Falsiteti ‘Ad Metam’
I quajtur ndryshe Argumentum in Terrorem (lat. ‘tmerr’) apo Argumentum ad Baculum (lat. ‘frika nga forca (bastuni)’), Falsiteti i bazuar nė Frikėn ndodh kur pretendohet njė konkluzion A, i cili ka pėr qėllim tė shtojė frikėn, prandaj njė konkluzion tjetėr B, i cili ka njė shkallė lidhje me konkluzionin A, pretendohet tė jetė i vėrtetė/i gabuar. Pra, kur nė premisat e njė argumenti pėrdoret frika apo forca apo tmerri si evidenca suportuese ndaj konkluzionit tė atij argumentit, atėherė kemi tė bėjmė me njė falsitet logjik ‘ad metam’ (lat. ‘ia pret shkurt’).
Ėshtė e nevojshme tė ritheksoj njė dallim kyē ndėrmjet dy grupimeve kryesore tė linjave tė arsyetimit: evidencat dhe motivet. Evidencat bazohen nė arsyetime racionale dhe pranohen si tė besueshme, sepse janė objektive dhe rrjedhin logjikshėm. Motivet, nga ana tjetėr, bazohen nė arsyetime tė mangėta (ose tė kursyera) dhe pranohen pėr shkak tė ndonjė faktori tė jashtėm (si frika, kėrcėnimi, fitimprurja, interesa tė ndryshėm, etj.).
Shembull 1. “Jam djali i dekanit tė Fakultetit tė Shkencave Politike; dua tė di nėse e keni korrigjuar provimin tim. Besoj se kam dalė shkėlqyeshėm - njė rezultat i tillė mė duhet pėr njė diplomim tė mbarė.”
Ky student po pėrdor njė argumentim ad metam ose ad baculum. Si do qė tė jetė, argumentimi i tij ndaj profesorit nė fjalė ėshtė njė falsitet logjik, sepse studenti pretendon vėrtetėsinė e konkluzionit ‘qė ka dalė shkėlqyeshėm nė provim’, por pa ditur rezultatin. Prandaj, profesori detyrohet nga frika e ‘dekanit tė Fakultetit tė Ekonomisė’ pėr t’i dhėnė tė birit tė kolegut tė tij njė notė tė shkėlqyer. Pra, konkluzioni B (ai i profesorit) nxitet nga konkluzioni A (ai i studentit), nisur nga njė arsyetim motivues, jo racional. Nė kėtė rast motiv mund tė jetė frika, por mund tė jetė gjithashtu edhe miqėsia, edhe ndonjė interes i veēantė. Por, konkluzioni A nuk ėshtė e thėnė tė realizohet. Pra, ky profesor mund tė jetė ‘i ndershėm’. Gjithėsesi, falsiteti logjik u shpreh qartė. (Shėnim: argumentimet ad terrorem, ad metam, apo ad baculum pėrbėjnė njė organ vital tė procesit jetėsor tė shoqėrisė shqiptare.)
Shembull 2. “Po s’besove nė Zot do tė tė pėrpijnė flakėt e zjarrit. Nė ferr ka squfur, njė erė jashtėzakonisht tė rėndė. Trupi do tė tė digjet, por ti nuk do tė vdesėsh, do tė vuash pėrjetėsisht.”
Ky ėshtė versioni i thjeshtėzuar i njė argumentimi tė njė ministri tė ri kongregate, qė kam dėgjuar para shtatė vjetėsh nė Budapest dhe qė bazohej nė kapitullin 16 tė librit ‘Zbulesa’ tė Biblės. (Nė kėtė kapitull flitet pėr fundin e ditėve dhe vuajtjet e ndryshme.) Nė fakt, ky argumentim i ministrit ėshtė njė falsitet logjik, sepse pretendon vėrtetėsinė e njė konkluzioni (pra, ekzistencėn e Zotit) mbi frikėn apo terrorin qė do tė shkaktonte mosbesimi nė Zot (plagėt, vuajtjet nė ferr). Si do qė tė jetė ferri, kjo linjė arsyetimi pėrmban motive frike dhe terrori dhe nuk pėrbėn njė argumentim logjik pėr vėrtetimin e konkluzionit nė fjalė, prandaj ėshtė njė falsitet ad metam.
Vlen pėr t’u pėrmendur fakti se argumentimi ad metam pėrdoret edhe atėherė kur nė njė grup tė caktuar shoqėror mbizotėron dyshimi ose pasiguria. Marketingu ėshtė njė fushė qė favorizohet shumė nga falsiteti ad metam; po ashtu edhe politika. Konsiderojmė shembujt e mėposhtėm:
Shembull 3 (Marketing). “Platforma DigitAlb ėshtė mė e avancuara dhe mė e mira nė treg. Ju ofrojmė rreth 40 kanale me ēmimin mė tė favorshėm.”
Nga ana tjetėr, “Platforma Sat+ ofron mbi 1000 kanale dhe ēmimin mė tė ulėt nė treg. Falė transmetimit satelitor, mund tė njiheni me tė gjithė botėn.”
Kur kam dėgjuar njė reklamim tė tillė para tre vjetėsh, nuk mundesha tė vendosja se kė nga platformat duhet tė bleja – njėra me mbi njė mijė kanale, tjetra me 40. Njėra me satelit, tjetra pa satelit. Ky argumentim nė marketing ndodh shumė shpesh. Ai nxit ndjenjėn e pasigurisė tek klientėt, duke motivuar njė konkluzion tė suportuar nga frika (apo pasiguria). Gjithėsesi, ėshtė njė falsitet logjik – pra njė argumentim i gabuar (ose i dobėt). (Sa pėr informacion, nuk bleva asnjėrėn nga tė dyja, por mė bėnė dhuratė platformėn DigitAlb.)
Shembull 4 (Politika). “Nuk di kujt tia jap votėn. Nga njėra anė, kemi nevojė pėr ndryshim, sepse u mbytėm nė korrupsion. Nga ana tjetėr, kėta janė po tė njėjtat fytyra tė vitit 1997. Jam nė dyshim pėr qeverisjen e re, por gjithėsesi ndryshimi nevojitet.”
Kėtė e kam dėgjuar jo rrallė pak ditė para datės 3 korrik 2005 (data e zgjedhjeve parlamentare nė Shqipėri). Konkluzioni i kėtij personi (‘nevojitet ndryshimi’) bazohet nė njė ndjenjė pasigurie (‘qeveria Nano na mbyti me korrupsion’), e cila, pėr kėtė person, ėshtė mė e madhe se pasiguria qė shkakton ideja e ‘qeverisjes sė vitit 1997’. Sidoqoftė, ky ėshtė njė argumentim jologjik dhe justifikon karakteristikat e njė qeverije po aq sa justifikon votėn e kėtij personi.
Shembull 5. I tėrė sistemi komunist nė Shqipėri bazohej nė argumentime in terror. Mund tė japim si shembull kryesor luftėn e klasave dhe izolimin. Tek e para, njerėzit terrorizoheshin nga internimi deri nė rrėnjė. Ndėrsa izolimi argumentohej si “Shqiptarėt janė si bletat. Po tė hapim kufijtė, ata largohen dhe nuk kthehen mė.” Kėto kanė qenė dhe mbeten dy nga falsitetet mė tė famshme tė sistemit ksenofobik nė fjalė.
Krijoni Kontakt