Çeço kërkon "vizë" në Zyrën e OSBE për të hyrë në Lazarat


GJIROKASTER

Makbule Çeço i kërkon "vizë" OSBE-së për të hyrë në Lazarat. Nënkryetarja e Kuvendit kërkon që të hyjë në këtë fshat ku dy vjet më parë u pengua me armë që të hynte. Nënkryetarja e Kuvendit i ka dërguar Zyrës rajonale të OSBE-së në Gjirokastër një kërkesë për të organizuar një tryezë të rrumbullakët mes struktrave të PS-së dhe të PD-së. Kjo tryezë do të diskutojë problemet e Lazaratit. Pas kontakteve të përfaqësuesit të Zyrës së OSBE-së me kryetarin e degës lokale të PD-së Roland Bejko, mësohet se ky i fundit është shprehur se në asnjë rast s'ka qenë dega e PD-së ajo që e ka penguar Çeçon të hyjë në Lazarat. Ai u shpreh i gatshëm për këtë tryezë për të diskutuar problemet e zonës 89. Lazarati hyn në zonën elektorale të Makbule Çeços. Përfaqësuesi i OSBE-së mori përsipër ndërmjetësimin për këtë çështje dhe për bërjen e një debati televiziv. Sipas tij nëse Çeço do pranonte kërkesat e kryetrit të PD-së së Lazaratit takimi do mbahej në javën e parë të dhjetorit. Dy vjet më parë, Çeço tentoi të hynte në Lazarat dhe u gjend nën kërcënimin e armëve të disa personave që e penguan.
--------------------------------
----------------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?