Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Sekreti i tërheqjes? Vetëm matematikë!

    Sekreti i tërheqjes? Vetëm matematikë

    Harrojini përmasat dikur perfekte 90-60-90, ose tregues të tjerë si gjatësi dhe peshë. Formula e fundit shkencore që kodifikon bukurinë perfekte ka karakteristika të tjera për femrën dhe për mashkullin ideal: tregues të masës trupore, rrumbullakësia e kofshëve dhe hollësia e puplës, si dhe raporti këmbë-bust janë thelbësore.

    Teorema mbi të bukurën ideale është realizuar nga studiues të Universitetit të Danzica-s, sipas të përditshmes britanike "Independent". Për të arritur në rregullin e artë, shkencëtarët kanë krahasuar karakteristikat fizike të finalisteve në konkurset e bukurisë me ato të vajzave të tjera. Deri më tani është e vërtetë se pesha dhe gjatësia janë pika të rëndësishme për të përcaktuar atë që na duket fizikisht tërheqëse, por nuk kanë arritur asnjëherë që të shpjegojnë bukurinë perfekte, atë të një misi. Ndërsa për meshkujt? Edhe për ata vlen e njëjta gjë, por ajo që bën dallimin në këtë rast janë raporti mes belit e vitheve dhe belit e barkut.

    Personat të cilët i afrohen më shumë këtij raporti matematikor janë top-modelja Naomi Campbell dhe aktori Christian Bale.

    Por nuk mund të anashkalojmë faktin se gjatësia dhe beli i ngushtë janë pikat më tërheqëse për një femër. Femrat perfekte kanë një bel shumë të ngushtë, këmbë shumë të gjata, vithe të larta, kofshë të kërcyera dhe pulpa të holla në krahasim me femrat e tjera.

    Mashkulli perfekt duhet të ketë këmbë të gjata dhe bust të plotë, por "sekreti" është pikërisht raporti mes këmbëve e bustit, si dhe muskujt që duhet të jenë mbizotërues në të gjithë trupin e tij. Për autorët e studimit, ky zbulim është një hap përpara: "Trupi i bukur i një mashkulli është një nga faktorët kryesorë për zgjedhjen e bashkëshortit të ardhshëm të femrave. Të kërkosh se çfarë e bën tërheqës një trup nga pikëvështrimi fizik do të thotë t‘u përgjigjesh pyetjeve thelbësore të psikologjisë së zhvillimit", thotë Leszek Pkrywka, që ka koordinuar studimin.

    Revista IMAGE
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    une them se sekreti i terheqjes eshte personaliteti...
    c'e do nje me permasa keshtu e ashtu...por qe sa hap gojen flet brockulla e te behet bajat....

  3. #3
    Proud to be Shkodrane Maska e shkodrane83
    Anëtarësuar
    08-06-2007
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    22
    engjellorja edhe nje te zgjuar dhe aspak terheqese ce do.Me mire pak nga te dyja
    O sa mire me ken Shqiptar

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    nje i zgjuar qe eshte dhe ne tip interesant...mua per vete me intrigon

  5. #5
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Ne njefare menyre po ta kapesh ne sensin e ngushte te fjales matematike thjesht si proces llogaritje ose elaborimi informacionesh truri i njeriut funksionon si makine llogaritse por vetem se kush e perdor ate nuk eshte i ndergjegjshem per te gjithe veprimtarine e kesaj makine (truri) e cila ndryshon ne rezultatet vetem pse parametrat e vleresimit ndryshojne per secilin nga ne........ por menyra se si vepron eshte e njejta.. Dr.Skuthi
    Ndryshuar për herë të fundit nga SKUTHI : 15-07-2007 më 15:45
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

Tema të Ngjashme

  1. Cili është sekreti yt?
    Nga Poeti në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 10-10-2010, 07:13
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  5. Studime pasuniversitare ne matematike (USA)
    Nga Tanush Shaska në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-07-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •