Sheik al Akbar (mė i madhi prej sheikėve). Ibn Arabiu lindi mė 1165 nė Andaluzi, nė Murcie te Spanjės dhe vdes mė 1240 nė Damas tė Sirisė sė sotme. Ai ishte bazamenti mė i madh teozofik islamik i monizmit egzistencial. Sipas Ibn Mujidin Arabiut, egziston vetėm njė realitet ontologjik mbrapa tė gjitha manifestimeve tė gjithėsisė dhe krijuesit te dashur, Allahut. Nė lidhje me tė kuptuarit e Kuranit pėrmes zemrės apo syrit tė zemrės ai shkruante kėshtu:

    Njė mrekulli, njė kopsht midis flakėve,
    zemra ime eshte e hapur pėr tė gjitha trajtat .
    Ajo ėshtė njė luadh pėr gazela, kuvend pėr murgjit ( e krishterė),
    Njė tempull idhujsh, Qabe haxhinjsh,
    Tryeza tė Torės, Kuran ,
    Feja ime ėshtė dashuria ? nga do qė tė nisen karvanet e saj
    Dashuria duhet tė jetė bindja ime dhe feja ime.

    Njė tjetėr kolos mistik dhe dijetar islamik, ėshtė Xhelal ed-din Rumi, themelues i rregullit tė dervishėve vallzues nė Konia tė Turqisė (shekulli i XII), mediton nė Allahun pėrmes tė kuptuarit tė Kuranit me syrin e zemrės. Si pasojė e kėsaj lind nje nder veprat mė tė mėdha tė njerėzimit ?Mathnaui?, njė pėrmbledhje kolosale poetike me rreth 47 000 vargje, vepėr kjo qė sot e kėsaj dite lexohet me shume dashuri dhe pėrkushtim nė tė katėr anėt e botės.

    Me shekuj tė tėrė, jeta mistike nė Islam ėshtė mbėshtetur mbi baza individuale. Sufizmi shoqėronte muslimanėt e devotshėm, tė sinqertė dhe qėndronte afėr shpirtėrave tė vetmuar tė besimtarėve muslimanė qė kėrkonin shpėtimin, prehjen e tyre personale nė Allahun pėrmes praktikimit religjioz asket te kohe pas kohshėm, pėrmes meditimeve tė njėpasnjėshme. Herė pas here, gjindej njė udhėheqės shpirtėror qė ndriēonte rrugen e besimtarėve/ithtarėve. Kėshtu formohej njė rreth apo grup i besimtarėve (dishepujve) mistikė muslimanė. Ky rreth apo grup, jetonte disa gjenerata pas vdekjes sė udheheqėsit shpirteror apo siē quhej ndryshe edhe mėsuesit mistik, i cili para se tė vdiste caktonte pasardhėsin e tij i cili do tė udhėhiqte dishepujt e mbetur dhe besimtaret e tjerė muslimanė ne rrugen e Allahut me pastėrtinė me tė madhe tė mundshme shpirtėrore. Ky grup apo rreth i ngushtė i njerėzve i udhėhequr nga njė prijės shpirtėror i devotshėm njihet me emrin Tarikat apo edhe Vėllazėri. Nje pjesė e kėtyre tarikateve sot kanė aktivitet te bujshėm, disa janė ne formim e sipėr, kurse nje pjesė e tyre ėshtė shuar dikund per te rilindur gjetiu. Kjo vazhdimėsi e egzistimit tė tyre ėshtė mision hyjnor pėrmes sė cilės realizohet mbajtja gjallė e zinxhirit shpirtėror qe ne sufizėm quhet silsila. Ky zinxhir shpirtėror nėnkupton lidhjen shpirtėrore te fjalės sė Allahut prej epokės nė te cilėn ne jetojmė e deri te profeti Muhamed a.s. Deri mė sot, kjo pasuri shpirtėrore ėshtė bartur nga shumė udhėheqės shpirtėror, nė mesin e tė cilėve ishin edhe dijetarėt qe pėrmendėm me lart dhe kjo pėrcjellje e zinxhirit shpirtėror do te vazhdohet deri nė ditėn e gjykimit.

    Kėshtu, ēdo tarikat apo vėllazėri ėshtė e lidhur pėrmes nje zinxhiri mistik autentik, pra silsilės, prej themeluesit tė tarikatit deri te profeti Muhamed a.s. Nė kėtė mėnyrė, ēdo sufi beson se shpirti profetik i predikuar nga tarikati apo vėllazėria ku bėn pjesė ai, ėshtė bazamenti ezoterik i fesė islame. Rituali i vėllazėrisė posedon tė njėjtin nivel tė efikasitetit me lutjen (salat).

    Anėtarėt e rregullt tė tarikateve, vėllazėrive, janė grupe tė vogla besimtarėsh dhe jetojnė nė vende tė ndryshme tė botės, tė pėrcaktuar me vendosshmėri dhe me pėrkushtimin shpirtėror mė tė sinqertė pėr tė bėrė kėmbime, lutje, mėsime. Njė numėr i konsiderueshėm i muslimanėve sufi, anėtarėve te tarikateve apo vėllazerive, sot bėjnė jetė normale, falen,luten dhe marrin pjesė kohė pas kohe nė vėllazėritė e tyre.

    Gjeneza sufiste (shkurt):

    Nė kohėn e Omeiad-ės, pas profetit Muhamed a.s egzistonte:

    a) njė islam zyrtar i afert me pushtetin islamik si dhe
    b) njė islam i pėrbėrė nga besimtarėt qė kėrkonin thjeshtė kthimin nė burimin kuranor.


    Nga kjo periudhė pason njė kohė ku mesazhi hyjnor kuranik, do tė gėlltitė pa dashje, shumė ngarkesa te panevojshme nė tė interpretuarit e mesazhit tė Allahut. Kulminacioni arrihet nė kohėn e Abasidėve tė dominuar nga vullneti i triumfimit tė rrymės literaliste nė Islam.Kjo rryme literaliste, jo vetėm qė vuri nė avangardė aspektin egzoterik ,tė jashtėm tė shkrimeve tė shenjta, por shkoi edhe mė larg dhe sipas teknikės sė abrogimit, u rradhit mbi pozicionet mė restriktive dhe represive tė mesazhit tė Allahut. Interpretimi i tille literalist i islamit, ishte pjesė vitale e patjetėrsueshme e teologėve tė atėhershėm qė dominonin pozicionet me te larta pushtetmbajtese. Ata kishin ne dorė tėrė klerin informal tė juridikaturės islamike. Pėrballė kėtij formalizimi tė tepruar tė njė besimi tė bazuarmė shumė mbi emancipimin e individėve nga jasht e mė pak nga brenda, nga ligji e jo nga zemra, u rradhitėn shumė shpejtė dijetarėt, filozofėt dhe sufistėt islamikė tė cilėt me shekuj u torturuan dhe u maltretuan duke u quajtur heretik nga nomenklatura islamike.

    Duke shematizuar nė skajshmėri, mundemi tė shtrojmė pyetjen se a mos vallė sufizmi ėshtė njė ezoterizėm (brenda) pėr shkak tė opozicionit ndaj egzoterizmit (jashtė)? Por e vėrteta ėshtė ndryshe. Mund tė themi se rryma ezoterike, pra e mbrendshme e islamit i ka rrėnjėt thellė nė fushėn e hapur nga Kurani dhe sufizmi pėrfaqėson aspektin e brendshėm tė islamit dhe se doktrina e sufizmit ėshtė nė thelb asgje tjetėr pėrveē se interpretimi me zemėr i Kuranit, por qė ne itinerarin e vet nuk pėrjashton kurrsesi anėn e jashtme te sunės apo rregullave te islamit. Pra sufizmi ne fakt pėrbėhet nga ana e mbrendshme dhe e jashtme e dogmės fetare islame.

    Profeti Muhamed a.s ėshte ai i cili vetė e dha ēelėsin e tė gjitha egzegjezave kuranike pėrmes mėsimeve tė tija tė transmetuara oralisht dhe tė verifikuara pėrmes konkordancės sė ndėrmjetėsuesve. Nė mesin e fjalėve tė tija profetike, shumė janė fundamentale pėr sufizmin, p.sh. ate qė profeti e thoshte nė kualitetin e tij personal e jo si legjislator, si i shenjtė, kontemplatif, si nje njeri i bekuar i Allahut qė dhuronte fjalėt profetike drejt atyre qė ishin idhtarėt e gjeneratės sė tij parė, tė cilėt pastaj u bėnė mėsuesit mė tė vyeshėm sufi.

    Fjala profetike qė Allahu e shprehi pėrmes gojės sė profetit, e quajtur Ahadith Qudsiya gjendet nė tė njėjtin nivel tė inspirimit si Kurani por jo me tė njėjtėn mėnyrė objektive tė shpalljes hyjnore. Nė fakt edhe njėra edhe tjetra shprehin tė vėrteta hyjnore qė nuk ishin tė destinuara pėr tėrė komunitetin besimtar por vetėm pėr kontemplativėt e Allahut.

    Dhe pikėrisht prej kėtu fillon egzogjeza sufiste e Kuranit e bazuar mbi fjalėn e profetit sipas sė cilės ēdo fjalė e Kuranit pėrmban shumė kuptime, mbi faktin se ēdo fjalė ka kuptimin e saj (had) dhe ēdo definicion implikon njė vend tė hyrjes nė Islam (matla). Tradita e profetit Muhamed a.s. ėshtė e mbushur pėrplot me precepte mistike dhe pikėrisht ai insistoi nė leximin ezoterik tė Kuranit. Abou Huraira thoshte: "Nė kujtimet e mija, me xhelozi tė madhe ruajta dy thesare tė njohurive qė pata fatin t'i marrė nga profeti Muhamed a.s: njėrėn qė profeti thoshte ?se e bėri publike pėr shumicėn e njerėzve dhe tjetrėn, pėr tė cilėn profeti Muhamed a.s thoshte se nuk do te keni aftėsine ta kuptoni dhe po nėse ua them, do tė mė mbytni menjėherė?.

    Pas vdekjes sė Kalifit tė fundit, autoriteti u nda nė jurist-kėshilltarėt, teologėt dhe mistikėt. Hassan al Basri (vdes mė 728), ishte sigurisht mistiku i parė, i cili nuk kishte pėrgjegjėsi nė dirigjimin e shtetit. Ai, pa dyshim se ishte i pari, qė shtroi nė mėnyrė eksplicite bazamentin e sufizmit. Ai thotė keshtu: kush e pranon Allahun, ai edhe e don, e kush e pranon botėn, ai ne fakt largohet nga Allahu. Ky bazament gjeti shtratin edhe te Habib al Ajami, dijetar persian, nxėnės i Hasan al Basrit. Eshtė e famshme thėnia e tij: bėn agjinimin tėnd nga kjo botė, bėn kafjallin tėnd tė vdekjes dhe ik nga njerėzit ashtu sikur do tė ikėsh nga shtazėt. Kėto principe do tė inaugurojnė njė plejadė tė tėrė mistikėsh tė cilėt nuk do tė kėnaqen vetėm me kėrkimin e hakika-sė ( vėrtetės shpirtėrore permanente). Nė rradhė tė parė ėshtė Jonaidi (vdes mė 909) i quajtur Sheik al Taifa i njohur si mėsuesi i grupit sufi, me prejardhje perse, jetoi nė Bagdad dhe la shumė vepra fetare ne mesin e tė cilėve mund te cekim ate tė ?Kitab-it Tauid? (librin e unicitetit) dhe ?Kitab-al Fana? (libri i shuarjes). Ai, nė lidhje me absorbimin mistik (al Fana) thoshte kėshtu: sufizmi ėshtė ajo qė Allahu tė bėn tė vdesėsh nė vete dhe tė jetosh nė Allahun.

    Mė pas, kemi mistikun e famshėm, Niftari, autor i veprės ?Kitab al Mauaki? ku pėrshkruan shpalljet qė i ka pėrjetuar nė gjendje ekstaze. Ai shkruan kėshtu:

    Mė vendoste nė vdekje; dhe pėrjetova vetėm aktet, tė gjitha pa kurrfarė pėrjashtimi, ishin tė kėqija",
    Dhe pėrjetova frigėn qė dominonte mbi shpresėn;
    dhe pash pasurinė qė ndėrrohej nė zjarr, duke u bėrė zjarr;
    dhe pash varfėrinė si njė kundėrshtarė qė dorėzohet;
    dhe pash se nga tė gjitha gjėrat, asnjėra nuk kishte pushtetin mbi tjetrėn;
    dhe pash se bota ishte njė illuzion dhe qiejt njė gėnjeshtėr.

    Dhe thėrrisja:
    Njohuri, njohuri (dije)por nuk kisha pėrgjigje.
    Dhe pash qė tė gjitha gjėrat mė kishin lėnė vetė,
    e tė gjitha qeniet e krijuara mė kishin ikur, mbetja vetėm.
    Atėherė, akti erdhi nė mua dhe pėrjetova nė tė njė imagjinatė e mėshehur
    dhe kjo pjesė mėshehur ishte e gjithė ajo qė mė mbeti
    dhe asgjė nuk mė erdhi nė ndihmė pėrveē mėshirės sė Allahut tim.
    Dhe mė tha:
    Ku ėshtė njohuria (dija) jote dhe papritmas pash zjarrin.
    Dhe pėrsėri mė tha: ku ėshtė gnosi yt dhe pėrsėri pash zjarrin,

    Dhe mė shpalosi gnoset (njohuritė) e Tija tė Bashkimit tim nė Tė dhe zjarri u shua.
    Dhe mė tha:" Jam Miku yt" e u ringjalla,
    Dhe mė tha:" Jam Gnosi yt" dhe unė fillova tė flisja.
    Dhe mė tha: "Jam Ai qė ti kėrkon"
    dhe menjėherė dola/shpėtova nga ajo gjendje e mjerueshme!!!.


    Pėrveē kėtyre shpjegimeve tė ekstazės hyjnore qė nuk mund tė pėrjetohen nga ēdokush por vetėm nga njė grup i vogėl i tė inicuarve mistikė muslimanė, ishte edhe njė fenomen tjetėr qė shpėtoi sufizmin nga thonjėt e konfiskuesve tė besimit tradicional islam. Ishte ky momenti kur i madhi Al Ghazali pėrqafoi me zemėr misticizmen dhe kaloi nė sufizėm. Ky personalitet i jashtzakonshėm i besimit islam nė veprėn e sė cilit janė inspiruar shumė filozofė me pėrmasa botėrore, pasi provoi limitet e racionales, pėrjetoi njė eksperiencė tė bujshme, burimore dhe tepėr tė nevojshme pėr sufizmin. Pasi u bė njėri nga teologėt dhe juristėt e parė tė Bagdadit, arrijti nė njė gjendje krize gjatė sė cilės, sipas asaj qė na jep nė dijeni, u bė viktimė e njė fenomeni sipas tė cilit ai gjatė plot dy muajve ishte nė dyshim tė madh ndaj tė sė vėrteės sė hyjnore ne islam. Shpėtimi nė besimin islamik i erdhi nga njė kontakt qė ai pati me sufizmin. Ja si se si ai e pėrshkruan konvertimin e tij (tauba-nė) nė autobiogarfinė e tij ?al Munqidh min al Dhalal? (Ai qė na shpėton nga gabimet).

    Ja njė fragment:
    " Pasi u krye egzaminimi i kėtyre doktrinave, aplikohesha nė studimin e rrymės islamike sufiste. E pash se pėr ta njohur nė mėnyrė perfekte ate, duhej qė tė bashkoja teorinė dhe praktikėn.

    Qėllimi drejt sė cilit aspirojnė sufistėt ėshtė ky:
    tė shkulet shpirti nga pushteti tiranik i pasioneve, tė lirohet nga dobėsitė e fajėsisė dhe instikteve tė kėqija, me qėllim qė nė zemrėn e pastruar tė ketė vend vetėm pėr Allahun. Mėnyra e kėtij pastrimi ėshtė "Dhikr Allah" apo komemorimi/pėrmendja e Allahut si dhe koncentrimi i krejt psikės vetėm nė Tė. Kėshtu, duke bėrė njė rishqyrtim shpirtėror nė mua, papritmas pash veten se isha i zhytur, si profesor dhe teolog qė isha, nė shumė studime fetare por me nė thleb me pak vlerė dhe ē'ėshtė me e keqja, pa kurrfarė pėrfitimi pėr shpėtimin tim shpirtėror. Kėshtu, pash qė nė vend se tė isha i dhanun sinqerisht ndaj Allahut, faktikisht kisha qenė i shtyrė, nga inkoshienca ime fetare, nga mburrja dhe reputacioni im fetar sipėfaqėsor e fare pak ne tė vėrtetėn hyjnore. Nė fakt u binda se isha buzė humbjes sė pėrjetshme shpirtėrore dhe se pa njė konvertim imediat nė burimin e fjalės sė Allahut, do tė isha i denuar nė zjarrin e pėrjetshėm.

    Figura markante e sufizmit siē e cekėm me lart, ėshtė edhe Ibn Mujidin Arabi. Ky i jep krejt sensin shpirtėror besimit nė Islam nga e kaluara e deri mė sot pėrmes qindra veprave tė tija fetare qė i la.

    Progresivisht rryma sufiste u afrua me Islamin tradicional dhe nga statusi margjinal qė kishte, nė shkeullin 12-tė kalon nė Tarikat. Kėshtu, nė shekullin e 13-tė. rryma e vetme qe pėrhapi shume besimin islam ishte rryma sufiste e cila mundėsoi qė Islami tė shtrihet deri nė Spanjė, Azi e gjetiu. Doktrina sufiste ėshtė mjaft hermetike nė formulimin e saj. Fundamentalisht, sufizmi pėrmban konceptin e unionit me Allahun kurse Islami ortodoks apo literalist, vendos besimtarin nė ndarje me Allahun. Shikuar nga ky aspekt, sufizmi bėn pjesė nė filozofitė mė tė avansuara tė planetit. Prezenca hyjnore ėshtė nė tė njėjtėn kohė unike e poashtu edhe e shumllojshme siē janė Zeburi, Tevrati, Inxhilli dhe Kurani. Sipas doktrinės sufiste islame nuk duhet tė disocohet asnjera prej tjetrės. Shpallja hyjnore ėshtė nė interior dhe eksterior pra brenda dhe jasht, nė sferėn e shpirtit dhe tė trupit. Sipas sufizmit, islami na mėson se besimtarėt e sinqertė nga te gjitha fete, nė fakt pėrbėjnė njė komunitet te vetem prej njerėzve tė drejtė dhe Allahu ua jep atyre bekimin e plotė. Sufijtė pėr kėtė na orientojnė tek surja 10/99-100 : po nėse Allahu yt kishte dashtur, atėherė te gjithė banorėt e tokės do tė kishin besuar. A tė takon ty pra qė t'i detyrosh njerėzit nė besim kur dihet se askush nuk mundet tė bėjė asgjė pa lejen e Allahut. Ringjallja e kreacionit gjatė ēdo ēasti, gjatė ēdo tė "fryer" tė Allahut, dėshmon se egzistenca njerėzore nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveē se njė iluzion, pasiqė njeriu ėshtė nė rilindje tė pandalshme, te pėrhershme dhe nė vazhdimėsi, gjithmonė prej njė momenti nė tjetrin. Doktrina islamike e Unitetit tė sė qenurit, tregon se ēdo gjė qė syri kap dhe mendja regjistron, nuk ėshtė asgjė tjetėr vetėm iluzion. Doktrina sufiste islamike duket tė ketė influencuar veprat e shumė njerėzve edhe nė besimet e tjera po nėse bazohemi nė meditimin si praktike e doktrinės sufi, kontemplacionin, lutjen kolektive, sama-nė apo qė ndryshe quhet edhe koncerti shpirtėror i qiellit duke bashkuar kėngėn, muzikėn dhe vallen.
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  3. #3
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anėtarėsuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    e lexova at postimin e ati ma lart,, ecoan,, meniher ra prej provimit , po mendoj te un, ku e mur aj at nata e fatit, 26 27, kur spasna ndi per to, nuk mujata ta vazhdoj leximin, pse ja fusin kot qesin prej vetit.pejkamberi s.a.v.s. as vet nuk e kadit , veq ka than dhet ditet e fundit asht nata e kadrit, aj thot nata e fatit,26 27 .suphanallah.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar mė parė nga pejani34 Lexo Postimin
    e lexova at postimin e ati ma lart,, ecoan,, meniher ra prej provimit , po mendoj te un, ku e mur aj at nata e fatit, 26 27, kur spasna ndi per to, nuk mujata ta vazhdoj leximin, pse ja fusin kot qesin prej vetit.pejkamberi s.a.v.s. as vet nuk e kadit , veq ka than dhet ditet e fundit asht nata e kadrit, aj thot nata e fatit,26 27 .suphanallah.
    Profesorat sa shpejt i qesin nxenesit nga provimi.
    Ma ngadale me disa hadithe ,ose nuk i kuptoni mire ose nuk shpjegohen ashtu si doni ju .Ai hadith qe po thua ti vlen per muslimanet pas Muhamedit dhe jo per Muhamedin a.s , lexoje mire postimin e pastaj perjashto nga klasa zotri profesor

    Ne Kuran thuhet se jane vetem disa gjera 4 a 5 qe nuk munden me i dite te tjeret perpos Allahut .

    Ajo nate me te vertet ka qene nate e fatit jo vetem per Muhamedin a.s por per te gjithhe muslimanet .

    Nate apo dite e fatit (moment) ka qene edhe kur Zoti ka krijuar krijesen me te dashur te tij Muhamedin a.s meshiren per te gjitha krijesat ashtu si thote Allahu ne Kuran

  5. #5
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anėtarėsuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    Citim Postuar mė parė nga only truth Lexo Postimin
    Profesorat sa shpejt i qesin nxenesit nga provimi.
    Ma ngadale me disa hadithe ,ose nuk i kuptoni mire ose nuk shpjegohen ashtu si doni ju .Ai hadith qe po thua ti vlen per muslimanet pas Muhamedit dhe jo per Muhamedin a.s , lexoje mire postimin e pastaj perjashto nga klasa zotri profesor

    Ne Kuran thuhet se jane vetem disa gjera 4 a 5 qe nuk munden me i dite te tjeret perpos Allahut .

    Ajo nate me te vertet ka qene nate e fatit jo vetem per Muhamedin a.s por per te gjithhe muslimanet .

    Nate apo dite e fatit (moment) ka qene edhe kur Zoti ka krijuar krijesen me te dashur te tij Muhamedin a.s meshiren per te gjitha krijesat ashtu si thote Allahu ne Kuran
    hhhhhhhhhhaaaaaaaaaaa , qpotja fut kot edhe ti,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pejani34 : 18-11-2007 mė 08:34

Tema tė Ngjashme

  1. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  2. Sufizmi
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 16-08-2009, 19:03
  3. Zbulohet ne tru origjina e besimit tek Zoti
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 07:29
  4. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  5. Origjina e idhujtarise?
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-11-2004, 16:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •