Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Refluksi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-07-2007
    Postime
    9

    Refluksi

    Rreziqet e refluksit gastro-intensinal dhe mėnyrat e kurimit tė kėsaj sėmundjeje.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    4
    simptomat kryesore te refluxit URTHI(pirozis ne gjuhen mjekesore)e cila eshte nje ndjenje djegesire retrosternale qe perhapet ne te dy hemitoraxet ne te dyja enet e kraharorit ky simptome eshte me i shprehur kur marrim shume ushqime me yndyrna,hiperkalorike,ne sasi te shumta edhe kur shtrihemi menjehere pas ushqimit.kjo njenje diskomforti shoqerohet edhe me mbushjen e gojes me peshtyme.shkurt,nuk mund ta kuptojme Pirozen pa hipersalivacionin te dy komponente te rendesishem te refluxit.mjekimi me PPI dhe prokinetike.PPI-kemi omeprazol,lansoprazol,esomeprazol.prokinetiket-metoclopramid,propulsid,motilium

  3. #3
    Refluksi GastroEzofagal ~ RGE (GastroEsophageal Reflux Disease = GERD) ndodh kur permbajtja e lengshme e stomakut ngjitet lart, ne pjesen e fundit te ezofagut. Duke qene me nje permbajtje acidike, ndodhja e shpeshte e ketij fenomeni mund te acaroj apo edhe te demtoj shtresen e qelizave mbrojtese te ezofagut. Pacienti duhet te marr kurim gjithe kohes pasi RGE eshte nje semundje kronike. Nga studimet e bera eshte pare qe Refluksi ndodh ne shumicen e njerezve, por tek individet te semur me RGE, lengu i stomakut eshte me aciditet me te lart dhe qendron ne ezofag me gjate se tek nje individ jo i semure. Per te minimizuar kete fenomen, trupi i njeriut ka mekanizmat e tij mbrojtes. Psh me te shumtat e Reflukseve ndodhin gjate dites. Njeriu duke qene ne pozicionin vertikal, per shkak te forces se gravitetit lengu i stomakut zbret perseri poshte. Po keshtu njerezit gelltiten vazhdimisht dhe peshtyma permban bicarbonat qe e neutralizon acidin e paket qe mund te kete mbetur ne ezofag. Naten keto dy mekanizma nuk jane aq te efektshem, pasi jemi shtrire dhe pozicioni i trupit e ben me te lehte ngjitjen lart te lengut te stomakut, si edhe gelltitja ndodh me rradhe kur jemi ne gjume.

    Disa shkaqe qe krijojne RGE-ne :

    Ka disa faktor qe ndikojne. Gjithashtu faktoret qe mund te ndikojne tek nje individ, mund te jene ndryshe tek nje tjeter, apo te ndryshojne ne faza te ndryshme te semundjes. Disa prej faktoreve qe kontribuojne ne RGE jane mosfunksionimi i mire i sfinkterit te poshtem te ezofagut, abnormalitet i stomakut (Hiatal Hernias), probleme te kontraktimit te ezofagut dhe probleme me zbrazjen e stomakut

    Disa nga simptomat e RGE-se jane :

    – Ndjesia si djegie ne mes te kraharorit - “heartburn” (duhet me pare eliminuar nga nga mjeku qe mund te jete simptome e nje semundje zemre). Percaktohet si simptome e RGE kur vjen zakonisht si ndjesi pas konsumimit te ushqimit, ndihet me e shpeshte kur shtrihemi, ndodh periodikisht (me te njejten frekuence ose frekuenc te ndryshueshme).
    – Krijon Urth. Ngjitja e lengjeve te stomakut mund te arrij deri ne goje kur sasia e lengut te stomakut eshte shume e madhe, duke lene nje shije acidike ne goje.
    – Ndjesia per te vjelle. Kjo ndjesi nuk eshte e zakonshme tek pacientet me RGE, mgjth ne disa prej tyre mund te jete e shpeshte dhe eshte nje simptome qe pacienti vuan nga kjo semundje.

    Disa nga pasojat e RGE-se

    - Ulēer
    - Ngushtim te ezofagut ne pjese te ndryshme (ku eshte demtuar), aq shume sa mund ta bej te pamundur kalimin e ushqimit.
    - Nese nuk mjekohet mund te shkoj deri gjendje para-kancer e me pas ne kancer te ezofagut. (Barrett's esophagus) Per kete arsye pacienti mbahet nen kontroll te vazhdueshem duke bere endoskopi dhe duke analizuar biopsine e marr prej tij.
    - Inflamacion te grykes dhe laringut
    - Inflamacion dhe infeksion te mushkrive
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 15-08-2007 mė 20:07
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Si mund te trajtohet

    Mgjth ekzistencen e ilaceve te fuqishme per trajtimin e RGE, antiacidet mbeten si perdorues me te gjere nga pacientet. Antiacidet neutralizojne aciditetin ne stomak. Problemi me ta qendron ne faktin qe veprojne per nje kohe te shkurter dhe aciditeti ne stomak rikthehet shpejt perseri. Prandaj koha me e mire per t’i marr ata eshte nje ore pas ngrenies, ose sapo te fillojne simptomat e Refluksit.

    Grupi i dyte eshte ai i antagonisteve histaminik. Keto ilace funksionojne duke bllokuar receptoret per histaminen, qe eshte stimuluese e prodhimit te acidit nga qelizat e stomakut. Lehtesojne disa nga simptomat e RGE, ne menyre te vecant "heartburn", mgjth nuk jane shume te mire per kurimin e inflamacionit apo komplikacioneve te tjera qe shkaktohen nga RGE si ulcera, ngushtimi i ezofagut, etj. Ilacet qe i perkasin ketij grupi jane: cimetidine (Tagamet), ranitidine (Zantac), nizatidine (Axid), famotidine (Pepcid). Keto mund te blihen direkt ne farmaci (kur doza eshte e ulet) apo me recete nga mjeku per nje doze me te lart. Keshillohet qe te merren 30 min para ushqimit. Po keshtu edhe para gjumit, per te ndaluar prodhimin e acidit ne stomak gjate nates.

    Nje grup tjeter ilacesh, qe ka synim po reduktimin e aciditetit ne stomak, funksionon duke bllokuar direkt qelizat qe sekretojne acid ne stomak. Avantazhi i ketij grupi medikamentesh ne krahasim me te parin eshte ne bllokimin me te mire te sekretimit te acidit ne stomak, si edhe duke e bere kete gje per nje periudhe kohe me te gjate. Ky grup medikamentesh perdoret kur medikamentet e grupit te pare nuk jane te efektshem ose kur ka komplikime nga RGE si ulcer, ngushtim apo demtim te madh te ezofagut (Barret's esophagus). Ne kete grup bejne pjese : omeprazole (Prilosec), lansoprazole (Prevacid), rabeprazole (Aciphex), pantoprazole (Protonix) dhe esomeprazole (Nexium). Keto medikamente keshillohen te merren nje ore para ushqimit.

    Ne treg ka gjithashtu edhe medikamente qe perdoren per te rritur kontraktimin e muskujve qe kane te bejne me levizjen e ushqimit per gjate aparatit tretes si psh te muskujve te ezofagut, stomakut, zoreve etj. Nje prej tyre eshte metoclopramide (Reglan). Keshillohen te merren 30 min para ushqimit dhe para gjumit. Keto medikamente nuk lehtesojne apo kurojne simptomat e RGE. Perdoren ne rastet kur trajtimet e tjera nuk funksionojne, ose ne bashkpunim me trajtimet e tjera per te fuqizuar efektin e tyre veprues.

    Nderhyrje kirurgjikale
    Ne me te shumten e rasteve mjekimet e dhena me siper veprojne, por ka raste qe nuk jane te efektshme. Ka psh raste kur pacienti merr doza mjekimi te medha, por nuk ka lehtesim apo permiresim te simptomave. Ne keto raste keshillohet nderhyrja direkte. Nderhyrja mund te behet ne disa forma me operacion, laparoskopi ose endoskopi.

    *****
    Medikamente dhe metoda te reja jane akoma ne studim per te parandaluar apo kuruar RGE. Marrja e nje trajtimi duhet bere gjithmone pas konsultimit me mjekun dhe kryerjes se analizave perkatese.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •