Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 55
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Ad Metam’


    I quajtur ndryshe Argumentum in Terrorem (lat. ‘tmerr’) apo Argumentum ad Baculum (lat. ‘frika nga forca (bastuni)’), Falsiteti i bazuar nė Frikėn ndodh kur pretendohet njė konkluzion A, i cili ka pėr qėllim tė shtojė frikėn, prandaj njė konkluzion tjetėr B, i cili ka njė shkallė lidhje me konkluzionin A, pretendohet tė jetė i vėrtetė/i gabuar. Pra, kur nė premisat e njė argumenti pėrdoret frika apo forca apo tmerri si evidenca suportuese ndaj konkluzionit tė atij argumentit, atėherė kemi tė bėjmė me njė falsitet logjik ‘ad metam’ (lat. ‘ia pret shkurt’).

    Ėshtė e nevojshme tė ritheksoj njė dallim kyē ndėrmjet dy grupimeve kryesore tė linjave tė arsyetimit: evidencat dhe motivet. Evidencat bazohen nė arsyetime racionale dhe pranohen si tė besueshme, sepse janė objektive dhe rrjedhin logjikshėm. Motivet, nga ana tjetėr, bazohen nė arsyetime tė mangėta (ose tė kursyera) dhe pranohen pėr shkak tė ndonjė faktori tė jashtėm (si frika, kėrcėnimi, fitimprurja, interesa tė ndryshėm, etj.).

    Shembull 1.
    “Jam djali i dekanit tė Fakultetit tė Shkencave Politike; dua tė di nėse e keni korrigjuar provimin tim. Besoj se kam dalė shkėlqyeshėm - njė rezultat i tillė mė duhet pėr njė diplomim tė mbarė.”
    Ky student po pėrdor njė argumentim ad metam ose ad baculum. Si do qė tė jetė, argumentimi i tij ndaj profesorit nė fjalė ėshtė njė falsitet logjik, sepse studenti pretendon vėrtetėsinė e konkluzionit ‘qė ka dalė shkėlqyeshėm nė provim’, por pa ditur rezultatin. Prandaj, profesori detyrohet nga frika e ‘dekanit tė Fakultetit tė Ekonomisė’ pėr t’i dhėnė tė birit tė kolegut tė tij njė notė tė shkėlqyer. Pra, konkluzioni B (ai i profesorit) nxitet nga konkluzioni A (ai i studentit), nisur nga njė arsyetim motivues, jo racional. Nė kėtė rast motiv mund tė jetė frika, por mund tė jetė gjithashtu edhe miqėsia, edhe ndonjė interes i veēantė. Por, konkluzioni A nuk ėshtė e thėnė tė realizohet. Pra, ky profesor mund tė jetė ‘i ndershėm’. Gjithėsesi, falsiteti logjik u shpreh qartė. (Shėnim: argumentimet ad terrorem, ad metam, apo ad baculum pėrbėjnė njė organ vital tė procesit jetėsor tė shoqėrisė shqiptare.)

    Shembull 2.
    “Po s’besove nė Zot do tė tė pėrpijnė flakėt e zjarrit. Nė ferr ka squfur, njė erė jashtėzakonisht tė rėndė. Trupi do tė tė digjet, por ti nuk do tė vdesėsh, do tė vuash pėrjetėsisht.”
    Ky ėshtė versioni i thjeshtėzuar i njė argumentimi tė njė ministri tė ri kongregate, qė kam dėgjuar para shtatė vjetėsh nė Budapest dhe qė bazohej nė kapitullin 16 tė librit ‘Zbulesa’ tė Biblės. (Nė kėtė kapitull flitet pėr fundin e ditėve dhe vuajtjet e ndryshme.) Nė fakt, ky argumentim i ministrit ėshtė njė falsitet logjik, sepse pretendon vėrtetėsinė e njė konkluzioni (pra, ekzistencėn e Zotit) mbi frikėn apo terrorin qė do tė shkaktonte mosbesimi nė Zot (plagėt, vuajtjet nė ferr). Si do qė tė jetė ferri, kjo linjė arsyetimi pėrmban motive frike dhe terrori dhe nuk pėrbėn njė argumentim logjik pėr vėrtetimin e konkluzionit nė fjalė, prandaj ėshtė njė falsitet ad metam.

    Vlen pėr t’u pėrmendur fakti se argumentimi ad metam pėrdoret edhe atėherė kur nė njė grup tė caktuar shoqėror mbizotėron dyshimi ose pasiguria. Marketingu ėshtė njė fushė qė favorizohet shumė nga falsiteti ad metam; po ashtu edhe politika. Konsiderojmė shembujt e mėposhtėm:

    Shembull 3 (Marketing).
    “Platforma DigitAlb ėshtė mė e avancuara dhe mė e mira nė treg. Ju ofrojmė rreth 40 kanale me ēmimin mė tė favorshėm.”
    Nga ana tjetėr,
    “Platforma Sat+ ofron mbi 1000 kanale dhe ēmimin mė tė ulėt nė treg. Falė transmetimit satelitor, mund tė njiheni me tė gjithė botėn.”
    Kur kam dėgjuar njė reklamim tė tillė para tre vjetėsh, nuk mundesha tė vendosja se kė nga platformat duhet tė bleja – njėra me mbi njė mijė kanale, tjetra me 40. Njėra me satelit, tjetra pa satelit. Ky argumentim nė marketing ndodh shumė shpesh. Ai nxit ndjenjėn e pasigurisė tek klientėt, duke motivuar njė konkluzion tė suportuar nga frika (apo pasiguria). Gjithėsesi, ėshtė njė falsitet logjik – pra njė argumentim i gabuar (ose i dobėt). (Sa pėr informacion, nuk bleva asnjėrėn nga tė dyja, por mė bėnė dhuratė platformėn DigitAlb.)

    Shembull 4 (Politika).
    “Nuk di kujt tia jap votėn. Nga njėra anė, kemi nevojė pėr ndryshim, sepse u mbytėm nė korrupsion. Nga ana tjetėr, kėta janė po tė njėjtat fytyra tė vitit 1997. Jam nė dyshim pėr qeverisjen e re, por gjithėsesi ndryshimi nevojitet.”
    Kėtė e kam dėgjuar jo rrallė pak ditė para datės 3 korrik 2005 (data e zgjedhjeve parlamentare nė Shqipėri). Konkluzioni i kėtij personi (‘nevojitet ndryshimi’) bazohet nė njė ndjenjė pasigurie (‘qeveria Nano na mbyti me korrupsion’), e cila, pėr kėtė person, ėshtė mė e madhe se pasiguria qė shkakton ideja e ‘qeverisjes sė vitit 1997’. Sidoqoftė, ky ėshtė njė argumentim jologjik dhe justifikon karakteristikat e njė qeverije po aq sa justifikon votėn e kėtij personi.

    Shembull 5. I tėrė sistemi komunist nė Shqipėri bazohej nė argumentime in terror. Mund tė japim si shembull kryesor luftėn e klasave dhe izolimin. Tek e para, njerėzit terrorizoheshin nga internimi deri nė rrėnjė. Ndėrsa izolimi argumentohej si “Shqiptarėt janė si bletat. Po tė hapim kufijtė, ata largohen dhe nuk kthehen mė.” Kėto kanė qenė dhe mbeten dy nga falsitetet mė tė famshme tė sistemit ksenofobik nė fjalė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 19-07-2007 mė 02:39
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Argumentimi nė bazė tė Lajkės


    I quajtur ndryshe si argumentimi i lustrosjes (ose i ngjyrosjes) sė diskutimit apo argumentimi i ‘servilit’, ky argument pėrbėn njė falsitet logjik, sepse lajka apo lustrosja apo servilizmi paraqiten si evidenca kryesore nė favor tė konkluzionit tė pretenduar. Pra, nėse personi A lėvdohet nga personi B dhe personi B nxjerr njė konkluzion, atėherė personi A (nisur nga lajkat) detyrohet tė pranojė vėrtetėsinė e konkluzionit tė personit B. Siē mund tė vėrehet, ky falsitet ėshtė njė rast i veēantė i argumentimit nė bazė tė ndjenjave.

    Ky falsitet ėshtė i shpeshtė nė mjedise tė ndryshme shoqėrore dhe pėrdoret si servilizėm nė pjesėn mė tė madhe tė kohės. Pra, falė kėtij argumentimi, personi e fsheh synimin e vėrtetė, duke shprehur njė lajkė.

    Shembull 1.
    “Profesor, t’ju them tė drejtėn, ky ėshtė kursi mė i avancuar dhe mė i bukur qė kam hasur gjatė gjithė kurrikulės akademike.”
    Pak ēaste mė vonė:
    “A mund t’jua dorėzoj detyrėn dy-tre ditė mė vonė, sepse...”
    Nė fakt, kjo “sepse”-ja e fundit ėshtė e barazvlefshme me zero. Arsyeja e vėrtetė qė mund ta shtyje personin A (profesorin) tė pranojė konkluzionin (‘ta dorėzoj detyrėn me vonesė’) e personit B (studentit) ėshtė lajka qė ky i fundit i bėn tė parit.

    Shembull 2. Falsiteti i servilit ėshtė i pranishėm nė arenėn ndėrkombėtare. Mund tė pėrmendim lajkat e Izraelit ndaj SHBA, apo lajkat e Kubės ndaj ish-Bashkimit Sovjetik, apo lajkat e Serbisė ndaj Rusisė. Mund tė supozoni se kėto janė raste qė bien nė sferėn e ndjenjave, por faktikisht mund tė specifikohen si raste falsitetesh nė bazė tė lajkave.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Ad Novitatem’


    I quajtur ndryshe si Argumentimi nė bazė tė Risisė, argumenti ad novitatem pėrbėn njė falsitet logjik, sepse premisat pretendojnė me nxitim njė konkluzion nisur nga evidenca nė bazė tė njė risie: X ėshtė e re, prandaj X mė mirė, mė saktė. Logjika thyhet nė pikėn ku pretendohet se e reja ėshtė gjithnjė mė mirė. Nė fakt, e reja nuk ėshtė automatikisht mė mirė. Mendja mund tė shkojė mė shpejt tek bomba atomike. Paraqitur mė thjesht, nėse Borix shkruan njė artikull prej 30 faqesh ku argumenton se ngjyra e kosit ėshtė e zezė, atėherė dikush mund tė thotė qė ėshtė dakord me Borix, sepse nxorri diēka tė re. Ky ėshtė njė kundėrshembull mė bindės se sa bomba atomike. Po mė bindės do tė ishte rasti sikur Borix do tė argumentonte se 1+1 nuk bėjnė dy.

    Ky falsitet ėshtė, nė tė vėrtetė, tėrheqės pėr kultura tė ndryshme. Pėr shembull, qytetėrimet perėndimore tėrhiqen nga e reja dhe e inkorporojnė atė menjėherė nė rutinat e tyre. Kjo ndodh sepse risia ka lidhje konceptuale me zhvillimin, dhe zhvillimi ka lidhje konceptuale me evoluimin: pasardhėsi ėshtė mė superior se paraardhėsi. Pėrdorimi i kėtij justifikimi pėr tė argumentuar qė e reja ėshtė gjithnjė mė mirė pėrbėn, pra, njė falsitet logjik. (Nė kėtė pikė, dikush mund tė argumentojė se evolucioni ėshtė i gabuar, pasi nėnkupton qė pasardhėsi ėshtė mė superior se paraardhėsi, por ja qė risia nuk gėzon kėtė veti. Ky argumentim, sa pėr rifreskim, ėshtė falsiteti i dordolecit.)

    Siē mund tė vėrehet, falsiteti ad novitatem ėshtė poli i kundėrt i falsitetit ad antiquitatem, i cili pretendon se e vjetra ėshtė mė superiore (shih mė lart). Prandaj, nuk do tė ishtė me vend tė argumentonim se, meqenėse e reja nuk ėshtė mė mirė, atėherė e vjetra duhet tė jetė mė mirė. Ky argumentim ėshtė i gabuar dhe, sic do tė lexoni mė vonė, i pėrket falsitetit tė tė menduarit ‘bardhė e zi’. Le tė kalojmė nė disa shembuj.

    Shembull 1.
    “Parimet socialiste zėvendėsuan rrėnjėsisht njė moral tė zhveshur tė shoqėrisė shqiptare. Moraliteti i sistemit tonė ėshtė i pastėr – ashtu siē u shuajtėn dinozaurėt pėr tė sjellė kafshė tė reja, ashtu duhet shuajtur dhe moraliteti i vjetėr nė favor tė njė mė tė miri.”
    Njė argument i tillė pretendon se e reja ėshtė mė mirė se e vjetra, duke e pėrgjithėsuar me anė tė analogjisė sė shfarrosjes sė dinozuarave. Faktikisht, ky ėshtė njė falsitet logjik.

    Shembull 2. Risitė teknologjike konsiderohen gjithmonė si mė superiore. Nė kėtė pikė, ekzistojnė dy grupe mendimesh: ata qė pretendojnė se risia ėshtė mė superiore, dhe ata qė pretendojnė tė kundėrtėn. Tė dy rastet janė falsitete logjike, njėra ad novitatem, tjetra ad antiquitatem. Ekziston edhe nje grup i tretė, pėrbėrė nga ata qė nuk pretendojnė asgjė ose qė kritikojnė dy grupimet e para. Ky i fundit mė duket mė objektiv, mė logjik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 17-07-2007 mė 05:03
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Ad Misericordiam’


    I quajtur ndryshe si Argumentimi nė bazė tė Mėshirės, falsiteti logjik ad misericordiam ndodh kur njė premisė paraqet si evidencė suportuese njė pohim mėshirues. Prandaj, konkluzioni qė del pranohet nga keqardhja. Me fjalė tė tjera, nėse nė minutat e fundit tė jetės sė tij njė person deklaron se njė plus njė nuk bėn dy, atėherė dikush (nxitur nga keqardhja) pranon konkluzionin nė fjalė.

    Ky falsitet nuk duhet ngaterruar me argumentimin nė bazė tė pasojave tė besimit (shih mė lart). Ky i fundit pretendon vėrtetėsinė e njė konkluzioni bazuar mbi njė dėshirė ose njė besim tė fortė subjektiv.

    Gjithashtu, falsiteti ad misericordiam mund tė ngatėrrohet me argumentime tė ngjashme logjike. Pėr shembull, nėse njė student mungoi nė provim sepse theu kėmbėn, atėherė argumentimi nė favor tė pėrsėritjes sė provimit ėshtė i vlefshėm, sepse premisat justifikojnė pėrfundimin. Pra, pėr sa kohė qė nuk humbet evidence logjike (nė kėtė rast, fizike), atėherė argumentimi nuk ėshtė njė falsitet mėshirimi.

    Shembull 1.
    “Kam besim se do tė tregoj aftėsi nė kėtė punė. Nė fund tė fundit, kjo punė mė nevojitet pėr tė ndihmuar familjen.”
    Nė bazė tė keqardhjes, punėdhėnėsi pranon konkluzionin se duhet ta punėsojė atė person.

    Shembull 2.
    Personi A:
    “Ky pedagog s’shpjegon mirė.”
    Personi B:
    “Nė fakt, jeton vetėm. Nuk i vė faj.”
    Personi A:
    “Megjithatė, mė duket shumė i pėrgatitur.”
    Faktikisht, nisur nga keqardhja, personi A mundohet tė pranojė konkluzionin se ‘pedagogu ėshtė i pėrgatitur’. Gjithėsesi, fakti qė ‘ai jeton vetėm’ nuk e justifikon logjikisht pėrgatitjen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 23-07-2007 mė 04:07
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Argumentimi nė bazė tė Talljes


    Ky argumentim ėshtė njė falsitet logjik, sepse tallja, pėrbuzja, apo pėrqeshja pėrdoren nė vend tė evidencave suportuese ndaj konkluzionit tė deklaruar. Pra, linja e arsyetimit nis me njė pretendim tė caktuar. Mė tej, paraqitet njė tallje (pėrgjithėsisht kundrejt pretendimit). Prandaj, pretendimi ėshtė i gabuar.

    Kjo linjė arsyetimi konsiderohet njė gabim logjik, tė paktėn pėr arsye tė kundėrshembullit tė famshėm “1+1 bėjnė 2? Kjo ėshtė gjėja mė qesharake qė kam dėgjuar!” Nė fakt, njė plus njė bėjnė dy, prandaj argumentimi i mėsipėrm bie poshtė nga pikėpamja logjike.

    Siē do ta shohim mė vonė, njė nga metodat mė tė sofistikuara pėr identifikimin e pikėthyerjes sė logjikės nė tė tilla argumentime ėshtė linja Reductio Ad Absurdum, ose prova me kundėrshembull. Kjo konsiderohet si njė nga armėt mė tė fuqishme tė logjikės (mė vonė rreth kėsaj).

    Shembull 1. “Nuk e kuptoj si besoni nė Teorinė e Evolucionit. Nuk ofendoheni kur mendoni se keni dale nga majmunėt?”
    Faktikisht, ky argumentim (tepėr i shpeshtė, do tė thoja) pėrdor teorinė nė fjalė si njė objekt tallje, pėr tė konkluduar eventualisht se ajo ėshtė e gabuar.

    Shembull 2. “Shqipėria 1 Euro mė duket nismė qesharake. Ku merr vesh kryeministri jonė nga ekonomia!”
    Edhe sikur kryeministri tė ishte dėrrasė, kjo formė logjikimi ėshtė false, sepse nxjerr njė konkluzion (‘Nisma Shqipėria 1 Euro nuk mund tė funksionojė’) bazuar mbi njė premisė tė karakterizuar nga tallja (ose nga qesharakja).

    Vėreni se shembulli 2 i ngjet tej mase argumentimit ad hominem (shih mė lart). Nė tė vėrtetė, duhet bėrė kujdes kur pėrcaktohet falsiteti nė linjėn e arsyetimit. Siē pamė edhe mė lart, disa falsitete janė ose raste specifike tė njėri-tjetrit, ose shumė tė pėrafėrta me njėri-tjetrin.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Ad Odium’


    I quajtur ndryshe si Argumentimi nė bazė tė Zemėrimit, falsiteti ad odium (lat. ‘urrejtje, mėri’) ndodh atėherė kur zemėrimi ose mėria shfrytėzohet si mjet pėr tė goditur njė argument tė bėrė kundėr njė premise tė dhėnė. Njė falsitet tė tillė e hasim shpesh nė arenėn politike, midis partive opozitare. Linja e arsyetimit paraqitet verbalisht si mė poshtė:



    Gjithashtu, ky falsitet ndodh shpesh kur dikush argumenton duke gjeneruar apo nxitur zemėrim. Pėr shembull, nėse Borix ka bėrė njė pretendim tė saktė nė njė postim tė njė teme tė hapur nga njė anėtar me tė cilin ka patur konflikte nė tė shkuarėn, atėherė hapėsi i temės mund ta kundėrshtojė postimin e Borix duke argumentuar pasaktėsinė nė bazė tė mėrisė. Kjo gjė ndodh shpesh edhe nė jetėn e pėrditshme. Si pėrfundim, mund tė hamendėsojmė se mėria apo zemėrimi verbon logjikėn.

    Duhet tė nxjerrim nė pah njė dallim tė rėndėsishėm nė kėtė pikė. Nėse mėria apo zemėrimi ėshtė i justifikueshėm, atėherė argumentimi ad odium mund tė mos konsiderohet si njė falsitet logjik. Pėr shembull, nėse njė qytetar “kap” deputetin e zonės nė njė akt korrupsioni, fare mirė mund tė argumentojė se nuk do tė votojė mė pėr atė.

    Shembull 1. “Borix tė kundėrshtoi nė sy tė tė gjithė kėshillit tė partisė. Mė mirė ta pėrjashtojmė nga partia.”
    Mėria ėshtė njė armė shumė e fuqishme kundėr logjikės apo mendjes sė shėndoshė.

    Shembull 2. “Rusia ėshtė kundėr pavarsisė sė Kosovės. Prandaj, mos blini mė asnjė mall rus, as mos kontribuoni nė turizėm, as mos mėsoni rusisht, etj., etj.”
    Ky argumentim ėshtė njė falsitet logjik i shpeshtė dhe i freskėt, i justifikuar nga inati.

    Megjithatė, le tė shqyrtojmė shkurtimisht shembujt e mėposhtėm, duke lėnė disa pyetje tė hapura.

    Shembull 3. “Ėshtė herėt pėr njė pajtim me popullin serb. Ata masakruan me mijėra shqiptarė tė Kosovės!”
    A mund tė konsiderohet ky njė falsitet ad odium? Gjithashtu, a ėshtė njė falsitet ad odium mėria qė kanė hebrenjtė kundrejt popullit gjerman? Unė mendoj se falsiteti ad odium ka gjasa tė larta tė jetė i pranishėm nė tė tilla arsyetime.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:19
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti i Pėrbėrjes


    Falsiteti i pėrbėrjes ndodh atėherė kur induktohet nje konkluzion i pėrgjithėsuar, nisur nga disa vėzhgime qė nxisin nė atė konkludim. Kjo linjė argumentimi ėshtė false, sepse pėrgjithėsimi mund tė thyhet nga tė paktėn njė komponent i sė tėrės. Pėr shembull, nėse dikush sheh njė ketėr nė Parkun e Tiranės, atėherė mund tė bėjė pėrgjithėsimin se ēdo park i Tiranės ka ketra. Kėtu del gabimi i induksionit.

    Falsiteti i pėrbėrjes merr dy forma. Forma e parė ėshtė nxjerrja e njė konkluzioni tė njė grupimi elementesh, nisur nga karakteristika individuale tė njė numri tė fundėm elementesh tė grupimit nė fjalė. Pra, elementet E1, E2 dhe E3 kanė X karakteristika. Kėshtu qė, e tėrė klasa e pėrbėrė nga tė gjithė elementėt e mundshėm E, ka po tė njėjtat X karakteristika. Ky ėshtė gabim logjik, sepse fakti i thjeshtė qė elementėt kanė disa karaktersitika nuk do tė thotė qė tėrėsia e tyre ka po ato karakteristika.

    Forma e dytė e falsitetit tė pėrbėrjes ndodh kur shqyrtohen karakteristikat e njė numri tė fundėm elementėsh tė njė bashkėsie B, pėr tė nxjerrė njė konkluzion tė pėrgjithshėm mbi karakteristikat e vetė bashkėsisė B. Ky ėshtė gabim logjik, sepse jo gjithnjė klasa ndan tė njėjtat karakteristika si njė pjesė e elementėve tė saj.

    Shembull 1. “Klasa X e Informatikės qenka njė klasė tepėr e fortė. Ėshtė hera e parė gjatė karrierės sime qė tre studentė vlerėsohen si absolutė!”
    Nisur nga ekzaltimi, ky pedagog bėri njė gabim logjik. Fakti qė tre studentė janė tė shkėlqyer (ose tė paktėn deri nė atė moment), nuk do tė thotė qė e gjithė klasa qė pėrmban ata studentė tė jetė e shkėlqyer. Ky argumentim ėshtė forma e dytė e falsitetit tė pėrbėrjes.

    Shembull 2. “Tė tre luanėt nė kopshtin zoologjik hanė mė shumė ushqim se elefantėt. Tė gjithė luanėt hanė mė shumė ushqim se elefantėt.”
    Fakti qė tre luanė specifikė janė vrojtuar tė hanė mė shumė se elefantėt nuk do tė thotė se ėshtė ashtu pėr tė gjithė tėrėsinė e luanėve nė botė. Ky argumentim ėshtė forma e parė e falsitetit tė pėrbėrjes.

    Vėrejmė se kjo linjė argumentimi nuk ėshtė e gabuar kur paraqiten evidenca tė forta nė favor tė inferencės sė bėrė. Pėr shembull, shfrytėzimi i Teorisė sė Probabilitetit dhe Statistikės, le tė themi, nė inferenca tė ndryshme bazuar mbi popullata, do tė ishtė njė evidencė e fuqishme.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Cum Hoc, Ergo Propter Hoc


    I quajtur ndryshe si Falsiteti i Shkakut tė Diskutueshėm, falsiteti ‘cum hoc, ergo propter hoc’ (lat. ‘me kėtė, prandaj pėr shkak tė kėsaj’) ndodh kur njė person pretendon se njė ngjarje e caktuar ėshtė shkaku i njė ngjarje tjetėr, vetėm sepse tė dy ngjarjet ndodhin bashkėrisht (ose njėkohėsisht). Forma e pėrgjithshme e linjės sė kėtij arsyetimi ėshtė “Tė gjitha ngjarjet M janė pėrcjellė gjithnjė nga ngjarjet N. Prandaj, ngjarjet M shkaktojnė ngjarjet N”.

    Nė disa raste, falsiteti paraqet vėshtirėsi nė dallim, pėr arsye se ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh shkakun dhe pasojėn. Pėr shembull, njė fėmijė problematik mund tė jetė shkaku i humorit tė ngurtė tė prindėrve, por e anasjellta mund tė jetė e vertetė. Prandaj, nė mėnyrė qė tė identifikohet saktė falsiteti, duhet tė vėrtetohet qė shkaku i konkluduar ėshtė mjaftueshmėrisht i suportuar me evidenca, si dhe personi qė bėri argumentin tė ketė konfonduar shkakun e vėrtetė me pasojėn. Njė arsye tjetėr qė nxit mangėsi nė cilėsimin e shkakut ėshtė ndjenja dhe ushqimi nga ideologjia. Kėtė tė fundit e kemi hasur shpesh nė arenėn politike dhe juridike, por edhe nė jetėn e pėrditshme shoqėrore dhe familjare. Pėr shembull, ka njerėz qė pretendojnė se klubet e natės duhen mbyllur sepse janė njė shkak kryesor i pėrfshirjes sė tė rinjve nė punė tė pisėta, por ka njerėz qė argumentojnė se shkaku i pėrfshirjes sė tė rinjve nė tė tilla afera ėshtė dėshira dhe vendimi i tyre. Megjithatė, nė njė pjesė tė mirė tė rasteve, shkaku mund tė identifikohet pas njė sėrė hapash kėrkimesh tė evidencave objektive.

    Shembull 1. “Niveli i jetesės nė Shqipėri ka rėnė pėr shkak tė korrupsionit. Tė korruptuarit ndalojnė mbarėvajtjen ekonomike tė vendit. Prandaj, eliminimi i tyre do tė na shpiejė nė standarde perėndimore.”
    Rėnia e nivelit tė jetesės dhe korrupsioni janė dy ngjarje qė kanė ndodhur bashkėrisht, por kjo nuk do tė thotė se korrupsioni ėshtė shkaku absolut i rėnies sė mirėqenies.

    Shembull 2. “Ky imoralitet dhe temperament i ngurtė i kėtij personi shkaktohet nga kosumimi i alkoolit dhe duhanit. Nė fakt, tė gjithė ata qė nuk konsumojnė alkool dhe duhan janė tė ēiltėr.”
    Nė fakt, Bin Laden me shokė janė po aq tė ēiltėr sa ata qė konsumojnė alkool dhe duhan (kundėrshembull).

    Nė disa raste tė tjera, falsiteti Cum Hoc ndodh edhe pėr shkak tė koincidencave. Pėr shembull, nė njė analizė regresioni, koeficienti i korrelacionit tė dy ose mė shumė ndodhive mund tė rezultojė i fortė. Prandaj, mund tė nxirret konkluzioni se njėra ndodhi shkakton tjetrėn ose tė tjerat. Nė fakt, kjo nuk ėshtė gjithnjė e saktė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 19-07-2007 mė 04:07
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Post Hoc, Ergo Propter Hoc


    I quajtur ndryshe si Falsiteti i Shkakut tė Gabuar, ‘post hoc, ergo propter hoc’ (lat. ‘pas kėsaj, prandaj pėr shkak tė kėsaj’) ndodh atėherė kur nxirret njė konkluzion nė bazė tė pretendimit se, meqenėse ngjarja M ka ndodhur pėrpara ngjarjes N, atėherė M ėshtė shkaku i N. Megjithatė, kjo evidencė ėshtė e dobėt dhe shkaku i vėrtetė i ndodhisė N mund tė jetė njė ngjarje tjetėr e pashqyrtuar. Si njė kundėrshembull tė tjeshtė ndaj pėrgjithėsimit tė gabuar se njė ngjarje precedente ėshtė shkaku i njė ngjarje tė dhėnė, mund tė japim argumentimin: “Gjeli kėndon pak para se tė lindė dielli. Prandaj, dielli lind sepse kėndon gjeli.”

    Nė njė pjesė tė rasteve, falsiteti Post Hoc ndodh edhe pėr shkak tė ndonjė koincidence, duke shfaqur njė lidhje tė fortė me falsitetin ad antiquitatem (shih mė lart). Pėr shembull, dikush mund tė argumentojė se shkaku i sėmundjes sė njė personi ėshtė magjia qė i kanė bėrė dashakeqėt. Gjithashtu, tė gjithė mund tė kemi hasur argumentimin “Mos qendro duar-kryq, sepse ėshtė keq.” Pra, njė e keqe do tė ndodhė pėr shkak tė kryqėsimit tė duarve. Nėse dikujt i ndodh njė e keqe, atėherė personi supersticioz mund tė argumentojė: “Tė thashė tė mos t’i mbaje duart kryq.” Pra, koincidenca shkakton njė falsitet post hoc jo nė pak raste.

    Shembull. “Sipas raportit vjetor tė Ministrisė sė Rendit, puna e policisė nė grumbullimin e armėve pa leje ka ulur kriminalitetin me 50%.”
    Shkaku i uljes sė kriminalitetit mund tė mos jetė konfiskimi i armėve pa leje (sepse armėt gjenden kudo), por mund tė jetė njė shkak tjetėr. Nėse ministria nė fjalė nuk paraqet evidenca tė forta nė favor tė konkluzionit tė deklaruar, atėherė unė e pranoj kėtė arsyetim si jė falsitet logjik.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Injorimi i njė Shkaku tė Zakonshėm


    Ky falsitet ndodh atėherė kur konkludohet rreth shkakut tė njė ngjarje N nga njė ngjarje M vetėm sepse kėto ngjarje janė rregullisht tė ndėrlidhura; dhe nuk kėrkohet (pranohet) njė shkak i tretė, qė mund tė jetė edhe i zakonshėm. Formalisht, argumentohet se, meqenėse ngjarjet M dhe N janė tė bashkėrenduara, atėherė M shkakton N; por, mund tė ketė edhe njė ngjarje tė tretė, P, qė mund tė jetė shkaku i vėrtetė (kryesor) i ngjarjes N.

    Sigurisht, ekzistojnė raste kur falsiteti i injorimit tė njė shkaku tė zakonshėm (ose tė njohur) paraqet vėshtirėsi nė dallueshmėri. Le tė shqyrtojmė shembujt e mėposhtėm.

    Shembull 1. “Fajin pėr krizėn energjitike e ka natyra – moti i thatė.”
    Nė kėtė rast, tė dyja ngjarjet janė tė bashkėrenditura (mot i thatė dhe krizė energjitike), por kjo nuk do tė thotė se shkaku ėshtė kategorikisht moti i thatė. Ky ėshtė njė shembull i vėshtirė pėr sa i pėrket identifikimit tė njė shkaku tė zakonshėm, i cili nė kėtė rast mund tė hamendėsohet se ėshtė keq-administrimi i krizės.

    Shembull 2. “Provimi ishte tėpėr i vėshtirė dhė u vlerėsova dobėt. Ai pedagog bėn gjithnjė provime tė vėshtira pėr tė na ulur mesataren.”
    Shkaku i zakonshėm i injoruar, nė kėtė rast, do tė ishte mungesa e studimit tė zgjeruar pėr njė lėndė tė vėshtirė. Meqenėse lėndėt i pėrkasin njė kurrikule akademike tė aprovuar dhe meqenėse provimet aprovohen nga fakulteti, atėherė studenti qė bėn argumentimin e mėsipėrm po injoron njė shkak tė zakonshėm, nė favor tė shkakut tė bashkėrenditur ‘pedagogu e ka fajin, prandaj unė dola keq nė provim.’

    Falsitetet Cum Hoc, Post Hoc dhe Injorimi i njė Shkaku tė Zakonshėm pėrfshihen nėn kategorinė e pėrgjithshme tė falsiteteve jo-formale, tė quajtur ‘Non Causa Pro Causa’ (lat. ‘shkak [ėshtė] jo-shkaktari’).
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti i Ndarjes


    Ky falsitet ndodh atėherė kur njė person nxjerr pėrfundimin se ajo ēka ėshtė e vėrtetė pėr tėrėsinė, duhet tė jetė e vėrtetė edhe pėr elementėt e saj, por nuk jep justifikime apo evidenca objektive.

    Falsiteti i ndarjes ndahet nė dy kategori. Kategoria e parė merr formėn
    “Tėrėsia T ka veēoritė V1, V2, ..., prandaj edhe elementėt e tėrėsisė t1, t2, ... kanė tė njėjtat veēori (V1, V2, ...).”
    Kundėrshembulli mė bazik qė e bėn kėtė linjė arsyetimi false ėshtė pohimi i thjeshtė “Numri (tėrėsia) 4 pėrbėhet nga numrat (elementėt, pjesėt) 1 dhe 3. Meqenėse numri 4 ėshtė ēift, atėherė 1 dhe 3 janė ēift.” Megjithatė, pėr sa kohė qė nuk jepet njė justifikim, kjo formė e argumentimit tė ndarjes ėshtė e gabuar. Nė mėnyrė tė rastėsishme, dikush mund tė argumentojė qė numri 4 pėrbėhet edhe nga elementėt 2 dhe 2, prandaj konkluzioni i mėsipėrm ėshtė i vėrtetė. Ky argumentim, sic mund ta imagjinoni, ėshtė njė falsitet induktiv.

    Kategoria e dytė
    e falsitetit tė ndarjes merr formėn
    “Koleksioni K i bashkėsive T ka veēoritė V1, V2, ..., prandaj edhe elementėt e kėtij koleksioni (bashkėsitė T) kanė tė njėjtat veēori.”

    Ky argumentim ėshtė fals nisur nga kundėrshembulli bazik “Tė gjithė numrat e plotė pjesėtohen me njėri tjetrin pėr tė nxjerrė njė numėr real ose njė numėr tjetėr tė plotė.” Megjithatė, jo ēdo numėr (i marrė mė vete) i nėnshtrohet kėtij pėrgjithėsimi; nė fakt, numri i vetėm qė bėn pėrjashtim ėshtė zero, sepse pjesėtimi me zero ėshtė i paidentifikuar, pra, rezultati nuk ėshtė as numėr real, as numėr i plotė.

    Shembull 1 (Kategoria e parė). “Qeliza e njė gjallese ėshtė organike, prandaj tė gjithė elementėt kimikė tė saj janė organikė.” Kjo nuk ėshtė e vėrtetė.

    Shembull 2 (Kategoria e dytė).
    “Meshkujt janė mė tė aftė nė Informatikė se sa femrat. Prandaj, Bill Gates ėshtė mė i aftė se Sara Baase (informaticiene).” Nėse ky konkluzion nuk justifikohet me evidenca objektive, atėherė merret si falsitet logjik.

    Shembull 3. (Kategoria e dytė). “Tė gjithė anėtarėt e komunitetit Rom nė Shqipėri paguhen mė pak se vendasit. Prandaj, njė anėtar i komuniteti Rom qė punon nė kryeministri ka rrogė mė tė vogėl se sa pastruesja e katit tė tretė tė kryeministrisė.” Ky ėshtė falsitet logjik, bazuar mbi ndarjen e pagave pėr buxhetorėt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 20-07-2007 mė 08:01
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti i tė Menduarit Bardhė e Zi


    I quajtur ndryshe si Falsiteti i Dilemės, Falsiteti Korrelativ, apo Falsiteti Dikotomik, tė menduarit bardhė e zi ndodh atėherė kur dy premisa (pohime) konsiderohen si tė vetmet opsione nė favor tė konkluzionit, teksa nė tė vėrtetė ekziston tė paktėn edhe njė tjetėr opsion, i cili nuk ėshtė marrė parasysh. Kjo shkakton falsitetin logjik.

    Forma e kėsaj linje arsyetimi ėshtė: “Ose pohimi P ėshtė i vėrtetė/i gabuar, ose pohimi Q ėshtė i vėrtetė/i gabuar. Q del e gabuar/e vėrtetė, prandaj P ėshtė e vėrtetė/e gabuar.” Kundėrshembulli mė bazik i kėtij arsyetimi ėshtė “Ose 1+1 = 4 ose 1+1 = 10. Meqenėse 1+1 nuk bėjnė 10, atėherė 1+1 duhet tė bėjnė 4.” Kjo linjė mund tė konsiderohet e saktė nėse shtohet pohimi “ose ka ndonjė mundėsi tjetėr tė pakonsideruar.”

    Megjithatė, nė rast se ekzistojnė vetėm dhe vetėm dy opsione tė mundshme, atėherė kjo linjė arsyetimi nuk ėshtė e gabuar. Pėr shembull, njė person me shkollė tė lartė ose i pėrket Alumnit tė universitetit mėmė, ose ėshtė ende student (pas-universitar).

    Shembull 1.

    Kryeministri: “Nuk duhet t’i lejojmė mė skafet nė bregdet.”
    Deputeti: “Pse?”
    Kryeministri: “Ose t’i heqim skafet, ose tė ballafaqohemi me trafikimin e mishit tė bardhė.”

    Shembull 2.
    Anėtari i PD: “Unė dhe kolegu im, Zoti X, mendojmė se mbyllja e INIMA-s ėshtė nė favor tė buxhetit.”
    Zoti X: “Unė se kam shprehur ndonjėherė kėtė opinion.”
    Anėtari i PD: “Mos je gjė me PS ti?”
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti i Kumarxhiut


    Ky falsitet ndodh atėherė kur njė person argumenton se gjithēka qė niset nga njė pikė fillestare nė tė cilėn fundi i ngjarjeve vjen nė njė afat tė gjatė, do tė rregullohet sė shpejti (nė njė afat tė shkurtėr). Forma e kėsaj linje arsyetimi ėshtė “Ngjarja N ka ndodhur, dhe ėshtė nisur nga dicka qė pritet tė korrigjohet (tė marrė fund) nė afat tė gjatė (nė njė kohė tė largėt). Prandaj, ngjarja N do tė pėrfundojė sė shpejti.”

    Ky falsitet ndahet nė dy kategori. Kategoria e parė ndodh atėherė kur probabilitetet e dy ose mė shumė ngjarjeve janė tė pavarura nga njėra-tjetra. Pėr shembull, nėse unė hedh njė zar nė orėn tre dhe pastaj nė orėn katėr, kėto dy ngjarje nuk kanė lidhje me njėra-tjetrėn (rezultati i sė parės nuk ndikon tek rezultati i sė dytės). Supozojmė se nė orėn tre zari nxorri numrin 3, nė orėn katėr numrin 3, nė orėn pesė numrin 3, atėherė unė konkludoj se ky zar do tė nxjerrė nė vazhdim tė njėjtin numėr, numrin 3. Nė fakt, kjo nuk ėshtė e vėrtetė nė termin afatgjatė, sepse gjasat e faqeve tė zarit janė tė barabarta. Pra, unė nxorra nė njė kohė tė shkurtėr njė konkluzion qė nuk ėshtė i vėrtetė nė afatin e gjatė. Ky arsyetim ėshtė i gabuar.

    Kategoria e dytė
    ka tė bėjė me rastet kur probabilitetet e ngjarjeve nuk janė tė pavarura. Pėr shembull, marrim 52 letrat e bixhozit, zgjedhim nė mėnyrė tė rastėsishme njė letėr dhe e heqim nga bashkėsia (pra, mbetemi me 51 letra). Nėse letra qė zgjodhėm ishte Qupa Spathi, atėherė probabiliteti qė unė tė nxjerr njė qupė herėn tjetėr nga 51 letrat ėshtė mė i vogėl. Pra, ndodhia pasardhėse varet nga ajo paraardhėse.

    Si nė ēdo rast tjetėr falsiteti, duhet tė pėrmendim faktin se jo gjithnjė kjo linjė arsyetimi ėshtė false. Pėr sa kohė qė konkluzioni suportohet me premisa objektive (tė bazuara fort), atėherė ky argumentim mund tė mos jetė njė falsitet.

    Shembull 1 (Kategoria e parė).
    Personi A (i papunė): “Them tė blej njė makinė kėto ditė.”
    Personi B: “Po si do ta mirėmbash teksa je i papunė?”
    Personi A: “Deri tani nuk mė kanė ecur fare intervistat pėr punė. Me gjithė kėtė fat tė keq, besoj se sė shpejti do mė dalė njė vend i mirė pune.”
    Nė kėtė rast, intervista pasardhėse qė do tė bėjė Personi A nuk varet nga asnjė intervistė qė ka bėrė nė tė shkuarėn. Prandaj, probabilitetet janė tė pavarura dhe “nuk i dihet” rezultatit pasardhės.

    Shembull 2 (Kategoria e dytė).
    Personi A: “Kėtė herė jam i sigurt se do tė mė vlerėsojnė shumė nė punė.”
    Personi B: “Kaq i sigurt? Dy herėt e fundit nuk u vlerėsove fare.”
    Personi A: “Eh, kam besim se kėtė rradhė do tė ma konsiderojnė shumė punėn e kryer.”
    Nė fakt, vlerėsimet nė punė (teorikisht) varen nga vlerėsimet e kaluara.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti Gjenetik


    “Sa do e vėshtirė qė tė jetė, shkėputja e stileve dhe burimeve tė argumentit nga pėrmbajtja e argumentit pėrbėn njė ēėshtje gjallėrisht tė rėndėsishme.” (B. N. Waller, Critical Thinking).

    Falsiteti Gjenetik ėshtė rasti mė tipik i arsyetimeve ‘pa lidhje’, tė cilėt bazohen nė tė shkuarėn (pra, origjinėn apo historinė) e njė argumenti nėn shqyrtim. Prandaj, konkluzioni qė nxirret bazohet vetėm nė origjinėn e atij argumenti, duke lėnė mėnjanė kuptimin apo kontekstin aktual tė tij, duke e diskredituar (nė kėtė mėnyrė) atė argument. Falsiteti ndodh, sepse ėshtė e papranueshme tė hedhėsh poshtė njė argument nisur nga origjina e tij, pėr sa kohė qė kjo e fundit nuk ndikon nė kontekstin aktual. Pėr ta saktėsuar kėtė specifikim, falsiteti gjenetik ndodh atėherė kur vlerėsimi bėhet nė bazė historish tė pavend. Kundėrshembulli mė bazik i kėsaj linje arsyetimi ėshtė: “Nė shkollė mėsova qė 1+1 bėjnė 2. Por, qė i vogėl, prindėrit mė kanė mėsuar se 1+1 nuk bėjnė 2. Prandaj, ajo qė mėsova nė shkollė ėshtė e gabuar.”

    Shembull 1. “Sekretarja e re nė organizatėn tonė ka qenė sekretarja e Hitlerit. Prandaj, duhet ta pėrjashtojmė sepse ushqen ideale fashiste.”

    Fakti qė personi G. H. Junge ka qenė sekretarja e liderit fashist nuk pėrbėn njė argument tė fortė nė favor tė pushimit tė saj nga puna. Pushimi mund tė argumentohet nė bazė tė paaftėsisė sė saj, jo nė bazė tė historisė sė saj.

    Shembull 2. “Berisha ka deklaruar se kryeprokuroria ka nevojė pėr reformim institucional. Me vėnien e Topit president, tė gjithė e dimė se kėto qėllime tė Berishės do tė realizohen menjėherė.”

    Fakti qė Berisha mezi pret njė gjė tė tillė, nuk argumenton fort konkluzionin se kjo do tė ndodhė nisur nga origjina e konfliktit tė Berishės me institucionin nė fjalė. Kjo mund tė ndodh edhe pėr arsye se reformimi nevojitet vėrtet. Sigurisht, pėr sa kohė qė nuk vėrtetohet me evidenca tė forta, pohimi i mėsipėrm ėshtė njė falsitet logjik i tipit gjenetik.

    Shembull 3.
    “E morėt vesh? Kryeministri i vuri njė gjobė prej 12 milion eurosh Top Channel. S’do mend, njė gjė e tillė pritej.”

    Pra, konkluzioni i kėtij argumentimi pretendohet nga origjina e konfliktit Top Channel–Berisha. Gjoba mund tė jetė vėnė pėr arsye politike, por pėr sa kohė qė kjo gjė nuk argumentohet me evidenca logjike, ky arsyetim ėshtė njė falsitet gjenetik: historia konfliktuale nuk pėrbėn njė evidencė tė fortė nė favor tė konkluzionit “prandaj e gjobiti.”
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Argumentim nė Bazė tė Shoqėrisė sė Keqe


    I quajtur ndryshe si Faji nga Shoqėrimi, ky argumentim pėrbėn njė falsitet logjik atėherė kur njė person hedh poshtė njė konkluzion apo pretendim vetėm sepse ėshtė bėrė nga njė sėrė njerėzish, tė cilėt ai nuk i pėlqen:



    Ashtu si pėr ēdo falsitet tjetėr, mund tė japim edhe nė kėtė rast njė kundėrshembull bazik: “Hitleri, Stalini dhe Enveri ishin dakord me faktin se 1+1 bėjnė 2. Prandaj, bėn mirė mos tė besosh se 1+1 bėjnė 2.”

    Falsiteti e ka marrė emrin nga vrojtimi i natyrės njerezorė: njerėzit nuk shoqėrohen me njerėz qė i konsiderojnė tė kėqinj (tė papėlqyeshėm), prandaj ēdo gjė qė pretendojnė kėta tė fundit ėshtė pėr t’u hedhur poshtė nga tė parėt. Sidoqoftė, ky fakt nuk pėrbėn njė justifikim tė fortė apo logjik pėr tė hedhur poshtė njė argumentim qė bėhet nga ‘tė kėqinjtė.’

    Shembull 1. Nė prag tė zgjedhjeve parlamentare tė 3 Korrikut 2005 nė Shqipėri, i bėra kėtė pyetje njė profesorit tim kanadez (JP), i cili ishte nė dijeni tė gjendjes politike shqiptare prej disa kohėsh.
    Borix: “A mendon se Shqipėria ėshtė e gatshme tė pranojė rikthimin e PD me tė njėjtėt individė politikė?”
    JP: “Do isha kundėr ēdo lloj entiteti qė pėrmban fjalėn ‘Socialist’.”
    Borix: “Si kėshtu?”
    JP: “Nuk mund ta imagjinosh ēfarė i bėri sistemi stalinist gjyshėrve tė mi nė Rusi (JP ėshtė me origjinė ruse). Gjithashtu, arsyeja qė u largova nga Kanadaja ishte pėr shkak se ėshtė vend social, gjė qė unė e urrej. Jam kundėr njė fitoreje tė PS, mendoj se duhet njė ndryshim.”
    Borix: “Kuptoj.”

    Sigurisht qė kuptoj se ky ėshtė njė falsitet logjik, sic mund ta kuptoni dhe ju.

    Shembull 2. Nė prag tė zgjedhjeve vendore tė 18 shkurtit 2007, dy persona po bisedojnė:
    Personi A: “Mendoj se kėtė radhė votėn do tia jap Olldashit; kryetari aktual na doli i degjeneruar (ky ėshtė njė falsitet ad hominem, me qė ra fjala).”
    Personi B: “Mora vesh se votėn Olldashit do tia japė edhe Fatos Nano.”
    Personi A: “Seriozisht?! Njeri mė tė padurueshėm se ai nuk ka. Po zhgėnjehem nga politikat e PD. Them mė mirė tė mos votoj fare.”

    Personi A bėn njė falsitet logjik teksa argumenton se nuk do tė japė mė votėn pėr shkak se njė oponent i mendimeve tė tija politike do tia japė votėn tė njėjtit kamp.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:20
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Atakimet Personale


    Ky falsitet ėshtė rasti i tretė specifik i argumentimit Ad Hominem (shih mė lart), i cili quhet ndryshe si ‘Ad Hominem Abuziv’. Meqenėse ėshtė njė nga rastet mė tė pėrhapura nė ēdo formė tė komunikuari e shkruari dhe, meqenėse ka lidhje me format e tjera tė falsiteteve tė pėrshkruara deri nė kėtė pikė, vendosa ta postoj mė vete pėr ta specifikuar mė nė detaj.

    Falsiteti Ad Hominem Abuziv, apo atakimi personal, ndodh atėherė kur njė person nxjerr njė konkluzion ose bėn njė pretendim duke zėvendėsuar evidencat e forta dhe logjike tė linjės sė arsyetimit me vėrejtje abuzive ndaj pohimeve/pretendimeve tė njė argumenti tė dhėnė (tė bėrė nga dikush tjetėr). Kjo linjė arsyetimi ėshtė false, sepse, duke ditur qė vėrtetėsia e njė argumentimi qendron nė strukturėn dhe linjėn e argumentit, atakohet personi dhe jo argumenti. Mbi tė gjitha, sado i neveritshėm e i padurueshėm tė jetė njė person i caktuar, argumentimi qė ai bėn mund tė jetė tepėr i qendrueshėm. Edhe sikur tė mos ishte njė argument i tillė, tė atakosh njė person nė bazė tė nivelit tė neverisė nuk pėrbėn njė argument, por njė falsitet.

    Dikush mund tė pohojė se, nė disa raste tepėr specifike, argumentimi Ad Hominem Abuziv mund tė jetė i qėndrueshėm nė bazė tė karakteristikave tė personit qė po goditet. Pra, nėse ky person ėshtė cilėsuar si njė mashtrues me famė apo me njė patologji sociale tė caktuar, atėherė atakimi ndaj kėtij personi sa herė qė bėn pretendim ėshtė i logjikshėm. Edhe sikur personi tė jetė njė gėnjeshtar me diploma e ēertifikata, ai mund tė nxjerrė njė konkluzion tepėr tė vėrtetė dhe tė bazuar nė njė linjė logjike argumentimi. Prandaj, argumentimi Ad Hominem Abuziv mund tė konsiderohet i dobėt dhe fals edhe nė rastin mė tė keq.

    Shembull 1. Mė vjen ndėrmend njė shembull, i cili shpalos karakteristika tipike tė shumė pedagogėve shqiptarė. Gjatė kursit tė fizikės me njė profesor dhe politikan tė famshėm shqiptar, njė studente bėn njė pohim rreth Teorisė sė Relativitetit. Pohimi i saj ishte:
    “Po sikur Teoria e Relativitetit e Einstein tė mos jetė e vėrtetė pėr universin nė tėrėsi? A nuk mendoni se duhet zhvilluar edhe njė teori paralele?”
    Profesori ia kthen:
    “Ti nuk je eksperte qė tė gjykosh mbi vėrtetėsinė e Teorisė sė Einstein.”


    Nė fakt, ėshtė zhvilluar njė teori tjetėr paralele dhe antagoniste me atė tė Relativitetit, por kjo bie jashtė sferės sė temės sonė. Argumentimi i atij profesori pėrmblidhet nė pak fjalė: “Je gabim, sepse nuk je eksperte.” Konkluzioni bazohet nė njė evidencė qė atakon direkt studenten. Meqenėse nuk vėrteton qė studentja ėshtė gabim (ose jo), ky argumentim ėshtė, nė fakt, njė falsitet ad hominem abuziv. Madje, ndonjė “ekspert” apo ndonjė student tjetėr “i lexuar” nė atė kurs mund tė pėrmendte teorinė antagoniste dhe emrin e shkencėtarit (tė nominuar pėr ēmimin Nobel). Nė kėtė pikė, dyshoj se pedagogu do tė atakonte personin.

    Shembull 2.
    Shepshherė vėrej se nė forum po cilėsohen persona tė ndryshėm si filogrekė e antishqiptarė, si dhe forumi shqiptar po konsiderohet anti-shqiptar. Nisur nga kjo, kam lexuar disa argumente ad hominem abuzive, njė ndėr tė cilėt po e paraqes si shembull, pa pėrmendur emra anėtarėsh.
    “T’u bėjmė sabotazhė kėtyre tradhėtarėve, ėshtė pjesė e mėsimeve qė na lanė tė parėt tanė. Mos harroni, Gjergj Fishta ka thėnė: “Kujdes nga shkau, kujdes nga greku, kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN”! Pra, kujdes nga Serbijo-viēat e gardat Car Lazare, kujdes nga kolonel X dhe kėlyshėrit e tij shqipfolės, kujdes nga Y dhe grupi i tij i forumeve, tė cilėt pėrkrahin grekun dhe bashkėpunojnė me tė.”

    Sa do patologjikisht filogrekė e anti-shqiptarė tė jenė X dhe Y, tė argumentosh nė kėtė mėnyrė pėrbėn njė falsitet logjik. Konkluzioni (“sabotazhi i tradhėtarėve dhe tė kemi kujdes nga ata”) bazohet nė atakime abuzive ndaj dy-tre personave, si dhe ndaj tė gjitha argumentimeve (qofshin tė vėrteta, qofshin false) qė kėta tė fundit kanė bėrė nė tė shkuarėn. Nė fakt, ky ėshtė njė falsitet logjik.

    Shembull 3. Adaptojmė njė shembull tjetėr nga realiteti politik shqiptar i kohėve tė fundit – pėrjashtimi i gjashtė deputetėve nga PS.
    “… U pėrjashtuan nga Partia, sepse u treguan tė pamoralshėm, duke thyer vendimin e partisė, linjat e saj dhe tė nxitur nga Nano, strumbullari kryesor i kėsaj gjendje.”
    Me pak fjalė, ky ėshtė njė argument qė dėgjova mbrėmė nė njė nga emisionet politikė nga njė element kryesor i PS. Tė nxjerrėsh njė pėrfundim (dhe, nė kėtė rast) tė marrėsh njė vendim duke atakuar karakteristikat e personave nė fjalė nuk pėrbėn njė argument, por njė falsitet abuziv ad hominem. Sa do e vėrtetė tė jetė skena prapa kuintave, argumentime tė tilla nuk pinė ujė nė mendjet kritike (sigurisht, populli ka mahninė tė duartrokasė sa herė qė politikanėt hidhen pėrpjetė).
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Pėrgjithėsim i Nxituar


    I quajtur ndryshe si Falsiteti i Statistikave tė Pamjaftueshme, falsiteti i pėrgjithėsimit tė nxituar ndodh atėherė kur nxirret njė konkluzion rreth njė popullate elementesh bazuar nė njė sampul me njė numėr tė vogėl (tė pamjaftueshėm) elementesh. Pas njė shqyrtimi tė atij sampuli, personi nxjerr njė konkluzion. Tė njėjtin konkluzion ia atribuon popullatės pėrkatėse nė tėrėsi. Tė argumentosh nė kėtė mėnyrė, do tė thotė tė nxitohesh nė pretendime apo nė nxjerrjen e konkluzionit, prandaj kryhet njė falsitet logjik. Pėrgjithėsimi i nxituar nuk duhet ngatėrruar me falsitetin e pėrgjithėsimit tė njėanshėm (shih mė lart). Nė rastin e parė zgjidhet njė numėr i pamjaftueshėm elementėsh, ndėrsa nė rastin e dytė zgjidhet njė sampul me paramendim.

    Shembulli mė i thjeshtė qė mund tė konsiderojmė ėshtė tė pyesim kryeministrin se ēfarė mendon pėr korrupsionin nė administratė dhe mė tej ta pėrgjithėsojmė konkluzionin e kryeministrit pėr tė gjithė punonjėsit e administratės.

    Meqenėse pėrgjithėsimi i nxituar ndodh kur shqyrtohet njė sampul praktikisht i vogėl, atėherė mėnyra mė e sigurt pėr ta shmangur falsitetin ėshtė tė zgjidhet njė sampul praktikisht i madh. Theksojmė fjalėn ‘praktikisht’, sepse nuk ekziston asnjė model teorik qė tė sugjerojė numrin e elementėve pėr ēdo rast shqyrtimi.

    Pėrgjithėsimin e nxituar e hasim shumė shpesh nė rrethet shoqėrore dhe shumė rrallė nė rrethet akademike. Le tė kalojmė nė disa shembuj.

    Shembull 1. Dikush mė dėrgon njė email nga Boston, SHBA, vizita e saj e parė nė kėtė qytet, tė cilėn e citoj:
    “Ditėn e dytė, po shėtisja nė Public Garden dhe dy persona me ngjyrė mė ndalojnė pėr tė firmosur njė peticion pėr ēėshtje kundėr racizmit. U detyrova ta firmos, ashtu si papritmas, sepse ndjeva njė keqardhje edhe pėr ato dy persona. Kisha dėgjuar pėr racizėm nė Boston, por tani u binda se ai ėshtė qytet racist.”
    (Tė njėjtin falsitet kam bėrė edhe unė disa kohė mė parė.)

    Shembull 2.
    “Diktatori Hoxha vrau e preu tė gjithė intelektualėt antikomunistė. Mendoj se tė gjithė komunistėt qė janė ende gjallė duhen dėnuar pėr krimet e tyre.”
    Nė fakt, komunistėt mund tė kenė bėrė krime qė tė gjithė, por ky nuk ėshtė njė argumentim i mjaftueshėm.

    Shembull 3 (Marrė nga nje anėtar i forumit).
    “…Po nejse, ketij forumi po i vjen fundi, prandaj eshte e kot te flasim per keto argumente […]jane bere bajate te gjitha muhabetet, me te gjitha ato njerezit qe kam folur thone se keto gjera perseriten gjithmone dhe eshte po e njejta situata jane disa persona qe nuk kane shume simpati per Shqiperine e duan te krijojne sa me shume debate edhe zenie mundesisht.”
    (Pa koment.)
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti i Gjakftohtėsisė


    I quajtur ndryshe si Falsiteti i Mesit tė Florinjtė, falsiteti i gjakftohtėsisė ndodh atėherė kur njė person nxjerr njė pėrfundim ose bėn njė pretendim dhe e quan tė vėrtetė ose tė saktė, vetėm sepse nuk mban anėn e asnjė nga dy ekstremet e njė argumenti/teze tė dhėnė, por qėndron nė mes tė tė dy ekstremeve:



    Kjo linjė arsyetimi ėshtė e gabuar, sepse nuk ėshtė e thėnė qė tė nxjerrėsh njė konkluzion tė vėrtetė ngaqė ke mbajtur njė qėndrim tė moderuar (gjakftohtė). Megjithatė, ekzistojnė raste (logjike dhe reale) kur argumentimi nė bazė tė njė qėndrimi tė moderuar ėshtė i saktė. Pra, jo nė tė gjitha rastet ky argumentim ėshtė njė falsitet; sigurisht, pėr sa kohė qė vėrtetohet si jo i tillė.

    Shembull 1.

    Personi A: “Sistemin e kondicionimit vendose ngjitur me tavanin.”
    Personi B: “Ėshtė mė mirė ta vendosim poshtė, qė tė na freskojė mė shumė teksa qėndrojmė ulur.”
    Personi C: “E zgjidhim ndryshe, le ta vendosim nė mes.”
    Nėse personi C (ose A) do tė argumentonte se kondicioneri duhet vendosur sa mė lart, pasi atje qarkullon ajri me temperaturė mė tė lartė, atėherė ky nuk do tė ishte njė falsitet.

    Shembull 2.
    Opinioni A: “Zoti ėshtė i plotfuqishėm, i gjithėditur, i gjithėpranishėm.”
    Opinioni B: “Zoti nuk ekziston fare!”
    Opinioni C: “Zoti edhe mund tė ekzistojė, si dhe mund tė jetė i plotėfuqishėm.”

    Shembull 3. Kur hasim dy qėndrime ekstreme (ose tė ndryshme nga njėri-tjetri), nganjėherė detyrohemi tė mos flasim, ose tė flasim duke mbajtur njė qėndrim tė mesėm, duke mos humbur respektin e asnjėrės nga palėt. Nė fakt, nėse veprojmė kėshtu mund tė kryejmė tė paktėn dy falsitete: falsitetin ad verecundiam (shih mė lart) dhe falsitetin e gjakftohtėsisė. Kjo mund tė evitohet duke pėrdorur njė gjykim tė shėndoshė (kritik), pra, duke pėrdorur njė linjė arsyetimi apo argumentimi tė logjikshme. Pėr kėtė do tė flasim mė vonė, pas ekspozimit tė falsiteteve tė tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:20
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Gjallėrimi Ēorientues


    Nisur nga kuptimi i fjalėve, gjallėrimi ēorientues ėshtė njė falsitet logjik (pra, gabim nė arsyetim) dhe ndodh kur njė numėr i vogėl ndodhish tė bujshme apo tė tepruara konsiderohen si prova tė fuqishme statistikore pėr tė nxjerrė njė konkluzion tė caktuar. Pra, nėse ngjarja N ndodh dhe ėshtė e bujshme (por jo statistikisht e pritshme), atėherė pretendohet se probabiliteti qė kjo ngjarje tė ndodhė sėrish ėshtė i madh, vetėm sepse ishte e bujshme. Pavarėsisht bujės sė saj, ngjarjes nuk ėshtė e thėnė t’i rriten gjasat e ndodhisė. Prandaj, tė 'ndizesh' nga njė ngjarje e bujshme, mund tė sjellė ēorientim nė argumentim.

    Njerėzit e pranojnė mė sė shumti kėtė falsitet, sepse ngjarjet dramatike apo sensacionale kanė imapkt tė madh mbi mendjen njerėzore. Pėr shembull, nėse tė mbijetuarit e Titanikut do tė argumentonin se udhėtimi nė det me anije gjigande ėshtė i mė i rezikshmi ndėr tė gjitha format e tjera tė udhėtimit, atėherė ata do tė kryenin falsitet logjik, nisur nga ngjarja dramatike e mbytjes sė anijes. Nė fakt, ky gabim nė arsyetim u krye edhe kur doli Air Bus, sepse njerėzit kishin frikė tė udhėtonin nė avionin mė tė madh nisur nga ndodhia e Titanikut (anijes mė tė madhe tė kohės sė vet).

    Megjithatė, argumentimi i mėsipėrm nuk ėshtė i gabuar vetėm atėherė kur ekziston njė bazė e besueshme statistikore nė favor tė vėrtetėsisė sė konkluzionit. Pėr shembull, nėse Borix nuk di tė bėjė ski dhe ftohet tė shkojė pėr ski, atėherė ai mund ta refuzojė ftesėn duke argumentuar se pasojat e ndonjė aksidenti do tė ishin tepėr dramatike. Nė fakt, aksidenti ėshtė i mundshėm dhe Borix nuk ėshtė i gatshėm tė rezikojė. Nė kėtė rast, ky argument nuk ėshtė njė falsitet, sepse bazohet nė mundėsi statistikore.

    Shembull.
    Personi A: “Them te blej njė kompjuter Intel Celeron. Nuk ėshtė i kushtueshėm dhe punėn e kryen mirė.”
    Personi B: “As mos mendo tė blesh Celeron. Perveēse ėshtė i ngadaltė, njė ditė nuk mė ndizej fare deri sa mė thanė qė ishte djegur. Mė humbėn tė gjitha dokumentat!”
    Personi A: “Qenka kompjuter i kotė.”
    Nė fakt, personi A bėri njė falsitet logjik teksa nxorri konkluzioni se kompjuterat Celeron janė tė kotė, duke u nisur nga ndodhia ‘dramatike’ e personit B, e cila mund tė ketė patur shkaqe nga mė tė ndryshmet.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Perdja e Tymit


    I njohur ndryshe si Ignoratio Elenchi (lat. ‘injoranca e refuzimit’), falsiteti i perdes sė tymit ndodh atėherė kur njė person paraqet njė subjekt ose ēėshtje qė s’ka lidhje me subjektin/ēėshtjen nėn shqyrtim, me qėllim qė tė devijojė diskutimin nga subjekti/ēėshtja nėn shqyrtim. Forma e falsitetit ėshtė e tillė: “Ēėshtja A po shqyrtohet. Ēėshtja B paraqitet si e lidhur me ēėshtjen A (nė fakt nuk ka lidhje). Ēėshtja A lihet mėnjanė (harrohet).” Kjo linjė arsyetimi ėshtė false, sepse tė ndryshosh temė nuk do tė thotė tė paraqesėsh evidenca bindėse nė favor tė argumentit.

    Shembull. “Taksa e sheshtė duhet adaptuar edhe nė Shqipėri. Vendet e ish-Bllokut Sovjetik bėnė tė njėjtėn gjė. Shikoni ku janė ato vende sot. Edhe ne duhet tė aspirojmė integrimin Euro-Atlantik.”

    Tė dalėsh nga tema (pse duhet taksa e sheshtė), duke sjellė njė temė tjetėr (sepse taksa ka vlerėn nė integrimin nė strukturat euro-atlantike dhe sepse kėshtu e bėn edhe vendet e ish-bllokut komunist) nuk pėrbėn argument nė favor tė taksės sė sheshtė. (Argumenti i mėsipėrm ėshtė adaptuar nga njė fjalim i kryeministrit actual tė Shqipėrisė.)

    Siē mund ta keni kuptuar, falsiteti Ignoratio Elenchi ėshtė tėrėsia e disa falsiteteve qė kemi paraqitur mė lart: Argumentimi nė Bazė tė Pasojave tė Besimit, Argumentimi nė Bazė tė Besimit, Argumentimi nė Bazė tė Ndjenjave, Falsiteti Gjenetik, Argumentimi nė Bazė tė Shoqėrisė sė Keqe, Falsiteti i Dordolecit, si dhe Falsiteti i Justifikimit. Pra, argumentimi Ignoratio Elenchi ėshtė rasti mė i pėrgjithshėm i falsiteteve specifike nė fjalė.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 05:40
  3. Adhurim
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:08
  4. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:56
  5. Kur mungon argumenti
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2003, 15:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •