Sekreti i tërheqjes? Vetëm matematikë
Harrojini përmasat dikur perfekte 90-60-90, ose tregues të tjerë si gjatësi dhe peshë. Formula e fundit shkencore që kodifikon bukurinë perfekte ka karakteristika të tjera për femrën dhe për mashkullin ideal: tregues të masës trupore, rrumbullakësia e kofshëve dhe hollësia e puplës, si dhe raporti këmbë-bust janë thelbësore.
Teorema mbi të bukurën ideale është realizuar nga studiues të Universitetit të Danzica-s, sipas të përditshmes britanike "Independent". Për të arritur në rregullin e artë, shkencëtarët kanë krahasuar karakteristikat fizike të finalisteve në konkurset e bukurisë me ato të vajzave të tjera. Deri më tani është e vërtetë se pesha dhe gjatësia janë pika të rëndësishme për të përcaktuar atë që na duket fizikisht tërheqëse, por nuk kanë arritur asnjëherë që të shpjegojnë bukurinë perfekte, atë të një misi. Ndërsa për meshkujt? Edhe për ata vlen e njëjta gjë, por ajo që bën dallimin në këtë rast janë raporti mes belit e vitheve dhe belit e barkut.
Personat të cilët i afrohen më shumë këtij raporti matematikor janë top-modelja Naomi Campbell dhe aktori Christian Bale.
Por nuk mund të anashkalojmë faktin se gjatësia dhe beli i ngushtë janë pikat më tërheqëse për një femër. Femrat perfekte kanë një bel shumë të ngushtë, këmbë shumë të gjata, vithe të larta, kofshë të kërcyera dhe pulpa të holla në krahasim me femrat e tjera.
Mashkulli perfekt duhet të ketë këmbë të gjata dhe bust të plotë, por "sekreti" është pikërisht raporti mes këmbëve e bustit, si dhe muskujt që duhet të jenë mbizotërues në të gjithë trupin e tij. Për autorët e studimit, ky zbulim është një hap përpara: "Trupi i bukur i një mashkulli është një nga faktorët kryesorë për zgjedhjen e bashkëshortit të ardhshëm të femrave. Të kërkosh se çfarë e bën tërheqës një trup nga pikëvështrimi fizik do të thotë t‘u përgjigjesh pyetjeve thelbësore të psikologjisë së zhvillimit", thotë Leszek Pkrywka, që ka koordinuar studimin.
Revista IMAGE
Krijoni Kontakt